23.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025
Home Blog Page 7093

Gjykata e Apelit ende nuk e ka shqyrtuar ankesën e Ramadan Mujës

0

Ramadan MujaNjë vit pas shpalljes së aktgjykimit fajësues ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, shkalla e dytë e gjyqësorit nuk ka arritur ende që ta shqyrtojë ankesën e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e Apelit ka pranuar se brenda kësaj periudhe kohore nuk ka mundur të caktojë seancën për shqyrtimin e ankesës së mbrojtjes së Mujës në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, në bazë të të cilit kryetari i Prizrenit bashkë me pesë bashkëpunëtorë të tjerë ishin shpallur fajtorë për shpërdorimin e detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas zyrtarëve të Apelit, kjo ka ndodhur për shkak se kishte skaduar mandati i gjyqtarit ndërkombëtar që ishte caktuar për këtë lëndë, ndërkohë që për një kohë Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka qenë jofunksional dhe nuk ka mundur që të emërojë gjyqtarë të rinj. Ndërsa pas funksionalizimit KGJK-ja ka emëruar gjyqtarët ndërkombëtarë, që tani duhet të presin dekretimin nga presidentja Atifete Jahjaga.

Meucci, sipas Nismës, e akuzon “Kohën Ditore” se e do shkatërrimin e EULEX-it

0

EULEX-kosoveShefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, sipas Nismës për Kosovën, e ka akuzuar të enjten “Kohën Ditore” se e ka mision shkatërrimin dhe dëbimin e EULEX-it nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Mbi këtë bazë e ka bërë të qartë se misioni që drejton refuzon të kryejë hetime për dyshimet se ka pasur ndërhyrje politike në rastin “Kleçka”.

Gjatë një takimi që ka pasur me drejtuesit e Nismës, Meucci citohet të ketë thënë se faktet e prezantuara në gazetë, siç janë komunikimet elektronike dhe bisedat e incizuara në audio, janë trillime të gazetarit.

Meucci dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kanë takuar kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, sekretarin e këtij subjekti, Bilall Sherifi, dhe shefen e Grupit parlamentar, Valdete Bajrami.

Takimi është mbajtur në zyrat e BE-së në Kosovë pak ditë pas raportimit të “Kohës Ditore” se në shtatorin e vitit të kaluar kishte një plan për dënimin e Fatmir Limajt me qëllim të prishjes së koalicionit LDK, AAK dhe Nisma.

Partia Demokratike e Hashim Thaçit në bashkëpunim me ish-shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt, dhe disa zyrtarë të Brukselit, besohet se kishin ndërhyrë në Gjykatën e Apelit me qëllim që Limaj dhe nëntë të tjerët të akuzuar në rastin “Kleçka” të dënoheshin për krime lufte. Kjo përpjekje e tyre dëshmohet nga disa shkëmbime e-mailesh dhe një denoncim i bërë nga një zyrtar i EULEX-it.

U varros 6 vjeçari nga Malisheva që mbyt në lumë

0

untitled_8150U varros vogëlushi 6 vjeçar nga Gurbardhi i Malshevës të cilin aksidentalisht e mori rrjedha e përrockës së fshatit. Përveç kushteve të këqija prindërit e tij vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

Një fëmijë 6 vjeç ka humbur jetën në një lumë në Gurbardhë të Malishevës. Banorët po ankohen se rrjedha e lumit po i rrezikon vogëlushët.

Eduard Berisha, 6 vjeçar doli me të vëllain për shëtitje, por aksidentalisht kishte rënë në lumë. Ngjarjen e para e pa Eduarda, motra e vogëlushit e cila kishte lajmëruar familjarët.

A po vdes Vladimir Putin?

0

PutinPikëpyetje mbi shëndetin e presidentit rus, Vladimir Putin.Sipas Bild, 62- vjeçari nuk është parë në publik prej ditësh.

Të enjten ai anuloi edhe një vizitë në Kazakistan.

Arsyeja nuk dihet.

A është i sëmurë? Disa media spekulojnë se ka pësuar atak kardiak.

Të tjera shkruajnë se ka pasur një goditje në tru.

Gjithmonë ka pasur spekulime për shëndetin e tij. Së fundmi u tha se ka kancer.

Megjithatë dihet se presioni i madh për çështjen e Krimesë dhe Ukrainës nuk ka ndikuar mirë në shëndetin e tij.

Një burim qeveritar i tha Reuters se duket sikur ai është sëmurë.

Vetë Kremlini i ka mohuar këto zëra, duke theksuar se ai është aq i shëndetshëm, sa mund të thyejë një dorë duke e shtrënguar.

Zejnullahu: Fëmijët e dëshmorëve u keqpërdorën

0

Rektori Ramadan ZejnullahuStudentët, fëmijë të dëshmorëve e veteranëve të luftës, të cilët protestuan disa herë para dyerve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” duke kërkuar pranimin e tyre në universitet, kanë qenë të keqpërdorur nga qarqe brenda dhe nga jashtë universitetit.

Kështu ka thënë Rektori i Universitetit “Hasan Prishtinës”, Ramadan Zejnullahu, në emisionin Forum të Televizionit Rrokum.

Mirëpo çështja e memorandumit sipas tij, është e mbyllur.

Duke folur për cilësinë e arsimit në Universitetin e Prishtinës, Zejnullahu ka deklaruar se ka interes të jashtëzakonshëm për doktoratë, ku gjithsej janë 459 të interesuar, por ai nuk është i kënaqur me vlerën e doktoratave.

Të rikujtojmë se shoqatat e dala nga lufta patën organizuar disa protesta që nga dhjetori i vitit të kaluar me kërkesën kryesore që të dorëhiqet rektori, Ramadan Zejnullahu, si pasojë e mospërfilljes së regjistrimit me automatizëm të 1000 studentëve që këto shoqata ia kanë dërguar atij.

Situata ishte acarua edhe më shumë kur ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, kishte kërkuar nga rektori Zejnullahu dhe Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që të pranohen pa provim pranues në studime rreth 1000 kandidatë të shoqatave të dala nga lufta, në bazë të një memorandumi të lidhur më herët ndërmjet UP-së dhe shoqatave të dala nga lufta.

Por një gjë të tillë, rektori Zejnullahu e ka konsideruar si të paligjshme duke thënë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga qëndrimi i tij për zbatimin e ligjit në Universitet. Madje, rektori Zejnullahu disa herë ka thënë se kjo çështje është e mbyllur.

Guy-Smith: Gjykata Speciale do të jetë problematike

0

Gregory Guy SmithMysafir i sotëm në emisionin “Rubikon” të KTV ishte Gregory Guy Smith, i cili një kohë të gjatë ka punuar në Kosovë ku ishte duke mbrojtur, si avokat, figura shumë të njohura në Kosovë dhe Serbi. Ai tani për Sylejman Selimi në gjykimin e tij në Kosovë.

Ai me këtë rast foli rreth përgatitjeve për krijimin e gjykatës të re, Gjykata Speciale, në Kosovë, ku do të gjykohen individë nga UÇK-ja. Pse ishte e nevojshme kjo gjykatë?

Mund ta rregullojmë duke thënë për Kosovën – Kjo do të ishte e rëndësishme sidomos nga aspekti i analizës. Pyetët përse na duhet? Mendoj se duhet ta dimë përse na duhen gjykatat, përse ekzistojnë ato? Përse sistemi i drejtësisë penale ekziston në shoqëri, çfarë shërben? Por, thjesht, gjykatat merren me problemet ekzistuese në shoqëri dhe çështje të komuniteteve që ekzistojnë. Dhe kjo gjykatë është një gjykatë që po negocion dispozicionin për një arsye tjetër. Ajo nuk merret me shërbimin e sistemit penal, por më parë ekziston për të siguruar disa beneficione tjera për vendin. Pavarësisht nëse është gjë e mirë apo jo, kjo është diçka tjetër. Por, drejtësia duhet të jetë një prej mjeteve në negociatat politike dhe këtë duhet pasur në konsideratë.

Kur ju pyeta nëse kjo gjykatë ishte e nevojshme, nuk e mendoja praninë e gjykatës. Ne kemi gjykata, UNMIK, EULEX dhe ato vendore, andaj përse edhe një tjetër që do të merret me këtë?

Sepse bashkësia ndërkombëtare nuk është e kënaqur me rezultatet që tashmë janë arritur në këto gjykata. Kaq e thjeshtë. Çfarë do të ishte e kënaqshme nuk mund të përgjigjem sepse nuk jam shumë i saktë se çfarë kërkon bashkësia ndërkombëtare. Duket se ka lidhje në shumë mendje mes të dënuarve dhe drejtësisë dhe ky nuk është rasti. Ka lidhje mes ekzaminimit të plotë të çështjeve dhe fakteve në çdo rast dhe drejtësisë. Që nënkupton se konkluzioni i rastit kur një individ mund të jetë faktor ose jo atëherë kërkohet ekzaminimi i plotë i fakteve. Por, për shumicën vështirësia vjen nga fakti nëse do të ketë akuza zyrtare ose jo. Madje ekziston një perceptim që Kosova nuk është në gjendje që të kujdeset për drejtësinë dhe çështjet e veta. Nuk jam shumë i sigurt nëse kjo është e vërtetë. Në fakt mendoj se nuk është e vërtetë. Sistemi i drejtësisë është diçka që evoluon. Ju keni një shtet shumë të ri. Pikërisht dje mendoja për një gjë të rëndësishme që ndodhi në SHBA, ku Senati së fundmi publikoi raportin që kishte të bënte me CIA-n. Ky ekzaminim sigurisht se mori 6 vjet për t’u kryer dhe kishte shumë grindje rreth asaj se çfarë mund të ndodhte dhe pati shumë rezistencë nga qeveria, nga institucionet e larta amerikane, në aspektin e faktit që të kemi një raport ku janë analizuar hetimet dhe kjo mori shumë kohë por u bë. 6 vjet janë shumë. Nëse s’gabohem, Kosova u bë e pavarur në 2008-ën, andaj kjo i bie një vjet më shumë se raporti.

Por, kur thatë se bashkësia ndërkombëtare e ka përshtypjen se gjykatat në Kosovë nuk kanë bërë shumë, por ishin prokurorët ndërkombëtarë në Kosovë, siç thashë në UNMIK, dhe ende ka gjyqtarë dhe prokurorë nga shtetet evropiane dhe tani themi se për të pasur gjykime të drejta, na duhet edhe një gjykatë speciale. Atëherë përse mendoni se kjo gjykatë do të jetë më e veçantë nga ato që tashmë i kemi?

Epo mendoj se përgjigja pjesërisht është e qartë sepse është gjykatë, sa e shoh unë pas shqyrtimit të draftligjit. Në këtë gjykatë nuk do të jetë askush nga Kosova. Nuk do të ketë prokurorë as gjyqtarë kosovarë.

Që s’është gjë e mirë. – Për mendimin tim, kjo nuk është shumë gjë e mirë sepse paraqet aspekt kritik të shoqërisë, sepse drejtësia që u ka shërbyer njerëzve do të jetë jashtë progresit të këtyre njerëzve, po ashtu është edhe një çështje, siç e kam kuptuar, rregullat për dëshmitë e kësaj gjykate do të jenë unike krahasuar me ato në Kosovë.

Ka ndonjë shembull tjetër të kësaj diku në botë?

–Po, e kemi rastin e Tribunalit për Libanin? – Por ai quhet tribunal, përse edhe kjo të mos quhej tribunal?
–Epo pavarësisht si e quajnë, është një dallim, ndonëse s’e di nëse bën dallim të madh. Por, në kontekstin e tribunalit, nëse s’gaboj, aty zbatohet ligji lokal.

Po, por në atë shtet nuk kishin gjyq ndërkombëtar, siç e kemi ne, siç është rasti me EULEX-in! –Jo, nuk e kishin. – Atëherë kjo është sui generis. – Po, është. Mendoj se krijon pak telashe, por nëse shikoni nga aspekti i shteteve të njerëzve që janë këtu në qeveri, janë edhe jashtë dhe është e qartë se janë të vendosur në një nivel që në Kosovë do të dëshmohet se është shtet i përgjegjshëm, atëherë duhet t’ua paraqesë organeve ndërkombëtare ata që mendojnë se janë telashesjellës.

Dhe këtë duhet ta bëjmë prapë? – Prapë. Por, si funksionon kjo unë s’e di. Nuk e di që kjo është shumë e mirë në aspekt institucional për progresin e vendit. Mes tjerash, këtu ekzistojnë shumë gjëra të ngjashme sepse ju keni rregulla për qytetarët kosovarë që gjykohen në Gjykatën Speciale, krahasuar me ata qytetarë që gjykohen në gjykatat lokale. Qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe të kenë mbrojtje të njëjtë. Por, kush e vendos këtë? S’ka organ që e përcakton këtë, sepse është në vet gjyqësorin e Kosovës. Gjykata Kushtetuese, nëse ka fuqi ta bëjë këtë përcaktim, por prapë do të ishte një seksion special i komprometuar nga gjykatës ndërkombëtarë që do të merren me ndonjë çështje kushtetuese. Por, kjo varet nga mekanizmat e vendosur këtu.

Kjo iu referohet edhe të drejtave të njeriut. Nga ajo se kush do të jenë individët që do të gjykohen në këtë gjykatë.

Pikërisht këtu bëhet fjalë për mbrojtje të barabartë. Është kjo! Dhe nuk e di se si gjykata do të merret me këtë sfidë të caktuar. Mendoj se është shumë e qartë se gjykata do të veprojë në të gjitha rastet që tashmë janë ‘fait acompli’ dhe ishin për një kohë. Tani si ndodhi kjo? Ku është interesi kushtetues në negocimin e sistemit të drejtësisë jashtë kombit.

Dhe çfarë lloj rezultatesh mund të presim kur i përmendim gjithë këto çështje të vështira?

Epo, njëherë kur të themelohen, gjykatat kanë mënyra të çuditshme të zbatimit të drejtësisë në sistemet e brendshme. Mendoj se përfundimisht kur shohim pas Tribunalin për krimet në Ish-Jugosllavi, dikush mund të zë një pozitë për ndonjë vendim që mund të pajtohemi ose jo me rezultatin, por organi i ligjit ishte krijuar. Është diçka shumë fitimprurëse për të gjithë në botë sepse është organ i ligjit. Dhe nëse gjykata e gjykatësit do të silleshin me përgjegjësi, për çka mendoj unë se do ta bëjnë, sepse ata shumica sillen me përgjegjësi dhe përqendrohen në faktet rreth fajit apo pafajësisë së individit dhe ka shpjegim dhe ekzaminim të gjerë të tyre, atëherë rezultati do të jetë sigurisht në rregull. Por nëse kjo nuk do të jetë aq mirë për evoluimin dhe rritjen e kombit në aspekt institucional, mendoj se është çështje tjetër.

E kur flasim për evoluimin dhe rritjen e kombit atëherë mund të themi se kjo gjykatë speciale përpiqet të jetë raciste në fund. Sepse këtu do të gjykohen vetëm njerëz nga një etni. Duhet të jeni shqiptar të gjykoheni nga kjo gjykatë. Ironikisht dhe nëse jeni kosovar apo shqiptar nuk mund të jeni gjykatës apo prokuror, andaj etnia luan rol të rëndësishëm këtu. Atëherë çfarë mesazhi iu jep kjo njerëzve?

Kosova nuk është në gjendje të merret me çështjet e saj dhe ka nevojë të ketë ‘njëfarë lloj prindi’ që të ballafaqohet me çështjet e saj.

Por siç e dini, gjyqtarët dhe prokurorët lokalë në fakt nuk janë lejuar që të merreshin me rastet e krimeve të luftës sepse UNMIK-u i mori dhe EULEX-i po ashtu. – Po, e kuptoj.

Andaj nëse s’u keni dhënë rast prokurorëve dhe gjyqtarëve lokalë të merren me këtë, si mund të dini se si do të përfundojë kjo?

-Mendoj se pjesërisht përgjigja ndaj kësaj pyetjeje shkon nëse e marrim parasysh një gjyqtar që ishte këtu, mendoj se quhej Hardgrave, për një kohë të caktuar, dhe ai kishte kërkuar ndryshime në aspektin se si procedoheshin rastet. Por, zbatimi i këtyre, krijimi dhe mjedisi në komunitet dhe kuptimi i kësaj, siç ndodhi këtu në Kosovë, sepse banorët duhej të kuptonin rëndësisë e sistemit ligjor nuk ndodhi, nuk kishte trajnime. Kishte pak trajnime për gjyqtarët lokalë për avokatë mbrojtës.

Por, natyrisht gjithmonë duhet të fillojmë diku. Tani as 15 vjet pas luftës nuk kemi filluar asgjë.

Por ju gjithmonë keni qenë palë e cila ka dhënë peshq, nuk keni qenë prej atyre që s’i t’i kapni. Duhet të kuptoni se kur e them këtë atëherë kam besim se avokatët dhe gjyqtarët në Kosovë janë njerëz kompetentë, që mund të praktikojnë trendët. Andaj në çështjet e veçanta si korrupsioni ose krimet e luftës, të tjerët janë të specializuar në këtë. Sidoqoftë, ne këtu nuk po merremi me kritika që ishin këtu në Kosovë. Lidhur me atë çfarë po flasim ne në aspektin e konfliktit që ndodhi është se disa prej individëve janë gjykuar në Hagë dhe konsideroheshin heronj dhe të rëndësishëm për shoqërinë, atëherë mund të gjykoni dikë për përfshirje në aktivitete kriminale. Unë s’mendoj se është e vërtetë. Unë mendoj se kjo ishte e dëmshme për shoqërinë, pavarësisht se kush e dëmtoi atë, shoqëria duhet të merret me ata që devijojnë nga normat. Unë kam besim se kjo mund të ndodhë kudo në botë. Edhe në demokraci, e kjo është e tillë.

Por, ju nuk keni raste se kur kjo dëshmohet atëherë kalon në paragjykim. Tashmë 15 vjet pas luftës nuk kishim rast të lëmë prokurorët e gjyqtarët lokalë të dëshmohen në luftimin e krimeve të luftës e tani ballafaqohemi me paragjykime se ata s’mund ta bëjnë këtë.

Unë mendoj se munden. Edhe rastet e krimeve të luftës. Besoj se mund të jetë sfiduese dhe e vështirë, por në situata të tilla mund të mos jenë të popullarizuar.

Në këtë situatë prapë nuk ndihmon në rritjen e kombit dhe sistemit gjyqësor, sepse nëse shihni pak pas, gjatë viteve të 90-ta, atëherë gjyqtarët lokalë dhe prokurorët ishin përjashtuar nga puna. 15 vjet ishin përjashtuar nga trajtimi i rasteve të rënda dhe tani 25 vjet pas kemi gjeneratën e njerëzve, të cilët jetojnë në Kosovë dhe mendojnë se nëse një prokuror apo gjyqtar lokal, që flet gjuhën lokale, s’mund t’ju gjykojë edhe nëse jeni kriminel. Ai duhet të flasë një gjuhë tjetër që të mund t’ju nxjerrë në gjykim dhe të keni një gjykim të drejtë.

-Fatkeqësisht kjo është shkatërruese për gjithë sistemin gjyqësor që ekziston këtu. Dhe është shumë me rëndësi që të njihet se sistemi i drejtësisë është diçka që merr vite, dekada dhe sinqerisht duhet shqyrtuar ato sisteme paraprake. Si atë në SHBA. Shikoni sa i vjetër është. Gati 400 vjet dhe ka ende mungesa në disa raste. Nuk u bë menjëherë sistem i drejtë dhe ende ka njerëz që edhe sot e kritikojnë, ende do të thoshin se sistemi i drejtësisë në Amerikë, Angli, Gjermani e Francë nuk është i përshtatshëm për të gjithë. Por, kjo është pjesë e natyrshme në çdo komb sepse gjithmonë do të ketë vështirësi sepse do të ketë njerëz që do të përjashtohen nga ajo se si drejtësia duhet të operohet në shtetin e caktuar. Nuk dua të jem i ashpër në mendim, por duhet marrë në konsideratë. E di se ka presion dhe e di se duhet marrë në konsideratë se kjo është në interesin më të mirë, por njëkohësisht duhet të jeni kritikë ndaj asaj se nëse gjykata që do të formohet në fakt do të garantojë mbrojtje kushtetuese për secilin qytetar që do të gjykohet aje ose individë që do të gjykohen sepse, mësa e kam kuptuar, ajo gjykatë do të gjykojë edhe disa raste që ndodhen pas luftës. Nëse është ashtu, kjo s’nënkupton se individët që s’janë kosovarë, që mund të ishin të përfshirë në hetime edhe pse s’e di çfarë janë, mund të gjykohen.

Nëse shikojmë argumentet pse duhet ta kemi gjykatën atëherë ishte se s’kishim gjykime të drejta dhe shumë raste të hetuara s’u përfunduan si duhej. Shumë dëshmi u ndryshuan, dëshmitarët u kërcënuan. Ju ishit avokat edhe në rastin e Ramush Haradinajt, dhe e dimë se ai rast ishte i pari që u dërgua në rigjykim që nga formimi i ICTY-së.

-Ishte rasti i parë që u çua në rigjykim pas lirimit nga të gjitha pikat e aktakuzës, që nënkupton se rasti dështoi sepse prokuroria dështoi të themelojë fajin e tre individëve që ishin në gjykim.

Dhe ata u çuan në rigjykim, bazuar në argumentet e njëjta.

-Dëshmitarët u kërcënuan, u deshën procedura të reja dhe dështoi për të dytën herë.

Edhe më e rëndësishme është se dëshmitarët që dëshmuan në rigjykim nuk ishin kërcënuar dhe kurrë s’u kërcënuan dhe nuk u ndikuan nga askush në kontekstin e mbrojtjes. Atëherë këta tre zotërinj dolën prapë në gjykim, pasi u liruan, bazuar në disa pohime që s’kishin të bënin me rastin. Por, kishte perceptim dhe mendoj se e dini se kishte perceptim se Kosova është, s’di nëse po e përdori fjalën e duhur, “Perëndimi i egër’ jashtë kontrolli. Mua nuk më duket ashtu. Jam këtu që 10 vjet..

Po shohim ndonjë reprizë të asaj çfarë ndodhi me rastin e Ramush Haradinajt tani edhe në gjykatë speciale sepse po përdoren argumente të njëjta që të themelohet kjo gjykatë dhe shohim se rasti i Haradinajt kishte dy episode me fund të njëjtë.

-Sistemi i drejtësisë penale është një sistem i çuditshëm dhe nëse është reprizë s’mund të përgjigjem. Ka mundësi që të ketë raste të njëjta, rezultate të njëjta. Do të ketë akuza dhe të tilla. Por, kjo ndodh në sistemin e drejtësisë nëse është i drejtë. Nëse dëshmohet se individi që gjykohet duhet të fajësohet në bazë të fakteve të besueshme dhe nëse ka dështim të provave, që është shpesh perceptim i asaj çfarë ndodhi, por nuk është fakt se çfarë ndodhi dhe nëse perceptimi është i pasaktë, fatkeqësisht individi duhet t’i nënshtrohet gjykimit. Por, nëse perceptimi është i pasaktë nga prokurori dhe ai dështon ta dëshmojë atë, atëherë gjyqtari në mënyrë të drejtë e shpall individin të pafajshëm. Kjo ishte përvoja ime në ballafaqimin e rasteve kosovare në Hagë, madje në disa raste.

Kur e themi këtë atëherë themi se rrënjët e gjykatës speciale vijnë në Tribunalin e Hagës sepse prokuroria atje nuk mund të gjykonte dikë bazuar në pohimet e disa librave të Carla del Pontes dhe i përdori ato hetimet përmes Këshillit të Evropës dhe përfunduam me këtë. Atëherë diçka që s’u krye në një gjykatë si Haga, po e përjeton reprizën.

-Ju mund ta thoni këtë, por unë s’mund ta komentoj këtë.

***

Zotëri Smith, duke e pasur këtë Gjykatë Supreme tani, pas gjykatave të UNMIK-ut dhe atyre të EULEX-it, a është një pranim se këto gjykata kanë dështuar në Kosovë?

Nuk mendoj që kanë punuar aq mirë, nuk mendoj që kanë punuar mirë për disa nga arsyet që kemi folur më herët. Midis tjerash, ajo që ndoshta është më e rëndësishmja është se nuk kishte transferime të ligjeve dhe aftësive për të mundësuar aplikimin e këtij sistemi.

– Duke e lexuar draftligjin e kësaj gjykate, kësaj gjykate i është dhënë autoriteti të gjykojë edhe rastet të cilat kanë përfunduar dhe për të cilat ka pasur një verdikt.

– Ekzistojnë disa principe të ligjit për integritetin e institucionit dhe njëri prej tyre është principi i rrezikut të dyfishtë. Asnjë individ nuk duhet të gjykohet për të njëjtin rast më shumë se një herë.

– Dhe kështu thuhet gjithashtu edhe në Kushtetutën e Kosovës.

– Ka pasur vëmendje serioze në implikimet e këtij ligji dhe kjo ishte njëra prej çështjeve, të cilat u referohesha. Është jashtëzakonisht e mundimshme të mendohet në një botë moderne, në atë që e quajmë shoqëri e civilizuar, shoqëri demokratike, nocioni që një individ, i cili është dënuar apo shfajësuar për një krim të mëparshëm, të mund të gjykohet sërish. Kjo e hap kutinë e Pandorës. E hap në atë mënyrë që duhet të ketë shumë, shumë kujdes. Sepse lejon në një kontest special, për të cilin po flasim tani, kur ju keni një gjykatë me mandat prej pesë vjetësh.

– Po, prej pesë vjetësh.

– Po realisht, 5 vjet për një gjykatë është kohë e shkurtër. Duhet kohë që këto gjëra të rregullohen. Shumë nga këto raste nuk mund të bëhen shpejt, asnjë nga këto raste. Këto raste janë të komplikuara sa u përket hetimeve, apo prezantimit të dëshmive, pastaj për çështjet ligjore që ekzistojnë deri në këtë ditë, sa i përket të drejtës ndërkombëtare dhe do të ketë shumë çështje që do të jenë të ngritura, jo vetëm me gjykatën ndërkombëtare, por edhe me ligjin ndërkombëtar humanitar. Dhe unë po vazhdoj të them ndërkombëtare, nuk po them se kjo është lokale, sepse ligji që do të aplikohet në këtë gjykatë nuk do të jetë ligji lokal, por do të jetë ligj ndërkombëtar dhe do të jetë ligj unik për këtë tribunal.

– Ky është si një eksperiment?

– Ligji është si eksperiment.

– Kosova është bërë si laborator tani.

– Po, mendoj se Kosova është e tillë në disa kuptime, dhe në mënyrë të arsyeshme është kështu, sepse Kosova është një shtet i ri. Dhe një shtet i ri duhet të merret me disa eksperimente. Dhe këtë mund ta shihni edhe në gjërat tjera që ndodhin në Kosovë. Eksperimenti nuk është unik vetëm në sistemin gjyqësor. Nëse është eksperiment i mirë apo i keq, nëse po rritet një kulturë e shëndetshme apo jo, kjo është një pyetje e vështirë. Por, fakti që është një eksperiment në vetvete, nuk mendoj që në fund të fundit duhet të mos ketë fare eksperiment.

– Por, ne jemi në fazën finale…

– Ju lutem ta kuptoni, unë po flas për institucionet dhe nuk duhet të jem jashtëzakonisht abstrakt dhe nëse jam i tillë atëherë kërkoj ndjesë. Por, unë shpresoj që procesi që është lënë të merret kjo gjykatë, gjë që, siç e kam kuptuar unë, përfshin marrjen në konsideratë nga gjykata të bazës së ligjeve që ekzistojnë. Duke marrë parasysh të gjitha problemet kushtetuese që janë të pranishme këtu në Kosovë dhe kur shikohet ligji varg pas vargu dhe ballafaqohet me këto çështje si të tilla, me gjykatësit që janë vendas, me prokurorët që janë vendas, me rregulla të ndryshme të procedurave për qytetarët e Kosovës që gjykohen këtu, duke u ballafaquar me rreziqe të dyfishta, pastaj merret me vështirësitë nëse prokurorët e kuptojnë apo jo ligjin. Prokurori i një tribunali special është në gjendje të arrijë marrëveshje me shtete tjera, pa marrë parasysh nëse do të shkelë apo jo kushtetutën që ekziston këtu. Nga sa kuptoj unë, kjo gjykatë nuk do të mbikëqyret nga askush në Kosovë. Dhe gjykata realisht nuk do të zgjasë për pesë vjet, ajo do të zgjasë për një periudhë më të gjatë kohore dhe vërtetë do të ketë konsekuenca në zhvillimin e sistemit gjyqësor këtu në Kosovë.

– Dhe shumë njerëz janë të shqetësuar se kjo nuk do ta ndihmojë imazhin e Kosovës, pasi duke pasur procese gjyqësore, Kosova do të jetë nëpër media për njerëzit që gjykohen për krime të luftës, apo për krime që kanë ndodhur pas luftës, dhe në anën tjetër, edhe ju jeni shumë i informuar për rajonin, ne kemi shumë masakra që janë bërë gjatë luftës nga forcat serbe, duke përfshirë edhe masakrën më të njohur, masakrën e Prekazit, pastaj masakrën e Reçakut, ku në disa raste është ditur kush e ka pasur komandën atje dhe për këto raste s’ka pasur procese gjyqësore. Dhe ekzistojnë disa, apo disa dhjetëra masakra tjera, si në Izbicë, Çikatovë, Dardani në Pejë dhe shumë të tjera, duke mos i përmendur të gjitha, dhe askush nuk është akuzuar për këto masakra.

– Ideja fondamentale që ekziston në çdo sistem gjyqësor, ku prokuroria ka diskrecion për të hetuar dhe akuzuar çdo individ, për të cilin besohet se mund të ketë qenë i përfshirë në krime, apo situata të caktuara. Pse disa raste nuk janë hetuar? Nuk e di, nuk mund t’ua them. Asnjëherë nuk kam qenë prokuror dhe deri tani askush nuk ka ndarë një informacion të tillë me mua. Mund të ketë arsye që kanë lidhje me dëshmitë, mund të ketë arsye politike, pastaj mund të ketë arsye me natyrë juridike, pra këto janë pyetje që është e pamundur t’u përgjigjesh. Por, çfarë mund të bëhet është të nxirren në pah dhe një prej dilemave që ekziston është se një sistem gjyqësor për krime nuk është zgjidhja për zgjidhjen e vështirësive politike.

– Ka shumë gjëra politike në këto çështje, sepse plani ishte që askush nuk po merrej me krimet e dyshuara që janë kryer në Kosovë dhe në Shqipëri dhe të gjithë po merren me krimet e kryera nga forcat serbe dhe në fund themi se drejtësia duhet të bëhet për të gjitha viktimat në rajon.

– Nuk mendoj se viktimat në rajon ndonjëherë do të besojnë se drejtësia është bërë për të gjitha viktimat. Ky është një aspekt fatkeq i të qenit njeri dhe nuk mendoj se kjo është diçka e arritshme dhe është fatkeqësi që kjo nuk mund të arrihet. Por, edhe një herë ekziston një supozim i nënkuptuar në pyetjen tuaj, ndoshta nuk e dëgjova siç duhet në fillim, por pse të keni një sistem gjyqësor për krime? A duhet një sistem i tillë drejtësie të sjellë drejtësi për viktimat? A është një sistem i tillë i drejtësisë për të sjellë balancë në shoqëri? A është sistem gjyqësor për të përcaktuar nëse individët e akuzuar janë në fakt fajtorë për akuzat që janë ngritur kundër tyre. A është sistem i drejtësisë për të krijuar të dhëna historike, që dikur besohej se do të ndodhte në Hagë? Dikush është rigjykuar pas një numri vitesh dhe të gjitha këto janë pjesë të aspektit që merren në konsideratë nga sistemi i drejtësisë. Por, të gjitha këto nuk mund të arrihen.

– Por, duhet të ketë dëshirë për t’i arritur ato.

– Absolutisht, gjithmonë duhet të ekzistojë dëshira për të bërë më të mirën në kontekstin që gjykimi të sjellë drejtësi të barabartë në një shoqëri civile.

– Ndoshta keni dëgjuar që Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër i Kosovës dhe ish-kryeministër, ka thënë se Kosova do ta akuzojë Serbinë për gjenocid. A ka bazë për një rast të tillë?

– Nuk e di nëse kjo deklaratë do të mund të bazohet në fakte. Mendoj që e dini që së fundmi ka pasur një rast të tillë në ICO, ku kjo çështje u ngrit sërish, dhe kjo çështje mbase do të ngritët sërish me kalimin e kohës, sërish e sërish e sërish. Një prej gjërave që duhet të kuptohet dhe është me rëndësi të dihet se si definohet gjenocidi. Vrasjet në masë që janë të dënueshme dhe që duhet të dënohen nga çdo qenie njerëzore dhe kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht ligjërisht është gjenocid, pa marrë parasysh shkallën e këtyre krimeve. Unë nuk e kam studiuar këtë çështje, për ta kuptuar më mirë nëse ka bazë ligjore për gjenocid.

– Siç e përmenda më herët, ju keni qenë avokat mbrojtës për gjeneralin Momçillo Perishiq, i cili ishte shef i stafit në Armatën Jugosllave deri në vitin 1998. Ai fillimisht u dënua me 27 vjet dhe pastaj u lirua. Duke qenë avokat mbrojtës në të dyja anët, a mendon se rigjykimet ndihmojnë në pajtimin në rajon?

– Jo.

– Pse?

– Sepse nëse emocionet dhe besimet e njerëzve nga të dyja palët e këtyre konflikteve asnjëherë nuk mund të kënaqen përmes një gjykimi. Ju pëlqeu apo jo, në gjykim njëra palë fiton e tjera humb. Pala që fiton besojnë se kjo është diçka e mirë se ata kishin të drejtë dhe pala që humb mendon se i është bërë e padrejtë dhe që ajo që ka ndodhur nuk është e drejtë. Dhe kjo është një prej fushave ku ka dallime midis asaj që ndodh në gjykatë dhe asaj që ndodh në shoqëri. Në mënyrë që të ketë pajtim në rajon, njerëzit duhet të ulen e të ushqehen së bashku, të bisedojnë me njëri-tjetrin, të luajnë sport me njëri-tjetrin, të edukohen së bashku dhe ta kuptojnë se çfarë dallimesh kanë ekzistuar, çfarë problemesh kanë ekzistuar dhe që do të vazhdojnë të ekzistojnë në të ardhmen. Por, unë nuk mendoj se mund ta përdorni një sistem gjyqësor si mekanizëm për pajtim, që është, ndoshta fatkeqësisht, por duket se kjo do të jetë e vërteta sërish dhe sërish dhe sërish. Kjo ka ndodhur në ICTY, ka ndodhur edhe në ICTR, kjo ka ndodhur edhe në tribunalin në Kamboxhia, njësoj ka ndodhur edhe në gjykatën speciale në Sierra Leone dhe kjo do të ndodhë dhe pjesërisht është e vërtetuar që është e vërtetë, edhe në gjykatën ndërkombëtare për krime. Ne nuk po arrijmë pajtim midis palëve. Që është fatkeqësi, sepse do të ishte mirë që të jetojmë në një botë ku do të mund të uleshim si këtu tani dhe të diskutojmë rreth vështirësive, për të gjetur zgjidhje për krijimin e një bote më të mirë, e jo për të treguar me gisht kah ata që kanë qenë të përfshirë në konflikt. Unë nuk miratoj konfliktin, kjo është një pjesë fatkeqe e njerëzimit. Ju mund ta keni vërejtur që po e mbajë një shenjë për paqe, dhe këtë e mbajë gjatë gjithë kohës, sepse besoj shumë, jo vetëm në mesazhin fillestar nga viti 1958 për çarmatimin nuklear, por edhe si një simbol për paqe në botë.. është e çuditshme ngaqë puna ime ka të bëjë me luftën.

– Dhe këtë desha ta them, se është e çuditshme dhe ironike kur e dëgjoni ta thoni këtë, sepse ju merreni me këto çështje, sepse po të mos kishte konflikte këtu…

– … nuk do ta bëja punën që e bëj, kjo është e vërtetë.

– Ne po flasim për këtë gjykatë speciale, që pritet të formohet dhe ju keni shumë përvojë në rajon dhe po supozoj se ju do të jeni i përfshirë në ketë gjykatë speciale.

– Po, unë punoj me një ekip njerëzish këtu në Kosovë si edhe në Hagë. Tani jam duke punuar në mbrojtje të zotëri Selimit dhe po punoj me zotëri Gashin dhe zotëri Dobrunën. Dhe këta zotërinj jo vetëm që janë të përfshirë në raste, por ata dhe më mësojnë gjëra. Ata si avokatë që e njohin më mirë kulturën, më japin mua informacione që nuk do t’i kisha pa ekspertizën e tyre, ata janë pjesë e një përvoje të kënaqshme dhe e mrekullueshme. Dhe nuk besoj se do t’i kuptoja të gjitha po mos ta kisha dikë që e kupton më mirë rajonin./Koha.net/

Anija hapësinore ruse Soyuz mbërrin në tokë

0

Anija ruse SoyuzKa përfunduar me sukses kthimi në tokë i anijes hapësinore ruse Soyuz.

Në bordin e saj ndodheshin 3 astronautë, dy rusë dhe një amerikan.

Ata qëndruan në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar 167 ditë me rradhë.

Gjatë kësaj periudhe astronautët zhvilluan një sërë eksperimentesh dhe daljesh në hapësirë.

Këta janë 135 dëshmorët e kombit që nuk u njihet statusi i dëshmorit

0

auto_vc1426186073Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit ka reaguar lidhur me anashkalimin e dëshmorëve të kombit të rënë gjatë viteve ’80-a e më herët, të cilëve nuk iu njihet statusi i dëshmorit!

Ky komision ka kërkuar që t’u njihet statusi të gjithë dëshmorëve të kombit. Ata kanë paralajmëruar edhe protesta nëse nuk merret parasysh kjo kërkesë.

Ja reagimi i plotë i këtij komisioni:

Me indinjatë të thellë kundërshtojmë anashkalimin e dëshmorëve të kombit nga ana e Komisionit qeveritar për verifikim, i cili nuk ua njeh statusin e dëshmorit të kombit të rënëve të rënë në periudha dhe rrethana të ndryshme gjatë rezistencës kombëtare kundër Serbisë pushtuese. Dëshmorët e anashkaluar e që ranë para luftës çlirimtare në Kosovë, ishin pararendësit e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, të kryekomandantit legjendar Adem Jashari, siç thotë edhe simboli dhe heroi i gjallë kombëtar Bacë Adem Demaçi. Prandaj, tingëllon paradoksale që edhe të rënëve gjatë viteve të mëhershme të mos iu njihet statusi i dëshmorit.

Në përvjetorin e 34 të demonstratave historike gjithë popullore të vitit 1981, të cilat ia dridhen themelet e shtetit diktatorial okupues dhe burgut të madh të shqiptarëve, e quajtur “Jugosllavi”, Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, seriozisht do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave, të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit. Po ashtu do të shqyrtohet edhe formimi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, e cila nuk do t’i ndajë dëshmorët në periudha dhe vite, por do të mbrojë të drejtat e të gjitha familjeve të dëshmorëve bijtë dhe bijat e të cilëve ranë në mbrojtje të atdheut dhe të çështjes kombëtare shqiptare kundër okupatorit fashist serb në të gjitha periudhat e historisë sonë sa të përgjakshme po aq të lavdishme.

Është pikërisht Ligji Nr. 04/L-054 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E DËSHMORËVE, INVALIDËVE, VETERANËVE, PJESËTARËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, VIKTIMAVE CIVILE DHE FAMILJEVE TË TYRE, gjegjësisht neni 8 paragrafi 2 i këtij Ligji që thotë se: “Këto të drejta i realizojnë edhe të gjitha familjet e dëshmorëve të kombit, të rënë në forma të ndryshme për lirinë e vendit në periudha te ndryshme historike”. Prandaj është e habitshme se si Komisioni Qeveritar për Verifikim i ka lënë anash dëshmorët e kombit që ranë gjatë viteve ’80 dhe viteve tjera në ballafaqim me forcat policore-ushtarake serbo-çetnike.

Emrat e dëshmorëve të kombit, të rënë në periudha të ndryshme të rezistencës sonë kombëtare për çlirim dhe pavarësi kundër okupatorit serb, janë:

1. Fazli Grajçevci, i vrarë më 1964 në burg
2. Shaban Shala, i vrarë më 1964 në burg
3. Murat Mehmeti, i vrarë në demonstratat e vitit 1968 në Prishtinë
4. Naser Hajrizi nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981
5. Asllan Pireva nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981
6. Sherif Frangu (i vrarë në demonstrata) në Ferizaj, më 1981
7. Riza Matoshi (i vrarë në demonstrata në Ferizaj, më 1981
8. Ruzhdi Hyseni (i vrarë më 1981)
9. Xhelal Maliqi (i vrarë më 1981)
10. Sali Abazi (i vrarë më 1981)
11. Salih Maloku (i vrarë më 1981)
12. Nesimi Dervish Dana (i vrarë më 1981, në Gjakovë)
13. Salih Zeka (i vrarë më 1981)
14. Jusuf Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard
15. Bardhosh Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard
16. Kadri Zeka, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard
17. Rexhep Mala, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984
18. Nuhi Berisha, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984
19. Bajram Bahtiri, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 8 shkurt 1984, Prishtinë
20. Xhemajli Blakaj, nga Istogu, i mbytur në torturë më 1987
21. Ismet Krasniqi, veprimtar dhe organizator i demonstratave që nga viti 1981, i vrarë në demonstratën e 27 marsit të vitit 1989, në Prishtinë
22. Afrim Zhitia, i vrarë duke luftuar në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë
23. Fahri Fazliu, i vrarë duke luftuar, në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë
24. Ali Ajeti, i vrarë duke luftuar, më 1989, në Shtedim të Besianës
25. Tahir Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët
26. Nebih Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët
27. Besim Latifi, nga fshati Pollatë, Besianë, i vrarë në rrethim më 1990
28. Skënder Monolli, nga fshati Pollatë, Besianë, vrarë në rrethim më 1990
29. Enver Hadri, i vrarë me atentat, më 25 shkurt 1990, në Bruksel
30. Tahir Lush Berisha (vrarë gjatë përpjekjes së armatosur më 1992, në Leshan të Pejës
31. Arim Abazi, i mbytur në torturë në burgun e Ferizajt
32. Zijah Shemsiu, i mbytur në burg
33. Xhemajli Berisha (31 vjeç), profesor, nga fshati Brestovc Rahovec, i mbytur në torturë në burg të Prizrenit
34. Nesimi Elshani (28 vjeç), student, Nagavc, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
35. Bedri Sokoli, vrarë në vitin 1989
36. Ylfete Humolli, 17 vjeçe, (e rënë në demonstratat, në Lupç i Ulët i Besianës, më 1990)
37. Agron Fetahu (23 vjeç), bujk fshati Celinë, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
38. Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
39. Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
40. Mehmet Ejupi (23 vjeç) fshati Sekiraçë, vrarë në Besianë
41. Agim Rashiti, (19 vjeç), Dragash, vrarë në Gjilan
42. Agim Kukleci (31 vjeç), punëtor, vrarë në Isniq, Deçan
43. Basri Ibrahimi, nga fshati Smirë, vrarë në Smirë, Viti
44. Xhymshit Ahmet Badallaj (24 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
45. Gjylbear Izet Badallaj (22 vjeç) bujk, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
46. Hajrim Badallaj (10 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
47. Naim Qemajli, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
48. Fatmir Hoxha, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
49. Haki Pavataj, Decan
50. Zyle Gashi (23 vjeç), vrarë në Prishtinë
51. Mujë Berisha, nga fshati Maznik, vrarë në Maznik, Deçan
52. Ismet Qorraj (21 vjeç), punëtor, vrarë në Carrabreg, Deçan
53. Xhafer Qorraj, vrarë në Carrabreg, Deçan
54. Selman Haxhosaj, nga fshati Pobërxhë, vrarë në Deçan
55. Musa Gashi, nxënës, nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë
56. Mirvete Avdiu, nxënëse, nga fshati Muzeqinë, vrarë në Shtime
57. Mustafë Veselaj (23 vjeç), nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë
58. Hilmi Jashar Kajtazi (31 vjeç), teknik, nga fshati Vitak, vrarë në Mitrovicë
59. Bedri Sergjonaj (19 vjeç), nga fshati Kllodernicë, vrarë në Mitrovicë
60. Behram Saniçi, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë
61. Hakif Bislimi (24 vjeç), i papunë, nga fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Mitrovicë
62. Sali Hadërgjonaj (19 vjeç), nxënës, nga fshati Voksh, vrarë në Deçan
63. Selat Berisha (28 vjeç), punëtor, nga fshati Barilevë, vrarë në Prishtinë
64. Muharrem Kabashi (19 vjeç), i papunë, nga Dushanova, vrarë në Dushanovë, Prizren
65. Idriz Rrahmani (41 vjeç), vrarë në Gjilan
66. Rrahman Demaj, vrarë në Skenderaj
67. Bedri Hasanaj (21 vjeç), vrarë në Mitrovicë
68. Sevdat Xhafolli (25 vjeç), vrarë në Prishtinë
69. Shukrije Obërtinca (17 vjeçe), nxënëse, nga fshati Lismir, vrarë më 27 mars 1989 në Prishtinë
70. Nufret Gashi (40 vjeç), vrarë në Suharekë
71. Muhamet Imeri (19 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren
72. Ibrahim Krasniqi, vrarë në Prishtinë
73. Ismet Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan
74. Xhafer Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan
75. Muhamet Bytyçi, nga fshati Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren
76. Bujar Haxhimusa (24 vjeç), vrarë në Mitrovicë
77. Riza Smajli, vrarë në Gjilan
78. Betim Shala (21 vjeç), student, nga fshati Nashec, vrarë në Prizren
79. Beqir Shimaniqi (41 vjeç), pensionist, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë
80. Ramadan Zeqiri (34 vjeç), punëtor, nga fshati Kopiliç i Epërm, vrarë në Mitrovicë
81. Istref Gashi (42 vjeç), punëtor, vrarë në Suharekë
82. Sakip Bislimi (33 vjeç), i papunë, fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Leposaviq
83. Afrim Bytyçi (14 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren
84. Rrahman Sopa, Kaçanik, vrarë në Prishtinë
85. Shefki Sejdiu, Ferizaj, vrarë në Prishtinë
86. Shaip Bytyçi (30 vjeç), Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren
87. Ali Ajeti (30 vjeç), nga fshati Sveçël – Podujevë, vrarë në Mitrovicë
88. Xhemajl Krasniqi, demonstrues, i burgosur, vrarë në burg
89. Fatmir Hazir Ukaj (18 vjeç), Pejë
90. Agron Ukë Gashi, Celinë, Rahovec
91. Hilmi Rexhep Krasniqi (41 vjeç), Hoçë e Vogël
92. Halim Malush Hoti (29 vjeç), Krushë e Vogël, Rahovec
93. Nazim Qemal Elshani (28 vjeç), Nagavc
94. Reshat Ymeri (21 vjeç), Gjilan
95. Rexhep Aliu (43 vjeç), punëtor, Ferizaj
96. Bekim Ruzhdi Sejdiu (15 vjeç), Koshare, Ferizaj
97. Melit Kryeziu, Suharekë
98. Hysni Abdullah Mazrreku (15 vjeç), Bubavec, Malishevë
99. Ali Din Kryeziu (28 vjeç), Bubavec, Malishevë
100. Rexhep Selman Aliu,(36 vjeç), Bubavec, Malishevë
101. Sadik Malaj (23 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri
102. Sadri Maksuti (53 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri
103. Xhevat Hoxha (24 vjeç), Gjakovë
104. Fatmir Kërleshi (20 vjeç), Gjakovë
105. Qamil Morina, Logjë, Pejë
106. Fadil Nazmi Talla (25 vjeç), Podujevë
107. Ragip Brahim Hasanmetaj (23 vjeç), Strellc, Deçan
108. Islam Morina (38 vjeç), Topanicë, Kamenicë
109. Sylë Hazir Ukëmetaj (23 vjeç), Strellc i Epërm, Deçan
110. Nuhi Azemi (21 vjeç), Prelezi i Jerlive, Ferizaj
111. Xhevdet Breznica (22 vjeç), Magurë, Lypjan
112. Enver Morina (22 vjeç), Çikatovë e Vjetër, Drenas
113. Sahit Shala (25 vjeç), Krajkovë, Drenas
114. Gani Daci (22 vjeç), Nabërgjan, Pejë
115. Ali Hysevukaj (19 vjeç), Pejë
116. Ali Isë Zuka, Pejë
117. Nazmi Tefiku, Dubravë, Kaçanik
118. Sadri Shoshi, Istog
119. Samedin Bylykbashi, Prishtinë
120. Agron Fetahu (23 vjeç), bujk, Rahovec
121. Milazim Karaxha, Çikatovë, Drenas
122. Smajl Lladrovci, Gllanasellë, Drenas
123. Xhavit Lladrovci, Gllanasellë, Drenas
124. Shani Morina, Drenas
125. Bahtijar Gashi (52 vjeç), Prizren, mbytur në Gjilan
126. Sylë Ukë Haxhaj (46 vjeç), Carrabreg, Deçan
127. Haziz Shora, Kaçanik
128. Qazim Shoshi, Istog
129. Ali Tafa, Shtime
130. Vehbi Shesholli, profesor, Zveçan, Mitrovicë
131. Rasim Sheqer Mulliqi, profesor, Beleg, Deçan
132. Osman Vokshi (66 vjeç), Pejë
133. Osë Muqaj
134. Ragip Hasanmetaj (23 vjeç), fshati Strellc i Epërm, Deçan, vrarë më 31.01.1990
135. Hasan Ramadani, nga Albaniku (ish-Shajkoc – Besianë), i vrarë në luftim,1994.
Në listë mungojnë ushtarët e vrarë gjatë shërbimit ushtarak në ish-armatën e ashtuquajtur popullore jugosllave.
P. S. Nëse eventualisht ka mbetur ndonjë dëshmor jashtë kësaj liste, Komisioni paraprakisht u kërkon falje familjeve të tyre, dhe njëkohësisht luten familjet e tyre të na ofrojnë shënimet për ta.
Reagimi bëhet nga Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, të të gjitha periudhave historike:
Naim Zhitia – kryesues
Behram Krasniqi – anëtar
Skender Berisha – anëtar
Vlora Humolli – anëtare
Rashit Ymeri – anëtar
Tafil Latifi – anëtar

Blerim Shala e do postin e nënkryetarit të PDK-së!

0

Blerim Shala15Partia Demokratike e Kosovës shumë shpejt mund të bëhet edhe me një nënkryetar të ri.

Blerim Shala, i cili para pak ditësh u largua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, shume shpejt mund t’i bashkohet Partisë Demokratike të Hashim Thaçit. Shala po pretendon që të marrë postin e nënkryetarit të partisë, pozitë të cilën e mbante edhe në AAK.

“Blerim Shala është në negociata me PDK-në për të hyrë në këtë parti. Shala po e kërkon postin e nënkryetarit të partisë, si kusht për t’iu bashkangjitur partisë së drejtuar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, ka thënë ky burim brenda PDK-së.

Sipas këtij burimi, PDK ende nuk ka marë kurrfarë vendimi për marrjen eventuale të Blerim Shalës.

“Megjithatë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli vendosin për gjithçka pa e pyetur askën”, thotë ky burim.

Ndërkaq, zyrtarisht në PDK nuk e kanë mohuar që janë në negociata, mirëpo nuk kanë dhënë detaje tjera. Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë për Gazetën Blic se ai nuk është pjesë e negociatave.

“Unë nuk jam pjesë e atyre negociatave”, ka thënë shkurt për Gazetën Blic, Hajredin Kuçi.

Ndërkaq, Blerim Shala nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë. Ish- dyshi i AAK-së, kishte zgjedhur postin e koordinatorit të delegacionit kosovar të bisedimeve, para atij të nënkryetarit të partisë.

Në anën tjetër, PDK që nga formimi i qeverisë së Kosovës ka një pozitë të lirë nënkryetari, të cilin e liroi deputetja Margarita Kadriu, e cila e pakënaqur me kabinetin qeveritar dha dorëheqje nga partia dhe nga grupi parlamentar i kësaj partie./Blic/

Haxhi Avdyli e liron nga detyra ekspertin e LDK-së, Zenel Ahmetaj

0

haxhi avdyli 2Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka kërkuar nga Zenel Ahmetaj që të ndërpresë kontributin e tij si ekspert i Komisionit për Ekonomi dhe Buxhet të LDK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për “PrizrenPress” kryetari Haxhi Avdyli.

“Duke marrë shkas nga situate e krijuar ku aktivisti dhe delegati Kuvendit të Degës së LDK-së Zenel Ahmetaj,si ekspert dhe zyrtar lartë financiar jopolitik i Komunës së Prizrenit ,që nga paslufta ,dhe I angazhuar kohë më parë në Komisionin për Ekonomi e Financa në degën tonë ,bien në kundërshtim me njëra- tjetrën, si kryetar I Degës kam kërkuar nga Zenel Ahmetaj të ndërpres kontributin në Komisionin e ekspertëve të degës tonë”, tha Avdyli për “PrizrenPress”.

“Edhe pse pozita e z Ahmetaj në Komunë është e një stafi civil që 15 vite, për shkak të keqkuptimeve dhe implikimit politik momental kam kërkuar mirëkuptim në këtë vendim të cilën zoti Ahmetaj e pranoi dhe mirëkuptoi”.

“Këtë vendim do e paraqes për miratim edhe nga kryesia e degës në mbledhjen e radhës”. /PrizrenPress.com/