22.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7226

Boyhood, një nga filmat më të mëdhenj të dekadës

0

GoldenGlobe-300x200Në ceremoninë e 72-të Golden Globes, filmi i regjisorit Richard Linklater u vlerësua me tri çmime. “Boyhood” është një epos 12-vjeçar që rrëfen rritjen e një djali, një bildungsroman i kinemasë moderne amerikane

Si jezuit legjendash, Richard Linklater ka marrë djalin dhe na ka dhënë burrin. Duke bërë këtë, ai ka krijuar një film, i cili realizon gjënë më fisnike që mund të arrijë një film: të yshtë dashuri.

Ky film i bukur, i mistershëm, është një studim kohor i Mason-it, që rritet nga mosha 5 deri në 18 vjeç, nga shkolla fillore te ditët e tij të para në kolegj. Është një epos i brendshëm: në harkun kohor të 12 viteve, Linklater punoi me aktorin e ri, Ellar Coltrane, duke xhiruar skena çdo vit me të dhe me aktorët e tjerë të kastës, të cilët rriteshin në mënyrë të dukshme dhe të pandalshme përreth tij. Filmi është xhiruar në një periudhë 12-vjeçare nga maji i vitit 2002 deri në tetor 2013. E bija e regjisorit, Lorelei Linklater, luan motrën e madhe të Mason-it, Samantha-n, Patricia Arquette, e nderuar me një çmim “Golden Globes” është mahnitëse si mamaja e divorcuar e dy fëmijëve, punëtore dhe me aspirata, por e dënuar të dalë me pijanecë dhe u jep fëmijëve njerkë abuzues. Ethan Hawke – fytyra e tij e mprehtë, e daltuar, që zbutet ndërsa vitet kalojnë – luan babain e dyshimtë e të kotë, por me shumë sharm, të fëmijëve, i cili shfaqet çdo disa javë me makinën e tij të hatashme. Edhe fytyra e vetë Mason-it ndryshon, nga ajo prej një fëmije të çiltër e të hapur, te një më e mbyllur e një të rrituri simpatik. Është fytyra që ai do të mësojë t’ia paraqitë botës. Në disa mënyra, filmi na fton të shohim Mason–in nga këndvështrimi i një babai të larguar, i vëmendshëm për ndryshimet e vogla të papritura dhe kërcimet në gjatësi. Por çështja është që të gjithë prindërit janë të tëhuajësuar, duke u zgjuar papritur dhe vazhdimisht përpara mënyrës sesi fëmijët po rriten, duke hamendësuar gjithnjë e më shumë veçantinë dhe privatësinë e moshës madhore. Pjesë e triumfit të këtij filmi është mënyra sesi e përshkruan enigmën se çfarë mendon dhe ndjen Mason-i. Boyhood është aq ambicioz dhe pasionant sa nuk mund të imagjinoj askënd të realizojë një tjetër tablo tradicionale të të ardhurit në moshë. Ky zhanër tani duket se është i dalëmode. Është për t’u thënë se ky film është kryekëput roman. Ndoshta krahasimi më i afërt për Ellar Coltrane dhe Mason është aktori Daniel Radcliffe dhe Harry Potter – një lidhje që Linklater e aludon lehtë. Por asnjë rast nuk i afrohet substancës dhe plotësisë të këtij filmi drithërues. Angazhimi afatgjatë i kërkuar është aq sa vlerësimet tradicionale të performancës janë thuajse jashtë diskutimit.

Regjisori i filmit, gdhend në kohë, ka thënë Tarkovsky, dhe Linklater, pa asnjë garanci sesi materiali i tij bruto do të dilte, ka gdhendur këtë studim monumental të një djali. Ose ndoshta

ai dhe koha kanë bashkëpunuar në gdhendje, ose në të vërtetë koha ka gdhendur Coltrane-nin dhe Linklater-in. Është një lloj Bildungsroman – romani që rrëfen rritjen- për kinemanë moderne amerikane, i kryer në një nivel modest, tejet inteligjent. Të gjitha ritet e njohura të kalimit janë këtu, po të paraqitura mbrëmjeve, pa rrahjet narrative klishe, pjesërisht në funksion të fundit që mbetet i hapur, i nevojshëm për projektin.

Mason rrallë, për të mos thënë kurrë, mërzitet, megjithëse shkon shumë pranë lotëve në një debat me të atin për makinën e shpejtë ndërsa nget kamionçinën e vogël e të mërzitshme të babait. Prindërit e moshuar të gruas së dytë të të atit, shfaqen si të krishterë konservatorë, që i japin këtij fëmije liberal një Bibël dhe një armë për ditëlindje. Në ndonjë film tjetër, ky do të ishte rast për argumente të tymta dhe rezoluta të shpëlara. Këtu, Mason-i pranon dhuratat me një natyrë fjalëpake dhe diplomatike. Tamam si ç’do të kishte ndodhur në jetën e vërtetë.

Boyhood është në kontakt me një të vërtetë të thjeshtë dhe urgjente; jeta është tmerrësisht e shkurtër. Ndërsa fëmijëria jonë në progres duket si një amshim për prindërit tanë, ajo e shkrep të shkuarën në një çast ëndrrash. Pastaj për ne, ndryshon nga një narrativë e fortë, e supozuar, drejt një yjësie të pështjelluar të momenteve të mbajtura mend dhe gjysmë të mbajtura mend, që lëvizin brenda dhe jashtë arritjes. Teknika kohore e regjisorit mund të aplikohet lehtë ndaj çdo karakteri tjetër në film. Fëmijët dhe të rriturit nuk janë specie të ndara. Ndoshta Linklater dhe Ellar Coltrane do të kthehen për vazhdimin e këtij filmi: “Manhood”, “Middle Age” e kështu me radhë. Një pjesë e imja lutet ta shohë Mason-in sërish. Dhe një pjesë mendon se është një përulësi e përsosur mënyra sesi filmi butësisht e lë atë me miqtë e rinj në kolegj. Në çdo mënyrë, është një nga filmat më të mëdhenj të dekadës.

*Nga Peter Bradshow

Robert Ndrenika probleme me zemrën, Tartufi shtyhet për në maj

0

robert-ndrenika-300x234Ditën e dielë, aktori 73-vjeçar Robert Ndrenika ka pasur disa komplikacione shëndetësore, ndërsa mjekët janë shprehur se duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja e tij shëndetësore ka bërë që komedia “Tartufi” ta shtyjë premierën për në maj

Ditët e janarit e gjetën mbi skenën e Teatrit Kombëtar, ku bashkë me trupën e aktorëve kishin nisur provat intensive për premierën e komedisë “Tartufi”. Do të luante rolin e Orgonit të Molierit, duke u gjendur sërish përkrah aktorit Viktor Zhusti, me të cilin ishte shfaqur së fundi për publikun në komedinë “Djemtë gazmorë”. Por një problem me zemrën e ka detyruar Artistin e Popullit të mos jetë më pjesë e trupës së aktorëve, ku spikat rikthimi i kastës së vjetër shumë të dashur nga publiku si Justina Aliaj, Rajmonda Bulku, Vangjel Toçe e Mehdi Malkaj.

Pas shqetësimeve që ka ndjerë ditët e fundit, Ndrenika i është drejtuar me këmbët e tij shërbimit të urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm. Ai po ndiqet nga shefi i Kardiologjisë në QSUT, Artan Godo dhe mjekët kanë vlerësuar se aktori i madh duhet të kryejë një ndërhyrje “bypass” në zemër. Premiera e “Tartufit” e menduar për datën 16 janar, është lajmëruar se do të shtyhet për në muajin maj.

Në një njoftim, Teatri Kombëtar ka sqaruar se ky është një spostim i detyruar për shkak të gjendjes shëndetësore të aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika, por nuk ka sqaruar nëse kjo kohë është lënë për rikuperimin e aktorit apo regjisori Erion Kame do të gjejë aktorin për të zëvendësuar Ndrenikën në rolin e Orgonit. Shfaqja e pritur prej 20 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar- kaq ka kaluar nga hera e fundit kur kryevepra e Molierit është vënë në Shqipëri – do të zëvendësohet në ditët e Kalendarit Teatral nga shfaqja “Shtëpia pa dritare”, e cila do të vihet në skenë në datat 17 dhe 18 janar.

Begaj priti përfaqësuesit e Shoqatës të Personave të Verbër të Kosovës

0

006Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në zyrën e tij, drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së personave të verbër të Kosovës, Mexhid Foniqi, me të cilin biseduan për gjendjen e personave të kësaj kategorie dhe përkrahjen institucionale për këtë kategori të shoqërisë.

Drejtori ekzekutiv i shoqatës, Foniqi, fillimisht e falënderoi kryetarin Begaj, për pritjen dhe për mirëkuptimin e tij, në raport me personat të cilët kanë probleme me shikim, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Komuna e Malishevës, ka dhënë për këtë shoqatë në Malishevë, si dhe shtroi nevojën, për përkrahje edhe të mëtutjeshme.

“Zbatimi i tërësishëm i ligjit, do të na ndihmonte shumë, sidomos tek benifitet, të cilat nuk i gëzojnë”, tha drejtori Foniqi.

Nga ana tjetër kryetari Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, duke i përgëzuar për punën që bëjnë si shoqatë, tha se “ndien obligim moral në raport me këtë kategori” dhe sipas tij, “përkujdesja ndaj këtyre kategorive, është një sprovë për institucionet dhe shoqërinë”.

“Mundësitë tona buxhetore, janë shumë të kufizuara, por ne do ti analizojmë të gjitha mundësitë tona buxhetore, në mënyrë që t’iu ofrojmë përkrahje edhe shoqatës në Malishevë, shoqatë të cilën e kemi përkrahur edhe në të kaluarën”, tha kryetari Begaj.

Përndryshe në Komunën e Malishevës, bazuar në të dhënat e shoqatës së personave të verbër, jetojnë 276 persona, të cilët kanë probleme me shikim, dhe janë tërësisht ose pjesërisht të verbër dhe që kanë nevojë për përkrahje.

Vetëvendosje takoi grevistët e Ballkanit në Suharekë

0

vv ne ballkanNjë delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! , i përbërë nga deputeti Visar Ymeri, Koordinatori i Qendres së LVV në Suharekë Leonard Shala dhe aktivistja Albana Gashi, vizituan ish punëtorët e IGK Ballkani, të cilët ka më shumë së një vit që kanë hyrë në grevë. Këshilli grevist e njoftoi delegacionin me kërkesat e tyre si dhe për hapat që kanë ndërmarrë.

Ata kërkuan nga LVV që të vazhdojë përkrahjen e kërkesave të tyre si dhe i njoftuan për hapat që do ndërmarrin në ditët në vijim nëse këto kërkesa nuk do merren parasysh nga ana e Qeverisë.

Kërkesë e tyre imediate ishte themelimi i një komisioni hetimor parlamentar i cili do hetonte mënyrën e privatizimit të Ballkanit, ngase ata mendojnë që gjatë procesit kishte shumë parregullësi dhe që pronari i ri nuk i ka plotësuar kriteret të cilat ishin kërkuar në kontratë, meqë privatizimi i kësaj fabrike ishte bërë me spin off special.

Në fjalën e tij, deputeti VV Visar Ymeri i njoftoi ish-punëtorëve grevistë për aktivitetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lidhje me privatizimin në përgjithësi, e në vecanëti të IGK Ballkan. Ai tha që kërkesat e tyre janë të drejta dhe që Lëvizja VETËVENDOSJE! do vazhdojnë t`i përkrahin punëtorët në vazhdimësi në kërkesat e tyre.

Jahjaga: Mos e lëshoni Kosovën, po e vështirësoni liberalizimin e vizave

0

Atifete Jahjaga 2Në Prishtinë ka filluar mbledhje e Këshillit për Integrim Evropian ku si çështje urgjente po diskutohet migrimi ilegal i cili është i shprehur kohët e fundit. Presidentja e Kosovës Atifeta Jahjaga ka thënë se trendet e migrimit ilegal janë shqetësuese. Sipas Jahjagës kjo po ndodhë për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik.

Presidentja me këtë rast ka përmendur edhe rastin e Ali Fetahut i cili është ngrirë në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë. “Cilado qofshin rrethanat e migrimit, një gjë mbetet e pa kontestuar. Kjo nuk duhet të jetë Kosova e vitit 2015. Në rastet si kjo dëshmojmë nevojën që të bëjmë çdo gjë që është e mundshme për ta parandaluar këtë dukuri”, tha Jahjaga. Sipas liberalizimi i vizave jo vetëm që do të mundësojë lëvizjen e lirë por edhe do të reformojë institucionet që janë ndërtuar qe një dekadë e gjysmë. Jahjaga tha se numri në rritje i azilkërkuesve kosovarë e vështirëson liberalizimin e vizave.

Në takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, ai i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, drejtori i Policisë Shpend Maxhuni, shef i zyrës së BE-së Samuel Zhbogar, etj.

Fushatë për legalizimin e objekteve në Malishevë

0

MalishevaKomuna e Malishevës ka vendosur një tendë në Parkun e qytetit, në mënyrë që jo vetëm të bjerë në sy, por edhe që përmes saj të shpërndajë fletushka, për të rritur kësisoj interesimin e qytetarëve në mënyrë që ata të aplikojnë për legalizimin e objekteve të tyre. Një muaj para përmbylljes së afatit për aplikim, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka nisur intensifikimin e fushatës në kuadër të të ashtuquajturës “Dita e legalizimit”, kushtuar procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Disa minuta pas hapjes, disa qytetarë në tendë janë informuar me procedurat e legalizimit dhe kushtet që duhet t’i plotësojnë në mënyrë që objektet e tyre të bëhen legale. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, duke përkrahur nismën për legalizim ka inkurajuar të gjithë qytetarët, që kanë ndërtime pa leje, t’i fillojnë procedurat për legalizimin e ndërtimeve të tyre, brenda ligjeve dhe rregulloreve, për ndërtim.

“Duhet të mësohemi të zbatojmë ligjet, në këtë rast edhe Ligjin për Ndërtim, pasi të gjitha ndërtimet duhet të jenë në harmoni me rregullat, me planifikimet dhe me kushtet urbane”, ka thënë ndër të tjera ai. Malisheva ka marrë shtrirje, sidomos pas përfundimit të luftës, me ç’rast edhe janë ngritur lagje të reja. Sipas zyrtarëve, jo vetëm në pjesët periferike, por edhe në vetë zonën e parë, ka një numër të objekteve të cilat nuk posedojnë dokumentacion.

Legalizimi po kryhet mbështetur në Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje, të Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, të miratuar më 2013.
Referuar zyrtarëve, nuk do të ketë legalizim të objekteve, sidomos të atyre afariste të cilat janë ndërtuar në parcela, që janë pronë publike apo që në kadastër figurojnë si rrugë. Aktivitetet për njoftimin e malishevasve për procesin e legalizimit do të vazhdojnë me fushatën informimit që mendohet të shtrihet në shkollat e mesme, ku do të shpërndahen broshura, me qëllim të informimit sa më të gjerë të qytetarëve.

Ikja e qytetarëve do të ndalet atëherë kur ikë kjo Qeveri

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosovën po e shkatërron korrupsioni, papunësia, varfëria, luksi i Qeverisë dhe vonesat në integrimet evropiane.

Ai në Facebook, ka thënë se sot duhet të ishte temë debati perspektiva e vendit e jo migrimi ilegal.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Të nderuar qytetarë të vendit,

Ka kohë që në shoqërinë tonë, lidershipi dhe institucionet po merren me pasojat dhe veprimet e gabuara të institucioneve. Kurse, në fakt, debati për pasojat do të duhej të zhvendoset në debat për shkaqet.

Sot nuk do të duhej të ishte temë migrimi ilegal. Sot do të duhej të ishte temë çka po e mbyt perspektivën e qytetarëve të Kosovës? Dhe, nga një debat i tillë, do të duhej të dalin veprime konkrete për eliminimin e shkaqeve që për rezultat kanë këtë fenomen.

Çka po e shkatërron perspektivën e qytetarit të Kosovës?

– Korrupsioni:

Korrupsioni i sistematizuar dhe i strukturuar nëpër të gjitha mekanizmat e shtetit të Kosovës.

Të gjithë e dimë, edhe vendorët edhe ndërkombëtarët, dhe që të gjithë në këtë temë përfundojnë me deklarata politike, por kurrë veprime serioze.

– Papunësia dhe varfëria:

Kosova si një vend me moshën më të re të popullsisë rrezikon ta shndërrojë këtë karakteristikë nga pasuria në kërcënim.

– Luksi megaloman i Qeverisë:

Të dy partitë në koalicion po dëshmojnë se shqetësimi kryesor i tyre është akomodimi i militantëve partiak dhe ruajtja e rrjeteve të tyre klienteliste. Këto janë shqetësimet e vetme që kanë partnerët e koalicionit.

– Vonesat në integrimet evropiane:

Është e padrejtë që për shkak të keq-qeverisjes së toleruar të ndëshkohen dy milionë qytetarë të Kosovës, e jo keq-qeverisja. Janë dy milionë qytetarë të vetmit në Evropë të cilëve u është pamundësuar lëvizja e lirë.

Është i kot debati dhe apelet e thata të zyrtarëve qeveritarë përderisa arsyet për ikje nga Kosova nuk po luftohen.

Tashmë është e qartë: Ikja e qytetarëve do të ndalet atëherë kur ikë kjo Qeveri.

Grabovci: S’kemi telashe me Zëvendësministrat

0

Adem Grabovci-pdk14Partia Demokratike e Kosovës nuk ka diskutuar ende për emrat e Zëvendësministrave. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci, thotë se gjithçka do të vendoset në mbledhjen e Kryesisë, ku do të merren propozime edhe nga degët e partisë.
“Ende nuk është diskutuar për emrat e Zëvendësministrave. Duhet të mbahet një herë mbledhja e Kryesisë dhe të diskutohen emrat. Duhet të merren propozimet edhe nga degët e partisë”.

Grabovci është shprehur se nuk ka asnjë mosmarrëveshje brenda PDK’së rreth emrave për Zëvendësministra, duke u dhënë përparësi atyre të cilët i vlerëson komisioni kadrovik.

“Absolutisht nuk asnjë mosmarrëveshje. Normalisht se PDK është një parit e madhe, që ka kuadro të shumta, dhe ne duhet t’i zgjedhim më të mirët. Unë besoj se do të ketë mirëkuptim dhe të gjithë do t’u japin përparësi atyre të cilët i vlerëson komisioni kadrovik”, thotë Adem Grabovci për Politiko.net.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, PDK dhe LDK do të kenë 38 Zëvendësministra për 19 Ministri, ndërsa po ashtu ata do të emërojnë edhe 126 këshilltarë politikë, që i bie nga gjashtë për secilin Ministër.

Në shkollat e Kosovës nuk u mbajt mësimi orën e parë

0

Shkolla-nxenesit

Në të gjitha shkollat e vendit, sot nuk u mbajt mësim në orën e parë të paradites dhe po ashtu do të veprohet në orën e parë të ndërrimit të pasdites.

Kështu ka vendosur Sindikata e Arsimit, si shenjë pakënaqësie për mos fillimin e zbatimit të Kontratës Kolektive, që është dashur të zbatohej nga 1 janari i këtij viti. Masat sindikale do të ashpërsohen nëse nuk realizohen kërkesat e punëtorëve të arsimit, thonë drejtuesit e sindikatës.

Sot mësimdhënësit mbajnë grevë një orëshSot ora e parë e të dy ndërrimeve në të gjitha shkollat e Kosovës nuk do të mbahet. Kështu ka vendosur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Greva do të mbahet në shenjë proteste për mos zbatimin e 4 pikave të Kontratës Kolektive.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ditë më parë ka thënë se një vendim i tillë është marrë për shkak se nuk dihet sigurt ende nëse do të implementohet Kontrata Kolektive në sektorin e arsimit.

Kjo gjë sipas tij do të merret vesh në pagën e parë të janarit dhe deri atëherë pasi që asgjë nuk është e sigurt do të fillohet me veprime sindikale.

Jasharaj, që është edhe kryetar i Këshillit Qendror Grevist, do të vizitojë sot grevën e filluar nga mësimdhënësit në Prishtinë.

Kurse, nënkryetari i SBASHK-ut, Rexhep Sadiku, do të vizitojë grevën e filluar nga mësimdhënësit në Ferizaj.

Ndërkaq, Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar ndaj kësaj greve, duke i kërkuar kryesisë së SBASHK-ut që të përdorë metoda tjera sindikale për realizimin e kërkesave të tyre e kurrsesi një veprim të tillë mos ta bëjnë në kurriz të nxënësve dhe prindërve.

Katër pikat e parealizuara deri më tash nga Kontrata Kolektive janë shujta 2 euro për çdo ditë pune, kompensimi prej 0,5 për qind për çdo vit të shërbimit, kompensimi prej 70 për qind për biletat e udhëtimit për mësimdhënësit me rastin e pensionimit dhe tri paga mesatare për mësimdhënësit me rastin e pensionimit.

Kontrata Kolektive është nënshkruar në mars të vitit të kaluar dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës në atë kohë kishin theksuar se do të jenë garantues të zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe se do të sigurojnë përmbushjen e të drejtave që iu takojnë punëtorëve.

Kuvendi njoftohet për fundin e mandatit të Enver Hasanit dhe Kadri Kryeziut

0

Enver HasaniKryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të fillojë procedurën për propozimin e gjyqtarëve të rinj, të cilët prej qershorit të këtij viti do të emërohen në vend të tij dhe gjyqtarit Kadri Kryeziu.

Pas gjashtë vitesh angazhim, gjyqtarët Hasani dhe Kryeziu, në mesin e këtij viti do të përmbyllin mandatet e tyre në Kushtetuese, dhe në bazë të dispozitave të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës nuk kanë mundësi rizgjedhjeje.

Sipas zëdhënësit të Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, javë më parë kreu i këtij institucioni ia ka adresuar shkresën përkatëse Kuvendit të Kosovës../koha ditore/