20.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025
Home Blog Page 7092

VV shënon 1 vjetorin e dënimit të Mujës me një aktivitet simbolik

0

Artan Abrashi ne protesteLëvizja Vetëvendosje! do të organizojë një aktivitet para “Shtëpisë së Bardhë” në Prizren.

Artan Abrashi tha se ky aktivitet simbolik mbahet me rastin e një vjetorit të dënimit të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.

“Sot në ora 14:00 pranë Shtëpisë së Bardhë në Prizren Lëvizja Vetëvendosje mban një aktivitet simbolik”, njofton Abrashi. /PrizrenPress.com/

“Për Prizrenin” aksion para Komunës së Prizrenit

0

Prizren-shtepia bardheGrupi i qytetarëve aktiv “Për Prizrenin” organizon sot një aksion para Kuvendit Komunal të Prizrenit. Aksioni organizohet në ora 13’00

“Sot është bërë një vit nga dita kur Gjykata e ka shpallur fajtor kryetarin e komunës së Prizrenit, Ramadan Mujën për keqpërdorim të detyrës zyrtare në 4 raste të ndryshme penale”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, një vit më parë është dënuar 2 vjet burgim me kusht që ai të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë 3 vjetëve të ardhshëm.

Ai është akuzuar nga EULEX-i për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë. Muja do ta ketë gjithashtu të ndaluar ushtrimin e funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh, çfarë e çon Prizrenin në zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse vendimi konfirmohet edhe nga shkalla e dytë e Gjykatës.

Edhe pesë zyrtarët e tjerë janë dënuar me kusht. Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht, Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit u dënuan me 8 muaj burgim me kusht dhe Avni Ademaj, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit u dënua me 5 muaj burgim me kusht. Kryetari i rizgjedhur i Prizrenit vetëm 2 muaj më parë është akuzuar nga EULEX-i se kishte bërë keqpërdorime me prona komunale, të cilat ishin nën menaxhim të AKP-së.

Sipas aktakuzës, ato ishin kthyer brenda ditës në prona komunale, pa asnjë procedurë dhe vendim të Kuvendit Komunal, për t’iu dhënë pastaj në shfrytëzim kompanive private, një fabrike të çokollatës dhe Qendrës Arsimore turke, Gulistan./PrizrePress.com/

Aprovohen tetë kandidatura për gjyqtarë në Kushtetuese

0

GjykataKushtetuese-e-Kosoves

(E plotësuar) Komisioni ka aprovuar tetë kandidatura për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të cilët u konstatua se i kanë plotësuar kriteret.

Kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese janë, Mazllum Baraliu, Bekim Sejdiu, Arif Riza, Emrush Kastrati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hajrije Shala dhe Hava Ismaili.

Kryetari i KGJK-së, Enver Peci u autorizua nga Komisioni për përpilimin e testit për kandidatët.

Kandidatët do të hyjnë në test me shkrim më 17 mars, ndërsa më 18 mars do të mbahet intervista me gojë.

Shqyrtohen kandidatët për Kushtetuese

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të mblidhet Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ky komision ka në rend të ditës vetëm këtë pikë.

Islanda heq dorë nga BE

0

Islanda15-13Islanda heq dorë nga synimi për të qenë vend anëtar i Bashkimit Europian. Vendimi i qeverisë u bë publik në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme islandeze.

Arsye nuk jepen, por ky hap pritej prej kohësh. Islanda nuk pajtohet veçanërisht me politikat europiane të peshkimit. Kjo industri zë vendin kryesor në ekonominë vendase.

Por Bashkimi Europian ka përcaktuar kuota shumë herë më të ulta sesa kapaciteti aktual i prodhimit të Islandës.

Rregullat europiane nuk lejojnë eksportin jashtë kuotave të lejuara, ndaj dhe peshkatarët detyrohen ta rihedhin prodhimin në det.

Pasi dorëzoi kërkesën për anëtarësim në vitin 2009, Islanda nisi negociatat për pranimin në Bashkimin Europian.

Por euroskeptikët, të ardhur në pushtet në 2013-ën, ndërprenë bisedimet me arsyetimin se me marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, Islanda gëzonte pjesën më të madhe të privilegjeve të një vendi anëtar.

Ndër të tjera, republika ishullore ka nënshkruar me Bashkimin Europian, marrëveshjen për tregtinë e lirë dhe është pjesë e hapësirës së lëvizjes së lirë Shengen./Tv Klan/

Në fokus të Bajramit, shkollat profesionale

0

Arsim Bajrami-ministri arsimitMinistri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se me unifikimin e librave në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, po synohet që nxënësit e të dyja shteteve të marrin një arsimim kombëtarë.

Sipas tij, deri më tani është duke u implementuar mjaft mirë kurrikula e përbashkët e të dyja shteteve.

Ministri i Arsimit ka thënë se është shumë e rëndësishme që të ketë një sistem të përbashkët arsimor, i cili sipas tij, do të ndihmojë që të integrohet rinia shqiptare në vlerat kombëtare dhe ndërkombëtare, raporton RTK.

Ministria e Arsimit, siç tha ai, tani fokusin do ta ketë edhe në forcimin e shkollave profesionale, në mënyrë që nxënësit të marrin zanate të ndryshme dhe të jenë të aftë për punë.

Basha: Zgjedhjet e parakohshme, opsion për daljen nga kriza

0

Basha-pd-shqiperiKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, se kishte dëgjuar pak muaj më parë mbi ekzistencën e një plani për të destabilizuar vendin nëpërmjet vrasjes së deputetit Mhill Fufi.

Ai tha se për 6 muaj, Meta, Rama dhe Tahiri e fshehën ngjarjen e rëndë ndërsa tani po përpiqen ta manipulojnë atë duke u bërë presion dëshmitarëve.

Sipas kreut të opozitës, pa dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe largimit të Ministrit Tahiri nuk mund të ketë një hetim të plotë, të pavarur dhe të besueshëm.

Ai tha se në kushtet e një situate të rëndë ekonomike, politike, të rendit dhe sigurisë në vend, opsioni kryesor i opozitës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Basha u është përgjigjur edhe akuzave përse nuk dha dorëheqje në rastin e çështjes së rrugës Durrës – Kukës.

Ai tha se ai nuk ishte Ministër i Transporteve, por Ministër i Jashtëm kur nisën hetimet e Prokurorisë dhe në këtë mënyrë nuk kishte mundësi të ndikonte te hetimet.

Sipas tij, hetimet zgjatën më shumë se afati i përcaktuar në ligj, jo për shkak të tij.

Basha tha se shumë shpejt do të bëjë publik vendimin nëse do të rikandidojë në Tiranë për një mandat të dytë si kryebashkiak.

BE-ja duhet të merret seriozisht me pretendimet për komplotin ndaj Limajt

0

DritonSelmanaj-KDIPërfaqësuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kërkuar që sa më shpejt të zbardhet e vërteta për rastin ‘Kleçka’, shkruan Epoka e Re.

Ai ka thënë se BE-ja duhet të merret seriozisht me pretendimet për përfshirjen e EULEX-it në komplotin ndaj Limajt.

Sipas tij, prolongimi i këtyre çështjeve vetëm sa do ta rrisë mosbesimin ndaj EULEX-it dhe do ta dëmtojë imazhin e BE-së.

Selmanaj ka thënë se Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria do të duhej të kishin një reflektim politik, së paku të kërkonin nga institucionet përkatëse ta zbardhin të vërteten lidhur me rastin ‘Kleçka’.
Presidentja ka reaguar dhe ka bërë mirë, është e çuditshme pse institucionet e tjera po heshtin”, ka thënë Selmanaj.

Zëvendësministra, jokompetentë

0

Isa mustafa  ,mbledhje qeverisKanë kaluar më shumës e tre muaj kur është formuar Qeveria e koalicionit të madh PDK-LDK me kryeministër Isa Mustafën, por kabinetit qeverisës nuk po arrin të kompletohet edhe me zëvendësministra.

Deri më tani janë emëruar disa prej tyre, shumica sipas preferencave partiake dhe jo sipas profesioneve që ushtrojnë.

I fundit që është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë është Lirak Çelaj. Ky i fundit ka të kryer Fakultetin e Aktrimit në Universitetin e Prishtinës, ndërsa më parë, ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar, ndërsa aktualisht është shef i Grupit Parlamentar i PDK-së në Komunën e Prishtinës.

Pra, Çelaj është emëruar zëvendës i Hajredin Kuçit, në një dikaster, që sipas ekspertëve, kërkon juristë apo njerëz të kësaj natyre.

Partitë opozitare (Vetëvendosje – AAK – Nisma) dhe analistët politikë e vlerësojnë se këto emërime janë duke u bërë për të akomoduar militantët partiakë dhe që aspak nuk kanë të bëjnë me profesionalizëm.

Përplasje edhe rreth listave të veteranëve të Pashtrikut

0

Veteranet therandKanë plasur pakënaqësitë pas publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së të Zonës së Pashtrikut, shkruan sot Koha Ditore.

Ish-udhëheqësit e Batalionit të Dytë “Ruzhdi Salihu”, që ka operuar në fshatin Krojmir të Lipjanit, të Zonës Operative të Pashtrikut, kanë paralajmëruar padi kundër atyre që kanë manipuluar me listat e veteranëve të luftës së UÇK-së të këtij batalioni.

Sipas tyre, ushtarëve të këtij batalioni u janë bërë padrejtësi të mëdha, ngase janë futur në listë disa njerëz që asnjëherë nuk kanë qenë në luftë, ndërsa janë refuzuar ushtarët e vërtetë.

Ish-komandanti i Batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu”, Ramiz Qeriqi, i njohur me nofkën “Komandant Luani”, bashkë me 16 udhëheqës të tjerë të këtij batalioni, ditë më parë patën ngritur shqetësimin për mundësinë e parregullsive të listës së veteraneve të UÇK-së, të cilën e kanë përgatitur krerët e partisë Nisma, Fatmir Limaj, e deputeti Haxhi Shala.

Fatmir Limaj në kohën e luftës ka qenë komandant i Brigadës së Zonës së Pashtrikut, për të kaluar më pas si komandant i përgjithshëm i Policisë në nivel të Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa Haxhi Shala bëhet komandant. Dyshimet e Qeriqit dhe bashkëluftëtarëve të tij mbështeten në faktin se gjatë kohës së përpilimit të listave Limaj dhe Shala formuan partinë politike Nisma dhe në procesin e verifikimit kanë futur njerëz nga ky subjekt politik.

Forumi Transparenca organizon sot debat për gjendjen e arsimit në Prizren

0

forumi transparencaForumi Transparenca organizon sot debatin me temë: “Arsimi në Komunën e Prizrenit”.Ky debat në fokus do të ketë gjendjen e arsimit në Komunën e Prizrenit dhe do të mbahet në orën 11:00 në Objektin e ‘Beledijes’ në Prizren.

Forumi Transparenca për panelistë në këtë ballafaqim ka ftuar Nexhat Çoçajn, Drejtor në Drejtorinë Komunale të Arsimit, Nait Hasanin, Kryetar i Komisionit për Arsim në Parlamentin e Kosovës,Arbër Rexha, Kryetar i Komisionit për Arsim në Komunën e Prizrenit një përfaqësues nga MASHT dhe nga Prokuroria Themelore në Prizren. Debati do të moderohet nga Qazim Morina, gazetar dhe anëtar i Forumit Transparenca.

Diskutimi do të zhvillohet rreth gjendjes aktuale në arsimin prizrenas, pasi javëve të fundit është raportuar për një numër rastesh të punësimeve në shkolla ku dyshohet për shkelje të kritereve të konkurseve, pagesë joligjore për të fituar vendin e punës dhe ndikim të figurave të fuqishme të politikës.

Të gjitha këto raste të dyshimeve janë arsye mëse e mjaftueshme për diskutime në nivel gjithëpërfshirës, në mënyrë që të nxiten institucionet përkatëse të ndërmarrin veprime të menjëhershme në pajtim me ligjin. Paneli do të ketë një përballje me anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesit e partive politike opozitare në Prizren.

Forumi Transparenca është themeluar në mars të vitit 2014, si përpjekje e koordinuar e akterëve të shoqërisë civile dhe mediave në Prizren, të cilët kanë për synim rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë lokale të Prizrenit. Ky trup joformal përbëhet nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike./PrizrenPress.com/