Home Blog Page 7053

Bashkimi Europian po shkatërron Britaninë e Madhe

0

Nga Roger Scruton

Vijon botimi i librit “Si të jesh i djathtë”, i filozofit të njohur britanik, Roger Scruton

Një identitet i përbashkët përforcohet nga mosdakordësitë. Kjo e bën opozitën, dhe për pasojë edhe diskutimin racional, të mundshëm; dhe ky është themeli i çdo mënyre të jetuari, në të cilën kompromisi, jo diktatura, është norma.

Shteti komb, siç ne e konceptojmë atë, është produkt i fqinjësisë, së formësuar nga një “dorë e padukshme” prej marrëveshjes të panumërta midis njerëzve që flasin të njëjtën gjuhë dhe jetojnë pranë e pranë

Bashkimi europian lindi nga besimi se luftërat europiane ishin shkaktuar nga ndjenjat kombëtare dhe se ajo që nevojitet është një formë e re transkombëtare qeverie, e cila do të bashkojë njerëzit rreth interes të tyre të përbashkët në bashkekzistencë paqësore. Për fat të keq, njerëzit nuk e identifikojnë veten e në këtë mënyrë

Kur revolucionarët francezë kërcyen në skenën e politikës botërore, në skenë u ngjit edhe deklarata se që nga ai moment nuk ishte sovrani, as ligji, apo perëndia që urdhëronte dhe bënte të mundur aleancën e qytetarëve por kombi. Abbe Sieyes, në pamfletin e tij përcëllues, Çfarë janë njerëzit e thjeshtë? të 1789-s e shprehu këtë gjë prerë. “ Kombi është mbi gjithçka. Ai është burimi i gjithçkaje. Vullneti i tij është gjithmonë i ligjshëm… mënyra me të cilën një komb ushtron vullnetin e tij nuk ka rëndësi; e rëndësishme është që ai e ushtron atë; çdo procedurë është e përshtatshme dhe vullneti i tij është gjithmonë ligji supreme.” Pas njëzet vjetësh, kur dy milionë njerëz kishin të vdekur dhe kur vullneti i kombit francez u përhap në Europë nga fitoret e Napoleonit, ishte e qartë se një koncept krejtësisht i ri i jetës politike hyri në ndërgjegjen e Europës. Përgjatë gjithë kontinentit, lëvizjet nacionaliste po i thërrisnin njerëzit në armë kundër monarkëve lokalë dhe marrëveshjeve perandorake, duke i bashkuar ata në emër të ideve të racës dhe përbashkësive, duke marrë një gjuhë kundër një tjetre dhe një mënyrë jetese kundër fqinjës së saj dhe, në përgjithësi, duke shpërbërë gjithçka që kishte mbetur pas rrëmujës që kishte shkaktuar Napoleoni. Shkatërrimi që ndodhi është përshkruar nga Adam Zamoisky, në Holy Madness dhe ka qenë subjekt komentesh të pafundme nga historinë që kërkonin të gjenin shkaqet e dy luftërave botërore. Në kohën kur u vendos paqja pas vitit 1945, me Gjermaninë e shkatërruar plotësisht dhe shtetet kombe të Europës Lindore tërësisht në kontrollin sovjetik, një lloj konsensusi po lindte mes klasës së re politike- klasa që kishte për detyrë të rindërtonte vendet e mposhtur. Sipas këtij konsensusi, Europa ishte bërë copash nga nacionalizmi dhe e ardhmja e kontinentit mund të sigurohej vetëm në qoftë se besnikëritë kombëtare që kishin shkaktuar kaq shumë luftëra do të zëvendësoheshin qetësisht dhe në mënyrë të pazhurmshme me diçka tjetër. Pyetja kyçe ishte se çfarë ishte kjo diçka tjetër, dhe kjo pyetje u varros thellë në procesin e integrimit europian sa nuk është më e mundur t’i përgjigjesh. Por a ishte i drejtë reagimi ndaj nacionalizmit? Unë po e jap përgjigjen time: nacionalizmi si ideologji është i rrezikshëm bash siç janë ideologjitë.

Ai zë hapësirën e lënë bosh nga religjioni dhe duke bërë këtë gjë ai eksiton besimtarin në adhurimin e idesë kombëtare dhe në kërkimin tek ajo të asaj që nuk mund t’ia japë qëllimin fundor të jetës, rrugën e shpëtimit dhe ngushëllimin për të gjitha vuajtjet e tij. Kjo është ideja e kombit që evokon Sieyes dhe që gjendet në literaturën e Gjermanisë naziste. Por nuk është ideja e kombit ashtu siç shfaqet në jetën e zakonshme të përditshme të njerëzve në Europë. Për njerëzit e zakonshëm, që jetojnë në bashkime të lira me fqinjët e tyre, “kombi” ka thjesht domethënien e identitetit historik dhe të angazhimeve të vazhdueshme që i bashkon ata në trupin politik. Kjo është veta e parë shumës e marrëveshjes. Ndjesitë e identitetit kombëtar mund të përflaken nga lufta, veprimtaria civile dhe ideologjia, dhe kjo përflakje ka disa shkallë. Por në formën e tyre normale këto ndjesi nuk janë paqësore por një formë paqeje midis fqinjëve. Sepse ne jemi të aftë të përkufizojmë anëtarësinë tonë në terma territorialë që ne në vendet perëndimore, gëzojmë liri elementare që janë, për ne, themeli i rendit politik. Në shtetet e themeluara më së shumti mbi bindje fetare se sa sekulare, liria e ndërgjegjes është një aset i pamjaftueshëm dhe i kërcënuar. Ne megjithatë gëzojmë jo thjesht lirinë për të mos rënë dakord publikisht me të tjerët për çështje të besimit dhe të jetës private por gjithashtu edhe lirinë për të satirizuar solemnitetin dhe për të tallur pakuptimësinë, përfshirë solemnitetin dhe pakuptimësinë e të shenjtës.

Nga fundi i shekullit të shtatëmbëdhjetë, teksa iluminizmi po përhapte ndikimin e tij në të gjithë botën e krishterë, filloi të pranohet se ne i menaxhojmë punët tona në këtë botë duke miratuar ligjet tona , se këto ligje janë ligje të bëra nga njeriu, sekulare dhe në qoftë e mundur neutrale kur vjen puna tek fetë e ndryshme që gjenden brenda shtetit. Në qoftë se do të ketë një përplasje të dukshme ndërmjet ligjit sekular dhe besimit fetar, është pranuar se në shoqëritë tona do të mbizotërojë ligji sekular. Ka patur shpresë se dy sferat , e shenjta dhe sekularja, janë mjaftueshmërisht të ndara kështu që në çdo rast nuk do të ketë ose do të ketë fare pak mbivendosje. Për ta thënë troç, feja në shoqërinë tonë është bërë çështje private .Nuk duhet të ketë dyshim se trashëgimia jonë e ligjit sekular është e çmuar dhe është diçka tek e cila ne duhet të mbështetemi përballë shumë kërcënimeve. Ai është parimi jonë kryesor i mbrojtjes ndaj asaj që Tocqueville dhe John Stuart Mill e denoncuan si tirania e shumicës. Opinioni i shumicës mund të jetë i gabuar; dëshirat e shumicës mund të jenë djallëzore, fuqia e shumicës mund të jetë e rrezikshme. Ka diçka më të rëndësishme se sa shumica, ky është saktësisht personi që nuk bie dakord me të. Ne duhet ta mbrojmë këtë person. Ai është i vetmi që mund të ngrejë pyetjen të cilën askush nga turma nuk dëshiron ta dëgjojë dhe që është pyetja nëse ajo në anën e drejtë. Por si mbrohet opozita? Çfarë e bën të mundur që njerëzit të bien dakord për të mos rënë dakord? Në familje, njerëzit shpesh mblidhen bashkë për të diskutuar çështje të shqetësimit të përbashkët. Ka shumë opinione, këshilla që kundërshtojnë njëra jetën dhe madje edhe fraksione. Por në një familje të lumtur gjithkush pranon t’i bindet vendimit përfundimtar edhe kur nuk janë dakord me këtë vendim. Kjo ndodh sepse ata tek të qëndruarit bashkë kanë investimin e tyre të përbashkët.

Ka diçka të rëndësishme për të gjithë ata, sesa opinioni i tyre dhe kjo është familja, për mirëqenien dhe të ardhmen e të cilës ata janë mbledhur të diskutojnë. Për ta thënë ndryshe: fa,milje është pjesë e identitetit të tyre; ajo është gjëja që nuk ndryshon ndërsa opinione tyre të ndryshme shkëmbehen, përballen, ndërrohen. Një identitet i përbashkët përforcohet nga mosdakordësitë. Kjo e bën opozitën, dhe për pasojë edhe diskutimin racional, të mundshëm; dhe ky është themeli i çdo mënyre të jetuari në të cilën kompromisi, jo diktatura, është norma. E njëjta gjë është e vërtetë për politikën. Opozita, mosrënia dakord, shprehja e lirë e mendimit kundër, dhe mbizotërimi i kompromisit presupozojnë një identitet të përbashkët. Duhet të ketë një vetë të parë shumës, një “ne” në qoftë se shumë individë duhet të qëndrojnë bashkë, duke pranuar dëshirat dhe opinionet e secilit, pavarësisht nga mosdakordësia. Feja e bën të mundur një vetë të parë shumës: unë duhet ta përkufizoj veten si i krishterë ose si mysliman dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme për mua që të jem me besimtarët edhe kur nuk bie dakord me ta për gjëra të qeverisjes së të përditshmes. Por kjo vete e parë shumë nuk rri shumë qetë me politikat demokratike. Në veçanti ajo nuk pranon mosdakordësinë më themelore brenda shtetit, midis besimtarit që pranon doktrinën në fuqi dhe jobesimtarit që nuk e pranon atë. Kjo është arsyeja pse demokracitë kërkojnë një “ne” kombëtare më shumë se sa një “ne” etnike apo fetare. Shteti komb , siç ne e konceptojmë atë, është produkt i fqinjësisë, së formësuar nga një “dorë e padukshme” prej marrëveshjes të panumërta midis njerëzve që flasin të njëjtën gjuhë dhe jetojnë pranë e pranë. Ai është rezultat i kompromiseve të arritura pas shumë konfliktesh dhe shpreh marrëveshjen e formuar ngadalë midis fqinjëve për t’i dhënë secilit hapësirë dhe për të mbrojtur këtë hapësirë si territor të përbashkët. Ai ka përthithur dhe përshtatur me vetëdije pakicat fetare dhe etnike brenda territorit të tij ndërsa ato nga ana e tyre i janë përshtatur shtetit komb. Ai varet në zakonet e lokalizuar dhe në rutinë e përbashkët të tolerancës.

Ligji i tij është territorial më shumë se sa fetar dhe nuk flet për burim autoriteti më të lartë se sa për asete jo fizike të cilat njerëzit i kanë të përbashkëta. Të gjitha këto karakteristika janë fuqi, deri sa ato ushqehen në një formë të adaptueshme besnikërisë parapolitike. Deri sa njerëzit të mos e identifikojnë veten me vendin, territorin dhe trashëgiminë kulturore –në diçka që ngjan me mënyrën se si njerëzit identifikojnë veten me familjen- nuk do të ketë politikë të kompromisit. Ne duhet t’i marrim seriozisht fqinjët tanë, si njerëz që kanë të drejtë të barabartë të mbrohen, për të cilën ne mund të na kërkohet në momente krize edhe të japim jetën. Ne e bëjmë këtë sepse ne besojmë se vetët tona i përkasin së bashku së njëjtës shtëpi. Historia e botës është provë e kësaj: Kur njerëzit e identifikojnë veten në terma që nuk janë të përbashkët me fqinjët atëherë shteti bie në goditjen e parë serioze- siç ndodhi kohët e fundit në ish Jugosllavi, në Siri, në Somali dhe në Nigeri. Ka një arsye tjetër më të thellë për aderimin tek kombi si burimi i detyrimit ligjor. Vetëm kur ligji vjen nga sovraniteti kombëtar mund t’u përshtatet gjendjeve të ndryshueshme të njerëzve, Ne i shohim qartësisht këto përpjekje të padobishme të shteteve moderne islamike për të jetuar sipas sheriatit. Shkollat origjinale të jurisprudencës islamike, që lindën pas profetit në Medina, i lejuan juristët të përshtatin ligjin e zbritur ndaj nevojave që ndryshonin të shoqërisë, me anë të një procesi reflektimi të njohur si ixhtihad ose përpjekje. Por kjo duket se mori fund gjatë shekullit të tetë të erës sonë, kur u tha nga shkolla e atëhershme dominuese teologjike se të gjitha çështjet e rëndësishme janë zgjidhur dhe se “dera e ixhtihadit është mbyllur” Kjo duket se është e vetmja rrugë për të ruajtur autoritetin e Zotit absolut dhe të dekreteve të përjetshme përballë devijueshmërisë dhe rrëshqitjes njerëzore. Kështu sot, kur klerikët vijnë në pushtet, ligji i referohet përsëri parimeve të përcaktuara për qeverisjen të një komuniteti të zhdukur prej shumë kohësh. Juristët hasin vështirësi të shumta për të përshtatur një ligj të tillë me jetën e njerëzve modernë. Për ta thënë më qartë – ligji sekular përshtatet, ligji fetar rri përjetësisht njësoj. Për më tepër, saktësisht për shkak se sheriati nuk është përshtatur, askush nuk e di me të vërtetë se çfarë thotë ai.

A na thotë ai të gurëzojmë me vdekje ata që tradhtojnë kurorën martesore? Disa thonë po, disa thonë jo. A thotë ai që të investosh para me interes është e ndaluar në çfarëdo rasti? Disa thonë po, disa thonë jo. Kur Zoti bën ligje, ligjet bëhen aq të mistershme sa ç’është edhe Zoti. Kur ne bëjmë ligje dhe i bëjmë ato për qëllimet tona, ne mund të jemi të sigurt se çfarë duan të thonë ato. Pyetja e vetme atëherë është “kush jemi ne?” Dhe në kushtet modern, kombi është përgjigja e kësaj pyetjeje, një përgjigje pa të cilën ne jemi të gjithë në det të hapur. Siç edhe e vura në dukje, pas luftës së dytë botërore elita politike në vendet e mundura u bë skeptike ndaj shtetit komb. Bashkimi europian lindi nga besimi se luftërat europiane ishin shkaktuar nga ndjenjat kombëtare dhe se ajo që nevojitet është një formë e re transkombëtare qeverie e cila do të bashkojë njerëzit rreth interesit të tyre të përbashkët në bashkekzistencë paqësore. Për fat të keq, njerëzit nuk e identifikojnë veten e në këtë mënyrë. Nuk ka vetë të parë shumës shprehje politike e të cilës janë institucionet europiane . Bashkimi europian është themeluar mbi një traktat dhje traktatet e marrin fuqinë e tyre nga entitetet që i nënshkruajnë ato. Këto entitete janë shtetet kombe të Europës ndaj së cilave popujt e Europës shprehin besnikërinë e tyre. Bashkimi europian që ka vendosur të tejkalojë këto besnikëri, vuan kësisoj nga një krizë e përhershme legjitimiteti. Ligjet e zbritura nga Zoti kanë karakterin e pandryshueshëm dhe të padiskutueshëm të autorit të tyre.

Por e njëjta gjë është e vërtetë edhe për ligjet që vijnë nga traktatet. Traktatet janë pengesa që shtrihen mbi vendin vetëm me qëllime specifike dhe thelbësore dhe kurrë si një mënyrë qeverisjeje. Kështu, kur Traktati i Romës u nënshkrua më 1957, ai kishte një klauzolë që lejonte lëvizjen e lirë të kapitalit dhe punës midis nënshkruesve. Në këtë kohë, të ardhurat dhe mundësitë janë thuajse të njëllojta kudo mes numrit të vogël të vendeve anëtare. Tani gjërat janë shumë ndryshe. Bashkimi Europian është zgjeruar (pa mandat popullor) dhe përfshin shumicën e vendeve ish komuniste të Europës Lindore qytetarët e të cilave tani kanë të drejtë të kenë leje banimi brenda kufijve të Britanisë së madhe, duke konkuruar për punë në një kohë kur Britania ka më shumë se dy milionë të papunë dhe kur infrastruktura dhe fabrika urbane e saj janë në zgrip të mbipopullimit. Shumë qytetarë britanikë nuk janë të lumtur me këtë gjë. Por për shkak se ligji që e lejon këtë është i parashikuar nga traktati dhe për shkak se traktati ka përparësi mbi legjislacion parlamentar të Britanisë nuk mund të bëhet asgjë për të. Është njëlloj sikur britanikët të qeverisen nga një lloj ligji fetar në të cilin vullneti i Zotit shprehet me anë të çdo dekreti duke parandaluar madje edhe ndryshimin më të domosdoshëm për arsye që kurrë nuk mund të kuptohen.

Zafir Berisha: Kosova në top- listën e vendeve më të korruptuara

0

Tani, po duket qartë se partitë politike dhe pushteti i Kosovës kërkonin transferin e plotë të kompetencave nga ndërkombëtarët te vendorët që t’i shfrytëzojnë ato për pasurim të paligjshëm privat, e jo për të mirën e shtetit dhe perspektivën e integrimeve evropiane. Se ky ishte qëllimi i kërkesës së transferit, vërtetohet edhe me gjendjen në të cilën këta politikanë e sollën Kosovën deri sot”, tha analisti Isa Mulaj për “Kosova Sot”

Kryeministri Isa Mustafa, një- soj sikurse edhe paraardhësi i tij Hashim Thaçi, po vazhdon t’i mbajë me shpresë të kotë qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, ndërsa vendi mbetet i izoluari i Ballkanit. Mustafa, edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë, tha se beson shumë që në fund të këtij viti Kosovën do ta gjejmë me datën për liberalizimin e vizave. Mirëpo, përfaqësues të subjekteve politike në opozitë dhe analistë të pavarur nuk e besojnë as këtë premtim të radhës të kryeministrit, pasi ky mund të jetë vetëm një zotim mashtrues për blerje të paqes sociale, përballë dështimeve që po e përcjellin këtë Qeveri. Vlerësohet se shkaktarë të këtij izolimi janë interesat personale e grupore të kësaj politike, ato që po e dështojnë shtetin dhe po e shkatërrojnë atë për interesa pushtetare, klanore dhe oligarkike të mafies së sistemuar në kapjen e shtetit.

“Kjo klasë politike institucionale e ka dëmtuar seriozisht dhe tepër rëndë imazhin e vendit, aq sa na duhen dekada që ta përmirësojmë këtë imazh. Janë të gjitha raportet e deritanishme ndërkombëtare që flasin për Kosovën e që e fokusojnë në vazhdimësi ekzistencën dhe thellimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes së shtetit, duke qenë Kosova në top- listën e vendeve më të korruptuara dhe më të dështuara në sundimin e ligjit”, tha deputeti Zafir Berisha, nga subjekti politik “Nisma” për Kosovën../Kosova Sot/

Dështimi i madh i ekonomistit Mustafa

0

Analistët dhe opozita komentojnë performancën kryeministrore

Akademiku nuk la gjurmë fare në zhvillimin e vendit

Të gjitha këto veprime të Isa Mustafës, me përkeqësimin e gjendjes në sferën ekonomike dhe me vazhdimin e monopoleve nga oligarkët mafiozë që e kanë kapur shtetin, po tregojnë se Isa Mustafa nuk ka lidhje se si qeveriset shteti. Kjo pasi që koha dhe praktika po tregojnë se të gjitha dikasteret ekonomike në vendin tonë kanë dështuar”, u shpreh deputeti Lahi Brahimaj

Lidershipi i profesorit të ekonomisë dhe akademikut Isa Mustafa i ka zhgënjyer tej mase analistët, deputetë të Kuvendit të Kosovës, por edhe përfaqësues të odave ekonomike dhe të Asociacionit të bizneseve. Ata thonë se kanë pritur shumë më tepër nga lideri i LDK-së. Sipas analistëve, me një ekonomist të mirëfilltë në krye vendi do të kishte dukshëm një qasje më të mirë se si do të zhvillohet.

Ndërkohë, që sipas tyre Isa Mustafa ka lejuar vazhdimin e monopoleve nga kompanitë e oligarkëve që janë të lidhur me pushtetin. Deputeti Lahi Brahimaj tha se, edhe pse deputet opozitar, ka pritur shumë më tepër nga kryeministri Isa Mustafa, pasi në krye të Qeverisë erdhi një ekonomist, i cili e ka marrë edhe gradën e akademikut. “Qeverisja e Isa Mustafës doli të jetë qeverisje e një ‘amkademiku’ dhe jo një qeverisje e një akademiku”, theksoi ai. Brahimaj thotë se Qeveria e Isa Mustafës i ka zhgënjyer madje edhe ata të partisë së tij, pra elektoratin më fanatik të LDKsë…/kosova sot/

Kryetari dhe kryesia e Kuvendit, në krahun e pushtetit korruptiv

0

Shqetësimet e opozitës nuk merren parasysh

Analistët besojnë se bashkësia ndërkombëtare, e cila ka mbështetur marrëveshjet e 25 gushtit, nuk dëshiron të rrezikojë, por mbështet Qeverinë aktuale, duke dënuar veprimet e opozitës

Paaftësia e kreut të Kuvendit për të menaxhuar si duhet seancat, pas veprimeve të opozitës, ka nxitur edhe reagime të ambasadave në Prishtinë. Deputetë të pozitës dhe analistë politikë konsiderojnë se vazhdimi i tejzgjatur i bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës dhe dështimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për të siguruar kushte normale pune, i ka marrë sinjalet më serioze të deritanishme të faktorit ndërkombëtar se është gati të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës, duke parë se tensionet po shtohen dhe nuk ka as dialog mes grupeve kundërshtare politike. Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se sinjalet dhe mesazhet e ndërkombëtareve janë shumë të qarta.

“Ata duan situatë stabile dhe ecje normale në proceset e rëndësishme, të cilat i ka Kosova përpara. Ata po ashtu janë shumë të qartë në mesazhet e tyre se duan që të funksionojë Kuvendi dhe institucionet e Kosovës. E vlerësoj se çështja e Asociacionit të komunave me shumice serbe është problematike, por vështirë e revokueshme, për shkak se ajo është bërë me presion ndërkombëtar dhe ata nuk do të lejojnë kthim prapa”, tha deputeti Salihaj për “Kosova Sot”…

Opozitarët nuk i binden Prokurorisë, priten urdhërarreste

0

Prokuroria e Shtetit kërcënon të pandehurit e opozitës, se nëse nuk paraqiten në Polici apo Prokurori, gjyqtari i procedurës paraprake do të lëshojë urdhërarrest. Deputetët e opozitës që hodhën gazin lotsjellës në Kuvend thanë se nuk do t’i përgjigjen Prokurorisë

Prokuroria e Shtetit do të lëshojë urdhërarrest për deputetin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, Faton Topalli, deputeten Albulena Haxhiu, si dhe deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, të cilët hodhën gaz lotsjellës në dy seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës. Fletarrestimi vlen nëse këta deputetë nuk do t’i përgjigjen ftesës së Prokurorisë për të dalë para organeve të sigurisë. Deputetët e opozitës, ndërkaq, po refuzojnë të paraqiten në Polici apo para Prokurorisë, duke i quajtur këto institucione të varura nga politika dhe në mbështetje të krimit.

Vendosmërisht nga këto dy parti, të premten është deklaruar se nuk do t’i dorëzohen Prokurorisë. Mirëpo, nga Prokuroria e Shtetit bëjnë të ditur se do të ketë një afat deri kur do të priten deputetët që hodhën gazin lotsjellës të deklarohen në Polici dhe Prokurori. Dhe pas këtij afati ata do të arrestohen…/zeri/

Kryeministrit i ishte thyer passwordi në FB

0

Krahas problemeve që po ka me Opozitën, Kryeministri Isa Mustafa telashe të mëdha po ka edhe me rrjetin social, Facebook.
Ai mbrëmë ka postuar një akuzë të rëndë në drejtim të Ramush Haradinajt. Por, më vonë e fshiu.

Ndërsa, nga Kabineti i Kryeministrit kanë treguar se faqës së Isa Mustafës në Facebook i është thyer passwordi.

Ndërkohë, Sokol Havolli, shef i Kabinetit të Kryeministrit Isa Mustafa, në një postim të tij ka thënë se: “Sot gjatë gjithë ditës është sulmuar faqja e kryeministrit Isa Mustafa edhe nga hackerë edhe nga llogari të falsifikuara”.

Dy postime i është dashur t‘i fshijë kryeministri Isa Mustafa nga profili i tij në Facebook. Sipas tij, në të dyja kjo është bërë për shkak se llogaria e tij është keqpërdorur.

Mustafa mohon postimin e tij për Radoniqin

0

Pak minuta pasi ka postuar një reagim ndaj Ramush Haradinajt, në të cilin ia kishte përmendur “Liqenin e Radoniqit” liderit të AAK-së, kryeministri Isa Mustafa e ka fshirë atë.

“Pak më parë më është dashur ta fshijë një postim në llogarinë time Facebook, të postuar pa kontrollin tim”, ka shkruar Mustafa.

Përplasen Isa e Ramushi

0

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë shndërruar polemika mes tyre në Facebook.

Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të Ramush Haradinajt – i cili, duke folur në emër të popullit, ka deklaruar se do ta arrestojnë Kryeministrin, nëse do të arrestohen deputetët opozitarë që kanë hedhuer gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ia ka përmendur liderit të AAK-së “Liqenin e Radoniqit”.

“Ramushi e paska dhënë një deklaratë të fortë në Interaktiv: ‘Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestoj Isa Mustafën”… ndoshta në Liqenin e Radoniqit. Populli thotë se atje ka te burgosur të ‘popullit’…”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Isa Mustafa-postimi ne fb

Kurse, lideri i AAK-së është kundërpërgjigjur menjëherë, po ashtu me një postim në Facebook.

“More Isë, për Radoniqin Tribunali i Hagës i ka gjetë fajtorët dhe ata janë gjeneralët serbë Gjorgjeviq e Llazareviq, të cilët mund t’i kesh njohur e bashkëpunuar me ta, sepse që të dy kanë shërbyer në Prishtinë.
Kështu e ka jeta, të gjithë diktatorët e kanë të njëjtin fat, të njëtin fund!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Suharekë: “Shtëpia e pleqve” ndërron destinim (Video)

0

Një objekt në Komunën e Suharekës i cili ishte dedikuar për t’u bërë shtëpi për të moshuarit, tani nuk është më i tillë.

Komuna ja dha për shfrytëzim një organizate joqeveritare, të cilët po duan që ta shndërrojnë atë në qendër për persona me aftësi të kufizuara.

Problemi qëndron se Ministria e Punës dhe Mirëqenjes sociale nuk ka dhënë leje.

Ndërkohë drejtoresha e OJQ-së në fjalë, Ganimete Bajraktari e cila vazhdimisht po provon të tërheq fonde nga vendet europiane për këtë qendër, pos problemeve me Ministrinë, ka edhe një tjetër hall.

Dikush po e dëmton objektin, duke vjedhur gjërat e metalta që janë në të, duke shkatërruar mure dhe pjesë të tjera të ndërtimit. /Klan Kosova

Radiohead gati

0

Radiohead e ka përfunduar incizimin e albumit më të ri. Kitaristi Jonny Greenwood e konfirmon këtë lajm të gëzueshëm.

Radiohead e ka kaluar muajin shtator brenda në studio, duke punuar në albumin e tyre më të ri, të nëntin me radhë.

Duket se sesionet e tyre ka kulmuar suksesshëm, pasi që kitaristi Jonny Greenwood i ka deklaruar një radioje ruse se bendi tashmë e ka përfunduar incizimin.

“E kemi përfunduar incizimin e albumit të ri, por po vazhdojmë ta rishikojmë punën që kemi bërë”.

“Shpresojmë që do të jetë gati së shpejti, e pastaj do të planifikojmë turneun për vitin e ardhshëm”, ka thënë Greenwood.

Lajmi për albumin e ri Radiohead nuk është fort befasues, marrë parasysh deklaratat e mëhershme të daullexhiut Phil Selway – i cili pat përmendur vjeshtën si kohën kur ata shpresonin ta kryenin atë.

Pak dihet për përmbajtjen.

Selway pat lënë të nëkuptohej mundësia e një bashkëpunimi të jashtëm, gjë që – nëse ndodh – do të ishte hera e parë për Radiohead. Greenwood, ndërkaq, ka thënë se “Lift”, kënga që daton prej vitit 1996, mund të jetë në këtë album. /Politiko.net