Në Rahovec, sonte ndahet çmimi “Rrushi i Artë”

Nëpërmjet leximit final të poezive nga pjesëmarrësit edhe do të përmbyllet të enjten edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë që ka nis tash e tre ditë, në Rahovec.

Përgjatë kësaj feste poetike të pranishëm ishin edhe poeti francez Marc Delouze i cili mbajti një rikujtim poetik për poetin e ndjerë Ali Podrimja, si dhe u prezantua libri “The winekeeper”, i poetit amerikan William Spenser Peters.

Organizatorët kanë bërë të ditur se pas leximit të poezive do të ndahet edhe çmimi “Rrushi i Artë”, sikurse që do të ndahen mirënjohje edhe për pjesëmarrësit.

Përveq poetëve nga Kosova dhe rajoni ishin pjesëmarrës edhe poetë nga: William Samuel Peters- SHBA, David Gianonni- Belgjikë, Antonio Bertoli- Itali, Knutt Odegard- Norvegji, Milan Richter- Slovaki, Tsead Bruinja- Holandë, Gene Berry- Irlandë, Amir Or- Izrael, Naim Araidi- Izrael, Denisa Duran- Rumani, Jocqueline Saab- Liban, Muhammed Iqbal Harb- Arabi Saudike, Nizar Sartawi- Jordani, Maroush Yeramian- Armeni, Abdul Hadi- Indonezi, Tarik Gunersel- Turqi, Ghada Khalifa- Egjipt, Santiago Augaded Landero- Spanjë, Ne?e Ya??n- Chipro…

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Lajmet e Fundit