35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025
Home Blog Page 7086

Malishevasit që morën diploma në Gjakovë pa qenë fare studentt

0

DiplomaSkandali me diplomat false, i zbuluar ditëve të fundit në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, nuk është i vetmi rast i tillë i ndodhur në Kosovë.

Një aferë e ngjashme, ani pse me përmasa dukshëm më të vogla, pati ndodhur vite më parë edhe në ish-SHLP “Bajram Curri” të Gjakovës.

Dyshohet se duke filluar nga viti 2001, e në masë të madhe gjatë viteve 2004 – 2005, rreth 83 persona, kryesisht nga komuna e Malishevës, janë pajisur me diploma të SHLP “Bajram Curri”, ndonëse për asnjë ditë ata nuk kanë qenë studentë të këtij institucioni.

Sipas aktakuzës së ngritur nga ish-Prokuroria Komunale e Gjakovës, gjithçka kishte filluar me dhënien e disa notave për të kulmuar me dhënien masive të diplomave. /Zëri/

A do të bëhet PDSH-ja pjesë e Qeverisë?

0

Thaci-GruevskiPas raportimit në medie se Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) mund të hyjë në Qeveri, ka reaguar zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani. Ai në profilin e tij në Facebook, ka bërë me dije se kjo çështje nuk është trajtuar në asnjë formë në mes partnerëve të koalicionit.

“Në pamundësi për t’iu përgjigjur një për një interesit të gazetarëve për ndryshimin e përbërjes së qeverisë, gjej rastin në profilin tim për të dhënë qëndrimin e BDI-së. Deri në këtë moment, kjo çështje nuk është hapur dhe trajtuar në asnjë formë në mes partnerëve të koalicionit. Ne mbetemi në qëndrimin se jemi kundër përcaktimit të një zgjidhjeje përfundimtare për daljen nga kriza, si p.sh qeveria teknike, pa u krijuar kushtet për fillimin e dialogut të mirëfilltë politik, me ndërmjetësim ndërkombëtar, ku do të bisedohej hapur për të gjitha çështjet”, ka thënë Osmani.

E përditshmja maqedonase “Utrinski Vesnik” shkruan se PDSH-ja së shpejti do të bëhet pjesë e qeverisë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Nikola Gruevski.

Sipas kësaj gazete, negociatat që kanë vazhduar këtyre ditëve midis liderit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe atij të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski kanë përfunduar me marrëveshje dhe se ajo do të bëhet publike ditëve të ardhshme.

Kryeministri Gruevski thuhet se është i hapur për një qeveri të zgjeruar, që ta ketë përkrahjen në projektet qeveritare.

Gjykata Speciale i mbivihet sistemit gjyqësor

0

GlaukKonjufcaPartia më e madhe opozitare Lëvizja Vetëvendosje! vazhdon ta kundërshtojë themelimin e Gjykatës Speciale. Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, ka thënë për “Epokën e re” se Gjykata Speciale është e dëmshme për Kosovën.

Kjo gjykatë sipas tij, është duke u themeluar enkas për ta sulmuar UÇK-në, e cila është sinonim i luftës për çlirim.

“Lëvizja Vetëvendosje! është kundër themelimit të Gjykatës Speciale jo pse ajo e rrezikon Lëvizjen Vetëvendosje!, por sepse i mbivihet sistemit gjyqësor të Kosovës dhe brenda tij si strukturë paralele. Për më tepër, kjo gjykatë po themelohet veçanërisht për UÇK-në, që është sinonim i luftës çlirimtare të popullit shqiptar. Së këndejmi, ne do të reagojmë njëjtë kur të sulmohet lufta e popullit tonë dhe çdo ushtar i saj, pavarësisht a ka përkatësi partiake ai apo jo”, ka deklaruar Konjufca.

Edhe përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës për Kosovën deri më tani janë shprehur kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Qeveria e Kosovës ka bërë gati amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale, të cilat ia ka proceduar Kuvendit, i cili është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim nëse këto amendamente janë në pajtim me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Në duart e tij …

0

letrat-e-italianeve-qe-ngelen-ne-Shqiperi-3Në Shqipërinë e vitit 1946, nën ankthin e një regjimi të ri që po instalohej në vend, një e re italiane, që nuk kishte mundur të kthehej në vendin e saj pas luftës, i kalonte orët e gjata të pritjes për t’u riatdhesuar duke shkruar letra. “E dashur mama, tashmë u bënë tre vjet që nuk jemi parë, dhe më shumë se gjashtëmbëdhjetë muaj që nuk kam dëgjuar prej teje. Nuk e dimë ende se kur do të riatdhesohemi dhe nëse do të riatdhesohemi …”, shkruante ajo me shkrimin që kaq vite më pas tregon trishtimin që e kishte pushtuar. Në një tjetër letër ajo shprehet e shqetësuar për faktin nëse i ati ishte kthyer në shtëpi. “I dashur baba, i kam dëgjuar bombardimet … Pas kaq muaj heshtjeje dhe duke mos dëgjuar për mbërritjen tënde, mendoj se po ma fshehin faktin se ti nuk je më …”. Janë qindra letra të shtetasve italianë që mbetën në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, që u nisën me destinacion Italinë, e nuk mundën të mbërrinin asnjëherë në duart e marrësve. Më shumë se gjysmë shekulli më pas, dy artistë shqiptarë, Adrian Paci dhe Roland Sejko, kërkojnë të kthejnë përmes një ekspozite kujtimin e asaj vuajtjeje të gjatë shpirtërore.

Më 2 prill në Museo Nazionale delle arte del XXI Secolo, ata do të hapin ekspozitën “Arkitektura në uniformë”, një event që kërkon të hulumtojë mbi historinë, të shkuarën e mbetur thjesht në letra. Rreth 24 000 shtetas italianë mbërritën në Shqipëri gjatë kohës së pushtimit italian. Ata ishin inxhinierë, ndërmjetës, punëtorë të thjeshtë, ushtarë, arkitektë, të cilët nisën të ndërtonin këtu një jetë të tyren. Pas mbarimit të luftës, një pjesë e tyre nuk mundi të mbërrinte në vendlindje, duke kaluar një periudhë të gjatë kohe deri në vitin 1949, kur regjimi i Enver Hoxhës vendosi marrëdhënie diplomatike me Italinë.

Qindra letra që ata i nisën drejt të afërmve të tyre përtej detit, nuk shkuan asnjëherë në destinacion. Regjimi i survejonte këto letra, duke i hapur e i vendosur në një dosje që për më shumë se 70 vjet u ruajtën në Arkivin e Shtetit. Në vitet 2000, ato u gjetën në dy çanta diku në arkiv, sipër të cilave ishte një etiketë ku shkruhej “korrespondenca e shtetasve italianë në Shqipëri”. Letrat ishin të hapura, por përmes tyre mund të lexoje kalvarin e gjatë të një vuajtje shpirtërore dhe një ankthi mbi atë çfarë i priste.

Dy artistët, Paci dhe Sejko, i kanë marrë këto letra për t’i rikthyer pas kaq vitesh në vendin e origjinës, si një homazh për vuajtjen e gjithë atyre njerëzve. Kuruar nga Kristina Perrella, ekspozita është një reflektim mbi temën e zhvendosjes dhe ndarjes me forcë nga tokat e tyre. Ekspozita është konceptuar përmes një videoinstalimi me pesë ekrane të mëdhenj, ku në secilën prej tyre ndodhet një aparat fotografik, i cili bën një lëvizje të ngadaltë.

Në ekrane shfaqen aktorë të veshur me rroba të asaj periudhe, teksa lexojnë pjesë të këtyre letrave. Imazhet janë disi të paqarta, por zëri i tyre kërkon të tregojë fort mesazhin e atyre letrave, që për vite të tëra kanë mbetur në arkivat e shtetit. “Në duart e tij” është një ekspozitë që hedh dritë mbi një histori të vërtetë, duke dhënë peshën emocionale dhe historike të një kohe dhe duke eksploruar një temë universale, siç është ajo e humbjes apo e paaftësisë për të komunikuar. Në një tjetër hapësirë shfaqet një hartë e krijuar me bashkimin e këtyre letrave. Por përtej këtyre historive personale, ekspozita kërkon të nxjerrë në pah dhe mënyrën sesi arkitektura italiane do të ndryshonte imazhin e Shqipërisë të së shkuarës, por edhe të së tashmes, pasi gjurmët e saj ndihen kudo.

Dramë në Beograd: Një nëne ia rrëmbejnë vajzën nga duart (Video)

0

auto_gg1426405855Një ngjarje dramatike ka ndodhur dje në kryeqytetin serb, kur tre shtetas francezë ia kanë rrëmbyer vajzën dy vjeçare një nëne, derisa ajo po ecte në një rrugë të Beogradit.

Tre shtetas francezë M.S. (46), S.A.G. (50) dhe SH.E.K. (26) të cilët të premten rreth mesditës në Beograd kishin kidnapuar nga duart e një nëne vajzën dyvjeçare, janë arrestuar shumë shpejt, derisa po provonin të iknin me veturë në autostradë.

Policia u kishte rënë në gjurmë kidnapueseve, të cilët në një moment kishin dashur ta hidhnin vajzën e rrëmbyer në autostradë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë në video mund të ndiqni pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë nga vendi ku ishte kidnapuar vogëlushja, momentin e ikjes nëpër autostradë dhe arrestimin e kidnapuesve.

Bajrami raporton për diplomat false

0

Arsim Bajrami-ministri arsimitDyshimet se diploma false posedojnë edhe zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët janë inkuadruar si mësimdhënës në nivelin parauniversitar dhe atë të lartë të arsimit, kanë çuar deri tek kërkesa për zgjerim të hetimeve tek universitetet publike.

Përveç ish-Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, që ka funksionuar në kuadër të Universitetit të Prishtinës (UP), nevoja e inspektimit shihet e nevojshme dhe në fakultete të tjera të këtij Universiteti.

Ferdije Zhushi- Etemi, kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), thotë për “Zërin” se kjo Agjenci nuk ka qasje në verifikim të diplomave në sektorin publik, por ka pasur dhe vazhdon të ketë në sektorin privat.

Arsimi i Prizrenit në peshore të drejtësisë

0

gjykata peshorejaKa denoncuar shumë raste të keqpërdorimeve dhe shkeljeve në punësimin e mësimdhënësve. Të gjitha rastet e dyshuara tashmë i ka dërguar për hetime në polici. Një status në rrjetin social ”Facebook” dhe më pas një letër e hapur drejtuar Kryeministrit, Kryeparlamentarit dhe Ministrit të Arsimit, nga gazetari Rami Berisha, për punësimet e jashtëligjshme të mësimdhënësve, ka ngjallur reagime të mëdha në Prizren.

Berisha ka publikuar disa shkelje që Drejtoria e Arsimit i ka bërë në largimin dhe punësimin e mësimdhënësve, duke përdorur emrin e Kadri Veselit.

Ai thotë se në Prizren, ata që punojnë dhe ata që janë në pritje të një vendi të punës në arsim, u ka hyrë frika në palcë dhe nuk guxojnë të flasin edhe kur shkelet dinjiteti dhe personaliteti i tyre. Sipas tij, çmimi për një vend të punës në arsim ka arrit deri në 6 mijë euro.

“Në Prizren, në institucionet e vendit po shitet vendi i punës. Çmimi për një vend pune në arsim ka arritur në 6000 mijë euro”, thotë ai.

“Në Prizren një kandidat është pranuar pa intervenime, i ka qeras shokët, por pas dy dite i është thënë gabim të kemi pranuar. Një tjetër është ftuar të shkojë të punojë të hënën, por kur ka ardhur e hëna i është thënë jo tjetër kush është pranuar”, tregon ai.

“Një tjetër e ka paguar “kaparin” 1 mijë euro të pazarit prej pesë mijë eurove për punësim në arsim. Ende nuk është punësuar parat e kaparit nuk i janë kthyer”.

Gazetari Berisha thotë se të gjitha punësimet e jashtëligjshme tashmë janë duke u hetuar nga organet e drejtësisë. Ai shpreson se një ditë do të ndriçohen keqpërdorimet në arsimin e Prizrenit.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, ndërkaq mohon të gjitha akuzat e ngritura nga gazetari Berisha. Ai thotë se Berisha po merret me shpifje. Çoçaj dhe Berisha janë “pajtuar” që akuzat për punësim me ryshfet dhe me ndikim të Kadri Veselit t’i sqarojnë në gjykatë.

Çoçaj mohon se në punësimin e mësimdhënësve ka dorë Kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Sa i përket asaj se DKA po punëson njerëz me urdhra të Kadri Veselit kjo është një shpifje tjetër e radhës”.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili është edhe Kryetari i Kuvendit, nuk ka qëndruar indiferent ndaj lakimit të emrit të tij, për ndikimin e tij në punësime në Prizren. Ai ka kërkuar hetime nga Prokuroria. Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit në Prokurorin Themelore në Prizren, Metush Biraj ka pranuar se Veseli ka kërkuar hetime në zbardhjen e lakimit të emrit të tij në punësimin e mësimdhënësve.

Çoçaj thotë se Berisha ka kërkuar t’i punësohet vajza e vëllait.

“Është vet Rami Berisha që ka kërkuar t’i punësohet vajza e vëllait dhe i kam thënë se nuk mund t’i përzihem Komisionit”, tregon ai. Ndërkaq, Berisha pranon se ka kërkuar një nderë nga Çoçaj.

“Është e vërtet, se nga ai, si njeriu i parë i DKA-së në Prizren, i kam kërkuar një nder. I kam kërkuar që të respektohen ligjet e Arsimit”.

Kryesuesi i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, Nait Hasani, thotë ndërkaq se organet e drejtësisë duhet t’i ndriçojnë këto akuza publike.

“Nëse ka diç të tillë duhet organet e drejtësisë të thonë fjalën e vet. Unë nuk po besoj në këto akuza, sepse janë më shumë thashetheme”.

“Por, nëse ka diç, kjo është skandaloze. Drejtësia duhet të fillojë hetimet dhe nëse ka diç të vërtet t’i dënojë kushdo që është, sepse njerëz të tillë kanë ndikuar edhe në migrimin e shqiptarëve”.

“Kushdo që e ka bërë duhet të dënohet, sepse të tillët nuk kanë as etni, as parti”.

Për akuzat e ngritura nga gazetari Rami Berisha, sqarime kanë kërkuar edhe partitë politike. Pozita dhe opozita janë pajtuar që çështja e arsimit të diskutohet në Kuvendin Komunal. Partitë opozitare kanë kërkuar nga kryetari Ramadan Muja, që të shkarkohet nga detyra drejtori i DKA-së, Nexhat Çoçaj. LDK, VV, BD, akuzuan Çoçajn se ka shkatërruar sistemin e arsimit në Prizren.

Lëvizje Vetëvendosje ka kërkuar arrestimin drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajt dhe përshpejtimin e procedurave ndaj tij. Kurse, nga kryetari i kësaj komune, Ramadan Muja, Vetëvendosje ka kërkuar ta shkarkoj nga pozita këtë drejtor.

Sipas VV-së, skandalet e publikuara së fundmi flasin qartë për gjendjen e pashpresë në arsim, degradimi i së cilës filloi nga pushtetet e paraluftës dhe kulmoi në epokën e Nexhat Çoçajt.

“VV në Prizren shpreh habinë për mosveprimin e organeve të drejtësisë për pretendimet e shumta për parregullsi në këtë sektor. Sipas legjislacionit në fuqi, Prokuroria e Shtetit duhej të vepronte me automatizëm, sipas detyrës zyrtare, sa herë që flitet për vepra të cilat cenojnë ligjet në fuqi”, ka thënë Artan Abrashi nga VV në Prizren.

“Gjithashtu Këshilli Prokurorial i Kosovës duhej të vepronte sa herë që ndonjë prokuror nuk i përmbahet funksionit të tij zyrtar. Mirëpo kjo nuk po ndodh edhe kur Prokuroria Publike e Qarkut në Prizren ka zgjedhur heshtjen dhe dorëzimin para krimit, bile edhe në raste kur ka bashkëpunuar haptas me ata”.

“Kjo flet për kapjen e tyre nga krimi. Këtë e dëshmon më së mirë hudhja poshtë e aktakuzave ndaj drejtorit të DKA-së Nexhat Çoçajt nga prokurorja Ervehe Gashi, në këmbim të punësimit të vajzës së saj në Qendrën për Kompetencë në Prizren”

“Keqpërdorimet fillojnë nga shitjet e blerjet e vendit të punës. Këto keqpërdorime fillojnë prej 500 euro deri në 6000”.

Kuvendarët e LDK-së, Mybera Mustafa dhe Haziz Hodaj thonë se PDK-ja ka punësuar njerëzit e partisë në arsim, pa ju nënshtruar konkursit të rregullt.”Drejtoria e Arsimit ka punësuar njerëzit e PDK-së pa konkurs duke degraduar arsimin në këtë vend”, tha Mustafa.

Kuvendari i Bashkimit Demokratik(BD) Skender Susuri ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja që të ndërrjë drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçajn.

Sipas tij, Çoçaj e ka shkatërruar sistemin e arsimit në Prizren.

“Gjendja e arsimit nuk është i mirë. Nexhat Çoçaj e ka politizuar skajshmërish”, ka thënë Susuri.

“Nexhat Çoçaj nuk zbaton ligjet e arsimit. Nuk hapë konkurs për punësime. Kam fakte dhe ato fakte do t’ia dorëzojë Ramadan Mujës në zyre”, ka thënë Susuri në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

“Ky drejtor duhet të ndërrohet. PDK-ja ka njerëz që mund të bëjnë këtë punë më mirë”.

Drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj, ndërkaq akuzat e opozitës i ka quajtur politike. Ai ka thënë se opozita po shikon vetëm zi.

“Nuk është e vërtet se gjërat në arsim janë vetëm zi”, ka thënë ai.

Në pyetjet e kuvendarëve, ai i ka ikur rasteve konkrete. Gjatë fjalimit të tij më shumë është përqendruar në rregullimin e infrastrukturës nëpër shkolla.

Shantazhi i AAK-së për punësimin e kuvendarit Bujar Nerjovaj

Drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj nuk ka arritur t’i përballojë shantazhit të koalicionit të AAK-së. Ai është detyruar ta punësojë asamblistin e AAK-së, Bujar Nerjovajn, si mësimdhënës në shkollën “Pjetër Budi” në Lugishtë të Hasit.

“PrizrenPress” kishte raportuar se zyrtarët e AAK-së e kanë kërcënuar Mujën se nuk do të votojnë rishikimin e buxhetit për vitin 2015-2017 -të, nëse nuk do t’i punësojë militantët e partisë së tyre.

Punësimi i asamblistit të AAK-së, Bujar Nerjovaj është bërë, një ditë para votimit të buxhetit. Për të siguruar votat e mjaftueshme, ai është detyruar të plotësojë kërkesat për punësim të AAK-së.

Çoçaj në debatin “Ballafaqim” të organizuar nga Forumi Transparenca nuk ka qenë në gjendje të sqarojë mënyrën e punësimit të kuvendarit Bujar Nerjovaj. AAK shantazhin për votimin e buxhetit e ka përdorur për punësimin edhe të anëtarëve të tjerë të partisë.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ndërkaq ka zgjedhur gjuhën e heshtjes për skandalet që kanë ndodhur në largimin dhe punësimin e mësimdhënësve nga Drejtoria e Arsimit. Ai deri më tash nuk e ka thënë së paku një fjalë për këto skandale.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kryetari Muja ka zgjedhur gjuhën e heshtjes për shkak se për të gjitha këto skandale ka qenë i njoftuar nga mësimdhënësit e dëmtuar.

“Kryetari Muja ka mbet në pozitë të keqe, sepse ai ka qenë i njoftuar për të gjitha këto skandale, prandaj edhe nuk flet”, tregon me kusht anonimiteti një zyrtar i lartë i Qeverisë “Muja”.

Sipas këtij burimi, shumica e mësimdhënësve që janë larguar jashtëligjshëm nga puna, janë takuar edhe me kryetarin Muja.

“Muja ka pritur thuaja të gjithë mësimdhënësit që janë larguar nga puna jashtëligjshëm në zyre. Ka biseduar me ta, por nuk e di pse nuk ka vepruar”.

“Nuk besoj se kryetari është përfshirë në këto skandale, por ai thjeshtë i ka besuar drejtorit të Arsimit”, tregon ai./PrizrenPress.com/

Vret kushëririn se i hyri viçi në bahçe

0

policia shqipniNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kurbin, në fshatin Gërnac.

Një shtetas ka vrarë kushëririn e tij me një breshëri kallashnikovi pasi dy viçat e tij i hynë në bahçe dhe po i hanin jonxhën.

Viktima është 29-vjeçari Jetmir Hasa nga fshari Gërnac ndërsa autori është kushëriri i tij 50-vjeçar Deli Alkurti.

Aktualisht policia e ka shpallur në kërkim autorin i cili është arratisur.

Pasi viçat kishin hyrë në bahçen e Alkurtit, vrasësi dhe viktimia nisën të debatonin.

Në një moment Alkurti hyri në banesën e tij dhe u kthye me një kallashnikov duke vrarë Hasën me një breshëri plumbash.

Zhdukja si diktator

0

PutinPresidenti rus, Vladimir Putin, është zhdukur. Jo në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por ai nuk është parë në publik për një javë të tërë dhe të dhënat në lidhje me agjendën e tij, që janë publikuar në faqen zyrtare në internet të presidencës, duken të dyshimta. Kremlini mohon që ai të jetë sëmurë, ndërkohë që blogosfera ruse gëlon nga spekulimet.

Eshtë ende e pamundur për një të jashtëm që të thotë se ku është Putini, apo çfarë po përpiqet të bëjë. Por nuk është shumë herët për të nxjerrë konkluzione nga ky episod. Ai ofron prova të mjaftueshme se Rusia është shndërruar tashmë në një diktaturë të vërtetë. Asnjë lloj shteti tjetër nuk do të ishte kaq i padepërtueshëm, ndërkohë që askund tjetër qytetarët nuk do të ishin kaq të shqetësuar me udhëheqësin e tyre.

Paraardhësi i Putinit, Boris Jelsin, ishte i prirur për t’u “zhdukur”: Atij i pëlqente të pinte dhe kishte një zemër të dobët. Shëndeti i Jelsinit u bë problem veçanërisht serioz gjatë garës për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996, në të cilën ai konkurroi përballë një kandidati të fortë komunist. Jo shumë kohë para votimit, ai pësoi një atak në zemër dhe ndihmësit e tij ua fshehën votuesve këtë gjë. Pasi fitoi, spin doctor-ët e Kremlinit u bënë gjithmonë e më krijues në përgjigjen e pyetjeve për shëndetin e presidentit. Në 19 gusht 1996, zëdhënësi i presidencës, Sergei Yastrzhembsky shkaktoi madje të qeshura kur, në përgjigje të një pyetje të tillë, tha se dorështrëngimi i presidentit ishte ende i fortë.
Sot, një gazetar radiofonik i Ekho Moskvy e përmendi këtë episod në një intervistë me zëdhënësin e Putinit, Dmitri Peskov, duke e pyetur për dorështrëngimin e presidentit. “Ai thyen duar”, u përgjigj me sarkazëm Peskovi.
Më parë, Peskovit nuk i është dashur të japë llogari për mungesat e papritura të shefit të tij. E kundërta madje është e vërtetë. Putini ka patur prirjen të demonstrojë, edhe pa patur nevojë, forcën e dorështrëngimeve të tij, duke u munduar shumë që të shfaqet gjithmonë në formë dhe energjik. Ai nuk është zhdukur asnjëherë nga syri i publikut për më shumë se një ditë që nga vitet e parë të drejtimit 15-vjeçar, atëherë kur nuk u shfaq për pak kohë, pasi nëndetësja Kursk u fundos në vitin 2000 apo kur terroristët morën peng qindra njerëz në teatrin e Moskës në vitin 2002. Të dy këta incidente ishin kriza të mëdha për Putinin, por që atëherë, ai i ka përballuar të tjerë, të të njëjtës madhësi, pa iu larguar syrit të publikut.

Megjithatë, këtë muaj ai është “zhdukur” sërish. Herën e fundit është parë një javë më parë, në 5 mars, kur u takua me Kryeministrin italian Matteo Renzi në Moskë. Që atëherë, Putini ka anuluar takimet me presidentët e Bjellorusisë dhe Kazakistanit, firmosjen e marrëveshjes me Oshetinë e Jugut dhe shfaqjen në një takim të drejtuesve të lartë të FSB, shërbimi i fshehtë rus.

E përditshmja RSB kreu nëj investigim në lidhje me axhendën e përditshme të Putinit dhe bëri të ditur se kishte vërejtur mospërputhje në faqen zyrtare, kremlin.ru. Sipas gazetës, takimi i Putinit me guvernatorin e rajonit veriperëndimor të Karelias, që në faqen zyrtare thuhej se kishte ndodhur në 11 mars, në fakt kishte ndodhur një javë më herët. Në të vërtetë, një faqe interneti kareliane raportonte për të në datën 11 mars.

Dy ditë më parë, sipas kremlin.ru, Putini kish folur në telefon me presidentin armen, Serzh Sargsyan. Informacioni në faqen zyrtare të Sargsyanit ishte identik. Kremlini thotë se ishte i vetmi aktivitet në 12 mars ku ka marrë pjesë Putini – në fat një agjentë shumë e lehtë për udhëheqësin shumë energjetik rus. Për shembull, të hënën në 2 mars, faqja zyrtare raportonte dy takime pune me zyrtarë rusë dhe një bisedë telefonike me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Ukrainës.
Duke shkaktuar një farë shqetësimi, dhe ndryshe nga spin doctor-ët e Jelsinit, të cilët ishin të gatshëm të pranonin se presidenti nuk ishte mirë me shëndet por shtonin se sëmundja nuk ishte serioze, Peskovi ka mohuar vendosmërisht se ka diçka që nuk shkon me shëndetin e Putinit. Kjo gjë ka shkaktuar shpërthimin e teorive të komplotit. Andrei Illarionov, një ish ndihmës i Putinit, ka thënë në një postim në LiveJournal se presidenti mund të jetë rrëzuar nga ndjekësit e vijës së ashpër, duke përfshirë edhe shefin e kabinetit të tij, Sergei Ivanov, në një grusht të pallatit.
Konstantin Remchukov, gazetar dhe botues me lidhje në nivelet e lartëtë Kremlinit, ka shkruajtur se miku i Putinit, Igor Sechin, i cili drejton kompaninë më të madhe ruse të naftës, shtetëroren Rosneft, pritet të humbasë vendin e punës, gjë që nënkupton se, ose Putini po bën një shkundje të fortë në rrethin e tij të brendshëm, ose që ai po largohet vetë. Ka patur mijëra postime që thonë se Putini edhe mund të ketë vdekur – dhe duke qenë se bëhet fjalë për Rusinë, edhe përpjekje të panumërta për të bërë humor të zi.

Bursa ruse, rubla dhe bonot ruse janë rritur të gjitha, a thua mungesa e Putinit nga radarët është lajm i mirë për ekonominë. Në Ukrainë, të shumtë janë ata që i shohin lajmet duke mbajtur frymën, duke uruar që udhëheqësi i urryer rus do të zhduket një herë e mirë. “Me sa duket, dikush tjetër e kontrollon situatën në Rusi tani”, shkruante Ivan Yakovina në faqen ukrainase të internetit, Nv.ua.

Shkurt, Putini ia ka dalë t’i fusë rusët në një gjendje obsesioni, thjeshtë duke u hequr sysh. Rusët, duke përfshirë kundërshtarët e Putinit, janë po aq të shqetësuar për mungesën e tij njëjavore, sa do të ishin edhe fëmijët nëse babai i tyre do të ishte nisur për diku, dhe nuk do të ishte kthyer pas disa ditësh. Ata e shohin faqen zyrtare të Kremlinit me një përziesrje mosbesimi, mirëkuptimi dhe shprese, duke pyetur se si, apo nëse, piramida e pjerrët që Putini ka ndërtuar nëpër vite, do të rrinte në këmbë pa atë vetë në majë të saj.

Nëse kjo nuk është një shenjë se Putini është bërë një diktator në mendjen kolektive të kombit, atëherë çfarë është? Në fund të fundit, udhëheqësi i një kombi demokratik nuk mund të mungojë: Agjenda e presidentit të SHBA, Barack Obama postohet gjithmonë në faqen zyrtare të tij, dhe faqja e internetit e Kancelares Angela Merkel ka një prurje konstante informacionesh në lidhje me daljet e saj publike. Zëdhënësit e tyre nuk përpiqen ta fshehin, kur këta sëmuren papritur apo kur u “skuqet fyti”. Vetëm një diktator e mban të fshehtë edhe kur e zë gripi – apo kur mungon një javë në takime, gjë që Peskov lë të kuptohet se ka ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe.

Eshtë koha ndoshta të heqim dorë nga eufemizmat si “sundimtar autoritar” apo “i forti”. Putini është një diktator që e udhëheq Rusinë përmes frikës dhe forcës. Cilatdo qofshin arsyet e mungesës së tij, Rusia nuk mund të funksionojë pa Putinin në vendin e shoferit. Sepse menjëherë shfaqen frikëra joracionale. Ashtu si edhe shpresa joracionale.

Jeta e fëmijëve të sëmurë në duar të bamirësve

0

BebaPak kush besonte se Izeti i porsalindur do ta fitonte luftën për jetë. Mjekët e Gjinekologjisë po e mbanin gjallë në inkubator. Ishte anemik. Familjarët nga Malisheva, që mezi pritën lajmin për lindjen e djalit, kishin tre muaj që po zienin përbrenda.

Shpresat po humbnin. Kishte vetëm një mundësi. Ajo ishte e papërballueshme financiarisht. Foshnja do të shpëtonte vetëm nëse do të kryheshin jashtë vendit ndërhyrje të komplikuara kirurgjike në zemrën e Izetit shëndetlig.

Sistemi publik i shëndetësisë nuk e ofron këtë operacion. Shërimi jashtë Kosovës kërkon procedura të zgjatura administrative në Ministrinë e Shëndetësisë. Me fat janë fëmijët e sëmurë që e kanë emrin në krye të listës. Fonde nuk ka për të gjithë.

Fati nuk ia kishte kthyer krejtësisht shpinën djaloshit me çehre të zbehtë në Gjinekologji. Vizita e një oficereje amerikane në klinikë do ta ndryshonte jetën e familjes malishevase në halle.

“Ishte një rast, si me thënë…..”, ndalet pak Mazllum Belegu, drejtues për Kosovë i organizatës ndërkombëtare bamirëse “Gift of Life”, pastaj vazhdon ta përshkruajë gjendjen e të porsalindurit: “Izeti ka lind me fat në fatkeqësi”.

Ushtarakja e SHBA-së i ishte lutur me një letër drejtorit ekzekutiv të “Gift of Life International”, Rob Raylman, që ta ndihmonte për t’ia shpëtuar jetën vogëlushit kosovar. Dy ndërhyrjet kirurgjike në zemër kanë kushtuar gjashtëdhjetë mijë euro në Itali. Belegu e përshkruan në detaje karakterin e gjallë të foshnjës në inkubator. /Koha Ditore/