Home Blog Page 7090

Prizrenasit përkrahin peticionin kundër marrëveshjeve me Serbinë

0

Edhe në Prizren ka filluar nënshkrimi i peticionit përmes të cilit kërkohet të kundërshtohen marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në organizim të opozitës.

Një tendë e vendosur në afërsi të Urës së Arastës në Shatërvan, është pika e parë e vendosur për nënshkrimin e këtij peticioni në Prizren.

Zyrtari i lartë i LVV-së në Prizren, Arbër Rexhaj tha se ky peticion duhet të shfrytëzohet edhe si një mundësi që zëri i qytetarëve të dëgjohet edhe më shumë.

Ai tha se qysh në ditën e parë të nënshkrimit të këtij peticioni, interesimi nga qytetarët e Prizrenit që përmes këtij aktiviteti për t’i kundërshtuar marrëveshjet e fundit në Bruksel, është tejet i lartë.

Qytetarët të cilët e nënshkruan këtë peticion, Jashar Skenderi dhe Hasim Lecaj, thanë se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë të dëmshme për shtetin e Kosovës, dhe se ato janë bërë vetëm për t’iu plotësuar dëshirat e ndërkombëtarëve.

Peticioni do të zgjasë disa ditë, pasi ende nuk është bërë e ditur sa do të zgjas saktë peticioni. Sipas organizatorëve në Prizren, ditëve në vijim do të vendosen edhe pika të reja në qytet, ku qytetarët mund të nënshkruajnë këtë peticion./Tv Prizren

Komisioni informohet për gjendjen e arsimit në Malishevë

0

Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot në Malishevë, ka qëndruar Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës, i drejtuar nga kryetari këtij komisioni Nait Hasani, anëtarët Teuta Haxhiu, Ismail Kurteshi, Salih Morina dhe Shukrije Bytyçi, ndërsa në takim ishte i pranishëm edhe deputeti Enver Hoti. Qëllimi i këtij takimi, ishte njoftimi i komisionit për gjendjen në arsim në Malishevë, përkatësisht në Qendrën e Kompetencës.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i njoftoi komisionin lidhur me situatën e krijuar në Qendrën e Kompetencës, problemet me Agjencionin për Arsimin Profesional dhe Arsimin për të Rritur, ku në mënyrë kronologjike i njoftoi, për marrëveshjen e bërë me këtë agjencion, arsyet e prishjes së marrëveshjes nga ana e Komunës së Malishevës.

“Prej tërheqjes së GIZ-it nga ky projekt, Malisheva i ka pasur rezervat e veta, pasi agjencioni ka vepruar jo drejt në raport me nevojat e kësaj qendre të arsimit profesional dhe në kundërshtim me ligjim për Vetëqeverisjen Lokale, ku komuna është përgjegjëse për arsimin parauniversitar”, tha ai.

Begaj i ka njoftuar anëtarët e komisionit për të gjitha problemet e deritanishme, si dhe ka kërkuar që kjo çështje të zgjedhjet drejt, sipas ligjit, me qëllim të ngritjes së arsimit, si dhe komisioni të shqyrtoj këtë çështje dhe të ndihmoj të bëhet një zgjidhje sa më e drejt e këtij problemi.

Edhe drejtori për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi dhe drejtori i Qendrës së Kompetencës, Nazmi Zogaj, i kanë informuar anëtarët e komisionit për arsim, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me problemin e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, si dhe më pas janë përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të Komisionit për Arsim.

Nga ana tjetër, Nait Hasani, kryetar i këtij komisioni, tha se “i ka dëgjuar me vëmendje të gjitha ato që janë thënë dhe këtë çështje, premtoi se do diskutoj në mbledhjen e së martës, të komisionit me ministrin e arsimit, z.Arsim Bajrami, si dhe do ta dërgojnë edhe në Kuvend të Kosovës, nëse është e nevojshme, në mënyrë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt dhe sa më drejtë, me qëllim të ecjes përpara dhe zhvillimit të arsimit profesional në vend”. /PrizrenPress.com

Prokuroria Speciale do të merret me vrasjen e Hekuran Morinës

0

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, nga Prokuroria Themelore në Prizren, ka marr në kompetencë për të shqyrtuar rastin e vrasjes në Prizren të Hekuran Morinës.

Hetimet policore për ta zbardhur këtë rast tani do t’i kryej Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, në mbikëqyrje të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Lënda është marrë në kompetencë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të Ligjit për PSRK-në, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se PSRK-ja, për shkak të rrethanave të veçanta, ose të komplikimit, a të natyrës së sjelljes së supozuar kriminale, është organi i vetëm që mund të realizojë hetimin ose ndjekjen tërësore të krimit.

PDK në Malishevë: Begaj nuk zbaton vendimin e Gjykatës se Apelit (Dokument)

0

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës në Malishevë, ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begajt, duke thënë se nuk po zbaton vendimin e formës së prerë të Gjykatës se Apelit, për kthim në vendin e punës të Agim Samadraxhës.

“Edhe pse ka vendimin e formës se prerë të gjykatës, Agim Samadraxha nuk po lejohet të kthehet në vendin e tij të punës Drejtor në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë. Këtë vendim nuk po e zbaton Ragip Begaj, kryetar i Komunës së Malishevës i cili me njoftim të veçantë e ka njoftuar edhe vetë z.Samadraxha duke u munduar ta joshë me privilegje të tjera”, thuhet në komunikatën e PDK-së. /PrizrenPress.com

Për me shumë lexoni shkresën e drejtorit Agim Samadraxha dhe përgjigjën e kryetarit Ragip Begaj.

Agim Samadraxha-Kerkese per Ragip Begajn

Pergjigjja e Ragip Behajt per Agim Samadraxhen

Kryetari i Suharekës i bën 29 gabime në 8 fjali (Foto)

0

Në agjendën e prezantuar për festën “Festari”, është traditë që të jetë një shkrim nga kryetari i komunës, drejtuar qytetarëve.

Po çka ka në këtë vit në këtë tekst. Përveç fjalëve klishe, aty sheh shumë gabime së pari logjike e më pas 29 gabime drejtshkrimore, duke e kursyer në disa raste nga ndërrimi i gjithë fjalisë e cila nuk ka logjikë. Dikund mund të çuditeni se pse është gabim por kjo fushë e komunikimit ka rregulla dhe janë shumë të lehta të arrihen, siç është kur një diçka shprehet me një fjalë, tog fjalësh apo fjalë me pjesëza në njërin vend të tekstit, ajo duhet të jetë e njejtë edhe në vendet tjera, transmeton TherandaPost.

Më poshtë shihni fotografinë dhe gabimet të cilat i kemi bërë me shenjë se ku është gabim, por që këshilltarët e kryetarit që i rrinë afër, le t’i përmirësojnë e biles shumë prej tyre janë edhe profesorë të gjuhës shqipe.

Edhe në anën tjetër të agjendës ka disa gabime të cilat nuk është dashur të ndodhin sepse edhe në tërë stafin e Komunës së Suharekës, ka njerëz të cilët mund t’i kenë këto fjalë përpara dhe t’i lektorojnë. /therandapost/

Sali Asllanaj-gabime ne shkrim Festari-gabime ne shkrim

Universiteti i Prizrenit bashkëpunim me shoqatën turke “Yunus Emre”

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, ka pritur në një takim përfaqësuesin e shoqatës kulturore dhe arsimore turke në Prizren “Yunus Emre”, Gokhan Yagci.

Në komunikatë të universitetit thuhet se temë bosht në këtë takim ishte mundësia e bashkëpunimit në organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore e artistike dhe për mundësinë e organizimit të kurseve për mësimin e gjuhës turke nga studentët e UPZ-së, të cilët do të mund të vijonin studimet në universitetet në Turqi.

Gjithashtu UPZ shprehi gatishmërinë për ofrimin e hapësirave për këtë shoqatë për organizimin e aktiviteteve kulturore e arsimore. /PrizrenPress.com

Minxhozi përkrah konferencën me gazetarë nga 23 vende të botës në Prizren

0

Në orët e para të ditës së sotme, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, është takuar me drejtorin për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Prizren, Mensur Bytyçi, nga i cili është informuar për iniciativën e mbajtjes së konferencës me gazetarë nga 23 shtetet më të fuqishme ekonomike të botës në Prizren.

Konferenca ka për synim promovimin e turizmit në komunat e regjionit të Prizrenit.

Me këtë rast, ambasadori Minxhozi, e vlerësoi të rëndësishme këtë iniciativë të këtij dikasteri dhe shprehu besimin se konferenca në fjalë do të jep efektin e vet jo vetëm për Prizrenin dhe Kosovën, por edhe më gjërë.

Përveç ambasadorit Minxhozit, në takimin e sotëm, kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të komunave të rajonit të Prizrenit, në kuadër të përgatitjeve për organizimin sa më të mirë të kësaj ngjarje të rëndësishme në promovimin e turizmit, dhe jo vetëm, e cila pritet të mbahet në fund të muajit tetor. /Tv Prizreni

Ernest Luma largohet nga AAK

0

Ernest Luma anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në kryesinë e kësaj partie.

Për këtë largim ai e ka njoftuar kryetarin Ramush Haradinaj me një letër të cilën Luma e ka bërë publike edhe në profilin e tij në Facebok.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Haradinaj u ka uruar suksese në vazhdimin qëllimeve politike kolegëve të tij të partisë.

Ernest Luma largohet nga AAK

Ky vendim i Ernest Lumës ka ardhur pasi ai para disa ditësh kishte publikuar një status në profilin e tij në Facebook, duke u thënë hanxhinjve që nisen për pelegrinazh në Mekë, “Shkofshi e mos u kthefshi”.

AAK sot përmes një komunikate u distancua nga deklarata e partiakut të tyre, duke shprehur keqardhje për dëmin e shkaktuar nga zyrtari i tyre i partisë.

Kurse Luma ka thënë se urimi i tij për pelegrinët nuk ishte tendencioz dhe se ishte një keqkuptim, por pavarësisht kësaj ai për hir të opinionit publik dhe përgjegjësisë që ka ndaj AAK-së ka vendosur të largohet nga partia.

“Urimi im për pelegrinët e Haxhit nuk kishte asnjë qëllim të keq”.“Rrjedhat tjera, sot, ishin rezultat i keqinterpretimeve dhe keqkuptimeve që jo rrallë ndodhin në mediat tona (portaleve dhe rrjeteve sociale). Partia ime, Aleanca, si subjekt politik, sigurisht se me të drejtë është distancuar nga, siç është thënë, gjuha ime sarkastike, e përdorur në këtë rast.

Kjo nuk do të thotë aspak se Aleanca nuk është demokratike. Aleanca, në strukturat drejtuese të së cilës i kam investuar 13 vjet, ka demokraci të brendshme, te ndërtuar me vite.

“Megjithatë, për hir të opinionit publik dhe përgjegjësisë që ndjej ndaj subjektit politik që i takoj, kolegëve dhe kryetarit, unë kam paraqitur dorëheqjen nga Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.

“Por, në të njëjtën kohë, nuk tërheq asgjë nga urimi im për haxhinjtë e sivjetmë. Qëllimi ka qenë i mirë dhe sllogani është ai që ka qenë gjithmonë lajtmotiv qendror i përcjelljes për në Haxh”.

“Në fund, për demokracinë në vendin tonë është shumë e domosdoshme dhe imediate që një herë e përgjithmonë ta bëjmë dallimin qenësor midis elektoratit dhe xhematit. Unë i respektoj si gjithmonë, edhe njërin, e edhe tjetrin, por secili duhet të jetë në vendin e tij”.

Nis peticioni kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit

0

Tre liderët e partive opozitare kanë nënshkruar peticionin në kundërshtim të marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionin kufitar me Malin e Zi.

Krerët e VV-së, AAK-së dhe Nismës thanë se duhet të ndalet bankrotimi i shtetit, të cilin ia bëjnë marrëveshjet me Serbinë dhe ajo për demarkacionin kufitar me Malin e Zi.

Peticioni do të vazhdoi disa ditë dhe do të organizohet në tërë Kosovën. Ndërsa edhe qytetarët kanë filluar të nënshkruajnë këtë peticion.

Alarmante: Për 18 ditë, 14 të vdekur në komunikacion

0

Në Forumin e Kosovës për Siguri në Rrugë u tha se gjendja e sigurisë në komunikacionin rrugor vend është shqetësuese dhe është përkeqësuar dukshëm gjatë muajve të verës duke rezultuar kështu edhe me humbjen e jetëve të njerëzve.

Drejtori i policisë së Komunikacionit në Policinë e Kosovës, Sheremet Ahmeti tha se nuk mund të jemi të kënaqur me sigurinë në komunikacionin rrugor, ndonëse në periudhën janar-gusht ka pasur më pak të vdekur se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, mirëpo të gjitha statistikat tjera, ku përfshihen lëndimet, dëmet materiale flasin për ngritjen e numrit gjatë këtij viti.

Ahmeti tha se shtatori është muaji më i rëndë i këtij viti, pasi që vetëm brenda këtyre ditëve kanë qenë 14 persona të vdekur, derisa vitin e kaluar, gjatë gjithë shtatorit ishin 10 persona të vdekur.

Ndërsa, Muhamet Krasniqi nga Kolegji “Tempulli”, paraqiti vërejtjet e tij lidhur me projektligjin për shoferët , pasi që nuk kanë qenë të përfshirë ekspertë të kësaj fushe nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, si sponzorizues së këtij projektligji.

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës nuk patën përgjigje për këtë çështje por thanë se lajm i mirë është që strategjia për sigurinë në rrugë, tanimë ka kaluar në Qeveri.