17.8 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025
Home Blog Page 7061

Bora mbulon Kukësin, qarkullimi me zinxhirë

0

Në të gjithë territorin e Qarkut të Kukësit, janë rikthyer këtë të dielë reshjet e dendura të borës të cilat në zonat e thella malore kanë qenë më të theksuara.

Ndërsa në zonat fushore reshjet e borës kanë nisur rreth mesditës, duke rikthyer temperaturat e ulëta.

Në lartësitë e mëdha trashësia e borës, ka arritur në 10 centimetra. Nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo mungesë të energjisë elektrike, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët e komunave të thella si Kalis, Grykë Cajë, Zapod e Shishtavec.

Ndërkohë në Rrugën e Kombit po punohet në vazhdimësi nga mjetet borëpastruese, për largimin e borës. Aktualisht, nuk raportohet për zona të izoluara. /Oranews/

Bicikëll për fitnes Time Work

Shitet Bicikleta TimeWorks e cila mjafton të bëni ushtrime vetëm 4 minuta në ditë. Eshte shumë e përshtatme për përsonat të cilët dëshirojnë të mbajnë vijën e trupit po ashtu edhe për përsonat të cilët nuk kanë kohë për ushtrime më të gjata.
TimeWork për 4 minuta në ditë, duke filluar forcimin nga muskujt e këmbës , barkut, shpinës dhe të duarve. Me Bicikeletën TimeWork I tërë trupi vihet në lëvizje duke mundësuar edhe eliminimin e yndyrnave përeth dhe anash barkut .
Shitet vetem per 99.99 €
Nr: 049 433 420

Tragjike: Vetëvaret sapo kthehet nga dasma

0

A.B. nga Serbica e Poshtme e Prizrenit, i ka dhënë fund jetës së tij duke kryer vet vrasje me anë të varjes me litar.  Rastin e konfirmuar për Indeksonline, edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

“Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme i ka kryer proceduarat dhe e ka hetuar vendin e ngjarjës. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por Policia e Kosovës do të vazhdoj me hetimet për këtë rast”, ka thënë zëdhënësi Berisha.

Ndërkaq, ngjarja tragjike, sipas familjarëve, ka ndodhur pasi i ndjeri ishte kthyer nga një dasmë, ku kishte qenë për të marr nuse. Në të afruar në afërsi të shtëpisë kishte kërkuar të zbresë nga vetura për të shkuar në shtëpi.

Pas pak kohe, kur familjarët tjerë kthehen nga dasma e vërejnë se nuk përgjigjet edhe pse ishte nisur me qëllim të që të qëndrojë në shtëpi. Pas kërkimeve, në një moment të rëndë familjarët pa shenja jete e gjejnë të varur në nën kulmin e shtëpisë./Indeksonline/

Emrat e tre shqiptarëve që i pagëzoi Papa Françesku

0

Tre shqiptarë u bënë njerëzit më me fat, pasi patën mundësinë që të pagëzoheshin nga Papa Françesku gjatë vigjiljes së Pashkës. Në meshën e shenjtë, Papa Françesku pagëzoi gjashtë gra dhe katër burra, të gjithë të rritur, të moshave të ndryshme dhe të kombësive të ndryshme.

Shqiptarët me fat ishin Entela Hyseni, e lindur në Shqipëri më 1980, Vjollca Muhaj, e lindur më 1959, si dhe Ervin Shehu i datëlindjes 1983.

Më e reja ishte një vajzë nga Kamboxhia, e lindur në 2002-shin, ndërsa më e vjetra një grua nga Kenia, e lindur në vitin 1948. Katër prej tyre ishin italianë, 3 shqiptarë, dhe një portugeze, veç tyre.

Ati i Shenjtë zgjodhi të bënte një predikim kryesisht meditues, mes reflektimeve dhe lutjeve, si dhe i dedikoi shumë hapësirë faktit se çfarë nënkupton “futja në të mistershmen”. Ai ka marrë shtysën prej dëshirave të grave, mëngjesin pas vdekjes së Jezusit, për të hyrë në varrin e tij dhe për t’u përfshirë në ndjenjat e dyshimit dhe hezitimit që e rigjallëruan atë.

“Të futemi tek e mistershmja”, të jemi ende “të aftë për të mrekulluar” dhe të aftë për “të dëgjuar heshtjen”. Futja në misteriozen na kërkon të mos kemi frikë nga realiteti. Të mos mbyllemi në vetvete, të mos arratisemi nga gjërat që nuk i kuptojmë, të mos mbyllim sytë përpara problemeve, të mos i mohojmë ato dhe të mos shmangim pyetjet. Të kërkojnë mënyra të qarta dhe një përgjigje aspak banale ndaj pyetjeve që vendosin në krizë besimin tonë, besnikërinë tonë dhe arsyen tonë.

Hyni në varr. Na bën mirë. në këtë natë vigjiljeje, le të ndalemi e të reflektojmë për eksperiencën e dishepujve të Jezusit, që na sfidojnë edhe neve. Pikërisht për këtë jemi këtu efektivisht, për të hyrë në të mistershmen, të cilën Zoti realizoi me dashurinë e tij”, tha Papa gjatë meshës së mesnatës në Romë.

Vetura godet një biçiklist në Prizren

0

Një biçiklist është goditur nga vetura në rrugën “Wesly Clark” në Prizren. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Raportohet se një vozitës derisa ishte duke drejtua veturën e tij , nga pakujdesia e ka godit viktimën, i cili ishte në biçikletë”, njofton Policia e Kosovës.

“ Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në spitalin e Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Sulmon fizikisht një femër në Grazhdanik, arrestohet nga policia

0

Është arrestuar një person në fshatin Grazhdanik të Prizrenit, pasi që kishte sulmuar fizikisht një femër.

“I dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër, duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës .

“ Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Të vuash për respekt!

0

Shkruan: Taulant F. Selmani

Ndodh shpesh të gjendësh mes greminës, të biesh ndesh me realitetin duke përqafuar mërzinë dhe duke u ushqyer me urrejtje! Ndodh të të ik truri nga marrëzirat, të përplasesh në dyshemenë e jetës dhe të të humb motivi. Detyrohesh të zgjedhësh në mes luftës për egzistencë, apo mbijetesës, sepse një jetë normale është pothuajse e paarritshme. Rrëzohesh duke mos patur shpresë të ngrihesh e të vazhdosh, duke mos patur forcë të luftosh me vetën.

Dhe kështu ditët kalojnë por nuk jetohen!

Ndonjëherë rrezaton një diell i rremë, i cili shkelqen, por nuk ngroh, sheh fytyra tek të buzëqeshin, por të kanë zili, sjellje false e me mungesë respekti dhe perqafime, por jo dashuri! E për çfarë të jetojmë?! Kur nuk e dimë se ç’duam, nuk dime se ç’presim, ç’hamë, ç’veshim!

Shohim fytyra të zbehta, prishje ëndrrash, ditë të zymta e netë pa hënë. E në mëngjes, në vend se të të zgjojë kënga e gjelit, apo alarmi i orës, të zgjon një krismë e cila merr jetë.

Shohim aq shumë lypsarë të kërkojnë lëmoshë, e që i injorojmë, duke harruar që secili nga ne jemi lypsarë, e ne për lëmoshë kërkojmë respektin, dashurinë, e të njerëzishmen! Shohim dhe nga ata që kanë bërë nga ‘dy lek’ në gjep, e që nuk njohin ‘ligj e maliq’, e që mendojnë se po bëjnë namin, duke harruar se paraja mund të blejë shumëçka, por jo dhe respektin!

Gabohemi nëse mendojmë se paraja blen edhe dashurinë, sepse nuk ka njëri në botë që ofron aq shumë dashuri sa që të ketë edhe teprica për të ‘shitur’. Me para mund ta blesh trupin, por jo dhe zemrën, ndërsa me ‘pushtet’ mund të ta kenë frikën, por jo të të respektojnë!

E ne, akoma vazhdojmë t’a kërkojmë të mirën, duke mos patur orientim, vazhdojmë të lundrojmë në ujin e turbullt të jetës me frikën se mos përmbysemi dhe kjo për faktin se jemi një ‘ekuipazh pa kapiten’!

Të gjithë ne jemi piratë në kërkim të thesarit ‘në fund të detit’, e ketë thesar e quajnë Respekt!
“Piratët nuk dorëzohen, kërkimet vazhdojnë…!”

Çeku: Javën e ardhshme publikohen listat

0

Ish luftëtarët e UÇK-së do të presin deri në fund të javës së ardhshme të shohin emrat e verifikuar për statusin e tyre. Kjo ka qenë edhe kërkesa e tyre në protestën e organizuar ditë më parë. Madje ata kanë akuzuar për manipulim në lista.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për njohje dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të luftës së UÇK-së, Agim Çeku, thotë se listat janë transparente dhe nuk përjashtohen ankesat për emra konkret.

Ai tha se procesi është duke shkuar ngadalë por është në përfundim e sipër.

“Listat fillestare mendojmë që deri kah fundi i javës së ardhshme do të publikohen. Pastaj është afati i ankesave dhe ne do ta trajtojmë do ta shqyrtojmë çdo ankesë dhje atëherë komisioni do ti publikojë listat përfundimtare. Pas listave përfundimtare prapë ekzistojnë instrumente në qoftë se prapë ndonjë aplikant nuk është i kënaqur apo mendon se ju ka bërë e padrejtë , atëherë duhet të drejtohen në gjykatat themelore dhe me fakte , me argumente dhe gjykata e merr lëndën në dorë dhe atëherë jep përgjegjësi para gjykatës. Ose ai që ia ka përcaktu një status të tillë nëse ka gabuar ose veterani nëse ka dhënë të dhëna të rrejshme dhe pretendon që të përfitojë”, tha Çeku.

Sa i përket numrit të emra të përfshirë në lista, Çeku nuk ka dashur të flas për shifrën përfundimtare, duke theksuar duhet të kenë besim që komisioni do ta përfundojmë këtë proces ashtu siç duhet.

“Nuk besoj se listat do të nënshkruhen nga komandantët edhe pse ata e kanë obligim moral. Ne si anëtarë komisioni nuk kemi mekanizma e instrumente që ta detyrojmë dike që të nënshkruaj. Kjo varet nga vetë vullneti i tyre dhe përgjegjësia morale komanduese që e kanë pasur dhe ata janë komandantët e tyre, që i njohin ushtarin veteranin aplikant”, tha ai.

Ndërkohë veteranët kohë pas kohe janë shprehur të zhgënjyer me përkujdesin e deritashëm shtetëror që u është bërë atyre. Gjithashtu ata kërkojnë që edhe benificionet që u takojnë me ligj, t’i gëzojnë që nga janari i këtij viti./RTK/

Digjet një makinë në Suharekë (Video)

0

Një automjet i parkuar afër trotuarit në Suharekë, ka marrë zjarr sot në pjesën e parë të ditës.

Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Shkaqet e djegies së automjetit ende nuk janë bërë të ditura.

http://dai.ly/x2lsczq

Vdes në aksident basisti i Lynyrd Skynyrd

0

Robert Burns Jr. një nga themeluesit dhe ish basisti i grupit të muzikës rok, Lynyrd Skynyrd, ka vdekur në një aksident në shtetin federal, Georgia të Amerikës, kanë njoftuar autoritetet sot.

Burns Jr, ka qenë 64 vjeçar.

Siç raporton Reuters, ai nuk e kishte të vendosur rripin e sigurimit kur vetura me të cilën udhëtonte doli jashtë rrugës, mbrëmjën e së premtës.

Vetura thuhet se e ka goditur një kuti postare, dhe një pemë afër saj në Cartersville, në veriperëndim të Atlantës, njofton policia e shtetit në Georgia.