31 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 7074

Arrestohet mashtruesi i “sigurimit të veturave” në Prizren

0

arrestimi 2Policia ka arrestuar një mashtrues në rrugën “Wiliam Woker” në Prizren. Sipas policisë, i dyshuari ka mashtruar një person duke ia marrë 228 euro.

“Është arrestuar një person pasi që i njëjti ka mashtruar një qytetar duke ia marr 228 € për t’ia siguruar veturën”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./PrizrenPress.com/

Goditet këmbësori me veturë, lëndohet rëndë

0

Makina-kembesoriNjë këmbësor është goditur nga vetura në fshatin Shirok të Suharekës. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar me veturën e tij ka goditur aksidentalisht këmbësorin, viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, dhe sipas raportit mjekësor viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari (vozitësi i veturës) lirohet në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Jahjaga: Do të ndëshkohen krimet e dhunës seksuale

0

Jahjaga14-21Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga deklaroi se janë të përkushtuar të sjellin drejtësi për krimet e bëra të dhunës seksuale dhe të mos mbesin të pandëshkuara.

Jahjaga këtë deklaratë e bëri në takimin e tretë të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës që shënon edhe njëvjetorin e formimit të Këshillit.

Më poshtë fjalimi i presidentes:

Para një viti, unë e kam themeluar me dekret të veçantë këtë mekanizëm koordinues ndërinstitucional dhe shoqëror të paprecedent, duke u bazuar në nevojën eminente që ne si shoqëri kishim në adresimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Kishin kaluar 15 vite nga përfundimi i luftës, dhe tema e kësaj kategorie të viktimave civile të luftës vazhdonte të mbetej temë tabu, ku faji i kësaj padrejtësie të madhe vazhdonte të rëndonte supet e këtyre viktimave.
Ishin zërat e organizata të grave ato që nga momentet e para tentuan të thyenin heshtjen që pllakosi këtë pasojë të luftës, të cilat gjetën edhe mbështetjen e ithtarëve të drejtësisë që guxuan të flasin hapur. Por, ende, 15 vite pas përfundimit të luftës, debatet që po zhvilloheshin brenda shoqërisë sonë reflektonin stigmën e thellë, deri edhe mohimin e kësaj të vërtete të rëndë të luftës.
Ishte koha që ta njihnim këtë krim njëzëri si institucione, por edhe si shoqëri, dhe së bashku të ballafaqoheshim me pasojat e rënda që ky krim la pas jo vetëm për viktimat e saj, por për të gjithë shoqërinë tonë.
Që në hapat e parë ju institucione të vendit, organizata joqeveritare dhe ndërkombëtare, ju qytetarë të vendit tonë, shprehët përkushtimin dhe vendosmërinë për të përkrahur këtë iniciativë të përbashkët që udhëhiqet nga misioni për të sjellë paqe për qytetarët e barabartë të vendit tonë, të cilët ishin viktima të njërës prej mjeteve më makabre të luftës.
Që prej vitit të kaluar mund të them me bindjen më të plotë, se së bashku kemi arritur të hapim një kapitull të ri, i cili ka vetëm një drejtim, atë të garantimit dhe ofrimit të të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës si viktima civile të luftës.
Së bashku kemi arritur ta kthejmë çështjen e rehabilitimit, të riintegrimit dhe risocializimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, në një temë që zë gjithmonë e më shumë vend në politikat qendrore dhe ato lokale, në një temë për të cilën tashmë ne si shoqëri kemi filluar të flasim më hapur.
Ballafaqimi me këtë pasojë të luftës nuk është i lehtë por nuk është i pamundur, me vendosmërinë, me mbështetjen dhe gatishmërinë e duhur do të arrijmë që të mbijetuarve dhe familjarëve të tyre t’ju ofrojmë mundësitë për të ardhme më të sigurt dhe në paqe, siç kemi filluar tashmë ta bëjmë.
Në 20 mars të vitit të kaluar, miratimi i projektligjit në Kuvend shënoi hapin e rëndësishëm të njohjes së statusit ligjor të viktimave të dhunës seksuale si viktima civile të luftës. Një hap që na vuri para detyrës të ndërmerrnim të gjitha masat e nevojshme për përpilimin e akteve të domosdoshme nënligjore konform këtij ligji, për t’ju ofruar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës zbatimin e plotë të tij si dhe përfitimet e parashikuara në këtë ligj.
Grupi punues i formuar vitin e kaluar me kërkesë të Zyrës sime, vazhdon të punojë në përpilimin e udhëzimeve të nevojshme administrative dhe të udhërrëfyesit për aplikim, që do t’i hapin rrugën formimit të Komisionit Qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës ashtu siç parashihet me ligj. Një proces i cili ka gjetur përkrahjen e ekspertëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë, i udhëhequr në çdo moment nga parimi i ofrimit të një procesi dinjitoz të aplikimit konform praktikave më të mira ndërkombëtare, duke ju adoptuar specifikave të shoqërisë sonë.
Jam e bindur që ndërsa po i afrohemi fazave përfundimtare përgatitore, të cilat kanë për qëllim që afati 5 vjeçar i parashikuar me ligj t’i shërbejë tërësisht procesit të aplikimit, qeveria do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme, përfshirë akordimin buxhetor për të mundësuar zbatimin e plotë të ligjit dhe inicimin e procesit të verifikimit dhe njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Kur e nisëm këtë rrugëtim, e kishim shumë të qartë që rehabilitim nënkupton më shumë se njohje ligjore, nënkupton edhe ndihmë psiko-sociale, qasje në shërbime shëndetësore, qasje në drejtësi, nënkupton fuqizim ekonomik, luftim të stigmës.
Në takimin e dytë të këtij Këshilli formuam grupet punuese, si struktura koordinuese për të adresuar të gjitha këto çështje, të cilat në bazë të kompetencave të institucioneve dhe organizatave të përfshira morën hapa konkretë drejt përmirësimit të jetës dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
Këto grupe punuese u udhëhoqën nga synimi që të forcojnë mekanizmat ekzistues, të bëjnë ngritjen e vetëdijes shoqërore, të identifikojnë dhe të koordinojnë aktivitetet që përkrahin rehabilitimin psiko-social dhe mundësojnë fuqizimin ekonomik të tyre, si dhe të bëjnë përcaktimin e politikave për zbatimin e agjendës legjislative në përkrahje të të gjithë të mbijetuarve.
Në rrugëtimin tonë, ne iu bashkuam edhe nismave të rëndësishme ndërkombëtare që po udhëheqin misionin e parandalimit të kësaj forme të torturës në vendet në konflikt. Ju bashkuam nismës së iniciuar nga ish Sekretari i Mbretërisë së Bashkuar, z. Ëilliam Hague dhe e dërguara e posaçme e Kombeve të Bashkuara, znj. Angelina Jolie, në të cilën ofruam kontributin tonë në përpilimin e Protokollit Ndërkombëtar, si dhe gjetëm përkrahjen e tyre, në të cilën vazhdojmë të llogarisim.
Kjo nismë, në qershor të vitit të kaluar organizoi Samitin Botëror, më të madhin ndonjëherë në këtë temë, që riafirmoi të vërtetën e madhe njëherë e përgjithmonë, se dhuna seksuale është mjet lufte që prek shoqëritë në konflikte në mbarë botën.
Është qëllimi ynë që të parandalojmë këtë mjet lufte, duke mos lejuar më që faji i këtij krimi të rëndojë mbi supet e viktimave. Ne jemi dhe do të mbesim të përkushtuar të sjellim drejtësi për këto krime dhe do të mbesim të përkushtuar që këto krime të mos mbesim të pandëshkuara, dhe fajtorët e vërtetë të dalin një herë e përgjithmonë para drejtësisë.
Nëpër takimet e shumta që i kam pasur jashtë vendit, kam ngritur çështjen e kësaj pasoje të luftës, duke kërkuar edhe njohjen ndërkombëtare të krimit të kryer mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës, ku kam gjetur përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë.
Një prej tyre është edhe Foundacion Sungjoo, që dedikoi një fond të veçantë për fuqizimin ekonomik të grave viktima civile të luftës. Me mbështetjen e këtij fondi, arritëm së bashku të krijojmë aleanca bashkëpunimi dhe mbështetjeje ndërmjet organizata joqeveritare, atyre ndërkombëtare dhe nivelit lokal për të iniciuar projekte për fuqizimin ekonomik të viktimave civile të luftës, duke i integruar ato në programet ekzistuese që mundësuan pikërisht procesin e riintegrimit dhe risocializimit të tyre. Për më tepër iu hapën dyert drejt mirëqenies ekonomike, jo vetëm atyre, por gjithë familjeve të tyre.
Projekte të tilla që synojmë fuqizimin ekonomik të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës do të vazhdojnë të mbështesin procesin e rehabilitimin psiko-social gjatë gjithë kohës, si mënyra më e qëndrueshme për të garantuar ofrimin e mundësive për jetë më të mirë si pjesë e shoqërisë sonë.
Andaj dhe ju bëj thirrje të gjitha institucioneve, atyre qendrore dhe lokale, të ofrojnë mbështetjen e tyre, të shohim mundësitë për integrimin e tyre në programe të ndryshme dhe të tregojnë kujdes të veçantë për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë sonë.
Ofrimi i qasjes në shërbimet shëndetësore është një tjetër prioritet i domosdoshëm në adresimin e rehabilitimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Një pjesë e tyre nuk janë më në mesin tonë nga plagët e dhunës së ushtruar mbi to. Një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë të vuajnë pasoja jashtëzakonisht të rënda shëndetësore nga ky krim.
Si pjesë e konsultimeve të vazhdueshme dhe njohjes së kësaj nevoje, Ministria e Shëndetësisë mori vendimin për formimin e grupit punues, me qëllim ndërmarrjen e hapave të nevojshëm, përfshirë atyre legjislativë, për ofrimin e qasjes më efikase dhe cilësore në shërbimet shëndetësore për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Jam e bindur dhe pres nga kjo Ministri që të vazhdojë mbështetjen për intensifikimin e punës së këtij grupi dhe përkushtimin për të ndërmarr veprime konkrete në përmbushjen e obligimit dhe përgjegjësisë institucionale për përmirësimin e jetës së këtyre qytetarëve të vendin tonë.
Të dashur miq,
Pasojat e këtij krimi mizor do vazhdojnë të ndjekin shoqërinë tonë për vite të tëra, por ne duhet të sigurohemi që plagët e kësaj pasoje lufte të mos ua përcjellim edhe gjeneratave të ardhshme. Ne duhet të parandalojmë që kjo pasojë e luftës të prekë të ardhmen e shoqërisë tonë, vendit tonë, shtetit tonë.
Kemi bërë shumë punë për të ngritur vetëdijen shoqërore për këtë krim, me organizimin e eventëve në kuadër të nismave vendore e atyre ndërkombëtare, kemi marrë përkrahjen edhe të komunitetit artistik të cilët punën e tyre e kanë ofruar për këtë qëllim, si ekipi i filmit “Tri dritare dhe një varje”. Dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.
Pasi jemi shumë të vetëdijshëm se thyerja e stigmës është kyçe për të garantuar aplikimin për njohje ligjore, është kyçe për rehabilitim, riiintegrim dhe risocializim të tyre, është kyçe për zhvillim ekonomik, kyçe për të përfunduar procesin e ndërtimit të paqes në vendin tonë.
Të nderuar pjesëmarrës,
Koordinimi ndërsektorial dhe shoqëror i krijuar gjatë këtij viti ka dëshmuar se së bashku mund të bëjmë shumë, së bashku mund të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë dhe të ndryshojmë realitetin e tyre. Në zyrën time kanë ardhur kërkesa të mbështetura nga një numër i madh i institucioneve, organizatave vendore dhe atyre ndërkombëtare, si dhe kërkesa të artikuluara direkt nga të mbijetuarat, me kërkesën e vetme që ky këshill nuk duhet të përfundojë punën me një vit të punës së tij. Duke u bazuar në këto kërkesa, në nevojën e këtyre, një numër të të cilave i kam takuar personalisht, kam vendosur që ky këshill ta vazhdojë edhe më tej punën e tij intensive.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë akterët që kanë përkrahur këtë proces përgjatë një viti të punës. Jo vetëm gjatë këtij viti të punës intensive, por përgjatë katër viteve qëkur unë jam në zyrën time. Që në javën e parë të punës unë kam punuar intensivisht me të gjitha organizatat joqeveritare dhe pastaj kemi vazhduar me punën institucionale. Dua të falënderoj Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Amerikës, UNWOMEN-in dhe OHCHR-in, si dhe Konsullen Vlora Çitaku. Pres nga të gjithë ju që të vazhdoni me një përkrahje të vazhdueshme, me qëllimin e vetëm që të gjithë qytetarëve t’ju ofrojmë një trajtim të barabartë dhe një qasje të barabartë.
Në këtë diskutim, unë shpeshherë kam thënë: Nuk ka ne dhe ato. Jemi ne dhe jemi një!
Nga këtu dua t’ju drejtohem të gjitha atyre mikeve, të gjitha atyre zonjave, familjeve të tyre, dashamirësve dhe miqve të tyre, të gjitha institucioneve të vendit, se ne duhet të vazhdojmë me përkrahjen dhe ndihmën tonë, jo vetëm personale, njerëzore, që është obligim i secilit prej nesh, por edhe një mbështetje institucionale, derisa kjo të mos jetë më temë tabu, dhe të mos jetë kjo pjesë e shoqërisë sonë edhe më tej e stigmatizuar nga shoqëria.

Vjosa Osmani përballë Isa Mustafës

0

vjosa-osmaniNdërkohë që zgjedhjet brenda LDK-së kanë filluar, duket se Isa Mustafa përballë do ta ketë femrën më të votuar në Kosovë, Vjosa Osmanin. Deri më tani askush nga “burrat” e fortë të LDK-së nuk e ka guximin që ta sfidoj Isa Mustafën në zgjedhjet e brendshme partiake.

Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se Isa Mustafa është duke e përgatitur terrenin që sërish ta marrë partinë, dhe kjo është arsyeja kryesore pse asnjë nga njerëzit e fuqishëm të partisë, si Lutfi Haziri e Agim Veliu kanë vendosur që të mos kandidojnë për të parin e partisë.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, Mustafa është duke takuar çdo ditë përfaqësues të degëve dhe të nëndegëve të partisë. “Isa Mustafa po u premton vende pune dhe favore të ndryshme. Ndërkaq, ata që punojnë, Mustafa po i kërcënon se nëse nuk e votojnë, do t’u hakmerret”, ka thënë ky burim. Sipas këtij burimi, Mustafa po e shfrytëzon edhe postin e Kryeministrit, duke i ndarë postet e zëvendësministrave dhe postet tjera, në atë mënyrë që të menaxhoj votat për Kuvendin e përgjithshëm të partisë.

Mustafa madje është frikësuar që t’i hyj garës përmes parimit një anëtar- një votë, model ky i propozuar nga Vjosa Osmani e Alma Lama.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për Gazetën Blic se për mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve kanë vendosur organet e partisë.

“Është vendosur me vendim të forumit të LDK-së organi kompetent, dhe kjo nuk mbetët në sferën e dëshirës se kujt do qoftë, pse jo edhe timen. Unë kam qenë që të jetë një mënyrë e tillë, por në momentin kur merret vendimi nga forumi i partisë, ai është obligativ dhe pastaj çka do që të thuhet ma vonë, është pse jo edhe çështje spekulimi”, tha ai në një prononcim për Gazeta Blic.

Në anën tjetër, femra më e votuar në Kosovë, Vjosa Osmani, e cila pritet që të jetë kundërkandidate e Isa Mustafës në garën për të parin e LDK-së, ka thënë për

Gazetën Blic se dikush iu frikësua garës zgjedhore sipas parimit, një anëtar- një votë, duke aluduar në kryetarin aktual të partisë.
“Fatkeqësisht parimi 1 natarë -1 votë nuk u pranua. Dikush iu frikësua mendimit të anëtarësisë”, tha ajo.

“Besoje se vetëm ky sistem do të reflektonte vullnetin e drejtë të anëtarësisë se LDK-së. Por, si duket, dikush po i frikësohet mendimit të anëtarësisë”, ka thënë ajo.

Sidoqoftë, Gazeta Blic ka raportuar se si para tri javësh, saktësisht më 26 shkurt, Mustafa e kishte mbledhur Grupin Parlamentar të LDK-së, ku u kishte thënë se pas përfundimit të zgjedhjeve brenda partisë, më nuk do të lejohet askush të flas ashtu siç do, duke i paralajmëruar se edhe do t’i përjashtoj nga partia./ Gazeta Blic

Artistët e acaruar me shkurtimet buxhetore në kulturë

0

ministria e kulturesPas raportimit të ndryshimeve në buxhetin e vitit 2015 nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pasur reagime të ashpra nga artistët që udhëheqin projekte kulturore të prekura nga këto shkurtime drastike të buxhetit.

Të enjten gazeta “Express” publikoi dokumentin e buxhetin të këtij viti, sipas të cilit festivali DokuFest do të financohet me 25 mijë euro, me një rritje prej 5 mijë eurosh, kurse festivali PriFilmFest ka rënë nga 20 mijë në 5 mijë euro, SkenaUp nga 15 mijë në 4 mijë euro, Chopin Piano Fest nga 9 mijë në 2 mijë euro, Dam Fest nga 5 mijë në 2500 euro, Lidhja e Shkrimtarëve nga 10 mijë në vetëm 2 mijë euro, kurse qendra “Stacion” as që është përkrahur fare.

Reagimet në rrjetet sociale qenë të shumta, duke filluar nga Besa Luzha, organizatore e Chopin Piano Fest, e cila tha se 2 mijë eurot që i ka ndarë Shala për këtë festival, mund t’i mbajë për vete.

Ilir Bajri, një ndër artistët e njohur të muzikës jazz në vend, i cilësoi këto shkurtime si rezultat i mungesës së aftësive dhe kualitetit human të njerëzve në pozita.

“Ne anen tjeter, disa nga festivalet e perkdhelura nga ministrat e meparshem ma ne fund e kane rastin me e provu shijen e ithte te mosperkrahjes, shije qe disa festivale me vite e perjetojne – festivali DAMfest p.sh. – zor ka ndonji festival qe ka sjelle per 10 vite me rradhe artiste e performanca bashkekohore e interesante, shpesh te niveleve koxha te larta aristike qe padyshim asht me dobi per komunitetin e shoqnine ne përgjithësi”, ka shkruar Bajri.

Albert Heta, drejtor i qendrës së artit bashkëkohor “Stacion”, gjithashtu ka kritikuar tendencat politike për këtë neglizhim të skenës së pavarur kulturore.

“Zevendes-Kryeministri Ministri i ‘Kultures’, qe i bjen Qeveria, e paskan sfidu skenen e pavarur te artit dhe kultures ne Kosove, ekzistenca e te ciles eshte tregues i demokracise dhe fundit te kohes me artin dhe kulturen ne sherbim te partise. Mos reagimi i mekanizmave kordinues te institucioneve te pavarura te kultures do te ishte edhe nje deshmi qe keta mekanizma jane vegla te politikaneve te vegjël”, ka shkruar Heta.

Edhe këngëtarja e mirënjohur, Alma Bektashi, përmes një komenti e ka quajtur turp shkurtimin buxhetor. Në anën tjetër, ministri Shala dhe këshilltari i tij i lartë, Vehbi Miftari, të cilin KosovaLive e ka kontaktuar në lidhje me çështjen, ende nuk kanë reaguar.

Për 100-ditëshin, Mustafa flet në Kuvend?

0

Isa mustafaaaaKryeministri, Isa Mustafa, ka zgjedhur të flasë vetë për 100-ditëshin e qeverisë që udhëheq.

Lajmin e ka konfirmuar “Epokën e re”, në kushte anonimiteti, një nga ministrat e kabinetit të qeverisë Mustafa.

Kreu i ekzekutivit i ka paralajmëruar vartësit e tij të mos flasin për këtë çështje para se ai të japë qëndrimin e tij në Kuvendin e Kosovës. “Besoj se shumë shpejt vetë kryeministri Mustafa do të flasë për këtë çështje në Kuvendin e Kosovës. Jemi marrë vesh që askush mos të flasë para tij për performancën e qeverisë për këto 100 ditë”, ka thënë një prej ministrave të kabinetit qeverisës.

Por, partitë opozitare dhe analistët politikë kanë shprehur kritika të shumta për tremujorin e qeverisjes Mustafa.

Subjekti më i vogël opozitar, Nisma për Kosovën, e ka vlerësuar të dështuar 100-ditëshin e qeverisë Mustafa, duke ia numëruar 10 dështimet më të mëdha. “Vrasjen e shpresës së qytetarëve, se në këtë vend do të ketë ndryshime të shumëpritura, se do të ketë perspektivë, zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, arsim cilësor, shëndetësi të dinjitetshme dhe punësim.

Vrasja e shpresës së kombit që në shumë sondazhe ishte ndër më optimistët në botë, nuk ka ndodhur në një vend me demokraci parlamentare të proklamuar në dokumentin bazik të shtetit”, ky është dështimi i parë që Nisma ka përmendur në komunikatën e saj, për të vazhduar më pas me shpërnguljen masive apo ikjen e qytetarëve nga Republika e Kosovës dhe vazhdimin e kapjes së institucioneve të shtetit nga grupe e klane të subjekteve më të mëdha politike në vend.

Si dështime të radhës të kësaj qeverisje, Nisma për Kosovën ka renditur rrënimin e sistemit të drejtësisë, moskonsolidimin e kabinetit qeveritar, mosdërgimin në Kuvend të programit qeverisës dhe gjendjen jo të mirë të arsimit në Kosovë. Më tutje, Nisma për Kosovën ka përmendur si dështim edhe vazhdimin e gjendjes tepër të rëndë në sistemin e shëndetësisë publike, paaftësinë e qeverisë për t’i përmbyllur listat e veteranëve të luftës çlirimtare dhe vazhdimin e keqpërdorimit të parasë publike për luksin e kabinetit qeveritar.

“Këto gjëra jo vetëm se janë duke e rrënuar qeverisjen dhe politikën para qytetarëve tanë, por janë duke e rrënuar autoritetin e kombit tonë para botës demokratike”, është thënë në komunikatën e Nismës.

Një ditë më parë edhe përfaqësuesit e dy subjekteve të tjera opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje! dhe AAK-së, kanë kritikuar 100 ditët e para të qeverisje, duke i cilësuar të dështuara.

Sot dita ndërkombëtare e Frankofonisë, Kosova pa aktivitete

0

flamuri i francesDita Ndërkombëtare e Frankofonisë që është 20 marsi, nëpër gjithë vendet anëtare festohet në mënyra të ndryshme.

E Kosova ende nuk është paralajmëruar që do të ketë ndonjë aktivitet, aq më shumë kur në nëntorin që lamë pas Kosova u bë anëtare vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Pos Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë në të njëjtën kohë janë anëtarësuar edhe Kosta Rika dhe Meksika.

Kështu Kosova është bërë vëzhguesja e 20 e radhës.

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF) ka gjithsej 57 vende anëtare të rregullta, në mesin e tyre edhe Shqipëria.

Duke mbledhur 57 anëtaret me të drejta të plota, tri të fundit dhe 20 vëzhguese, kjo Organizatë tashmë ka 80 shtete anëtare.

Në nëntor, mbi situatën e grave dhe te rinjve frëngjishtfolës në postin e sekretarit të përgjithshëm është përzgjedhur kanadezja Michaelle Jean.

Mbledhë rreth vetes një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së që kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën frënge, dhe 21 shtete anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Organizata e tanishme Ndërkombëtare e Frankofonisë është formuar në vitin 2005, fryt i Agjencisë për Bashkëpunim Kulturor dhe Teknik (ACCT) në vitin 1970, e më vonë i Agjencisë Ndërkombëtare të Frankofonisë në vitin 1998. Vetë termi “Frankofoni” lind ka fundi i shekullit XIX për të emëruar të gjithë njerëzit dhe vendet që e përdorin gjuhën frënge.

Qëllimi i kësaj organizate është promovimi i gjuhës frënge dhe llojllojshmëria kulturore dhe gjuhësore; promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut; mbështetja e arsimit, trajnimit, arsimit të lartë dhe hulumtimit; promovimi i bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm.

Sipas të dhënave më të reja në botë janë: 220 milionë frëngjishtfolës në botë, 60% nga frëngjishtfolësit janë më të rinj se 30 vjet, 900 000 profesorë të gjuhës frënge në botë./RTK/

Specializantët paralajmërojnë protesta

0

Specializantet ne protestaJanë bërë njëzet ditë që presin që në kontot e tyre të dalin pagesat nga specializimet. Por 315 specializantët voluntarë që në mandatin e ministrit Ferid Agani, ishin kthyer në specializantë me pagesë, ende nuk kanë marrë asnjë cent për punën që kanë bërë në muajin shkurt.

Nëse deri të premte nuk iu dalin pagat në kontot e tyre, ata thonë se janë tashmë të vendosur për të dalë në protesta.

“Ne kemi qenë duke punuar në mjekësinë familjare. Ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar nga ne, që të lëmë punën dhe të na kthejnë në specializantë të rregullt. Por gjatë mandatit të tij, ish-ministri i Shëndetësisë na paguante për punën që kemi bërë, por nuk jemi futur në listën e pagave”, thotë një specializant që nuk dëshiron që emri t’i përmendet në gazetë.

Ai ka thënë se nëse deri të premten (sot) në kontot e tyre nuk dalin pagesat, atëherë ajo që dihet sigurt – janë protestat.

Ai ka rikujtuar se ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i ka garantuar publikisht 315 specializantët që ende nuk janë futur në listën e pagave, se do të zgjidhë statusin e tyre dhe se ata do të paguhen dhe do të futen në listën e pagave./Zëri/

Ishin nisur për në Angli, 22 shqiptarë kapen në një kamion frigorifer

0

shqiptaret ne kampet francesePolicia franceze ka ndaluar 22 migrantë shqiptarë, nga Kosova e Shqipëria, dhe dy shtetas rumunë, të cilët ishin nisur drejt Britanisë së Madhe.

Shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova janë kapur në një kamion frigorifer gjatë një kontrolli rutinë të autoriteteve franceze.

Në prangat e policisë ka rëne dhe një çift bashkëshortësh nga Rumania, të cilët udhëhiqnin trafikun. Ata akuzohen për trafik njerëzor dhe mashtrim të autoriteteve franceze.

Rumuni ishte shofer i kamionit dhe kishte marrë përsipër kundrejt shumave të mëdha të parave kalimin e shqiptarëve nga Franca në Britaninë e Madhe, që do të ishte destinacioni i tyre përfundimtar.

Mes të ndaluarve kishte edhe fëmijë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për përfshirje të personave të tjerë në këtë rrjet.

Mësohet se migrantët shqiptarë kishin qëndruar për rreth tre orë në të ftohtë dhe pa ajër, për shkak të izolimit të kamionit.

Fshehja në kamionë, pavarësisht rreziqeve që mbart, është një ndër mënyrat më të përhapura për kalimin e emigrantëve të paligjshëm në Britani.

Pak muaj më parë, dy të rinj shqiptarë u dogjën të gjallë brenda kamionit teksa tentonin të kalonin në Angli.

Mësimdhënësit e paraluftës duan kompensim

0

arsimtraet ne shkollaProjektligji për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip në vend gjatë viteve 90-a, i cili po përgatitet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ende nuk është gati për t’u dorëzuar në aprovim.

Shuma prej rreth 100 milionë eurosh, sa pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës ky projektligj, për 22 mijë mësimdhënës sa llogaritet të kenë punuar para luftës në vend, po zvarrit procesin e jetësimit të tij. Mësimdhënësve me Projektligj parashihet që përpos t’iu njihet stazhi i punës, të kompensohen edhe financiarisht.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se vitin e kaluar është punuar përreth dy muaj në hartimin e Projektligjit. “Në një komision të përbashkët me anëtarë të SBASHK-ut dhe me anëtarë të MASHT-it është punuar në Projektligj për njohjen e stazhit të punës mësimdhënësve të paraluftës”, ka thënë ai.

Mirëpo, Jasharaj thotë se pastaj prej Qeverisë është kërkuar të zbritet shuma e mjeteve. “Është konsideruar se ka implikime të mëdha buxhetore. Pra, iu është dukur e lartë shuma e beneficioneve”, ka thënë ai për “Zërin”.

Raportin, sipas tij, tani e ka Ministria e Arsimit dhe ai beson që deri më tash i është dërguar edhe ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami. “Ministri duhet ta analizojë dhe si njohës i ligjit që është, por edhe që e ka për obligim, pastaj ta dërgojë në Qeveri dhe pas kësaj edhe në Parlament për aprovim”.