18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025
Home Blog Page 7084

Shkatërrohet varri i Saddam Hussein në Irak

0

Saddam Hussein varriVarri i liderit irakian, Saddam Hussein, është shkatërruar thuajse plotësisht.

Mauzoleumi ndodhet në qytetin Tikrit, ku ka luftime të ashpra mes Shtetit Islamik dhe milicisë shiite.

Sipas AP, tashmë mauzoleumi luksoz është thjesht rrënoja.

Vitin e shkuar, popullsia sunite në këtë rajon e ka hequr trupin e Hussein nga aty dhe e ka dërguar në një vend të panjohur.

Pijanecët sulmojnë fizikisht policët në Prizren

0

PijanecëtDy pijanecë kanë sulmuar fizikisht policët në Prizren. Policia e Kosovës njofton se arrestimi i të dyshuarve është bërë në rrugën “Ismet Kryeziu” në këtë qytet.

“Janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit fillimisht kanë fyer dhe ofenduar verbalisht më pas gjatë arrestimit dhe i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor në detyrë”, njofton Policia e Kosovës.

“ Si pasoj e sulmit zyrtarët policor kanë pësuar lëndime në pjesën e duarve dhe fytyrës. Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”/PrizrenPress.com/.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e dytë të vrasjes së trefishtë në Prizren

0

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit të dytë për vrasjen e trefishtë në Prizren, Ejup Shemallari.

“I pandehuri Ejup Shemallari do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej datës 13.03.2015, , dhe do të zgjasë deri me datën 13.04.2015 , deri në ora 10:20 minuta”,njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

I pandehuri dyshohet se me datën 08.03.2015 rreth orës 14,10 minuta në Prizren në rrugën “ Ismet Jashari -Kumanova” pas një mosmarrëveshje paraprake të më hershme, me dashje privojnë nga jeta tani të ndjerit Ferid Shishko, Haki Thaqi dhe BelginErsoj të gjithë nga Prizreni/PrizrenPress.com/

Putini i gatshëm të përdorte armët bërthamore ndaj Ukrainës

0

PutinPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ishte i gatshëm të përdorte armët bërthamore të Rusisë gjatë tensioneve në Ukrainë dhe kryesisht në Krime.

Në një dokumentar të transmetuar të dielën në televizionin shtetëror rus, ai tha se jeta e ish-udhëheqësit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, kishte qenë në rrezik, gjithashtu edhe Krimea ishte në rrezik para aneksimit të saj nga Rusia.

Në videon e transmetuar, ai thotë se kishte urdhëruar aneksimin e Krimesë para mbajtjes së referendumit për shkëputjen nga Ukraina.

Krimea u aneksua nga Rusia më 18 mars, pas konfliktit mes forcave ruse dhe personave të armatosur, të mbështetur nga Moska, transmeton TCh.

Në dokumentarin e titulluar “Rruga drejt Mëmëdheut”, Putin tha se nuk e kishte menduar asnjëherë që situata do të tensionohej, deri në momentin e rënies së qeverisë “Janukoviç”. “Ne vendosëm armët bërthamore në gjendje lufte. Ishim të gatshëm për të vepruar, pasi Krimea është territori ynë, populli rus jeton atje. Ata ishin në rrezik, ne nuk mund t’i braktisnim”, ka thënë Putin.

Ai tha se ishte kryer një ‘sondazh i mbyllur’ në krime, duke marrë opinionin e popullit nëse ata donin të mbeteshin në Ukrainë dhe ka rezultuar se 75 për qind e popullsisë dëshironin të bashkoheshin me Rusinë.

Tre muaj, asnjë njohje

0

Hashim Thaci14-24Pavarësisht udhëtimeve të shumta jashtë vendit të zëvendëskryeminsitrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, Kosovën nuk e ka njohur asnjë shtet gjatë këtyre tre muajve të Qeverisë së re.

Derisa zyrtarët qeveritarë kanë thënë se numri i njohjeve nuk mund të zhvillohet me dinamikën e viteve të kaluara, partitë opozitare dhe përfaqësuesit e shoqërisë cilvile, thonë se Qeveria e re e ka neglizhim lobimin. Opozitarët po ashtu e kritikojnë Qeverinë e Kosovës për dëmtim të imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare, gjë e cila sipas tyre, ka ndikuar edhe në numrin e vogël të njohjeve të reja.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Krasniqi, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se ekzistojnë disa arsye pse Kosova nuk ka njohje të reja.

“Për shumë kohë nuk ka pasur një adresë të qartë të diplomacisë e po ashtu mossundimi i ligjit, krimi e korrupsioni i ka dhënë imazh të keq shtetit”, tha ai. Mosnjohja nga BE-ja, sipas tij, ka ndikimin e vet në këtët proces, sikurse “akuzat për krimet e pretenduara për krime lufte”, siç tha Krasniqi, do ta kenë ndikimin e vetë.

Fundi i Hasanit në Kushtetuese

0

Enver HasaniNë fund të muajit mars, Kuvendi i Kosovës do t’i fillojë procedurat për emërimin e dy gjyqtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese, të cilët do të zëvendësojnë kryetarin e deritanishëm të kësaj Gjykate, Enver Hasanin, dhe gjyqtarin Kadri Kryeziu.

Kjo për shkak se Hasanit dhe Kryeziut u përfundon mandati në fund të muajit qershor, ndërsa me ligj procesi i zëvendësimit të tyre duhet të fillojë të paktën tre muaj më herët.

Njohësit e çështjeve kushtetuese kanë thënë se largimi i gjyqtarit, Kadri Kryeziut, e në veçanti ai i Enver Hasanit dhe zëvendësimi i tyre me gjyqtarë tjerë, mund të ndikojnë në kthimin e besimit në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas analistëve, pjesëmarrja e gjyqtarit Kryeziu në tubime politike si dhe marrja e disa vendimeve në favor të Partisë Demokratike të Kosovës nga ana kësaj Gjykate kanë ndikuar në dëmtimin e imazhit të Kushtetueses…/zeri/

Lista Serbe do ta votojë Specialen, por jo FAK-un

0

Mustafa-JabllanoviqKrijimi i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së pritet ta rikthejë Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës, pas bojkotit gati dymujor, shkruan sot Koha Ditore.

Por, ky vullnet i serbëve nuk ekziston edhe për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për çka Qeveria pati paralajmëruar se do ta ndryshojë Kushtetutën.

Burime të gazetës kanë thënë se krijimi i Gjykatës Speciale nuk do të rrezikohet nga Lista Serbe, pa votat e së cilës nuk mund të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Kjo listë ka pezulluar punën e vet në institucionet e Kosovës qysh prej 3 shkurtit, kur kryeministri Isa Mustafa vendosi ta përjashtonte nga Qeveria ministrin Aleksandar Jablanoviq, pas deklaratave fyese, përcjell koha.net. E zyrtarë të Listës Serbe nuk kanë pohuar as mohuar kur janë pyetur nëse Gjykata Speciale do të jetë shkas për rikthimin e tyre në institucionet e Kosovës

Konkurrencë e ashpër për staf akademik në UP

0

UP-rektoratiMbi një mijë kandidatë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës, pas një konkursin publik të shpallur për 297 pozita, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtues të UP-së kanë thënë se përzgjedhja e kandidatëve për pozitat e shpallura ende është në procedurë. Dekanë fakultetesh kanë thënë se Komisionet e kanë kryer punën mirë, dhe pas afatit të ankesave, i mbetet Rektoratit që të bëjë zgjedhjen përfundimtare.

Universiteti po ballafaqohet me trefishin e konkurrentëve për pozitat e shpallura për asistentë dhe mësimdhënës, e kjo është pothuajse shifra më e lartë e kandidatëve që ka pasur UP-ja që nga paslufta, ka thënë për “Kohën Ditore” një zyrtar i lartë i UP-së, duke folur me kusht që të mos i përmendet emri në gazetë. “Ka raste kur për një pozitë kanë konkurruar deri në dhjetë kandidatë, por ka edhe të atillë kur ka vetëm një kandidatë”, ka thënë zyrtari i UP-së.

Ai ka bërë të ditur se konkursi pritet të përmbyllet me ndryshime të mëdha për Universitetin, meqë jashtë tij do të mbesin emra ministrash, fëmijë profesorësh e doktorësh, të cilët kanë qenë pjesë e stafit akademik, në Njësi të ndryshme të UP-së.

Makineria e drejtimit të qëverisë së Kosovës

0

Ali Hertica5Mr.Ali Hertica

Këtu futen organet e zbatimit dhe administratave,që kujdesen për deryrat praktike të qeverisjes,si taksat doganore dhe drejtësia mbrojtëse etj.Pjesa tjetër është kushtetuta,e cila tregon vendin që zë pushteti legjislativ dhe raporti midis pushtetit legjislativ dhe raportit midis pushtetit etij ekzekutiv.

Të dyja pjesët mund të jenë objekt për vlersësim utilitar.Çështja është se a do të munden të dyja sistemet të rritin mirëqenjen shoqërore,duke përmbushur dëshirat e njerzëve në një shkallë sa më të lartë. Filozofija interesohet më tepër për parimet kushtetus,sesa për pushtetin ekzekutiv dhe administratën,prandaj do të përqendrohemi në temën e parë.Si duhet të jet ligjislacioni,përgjigjeja është se duhet të pasqyrojmë dëshirat e popullit të shumicës e jo pakicës siq jan serbët.Ligjet e mira janë ato që përmbushin dëshirat e njerëzve,më saksishtë,ligjet duhet të jenë në përputhje me vullnetin e shumicës.

Më pas do ta shohim se filozofija politike nuk është aq e mrekullushme pas këtij saktësimi,po përkohësisht do ta lëmë ashtu siç është dhe e doin shumë lidrë Kosovarë.Shkalla e përshtatjes së vullnetit të popullit më përmbushjen e ligjeve varet nga mundësia që ka ai për të marrë pjesë në nxerrjen e këryre ligjeve.Sa më e gjerë të jetë pjesëmarrja popullore ,aq më tepër do të pasqyrojnë legjislacionin vullnetar të popullit,sa kohë që janë në veprim kushtet të tilla.Ky quhet argument utilitar i demokracisë.Në këtë rast duhet t’i kushtojmë vëmendje rezervës sa kohë që veprojnë kushtet e tilla,sepse do t’i kthehemi përseri.

Për të siguaruar rujtjen e interesave gjatë marrjes së vendimeve dhe nxerrjen e ligjeve,njerëzit duhet t’i shfqin këto interesa gjatë procesit të vendimarrjes,Ata duhet të thonë se çfarë duan,prandej duhet demokraci.Të gjithë duhet të kenë të drejtë t’i shprehin problemet e tyre.Shkaku nuk është se një monarki absulute,ose një elit politike shfrytzon gjithmonë mungesën e të drejtave të qytetarëve siq shfrytzohen në Kosovë, dhe nuk e sheh interesin e tyre.Ka një shpjegim shumë më të pafajshëm,ekziston gjithmon rreziku që interesat e tyre që janë jashtë të kapërcyshme dhe ,në qoftë se nuk ndodh kjo,ka megjithatë,një lloj rreziku që këto interesa të shikohen me një sy tjetër nga ç’do të dëshironim t’i shikonim të interesuarit vetë.

Argumenti utilitarist,duke e idealizuar problemin,e quan demokracinë e drejpërsedrejtë si formën më të mirë të qeverisjes,si një qeverisje popullore e hapur ,ku të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në nxjerrjen e ligjeve dhe vendimeve politike kurë është në pytje sovraniteti i shtetit.Sa më shumë të drejta që të ketë një njeri,aq më shumë mumdësia krijohet për të nxitur çështjen e tij.Kështu qe demokracia e drejtëpërsdrejt mund të zbatohet shum rrallë në shoqërin Kosovare.

Lista e Zonës së Pashtrikut do t’iu nënshtrohet rishikimit dhe pastrimit

0

Veteranet therandPublikimi i listës së veteranëve të UÇK-së për Zonën Operative të Pashtrikut, megjithatë, do t’iu nënshtrohet rishikimit dhe pastrimit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo për faktin se ai që kohëve të fundit më së shumti është atakuar për këtë listë, deputeti i Nismës, Haxhi Shala, po premton pastrim të shpejtë liste për “lëshimet në stafin teknik” që kanë ndodhur dhe po siguron se do të ketë publikim emrash të atyre që keqpërdoren listat.

Ish-komandanti i brigadës 121 “Kumanova”, Haxhi Shala, i njohur në luftë me nofkën “Topi”, e ka pranuar se ka pasur gabime dhe lëshime në listën e publikuar, ndërsa ka thënë se do të bëhet gjithçka publike porsa të identifikohen ata që shkaktuan tollovinë.

Por, nëse s’ka hapa konkretë për pastrimin e listës së Zonës së Pashtrikut në atë që thotë Shala, drejtues të batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu” kanë ripërsëritur se rruga e tyre në këtë rast është vetëm gjykata, përcjell koha.net. Javën e shkuar, ndërkaq, pikërisht për këto lista kishte përplasje mes komandantëve të batalioneve dhe atyre të brigadave për Zonën e Pashtrikut.