22.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7225

Ish-asistenti i zv.ministrit të Arsimit arrestohet për falsifikim diplomash

0

Ministria e Arsimit ne prishtineIsh-asistenti personal i ish-zëvendësministrit të Arsimit, Nehat Mustafa, është arrestuar të hënën pasi është zënë në flagrancë duke falsifikuar diploma universitare.

I dyshuari Kushtrim Metushi (25) nga Komuna e Ferizajt, i cili deri në fund të majit të vitit që shkoi kishte punuar në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MASHT), e që nga tetori kishte aderuar nga PDK-ja në Forumin Rinor të LDK-së në Ferizaj, thuhet të jetë marrë me këtë aktivitet ilegal “vetëm për kureshtje”.

Të paktën kështu ka deklaruar ai para policisë gjatë intervistimit, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij mbrojtës, Jeton Berisha, sipas të cilit Metushi si një student i Informatikës ka vendosur ta “sfidojë veten” për të parë nëse ja del të realizojë me ndihmën e kompjuterit diploma universitare.

Një “eksperiment” të tillë përveçse ja kishte dedikuar vetes e kishte bërë edhe për të tjerët.

Prokurorja kërkon dënimin e Nait Hasanit

0

Nait HasaniTë martën ka vazhduar gjykimi ndaj ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili po akuzohet nën dyshimin për kryerje të veprës penale të mosraportimit ose raportimit të rremë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.
Gjykimi ndaj Nait Hasanit, vazhdoi me leximin e provave materiale nga shkresat e lëndës.

Në dhënien e deklaratë së tij, i akuzuari Hasani tha se e ka plotësuar personalisht formularin e deklarimit të pasurisë.

Ndërsa kur u pyet nga Prokurorja e Shtetit, se a i ka deklaruar të ardhurat që i ka marrë Hasani, nga 100 euro në muaj si kryetar i Komisionit për Bujqësi, ai u përgjigj se nuk i kishte paraqitur këto të ardhura me mendimin se është dashur ta paraqiste vetëm pagën bazë.

Po ashtu, në mbrojtjen e tij, Nait Hasani, deklaroi se paga e të ardhurave të sakta është ajo që gjendet në listën e Kuvendit të Kosovës, e jo ajo që e ka deklaruar ai.

Kjo,ka thënë ai, ka ndodhur për shkak se nuk ka qenë në dijeni se duhet të paraqiten edhe të ardhurat tjera përveç pagës bazë.

Në fjalën përfundimtare, Prokurorja e Shtetit, mbeti në tërësi pranë aktakuzës së ngritur ndaj Nait Hasanit dhe kërkoi nga Gjykata që i njëjti të dënohet sipas ligjit.

“I propozoj gjykatës, që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë duke u bazuar në dispozitat si në Kodin Penal”, tha prokurorja Mehreme Hoxha.

Ndërsa, i akuzuari Nait Hasani, në fjalën e tij përfundimtare tha se që nga shqyrtimi e parë e deri në ditën e sotme nuk ka pasur asnjë qëllim të fshehjes apo keqpërdorimit të ndonjë të vërtete.

Ai, tha se paga e tij vjen në xhirollogari nga Kuvendi i Kosovës, e cila është pagë zyrtare dhe për të cilën i paguan tatime shtetit, prandaj Hasani, tha se nuk e konsideron veten fajtor ngase këtu ka një pasaktësi jo të qëllimshme, për të cilën tha se ka pritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit që ta kontaktojë për ta bërë këtë përmirësim.

“Prandaj kërkoj nga gjykata, që ta hedh aktakuzën dhe të më lirojë nga përgjegjësia penale”, tha ish deputeti nga PDK.

Shpallja e aktgjykimit, do të bëhet më 14 janar 2015.

Sipas aktakuzës së ngritur në bazë të kallëzimit penal nga Agjencia Kundër Korrupsion, thuhet se Hasani nuk i ka paraqitur saktë të hyrat vjetore të kërkuara në deklaratë nga 1 janari 2012 deri më 31 dhjetor 2012.

“Ekziston mospërputhje në mes të hyrave vjetore të deklaruara në formularin për deklarimin e pasurisë, si dhe raportit nga të hyrat vjetore të siguruara nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në aktakuzë.

Në aktakuzë dallimi mes të hyrave që deklaroi Hasani dhe atyre që u bënë të ditura nga Kuvendi, është 5 mijë e 285 euro e 4 centë.

“Është gjetur mospërputhje në mes të hyrave prej 21 mijë e 200 euro, të cilat i ka deklaruar Hasani në formularin për deklarimin e pasurisë për vitin 2012, si dhe raportit nga të hyrat vjetore që janë 26 mijë e 485,04 euro, të cilat janë siguruar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në aktakuzë. /kallxo.com/

Mustafa në Prizren për Vitin e Ri ortodoks

0

mustafa ortodoksKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka qëndruar të martën në Prizren, ku ka vizituar Dioqezën Ortodokse në Prizren, me rastin e shënimit të Krishtlindjeve ortodokse dhe Vitit të Ri ortodoks.

Kryeministri Mustafa është pritur nga Peshkopi Teodosije, me ç’rast i ka uruar këtë festë si dhe ka përcjell mesazhet e urimit për të gjithë qytetarët e Kosovës të besimit ortodoks, njofton kumtesa nga Kryeministria .

Gjatë pritjes, kryeministri Isa Mustafa ka folur për angazhimin e vazhdueshëm dhe hapat konkretë që lidhen me fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, tolerancës fetare dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe të pranishmit në këtë pritje të organizuar në rezidencën e Peshkopit në Prizren, kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre edhe për avancimin e mëtutjeshëm të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore në Kosovë./Gazeta Express/

Bajram Rexhepi: Ja çfarë më vodhën hajnat

0

BajramRexhepi-ministerIsh-ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka treguar për demolimin e banesës së tij që i është bërë ditë më parë nga disa persona.

Rexhepi në një prononcim për “Zërin” ka thënë se, ata që ia kanë thyer banesën në lagjen “Mati I” në Prishtinë kanë qenë hajna ordiner.

“Nuk kanë vjedh vetëm tek unë, por edhe në disa banesa tjera në këtë lagje. Problemi ishte se unë se kam aktivizuar alarmin dhe se kjo ishte pak edhe neglizhencë e jonë”, është shprehur ai.

Deri sa i është bërë demolomi në banesë, Rexhepi tregon se ai me familjen e tij ishin në qytetin e Mitrovicës.

“Dëme materiale mund të them se janë afro 3500 euro. Janë vjedh dy televizorë, një laptop, 1 Ipad , stoli të gruar dhe vajzës”. Kur është bërë vjedhja ne kemi qenë në Mitrovicë, ka thënë në fund Rexhepi.

Ndahet nga jeta aktori shqiptar Aristotel Stefani

0

Aristotel StefaniRoli i tij episodik te “Përrallë nga e kaluara”, i skalitur edhe interpretuar plot mjeshtëri, mbahet edhe do të ngelet gjatë në kujtesën e shqiptarëve.

Artisti Aristotel Stefani (1931) është ndarë nga jeta ditën e sotme pas një ataku në zemër. Në nderim të tij nesër do të zhvillohen homazhet në teatrin e Gjirokastrës. Aristotel Stefani, i njohur ndryshe si Teli , ka lindur në Lliar të Zagorisë në Gjirokastër. Ai është një nga emrat më të spikatur të kinemasë edhe teatrit shqiptar për rolet episodikë, me të cilët ka krijuar një karrierë të spikatur.
Roli i tij episodik te “Përrallë nga e kaluara”, i skalitur edhe interpretuar plot mjeshtëri, mbahet edhe do të ngelet gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Fillimisht punonte në naftë në Kuçovë. Më pas nisi rrugën e artit me grupin amator të klubit të Kuçovës. Kur punonte, ai zhvillonte edhe pasionin e tij për aktrim. Në vitin 1956 ka kontribuuar për ndërtimin e Estradës Profesioniste të Gjirokastrës. Këtë kontribut e vazhdoi deri në vitin 1966, ku njëkohësisht punonte edhe si regjisor i trupës. Gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Gjirokastër. Në teatrin e Gjirokastrës mbahet mend për rolet e tij në pjesët: “14 vjeç dhëndër”, “Fundi i botës”, “Pas vdekjes” në rolin e Adfhamudit, “Shqetësimet e Anës”, ku interpreton prof. Selckën, “Djepi i shitur” etj.

Ka qenë pjesëmarrës në14 filma artistikë, në të cilët shfaqet talenti dhe bie në sy interpretimi i tij i bukur . “Është nder për mua, që kam bashkëpunuar me Piro Manin, me Dhimitër Anagnositn, Viktor Gjikën”, është shprehur dikur ai. Gjithashtu ka qenë edhe pjesë e filmave: “Njeriu me top”, “Liri a vdekje”, “Koncert në vitin 1936”, “Dritat e qytezës”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Dasma e Sakos” e shume role të tjera./shekulli

OVL-UÇK padit rektorin Zejnullahu

0

OVL-Xhavit JashariKryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nëpërmjet një komunikate për media ka treguar se në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot me 13 janar 2015 ka shqyrtuar mes tjerash mosregjistrimin e studentëve të kategorive të dalura nga Lufta e UÇK-së.
Kryesia ka marrë vendim që të padis në gjykatë Rektorin e UP-së, për mosrespektim të Memorandumit, gjatë kohës sa ai ishte në fuqi. Prishja e njëanshme e Memorandumit nga Rektori, vlen për vitin e ardhshëm akademik, e assesi për vitin akademik 2014/15, kur Memorandumi ishte në fuqi.

“Duke e konsideruar këtë akt si shumë të papërgjegjshëm si dhe tallje me Organizatat si palë nënshkruese dhe studentët që ka shumë muaj që kanë filluar të ndjekin studimet, padia në gjykatë është e domosdoshme.

Ne si Organizatë, kemi kryer të gjitha obligimet sipas Memorandumit, proces mjaft i vështirë dhe delikat, njëkohësisht organet kompetente ftohen që të kontrollojnë e verifikojnë listën tonë, për saktësinë e të cilës ne japim përgjegjësi të plotë, thuhet në fund të komunikatës së kryesia e OVL të UÇK-së.

Xhavit Ukaj zëvendësministër ?

0

 xhavit ukajBurime të gazetës “Botapress” brenda LDK-së kanë mësuar se tashmë kryesia e LDK-së është në fazën finale të përzgjedhjes së emrave për zëvendësministra. Ky burim ka njoftuar se nesër kryesia e LDK-së do të mblidhet në mesditë dhe do ti bëjë publike emrat e përzgjedhur të 19 zëvendësministrave të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky zyrtarë i lartë i LDK-së në kushte anonimiteti ka bërë të ditur për “Botapress” se tashmë kryetari ka vendosur që në Ministrinë e Pushtetit Lokal ta dërgoj Bajram Gecin si zëvendësministër, Fadil Gashi nga dega e Klinës të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Shërbimeve Publime, ndërsa edhe Xhavit Ukaj nga dega e LDK-së e Prizrenit do të marrë një post të zëvendësministrit.

Lokalizohet zjarri i ndërtesës në Prizren

0

zjarri ne filipinje(E plotësuar) Zjarrëfikësit kanë arritë të lokalizojnë zjarrin që përfshiu ndërtesën në “Ortokoll” të Prizrenit.

“PrizrenPress” ka qenë në vendngjarje, ku ka mësuar se zjarri ka shpërthyer në bodrum të ndërtesës, i cili ka qenë i pabanuar dhe se janë shënuar vetëm dëme materiale.

 

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prizren
Një ndërtesë është përfshirë në këto momente nga zjarri në lagjen “Ortokoll” të Prizrenit. Zjarrfikësit janë duke i bërë të gjitha përpjekjet për të shuar zjarrin.

Ndërkaq, deri në këto momente nuk ka pësuar asnjë banorë që gjenden brenda ndërtesës./PrizrenPress.com/

Flasin për zbatim të ligjit

0

ag-620x330Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, ka vizituar sot Prizrenin me ç’rast është takuar ne kryetarin e Komunës, Ramadan Muja.

Ministri Agani, në një konferencë për medie, më shumë është ndalur në procesin e legalizimit, me ç’rast ka thënë se qytetarët deri më 5 shkurt duhet të aplikojnë për legalizim të objekteve të tyre, ku më pas institucionet do të zbatonin ligjin për të përmirësuar gjendjen e krijuar.

Interesimi më i madh i medieve ishte çështja e intervenimit të Task Forcës së përbashkët ndërmjet ministrisë dhe institucioneve në Prizren për të ndaluar degradimin e Qendrës Historike të Prizrenit.

Por, Agani përveç zbatimit të ligjit dhe formimit të Task Forcës, nuk dha ndonjë sinjal që së shpejti do të ketë angazhime në këtë çështje, e cila ka zgjuar reagime të shumta nga bashkësia ndërkombëtare, shoqëria civile dhe mediet. Në anën tjetër, kryetari Muja e vlerësoi të rëndësishëm këtë takim, duke thënë se komuna e Prizrenit është e gatshme për të ofruar bashkëpunim me ministrinë në zgjidhjen e shumë çështjeve.

Edhe për çështjen e Prevallës, ministri i ambientit Ferid Agani, tha se do të ketë angazhime konform procedruave ligjore, duke mos dhënë ndonjë shpjegim se çfarë konkretisht do të ndodhë me këtë zonë turistike të Prizrenit, në të cilën vitin e kaluar janë bërë disa rrënime të objekteve e më pas përkundër paralajmërimeve, një gjë e tillë është ndërprerë/TV Prizren/

Zhbogar në Prizren: Kosovën e pret një vit i vështirë

0

Zhbogar6-13Përfaqësues ndërkombëtarë dhe vendorë ata nga kisha ortodokse, në Shatërvan të Prizrenit, uruan komunitetin ortodoks me rastin e fillimit të vitit të ri.

Në koktejin e organizuar nga klerikët fetarë, mori pjesë edhe përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zhbogar dhe kryeministri, Isa Mustafa. Zhbogar këtë vit e quajti vit të vështirë, për Be-në dhe për Kosovën.

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se e gëzon fakti që Qeveria e re e Kosovës prioritet të vetin do ta ketë zhvillimin ekonomik, sepse sipas tij BE-në dhe Kosovën e pret një vit i vështirë përplot sfida.

“Mendoj se do të jetë një vit i vështirë. Do të ketë shumë sfida si për BE-në po ashtu edhe për Kosovën. Mendoj se do të ketë shumë gjëra që duhet të punojmë bashkërisht dhe më vjen mirë që Qeveria e Kosovës prioritet kryesor të saj do të ketë zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kjo do të ishte përgjigje në të gjitha pyetjet e shumë problemeve që janë të pranishme këtu. Sikur jemi mbledhur sot këtu së bashku në këtë fillimvit shqiptarët, serbët dhe bashkësia ndërkombëtare. Ne bashkërisht duhet t’i shikojmë mundësitë për të përmirësuar jetën e qytetarëve e cila është e vështirë që në fillim të këtij viti”.

Sipas përfaqësuesit special të BE-së, pritjet e qytetarëve janë të mëdha, dhe për këtë duhen veprime të menjëhershme nga institucionet, sepse largimet nga Kosova janë shqetësuese….

“Do të jetë vit i vështirë, sepse njerëzit në Kosovë presin ndryshime dhe këtë e bëjnë me arsye, që jeta e tyre të jetë më e mirë. Do të jetë shumë vështirë, sepse është kohë e shkurtër që Qeveria të tregojë rezultate për të ofruar ndonjë dritë shprese që jeta do të përmriësohet, e që do të ndikonte që njerëzit të qëndrojnë këtu për të jetuar e jo të kërkojnë një të ardhme më të mirë nëpërmjet rrugëve ilegale jashtë Kosovës. Ndryshimet pozitive nuk duhet përmendur, por kërkohet veprim konkret që një gjë e tillë të arrihet, ku njerëzit do të shihnin se ato ndryshime kanë filluar të jetësohen”./rtk/