21.5 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025
Home Blog Page 7056

MPJ në pritje të disa njohjeve

0

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka treguar se Kosova ka marrë konfirmimin për njohje nga disa shtete, emrat e të cilave, sipas tij, do të publikohen vetëm pas marrjes së notave verbale.

Ai për ‘Epokën e re’ ka vlerësuar se politika e jashtme ka qenë ndër segmentet më të suksesshme të 100 ditëve të para të kësaj qeverie.

Selimi thotë se këtë e kanë e pranuar edhe ambasadorët e vendeve perëndimore në Prishtinë.

Ai ka thënë se ministri i Jashtëm është duke punuar në drejtim që Kosova duhet të bëhet model se si të eksportohen stabiliteti dhe paqja, e jo të konsiderohet importuese e resurseve të sigurisë si zonë e rrezikshme.

Qeveria do të punësojë serbë me diploma jovalide

0

Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin për t’i pranuar në institucione shtetërore “kuadrot” e dala nga Universiteti i Mitrovicës Veriore (UMV), institucion ky ilegal i arsimit të lartë. Në kundërshtim me ligjin, diplomat që ka lëshuar ky institucion do të bëhen valide.

Një Koncept dokument, i aprovuar javën e shkuar nga Kabineti Qeveritar, në 36 faqe arsyeton nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje që do t’u mundësojë këtyre të diplomuarve në këtë institucion që vepron në veriun e banuar me serbë, për të aplikuar për punësim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gazeta e ka siguruar një kopje të këtij dokumenti. Në të pranohet fakti që UMV-ja ka zhvilluar dhe zhvillon veprimtari ilegale. Megjithëkëtë, Qeveria ka vendosur të ketë qasje “konstruktive” në këtë rast, e cila përbëhet nga një tërësi veprimesh në dy drejtime.

Adelina Ismaili ende seks-bombë (Foto)

0

Adelina Ismaili ende është një nga yjet më të nxehta të estradës shqiptare.

Këngëtarja kosovare është më rrallë e pranishme në skenë viteve të fundit, por kjo nuk e le atë aspak prapa tjerave.

Adelina, e cila është një prej këngëtareve që bëri “revolucion” me paraqitjet e saj të nxehta në festivale dhe spote, duket më në formë se kurrë.

Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku duket në formë të shkëlqyeshme fizike dhe ku bien në sy dy “bombat” në gjoksin e saj.

Adelina Ismaili1

Rama: Po ndodh bashkimi kombëtar me mjete të shekullit XXI

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se Europa ka nevojë për shqiptarët aq sa shqiptarët kanë nevojë për Europën. Tha se bashkimi kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë po ndodh me mjete të shekullit XXI.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë thotë se Kosova dhe Shqipëria çdo ditë po realizojnë bashkimin kombëtar por me mjetet të shekullit XXI.

“Ajo që ne kemi filluar vjet në Prizren dhe çka kemi vazhduar sivjet dhe çka në fakt është puna e çdo dite me Qeverinë e Kosovës është rruga e një bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit 21 në funksion të një Bashkimi Europian që do të jetë i plotë, duhet t’jetë i sigurt dhe në të njëjtën kohë duhet të jetë edhe shprehje përfundimtare e projektit të paqes”, tha Rama në emisionin ‘Zona B’ në Klan Kosova.

Tha se më nuk është koha si më parë, dhe se tani Europa ka nevojë për shqiptarët. Tha se nëse BE nuk i kushton vëmendje Ballkanit Perëndimor, do të krijohen nacionalizma floklorike në këtë pjesë.

“Sot Europa ka nevojë për shqiptarët ashtu siç kanë nevojë shqiptarët për Europën”, tha Rama.

Reperi austriak këngë për Kosovën!

0

Shpeshherë kemi dëgjuar që artistët tanë t’i thurin lavde shteteve të huaja, por të ndodh e kundërta, nuk kemi hasur pothuajse asnjëherë.

Por, një reper austriak i ka kushtuar një këngë Kosovës.

Bëhet fjalë për T2theSide, i cili do të sjell për publikun tonë këngën, L.f.2.t.k, shkurtesa e të cilat ka të bëjë me “Let’s flight to Kosova (Të fluturojmë për Kosovë)”.

Ndërsa video e kësaj kënge do ta realizojë produksioni i mirënjohur kosovar, EMF Creative, ndërsa pritet të dal në tregun shqiptar shumë shpejt./Telegrafi/

Thaçi: Do të hyjë në garë për president

0

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi nuk është lodhur nga politika. Prandaj thotë se po mendon të pranoj detyrën si President i vendit vitin e ardhshëm dhe për këtë hoqi dorë nga posti i Kryeministrit.

Në një intervistë për ‘Zona B’ në Klan Kosova, zëvendëskryeministri Thaçi theksoi se

“Nuk jam fare i lodhur përkundrazi jam në formën ma të mirë të mundshme edhe njerëzore edhe djaloshare edhe politike”, tha Thaçi.

Kjo formë bashkë me rezultatet e mëhershme në zgjedhje e kanë bërë Thaçin të mësyj më lartë.

“Besimi i qytetarëve, si lideri më i votuar tash e tetë vite dhe fitorja në tri zgjedhje nacionale më jep fuqi dhe energji me vazhdu edhe më fuqishëm edhe në të ardhmen”, tha Thaçi.

Ai siguroi se do t’i futet garës për president dhe se do të fitoj postin pavarësisht formës së garës që i duhet të nënshtrohet dhe marrëveshjes politike që bëri me LDK-në për këtë punë.

Test shtetëror për profesione

0

Në disa fusha specifike, në të ardhmen planifikohet të ketë test shtetëror të profesioneve, i cili është duke u hartuar me ligjin për rregullimin e profesioneve.

Anëtarë të këtij draftligji këtë e shohin si barazim me vendet e BE-së në fushën e arsimit, derisa njohës të fushës përkatëse këtë test e cilësojnë si dështim, pasi nuk mund të kontestohen arritjet gjatë studimeve.

Test shtetëror të profesioneve do të ketë edhe në Kosovë, në një të ardhme shumë të afërt. Kjo është duke u përgatitur në kuadër të Ligjit për Rregullimin e Profesioneve, i cili është në draftim nga Ministria e Arsimit.

Kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen testit shtetëror të profesionit do të jenë: mësimdhënësit, mjekët, dentistët, veterinerët, farmacistët, infermierët, mamit dhe fizioterapistët.

Ferdije Zhushi – Etemi – Anëtare në grupin punues të draft ligjit për Rregullimin e Profesioneve thotë: “Jo vetëm kualifikim akademik që ka një diplomë, që ka marrë në fakultetin e mjekësisë, por ai duhet të dëshmojë se i ka fituar, i ka zhvilluar kompetencat të cilat i nevojiten për të vepruar si mjek dhe normal kërkesat apo provimin do ta hartojnë njerëzit kompetent të fushës dhe këta pastaj do ti nënshtrohen këtij provimi me cka do të identifikohen si profesionist të aftë në fushën e caktuar”

Në anën tjetër, njohës të fushës së arsimit, testin shtetëror të profesionit e shohin si një eksperiment tjetër që po u bëhet të rinjve kosovarë, në fushën e arsimit. Halim Hyseni tha për RTK-në nëpërmjet telefonit, se Ligji për Rregullimin e Profesioneve ende pa filluar, do të dështojë, pasi sipas tij, nëpërmjet këtij Ligji nuk mund të kontestohet ajo që studentët kosovarë marrin gjatë studimeve.

Krijimin e testit shtetëror të profesionit, Halimi e quan praktikë jo të re. Por, ai thekson se mënyra si po procedohet është e keqe, për arsye, siç thotë Hyseni, për të verifikuar arsimin profesional, kandidatët e këtyre profesioneve duhet të futen në praktikë.

Sipas, Halim Hysenit, testi shtetëror i profesionit nuk mund të dëshmojë kapacitete dhe kompetencat praktike.

Njëra nga anëtaret e grupit punues të draftligjit për Rregullimin e Profesioneve, Ferdije Zhushi-Etemi, krijimin e këtij Ligji e sheh si barazim me vendet e BE-së, në fushën e arsimit.

“Me këtë do të bëhemi të krahasueshëm edhe me vendet e Bashkësisë Evropiane edhe me ato të rajonit. Ajo çka synojmë me këtë ligj të arrijmë është që në të ardhmen, profesionistët tanë që të mund të ushtrojnë profesionin edhe në shtete të ndryshme” thotë Ferdije Zhushi-Etemi.

Drejtues të Ministrisë së Arsimit patën deklaruar në media se me hartimin e Ligjit për Rregullimin e Profesioneve, nuk do të kontestohen diplomat universitare, por do të caktohen standarde kombëtare të cilësisë së profesionit, nëpërmjet testit shtetëror./RTK/

Lubonja: Edi Rama ka marrë rolin e babait të kosovarëve

0

Fatos Lubonja, në një shkrimin të tij të sotshëm, akuzon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se tashmë ka nisur të përdorë një gjuhë të trefishtë për shqiptarët e Kosovës.

Sipas tij, deri më tani Rama përdorte një gjuhë të dyfishtë: nacionaliste për shqiptarët dhe postnacionaliste për perëndimorët.

Por, në mbledhjen mes dy qeverive të zhvilluar në Tiranë, sipas Lubonjës, Rama filloi të përdorte një gjuhë të trefishtë.

“Ajo që më tërhoqi vëmendjen në eventin e fundit gjatë vizitës së Kryeministrit të Kosovës në Tiranë, që u zhvillua në një kohë kur kosovarët dhe shqiptarët kanë arritur pikën më të ulët të besimit tek e ardhmja, mu për shkak të politikanëve të tyre shumëgjuhësh, ishte një ndryshim në gjuhën e kryeministrit, që nga e dyfishtë ishte bërë e trefishtë. Ai përdori disa tone të forta patriotike, që dallonin edhe nga gjuha që Rama përdor me shqiptarët e këtushëm e aq më shumë nga gjuha që përdor me evropianët. U dallua qartë, pra, edhe një gjuhe e tretë për shqiptarët e Kosovës, pasi tashmë kryeministri ka marrë edhe rolin e babait të kosovarëve, të cilët i mendon se jo vetëm e kanë më të madhe dëshirën për bashkim, por kanë nevojë edhe për mbrojtjen e Shqipërisë mëmë nga padrejtësitë jo vetëm të serbëve, por edhe të perëndimorëve”, shkruan Lubonja për Panorama.

“Ku është e keqja e kësaj, do të më thotë lexuesi. Ka shumë të këqija, por po ndalem në një: sepse kjo gjuha e tretë po ka prirjen të bëhet dominante dhe po prodhon fenomene shumë të shëmtuara që vetëm me gjuhën e bashkimit të evropianëve nuk kanë të bëjnë, përkundrazi, që flasin për rritjen e vlerave antievropiane në këto treva. Mu këto ditë na ka dalë një këngë me një tekst të tmerrshëm patriotik: ‘Jemi ne, jemi ne? vijmë nga trojet tona. Nuk na ndan dot askush? fluturon shqiponja. Po thërret toka jonë, lisat edhe malet? se ne jemi një komb, Shqipëri e Madhe’, që sipas faqes zyrtare të Digitalbit dhe Top Channelit në Facebook do të shoqërojë Kombëtaren shqiptare të Futbollit në çdo ndeshje, brenda dhe jashtë vendit. Mua më duket se jemi përpara një ekzibicioni. Me kontributin e ekzibicionizmit bosh të kryeministrit, ku një pjesë njerëzish, pikërisht se janë më të përçarë se kurrë, më individualistë se kurrë, më të varfër se kurrë, jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht e intelektualisht, me një krizë të thellë identiteti individual, prandaj dhe me komplekse të thella inferioriteti, kërkojnë të mbushin këto boshllëqe e nevoja duke u identifikuar në mënyrën më infantile me tifozerinë kuqezi. Të bëhet se këta njerëz të vetmen mënyrë për të qenë patriotë, ndërkohë që lisat e Shqipërisë i shuajnë me sharra dhe malet i bëjnë çimento, kanë gjetur të tundin flamurin në ndonjë ndeshje futbolli”, vijon analizën e tij Lubonja.

Emily Colley, një DJ seksi (Foto)

0

Ylli i MTV, Emily Colley vendosi të sjellë një set fotosh të nxehta.

24- vjeçarja pozoi me të brendshme, sikur ishte DJ.

Emily Colley1

Amber Rose i lyen flokët me ngjyrë blu

0

Para pak ditësh ajo tërhoqi vëmendjen pas një puthjeje me gjuhë me ish-partnerin e saj Wiz Khalifa.

Por Amber Rose ka tërhequr sërish vëmendjen me pamjen e saj.

Ajo është shfaqur me një veshje të bardhe dhe flokët e lyer me ngjyrë blu.

Sërish nje femër seksi shpërthyese!

Amber Rose-Wiz Khalifa