Home Blog Page 7052

Organizatat studentore, “argatë” të politikës

0

Organizatat studentore si pasojë e ndikimeve politike janë shndërruar në “argatë” të partive politike në Universitetin e Prishtinës.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e funksionimit të organizatave studentore, të cilët thonë se përfaqësuesit e studentëve nuk janë duke punuar për interesat e studentëve, por po u shërbejnë interesave të njerëzve të politikës.

Kryeredaktori i revistës ndërkombëtare “MathProblems”, Valmir Krasniqi, ka thënë për “Zërin” se ndikimi i politikës në organizatat studentore është aq i madh saqë edhe në organizata studentore është instaluar logjika e organizimeve partiake.

“Ndikimi i partive politike tek organizatat studentore është jashtëzakonisht i fuqishëm. Studentët i kanë shtatë vota në Senat, përmes këtyre votave shumica e figurave politike e kanë fituar postin e dekanit. Këta dekanë e kanë sjellë logjikën e organizimeve partiake tek organizatat studentore”, ka vlerësuar Krasniqi.

Më tej ai ka thënë se nuk mbahet në mend ndonjëherë që Parlamenti Studentor ka protestuar kundër këtyre dekanëve.

Madje, ka rikujtuar protestën në mbrojtjen e figurave politike brenda UP-së (rasti i ish-rektorit, Ibrahim Gashi)..

Dy të vdekur nga një aksident në Suharekë

0

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar në një aksident rreth orës 18:00 në fshatin Reqan të Suharekës, njofton një portal lokal i lajmeve Theranda Post.

Sipas po të njëjtit medium, njësitet policore dhe zjarrfikësit, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Klan Kosova ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, por zyrtarët për informim nuk kanë qenë të qasshëm në telefon.

Politika mbyt Universitetin

0

I themeluar 45 vjet më parë, Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” nuk e ka të zgjidhur çështjen e kritereve të avancimit të stafit akademik.

Kjo çështje, bashkë me ndikimin e politikës, ka përplasur senatorëve dhe menaxhmentët e këtij Universiteti duke bllokuar tash e pesë herë mbajtjen e mbledhjes së Senatit.

Propozimi i rektorit, Ramadan Zejnullahu, që profesorët e UP-së të mos avancohen në thirrjen “Profesor i rregullt” nëse nuk janë autorë të tri punimeve të botuara në revista me impakt faktor nuk është votuar asnjëherë nga Senati e që ka pasuar me kërkesën e senatorëve drejtuar Këshillit Drejtues (KD) për shkarkimin e tij.

Të hënën pritet të mbahet mbledhja e Senatit ku prezentë pas disa viteve, për herë të parë, do të jenë dhe anëtarë të KD-së dhe ku do të dalë edhe kërkesa për shkarkim të rektorit Zejnullahu.

Sikur të mos mjaftonte kjo, me kërkesa dhe bllokim të Rektoratit ka dalë dhe Parlamenti i Studentëve, duke kërkuar afate shtesë të provimeve për studentët.

Ndonëse Ministria e Arsimit, ambasadorë të shteteve të huaja të akredituara në vend, pjesëtarë të shoqërisë civile kërkesën e senatorëve dhe studentëve e quajnë të papranueshme dhe të ndikuar, studentët dhe senatorët e duan “kokën” e rektorit…/zeri/

Jakup Krasniqi: Qeveri teknike deri në zgjedhje të reja

0

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi tash Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën thotë se vetëm me dialog mes palëve dhe referendumit të qytetarëve për marrëveshjet e fundit me Serbinë mund të zgjidhet kriza politike në Kosovë.

Sipas tij duhet të formohet një qeveri teknike e cila do të përgatiste zgjedhje të reja.

“Veprimet e opozitës janë mënyra e vetme për t’i thënë Qeverisë që ka bërë marrëveshje të dëmshme dhe për ta detyruar koalicionin qeverisës që të shpallë një moratorium për ato bisedime në mënyrë që të hapen bisedimet pozitë-opozitë dhe të gjindet mënyra dhe rruga për të ecur më tej”, tha Krasniqi për RTV21.

Banorët e Vlashnjes akuzojnë Ramadan Mujën

0

Pronarët e tokave në Vlashnje nuk janë të kënaqur me çmimin e shpronsimit ku është paraparë ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

Anëtari i Këshillit të pronarëve të tokave, Ali Rizanaj, tha se shuma e përcaktuar nga organi shpronësues prej rreth 1500 euro për një ari është i papranueshëm.

“Vlera reale e tokave në këtë zonë të Vlashnjes është duke shkuar deri në 6000 euro për ari”, thekson Rizanaj.

Ai thotë se kërkesat e pronarëve duhet të shqyrtohen edhe një herë nga organet komunale dhe se shuma e caktuar të jetë reale.

Rizanaj fajëson kryetarin e komunës, Ramadan Mujën, për këtë shqetësim të këtyre pronarëve nëse fillojnë punimet pa marrëveshje paraprake rreth kësaj çështje.

Këmbëngulës në kërkesat e tyre janë edhe pronarët tjerë të tokave, Afrim Berisha e Ledian Hoxhaj, të cilët thonë se nuk do të lejojnë që punimet të zhvillohen në realizimin e këtij projekti.

Lidhur me këtë shqetësim të këtyre banorëve të Vlashnjes, ne kemi kontaktuar zyrtarin komunal për informim, Ymer Berisha, i cili përmes telefonit na tha se komuna nuk e ka caktuar shumën e kompensimit, por një gjë e tillë është vendosur nga një komision qeveritar.

Ai me këtë rast tha se protestat nuk janë veprim i zgjidhjes së problemit, por shtoi ai, ankuesit duhet që të drejtat e tyre të pretenduara t’i adresojnë në gjykatë.

Ndryshe, prej disa ditësh kanë filluar punimet në vendosjen e gypave të kolektorit për impiantin, ndërsa pas kërkesës së pronarëve të tokave , kompania e angazhuar në implementimin e projektit sot ka ndërprerë punimet që kanë qenë të parapara të realizohen në tokat e këtyre pronarëve. /TV Prizreni

Haradinaj: Qytetarët janë lodhur me ketë qeveri

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët në Kosovë janë lodhur me qeverinë aktuale.
“Njerëzit janë të lodhur me këtë qeveri që krijon situata tragjike dhe detyron mijëra njerëz të lëshojnë vendin”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë për “Tribune de Geneve”.

Duke folur për situatën e krijuar aktuale, nëse kjo mund të eskalojë sikurse revolta në vitin 2004, Haradinaj është përgjigjur: “Ky rrezik ekziston, prandaj opozita duhet ta luajë rolin e vet dhe të marr përgjegjësitë si kërkesa për zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Haradinaj. “Zyrtarët e zgjedhur duhet të jenë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës. Por, Qeveria e sotshme as nuk është as e përgjegjshme as nuk është duke punuar”

31 intervistat e Rudina Xhungës në përmbledhje

0

Gazetarja Rudina Xhunga nuk do të vazhdojë më emisionin e saj “Shqip”, por para se të kthehet tek “Dritare” ka dhe një “shqip” për publikun shqiptar, një libër ku botohen 31 intervista të saj me shkrimtarë, gazetarë apo politikanë shqiptarë e të huaj. Promovimi i librit, që është botuar nga UET-Press, do të bëhet sot te holli i Kryeministrisë.

Takim në COD, një aktivitet që ndërthur performancë artistike, projeksion filmi për Michel Houellebecq dhe ka në qendër një bashkëbisedim mbi komunikimin e Shqipërisë me botën, hapjen dhe format e dialogut e bashkëpunimit që transformojnë njëkohësisht imazhin tonë dhe mbarë botën shqiptare. Paneli kryesor përbëhet nga Kim Mehmeti, Mimoza Kusari-Lila, Pirro Misha. Të ftuar janë përfaqësues të botës së medias, akademisë dhe artit, si dhe kryeministri Edi Rama.

Libri me titullin “Edhe një Shqip” vjen si një përmbledhje e intervistave që Xhunga ka realizuar gjatë emisionit të saj “Shqip” në Top Channel, i cili nuk do të transmetohet më pas largimit të gazetares në një tjetër televizion dhe me një tjetër projekt.

Libri sjell një përmbledhje prej 31 intervistash dhe debatesh historike, që sollën debatin ndryshe në Shqipëri. Dhe personazhe ekskluzivë që nisin me Kadarenë në Izrael dhe përfundojnë me Michel Houellebecq në Paris. Në libër janë dhe emisione shumë të ndjekura, ku gazetarja ka vënë përballë në debat Edi Ramën e Fatos Lubonjën, Erion Veliajn dhe Erion Braçen etj.

Në një prononcim për gazetën “Mapo”, Xhunga tha se “emisioni “Shqip” ka prodhuar katër libra të ngjashëm, me besimin se e shkruara mbetet dhe arkivi është profesionalizëm e respekt për atë që lëmë pas dhe mundësi e përvojë për ata që vijnë pas”. Parathënia e librit është shkruar nga bashkëshorti i saj, analisti Dritan Hila, i cili sjell që në krye një Rudinë siç e ka njohur ai; personazh televiziv, mandej drejtuese e emisioneve ku ka qenë i ftuar dhe tani, gruan e jetës dhe nënën e vajzës së tyre, Alana.

Bashkimi Europian po shkatërron Britaninë e Madhe

0

Nga Roger Scruton

Vijon botimi i librit “Si të jesh i djathtë”, i filozofit të njohur britanik, Roger Scruton

Një identitet i përbashkët përforcohet nga mosdakordësitë. Kjo e bën opozitën, dhe për pasojë edhe diskutimin racional, të mundshëm; dhe ky është themeli i çdo mënyre të jetuari, në të cilën kompromisi, jo diktatura, është norma.

Shteti komb, siç ne e konceptojmë atë, është produkt i fqinjësisë, së formësuar nga një “dorë e padukshme” prej marrëveshjes të panumërta midis njerëzve që flasin të njëjtën gjuhë dhe jetojnë pranë e pranë

Bashkimi europian lindi nga besimi se luftërat europiane ishin shkaktuar nga ndjenjat kombëtare dhe se ajo që nevojitet është një formë e re transkombëtare qeverie, e cila do të bashkojë njerëzit rreth interes të tyre të përbashkët në bashkekzistencë paqësore. Për fat të keq, njerëzit nuk e identifikojnë veten e në këtë mënyrë

Kur revolucionarët francezë kërcyen në skenën e politikës botërore, në skenë u ngjit edhe deklarata se që nga ai moment nuk ishte sovrani, as ligji, apo perëndia që urdhëronte dhe bënte të mundur aleancën e qytetarëve por kombi. Abbe Sieyes, në pamfletin e tij përcëllues, Çfarë janë njerëzit e thjeshtë? të 1789-s e shprehu këtë gjë prerë. “ Kombi është mbi gjithçka. Ai është burimi i gjithçkaje. Vullneti i tij është gjithmonë i ligjshëm… mënyra me të cilën një komb ushtron vullnetin e tij nuk ka rëndësi; e rëndësishme është që ai e ushtron atë; çdo procedurë është e përshtatshme dhe vullneti i tij është gjithmonë ligji supreme.” Pas njëzet vjetësh, kur dy milionë njerëz kishin të vdekur dhe kur vullneti i kombit francez u përhap në Europë nga fitoret e Napoleonit, ishte e qartë se një koncept krejtësisht i ri i jetës politike hyri në ndërgjegjen e Europës. Përgjatë gjithë kontinentit, lëvizjet nacionaliste po i thërrisnin njerëzit në armë kundër monarkëve lokalë dhe marrëveshjeve perandorake, duke i bashkuar ata në emër të ideve të racës dhe përbashkësive, duke marrë një gjuhë kundër një tjetre dhe një mënyrë jetese kundër fqinjës së saj dhe, në përgjithësi, duke shpërbërë gjithçka që kishte mbetur pas rrëmujës që kishte shkaktuar Napoleoni. Shkatërrimi që ndodhi është përshkruar nga Adam Zamoisky, në Holy Madness dhe ka qenë subjekt komentesh të pafundme nga historinë që kërkonin të gjenin shkaqet e dy luftërave botërore. Në kohën kur u vendos paqja pas vitit 1945, me Gjermaninë e shkatërruar plotësisht dhe shtetet kombe të Europës Lindore tërësisht në kontrollin sovjetik, një lloj konsensusi po lindte mes klasës së re politike- klasa që kishte për detyrë të rindërtonte vendet e mposhtur. Sipas këtij konsensusi, Europa ishte bërë copash nga nacionalizmi dhe e ardhmja e kontinentit mund të sigurohej vetëm në qoftë se besnikëritë kombëtare që kishin shkaktuar kaq shumë luftëra do të zëvendësoheshin qetësisht dhe në mënyrë të pazhurmshme me diçka tjetër. Pyetja kyçe ishte se çfarë ishte kjo diçka tjetër, dhe kjo pyetje u varros thellë në procesin e integrimit europian sa nuk është më e mundur t’i përgjigjesh. Por a ishte i drejtë reagimi ndaj nacionalizmit? Unë po e jap përgjigjen time: nacionalizmi si ideologji është i rrezikshëm bash siç janë ideologjitë.

Ai zë hapësirën e lënë bosh nga religjioni dhe duke bërë këtë gjë ai eksiton besimtarin në adhurimin e idesë kombëtare dhe në kërkimin tek ajo të asaj që nuk mund t’ia japë qëllimin fundor të jetës, rrugën e shpëtimit dhe ngushëllimin për të gjitha vuajtjet e tij. Kjo është ideja e kombit që evokon Sieyes dhe që gjendet në literaturën e Gjermanisë naziste. Por nuk është ideja e kombit ashtu siç shfaqet në jetën e zakonshme të përditshme të njerëzve në Europë. Për njerëzit e zakonshëm, që jetojnë në bashkime të lira me fqinjët e tyre, “kombi” ka thjesht domethënien e identitetit historik dhe të angazhimeve të vazhdueshme që i bashkon ata në trupin politik. Kjo është veta e parë shumës e marrëveshjes. Ndjesitë e identitetit kombëtar mund të përflaken nga lufta, veprimtaria civile dhe ideologjia, dhe kjo përflakje ka disa shkallë. Por në formën e tyre normale këto ndjesi nuk janë paqësore por një formë paqeje midis fqinjëve. Sepse ne jemi të aftë të përkufizojmë anëtarësinë tonë në terma territorialë që ne në vendet perëndimore, gëzojmë liri elementare që janë, për ne, themeli i rendit politik. Në shtetet e themeluara më së shumti mbi bindje fetare se sa sekulare, liria e ndërgjegjes është një aset i pamjaftueshëm dhe i kërcënuar. Ne megjithatë gëzojmë jo thjesht lirinë për të mos rënë dakord publikisht me të tjerët për çështje të besimit dhe të jetës private por gjithashtu edhe lirinë për të satirizuar solemnitetin dhe për të tallur pakuptimësinë, përfshirë solemnitetin dhe pakuptimësinë e të shenjtës.

Nga fundi i shekullit të shtatëmbëdhjetë, teksa iluminizmi po përhapte ndikimin e tij në të gjithë botën e krishterë, filloi të pranohet se ne i menaxhojmë punët tona në këtë botë duke miratuar ligjet tona , se këto ligje janë ligje të bëra nga njeriu, sekulare dhe në qoftë e mundur neutrale kur vjen puna tek fetë e ndryshme që gjenden brenda shtetit. Në qoftë se do të ketë një përplasje të dukshme ndërmjet ligjit sekular dhe besimit fetar, është pranuar se në shoqëritë tona do të mbizotërojë ligji sekular. Ka patur shpresë se dy sferat , e shenjta dhe sekularja, janë mjaftueshmërisht të ndara kështu që në çdo rast nuk do të ketë ose do të ketë fare pak mbivendosje. Për ta thënë troç, feja në shoqërinë tonë është bërë çështje private .Nuk duhet të ketë dyshim se trashëgimia jonë e ligjit sekular është e çmuar dhe është diçka tek e cila ne duhet të mbështetemi përballë shumë kërcënimeve. Ai është parimi jonë kryesor i mbrojtjes ndaj asaj që Tocqueville dhe John Stuart Mill e denoncuan si tirania e shumicës. Opinioni i shumicës mund të jetë i gabuar; dëshirat e shumicës mund të jenë djallëzore, fuqia e shumicës mund të jetë e rrezikshme. Ka diçka më të rëndësishme se sa shumica, ky është saktësisht personi që nuk bie dakord me të. Ne duhet ta mbrojmë këtë person. Ai është i vetmi që mund të ngrejë pyetjen të cilën askush nga turma nuk dëshiron ta dëgjojë dhe që është pyetja nëse ajo në anën e drejtë. Por si mbrohet opozita? Çfarë e bën të mundur që njerëzit të bien dakord për të mos rënë dakord? Në familje, njerëzit shpesh mblidhen bashkë për të diskutuar çështje të shqetësimit të përbashkët. Ka shumë opinione, këshilla që kundërshtojnë njëra jetën dhe madje edhe fraksione. Por në një familje të lumtur gjithkush pranon t’i bindet vendimit përfundimtar edhe kur nuk janë dakord me këtë vendim. Kjo ndodh sepse ata tek të qëndruarit bashkë kanë investimin e tyre të përbashkët.

Ka diçka të rëndësishme për të gjithë ata, sesa opinioni i tyre dhe kjo është familja, për mirëqenien dhe të ardhmen e të cilës ata janë mbledhur të diskutojnë. Për ta thënë ndryshe: fa,milje është pjesë e identitetit të tyre; ajo është gjëja që nuk ndryshon ndërsa opinione tyre të ndryshme shkëmbehen, përballen, ndërrohen. Një identitet i përbashkët përforcohet nga mosdakordësitë. Kjo e bën opozitën, dhe për pasojë edhe diskutimin racional, të mundshëm; dhe ky është themeli i çdo mënyre të jetuari në të cilën kompromisi, jo diktatura, është norma. E njëjta gjë është e vërtetë për politikën. Opozita, mosrënia dakord, shprehja e lirë e mendimit kundër, dhe mbizotërimi i kompromisit presupozojnë një identitet të përbashkët. Duhet të ketë një vetë të parë shumës, një “ne” në qoftë se shumë individë duhet të qëndrojnë bashkë, duke pranuar dëshirat dhe opinionet e secilit, pavarësisht nga mosdakordësia. Feja e bën të mundur një vetë të parë shumës: unë duhet ta përkufizoj veten si i krishterë ose si mysliman dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme për mua që të jem me besimtarët edhe kur nuk bie dakord me ta për gjëra të qeverisjes së të përditshmes. Por kjo vete e parë shumë nuk rri shumë qetë me politikat demokratike. Në veçanti ajo nuk pranon mosdakordësinë më themelore brenda shtetit, midis besimtarit që pranon doktrinën në fuqi dhe jobesimtarit që nuk e pranon atë. Kjo është arsyeja pse demokracitë kërkojnë një “ne” kombëtare më shumë se sa një “ne” etnike apo fetare. Shteti komb , siç ne e konceptojmë atë, është produkt i fqinjësisë, së formësuar nga një “dorë e padukshme” prej marrëveshjes të panumërta midis njerëzve që flasin të njëjtën gjuhë dhe jetojnë pranë e pranë. Ai është rezultat i kompromiseve të arritura pas shumë konfliktesh dhe shpreh marrëveshjen e formuar ngadalë midis fqinjëve për t’i dhënë secilit hapësirë dhe për të mbrojtur këtë hapësirë si territor të përbashkët. Ai ka përthithur dhe përshtatur me vetëdije pakicat fetare dhe etnike brenda territorit të tij ndërsa ato nga ana e tyre i janë përshtatur shtetit komb. Ai varet në zakonet e lokalizuar dhe në rutinë e përbashkët të tolerancës.

Ligji i tij është territorial më shumë se sa fetar dhe nuk flet për burim autoriteti më të lartë se sa për asete jo fizike të cilat njerëzit i kanë të përbashkëta. Të gjitha këto karakteristika janë fuqi, deri sa ato ushqehen në një formë të adaptueshme besnikërisë parapolitike. Deri sa njerëzit të mos e identifikojnë veten me vendin, territorin dhe trashëgiminë kulturore –në diçka që ngjan me mënyrën se si njerëzit identifikojnë veten me familjen- nuk do të ketë politikë të kompromisit. Ne duhet t’i marrim seriozisht fqinjët tanë, si njerëz që kanë të drejtë të barabartë të mbrohen, për të cilën ne mund të na kërkohet në momente krize edhe të japim jetën. Ne e bëjmë këtë sepse ne besojmë se vetët tona i përkasin së bashku së njëjtës shtëpi. Historia e botës është provë e kësaj: Kur njerëzit e identifikojnë veten në terma që nuk janë të përbashkët me fqinjët atëherë shteti bie në goditjen e parë serioze- siç ndodhi kohët e fundit në ish Jugosllavi, në Siri, në Somali dhe në Nigeri. Ka një arsye tjetër më të thellë për aderimin tek kombi si burimi i detyrimit ligjor. Vetëm kur ligji vjen nga sovraniteti kombëtar mund t’u përshtatet gjendjeve të ndryshueshme të njerëzve, Ne i shohim qartësisht këto përpjekje të padobishme të shteteve moderne islamike për të jetuar sipas sheriatit. Shkollat origjinale të jurisprudencës islamike, që lindën pas profetit në Medina, i lejuan juristët të përshtatin ligjin e zbritur ndaj nevojave që ndryshonin të shoqërisë, me anë të një procesi reflektimi të njohur si ixhtihad ose përpjekje. Por kjo duket se mori fund gjatë shekullit të tetë të erës sonë, kur u tha nga shkolla e atëhershme dominuese teologjike se të gjitha çështjet e rëndësishme janë zgjidhur dhe se “dera e ixhtihadit është mbyllur” Kjo duket se është e vetmja rrugë për të ruajtur autoritetin e Zotit absolut dhe të dekreteve të përjetshme përballë devijueshmërisë dhe rrëshqitjes njerëzore. Kështu sot, kur klerikët vijnë në pushtet, ligji i referohet përsëri parimeve të përcaktuara për qeverisjen të një komuniteti të zhdukur prej shumë kohësh. Juristët hasin vështirësi të shumta për të përshtatur një ligj të tillë me jetën e njerëzve modernë. Për ta thënë më qartë – ligji sekular përshtatet, ligji fetar rri përjetësisht njësoj. Për më tepër, saktësisht për shkak se sheriati nuk është përshtatur, askush nuk e di me të vërtetë se çfarë thotë ai.

A na thotë ai të gurëzojmë me vdekje ata që tradhtojnë kurorën martesore? Disa thonë po, disa thonë jo. A thotë ai që të investosh para me interes është e ndaluar në çfarëdo rasti? Disa thonë po, disa thonë jo. Kur Zoti bën ligje, ligjet bëhen aq të mistershme sa ç’është edhe Zoti. Kur ne bëjmë ligje dhe i bëjmë ato për qëllimet tona, ne mund të jemi të sigurt se çfarë duan të thonë ato. Pyetja e vetme atëherë është “kush jemi ne?” Dhe në kushtet modern, kombi është përgjigja e kësaj pyetjeje, një përgjigje pa të cilën ne jemi të gjithë në det të hapur. Siç edhe e vura në dukje, pas luftës së dytë botërore elita politike në vendet e mundura u bë skeptike ndaj shtetit komb. Bashkimi europian lindi nga besimi se luftërat europiane ishin shkaktuar nga ndjenjat kombëtare dhe se ajo që nevojitet është një formë e re transkombëtare qeverie e cila do të bashkojë njerëzit rreth interesit të tyre të përbashkët në bashkekzistencë paqësore. Për fat të keq, njerëzit nuk e identifikojnë veten e në këtë mënyrë. Nuk ka vetë të parë shumës shprehje politike e të cilës janë institucionet europiane . Bashkimi europian është themeluar mbi një traktat dhje traktatet e marrin fuqinë e tyre nga entitetet që i nënshkruajnë ato. Këto entitete janë shtetet kombe të Europës ndaj së cilave popujt e Europës shprehin besnikërinë e tyre. Bashkimi europian që ka vendosur të tejkalojë këto besnikëri, vuan kësisoj nga një krizë e përhershme legjitimiteti. Ligjet e zbritura nga Zoti kanë karakterin e pandryshueshëm dhe të padiskutueshëm të autorit të tyre.

Por e njëjta gjë është e vërtetë edhe për ligjet që vijnë nga traktatet. Traktatet janë pengesa që shtrihen mbi vendin vetëm me qëllime specifike dhe thelbësore dhe kurrë si një mënyrë qeverisjeje. Kështu, kur Traktati i Romës u nënshkrua më 1957, ai kishte një klauzolë që lejonte lëvizjen e lirë të kapitalit dhe punës midis nënshkruesve. Në këtë kohë, të ardhurat dhe mundësitë janë thuajse të njëllojta kudo mes numrit të vogël të vendeve anëtare. Tani gjërat janë shumë ndryshe. Bashkimi Europian është zgjeruar (pa mandat popullor) dhe përfshin shumicën e vendeve ish komuniste të Europës Lindore qytetarët e të cilave tani kanë të drejtë të kenë leje banimi brenda kufijve të Britanisë së madhe, duke konkuruar për punë në një kohë kur Britania ka më shumë se dy milionë të papunë dhe kur infrastruktura dhe fabrika urbane e saj janë në zgrip të mbipopullimit. Shumë qytetarë britanikë nuk janë të lumtur me këtë gjë. Por për shkak se ligji që e lejon këtë është i parashikuar nga traktati dhe për shkak se traktati ka përparësi mbi legjislacion parlamentar të Britanisë nuk mund të bëhet asgjë për të. Është njëlloj sikur britanikët të qeverisen nga një lloj ligji fetar në të cilin vullneti i Zotit shprehet me anë të çdo dekreti duke parandaluar madje edhe ndryshimin më të domosdoshëm për arsye që kurrë nuk mund të kuptohen.

Zafir Berisha: Kosova në top- listën e vendeve më të korruptuara

0

Tani, po duket qartë se partitë politike dhe pushteti i Kosovës kërkonin transferin e plotë të kompetencave nga ndërkombëtarët te vendorët që t’i shfrytëzojnë ato për pasurim të paligjshëm privat, e jo për të mirën e shtetit dhe perspektivën e integrimeve evropiane. Se ky ishte qëllimi i kërkesës së transferit, vërtetohet edhe me gjendjen në të cilën këta politikanë e sollën Kosovën deri sot”, tha analisti Isa Mulaj për “Kosova Sot”

Kryeministri Isa Mustafa, një- soj sikurse edhe paraardhësi i tij Hashim Thaçi, po vazhdon t’i mbajë me shpresë të kotë qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, ndërsa vendi mbetet i izoluari i Ballkanit. Mustafa, edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë, tha se beson shumë që në fund të këtij viti Kosovën do ta gjejmë me datën për liberalizimin e vizave. Mirëpo, përfaqësues të subjekteve politike në opozitë dhe analistë të pavarur nuk e besojnë as këtë premtim të radhës të kryeministrit, pasi ky mund të jetë vetëm një zotim mashtrues për blerje të paqes sociale, përballë dështimeve që po e përcjellin këtë Qeveri. Vlerësohet se shkaktarë të këtij izolimi janë interesat personale e grupore të kësaj politike, ato që po e dështojnë shtetin dhe po e shkatërrojnë atë për interesa pushtetare, klanore dhe oligarkike të mafies së sistemuar në kapjen e shtetit.

“Kjo klasë politike institucionale e ka dëmtuar seriozisht dhe tepër rëndë imazhin e vendit, aq sa na duhen dekada që ta përmirësojmë këtë imazh. Janë të gjitha raportet e deritanishme ndërkombëtare që flasin për Kosovën e që e fokusojnë në vazhdimësi ekzistencën dhe thellimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes së shtetit, duke qenë Kosova në top- listën e vendeve më të korruptuara dhe më të dështuara në sundimin e ligjit”, tha deputeti Zafir Berisha, nga subjekti politik “Nisma” për Kosovën../Kosova Sot/

Dështimi i madh i ekonomistit Mustafa

0

Analistët dhe opozita komentojnë performancën kryeministrore

Akademiku nuk la gjurmë fare në zhvillimin e vendit

Të gjitha këto veprime të Isa Mustafës, me përkeqësimin e gjendjes në sferën ekonomike dhe me vazhdimin e monopoleve nga oligarkët mafiozë që e kanë kapur shtetin, po tregojnë se Isa Mustafa nuk ka lidhje se si qeveriset shteti. Kjo pasi që koha dhe praktika po tregojnë se të gjitha dikasteret ekonomike në vendin tonë kanë dështuar”, u shpreh deputeti Lahi Brahimaj

Lidershipi i profesorit të ekonomisë dhe akademikut Isa Mustafa i ka zhgënjyer tej mase analistët, deputetë të Kuvendit të Kosovës, por edhe përfaqësues të odave ekonomike dhe të Asociacionit të bizneseve. Ata thonë se kanë pritur shumë më tepër nga lideri i LDK-së. Sipas analistëve, me një ekonomist të mirëfilltë në krye vendi do të kishte dukshëm një qasje më të mirë se si do të zhvillohet.

Ndërkohë, që sipas tyre Isa Mustafa ka lejuar vazhdimin e monopoleve nga kompanitë e oligarkëve që janë të lidhur me pushtetin. Deputeti Lahi Brahimaj tha se, edhe pse deputet opozitar, ka pritur shumë më tepër nga kryeministri Isa Mustafa, pasi në krye të Qeverisë erdhi një ekonomist, i cili e ka marrë edhe gradën e akademikut. “Qeverisja e Isa Mustafës doli të jetë qeverisje e një ‘amkademiku’ dhe jo një qeverisje e një akademiku”, theksoi ai. Brahimaj thotë se Qeveria e Isa Mustafës i ka zhgënjyer madje edhe ata të partisë së tij, pra elektoratin më fanatik të LDKsë…/kosova sot/