Prizrenasit përkrahin peticionin kundër marrëveshjeve me Serbinë

Edhe në Prizren ka filluar nënshkrimi i peticionit përmes të cilit kërkohet të kundërshtohen marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në organizim të opozitës.

Një tendë e vendosur në afërsi të Urës së Arastës në Shatërvan, është pika e parë e vendosur për nënshkrimin e këtij peticioni në Prizren.

Zyrtari i lartë i LVV-së në Prizren, Arbër Rexhaj tha se ky peticion duhet të shfrytëzohet edhe si një mundësi që zëri i qytetarëve të dëgjohet edhe më shumë.

Ai tha se qysh në ditën e parë të nënshkrimit të këtij peticioni, interesimi nga qytetarët e Prizrenit që përmes këtij aktiviteti për t’i kundërshtuar marrëveshjet e fundit në Bruksel, është tejet i lartë.

Qytetarët të cilët e nënshkruan këtë peticion, Jashar Skenderi dhe Hasim Lecaj, thanë se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë të dëmshme për shtetin e Kosovës, dhe se ato janë bërë vetëm për t’iu plotësuar dëshirat e ndërkombëtarëve.

Peticioni do të zgjasë disa ditë, pasi ende nuk është bërë e ditur sa do të zgjas saktë peticioni. Sipas organizatorëve në Prizren, ditëve në vijim do të vendosen edhe pika të reja në qytet, ku qytetarët mund të nënshkruajnë këtë peticion./Tv Prizren

Më Shumë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Limaj ka theksuar se...

Lajmet e Fundit