16.6 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025
Home Blog Page 7054

“Hasmëria”, tre të vdekur nga përplasja me armë

0

Tre persona të vdekur dhe një tjetër i plagosur. Ky është bilanci i një krimi që ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Vlorës, dhe që dyshohet të jetë kryer për hasmëri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Çole”, ku disa persona të armatosur qëlluan nga automjeti drejt një lokali në rrugën “Zaho Koka”. Autorët ndodheshin në makinën me targa AA 323 AA, dhe njëri prej tyre (pasagjeri) qëlloi me armë në drejtim të lokalit. Personat që ndodheshin në lokal u kundërpërgjigjën po me armë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbetën të vdekur në vend dy shtetas në lokal dhe një tjetër në automjet.

Njëri prej viktimave i identifikuar, është shtetasi Albi Limaj, ndërkohë që pritet të zbardhet identiteti i viktimave të tjetra. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, pasi mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pritet të zbardhen rrethanat e krimit. Në lagjen problematike të Vlorës janë ngritur disa postoblloqe. Kjo lagje ka qenë një prej bazave të bandave kriminale që prej vitit 1997./Shekulli/

Morena Taraku provokon me të pasmet seksi (Foto)

0

Morena Taraku përpiqet gjithmonë që të jetë në qendër të vëmendjes me anë të fotove të saj seksi.

Edhe ditën e sotme nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

Ajo ka postuar dy foto ku ekspozon të pasmet e saj.Morena Taraku provokon2 Morena Taraku provokon1

Pse Elvana nuk shoqërohet me këngëtaret e Kosovës?!

0

Karrierën e ka filluar me artistë nga Kosova edhe viteve të fundit kur ka arritur shumë sukesese Elvana Gjata numëron shumë këngë me reperët tonë.

Bashkëpuntorët që kujdesen për imazhin e saj janë gjithashtu nga Prishtina.

Është gjithmonë në praninë e meshkujve të ‘Threedots’ por afër saj nuk shihen femra sidomos jo këngëtare.

Nëse e vëzhgojnë llogarinë e saj në instagram fotografia e fundit e publikuar nga Elvana me kolege të saj është me datë 15 Dhjetor 2013 me Tunën e që nga atëherë asnjë këngëtare nuk u pa në fotografi me Gjatën, të paktën ajo nuk e ka publikuar.

Të vetmen kolege që e ka pranuar që ka dhe raporte shoqërore është këngëtarja nga Shqipëria, Besa Kokëdhima.

Por as me këtë të fundit nuk publikon fotografi shpesh. Imazhi i fundit i të dyjave bashkë që këngëtarja Gjata ka publikuar është në datën 12 nëntor 2013.

Tuna nga Shkupi e Besa nga Tirana, femra të diskografisë shqiptare nga Kosova nuk gjinden në instagramin e saj.

Pse kjo zgjedhje e Elvanës?!

Për çfarë arsye ajo ka zgjedhur të mos fotografohet me artistet femra nga Kosova?!

Ndoshta në një të ardhme të afërt vetë artistja flet për këtë çështje./Prive.al/

Ja mashkulli që la shtatzënë Fjolla Morinën

0

Pesë muaj shtatzënë dhe askush nuk kishte mundur të shikonte barkun e saj të fryrë, edhe pse është në top formë.

Vajza me gjoksin më të madh në skenën shqiptare do të bëhet përsëri nënë, por këtë radhë pas 12 vitesh, sepse vajza e saj nga martesa e parë tashmë është në klasë të pestë e jo siç thuhej, se ende është tetë vjeçe.

Javën e kaluar u shkrua se Fjolla është shtatzënë dhe ka filluar një lidhje të re dashurie me një biznesmen kosovar.

Mësohet se i përzgjedhuri i këngëtares seksi, biznesin e tij e kishte fokusuar në Republikën Çeke, por që për momentin jeton në Kosovë.

Panorama plus arriti të zbulojë edhe fotot e çiftit së bashku për të shuar edhe kureshtjen e fansave të këngëtares, e cila për dy vite radhazi ishte bërë pjesë e shtypit rozë me histori të ndryshme dashurie, por duke fshehur atë të vërtetën.

Lidhja e dashurisë mes Fjolla Morinës dhe Flamur Azemit po zgjat më shumë se dy vite, ndërsa kjo romancë do të kurorëzohet vetëm pas katër muajsh me një lindje të re. Ata do të bëhen prindër.

Këngëtarja, edhe pse shtatzënë, vetëm para pak javësh ka ndaluar aktivitetet e saja publike, ndërsa po vazhdon të shijojë jetën e natës, e veshur me disa rroba që mbulojnë barkun që ka nisur t’i fryhet.Fjolla Morina-Flamur Azemi1Fjolla Morina-Flamur Azemi2

Smaka: AAK synon funksionalizimin e Kosovës, shtet të së drejtës

0

Riza Smaka, kryesues i Departamentit të Drejtësisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se AAK synon ndërtimin dhe funksionalizimin e Kosovës, shtet të së drejtës.

Ai tha se për arritjen e objektivit në fjalë, kërkohet krijimi i infrastrukturës ligjore konsistente e koherente me legjislacionin e Bashkimit Evropian, gjithnjë të përshtatur me rrethanat shoqërore–politike, kulturore, arsimore, tradicionale e historike të vendit tonë, Kosovës.

“Rrjedhimisht, infrastruktura ligjore e tillë, në saje të institucioneve publike, të formuara konform me ligjin e aplikuar dhe të vullnetit dhe devocionit politik, do të implementohet me konsekuencë. Aktualisht, në vendin tonë, rendi juridik, gjithnjë, nuk është i kompletuar sa dhe si kërkohet, e jo pak akte ligjore përmbajnë defekte onomoteknike, për ç’shkak, në Kuvend janë mbi 66 të tilla për modifikime, ani pse janë miratuar brenda këtyre viteve, në një anë, dhe një numër i konsiderueshëm i akteve ligjore nuk është miratuar”, tha Smaka.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës, gjithnjë, organizohet sipas nevojave partizane partiake dhe proporcionalisht me numrin e banorëve dhe sipërfaqen e vendit është kabineti qeveritar më kuantitativ (më i ngarkuar) në Evropë.

“Gjendja e tillë, ndër të tjera, është rrjedhojë e asaj se për Qeverinë e Kosovës akoma nuk ka ligj, pra ajo është e organizuar pa baza ligjore dhe, si e tillë, funksionon. Ndaj, ndër shumë akte ligjore të tjera kërkohet edhe Ligji për Qeverinë e Kosovës, konform të cilit do të formohej kabinet qeveritar ligjor, gjithsesi shumë më racional dhe për aq më efikas dhe shumë më pak i kushtueshëm për vendin…”, tha Smaka.

Ai tha se rrjedhimisht, edhe funksionaliteti i dobët i sistemit të drejtësisë dhe i administratës publike, në masë të konsiderueshme janë pasojë e infrastrukturës së tillë ligjore. /Telegrafi/

Mustafa: Do ta shtrijmë sovranitetin në tërë territorin

0

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në ceremoninë e shënimit të shtatë vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës tha se do ta ushtrojnë sovranitetin në tërë territorin e Republikës

Poashtu sipas tij, do të shfrytëzojnë këtë sovranitet për t’iu krijuar qytetarëve jetë më të mirë dhe më të begatshme, të gjithë atyre, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, gjinore ose ndonjë përkatësi tjetër.

Ai tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e shpallur shtatë vite më parë si akti më i lartë juridik kurorëzoi pavarësinë.

“Ne, do të dëshironim që sot së bashku me ne këtu të ishin edhe njerëzit tanë, që u flijuan për këtë vepër të madhe, për ditën e madhe të shpalljes së Kushtetutës. Sepse një vepër e madhe, e këtillë siç është shpallja e Kushtetutës nuk lind dhe nuk krijohet për një ditë dhe në një ditë, as për një vit, por është një sublimim i heroizmit dhe mosnënshtrimit që tregoi populli ynë për vite dhe shekuj”, u shpreh Mustafa.

“Prandaj, le të jetë ky një rast që të tregojmë respektin tonë për të gjithë ata njerëz, të tregojmë poashtu respektin tonë për kuvendarët tanë që shpallën Kushtetutën dhe për miqtë tanë që e përkrahën këtë akt. Të kujtojmë poashtu edhe delegatët e Kuvendit të Kaçanikut, të cilët e bënë punën e tyre të shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut në kushte dhe rrethana krejtësisht tjera”, tha kryeministri.

Ai tha se kanë një program qeverisës që ofron mundësi të mira për reforma thelbësore në ekonomi, në sistemin e drejtësisë dhe në administratën publike.

“Do të përkrahim sektorin privat të bizneseve dhe do të hapim perspektivën për punësim të të rinjve. Do ta ushtrojmë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por poashtu, do të shfrytëzojmë këtë sovranitet për t’iu krijuar qytetarëve tanë jetë më të mirë dhe më të begatshme, të gjithë atyre, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, gjinore ose ndonjë përkatësi tjetër. Duke shpresuar për një të ardhme të sigurt më të mirë, shfrytëzoj edhe këtë rast të shprehë zotimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që unë e drejtoj se do të punojmë pa kursyer asgjë, që ta ndërtojmë Kosovën tonë si një vend të lirë, demokratik dhe paqedashës, të qytetarëve të barabartë me një të ardhme euroatlantike”, u shpreh ndër të tjera, Mustafa.

Jakup Krasniqi: Ka shqiptarë të ligë që fajësojnë Adem Jasharin për vrasjen e familjes së tij

0

Sulmuesi nga Afrika e Jugut, Richard Henyekane ka vdekur në një aksident trafiku.

Futbollisti afrikan vdes në aksident trafikuIsh-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka reaguar përmes një postimi në Facebook sot rreth deklaratave të fundit nëpër medie nga shumë analistë. Ai shprehet ashpër duke thënë se shpëtimi i Kosovës sipas tyre ishte duke bërë jetën e “dembelëve të Stambolli”.

Lexoni postimin e të Jakup Krasniqit:

Këto dit duke lexuar e dëgjuar gazetarë, opinionistë, analistë, publicistë etj., gati sa nuk mu mbush mendja, se shpëtimi i vendit dhe i kombit tim, na paska pas qenë: duke bërë jetën e “dembelëve te Stambollit”, duke pirë “ujin e zemzemit” në gotat e vogla të “ujit te rrushit” apo duke ua bërë të huajve vetëm “lepe e peqe”, siç thoshte Ali Asllani. Se kështu më lehtë “pushtohet karakteri i fortë i te huajve?! Ndërsa brezat e atdhetarëve kryengritës, që gjithçka që patën, e lënë për liri e atdhe, paskëshin qenë ata që na larguan nga “bota demokratike”?! Pleqtë tanë të urtë kanë thënë: “ Sa të jetosh mëson (dëgjon)”! Mësim i thënçin edhe kësaj që po e dëgjojmë!?

Nuk është çudi, ndër shqiptar dëgjon: që ta akuzojnë edhe Skënderbeun, pse luftoj për Nder, Atdhe e Liri! Ngjan edhe sot nder shqiptarë, që ta akuzojnë edhe Komandantin Legjendar, Adem Jasharin dhe jo më pak, por edhe ta “fajësojnë për vrasjen e familjes s tij”?! Hajde babë hajde?! Në ketë bot pa moral, të pa shpirt e të pa kurriz, gjithçka e çka do mund të dëgjosh!

Dikush kërkon, që ne (shqiptarët) të ishim “puthador ndaj më të fortit”, duke harruar se puthadorët nuk e kanë lëkundur askund rrotën e historisë. Me kujtohet një episod në Filmin e Skënderbeut, një bari ia thyen dorën Kastriotit. Po, Kastrioti nuk kërkonte puthadorë, se me ta nuk do ta bënte dot Epokën e lavdishme të tij. Epokën e tij e bëri më njerëzit që i kishin krahët e fortë, që ishin të guximshëm e me integritet.

Skënderbeut e Adem Jasharit, ju duheshin njerëzit me integritet të lartë kombëtar e njerëzor, njerëz që në vështirësi i tregojnë cilësitë e vlerat njerëzore, njerëzit që e bëjnë Lirinë, njerëzit që e bënë Shqipërinë dhe e bënë Kosovën! Pa njerëzit me integritet, nuk e di, a do të kishim shqiptarë, gjuhë shqipe e Shqipëri?!
Apo, ndoshta kishte t drejt. Étienne de La Boétie, para jo m pak se 455 viteve, kur pat thënë: “… kjo është edhe prirja natyrale e pjesës më të paditur të popullit, e cila zakonisht është më e shumtë në numër në qytet. Ajo është gjithë dyshim ndaj atij që ia do të mirën, ndërkohë që është syleshe dhe e përkushtuar ndaj atij që e mashtron”. (SIC)

Riza Smaka i bashkohet AAK-së

0

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, pritet të aderoj sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se prezantimin e tij pritet ta bëjë vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Smaka me herët ka qenë pjesë e partisë së Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re, parti me të cilën u bë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Partia e Ramush Haradinajt, AAK, është në fazën finale të përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor.

Gjatë këtij procesi, këtë parti e kanë braktisur disa figura të rëndësishme, mirëpo përfaqësues të këtij subjekti politik, po pretendojnë që ta rifreskojnë Aleancën me figura të reja, në mesin e të cilëve pritet të jenë ekspertë nga fusha të ndryshme.

Jahjaga: Kushtetuta na bën të ndihemi krenar

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës na bën të ndihemi krenar me shtrirjen e saj në tërë territorin e vendit.

Jahjaga në shënimin e Ditës së Kushtetutës, ka thënë se shteti i së drejtës është rruga që duhet ndjekur nga institucionet.

Kurse, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është një akt politik për ta ndërtuar një shtet të drejtë dhe demokratik.

Kosova feston kulturën dhe gjuhën frankofone

0

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar Javën e Frankofonisë, organizuar me ministritë simotra të Francës, Belgjikës dhe Luksemburgut.

“Para ca ditësh organizuam bashkë me ministritë simotra të Francës, Belgjikës dhe Luksemburgut Javën e Frankofonisë. Kosova u anëtarësua si anëtare vëzhguese e kësaj organizate globale dhe tani feston kulturen dhe gjuhen frankofone. Në organizimin në qendrën kulturore Soma u paraqiten artistë modern francez para skenës kulturore vendore, korit diplomatik dhe Presidentes Atifete Jahjaga”, shkruan Thaçi.