Home Blog Page 7055

Ja çfarë droge merrte Hitleri

0

Në një libër të botuar së fundmi janë zbuluar gjithë llojet e drogërave që përdornin udhëheqësist e Rajhut, që nga Fyhreri e deri te ushtarët e thjeshtë. Kështu, droga më e përhapur ndër ushtarët gjermanë ishte metamfetamina Pervititn, një drogë tërësisht e ligjshme që të mundësonte luftimin ditë e natë.

“Kujtohuni të më dërgoni shumë Pervitin radhën tjetër, bën mrekullira”. Kjo ishte letra e dërguar nga fronti i luftës nga një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të asaj kohe Hajnrih Bel. Ai i përgjërohet familjes së tij t’i dërgojë Pervitin me shumicë.

Asgjë skandaloze deri këtu. Pervitin ishte një drogë mëse e zakonshme në Gjermaninë e asaj kohe. Përdorimi i asaj në transhetë e luftës ishte tepër i madh. Pervitin u zhvillua nga mjeku Fritz Hauschil i cili u frymëzua nga efekti që kishte benzedrina te atletët amerikanë që shkuan në Berlin në 1936.

Një drogë që konsiderohej edhe si ilaç, por kishte efektin e pabesueshëm për të mbajtur zgjuar dhe euforikë për orë me radhë. Pas provës së parë, Pervitin u shpërnda me shpejtësi marramendëse në gjithë perandorinë e “të pathyeshmëve”. Madje Pervitin u përdor edhe te çokollatat që konsumonin shtëpiaket.

Euforia e Madhe

Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, droga pati një përhapje të madhe në krahinën e Vehrmahtit. Madje një autor jo vetëm që besonte se Pervitin pati një ndikim të madh në Blitzkrieg, aksionin për të pushtuar Francën, por ai theksonte se ndikoi shumë edhe në sjelljen e Hitlerit. “Mjekët dhe drogërat shpjegojnë fare mirë sjelljen dhe strukturën e brendshme të nazizmit”, shkruante Norman Ohler, autori i librit “Der Totale Rausch”, ose ndryshe Euforia e Madhe.

Sipas shefit të mjekëve nazistë, Otto Ranke, Pervitin ishte “medikamenti i çmuar për ushtarakët”. Kur Gjermania pushtoi Francën Ranke bindi gjithë gjeneralët që të furnizonin në masë ushtarët me Pervitin. Në majin e 1940 ushtarët gjermanë pushtuan edhe fortesën e fundit franceze në Avesnes.

Ushtarët francezë u habitën nga gjendja e ekzaltuar e gjermanëve. Janë të pandalshëm. Një blitzkrieg metamfetanimik! Por në 1941 sipas Ohler edhe Fyhreri filloi të sillej në një mënyrë që as mjekët nuk arrinin ta shpjegonin.

Sipas Ohler sjellja e Hitlerit ndryshoi për shkak të përdorimit në masë të madhe të drogërave. “Megjithatë kjo nuk shfajëson aspak sjelljen e Hitlerit”, thekson ai duke folur për krimet e Fyhrerit. Metamfetaminë, steroide dhe shumë substanca të tjera i janë injektuar Hitlerit 800 herë në 1349 ditë. Veç tyre Hitleri mori më shumë se 1100 pilula.

Kjo bëri që mjeku personal I Hitlerit ,Theo Morell të quhej ironikisht edhe “mjeshtri i injektimeve”. Por efekti i drogërave nuk vonon për Hitlerin dhe përveç sjelljes dhe aftësisë mendore ndikon edhe në fizik.
Në 1945, nisin t’i bien dhëmbët, pak para kapitullimit në 17 prill kërcënon mjekun me vdekje dhe ha sheqer pa masë për të shmangur krizat e ankthit.

Por ka edhe një episod që lidhet me Italinë dhe Duçen.

Në verën 1943, Benito Mussolini donte të ndahej me aleatin e tij nazist. Hitler udhëton për në Itali. Për shkak të udhëtimit Hitleri shkon në një gjendje të keqe dhe i trazuar. Mjeku i tij i injekton një lloj opiumi shumë të fortë, Eukodal.

Hitleri e merr veten sakaq, bëhet eufotik dhe e bind Duçen me një zjarr të madh që të mos largohet nga aleanca. Morell thotë në librin e tij se Hitleri i pati thënë që ishte meritë e mjekut që Mussolini qendroi në aleancë. Pjesa tjetër është histori…

Shkelet me veturë një femër në Lubizhdë të Prizrenit

0

Një këmbësore është shkelur me veturë në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Një i dyshuar duke vozitur veturën e tij në mënyrë jo të sigurt, godet një këmbësore femër”, njofton PK-ja.

“Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas tretmanit të nevojshëm mjekësor është liruar”./PrizrenPress.com/

KDI: Malisheva komuna më transparente në rajon

0

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), sot në Malishevë, ka bërë publik transparometrin komunal, për Malishevën në gjashtë mujorin e parë, e ku sipas gjetjeve të KDI-së, Malisheva me 42.1 për qind, del të jetë komuna më transparente në rajonin e Prizrenit, , apo në gjashtë komunat të cilat monitorohen nga KDI, dhe për të cilat është bërë matja e transparencës.

Sipas, Naim Chanajt, nga KDI, kjo organizatë ka bërë matjet në katër shtylla, për të matur transparencën e gjashtë komunave të regjionit. “Matjet janë bërë në zyrën e kryetarit, kuvendit, financave dhe konsultimeve me publikun, që marrë në tërësi, Komuna e Malishevës, ka dalë të jetë komuna më transparente”, tha Cahanaj, sipas të cilit, ka vend ende për përmirësime, në mënyrë që transparenca të rritet edhe më shumë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, nga ana tjetër e ka vlerësuar lartë këtë hulumtim. “Ne n vazhdimësi bëjmë përpjekje për rritjen e transparencës dhe përveç angazhimeve tona, kemi nevojë edhe për mbështetje për rritjen e transparencës, në këtë rast, indikatorët e gjetur, në fushat ku ka mangësi, na ndihmojnë neve, që ti përmirësojmë ato mangësi”, tha nënkryetari Mazreku.

Ndërsa, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, duke marrë fjalën, tha se “ky transparometër dhe debati që zhvillohet këtu, na ndihmon në përmirësimin e mangësive eventuale”.

Në këtë prezantim të KDI-së, ishin të pranishëm edhe ekzekutivi i Komunës së Malishevës, anëtarët e Kuvendit të Komunës, nga të gjitha subjektet e përfaqësuara, të cilët, gjithashtu kanë dhënë kontributin e tyre.

Të gjithë ata që diskutuan në këtë prezantim, u shprehën të gatshëm për dhënien e kontributit të tyre, në raport me transparencën dhe pavarësisht faktit që jemi komuna më transparente.

Konsultimet publike, raportet financiare, në informim, në qasje në dokumentet publike, në seancat e hapura për publik, komitetet e hapura për publik, mbajtja e seancave të rregullta, takimet publike, takimet me qytetar, konsultimet publike dhe shumë fusha tjera, që lidhen me transparencën komunale, janë indikatorët që e vlerësojnë pozitivisht Komunën e Malishevës./PrizrenPress.com/

Mustafa: S’pranoj ultimatume

0

Kryeminstri i vendit Isa Mustafa në emër të Qeverisë ka shprehur keqardhjen për zhvillimet e fundit në Kuvend duke thënë se dhuna e opozitës nuk i shërben popullatës.

“Veprimet e tilla dëmtojnë imazhin e Kosovës” ka thënë shefi i ekzekutivit kosovar në mbledhjen e stome të Qeverisë.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit që të kryejnë punën e tyre lidhur me këtë rast dhe njëherit ka bërë thirrje për zhbllokimin e Kuvendit.

“Jemi të gatshëm t`i përgjigjemi Kuvendit për çdo çështje. Poashtu jemi të gatshëm për debat në Kuvend për marrëveshjet e fundit” ka shtuar Mustafa.

Numri një i Qeverisë ka potencuar se nuk pranon ultimatume.

“S`ka ultimatume sepse Kosova duhet të sillet si shtet” ka deklaruar ai, njofton Klan Kosova.

Shpallet sërish konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në Prizren

0

Komuna e Prizrenit ka shpallur sërish konkurs për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave të mesme dhe fillore. Konkursi do të jetë i shpallur deri me 22.10.2015

“Pas harmonizimit të qëndrimeve të akteve normative të legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës për arsimin parauniversitar dhe shërbimin civil ndërmjet MASHT-MAPKMSHCK dhe Komunës së Prizrenit lidhur me statusin dhe kriteret e përzgjedhjes se drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore në Komunën e Prizrenit, dhe pas autorizimit për shpallje të konkursit nga MAP/DASHC, Zyra e Personelit shpall konkurset për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave”, thuhet në njoftimin e Komunës në Prizren.

Konkursi për drejtorë të shkollave në Prizren ka përplasur dy sektorët komunal, atë të arsimit dhe të administratës publike në Prizren, derisa është kërkuar edhe interpretim ligjor rreth asaj nëse janë respektuar dispozitat ligjore të MASHT-it për ligjshmërinë e tij./PrizrenPress.com/

.

Tubime publike për  zgjedhje në Prizren

0

Komisioni i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në territorin e Komunës së Prizrenit, ka hartuar orarin për mbajtjen e tubimeve publike.

Kryetari i Kuvendit Komunal, Kujtim Gashi, fton qytetarët që të marrin pjesë në këto tubime publike.

“Komisioni, ka kënaqësinë të njoftojë të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që, të marrin pjesë në këto tubime publike, të cilat do të mbahen në të gjitha fshatrat, lagjet dhe vendbanimet përkatëse”, thotë Gashi.

“Këto mekanizma (Këshillat Lokal) do t’i përfaqësojnë interesat e banorëve, dhe do të jenë ura lidhëse me institucionet lokale të Komunës së Prizrenit, dhe njëkohësisht, do të zgjedhën nga banorët pjesëmarrës në tubime e planifikuara, dhe do të kenë mandat 4 vjeçar”./PrizrenPress.com/

Orari i tubimeve

Nr Emri i vendbanimit Data e mbajtjes së tubimit Koha e mbajtjes dhe vendit
1 Kushnin – Has 20 tetor 2015 (e martë) Ora 16:00 në shkollë
2 Lubizhdë – Has 20 tetor 2015 (e martë) Ora 17:00 në shkollë
3 Dedaj 20 tetor 2015 (e martë) Ora 18:00 në shkollë
4 Kabash – Has 20 tetor 2015 (e martë) Ora 19:00 në shkollë
5 Velezhë 23 tetor 2015 (e premte) Ora 17:00 në shkollë

6 Caparc 23 tetor 2015 (e premte) Ora 18:00 në shkollë
7 Shpenadi 23 tetor 2015 (e premte) Ora 19:00 në shkollë
8 Korishë 27 tetor 2015 (e martë) Ora 17:00 në shkollë
9 Malësi e Re 27 tetor 2015 (e martë) Ora 18:00 në shkollë
10 Lubizhdë e qytetit 27 tetor 2015 (e martë) Ora 19:00 në shkollë
11 Medvec 30 tetor 2015 (e premte) Ora 17:00 në shkollë
12 Zojz 30 tetor 2015 (e premte) Ora 18:00 në shkollë

14 Piranë 30 tetor 2015 (e premte) Ora 19:00 në shkollë
15 Randobravë 30 tetor 2015 (e premte) Ora 20:00në shkollë
16 Krushë e vogël 30 tetor 2015 (e premte) Ora 20:00në shkollë
17 Arbanas 3 nëntor 2015 (e martë) Ora 17:00 në shkollë
18 Landovicë 3 nëntor 2015 (e martë) Ora 18:00 në shkollë

19 L. Arbanë 3 nëntor 2015 (e martë) Ora 19:00 në shkollë
20 Romajë 6 nëntor 2015 (e premte) Ora 17:00 në shkollë
21 Lukinaj 6 nëntor 2015 (e premte) Ora 18:00 në shkollë
22 Bregdri 6 nëntor 2015 (e premte) Ora 19:00 në shkollë
23 Krajk 10 nëntor 2015 (e martë) Ora 17:00 në shkollë
24 Zym 10 nëntor 2015 (e martë) Ora 18:00 në shkollë

25 Gjonaj 10 nëntor 2015 (e martë) Ora 19:00 në shkollë
26 Mazrek 13 nëntor 2015 (e premte) Ora 17:00 në shkollë
27 Planej 13 nëntor 2015 (e premte) Ora18:00 në shkollë
28 Goruzhup 13 nëntor 2015 (e premte) Ora 19:00 në shkollë
29 Atmaxhë 16 nëntor 2015 (e hënë) Ora 17:00 në shkollë
30 Nashec 16 nëntor 2015 (e hënë) Ora 18:00 në shkollë
31 Grazhdanik 16 nëntor 2015 (e hënë) Ora 19:00 në shkollë
32 Kobaj 20 nëntor 2015 (e premte) Ora 17:00 në shkollë
33 Vlashnje 20 nëntor 2015 (e premte) Ora 18:00 në shkollë
34 Murademë 20 nëntor 2015 (e premte) Ora 18:00 në shkollë
35 Poslisht 20 nëntor 2015 (e premte) Ora 19:00 në shkollë
36 Billushë 20 nëntor 2015 (e premte) Ora 19:00 në shkollë

37 Hoqë e qytetit 24 nëntor 2015 (e martë) Ora 17:00 në shkollë
38 Jeshkovë 24 nëntor 2015 (e martë) Ora 17:00 në shkollë
39 L ‘Bajram Curri’ 24 nëntor 2015 (e martë) Ora 18:00 në shkollë
40 L ‘Trimave-Tosuz’ 24 nëntor 2015 (e martë) Ora 19:00 në shkollë
41 Dobrusht 27 nëntor 2015 (e premte) Ora 17:00 në shkollë
42 Vermicë 27 nëntor 2015 (e premte) Ora 18:00 në shkollë
43 Shkozë 27 nëntor 2015 (e premte) Ora 18.00 në shkollë
44 Zhur 27 nëntor 2015 (e premte) Ora 19:00 në shkollë
45 L ‘Bazhdarhabe’ 1 dhjetor 2015 (e martë) Ora 17:00 në shkollë

46 Ortakoll 1 dhjetor 2015 (e martë) Ora 18:00 në shkollë
47 Lagjja “Xhevat Berisha” 1 dhjetor 2015 (e martë) Ora 19:00 në shkollë
48 Malësi e Vërrinit 4 dhjetor 2015 (e premte) Ora 17:00 në shkollë
49 Lagjja “Jeta e Re” Prizren 4 dhjetor 2015 (e premte) Ora 18:30 në shkollë

Kryesuesi i Kuvendit
_______________
Kujtim Gashi

Rektorati edhe sot i bllokuar

0

Mos realizimi i kërkesave të studentëve i ka shtyrë ata që edhe sot ta bllokojnë Rektoratin. Për kërkesat që kanë të bëjnë me afatet dhe kushtet për provime, studentët bllokuan edhe dje Rektoratin.

Një lajmërim të tillë e ka bërë udhëheqësi i Grupit të Studentëve të Pavarur Argjent Softolli.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ai ka ftuar edhe kolegët tjerë që t’i bashkëngjiten kësaj bllokade, raporton kp.

Organizatorët e kësaj proteste madje kanë paralajmëruar edhe veprime të tjera pos protestës, nëse nuk marrin ndonjë përgjigje për kërkesat e tyre

Kriset koalicioni

0

Partnerët po ia kthejnë shpinën njëri-tjetrit

“PDK-ja nuk po beson se Isa mund të tejkalojë këtë situatë dhe një situatë e tillë dëshmon se duhet bërë ndryshime në qeverisje”, tha analisti politik, Blerim Burjan

Në pamundësi të arritjes së marrëveshjes ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për tejkalimin e krizës politike, ka disa përplasje serioze në deklarimet publike të zyrtarëve të partive në koalicionin qeveritar, si në Kryesinë e Kuvendi dhe ndërmjet vetë shefave të grupeve parlamentare dhe të deputetëve individualisht. Analistët politikë këto mospajtime i shohin si shenja të përçarjes.

“Kjo situatë duket e pashpresë, ndonëse ende ky koalicion duket se është stabil, me gjithë kritikat ndaj Kadri Veselit për moskrijim të kushteve të punës, pastaj edhe shtimi e apetiteve të PDK-së për postin e kryeministrit. Përfundimisht PDK-ja nuk po beson se Isa mund të tejkalojë këtë situatë dhe një situatë e tillë dëshmon se duhet bërë ndryshime në qeverisje”, tha analisti politik, Blerim Burjani.

Ai ka pohuar se ana tjetër e medaljes është edhe mungesa e deritanishme e vullnetit politik të partnerëve të koalicionit për dialog me palët kundërshtuese, me opozitën. “PDK-ja dhe LDK-ja nuk kanë interesim për dialog, sepse deri më tash nuk kanë propozuar ndonjë platformë për zgjidhje”, tha Burjani për “Kosova Sot”. Ai sheh disa opsione të mundshme të daljes nga kjo situatë e rëndë…

Viets: S’ka bllok opozitar, ka interesa

0

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, është e bindur se brenda opozitës ka interesa të ndryshme dhe se ata nuk janë bllok meqë kanë qëllime që i dallojnë njërin nga tjetri.

Edhe pse opozita ka arritur t’i mbledhë më shumë se 170 mijë nënshkrime, Viets thotë se opozita është pakicë dhe është e bindur se qytetarët nuk do tu përgjigjen thirrjeve për protestë.

Në një intervistë për ‘Zërin’, Viets thotë se pavarësisht bllokimit të punës së Kuvendit gjatë seancave të fundit, kjo nuk i ngjan krizës institucionale, pasi që, sipas saj, partnerët e koalicionit kanë një shumicë stabile në Parlament.

Ajo është e bindur se zgjidhja do të arrihet brenda institucioneve dhe se nuk ka kthim prapa të marrëveshjes. /Zëri/

Prizren: Ka vazhduar rigjykimi për vrasjen e Burim Kryeziut

0

Të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar rigjykimi, për vrasjen e Burim Kryeziut, i cili pas lëndimeve të marra më 2 gusht të vitit 2012, pas një përleshje në mes axhallarëve me djem dhe dajës në njërën anë, dhe familjes së Nuhi Kryeziut në anën tjetër, kishte gjetur vdekjen një javë pas ngjarjes në Spitalin e Prishtinës.

Në seancën e sotme, u dëgjua eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka, ku pas pyetjeve të shumta të Kosovare Kelmendit, avokate e Enver Kryeziut, i mllefosur, reagoi prindi i viktimës, Nuhi Kryeziu.

Ai tha, se krejt këto pyetje që po i bëhen ekspertit për plagët që ka marrë djali i tij, i ka pa ditën kritike.

“Krejt këto fjalë çka u thanë sot, unë i kam pa me datë 02.08.2015”

Po ashtu, i emocionuar, ai kishte edhe një pyetje për ekspertin.

“A ka mundur me arritë shkenca që ai njeri që vdes, me ja shti shpirtin prapë”

Eksperti, mjeko ligjor deklaroi se kanë qenë dy grupe plagësh vdekjeprurëse për viktimën, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Fadil Shala, Enver e Artan Kryeziu, akuzohen për vrasjen e Burim Kryeziut, se me 2 gusht të vitit 2012, kanë goditur me mjete të forta, të ndjerin, në pjesët e kokës, duke i shkaktuar vdekjen.

Fadil Shala ishte shpallur fajtor për këtë vepër penale në shqyrtimin e parë dhe ishte dënuar me 15 vite burg, ndërsa vëllezërit Enver e Artan Kryeziu, me nga 12 vite burg.

Por gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rishqyrtim, ndërsa ndaj 12 akuzuarve tjerë, kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë. Seanca e ardhshme u caktua për datën 11 nëntor. /Kallxo.com