22.7 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025
Home Blog Page 7058

Vrau vajzën sepse ishte shtatzënë me kushëririn

0

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim dosjen e 70-vjeçarit që vrau vajzën e tij, pasi ajo kishte mbetur shtatzënë me një kushëri të largët.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datë 28 maj të vitit 2014, në Dibër, e cila tronditi mbarë opinionin publik. Shkaqet e vdekjes së vajzës mbështeteshin në versione të ndryshme. Fillimisht, babai hapi lajmin se e bija vdiq nga shkaqe natyrale.

Por Krimet e Rënda e kanë zbardhur tërësisht këtë krim.

Doksan Dushku, 70 vjeç, deri më tani është hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”.

Ai akuzohet se ka kryer veprat penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” të vajzës së tij, shtetases Fatmira Dushku dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ndërkaq, djali tij, Lulzim Dushku, 20 vjeç është hetuar i lirë, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ngjarja ka ndodhur, në fshatin Sllatinë, Komuna Sllovë të Rrethit Dibër.

Si ndodhi ngjarja

E bija e Doksanit, viktima Fatmira Dushku, kishte qenë e pamartuar dhe nuk ishte qenë në marrëdhënie pune. Së fundmi, i pandehuri kishte vënë re që e bija ishte shtatzënë. Ai e kishte pyetur atë se si kishte ndodhur që kishte mbetur shtatzënë dhe ajo kishte hezituar t’i pohonte atij emrin e personit me të cilin kishte mbetur shtatzënë.

Megjithatë, nga bisedat me të bijën, i pandehuri kishte arritur të kuptonte se bëhej fjalë që personi i cili me shumë mundësi e kishte lënë atë shtatzënë, ishte njëri nga djemtë e një kushëriri të largët të tij, me inicialet A.H. Ky i fundit e kishte shtëpinë në të njëjtin fshat me atë. Ai kishte dy djem njëri prej të cilëve ishte shtetasi A. Dushku u interesua vetë në spital, që vajza e tij të bënte një abort, ai i shpjegoi mjekut se si qëndronte problemi dhe mjeku lajmëroi familjen e djalit.

Mbrëmjen e 27 prillit 2014, Doksani kishte thirrur në shtëpinë e tij, të vëllain A. dhe të birin e tij, Ramazanin, për të biseduar se si do vendosnin rreth shtatzënisë së Fatmirës.

Pas pak ata ishin larguar, ndërsa Ramazani kishte shkuar në shtëpinë e kushëririt të largët, ku kishte gjetur studentin A.

Aty, studenti kishte mohuar që kjo të ishte e vërtetë. Ata vendosën gjithë bashkë dhe shkuan në shtëpinë e të pandehurit, ku gjetën Doksanin, Fatmirën, dhe djalin e vogël. Këtu, pas bisedës, Fatmira ishte shprehur “unë e dua”.

Duke mos e besuar atë, kushëriri i tha të pandehurit që të nesërmen në mëngjes, të dy bashkë të dërgonin djalin dhe vajzën në spital, për të bërë analizat dhe nëse kjo dilte e vërtetë, atëherë ata do të vazhdonin jetën bashkë, por sipas tij, djali nuk do të kishte më vend në shtëpi, pasi në të kundërt, ata nuk do kishin më punë mes tyre. Këtë natë takimi mes tyre nuk zgjati shumë dhe ata u larguan nga banesa e të pandehurit. Në shtëpi mbeti i pandehuri, me të bijën dhe dy djemtë. Në atë orë të natës, i pandehuri dhe e bija ishin zgjuar dhe Doskani qëndronte në oborrin e shtëpisë, ndërsa e bija bënte punë shtëpie.

Rreth mesit të natës i pandehuri mori nga pas shtëpisë një armë automatike dhe e qëlloi vajzën me breshëri në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të shtënat u dëgjuan dhe nga i vëllai i Doskanit dhe djali i tij, të cilët kur u afruan e gjetën me armë në dorë. Ata u shtangën dhe i morën armën nga duart, duke e vendosur diku pas shtëpisë.

Aty, i pandehuri vendos që vrasjen që bëri, ta paraqesë si vdekje natyrale të së bijës, dhe për këtë duhej porositur e marrë arkivoli në Peshkopi. /Shekulli/

Doutzen Kros promovon ushqyerjen me gji (Foto)

0

Në rrjetet sociale kanë nisur kritika të forta kundër Facebook dhe Instagram për shkak të ndalimit të fotove të nënave që ushqenin fëmijët me gji.

Edhe modelja Doutzen Kros ka dalë në mbështetje të nënave duke postuar një foto në Instagram.

Ajo shfaqet me gjoksin e zhveshur dhe një bibiron të cilin po e mbush me qumësht.

Një gjest solidariteti ky i modeles 30-vjeçare e cila di të tërheqë vëmendjen në çdo moment.Doutzen Kros

Rihanna akuzohet se ka kopjuar këngëtaren e panjohur

0

Rihanna nuk gjen qetësi. Pas thashethemeve për miklimin e dyshuar me Leonardo Di Caprio, që u larguan vetëm pjesërisht nga kënga e parë e promovuar nga albumi i tetë i shumëpritur i këngëtares, ja tek mbërrin një tjetër telash për popstaren karaibiane, që tani akuzohet për plagjaturë.

Sipas adhuruesve të këngëtares Just Brittany, kënga e re e RiRi, “Bitch better have my money”, është shumë e ngjashme me këngën “Betta have my money” të artistes thuajse të panjohur.

Qeveria ende e pakompletuar

0

Disa zëvendësministra janë emëruar javë më parë, pastaj janë emëruar edhe pesë të tjerë, kurse katër janë emëruar javën që lamë pas.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu nga 25 janari ka një pyetje parlamentare për kryeministrin Isa Mustafa, për të cilën nuk ka marrë ende përgjigje.

Edhe në njërën nga seancat e fundit, Haxhiu e shtroi këtë pyetje, që ka të bëjë me zëvendësministrat.

“Kanë kaluar një muaj kur unë kam kërkuar nga kryeministri i Kosovës të tregojë se sa zëvendësministra i ka, sepse në vazhdimësi nga dy-tre fshehura po i emërojnë zëvendësministrat dhe nuk po tregojnë se mund të jenë rreth 50 sosh. E nga përllogaritjet që i kam bërë unë ka dalë që shtetit të Kosovës i kushtojnë diku 160 mijë euro”, ka thënë Haxhiu.

Deri më tani janë emëruar disa zëvendësministra ndërsa gjatë javës që lamë pas janë emëruar katër zëvendësministra të tjerë. Ky në fakt, është një proces, të cilin opozita dhe shoqëria civile e ka kritikuar vazhdimisht, ngase janë bërë katër muaj dhe ende Qeveria nuk është kompletuar me zëvendësministra.

Shqipe Pantina, deputete e Vetëvendosje!-s, thotë se Qeveria ka harruar të merret me problemet tjera, duke u marrë më zëvendësministra.

“Për katër muaj rresht dy partitë e koalicionit më shumë kanë harxhuar kohë dhe energji duke negociuar për postet e zëvendësministrave e në këtë mënyrë për t’i shuar qoftë pakënaqësitë, apo për t’i përmbushur orekset e anëtarëve, simpatizantëve, ose militantëve të subjekteve politike, sesa të uleshin dhe të punonin në programin qeverisës dhe në ndryshimet kaq të nevojshme në Kosovë”, ka thënë Pantina.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë ky është një proces, i cili merr kohë, ngase ka të bëjë me verifikimin e emrave e për të cilin proces konsultohen edhe agjencionet e ndryshme të sigurisë dhe është proces në vazhdimësi. I pyetur se sa do të jetë numri i përgjithshëm i zëvendësministrave, pasi që opozita kritikon vazhdimisht për numrin e madh të tyre, Abrashi nuk dha përgjigje konkrete.

“Nuk do jepja një numër të përgjithshëm në total sa do të jetë, por jemi duke punuar që t’i emërojmë sa më shpejtë, në mënyrë që t’i funksionalizojmë këto sektorë. Edhe ne jemi të interesuar që të përfundojë sa më shpejtë, por është proces që vazhdon. Besoj që gjatë muajit të ardhshëm do të përfundojë”, ka thënë Abrashi për “Radio Kosovën”.

E derisa të përfundojë procesi i emërimit të zëvendësministrave, edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu thotë se do të vazhdojë të kërkojë të njëjtën llogari nga kryeministri Isa Mustafa. “Unë do ta bëjë prapë këtë pyetje, derisa të marrë përgjigje nga kryeministri”, ka thënë Haxhiu.

Promovohet libri “Do ta vendosim kufirin”

0

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është bërë promovimi i librit “Do ta vendosim kufirin” i autores Kaqusha Jashari.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë historianë dhe qytetarë të ndryshëm.

Libri trajton ngjarjet e vitit 1988-1989 të cilat kanë ndodhur në Kosovë, në kohën kur autorja ishte në pozita të larta udhëheqëse të shtetit.

“Do ta vendosim kufirin” u cilësua si i rëndësishëm për të vënë në dritë ngjarjet të cilat kanë ndodhur në Kosovë./KlanKosova/

Krasniqi i përgjigjet Gashit: Jo gjithçka bëhet për arsye elektorale

0

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi sot tha se protestat e VV-së, AAK-së dhe NISMA-së i kupton pasi që të bëhen për të mbajtur afër elektoratin e tyre. Mirëpo i të njëjtit mendim nuk është zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

Ai ka thënë se jo gjithçka bëhet për arsye elektorale duke shtuar se një gjë e tillë nuk është e kuptueshme për subjektet që bëjnë gjithçka për të arritur në pushtet.

“Jo gjithçka në këtë vend bëhet për arsye elektorale, siç mendon Arben Gashi. Por kjo nuk është e kuptueshme për subjektet që janë të gatshme të braktisin çdo marrëveshje dhe fjalë të dhënë, për të arritur në pushtet. Ne po protestojmë kundër kapjes së shtetit, ngase partia e Arbenit ia humbi rastin Kosovës që në mënyrë institucionale të çlirohet nga kjo kapje”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai më tutje ka shtuar se krejt çka u ka mbetur qytetarëve tani është rruga.

“Dhe po protestojmë jo vetëm sepse kemi të drejtë por sepse kjo është bërë e domosdoshme dhe e pashmangshme në një gjendje ku çdo institucion publik, duke filluar nga gjykatat për të vazhduar tek televizioni publik, është vënë nën kontrollin e Qeverisë. Krejt çka i ka mbetur qytetarëve është rruga. Edhe këtë të fundit pat tendenca që t’ia ndalojnë, por normalisht që këtu pushteti është i pafuqishëm – sado që e përdorë dhunën”, ka përfunduar ai.

Në Elbasan, restaurohet monumenti i kulturës Xhamia Mbret

0

Restaurimi i xhamive të dëmtuara gjatë regjimit komunist dhe që i përkasin trashëgimisë osmane në Shqipëri, tashme nuk realizohet vetëm nga institucionet e ndryshme, por edhe nga vetë besimtarët. E një ndër këta shembuj është Xhamia Mbret në qytetin e Elbasanit. Minarja e saj dhe elementë të tjerë janë riokonstruktuar falë kontributit të besimtarëve të qytetit të Elbasanit dhe në veçanti të besimtarëve që frekuentojnë më shumë këtë objekt kulti, që ka edhe statusin e monumentit të kulturës.

Elbasan-Xhamia MbretXhamia Mbret është njëra nga objektet e kultit të fesë myslimane më të hershme të Shqipërisë dhe që ruhet në formën e saj të ndërtimit dhe ndodhet brenda kalasë së Elbasanit në distancë më të afërt me portën kryesore të hyrjes në kala, në qendër të qytetit. Kjo xhami është ndërtuar rreh vitit 1492 nga Sulltan Bajaziti.

Anadolu Agency (AA) ka vëzhguar nga afër këtë xhami, e cila ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit, ku edhe ka marrë prononcimet e imamit të saj, Gëzim Karaj, si dhe koordinuesit të punimeve për restaurimin e Xhamisë Mbret, Enver Samuri.

Gëzim Karaj, imami i kësaj xhamie tregon se ky objekt kulti është ndërtuar rreth vitit 1492 nga Sulltan Bajaziti dhe ka vazhduar normal aktivitetin deri në kohën e komunizmit. Pasi u prishën shumë objekte kulti gjatë komunizmit, u dëmtua edhe Xhamia Mbret, por u dëmtua vetëm minarja e saj, ndërsa pjesa e mbetur ka pasur funksione të ndryshme.

“Pas shembjes së komunizmit u kthye në identitet dhe për momentin është një nga xhamitë më të rëndësishme të qytetit, sepse është edhe në qendër të qytetit dhe shërben si një gjurmë historike për fenë dhe besimin tonë. Ka pasur kontribute, por kohët e fundit është investuar më shumë edhe nga pjesa e xhematit, duke u lajmëruar njerëzit, qoftë pjesa e xhematit, qoftë tregtarët e qytetit, ato që punojnë jashtë Shqipërisë që janë qytetarë Elbasan. Me këto kontribute kemi bërë një lloj restaurimi, por jo të plotë, pasi akoma ka nevojë për më shumë kontribut. Ideja për restaurimin qoftë të minares qoftë pjesës tjetër është po i xhematit tonë. Në momentin që u ndërtua minarja pati urime nga qytetarët për besimtarët”- tregon për AA imami Karaj.

Elbasan-Xhamia Mbret2Karaj deklaron se momentalisht janë 7 xhami në Elbasan, nga 28 xhami që kanë qenë dikur, por sipas tij ka nevojë edhe për më tepër, pasi ka fluks të madh besimtarësh.

Koordinuesi i punimeve për restaurimin e Xhamisë Mbret, Enver Samuri, tregon se rindërtimi i minares filloi në vitin 2012 dhe brenda një viti i rindërtua.

“Ky ndërtim u realizua nga kontributi i besimtarëve myslimane të qytetit, por më shumë të besimtarëve që frekuentojnë këtë xhami. Dëshira ishte e madhe që ne gjatë punimeve të ruanim identitetin e saj, elementët që kanë qenë që para prishjes në vitin 1967 dhe pas konsultimeve edhe me specialistët edhe me Institutin e Monumenteve të Kulturës u realizua një punë e madhe. Materiali për restaurimin ishte i njëjtë për të ruajtur identitetin e saj të më parshim. Kjo xhami i ka të ndërthura të gjitha brenda, si identitetin, pikturën, skulpturën, dhe elementë të tjerë që i donte ky objekt kulti”- deklaron ndër të tjera drejtuesi i punimeve për restaurimin e Xhamisë Mbret në Elbasan.

Enver Samuri pohon se restaurimi i xhamisë me kontributin e besimtarëve ka shumë domethënie, për shumë arsye, pasi sipas tij së pari ato e kanë frekuentuar në shekuj, duke vlerësuar se është një kulturë që iu përket të gjithëve. Samuri vlerëson se ka edhe një simbolikë pasi është afër objekteve të kultit të besimeve të tjera fetare, duke pasur shumë pranë Kishën Katolike dhe atë Ortodokse./KultPlus.com/

Gashi: VV, AAK e NISMA përmes protestave po e mbajnë elektoratin afër

0

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, nuk sheh kurrfarë rreziku nga protestat e paralajmëruara të opozitës. Madje, thotë se VV, AAK dhe NISMA nuk janë duke provuar të marrin pushtetin përmes protestave, por se po e përdorin këtë metodë demokratike për të mbajtur afër elektoratin.

“Nuk mendoj se mund të marrin pushtetin përmes protestave. Ideja e protestave, me sa po kuptoj unë, është të mobilizohen njerëz sa më shumë në mënyrë që të mbajnë elektoratin e vetë. Nuk ka të bëjë me marrjen e pushtetit sepse pushteti me dhunë nuk merret në demokraci”, ka thënë Gashi, për Gazetën Express.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së thotë se VV, AAK dhe NISMA duhet të kenë kujdes të mos i kthejnë protestat në akte dhune.

Nëse përsëritet dhuna sikur në dy protestat e mëparshme, Gashi vlerëson se mund të ketë dëme për Kosovën, institucionet dhe partitë organizatore të protestave.

“Është angazhim politik për më i arrit qëllimet e veta politike. Në demokraci këto janë normale. E rëndësishme është të mos ketë akte dhunë dhe degjenerim në dhunë. Nëse degjeneron protesta dhunë do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën dhe besueshmërinë e institucioneve, partive politike dhe të ardhmen e vendit”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA kanë paralajmëruar protesta për 18 prill me moton “Kundër kapjes së Shtetit”.

Këto parti kanë organizuar, po ashtu, dy protesta të tjera, në të cilën ka pasur të lënduar policë e qytetarë./GazetaExpress/

Kendall Jenner pozon nudo për Pashkë (Foto)

0

Teksa pothuajse të gjithë personazhet e famshëm pozojnë me simbolet e Pashkëve për të uruar festën, modelja Kendall Jenner zgjodhi të shfaqej pothuajse nudo.

Ylli i Reality Show-t, kishte zgjedhur të vishte një bluzë me veshët e lepurit, kafshën simbol të Pashkëve, teksa kishte ekspozuar pjesën e fundshpinës.

U zgjova si Lepurush. Gëzuar Pashkët, ka shkruar 19-vjeçarja në postimin e saj në Instagram.

Kendall Jenner nudo Kendall Jenner nudo1

Ambasadori amerikan trondit serbët: I quan skizofrenikë

0

Serbët janë pakëz skizofrenikë, sepse zemrat e tyre ende rrahin për Lindjen, ndërsa kokat e tyre qojnë kah Perëndimi, ka thënë ambasadori i SHBA-ve në Serbi Michael Kirby.

Duke folur në një intervistë për B92-ishin serb, Kirby e ka përshkruar Aleksandër Vucin si një lider që brengoset për të ardhmen e vendit të vet.

“Aleksandër Vuçiq është një lider që brengoset për popullin e vet. Ai po përpiqet që t’i qojë serbët në Europë, por ata janë pakëz skizofrenikë në këtë aspekt. Ende u rrahë zemra për Lindjen”, ka thënë ambasadori Kirby.

Sipas tij, dilema mes Rusisë dhe Europës është një farsë e cila u është serbëve përpara, por në realitet ajo nuk ekziston.

“Do të vazhdoni të keni miqësi me të dy vendet , por pyetja nuk është më te miqësia, sa është tek interesat strategjike të Serbisë. Duhet që t’i implementoni reformat që janë të kërkuara nga Evropa, dhe të afroheni nga Evropa. Të tjerat janë opsione të rreme”, ka shtuar ambasadori Kirby. /Indeksonline/