20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Naim Maloku: LDK e la Kosovën pa ushtri

Naim Maloku, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njohës i çështjeve të sigurisë, nuk beson se Kosova do të bëhet më ushtri as gjatë këtij viti.
Në një intervistë dhënë Gazetës Fjala, Maloku ka thënë se orvatjet e qeverisë për të bërë transformimin e FSK-së në ushtri pa ndryshime kushtetuese janë vetëm lojë politike e fshehjes së dështimit për të bërë një ushtri me bazë në kushtetutën e vendit.

“Pa ndryshime kushtetuese nuk mund të kemi ushtri pasi që detyrat dhe përgjegjësitë e ushtrisë përcaktohen në kushtetutën e vendit,” ka thënë ai.
Por, Maloku thotë se fajtor kryesor që Kosova ende s’ka ushtri është LDK’ja dhe Isa Mustafa.

“Tentimi që pa ndryshime kushtetuese të bëhet ligji për FAK është vetëm lojë politike e qeverise aktuale dhe e vet Kryeministrit Isa Mustafa, për faktin se tani më nuk mund të fshihet fakti se LDK ishte forca kryesore politike e cila e pengoj Kosovën të bëhet me ushtri në mandatin e kaluar dhe tani me e amortizuar këtë fakt Isa Mustafa e shpikë formim të ushtrisë pa bazë kushtetuese”.

Gazeta Fjala: Z. Maloku, në janar të këtij viti, ish-Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Kadri Kastrati theksonte se FSK ka plotësuar të gjitha standardet për t’u bërë ushtri e Kosovës. Sipas jush, a ka arritur FSK të ndërtojë të gjitha kapacitetet për t’u bërë ushtri?

Naim Maloku: FSK gjate pesë viteve në vazhdim, nga viti2008, i ka plotësuar të gjitha detyrimet në ngritjen e kapaciteteve humane, profesionale, pra kadrovike, dhe po ashtu edhe kapaciteteve materialo-teknike në bazë të përgjegjësive që i ka pasur FSK të përcaktuara me Ligjin ne fjale. Zhvillimi i saj ka ngecur në mungesë të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit i cili nuk është kaluar në Kuvend. Është çështje politike pse qeveria dhe Kuvendi në mandatin e kaluar nuk i kaluan ndryshimet Kushtetuese dhe nuk e kaluan ligjin për Ushtrinë (FAK-un)

Në vitin 2008,menjëherë pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës, në pakon e ligjeve të ashtuquajtura “të Pakos së Ahtisarit” janë miratuar edhe Ligji për FSK-në dhe Ligji për Ministrinë e FSK-së. Këto dy ligje përcaktojnë përgjegjësitë dhe obligimet e FSK-së dhe ministrisë në bazë të kushtetutës së vitit 2008. Këto dy ligje kanë pasur mandat 5 vjeçar që do të thotë që brenda asaj periudhe kohore qeveria dhe Kuvendi i Kosovës është dashur që t’i kalojnë ndryshimet kushtetuese të nevojshme për të avancuar FSK-në ne ne ushtri apo FAK, si do që të merren vesh sepse emërtimi është më tepër politik. Pra marrëveshje politike dhe po ashtu Ministria e FSK s te avansohet ne Ministri te Mbrojtjes..

Ky avansim është dashur të ndodhë në mandatin e kaluar të qeverisë dhe tëKuvendit të Kosovës, pra edhe ndryshimet Kushtetuese të 13 neneve dhe ti hapej rrugë hartimit dhe miratimit të të dy ligjeve që përkufizojnë dhe rregullojnë këtë fushë.

Gazeta Fjala: Cilat do të ishin pasojat në rast se transformimi i FSK-së bëhet vetëm përmes ndryshimit të ligjit për FSK-në, më saktësisht, a mund të ketë FSK mandat të ushtrisë pa bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese?

Naim Maloku: Mos formimi i ushtrisë së Kosovës ka pasoja për sigurinë e vendit. Në rast se tërhiqet KFOR-i nga Kosova atëherë duhet të jete njëforce apoushtri e vendit e cila i merr përgjegjësitë për sigurinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës. Deri sa nuk e kemi atë forcë atëherë prezenca e NATO-s është e pazëvendësueshme.

Fajtorë për moskalimin e këtyre ndryshimeve dhe ligjeve në fjale janë partitë politike shqiptare ne mandatin e kaluar. Nuk ka pasur pengesa qofte nga faktori ndërkombëtar apo nga deputetet Serb ne Kuvendin e Kosovës.

Gazeta Fjala: Cili duhet të jenë veprimet e qeverisë karshi kundërshtimeve të Listës Serbe për transformimin e FSK-së në ushtri?

Naim Maloku: Lista Serbe i ka paraqitë kushtet për të dhënë votat e mjaftueshme për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese dhe ligjet në Kuvend. Personalish mendoj që Lista Serbe nuk do të lëshoj pe në këtë çështje. Kjo ka qenë e ditur edhe në mandatin e kaluar kur Kosova e ka pasurrastin historik me i kalu këto akte në kuvend sepse kërkesat e deputetëve serb në mandatin e kaluar kanë qenë pa pasoja dhe lehtë te negociueshme. Mendoj që koha për marrëveshje me serbet e Kosovës ka ikur me mandatin e kaluar.

Fati i ushtrisë sëardhshme të Kosovës, sipas mendimit tim, do të varet nga proceset rajonale në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike. Pra, nëse Serbia, Bosnia dhe Hercegovina, Mali i Zi, dhe Maqedonia bëhen anëtare të NATO-s atëherë vet kjo organizatë do e pranon edhe Kosovën dhe brenda Saj do të përcaktohet infrastruktura e sigurisë së rajonit. Në atë rast, për secilin shtet do te caktohen edhe kapacitetet mbrojtëse si në numër ashtu edhe në pajisje materialo-teknike. Nëse Serbia ngecë në integrimin Euro-Atlantik, atëherë edhe NATO do të jetë e detyruar të ketë prezencën e saj në Kosove.
Pra, mendoj se fati i ushtrisë së ardhshme të Kosovës nuk është më në duart e institucioneve të Kosovës

Gazeta Fjala: A mendoni se transformimi i FSK-së në ushtri pa ndryshimet kushtetuese do të mund të paraqet problem kur Kosova të tentojë të anëtarësohet në NATO dhe organizatat të tjera të sigurisë?

Naim Maloku: Mendoj se pa ndryshime kushtetuese nuk mund të kemi ushtri pasi që detyrat dhe përgjegjësitë e ushtrisë përcaktohen në kushtetutën e vendit.

Gazeta Fjala: A vlerësoni se qeveria e Kosovës është duke u angazhuar seriozisht për krijimin e ushtrisë apo është duke e përdorur FSK vetëm politikisht?

Naim Maloku: Tentimi që pa ndryshime kushtetuese të bëhet ligji për FAK është vetëm lojë politike e qeverise aktuale dhe e vet Kryeministrit Isa Mustafa, për faktin se tani më nuk mund të fshihet fakti se LDK ishte forca kryesore politike e cila e pengoj Kosovën të bëhet me ushtri në mandatin e kaluar dhe tani me e amortizuar këtë fakt Isa Mustafa e shpikë formim të ushtrisë pa bazë kushtetuese.

Gazeta Fjala: Se FSK do të bëhej ushtri ishte thënë edhe në vitet e kaluara. Tani po i afrohemi fundit të vitit dhe gjërat nuk kanë lëvizur shumë në këtë drejtim. A mendoni se Kosova do te ketë ushtrinë e vet në vitin 2015?

Naim Maloku: Viti 2015 do të përmbyllet me Kosovën pa ushtri, ashtu si qe do te kalojnë edhe shumë vite pavarësisht se kush do të jetë në qeveritë e ardhshme të Kosovës. Koha e formimit të ushtrisë me vendime te qeverise dhe Kuvendit te Kosovës iku me mandatin e kaluar. Këto që tani i dëgjojmë nga Kryeministri Mustafa janë batuta te tij./GazetaFjala/

Më Shumë

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili...

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit