Home Blog Page 7062

Blerim Kuçi: Drejtorët e Sali Asllanajt, janë përfshirë në skandale

0

Ish-kryetari i Suharekës Blerim Kuçi, vlerëson se kryetari aktual i këtij qyteti, Sali Asllanaj ka realizuar vetëm 8 për qind të premtimeve.

Ai tregon se Qeveria e Asllanajt, po ashtu është përfshirë në skandale të ndryshme.

“Sipas analizave të shoqërisë civile, Asllanaj ka realizuar vetëm 8 për qind të premtimeve”.

“ Tri rrahje kanë ndodh të drejtorëve me qytetarë”.

Kuçi tha se kryetari Sali Asllanaj ka dështuar edhe në realizimin e të hyrave buxhetore. /PrizrenPress.com/

Haradinaj në Suharekë: Ose tërheqje të nënshkrimeve, ose zgjedhje të jashtëzakonshme

0

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë sot në Suharekë, se Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse kryeministri Isa Mustafa nuk tërheq nënshkrimet për Asocacionin e Komunave dhe demarkacionin me Malin e Zi.

“Nëse nuk tërhqiet nënshkrimi gjegjësisht nuk bojkotohet implementimi i atyre dy nënshkrimeve për demarkacion dhe për Asocacionin e Komunave ne do të shkojmë deri në kërkim të zgjedhjeve të reja”, ka thënë Haradinaj transmeton TV Besa

Gratë e PDK-së në Prizren, fushatë kundër sëmundjes së kancerit të gjirit

0

Në organizim të Gruas Demokratike të PDK-së, në Prizren ka filluar fushata sensibiluese për luftimin e sëmundjes së kancerit të gjirit, pasi që muaji tetor është muaj i luftimit të kësaj sëmundje të rrezikshme.

Aktivitetet kanë filluar me vizitën në QKMF-në ku bëhet edhe kontrollimi i kësaj sëmundje përmes aparatit të mamografisë. Më pas , në Qendrën “ Europa” është mbajtur edhe një takim ku është folur për rreziqet dhe masat parandaluese të kësaj sëmundje, takim ky në të cilin morrën pjesë drejtueset e GD të PDK-së,zyrtarët e pushtetit lokal të Prizrenit dhe pjesëmarrese të shumta.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Ramadan Muja, tha se ne si qeveri lokale kemi qenë dhe do të jemi të përkushtuar që të sigurojmë pajisje të nevojshme për punë efikase në trajtimin e shumë sëmundjeve, përfshirë edhe ato për sëmundjen e kancerit të gjirit, ndërsa vijoi ai, ne si komunë mbështesim materialisht edhe shumë pacientë që trajtohen nga sëmundja e kancerit, theksoi ai.

Kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Pula – Shiroka, tha se kjo fushatë sensibilizuese i është dedikuar mbrojtjes së shëndetit dhe në përgjithësi është shprehje e solidaritetin tonë , theksoi ajo, me të gjitha gratë e Botës që janë të prekura nga kjo sëmundje.

Ndërkaq, kryetarja e degës së GD të PDK-së në Prizren Laura Guguli, tha se e gjithë kjo fushatë tregon gatishmërinë tonë për tu vënë në mbrojtje të shëndetit të mbarë shqoërisë sonë, theksoi ajo. Pas fjalimeve, rreth parandalimit dhe trajtimit të sëmundjes së kancerit të gjirit, ka mbajtur një ligjëratë profesionale radiologja, dr. Shpresa Goçaj, ndërkaq për të gjithë të pranishmit rreth informimit sa më të mirë për këtë sëmundje është shfaqur edhe një film dokumentar.Pas kësaj ngjarje, pjesëmarrëset e këtyre aktiviteteve kanë bërë edhe një defile në qendër të Prizrenit/TV Prizreni/

Pesë anarkitë e shqiptarëve, sipas Fan Nolit

0

Fan Noli, për shkak të gjendjes së rëndë në Shqipëri, ka nënvizuar pesë anarki që mbizotronin te shqiptarët:
– E para, anarkia fetare;
– E dyta, anarkia sociale;
– E treta, anarkia morale;
– E katërta, anarkia patriotike;
– E pesta, anarkia e idealeve;
***
Më 27 shtator 1923 në Tiranë, u mbajt sesioni i IV’të i Këshillit Kombëtar të Shqipërisë, ku u prezentua një raport i qeverisë së atëhershme shqiptare në krye me Ahmet Zogun, dhe në fund u kërkua një votbesim nga KKSH’ja. Në këtë sesion të parlamentit shqiptar, në emër të opozitës mbajti një fjalim Fan S.Noli. Me këtë rast po shkëpusim një pjesë të fjalimit të tij, që ka të bëjë me anarkinë shqiptare, e cila për fat të keq po mbretëron trishtueshëm edhe sot në politikbërjen shqiptare!
Fan Noli, duke krahasuar qeverisjen e Ahmet Zogut me një ngjarje që i kishte ndodhur kontit gjerman Til Ulenshpigel në fjalimin e tij parlamentarëve të pranishëm ju thotë:
“Nemëni leje tani të përshkruaj, me pak fjalë historinë dhe teatrin, ku Ahmet Zogu bëri dhe vazhdon shakanë e tij. Në konfuzion të përgjithshëm dhe i ndihmuar prej lajthimeve fatale të kundërshtarëve të tij, Ahmet Zogu rrëmbeu fuqinë të cilën po e mban në dorë. Kjo s’është gjë e zorshme për të bërë, po të merret ndër sy që në vendin tonë mbretëron konfuzioni i pesë anarkive.
E para, anarkia fetare:
katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrëj në zemrën e një populli pagan.
E dyta, anarkia sociale:
këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për Partinë Popullore, e cila sot mbahet në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anëtarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.
E treta, anarkia morale:
këtu qeni s’njeh të zon; këtu karakteret dopësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyr nga dita në ditë në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
E katërta, anarkia patriotike:
këtu brenda një dite, si për magji, trathëtori bëhet patriot dhe patrioti trathëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë luftuar për “harfet” dhe flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shenjtërojnë anembanë Toskërinë; këtu si më thoshte një mik, është më mirë që njeriu të jetë trathëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.
E pesta, anarkia e idealeve:
këtu idealet e shtrembra e të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen për jetë a vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e këtyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten në plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpusha, që mund t’i copëtosh, po jo t’i shqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë. Herodoti tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoj gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky tregim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i shqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’i presësh jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët dhe trupin…” – thotë me pikëllim Fan S.Noli!/Pashtriku.org/Sheradin Berisha/

Kadare nominohet sërish për çmimin Nobel për Letërsi

0

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, është sërish në mesin e të nominuarve për çmimin Nobel për Letërsi që do të ndahet gjatë këtij muaji.

Akademia suedeze po shqyrton 259 emra që kanë ardhur si propozime nga shtëpi të ndryshme botuese në botë.

Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale. Vepra e Kadaresë është përkthyer në mbi 40 gjuhë të huaja.

Çmimi Nobel për letërsi ndahet çdo tetor, siç kërkohet në testamentin e shkencëtarit Alfred Nobel, “Për njeriun që ka krijuar në fushën e letërsisë veprën më të vlefshme me një drejtim ideal”.

Që prej vitit 1901, 110 njerëz e kanë fituar këtë çmim, prej të cilëve 13 kanë qenë gra. I vetmi autor me nënshtetësi shqiptare që është nominuar për këtë çmim vazhdon të jetë Kadare.

Vitin e kaluar Nobelin për Letërsi e fitoi shkrimtari francez, Patrick Modiano.

Laureatët e Nobelit të këtij viti do të marrin tetë milionë korona suedeze (rreth 950.000 dollarë ose 855,000 euro). /KosovaLive

Daka: KQZ e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm, për tu ballafaquar me zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse ato do të shpalleshin, ka deklaruar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“KQZ-ja kushte për zgjedhje, sepse e ka obligim kushtetues që t’i organizojë ato. Janë obligim kushtetues zgjedhjet në momente, dhe rrethana çfarëdo qofshin ato”, ka thënë Daka për ‘shqip.press’.

Ajo tha se janë të gatshëm t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura ligjore për organizimin eventual të zgjedhjeve.

VV: Mustafa dhe Shala u ankuan se Bajram Gecaj ishte spiun në LDK

0

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj në një intervistë ka kujtuar një detaj kur partia e tij LDK ishte pjesë e bllokut VLAN.

Atë kohë blloku VLAN synonte ta merrte pushtetin mirëpo ishte Gjyakta Kushtetuese ajo e cila ua preu “shkurt e shqip” se nuk do të mund ta merrnin pushtetin.

“Në atë kohë, në tavolinë ka dalë propozimi ‘të kapen stupcat’ e të digjet Gjykata Kushtetuese. LDK nuk e lejoji një gjë të tillë”, ka thënë Gecaj.

Një gjë të tillë e kanë mohuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ishte edhe pjesë e atij koalicioni që jetoi vetëm gjashtë muaj.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thënë për Indeksonline se deklarata e Gecajt është e pavërtetë.

“Kjo është e pavërtetë. Në kohën e VLAN-it, Isa Mustafa dhe Kujtim Shala u patën ankuar që Bajram Gecaj është spiun në LDK, i një ambasade, dhe se po e kanë të vështirë ta shmangin prej takimeve të përbashkëta”, tha Krasniqi.

Ai më pas theksoi se deklarata e tij e fundit e konfirmon atë të cilën e kanë thënë Isa Mustafa dhe Kujtim Shala.

“Deklarata e fundit e tij është edhe një konfirmim se me çfarë shpifjesh ka raportuar informatori Bajram Gecaj nëpër ambasada”, shoti Krasniqi.

Megjithatë Gecaj nuk ka dhënë sqarime se nga kush kishte ardhur propozimi për djegien e Gjykatës Kushtetuese. /Indeksonline/

Arrestohen dy persona në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Arrestimi tjetër është bërë në rrugën “Salajdin Braha”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit. /PrizrenPress.com

Përplasen dy automjete në Suharekë, lëndohen dy pasagjerë

0

Dy automjete jenë përplas në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Policia bën të ditur se si pasojë i aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com

Romani i Meral Kureyshi, në garë për më të mirin

0

Kopshti i gjyshërve i mbetur në mendje, bashkë me ngrohtësinë që të jep Prizreni. Qytetin e saj të lindjes shkrimtarja Meral Kureyshi e viziton çdo vit, e cila prej vitesh jeton në Zvicër. Në fakt, ajo thotë se tani jeton mes Prizrenit dhe qytetit Bernë.

Kureyshi e cila ka studiuar në Institutin e Letërsisë Zvicerane në Biel, me romanin e saj “Elefanten im Garten” është nominuar për çmimin për të madh të letërsisë që ndahet në Zvicër. Pesë të nominuarit për këtë çmim janë përzgjedhur nga juria për nga 90 tituj, aq sa kanë konkurruar.

“Njerëzve u pëlqen ta lexojnë ‘Elefanten im Garten’”, thotë Meral Kureyshi për “Zërin”, e cila në Zvicër jeton që në vitin 1992.

“Është kënaqësi të ndash një rrëfim, ngjarje me shumë njerëz”, vazhdon rrëfimin e saj shkrimtarja e cila fëmijërinë e ka kaluar në qytetin e lindjes, në Prizren.

“Prizreni jeton ende në mendjen time. Narratorja udhëton, kthehet në Prizren pas 13 viteve”, tregon Meral Kureyshi për librin e saj derisa thotë se gjithçka ka ndryshuar.

“Gjyshërit i vdesin. Pastaj i vdes edhe babai”, është shprehur autorja e “Elefanten im Garten”, duke treguar për disa nga temat që trajton romani i saj.

Në listën e ngushtë për Çmimin “Libri më i Mirë Zviceran” përveç Meral Kureyshi me librin e saj “Elefanten im Garten” janë edhe Martin R. Dean “Verbeugung vor Spiegeln”, Dana Grigorcea “Das primäre Gefühl der Schuldlosigkeit”, “Ruth Schweikert “Wie wir älter werden” dhe Monique Schwitter “Eins im Andern”. Ndër fituesi e këtij çmimi që do të bëhet i ditur më 8 nëntor në festivalin e letërsisë “Buchbasel” në Bazel, ku do të ndahen 40 000 CHF, 30 mijë për fituesin, dhe nga 2500 për të nominuarit e tjetër për çmim.

Sipas zëdhënëses së jurisë, Corina Caduff, të pesë titujt e librave sjellin probleme aktuale shoqërore, mbi kombësinë e gjuhën.

“Narratorja e kujton kohën në Prizren. Ajo rrëfen për Zvicrën”, thotë Meral Kureyshi, derisa tregon se narratorja është 24-vjeçare kur babai i saj vdes.

“Ajo udhëton shumë që të kthehet në Prizren. Ajo dhe unë jetojmë me një gjë në mes. Mes Prizrenit dhe Bern”, është shprehur shkrimtarja, e cila pas përfundimit të studimeve ka themeluar “Atelienë e lirikës” në Bernë.

“Është një rrëfim familjar. Është një lidhje e veçantë mes babait dhe vajzës”, tregon Kureyshi për romanin “Elefanten im Garten”, derisa thotë se është një tregim për vdekjen, për përkohshmërinë, për dashurinë.

“Elefanten im Garten”, i botuar në verën e këtij viti, tregon historinë e një familje që ikë në vitet 90-ta të shekullit të kaluar, para luftës në Kosovë në Zvicër. Është historia e një vajze që përballet me dy kultura të ndryshme, dhe historia e një gruaje të re, e cila ka rrënjët pas vdekjes së babait të saj të dashur.

“Librat që janë nominuar janë të gjithë shumë të mirë. Nuk ka favorizime. Nga 90 libra 5 janë nominuar. Jam shumë e kënaqur”, është shprehur Meral Kureyshi, derisa thotë se juria ka bërë përzgjedhjen e pesë të shkrimtarëve që janë në listë të ngushtë për çmimin më të madh të letërsisë në Zvicër.

“Disa nga shkrimtarët e mi të preferuar janë: Ruth Schweikert, Navid Kermani, Eva Seck, Jürg Halter, Christian Zehnder, Nizami, Ismail Kadare, Orhan Pamuk”, ka treguar Kureyshi, e cila është e mendimit se tregimet janë të rëndësishme dhe që përcjellin sensin e kohës.

“Unë shkoj çdo vit në Prizren. Është një vend i bukur”, thotë shkrimtarja, që duke folur për refugjatët nëpër botë shprehet se ka shumë njerëz nëpër botë që kanë frikë nga të huajt.

“Kjo është e gjitha. Kjo është keq”, tregon Meral Kureyshi, derisa shprehet se si refugjatë përballesh me shtëpi të re, gjuhë të re, sfida të reja, shoqëri të re, pa familje. Ai thotë për gazetën se nga Prizreni kujton kopshtin e gjyshërve të saj.

“Kujtoj kikirikët e mbështjellë në letër. Ngrohtësinë. Shumëgjuhësinë. Koncertet në Domkultura. Lumin. Xhemerin tim të verdhë”, ka thënë Kureyshi, e cila nuk e mendon fitoren.

“Unë nuk po mendoj rreth fitores. Unë jam e kënaqur që jam nominuar. Gjëja me e mrekullueshme është se unë mund të ndaj rrëfimin tim me shumë njerëz”, ka thënë Meral Kureyshi, e cila gjithmonë ka shkruar shumë dhe që shkrimi ka qenë mik i saj që në fëmijëri.

Kureyshi, e lindur në Prizren më 1983, në një familje turke, po ashtu ka organizuar punëtori poezi për fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit në Bernë. /Zëri