30.9 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 7075

Sot do të ndodhë eklipsi diellor

0

eklipsiNë Evropë dhe disa pjesë të Azisë dhe Afrikës do të ndodhë sot eklipsi diellor.

Kjo dukuri ndodh kur Hëna kalon mes Tokës dhe Diellit, duke errësuar tërësisht ose pjesërisht imazhin e Diellit për shikuesit në Tokë.

Eklipsi i plotë do të jetë i dukshëm në ishujt Faroe të Danimarkës dhe në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë. Eklipsi do të fillojë në orën 9 e 37 minuta , maksimumi do të jetë në orën 10:45. ndërsa do të përfundojë në orën 11:56 minuta. Gjatë maksimumit do të shihen 43,5 për qind nga disku i Diellit.

“Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës”, sot, nga ora 09 deri në orën 12 organizon shikim kolektiv të eklipsit në sheshin “Zahir Pajaziti”. Rekomandohet dhe kërkohet që eklipsi të shihet me syze speciale apo me maska për saldim me faktor mbrojtës më të lartë se 13.

Fenomeni kur Hëna zbret tek Dielli për herë të fundit ishte më 4 janar të vitit 2011, ndërsa eklipsi tjetër i pjesshëm që do të mund të shihet te ne pritet më 21 janar të vitit

Obama uron Vitin e Ri Iranian

0

OBAMA 9Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka porositur iranianët se ky vit paraqet “mundësinë më të mirë në dekada” për të ndjekur një marrëdhënie ndryshe midis dy vendeve.

Në mesazhin e tij për Nevruzin, Vitin e Ri Iranian, Obama ka thënë se bisedimet bërthamore me Iranin kanë shënuar përparim, porse boshllëqe mbeten.

“Besoj se vendet tona kanë një mundësi historike për të zgjidhur këtë çështje në mënyrë paqësore – një mundësi që nuk duhet ta humbim”, ka thënë Obama.

Ai po ashtu ka thënë se ekzistojnë mënyra për Iranin që të sigurojë botën se ai nuk është duke krijuar armë bërthamore.

Sipas Obamës, kjo rrugë do të çonte në mundësi më të mëdha për iranianët.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar se nëse liderët e Iranit nuk ndjekin këtë rrugë, iranianët do të mbesin të izoluar dhe të privuar nga mundësitë globale.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore janë duke negociuar një marrëveshje, sipas së cilës, Republika Islamike do të reduktonte aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Teherani mohon se është duke krijuar fshehurazi armën atomike.

Amnisti e heshtur për cenuesit e rendit kushtetues

0

gjykata peshorejaRamadan Istrefi ka dështuar edhe të mërkurën që të vërë bazamentin për ngritjen e shtëpisë në pronë të tij, që ndodhet në veriun e Mitrovicës. Është zmbrapsur, pasi fqinjët serbë e kanë sulmuar, shkruan sot Koha Ditore.

Deri kur plasi lufta 17 vjet më parë, ai ka jetuar në lagjen Kroi i Vitakut. Pas çlirimit të Kosovës, veriu i Mitrovicës u mbipopullua nga serbët dhe prej atëherë Beogradi zyrtar ka ushtruar pushtetin faktik në këtë pjesë. Veriu është bërë vatër ku nuk mund të kthehen shqiptarët.

Tentimet e Ramadanit për të ndërtuar një jetë në vendin ku është lindur e rritur kanë dështuar shumë herë, e edhe një ditë më parë.

“Dolëm me ekskavator për të nisur punën, por një komshi erdhi dhe na pengoi. Atij iu bashkuan edhe të tjerë”, ka treguar Ramadani. “E ndalën ekskavatorin. Gjuajtën gurë në të, drunj dhe mjete të tjera të forta”.

Nga ky sulm ka mbetur i lënduar Fehmi Aliu, shofer i ekskavatorit. Atij i është dashur t’i nënshtrohet kujdesit shëndetësor. E organet e rendit nuk i kanë marrë në përgjegjësi sulmuesit, ndonëse nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar e etnik, por edhe dëmtimi i pronës së paluajtshme përbëjnë vepra penale. Kosova vazhdon t’i amnistojë në heshtje edhe personat përgjegjës për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit. Është duke u bërë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Mbrëmje bamirësie e “Down Syndrome Kosova”

0

Down Syndrome KosovaNë Kosovë, 18 deri 35 foshnje në vit lindin me Sindromin Down, ata mund të japin kontributin e tyre në shoqëri si të gjithë të tjerët dhe të gjithë kanë për obligim t’ju ofrojnë atyre këtë mundësi.

Kështu tha Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, që sipas saj, nuk duhet t’ju imponohen kufizime e limite të cilat ata nuk i kanë.

Këto fjalë i tha në mbrëmjen e bamirësisë të Shoqatës “Down Syndrome Kosova”.

Aty aktorët shqiptarë ishin vullnetarisht për të pranuar telefonata nga të gjithë njerëzit që dëshironin të dhuronin për të prekurit me këtë sindrom, ndërsa të pranishëm ishin rreth 300 persona, që të gjithë këta minimumi i kontributit që kanë dhënë ishte nga 50 euro.

Në këtë mbrëmje pati edhe veshja nga kreatorët e vendit e që ishin në ankand për të pranishmit aty.

“Jam e bindur se të gjithë ne së bashku, siç jemi sonte, duke shprehur përkushtimin dhe obligimin qytetar dhe atë institucional, do të arrijmë si shoqëri të ndërmarrim të gjitha masat e hapat e nevojshëm, ashtu siç parashihet edhe me ligjet dhe kushtetutën e vendit tonë, për t’ju përgjigjur nevojave të personave të prekur me sindromin Down, për t’ju garantuar atyre kujdesin e nevojshëm dhe të domosdoshëm”, tha Jahjaga para të pranishmëve.

Në këtë mbrëmje u bë thirrje edhe për ndihmë që të ndërtohet Qendra që do të ofrojë shërbime për komunitetin e personave të prekur me sindromin Down, duke ofruar kontributin tuaj. Në mesin e telefonatave mësohet se përveç parave kanë dhuruar edhe punë siç janë arkitektët, apo materiale ndërtimore shumë kompani.

Shumë e sakta dhe gjithçka pritet të mësohen në ditët në vijim

Video e rrallë: Ja si e mbulojnë bletët të riun nga Rahoveci

0

Bletat e mbulojne te riun nga Rahoveci

Një video e rrallë që është publikuar në faqen sociale Rahoveci Kryeqytet i Bujqësisë, shfaqet një i ri nga po ky qytet i mbuluar i tëri me bletë.

Hysen Krasniqi nga fshati Senoc i Rahovecit, përmes kësaj video ka treguar qëndrueshmërinë e tij ndaj pickimit të bletëve.

http://dai.ly/x2k0lt5

Pamje ekskluzive: Çka thanë Shaban e Hamëz Jashari pas sulmit të janarit 1998 (Video)

0

Shaban dhe Hamze JashariPërfaqësuesi i familjes së Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifat Jashari ka postuar në rrjetin social një video me intervistën e dhënë nga Shaban dhe Hamëz Jashari, pas sulmit mbi familjen Jashari të forcave policore dhe ushtarake serbe në janar të vitit 1998.

Në postimin e tij në Facebook, Rifati thotë se “këto pamje sa prekëse aq edhe të lavdishme. Nder dhe respekt për Shaban dhe Hamëz Jashari“.

Shabani rrëfen sulmin e makinerisë serbe mbi familjen e tyre, në intervistën e dhënë.

Ndërsa, Hamza dëgjohet të thotë se nuk ka kthim mbrapa dhe se këtu do të vdesin.

“Nuk kemi ku të shkojmë. Edhe të parët tanë e kanë luftuar serbin…”, ka thënë Hamëz Jashari.

Për më tepër shikojeni videon.

https://youtu.be/LdgMAe9WuAI

Të hënën mbledhja e qeverive shqiptare

0

Dy qeverite-fotoTë hënën, 23 mars, mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Këtë e bënë të ditur vet Qeveria e Kosovës, sipas së cilës të hënën kabineti qeveritar i Kosovës do të jenë në kryeqytetin shqiptar.

Bajram Rexhepi: ShIK-u ka uzurpuar PDK-në dhe institucionet e Kosovës

0

BajramRexhepi-ministerSHIK-u ka uzurpuar jo vetëm PDK-në, por edhe institucionet e Kosovës, ka thënë njëri nga ish-themeluesit e PDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, raporton KTV.

Në një intervistë të gjatë për Rubikon, Rexhepi ka shpërthyer me akuza ndaj Kadri Veselit dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të SHIK-ut që, sipas tij, e kanë kapur shtetin.

I bindur dhe i sigurt në atë që po deklaron, Bajram Rexhepi ka thënë se e keqja e madhe partisë së tij i ka ndodhur në momentin kur Veseli është bërë zëvendëskryetar i PDK-së,ndonëse, sipas tij, Veseli edhe më parë ka pasur ndikim në parti.

Rexhepi në Rubikon ka folur edhe për trazirat e marsit 2004 gjatë kohës sa ai ishte kryeministër, ku ka deklaruar se në mesin e protestuesve ka pasur grupe të islamit ekstrem, që kanë nxitur trazira, duke gjuajtur madje edhe me kallashnikov.

“Anton Pashku” përkujton Isuf Cahanin

0

petrit palushi ne takimKlubi letrar “Anton Pashku” në Kukës organizoi një takim në nderim të mësuesit Isuf Cahani, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë.

Ishte zgjedhur pikërisht dita e 65 vjetorit të lindjes, që ai të nderohej solemnisht nga familjarë të tij, ish-kolegë e ish-nxënës.

Në fillim u evidentua profili i Isuf Cahanit si njeri, mësues, edukator, veprimtar i dallueshëm i Klubit letrar, dhe si njeriu që la emër të mirë dhe të respektueshëm.

Në këtë takim u lexuan pjesë nga krijimtari e Migjenit, autor të cilin mësuesi Isuf Cahani, e kishte pasur më për zemër, si dhe një letër prekëse e studentes Majlinda Dulla, të cilën mësuesi Isuf Cahani e kishte ndihmuar shumë në punën e saj krijuese.

Të pranishmit që e morën fjalën, si Mustafë Cena, Zylfi Tola, Islam Gjana, Besim Cengu, Mirdash Hoxha, Shkëlqim Dulla, Fahrije Zeneli, Gjyle Cahani, vlerësuan kontributin e Isuf Cahanit në fushën e arsimit dhe edukimit, punën e tij të palodhshme dhe pasiononte në Konviktin e qytetit, ku krijoi një emër të nderuar dhe të respektuar.

Në fund të takimit, familjarët e Isuf Cahanit, I biri Erjoni dhe bashkëshortja, Hatije Cahani, falënderuan të pranishmit për nderimin që i bënë njeriut të tyre të shtrenjtë.

Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në spitalin publik në Nju Jork

0

spitaliEmigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë respekt dhe të drejta.

Në spitalet amerikane, përveç faktit që pacientëve shqiptarë iu sigurohet përkthyesi (në rast se nuk e flasin anglishten), spitali publik “Jacobi Medical Center” në Bronks të Nju Jorkut, përdor gjuhën shqipe edhe në mbishkrimet e orientimit në spital.

Ja se çfarë shkruan profesor Gjokë Gojçaj, i cili ka publikuar këto fotografi nga mbishkrimet e këtij spitali: “Një shembull demokracie dhe qytetërimi amerikan… Gjuha shqipe, gjuhë e tretë zyrtare në këtë spital”.

Siç mund të vihet re edhe nga këto foto, udhëzimet e këtij spitali janë në gjuhën angleze, spanjolle dhe shqipe. Gjithashtu, udhëzimet përmbajnë edhe alfabetin Braille (për personat që kanë humbur shikimin)./Illyria