Home Blog Page 7088

Shefi i Caritas-it gjerman: Deri në 2000 euro ndihmë për kthim të refugjatëve

0

Kryetari i Caritas-it gjerman, Peter Neher ka dalë me një propozim interesant për zbutjen e krizës së refugjatëve: dhënien e një shume të caktuar parash atyre që kthehen, si ndihmesë për fillimin e jetës në vendin ku do të kthehen.
Propozimi i tij ka të bëjë vetëm me refugjatët që vijnë nga vendet që nuk kanë praktikisht asnjë shans që t`u njihet azili në Gjermani, pra nga vendet e Ballkanit.

Neher në një intervistë për gazetën NOZ të të shtunës ka thënë se “ne kemi përgjegjësi edhe në raport me refugjatët që vijnë nga Ballkani“ dhe në këtë kontekst ka kërkuar më shumë angazhim nga Berlini zyrtar.

„Do të ishte e pranueshme që personave me shanse të ulëta për njohje të azilit t`u ofrohet një ndihmë startimi prej 1000 deri 2000 eurosh në mënrë që pas një trajnimi në Gjermani këta njerëz te mund të nisin bazën e tyre ekzistenciale në Shqipëri, Kosovë ose Serbi. Duke i kthyer ata thjesht nga kanë ardhur ne nuk kemi bërë asgjë. Ne mundemi, për shembull që të rinjtë t`i trajnojmë në përkujdesjen për të moshuarit“, ka thënë më tutje Neher, transmeton albinfo.ch.

Sipas tij, dyndja e madhe e të rinjve nga Ballkani është edhe humbje enorme e resurseve të vendeve përkatëse.

Neher më tutje në intervistë ka apeluar kundër asaj që refugjatët e krishterë të kenë favorizime në trajtim.

“Kjo nuk ka qenë kurrë qëndrim i kishës sonë dhe as i Caritas-it. Gjermania duhet të strehojë njerezit e përndjekur pavarësisht nga religjioni i tyre”, përcjell albinfo.ch fjalët e shefit të organizatës humanitare të Kishës Katolike të Gjermanisë.

“Edhe pse në disa vende të krishterët ndiqen në mënyrë të veçantë, kriteri i pranimit të refugjatëve në Gjermani duhet të jetë përmasa e përndjekjes“.

Buxheti i Komunës së Prizrenit në duar të pasigurta

0

Shkruan: Shani Berisha.

Në mbledhjen e datës 17.09.20015 të Kuvendit Komunal të qytetit të Prizrenit, pas një debati vuliminoz të zhvilluar nga kuvendarët e të gjitha partive politike të përfaqësuara në këtë organ, u shqyrtua dhe u votua edhe korniza buxhetore 2016 , e hartuar nga kabineti i qeverisë komunale sipas projekteve” prioritare “të specifikuara nga drejtorët e drejtorive, por gjithmonë në bazë të ligjeve referuese dhe obligative në adresë të kryetarit të komunës.

Buxheti i komunës së Prizrenit për vitin 2016 është mbi 40.milon Euro,i formalizuar nga dy destinacione buxhetore,garndet qeveritare (31.million) dhe të hyrat vetanake komunale(9.milion) .

Jam i vetishëm se fjala publike e thënë , mbanë në vete përgjeqësi personale.
Gjithëmonë sipas meje, ky buxhet komual,që për destinim do të duhej të kishte projektet e argumentuara mirë, e që realisht do të ndikonin në zhvillimin e përgjithshëm të komunës sonë, fatkeqësisht ndodhi e kundërta, kjo garniturë e papërgjeqëshme qeverisëse ofroi dhe ndikoi që të votohet një kornizë buxhetor jo premtuese(stagnuese) në drejtim të zhvillimit të përgjithshëm.

Ky buxhet është në duar të pasigurta
1. Ngase edhe ma tutje vazhdon beteja në mes drejtësisë dhe kryetarit të komunës në procesin gjyqësor maratonik dhe interesant për shkeljet dhe keqpërdorimet ligjore të bëra nga ai me rastin e dhënies së pronave komunale me koncesion firmave dhe personava të prapaskenës.

2.Ngase mbi gjysma e drejtorve të qeverisë Muja është pjesë e këtij procesi gjyqësor maratonik për keqpërdorim të detyrave zyrtare ,ku edhe aq janë duke u hetuar dhe do të përfundojnë gjithësesi para drejtësisë për keqpërdorim të paras puplike.

3.Ngase nga ajo që dihet edhe ato që do të zbulohen, për uzurpin e pronës puplike bërë nga personat e partive në pushtet , dhe atë me dijenin e të parit të komunës, dhe personave që jan shëndruar në lugetër për Ramadan Mujën ,e të cilëve ju është mbushur mendja se kanë mandat për të sunduar e jo për të qeverisur me Prizrenin.

4.Ngase në emër të ligjit të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje ndër vite,legalizojnë qdo gjë të ndërtuar ,e që për pasojë do të ketë zyrtarizimin e deformimit urbanistik të qytetit.

5.Ngase dështimet e tyre i quajnë sukse, dhe instrumentin pushtet e keqëpërdorin në sulm kundër të gjithë të tjerve që mendojnë ndryshe .

6.Ngase projektet e filluara para shumë viteve të detikuara për komunitetin i kanë bllokuar , dhe këto vonese i arsyetojnë me fjalën do ti” bëjm” , dhe pa i dhanë deri më tani askujt llogari e përgjegjësi?!

Projektet e ndërprera janë.
1. Parku i biznesit i filluar më 2009.
2. Zona e Industrisë së lehtë afër fshatit Petrovë ,filluar më 2009.
3. Plani rregulles urbanistik Dardani 2, filluar në 2006.
4. Ndërtimi i shtëpive të kulturës në fshatrat: Zhur,Hoqë të qytetit dhe Medvec, të filluara më 2009.
5. Ndërtimi i rrugës Tranzit i ri, filluar më 2012.
Projektet që do duhej të planifikoheshin:
6.Parashikim për ndërtimin e një parkingu puplik për automjete!
7.Gadishmërin për ndaljen\ e mëtejshme të degradimit urbanisti të Zonës historike të qytetit dhe të Grykës së Lumbardhit.
8. Fillimin e hartimit të hartave zonale hapësinore, që do të ndihmonin në përcaktimet ndërtuese në qytet.
9.Fillimin e një strategji ,në drejtim të krijimit të mundësive,në investime për infrastrukturën e ujit të pijshëm për të gjitha lokalitet.

Ka edhe shumë dëshmi e fakte tjera që arsyetojnë mendimin tim se buxheti i Komunës së Prizrenit është në duar të njerëzve të pasigurt, që deri më tani kanë dëshmuar se janë joprofesionist , e jo të përgjegjshëm. Dhe përfundimisht kanë dëshmuar se janë të vegjël si karaktere duke u treguar harbut e arrogant të papërmisueshëm në qeverisjen e pasurisë së popullit.

Selfie

0

Nga Edison Ypi

S’po ta var kush. Të kanë lënë pas dore. S’po ta vlerësojnë sa duhet diturinë, forcën e karakterit, zemërgjerësinë, zjerjen e gjakut.

Padrejtësi e madhe që duhet vënë në vend urgjentsht.

Zgjidh kohën e duhur. Për pretendimet që ke dhe padrejtësitë që do të vësh në vend, muzgu s’do ishte keq.

Që të mos bezdisesh nga prezenca e ziliqarëve dhe ziliqareshave të shumta që kujtojnë se të gjitha vlerat u përkasin atyre ndërsa ty vetëm Noc Rroku, zgjidh një vend të mbyllur. Pse jo banjën. Me veglat e banjës, vaskën, zorrën, rubinetin, sapunin, briskun, bidenë, peshqirin e varur, dritaren pak të hapur prejnga duket një copë qiell, mund të bëhen kompozime që të çuditet bota.

Përcakto pozicionin e kokës të tillë që drita të bjeri me intensitetin e duhur në pjesën më shprehëse të fytyrës, atë prejku nga brendësia e kafkës të gurgullon zgjuarsia dhe të gjitha cilësitë e tjera të mira që i ke, por padrejtësisht të mohohen.

Zgjat dorën merr celularin, shkrepe.

Ke bërë një Selfie.

Domethënë ke bërë një turp, një neveri.

Mos u mërzit. Nuk je i vetmi. Gomerët si ty që bëjnë selfie janë me miliona.

Mund të ndodhi që selfia që sapo bëre nuk të pëlqeu.

E çfarë se nuk doli mirë Selfia.

Vaska, zorra, bideja, dushi, brisku, sapuni, copa e qiellit, aty janë. Bëj një selfie tjetër. Nëse edhe tjetra selfia nuk do të pëlqejë, bëj nja 20 ose 30 selfie. Ndonjë budalla ose budallaqe mund të mos i pëlqejë selfiet e tua. Edhe për këtë mos u merakos. Ndërkohë që ti po bën selfiet e tua, me mijëra të tjerë po bëjnë selfiet e veta, më për ibret se selfiet e tua. Prandaj mos hum kohë. Nisi urgjent selfiet pa dalë nga banja. E pamundur të mos e kapin gjenialitetin tënd kqyrësit e panumurt të selfieve të tua. Në mos atypëraty, më vonë. Ke kohë. Deri kur të vdesësh do kesh mbi 1 milionë Selfie.

Selfia e banjës nuk është e vetmja. Ka edhe selfie të tjera. Selfia ka nënllojet e veta.

Për shembull, selfia që bën një mashkull kur çfaqet i menduar sikur ka mbi supe gjithë hallet e botës. Selfia e këtij budallai nuk quhet Selfie, quhet selfqirje, që vjen nga fjala greke “qirje” që do të thotë “zotni”.

Selfia mund të bëhet edhe para pasqyrës. Selfia para pasqyrës ta tregon hajvanllëkun në HD. Kjo lloj Selfie quhet Selfpjerdhje

Një tjetër Selfie goxha e përhapur është ajo kur një tufë guakësh bëjnë fotografi me të ngrëna përpara; verë, birra, bërxolla, pica dhe plot të tjera. Selfie më shtazarake se kjo përmes së cilës hajvanët e pangopur dëshmojnë urinë e etërve, nuk ka. Selfia me të ngrëna përpara quhet Sumtyryxhym.

Aksion simbolik në përkrahje të Abdullah Thaçit

0

Sot në Prizren u mbajt aksioni simbolik në përkrahje të Abdullah Thaçit, i dënuar nga gjykata për shkak se ka denoncuar korrupsionin.

Në këtë organizim u bë e ditur se në kuadër të fushatës për grumbullimin e mjeteve për të paguar gjobën e Abdullah Thaçit, deri sot janë tubuar rreth një e treta e mjeteve të nevojshme.

Organizatorët e fushatës kanë njoftuar se nga sot, përveç deponimeve bankare, kontributet mund të ofrohen edhe në pikat grumbulluese në qendër të qytetit dhe në disa nga kafeteritë.

Fushata #meAbdullahThacin do të vazhdojë deri në arritjen e shumës 5000 euro për të paguar gjobën e caktuar nga gjykata.

Aktivistët e fushatës u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që besojnë në shtetin e së drejtës, që brenda mundësive të tyre të ndihmojnë fushatën “Me Abdullah Thaçin” dule kontribuar financiarisht për grumbullimin e mjeteve të nevojshme.  /PrizrenPress.com

Simpozium për Adem Demaçin në 80-vjetorin e lindjes

0

Më rastin e 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, më 23 shtator nis në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës një program special kushtuar figurës së tij si simbol i rezistencës dhe fitues i çmimit “Saharov” nga Parlamenti Evropian.

Në simpoziumin e tretë internacional që mbahet mes datave 23 e 28 shtator organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë do të marrin pjesë mbi 20 personalitete të shquara të letërsisë e kritikë nga disa shtete të Evropës siç janë Belgjika, Spanja, Franca, etj.

Reshat Sahitaj, kryetar i Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë ka bërë të ditur se në mbrëmjen hapëse do të referojnë akademik Rexhep Qosja, Prof. Dr. Daniel Leuwers nga Franca, Behare Rexhepi dhe Prof. Dr. Begzat Baliu.

Gjithashtu do të interpretohet një këngë nga sopranoja Saranda Ailaj e përcjellë me kitare nga Ylber Asllanaj dhe do të lexohen poezi kushtuar Demaçit nga Agim Vinca e disa poetë të njohur nga Kosova e vendet e tjera.

Ky simpozium organizohet nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Simpozium per Adem Demacin-ftesa

Arrestohen dy persona në Malishevë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Malishevë.

Në rrugën “Domenik Pergega” është arrestuar një person në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.

Edhe arrestimi tjetër në fshatin Panorc, sipas policisë, është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit. /PrizrenPress.com

Rrahje në Rahovec

0

Një rrahje ka ndodhë në Rahovec.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një pengese në trafik kanë sulmuar fizikisht dy meshkuj me ç’rast iu kanë shkaktuar lëndime trupore.

Njëri nga viktimat është dërguar në Spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Aksident në Suharekë, lëndohet një pasagjere

0

Dy vetura me targa vendore me ngasës meshkuj janë përfshirë në aksident trafiku, në fshatin Reshtan të Suharekës.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një pasagjere dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. /PrizrenPress.com

Digjet një furrë e bukës në Prizren, s’ka të lënduar

0

Për shkaqe të panjohura ka shpërthyer një zjarr në një furrë të bukës.

Ngjarja ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:15 në fshatin Reçan të Prizrenit.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar deri më tani nuk dihet. /PrizrenPress.com

Prizren: Falsifikon targat e veturës

0

Një person në Prizren dyshohet se ka falsifikuar targat e veturës.

Policia e Kosovës njofton se në rrugën “Xhevat Berisha” është ndaluar një veturë BMW me targa lokale të cilën e drejtonte një i dyshuar mashkull shqiptar. Gjatë kontrollit të dokumentacionit dyshohet se targat e veturës janë të falsifikuara.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com