Shifra alarmante: Për 24 orë, 41 aksidente

Ndonëse Policia e Kosovës thekson se janë shtuar masat e kontrollit nëpër rrugët e Kosovës, aksidentet në komunikacion prekin shifra alarmante.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 41 aksidente rrugore, 31 prej tyre të cilësuara si pa të lënduar dhe 10 aksidente të cilësuara si më lëndime.

Sipas po këtyre të dhënave, numri i tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit është 799.

Prej tyre, 12 janë arrestuar dhe 8 janë në mbajtje. /Telegrafi/

Më Shumë

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. E shoqëruar edhe...

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Lajmet e Fundit