Home Blog Page 7087

Nitaj: Deputetët e AAK-së kanë votuar për një Asociacion tjetër

0

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit Isa Mustafa, i cili kishte thënë se edhe AAK, që sot po e kundërshton Asociacionin e Komunave Serbe, e kishte votuar në Kuvend. Nitaj ka thënë se AAK kishte votuar diçka tjetër, ndërkaq, sipas tij, Isa Mustafa ka nënshkruar për diçka tjetër.

Lexojeni të plotë shënimin e tij:
Kryeministri Mustafa nuk është i sinqertë kur flet për votimin e Asociacionit. Ai e din shumë mirë se cka ka është votuar në Kuvend e çka ka nënshkruar ai. AAK nuk ka votuar që Asociacioni me qenë titullar i pronave në Kosovë. Nuk ka votuar që Asociacioni me propozu komandantët e policisë. Nuk është votuar që Asocoacioni me qenë palë përfaqësuese në sistemin gjyqësor duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. Nuk është votuar që punonjësit i Asociacionit me qenë shërbyes civilë. Të gjitha këto janë zbulim i Kryeministrit dhe ai duhet të japë sqarime për nënshkrimin e tij e jo tu thotë qytetarëve kujdes cka po nënshkruani. Deputetët e AAK-së kanë votu për një Asociacion tjetër e jo për këtë që e ka nënshkruar zoti Kryeministër

Vetura shkelë një fëmijë në Prizren

0

Një fëmijë është shkelur nga vetura në rrugën “Elbasani” në Prizren. Policia njofton se viktima është shkelur derisa ishe duke vozitur biçikletën.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima (fëmijë), pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull”, njofton PK-ja

Viktima është dërguar për tretman mjekësor./PrizrenPress.com/

Naim Maloku: LDK e la Kosovën pa ushtri

0

Naim Maloku, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njohës i çështjeve të sigurisë, nuk beson se Kosova do të bëhet më ushtri as gjatë këtij viti.
Në një intervistë dhënë Gazetës Fjala, Maloku ka thënë se orvatjet e qeverisë për të bërë transformimin e FSK-së në ushtri pa ndryshime kushtetuese janë vetëm lojë politike e fshehjes së dështimit për të bërë një ushtri me bazë në kushtetutën e vendit.

“Pa ndryshime kushtetuese nuk mund të kemi ushtri pasi që detyrat dhe përgjegjësitë e ushtrisë përcaktohen në kushtetutën e vendit,” ka thënë ai.
Por, Maloku thotë se fajtor kryesor që Kosova ende s’ka ushtri është LDK’ja dhe Isa Mustafa.

“Tentimi që pa ndryshime kushtetuese të bëhet ligji për FAK është vetëm lojë politike e qeverise aktuale dhe e vet Kryeministrit Isa Mustafa, për faktin se tani më nuk mund të fshihet fakti se LDK ishte forca kryesore politike e cila e pengoj Kosovën të bëhet me ushtri në mandatin e kaluar dhe tani me e amortizuar këtë fakt Isa Mustafa e shpikë formim të ushtrisë pa bazë kushtetuese”.

Gazeta Fjala: Z. Maloku, në janar të këtij viti, ish-Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Kadri Kastrati theksonte se FSK ka plotësuar të gjitha standardet për t’u bërë ushtri e Kosovës. Sipas jush, a ka arritur FSK të ndërtojë të gjitha kapacitetet për t’u bërë ushtri?

Naim Maloku: FSK gjate pesë viteve në vazhdim, nga viti2008, i ka plotësuar të gjitha detyrimet në ngritjen e kapaciteteve humane, profesionale, pra kadrovike, dhe po ashtu edhe kapaciteteve materialo-teknike në bazë të përgjegjësive që i ka pasur FSK të përcaktuara me Ligjin ne fjale. Zhvillimi i saj ka ngecur në mungesë të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit i cili nuk është kaluar në Kuvend. Është çështje politike pse qeveria dhe Kuvendi në mandatin e kaluar nuk i kaluan ndryshimet Kushtetuese dhe nuk e kaluan ligjin për Ushtrinë (FAK-un)

Në vitin 2008,menjëherë pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës, në pakon e ligjeve të ashtuquajtura “të Pakos së Ahtisarit” janë miratuar edhe Ligji për FSK-në dhe Ligji për Ministrinë e FSK-së. Këto dy ligje përcaktojnë përgjegjësitë dhe obligimet e FSK-së dhe ministrisë në bazë të kushtetutës së vitit 2008. Këto dy ligje kanë pasur mandat 5 vjeçar që do të thotë që brenda asaj periudhe kohore qeveria dhe Kuvendi i Kosovës është dashur që t’i kalojnë ndryshimet kushtetuese të nevojshme për të avancuar FSK-në ne ne ushtri apo FAK, si do që të merren vesh sepse emërtimi është më tepër politik. Pra marrëveshje politike dhe po ashtu Ministria e FSK s te avansohet ne Ministri te Mbrojtjes..

Ky avansim është dashur të ndodhë në mandatin e kaluar të qeverisë dhe tëKuvendit të Kosovës, pra edhe ndryshimet Kushtetuese të 13 neneve dhe ti hapej rrugë hartimit dhe miratimit të të dy ligjeve që përkufizojnë dhe rregullojnë këtë fushë.

Gazeta Fjala: Cilat do të ishin pasojat në rast se transformimi i FSK-së bëhet vetëm përmes ndryshimit të ligjit për FSK-në, më saktësisht, a mund të ketë FSK mandat të ushtrisë pa bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese?

Naim Maloku: Mos formimi i ushtrisë së Kosovës ka pasoja për sigurinë e vendit. Në rast se tërhiqet KFOR-i nga Kosova atëherë duhet të jete njëforce apoushtri e vendit e cila i merr përgjegjësitë për sigurinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës. Deri sa nuk e kemi atë forcë atëherë prezenca e NATO-s është e pazëvendësueshme.

Fajtorë për moskalimin e këtyre ndryshimeve dhe ligjeve në fjale janë partitë politike shqiptare ne mandatin e kaluar. Nuk ka pasur pengesa qofte nga faktori ndërkombëtar apo nga deputetet Serb ne Kuvendin e Kosovës.

Gazeta Fjala: Cili duhet të jenë veprimet e qeverisë karshi kundërshtimeve të Listës Serbe për transformimin e FSK-së në ushtri?

Naim Maloku: Lista Serbe i ka paraqitë kushtet për të dhënë votat e mjaftueshme për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese dhe ligjet në Kuvend. Personalish mendoj që Lista Serbe nuk do të lëshoj pe në këtë çështje. Kjo ka qenë e ditur edhe në mandatin e kaluar kur Kosova e ka pasurrastin historik me i kalu këto akte në kuvend sepse kërkesat e deputetëve serb në mandatin e kaluar kanë qenë pa pasoja dhe lehtë te negociueshme. Mendoj që koha për marrëveshje me serbet e Kosovës ka ikur me mandatin e kaluar.

Fati i ushtrisë sëardhshme të Kosovës, sipas mendimit tim, do të varet nga proceset rajonale në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike. Pra, nëse Serbia, Bosnia dhe Hercegovina, Mali i Zi, dhe Maqedonia bëhen anëtare të NATO-s atëherë vet kjo organizatë do e pranon edhe Kosovën dhe brenda Saj do të përcaktohet infrastruktura e sigurisë së rajonit. Në atë rast, për secilin shtet do te caktohen edhe kapacitetet mbrojtëse si në numër ashtu edhe në pajisje materialo-teknike. Nëse Serbia ngecë në integrimin Euro-Atlantik, atëherë edhe NATO do të jetë e detyruar të ketë prezencën e saj në Kosove.
Pra, mendoj se fati i ushtrisë së ardhshme të Kosovës nuk është më në duart e institucioneve të Kosovës

Gazeta Fjala: A mendoni se transformimi i FSK-së në ushtri pa ndryshimet kushtetuese do të mund të paraqet problem kur Kosova të tentojë të anëtarësohet në NATO dhe organizatat të tjera të sigurisë?

Naim Maloku: Mendoj se pa ndryshime kushtetuese nuk mund të kemi ushtri pasi që detyrat dhe përgjegjësitë e ushtrisë përcaktohen në kushtetutën e vendit.

Gazeta Fjala: A vlerësoni se qeveria e Kosovës është duke u angazhuar seriozisht për krijimin e ushtrisë apo është duke e përdorur FSK vetëm politikisht?

Naim Maloku: Tentimi që pa ndryshime kushtetuese të bëhet ligji për FAK është vetëm lojë politike e qeverise aktuale dhe e vet Kryeministrit Isa Mustafa, për faktin se tani më nuk mund të fshihet fakti se LDK ishte forca kryesore politike e cila e pengoj Kosovën të bëhet me ushtri në mandatin e kaluar dhe tani me e amortizuar këtë fakt Isa Mustafa e shpikë formim të ushtrisë pa bazë kushtetuese.

Gazeta Fjala: Se FSK do të bëhej ushtri ishte thënë edhe në vitet e kaluara. Tani po i afrohemi fundit të vitit dhe gjërat nuk kanë lëvizur shumë në këtë drejtim. A mendoni se Kosova do te ketë ushtrinë e vet në vitin 2015?

Naim Maloku: Viti 2015 do të përmbyllet me Kosovën pa ushtri, ashtu si qe do te kalojnë edhe shumë vite pavarësisht se kush do të jetë në qeveritë e ardhshme të Kosovës. Koha e formimit të ushtrisë me vendime te qeverise dhe Kuvendit te Kosovës iku me mandatin e kaluar. Këto që tani i dëgjojmë nga Kryeministri Mustafa janë batuta te tij./GazetaFjala/

Visar Ymeri: Isa po heqë dorë nga Shteti

0

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka dal në mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe ka thënë se Isa Mustafa po heqë dorë nga Shtet.

Ymeri ka thënë se qytetarët janë të vetëdijshëm se çka janë duke nënshkruar, kur po kërkojnë shfuqizimin e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.

Sipas tij, Isa Mustafa po e mundohet t’i largojë krejtësisht qytetarët nga vendimmarrja.

Lexojeni të plotë reagimin e plotë

Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë të dëmshme. Këtë po e pranojnë të gjithë. Paradoksalisht edhe Isa Mustafa, i cili me sjelljet e tij karshi këtyre marrëveshjeve qartazi po e dëshmon se e kupton fare mirë dëmin që ia ka sjellë vendit me këto marrëveshje. Përndryshe ç‘kuptim kanë këto bartje fajësie herë te spektri politik votues i marrëveshjes më 2013, herë te qytetarët që ai po i quan të padijshëm, e herë te bashkësia ndërkombëtare që e ka mundësuar okupimin e veriut nga Serbia. Po të kishin qenë të mira as Isa e as Hashimi me asnjë kusht nuk do të kishin lejuar që meritat për këto të “mira” të shpërndahen gjithandej. Do të bënin çmos që t’i uzurponin ato siç e kanë zaptuar shtetin.

E kur një njeri me postin e kryeministrit nën vete, me vetëdije të plotë e dëmton vendin, atëherë kjo i bie që ose do të heq dorë nga posti, ose do ta drejtojë institucionin drejt heqjes dorë nga shteti. Isa po e bën të dytën. Gjithnjë me vetëdije.

Qytetarët nënshkrues të peticionit janë më se të vetëdijshëm dhe të informuar për rrugën që po ia jep Republikës dialogu në Bruksel, i materializuar në mënrrëveshje, dhe Isa Mustafa. Dhe nuk po e pranojnë këtë. Edhe këta me vetëdije të plotë po i vihen në mbrojtje Republikës, tash kur qartazi krerët institucional që e kanë këtë detyrë dhe obligim, janë vënë tërësisht në funksion të mbrojtjes së “Zajednicës” së Serbisë në Kosovë.

Një proces i rrënimit dhe falimentimit të Republikës – pra publikes, kolektives, asaj që e kemi të përbashkët – nuk mund të jetë edhe demokratik. Ai kërkon domosdoshmërisht përjashtimin e qytetarëve. Ashtu siç po bën Isa, fillimisht duke i quajtur të padijshëm, të painformuar, thjeshtë injorantë, për t’i shpallur kështu të padenjë për të pasur zë në politik, deri në përjashtim të plotë nga vendimmarrja. Historia ka parë tepër shumë raste të tilla. Dhe secili prej tyre kanë përfunduar njëlloj – ‘kokëpalarët’ kanë fituar.

Shuhet shkrimtarja Jackie Collins

0

Shkrimtarja britanike, Jackie Collins ka vdekur pas një lufte të gjatë me kancerin e gjirit.

Vdekjen e 77 vjeçares e ka konfirmuar familja e saj përmes një deklarate, transmeton Koha.net shkrimin e “People”.

“Me një trishtim të madh ju kumtojmë lajmin për vdekjen e të bukurës sonë dhe nënës së mrekullueshme, Jackie Collins, e cila vdiq sot nga kanceri i gjirit”, thuhet në deklaratën e familjes Collins.

Collins ishte diagnostikuar me kancer në vitin 2009, por kishte vendosur që të mbajë këtë lajm larg publikut për një kohë të gjatë.

Gjatë jetës së saj, Collins ka shkruar 32 romane, që së bashku janë shitur në më shumë se 500 milionë kopje.

E pranon Mustafa: Veriu nën ndikimin e plotë të Serbisë

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes postimit në Facebook, ka shprehur qëndrimin e tij se qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët po e nënshkruajnë peticionin e opozitës janë të painformuar.

Ndërkaq, në raport me Veriun e Mitrovicës, kryeministri Mustafa ka pranuar se ajo pjesë është nën ndikim të plotë të Serbisë.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

Sigurisht se ka shumë nga qytetarët, të cilët po nënshkruhen në peticionin e opozitës, e të cilët nuk e kanë lexuar “Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve”, të dt. 19.04.2013, “Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare që Rregullon Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të Zbatimit për këtë Marrëveshje”, nr. 04/L-199 të dt. 27 qershor 2013, por as dokumentin: “Asociacioni/Bashkësia i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë-Parimet e Përgjithshme / Elementet kryesore”, nënshkruar më 25 gusht 2015 në Bruksel.

Qytetarët duhet të informohen çfarë përmbajnë këto dokumente, kush i votoi ato në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kush nuk mori pjesë fare në votim, ndërkaq ishte prezent.

Unë i ftoj mediat që të publikojnë këto dokumente, në mënyrë që ato të jenë të njohura për qytetarët. Sepse është ironike, që ata që e votuan Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjes, të kundërshtojnë marrëveshjet dhe të bashkë-organizojnë peticion e të kërkojnë nënshkrime nga qytetarët që të mos zbatohet Ligji.

Çështje tjetër është se a është dashur të ndodhë Asociacioni apo jo. Ai nuk do të ndodhte sikur të arrinim ti integrojmë me kohë serbet e Kosovës dhe sikur, me fajin tonë, por edhe të disave nga bashkësia ndërkombëtare të mos mbetet e ndarë pjesa veriore e vendit, nën ndikimin e plotë të Serbisë. Tani, kjo është zgjidhja që përkrahet nga miqtë tanë, të cilët na ndihmuan ta çlirojmë vendin, ta shpallim pavarësinë dhe ta ndërtojmë shtetin e pavarur.

Kur Enver Hoxha lavdëronte xha Sulon

0

Fehmi Hoshami ishte vetëm 30 vjeç kur nisi të projektonte në mendje personazhin e xha Sulos, sipas skenarit të Skënder Plasarit. Ai donte të demaskonte vesin e personazhit, dhe njëkohësisht ta bënte atë një figurë të dashur për publikun.

Fehmi Hoshafi Foto: Spartak Papadhimitri
“Xha Suloja duhet të ishte i të tërëve, duhet t’u rrëmbente zemrën spektatorëve”, thotë ai, më shumë se 40 vjet më pas i ulur në një nga baret e Tiranës. Pas peripecive të zakonshme të asaj periudhe që skenari të miratohej nga bordi i ish-Kinostudios, regjisorit të ri i duhej të gjente aktorin që do të mishëronte këtë personazh që e kishte rrëmbyer. Aktori i ndjerë, Pandi Raidhi, i dukej se kishte gjithë karakteristikat që i duheshin një personazhi të tillë. “Pandi ishte një tip me humor, tipi i fshatarit babaxhan, që mund të hynte shumë lehtë nën lëkurën e këtij personazhi”, thotë Hoshami. Me këtë ide ai i drejtohet me një letër teatrit të Korçës, ku Raidhi ishte pjesë e trupës së aktorëve.

Por me një përgjigje sërish pas një letre drejtori i këtij teatri i thotë se Raidhi nuk mund të jetë pjesë e filmit, pasi është i angazhuar në shfaqjet e trupës. Ishte regjisori Muharrem Fejzo ai që propozoi Albert Verrinë për këtë rol. Me humor, Hoshami thotë se ku takua me Verrinë, i thotë mikut Fejzo se “me këtë xha Sulo, unë /shkoi një vit në riedukim”. Albert Verria ishte vetëm 32 vjeç për të interpretuar një burrë në moshë që i ka kaluar të 70-tat. Por përtej moshës, ishin kinoprovat ato që nuk e bënin regjisorin të bindej se ky duhet të ishte vërtet Xha Suloja. “Më është dashur një punë e gjatë për t’i shpjeguar Bertit atëherë një aktor i ri, konceptin tim regjisorial. Xha Suloja ishte një plak që nuk i duronte gratë, emancipimin e tyre në shoqëri, dhe nga ana tjetër ai duhej të ishte i dashur për publikun, me natyrën e tij”, thotë Hoshami.

Por aktori brenda regjisorit, pasi Hoshami para se të merrej me regjisurë ka interpretuar në Teatrin Kombëtar do ta ndihmonte për këtë rol. Atij iu desh të shndërrohej vetë në xha Sulon, për t’i demonstruar Bertit imazhin e tij për këtë rol. Pas shumë dublash, Berti u shndërrua në xha Sulon që Hoshami kishte menduar. Problemi i moshës do të zgjidhej shumë shpejt nga grimieri që me një palë mustaqe dhe pudër do ta shndërronte 32-vjeçarin në një burrë mbi të 70-tat. “Aktori i parë i këtij roli ka qenë Fehmi Hoshami”, thotë me humor regjisori, i bindur se falë talentit të një aktori si Verria përpjekja e tij do të kishte qenë e kotë. “Kapedani” duket se ka lënë shumë gjurmë në jetën e Hoshamit që sot i ka kaluar të 80-at. Kujton çdo detaj të ditëve të xhirimeve, punën e operatorit Ilia Terpini, të grupit të aktorëve pa të cilët nuk do të kishte mundur t’ia dilte.

Tema e filmit ishte delikate, dhe xha Suloja nga një personazh që personifikonte mendimin e vjetër dhe jo përparimtar mund të shndërrohej në një personazh që mund t’i kushtonte karrierën regjisorit të ri. Ndaj çdo detaj në një kohë censure shihej me kujdes. Duke qenë se filmi trajtonte mënyrën sesi brezi i vjetër e shihte emancipimin e femrës, operatori Terpini i propozoi që përpara se filmin ta shfaqnin para bordit miratues të ish-Kinostudios, ta shfaqnin për gratë e tyre. Me syrin e një gruaje që di ta kapë teprimin, ato do të shihnin punën që kishin bërë burrat e tyre. Pasi panë filmin, të gjitha gratë filluan të flisnin me superlativa për filmin, përveç Sofisë, gruas së regjisorit. Kur Terpini e pyeti se si iu duk filmi ajo tha “çka”. Hoshami tregon se i mërzitur nga ky reagim i së shoqes, i thotë asaj kur mbetën vetëm se si mund t’i kthente këtë përgjigje Terpinit. Por krejt e qartë ajo i thotë “ti kujton se je më i mirë se xha Suloja”. Kohë më vonë ajo do t’i thoshte se gruaja në ëndrrën e xha Sulos, u ngjasonte mendimeve të saj. Pa dashur regjisori Hoshami kishte shprehur veten përmes këtij personazhi. “Aty kuptova se kisha injektuar te Xha Suloja, diçka nga karakteri im”, thotë ai.

Shfaqja e filmit në ekranin e kinemasë do ta bënte atë menjëherë të dashur për publikun. Personazhi i xha Sulos do të kthehej në një figurë popullore duke shënuar dhe lindjen e kinekomedisë në kinematografinë shqiptare. Ishte viti 1972. Por entuziazmin e masës regjisori i ri pak do ta ndiente në ambientet e punës, ku suksesi do t’i kushtonte një vit riedukim më vonë. Kohë më vonë, Hoshami do të mësonte se dhe vetë ish-diktatori e kishte pëlqyer këtë personazh. “Një ditë takoj Albert Verrinë, i cili më thotë e ke lexuar një nga librat me kujtime të Enver Hoxhës. Në kapitullin ku tregon vizitën në familjen e Sulo Gradecit, Hoxha përshkruan takimin me babanë e tij të sëmurë. Kur Hoxha i jep dorën dhe i thotë si je, ai dhe kur i moshuari i thotë çka, ish-udhëheqësi komunist, i thotë se “je bërë më keq se xha Suloja”, tregon Hoshami. Më tej Hoxha vazhdon në kujtime duke i treguar babait të Sulo Gradecit mbi personazhin e Xha Sulos, një personazh popullor që kishte fituar zemrën e popullit, me karakterin e tij refuzues ndaj së resë. Për vite me radhë Hoshami nuk dinte asgjë ndaj këtij qëndrimi pozitiv që udhëheqja e kohës kishte pasur ndaj filmit.

Por pas suksesit të “Kapedanit”, gjërat nuk do të shkonin mirë në karrierën e regjisorit. Ai e kujton ende ditën kur e thirrën për të realizuar një tjetër film të suksesshëm, por këtë herë për luftën kundër revizionizmit, sipas veprës “Sinjali i kuq” i Bashkim Kozelit. Por përgatitja e skenarit të këtij filmi do t’i kushtonte një vit riedukim në Shupal. Fehmi Hoshafi lindi në Tiranë më 28 shtator 1934. Filloi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve veteranë Hakani dhe Dhamo, në filmat e tyre Toka jonë, 1964; Vitet e para, 1965; Oshtimë në bregdet, 1967; Gjurma, 1970. Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin Estrada në ekran, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, iu besua më vonë, në vitin 1972, regjia për kinokomedinë aq të dashur Kapedani, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Më vonë ai realizoi filma si “Ëndërr për një karrige”, 1984 dhe “Zëvendësi i grave” 1987.
Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentarë, ndër të cilët, filmi “Shoku ynë Tili” nderohet me çmim në Festivalin Ndërkombëtar për Fëmijë e të Rinj, Giffoni, në Salerno, Itali. Por “Kapedani” vazhdon të mbetet filmi ku kthehet shpesh në kujtime, dhe ku nëpër tryeza kafenesh i vijnë natyrshëm batutat e tij.

Filmi

Në fshat në krye të kooperativës po komandon një grua dhe xha Sulo i ankohet për këtë shokut të tij, Beqo. Kështu fillojnë situatat komike. Ai vendos të kërkojë “të drejtat” e tij në Tiranë ku miku i tij, Ropi, punon në një post të rëndësishëm. Por xha Sulo gjen në Tiranë jo vetëm nusen e tij balerinë, por edhe Beqon bashkë me të cilin zbulon se është i rrethuar nga bota e grave. “Kapedani është njeriu më i sinqertë dhe i vërtetë i gjithë ngjarjes. Fill pas konstatimit të Tiranës “hipermoderne” ai nuk mbyll sytë, nuk thotë nuk di asgjë dhe as nuk kthehet në fshatin e tij nën hijen e kokës gjysmëulur, siç do vepronte një hipokrit.

Jo luftë me burrat, por udhëtim krah tyre

0

Është e trishtë kur edhe në letërsi censurohesh apo të censurojnë. Ka pasur edhe femra që kanë shkruar nën pseudonime me emra meshkujsh. Kanë qenë kohë kur mendohej se femra nuk kishte të drejtë as të ëndërronte, le të filozofonte e të hidhte ide mbi letër. Nuk është rasti i parë, as i fundit, ku femrës i është dashur të prezantohet në veshjen, emrin, zërin e një mashkulli

Femrat e letërsisë që shkruaj janë femra të gjalla. Marrin frymë, dashurojnë, vuajnë, jetojnë. Janë në kërkim të vetes, të dashurisë, të gjetjes së ekuilibrit të duhur për jetën e tyre dhe të familjes. Janë femra që luftojnë, që rrëzohen, por dinë të ngrihen. Femra që qajnë, por mes lotëve gjejnë edhe buzëqeshjen, femra që ndiejnë e japin emocione, femra që mbeten të njëjta

Intervistë me shkrimtaren Brunilda Zllami: Sado të mundohet një mashkull, nuk e kupton realisht shpirtin e një femre

“Ka një paragjykim për femrat që shkruajnë …”. Brunilda Zllami, autore e disa romaneve, shprehet kështu në një intervistë për revistën letrare “Saras”, e cila këtë numër ia ka kushtuar gjinisë në letërsi.

Asnjë shkrimtari mashkull nuk do t’i kërkohej të ulej në një panel, ku fliteshin për problemet e gjinisë së tij … ndërsa mua më pyetën se si ndihesha në një panel me femra. Shkrimtarja Margaret Atwood përpiqet ta shpjegojë kështu diferencën që ndihet dhe në letërsi mes burrave e femrave …?

Ka paragjykim për femrat që shkruajnë. Paragjykim nëse pena e tyre është “penë e fortë”, nëse janë të krahasueshme me meshkujt shkrimtarë, nëse kanë target një grup të caktuar, siç është gjinia e tyre apo kanë forcën të tërheqin diçka më shumë. Paragjykime që shpesh shprehin komplekset dhe xhelozinë e atyre që i bëjnë. Fatmirësisht letërsia ka evoluar dhe ka hapur dyert e shkrimtareve femra, të cilat kanë për të dhënë ngjyrimet e tyre për jetën dhe realitetin. Por brenda këtyre dyerve ka edhe rropatje, bërryla, denigrime, vetëm për faktin se janë femra. Mua fillimisht më bezdiste një gjë e tillë, tani jo më. Nuk kam pse kërkoj falje se jam femër. Nuk kam pse kërkoj falje se me pëlqen të shkruaj. Por as bërtas që të më pranojnë në kullat e ngurta që kanë ngritur. Lidhjen time më të ngushtë e kam me lexuesin.

A mund të flasim sot për një letërsi të shkruar nga burrat dhe një letërsi të shkruar nga femrat?

Përkundrazi sot mendoj se edhe burrat po tentojnë të shkruajnë për femrat dhe si femrat, një mënyrë kjo për të tentuar të gjejnë pak vend në bibliotekën e tyre, por edhe se si natyrë femra është intriguese, komplekse, tërheqëse. Mendoj se kjo është diçka e mirë, sepse tek e fundit do të ishte një ndriçim i botës femërore nën këndvështrimin mashkullor. Kaq mund të jetë, jo më shumë, se sado të mundohet një mashkull nuk do arrinte të kuptonte realisht shpirtin e një femre, por në shkrimet e tyre ne mund të shohim se si vizualizohemi në mendjen e një mashkulli.

Femrat janë më shumë të mbrojtura nga femrat në libra apo nga burrat?

Varet nga fabula. Shkrimtaret femra, ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme, tentojnë të japin përshkrimin e një bote femërore që është e lidhur dhe brumëzuar nga e njëjta baltë, rrëzohet dhe ngrihet nën të njëjtin himn që këndohet nën zë, atë të mbrojtjes së femrës. Është si nevojë për të nxitur mbështetjen e njëra-tjetrës, për të kërkuar një mike edhe atëherë kur nuk e ke. Në realitet nuk ndodh gjithnjë kështu. Femrat ndonjëherë janë shumë të egra me llojin e tyre. Ndërsa meshkujt … i duam dhe i urrejmë, duam lirinë prej tyre dhe varësinë nga ata, duam të jemi si ata, në të vërtetë jemi të ndryshëm. Dhe brenda kësaj lufte të përjetshme tentojmë të gjejmë një ekuilibër. Kemi nevojë për dashurinë dhe ajo mban emrin e tyre. Vetëm shpresoj që kjo të perceptohej sadopak dhe nga ana tjetër. Një dashuri nuk është skllavërim dhe një femër nuk është aspak seksi i dobët. Shpesh është më e fortë sesa e mendon dhe vetë.

Në të gjitha kohët, letërsia ka qenë fusha e vetme kur liria e fjalës ka qenë më pak e censuruar. Megjithatë ka pasur femra që e kanë treguar censurën që në titullin e një libri që kanë shkruar, duke e vendosur emrin nën pseudonim?

Përkundrazi, letërsia ka vuajtur në çdo epokë prej censurës dhe nuk po flas vetëm për diktaturat. Shkrimin nën pseudonim nuk e kanë bërë vetëm femrat, por edhe meshkujt dhe kjo në vetvete është mënyrë për të qenë i paparagjykuar, por edhe një mënyrë për të shkruar lirshëm, pa kufizime, pa frikë. Sepse kjo është në të vërtetë arti i të shkruarit, kjo është bota që aq shumë e kërkojmë ne që shkruajmë për të qenë vetvetja. Është e trishtë kur edhe në letërsi censurohesh apo të censurojnë. Ka pasur edhe femra që kanë shkruar nën pseudonime me emra meshkujsh. Kanë qenë kohë kur mendohej se femra s’kishte të drejtë as të ëndërronte, le të filozofonte e të hidhte ide mbi letër. Nuk është rasti i parë, as i fundit, ku femrës i është dashur të prezantohet në veshjen, emrin, zërin e një mashkulli. Mund ta quajmë mbijetesë.

Kur shkruani një roman të ri, jeni e prirur të jeni në anën e femrave dhe pse?

Ndoshta instinktivisht, ndoshta sepse tek ato vetëpasqyrohem dhe instinkti bazë është të mbrosh veten. Ndoshta, sepse ka kaq shumë dhunë ndaj femrave sa rebelohem dhe më vjen të bërtas që askush nuk e vret mendjen kur çdo ditë në lajme jepet se si vriten në mënyra nga më barbaret. Nuk jam feministe, edhe pse mund të tingëllojë e tillë kur lexohen librat e mi. Por të kërkosh që femra të ketë të drejta bazike nuk do të thotë se i përket një sekti të caktuar. Janë thjesht të drejta që duhet t’i ketë çdo njeri.

Si janë femrat në letërsinë që ju shkruani, sa ndryshojnë ato nga femrat që njihni në jetën reale?

Femrat e letërsisë që shkruaj janë femra të gjalla. Marrin frymë, dashurojnë, vuajnë, jetojnë. Janë në kërkim të vetes, të dashurisë, të gjetjes së ekuilibrit të duhur për jetën e tyre dhe të familjes. Janë femra që luftojnë, që rrëzohen, por dinë të ngrihen. Femra që qajnë, por mes lotëve gjejnë edhe buzëqeshjen, femra që ndiejnë e japin emocione, femra që kujtdo shtrese sociale, profesionale i përkasin mbeten të njëjta vetëm në një gjë, duan të jenë të lumtura, pavarësisht se lumturia ka ngjyrime të ndryshme për çdo njeri.

Nëse ka një libër që ju pëlqen ta lexoni shpesh, të shkruar nga një autore femër, cili është ai?

“Shtëpia e shpirtrave” e Aljende, më pëlqen sa herë e lexoj; “Përgjithmonë Xhulia” dhe thuaj të gjitha librat e Sveva Casati Modigniani; “Krenari dhe paragjykim” e Jane Austin.

Çfarë kanë dhënë burrat për femrat në letërsi?

Një pasqyrë ku mund të shihen.

A vazhdon ende të ndihet feminizmi në letërsi?

Besoj se po. Sa të jetë në fuqi diskriminimi ndaj femrave, do të jetë edhe feminizmi në letërsi. Më vjen mirë që ka shumë femra që kanë filluar të shkruajnë. I vetmi dëshpërim që ndiej është se ndonjëherë mungon individualiteti. Çdo shkrimtar duhet të shkruajë ashtu siç e ndien, të ketë stilin e tij, përqasjen e tij me botën e artit. Shpresoj se ato që do të vendosin të shkruajnë të kuptojnë sesa e rëndësishme është të jesh vetvetja, të bësh diçka tënden, krejtësisht tënden.

Fuqi ndaj burrave apo ndaj vetes, cila duhet të jetë fuqia që kërkojmë?

Nuk besoj se ajo që një femër kërkon është fuqia. Ajo ka fuqi të jashtëzakonshme brenda vetes. E rëndësishme është njohja e vetes, njohja e dëshirave, pasioneve. Përqasja jonë me botën nuk duhet të jetë një luftë me burrat, por një udhëtim përkrah tyre. Tek e fundit, ai që dashurojmë është një burrë.

www.revistasaras.al

Botimet

Brunilda Zllami ka lindur në qytetin e Bajram Currit (Tropojë) dhe është diplomuar për Mjekësi. Ka kryer edhe Fakultetin Juridik. Romanet e saj, që në fillimet e botimit prej vitit 1996, kanë gjetur lexuesin e tyre të të gjitha moshave. Fabula, tematika, stili i veçantë, mënyra e trajtimit të problematikës, zgjidhja e intrigës në një mënyrë tjetër, sinqeriteti dhe origjinaliteti i zgjidhjes së konflikteve në romanet e veta e bëjnë atë të afërt dhe të dashur për lexuesin.

Disa nga botimet e saj janë:

Dashuri apo urrejtje (1996)

Fantazmat e shpirtrave të etur (1996)

Ëndrra e papërfunduar e një gruaje (1997)

Puthja e hënës (1998)

Hijet (1999)

Labirintet e Medeas (1999)

Dinozaurët e ndërgjegjes (2001)

Çmimi i përjetësisë (2002)

Dua (2003)

Matilda (2003)

Jetoj në harresën tënde (2004)

Një tjetër (2004)

Dikur ishim bashkë (2005)

Rruga e trëndafilave (2007)

Lindur femër (2007)

Lakmia (2009)

Në shpirtin tim bën ftohtë (2010)

Ti je e nesërmja (2012)

Nuk jam engjëll (2014)

Ky pushtet rrëzohet me revolucion paqësor

0

“Gjithnjë e më tepër po del në pah se gjendja do të përmbyset me revolucion, dhe jo me evolucion. Jemi tepër larg nga zgjedhjet e lira e demokratike. Vështir të besohet që edhe me ‘Vetëvendosjen’ në pushtet do të ketë zgjedhje të lira e demokratike. Ndoshta tek me pushtetin post-Vetëvendosje”, shprehet analisti Nexhmedin Spahiu

Kjo klasë politike që udhëheq me shtetin ka bërë dhe po bën shumë veprime të kundërligjshme në degradimin e shkatërrimin e plotë të shtetit të Kosovës. Këto parti politike jo vetëm që nuk kanë dhënë dhe nuk po japin ndonjë kontribut për zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, por nga babëzia e pangopësia vetëm e kanë zhvatur e plaçkitur shtetin në vazhdimësi për 15 vjet, duke varfëruar tej mase qytetarët.

Politikanët i kemi milionerë, disa edhe miliarderë, të cilët janë të lidhur me mafio-oligarkët, edhe atë vetëm duke zhvatur e plaçkitur buxhetin dhe asetet e shtetit, ndërkaq populli i pashpresë shikon se si të ikë sa më larg prej Kosovës me fëmijë e çanta në krah. Në fakt, këta politikanë që janë pasuruar në kurrizin e popullit shtetin e shohin si pronë të tyre, me të cilën bëjnë çka të duan. Pa dyshim, se për t’u ndalur kjo hajni, duhet që të shkohet në zgjedhjet e përgjithshme, ku duhet pasur shumë kujdes që mos të vidhen votat./Kosova Sot/

Shefi i Caritas-it gjerman: Deri në 2000 euro ndihmë për kthim të refugjatëve

0

Kryetari i Caritas-it gjerman, Peter Neher ka dalë me një propozim interesant për zbutjen e krizës së refugjatëve: dhënien e një shume të caktuar parash atyre që kthehen, si ndihmesë për fillimin e jetës në vendin ku do të kthehen.
Propozimi i tij ka të bëjë vetëm me refugjatët që vijnë nga vendet që nuk kanë praktikisht asnjë shans që t`u njihet azili në Gjermani, pra nga vendet e Ballkanit.

Neher në një intervistë për gazetën NOZ të të shtunës ka thënë se “ne kemi përgjegjësi edhe në raport me refugjatët që vijnë nga Ballkani“ dhe në këtë kontekst ka kërkuar më shumë angazhim nga Berlini zyrtar.

„Do të ishte e pranueshme që personave me shanse të ulëta për njohje të azilit t`u ofrohet një ndihmë startimi prej 1000 deri 2000 eurosh në mënrë që pas një trajnimi në Gjermani këta njerëz te mund të nisin bazën e tyre ekzistenciale në Shqipëri, Kosovë ose Serbi. Duke i kthyer ata thjesht nga kanë ardhur ne nuk kemi bërë asgjë. Ne mundemi, për shembull që të rinjtë t`i trajnojmë në përkujdesjen për të moshuarit“, ka thënë më tutje Neher, transmeton albinfo.ch.

Sipas tij, dyndja e madhe e të rinjve nga Ballkani është edhe humbje enorme e resurseve të vendeve përkatëse.

Neher më tutje në intervistë ka apeluar kundër asaj që refugjatët e krishterë të kenë favorizime në trajtim.

“Kjo nuk ka qenë kurrë qëndrim i kishës sonë dhe as i Caritas-it. Gjermania duhet të strehojë njerezit e përndjekur pavarësisht nga religjioni i tyre”, përcjell albinfo.ch fjalët e shefit të organizatës humanitare të Kishës Katolike të Gjermanisë.

“Edhe pse në disa vende të krishterët ndiqen në mënyrë të veçantë, kriteri i pranimit të refugjatëve në Gjermani duhet të jetë përmasa e përndjekjes“.