13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8725

Ndahet nga jeta historiani Dr. Shkëlzen Raça

0

Shkëlzen Raça-historianNë orët e hershme të mëngjesit të sotëm u nda nga jeta historiani Dr. Shkëlzen Raça, këshilltar shkencor në Institutin Albanalogjik të Prishtinës.

Raça është autor i disa librave dhe i shumë artikujve nga fusha e historisë. Ishte njohës i mirë sidomos i raporteve greko-shqiptare.

Në mjediset e Institutit Albanalogjik, në nderim të Shkëlzen Raçës do të mbahet një mbledhje komemorative, ndërsa ceremonia e varrimit do të bëhet në varrezat e qytetit të Prishtinës në orën 15.00, raporton Koha.net.

Dr. Shkëlzen Raça shquhet sidomos me studimet e tij mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke. Po në këtë temë ai ka mbrojtur edhe tezën e doktoratës.

Dinamika e dialogut do të jetë më e ngadalshme

0

Kuci-hajredin5-30Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe në Serbi do të bjerë ritmi i dialogut në Bruksel.

“Besoj se dialogu do të vazhdojë si dialog, që të mos thuhet se është ndërprerë, por dinamika e këtij procesi do të jetë më e ngadalshme, takimet më të rralla dhe marrëveshjet, me siguri, edhe më të rralla”, ka thënë Kuçi në një intervistë për “Epokën e re”, në të cilën ka folur edhe për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë vit.

Ai beson se PDK-ja prapë do të dalë forca e parë politike në vend.

Lista e të nominuarve për çmimin Oscar 2014

0

Oscar2014-aktoretPo afrohet fundjava më e rëndësishme filmike në botë, ndarja e çmimit Oscar.

Në skenë do të paraqiten shumë figura të njohura e të famshme. Angelina Jolie, Brad Pitt, Zac Efron, Emma Watson, Kristen Bell, Jennifer Garner, Bradley Cooper, Charlize Theron i Channing Tatum, janë vetëm disa që do të argëtojnë të pranishmit.

Oscar 2014-aktoret1Por, ashtu siç ndodhë zakonisht, Jennifer Lawrence, Daniel Day-Lewis, Anne Hathaway i Christoph Waltz do ti publikojnë emrat e fituesve dhe do tua ndajnë çmimet.

Emrat e të nominuarve:

Amy Adams
Kristen Bell
Jessica Biel
Jim Carrey
Glenn Close
Bradley Cooper
Penélope Cruz
Benedict Cumberbatch
Viola Davis
Daniel Day-Lewis
Robert De Niro
Zac Efron
Sally Field
Harrison Ford
Jamie Foxx
Andrew Garfield
Jennifer Garner
Whoopi Goldberg
Joseph Gordon-Levitt
Anne Hathaway
Goldie Hawn
Chris Hemsworth
Kate Hudson
Samuel L. Jackson
Angelina Jolie
Michael B. Jordan
Anna Kendrick
Jennifer Lawrence
Matthew McConaughey
Ewan McGregor
Bill Murray
Kim Novak
Tyler Perry
Brad Pitt
Sidney Poitier
Gabourey Sidibe
Will Smith
Kevin Spacey
Jason Sudeikis
Channing Tatum
Charlize Theron
John Travolta
Christoph Waltz
Kerry Washington
Emma Watson
Naomi Watts

Eqrem Kryeziu synon përsëri Kuvendin

0

EqremKryeziu-ldkGarës për deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës do t’i hyjnë ish-kryetarët e komunave, të cilët kanë humbur besimin e elektoratit në zgjedhjet e fundit lokale.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri” luftë e ashpër tashmë po zhvillohet për përfshirje në listat e subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare 2014.

Në listën e LDK-së për deputetë përsëri do të gjendet emri i ish-kandidatit për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu.

Ndërsa, sipas të gjitha gjasave në listën e partisë më të madhe në vend (PDK) për deputetë pritet të jenë ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ish-kreu i Mitrovicës, Avni Kastrati dhe ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja.

Thaçi e Mustafa nisin fushatën parazgjedhore

0

HashimThaci-IsaMustafaUdhëheqësit e dy partive më të mëdha nuk po mund ta presin fushatën zgjedhore për të kërkuar vota. Ata kanë nisur qysh tani të lobojnë në forma të ndryshme për të siguruar vota.

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, formalisht kanë kërkuar që me reformë zgjedhore fushata të reduktohet në vetëm 15 ditë, por joformalisht ata tashmë e kanë nisur fushatën e parakohshme për zgjedhjet e parakohshme që mbahen sivjet.

I pari, Thaçi, fushatën e ka filluar me vendime të rëndësishme në Qeveri që prekin në kuletat e rreth 80 mijë punonjësve institucionalë, të cilëve nga prilli do t’ua rrisë pagat për 20%. Krahas këtij vendimi, ai ka proceduar në Kuvend dhe po kërkon miratim të shpejtë të Ligjit për veteranët e UÇK-së. Edhe ky vendim pritet të ketë ndikim te mijëra veteranë të UÇK-së. Vendime të tjera me ndikim buxhetor pritet të ketë edhe në javët në vazhdim,shkruan Tribuna.

Por, pavarësisht vendimeve me rëndësi, Thaçi po i përdor të gjitha format e mundshme për të qenë sa më pranë qytetarëve. Ai së fundmi ka lansuar edhe formën e re të komunikimit përmes facebookut ku po përpiqet të bëjë edhe ‘chat’ me votuesit e tij potencialë

Familjarët e rehatuar të LDK-së

0

Mustafa, hamiti beqiri LDK2Sami Hamiti prin me numrin e familjarëve të punësuar në sektorët kyçë të komunës
Gra, vëllezër, mbesa e të afërm të tjerë të ish pushtetarëve të Prishtinës, janë punësuar në pozita të rëndësishme në ndërmarrjet publike komunale. Ish kryesuesi i Asamblesë, Sami Hamiti, është kampioni me numrin e familjarëve të punësuar në sektorët kyçë të komunës më të madhe në vend – shkruan gazeta Zëri.

Jo keq me punësime të familjarëve në nivel lokal nuk e ka lënë as ish kryetari Ismet Beqiri, i cili vëllanë e tij e ka punësuar si udhëheqës sektori të pronës, nga i cili varen shfrytëzimi dhe qiraja e lokaleve afariste.

Edhe pasardhësi i Beqirit në komunë, Isa Mustafa, e ka punësuar mbesën.

Kryeshefi i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, Feim Salihu, që është djali i tezës së Sami Hamitit, njihet për punësime të mëdha që kanë ndodhur në kohën e tij, duke e rritur numrin e punëtorëve të ndërmarrjes për më tepër se 100 veta.

Ukë Rugova dyshohet se futi telefon në burg

0

uk rugovaUkë Rugova ka provuar të vazhdojë kotrabandimin edhe në qelinë e paraburgimit
Ukë Rugova nuk heq dorë nga kontrabanda. Ka provuar që edhe në burgun e Lipjanit të kryejë vepër të tillë. Por është zënë nga gardianët në tentativë për të futur një telefon në qelinë e paraburgimit – shkruan Koha Ditore.

Pesë ditë pas arrestimit nga policia e EULEX-it, nën dyshimin se drejton një grup kriminal që merrej me kontrabandë me emigrantë, deputeti i Kuvendit të Kosovës dyshohet se ka provuar të fusë një telefon të mençur në paraburgim.

Telefoni në burgje është ndaluar, me rregullat e brendshme. Kualifikohet si vepër penale e kontrabandës me mallra.

Gjetja e telefonit në dhomën e Ukë Rugovës është përdorur si argument shtesë në Gjykatën e Apelit që të dyshuaritër kontrabandë me emigrantë, krim të organizuar, falsifikim e vepra të tjera, të mos ia heqë masën e paraburgimit. Masë e vetme e domosdoshme për të është konsideruar paraburgimi.

“Nga informacioni dhënë në prokurori nga policia, autoritetet e Shërbimit Korrektues në qendrën e paraburgimit në Lipjan, më 10 shkurt 2014, zbuluan një telefon celular, i cili ishte paracaktuar të kontrrabandohej në qelinë e burgut të Ukë Rugovës”, ka thënë prokurori special Allen Cansick.

Xhamia 725-vjeçare në Kosovë, Islami në Ballkan erdhi përpara otomanëve

0

Xhamia e selxhukeve-Gora1Ndërkohë që shumëkush mendon se historia e Islamit në Ballkan filloi me zgjerimin ottoman në rajon, e vërteta është se hapat e para myslimane në Europën Lindore janë më të hershme. Shekuj më parë, Selxhukët, një tjetër komunitet turko-mysliman mbërriti në Ballkan dhe patën ndikim në përhapjen e Islamit. Trashëgimia e tyre mund të gjendet sot në krahinën Gora të Kosovës, ku varri i një dervishi të njohur mysliman Sarë Salltuk ndodhet afër një xhamie të ndërtuar nga Selxhukët përpara 725 vitesh.

Të strukur ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, objektet dhe gërmadhat të zbuluara në fshatrat Plava dhe Mlika në Gora, i përkasin periudhës së Selxhukëve.

Varri i gjendur besohet se i përket një prej studjuesve më të famshëm të Islamit, në shekullin e 13, Dervish Sarë Salltuk në fshatin Plava. Në komunitetete myslimane, njerëzit e quajnë për nder nëse varri i një udhëheqësi të respektuar fetar ndodhet afër vendbanimit të tyre. Por për shkak të dëshirës për ta pasur vare të tilla ka sjellë që shumë njerëz të njohur të kenë disa varre që pretendojnë të jenë të tyrit. Nuk bën përjashtim as Sarë Salltuk që ka jetuar në ato anë dhe ka të paktën shtatë varre, për të pretendohet se janë varri i vërtetë i tij në Kosovë.

Ndonëse Europa sot po qendron duarkryq përballë dhunimeve të tmerrshme të të drejtave të njeriut të miliona njerëzve që sot po braktisin shtëpitë e tyre në Siri, kjo nuk është hera e parë që njerëzit nga Lindja e Mesme emigrojnë. Në shekullin e 13, turqit që jetonin në Siri erdhën në Ballkan dhe disa prej tyre u vendosën në fshatin Mlika. Xhamia e tyre, e quajtur Haxhi Hysein besohet se është ndërtuar nga këto komunitetet turkçe që ishin pjesë e fiseve selxhuke. Gati 11 vite përpara pushtimit të otomanëve, xhamia e vitit 1289 ofron një provë konkrete që tregon praninë e myslimanëve në Ballkan. Xhamia u restaurua në vitin 1822 nga Ahmed Aga.Xhamia e selxhukeve-Gora

Një tjetër pjesë e rëndësishme e Goras është Restelica, ku ndodhet një lagje e gjuajtur Halepli, emri me të cilët thirreshin emigrantët turq që erdhën në Kosovë nga qyteti sirian i Alepos. /Kuzey News Agency/

Statujë e Kurt Cobainit të përlotur (Foto/Video)

0

KurtCobain-statujFrontmeni legjendar i bendit “Nirvana”, Kurt Cobain, është nderuar në qytetin e tij të lindjes Aberdeen në shtetin e Washingtonit, me një statujë.

Zbulimi i statujës është bërë ditë më parë në atë që do të ishte e ditëlindja e 47-të nëse këngëtari do të ishte gjallë.

Statuja e shfaq rokerin të përlotur duke luajtur në kitarë. Ajo është vendosur në Muzeun Historik të Aberdeenit

KurtCobain-statuj1Kurt Cobain bëri vetëvrasje në vitin 1994 në shtëpinë e tij në Seattle në moshë 27 vjeçare. Ai u bë i famshëm me grupin e tij “Nirvana” që kulmin e suksesit e arriti me albumin “Nevermind” (1991) dhe superhitin “Smells Like Teen Spirit”.

Më 10 prill të këtij viti, “Nirvana” që përbëhej edhe nga Krist Novoselic dhe Dave Grohl (aktualisht frontmen i grupit “Foo Fighters”), do të zë vend në “Rock & Roll Hall Of Fame” së bashku me “Kiss”, Peter Gabriel, “Hall and Oates”, Cat Stevens dhe Linda Rondstadt.

Zgjedhjet, votove partinë ke votuar dhe liderin e partisë

0

thaci, pacolli,mustafaTë gjitha partitë politike në vend përfshi pozitë e opozitë, janë dakorduar për lista të hapura, por që lideri i subjektit të jetë njëheresh edhe bartës i listës, përkatsisht që të gjitha votat që merr një parti politike, i shkojnë drejtpërdrejt liderit të atij subjekti, pavarsisht u votua apo jo. Pos Vetëvendosjes, e cila ende nuk ka marrë vendim, transmeton RTK.

Arben Gashi nga LDK thotë se kjo çështje nuk është diskutuar gjatë takimit Thaçi Mustafa, mirëpo sipas tij është vullnet i shumicës së subjekteve që bartësit të listës t`i takojnë votat e subjektit.

E më këtë zgjidhje pajtohet edhe antari i komisionit nga radhët e PDK-es Behar Selimi. Sipas tij legjitimiteti I bartësit të listës është fituar në zgjedhjet brenda subjektit politik.

Ndërkaq që Ardian Gjini nga AAK vlerson se nuk paraqet asnjë problem që bartësi i Listës t`i ketë votat e subjektit, meqë siq tha ai, të gjithë ata që nuk përkrahin bartësin e Listës nuk e votojnë Listën e atij Subjekti. Sipas tij kur bëhët fjalë për ruajtjen e votës, është e një rëndësie të veçnatë numrimi i vatave të kandidatëve në Qendren e Numrimit të Rezultateve.

Vetëvendosje ende pa qëndrim të prerë. Sipas Albulena Haxhiut shqetësuese mbetet fakti që pak është bërë në ndryshimet që kanë të bëjnë me ruajtjen e votes, përderisa mospastrimin e listave e velerson si problemin me serioz për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.