22.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7228

Të gjitha rrugët në komunën e Rahovecit janë të kalueshme

0

Bora-2015Bora e cila ka rënë mbrëmë gjatë natës nuk ka paraqitur problem sot për lëvizjen në të gjitha rrugët e Komunës së Rahovecit pasi që të gjitha rrugët janë të kalueshme, dhe kjo është bërë e mundur pasi që kompania e cila po bënë pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve për sezonin dimëror ka pastruar të gjitha rrugët me kohë, si në qytetin e Rahovecit po ashtu edhe në fshatrat e komunës së Rahovecit.

Sipas Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, z. Feim Fetoshi, i cili thotë:” Të gjitha rrugët në komunën e Rahovecit janë të kalueshme për pos rrugës e cila lidhe fshatin Pastasellë – Koznik, por edhe kjo rrugë do të lirohet shumë shpejtë, pasi që kompania kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve për sezonin dimërorë është duke punuar që sa më shpejt edhe kjo rrugë të jetë e kalueshme”.
Kompania e cila po bënë mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Rahovecit është “EKO Regjioni”.

Një muaj paraburgim për Eglantin e Lorik Sallauka, dyshohen për tentim vrasje

0

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren, ka aktuar masën e paraburgimit të pandehurve Eglantin Sallauka dhe Lorik Sallauka nga Prizreni.

Ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale vrasje në tentativë.

“Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet, për të pandehurin Eglantin Sallauka prej datës 09.01.2015, ora 09:15 minuta, dhe të pandehurin Lorik Sallauka prej datës 09.01.2015 ora 01:15 minuta dhe do të zgjasë deri me datën 09.02.2015”, njofton Gjykata Themelore në Prizren./PrizrenPress.com/

Fushata e legalizimit të ndërtimeve në Prizren, tendencë për legalizimin e krimit urbanistik

0

BD.2Bashkimi Demokratik vlerëson se qeveritarët komunal në Prizren përmes projektit për legalizimin e objekteve pa leje janë duke u munduar të bëjnë edhe legalizimin e krimit urbanistik që ka ndodhur për vite të tëra në Prizren, ku shumë ndërtime shumë katesh janë jashtë çdo norme dhe në kundërshtim me Planin Rregullativ Urbanistik.

“Ngutja për të legalizuar ndërtimet pa leje përveç që ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare të qeverisë në ikje, të dënuarit për krim dhe korrupsion Ramadan Muja, ka edhe për qëllim që ndërtimet pa leje ku kanë gisht vet qeveritarët komunal të Prizrenit ti legalizojnë para se të ikin nga pushteti, përderisa flitet që disa nga projektet e ndërtimit pa leje janë duke u hetuar nga Policia për Krime Ekonomike për Bashkimin Demokratik nuk ka logjikë që këto ndërtime të legalizohen, legalizim i cili pastaj do të shfrytëzohet për ti ikur organeve të drejtësisë për shkeljet e rënda dhe për përfitimet e mëdha që kanë ndodhur deri tash”, thuhet në komunikatë.

Bashkimi Demokratik për vite të tëra ka ngritur zërin për krimin Urbanistik që është duke ndodhur në qytetin e Prizrenit dhe me këtë rast mendon se legalizimi i disa objekteve të dyshimta në rrugën Tirana, rr. De Rada, rr. Reshat Karjagdiu, rr. Adnan Krasniqi si dhe në lagjen Bazhdarhane dhe Dardania është në kundërshtim me perspektivën e qytetit të Prizrenit dhe për këtë mendojmë se herët e vonë do të dalin në shesh të gjithë keqpërdoruesit si dhe “legalizuesit” e sotëm që kanë qëllime përfitimi dhe jo zhvillimi të qytetit të Prizrenit”/PrizrenPress.com/

Jasharaj: Grevën po e nisim, s’tërhiqemi nga kërkesat

0

RrahmanJasharaj-sbashkKryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar grevë në orën e parë të mësimit në të gjitha shkollat të martën e kësaj jave.

Jasharaj ka konfirmuar për Tribunën se nëse nuk iu plotësohen kërkesat që i kanë do të futen në grevë të përgjithshme, që sipas tij, nuk e dëshirojnë.

Gazeta Tribuna: Keni paralajmëruar grevë për të martën. Cilët janë hapat që do t’i ndërmerrni?

Jasharaj: Sindikata e Arsimit do të mbaj një orë grevë të martën për t’i treguar edhe opinionit edhe institucioneve dhe Qeverisë se SBASHK-u po fillon me veprimet e përshkallëzuar sindikale ashtu siç parashihet edhe me ligjin e grevës por edhe me konventat ndërkombëtare.

Gazeta Tribuna: A do ta vazhdoni grevën edhe ditët tjera?

Jasharaj: Pas kësaj duke u bazuar po ashtu në ligj të enjten më 22 janar do ta bëjmë hapin dytë që është pak më ashpër që nuk do të mbahen dy orët e para në mësimin në ndërrimin para ditës dhe dy orët e para në mësimin e pas ditës dhe nëse nuk jep efektet e dëshiruara këshilli drejtues ka vendosur që më 30 janar e premte do të shkojmë në grevë një ditore.

Gazeta Tribuna: Çka nëse kërkesat nuk iu plotësohen?

Jasharaj: Nëse kërkesat nuk plotësohen këshilli drejtues do të mblidhet sërish në mbledhje të jashtëzakonshme, kam frik se njëri nga hapat do të jetë greva e përgjithshme.

Gazeta Tribuna: Jeni në dijeni se kontratën kolektive kanë kërkuar ta pezullojnë për një kohë edhe Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane?

Jasharaj: SBASHK-u nuk po angazhohet për kontratën kolektive por po angazhohet për mbrojtjen e kontratës të sektorit tonë e cila nuk bie ndesh as me Odën Amerikane dhe as me ligjet e Kosovës sepse kontrata jonë është e bazuar në ligjin e punës.

Gazeta Tribuna: Çfarë rezultatesh keni arritur me takimet që i keni pasur me zyrtarë qeveritar?

Jasharaj: Kemi pasur takim me kryeministrin dhe ministrin e financave Avdullah Hotin, po ashtu me ministrin e Arsimit. Secili prej tyre ka shprehur mirëkuptim për kërkesat tona, e kam fjalën për kontratën dhe ministri i arsimit ka marr obligim që të angazhohet me kryetarët e komunave që të gjejnë zgjidhje deri te mjetet për implementimin e plotë të kësaj marrëveshje. E gjithë implementimi i kontratës kolektive e ka koston 15 milion euro. Ne urojmë që të mos ndodhë greva më, por kam drojën se do të futemi në grevë të përgjithshme.

Rajoni i Prizrenit pa rrymë

0

rrymaEra e fortë ka shkaktuar dëme edhe në rrjetin furnizues me energji elektrike në komunën e Prizrenit dhe atë të Rahovecit e Malishevës.Shumë lagje dhe vendbanime të tjera në Prizren, që nga ora 22 e mbrëmjes së fundit nuk po furnizohen me energji elektrike.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe zyra për informim e KEDS-it, ku nëpërmjet një komunikate bëhet e ditur se “ ka ndërprerje e energjisë elektrike për shkak të një defekti në ndërprerësin e linjës 110kV Prizreni 2.KEDS Sh. A. njofton se për shkak të një defekti në ndërprerësin e linjës 110kV Prizreni 2-Rahovec (aset i KOSTT-it) prej orës 09:21 është jashtë pune NS 110/35/10kV Rahoveci.

Prej kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur të gjithë konsumatorët qe furnizohen nga NS 110/35/10kV Rahoveci, NS 35/10kV Malisheva dhe NS 35/10kV Xerxa.Ekipet e KOSTT-it ndodhen në terren dhe pritet që të eliminohet ky defekt”, njofton zëdhënësja e kësaj kompanie, Syrmije Kika.

Faleminderit Gjermani!

0

kujtimi me gjermantKomuna e Prizrenit do të organizojë një ceremoni për të falënderuar shtetin e Gjermanisë. Ceremonia organizohet me 23 janar të këtij muaj.

“Ky aktivitet, organizohet si shenjë mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të shtetit të Gjermanisë, në të gjitha periudhat kohore, si dhe ndihmën e fuqishme nga kontingjenti i KFOR-it, i cili që nga paslufta është i dislokuar në Prizren duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët tanë”, njofton Kryesuesi i Asamblesë, Kujtim Gashi/PrizrenPress.com/

Begaj: Viti 2015 të jetë edhe më i suksesshëm

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, i ka uruar të gjitha drejtoritë dhe të gjitha shërbimet komunale, për punë të mbarë në këtë vit, duke kërkuar angazhim edhe më të madh dhe eliminimin e pengesave eventuale që kanë hasur gjatë vitit të kaluar, në mandatin e parë të tyre, si përgjegjës të drejtorive komunale.

“Viti 2015, të jetë edhe më i suksesshëm. Po mundohemi të bëjmë diçka të mirë, po mundohemi të krijojmë një kulturë të punës, të krijojmë rregulla dhe ti respektojmë ato. Tashmë keni një vit përvojë në udhëheqjen e drejtorive dhe nga përvoja e krijuar, kërkoj që të jemi edhe më të përkushtuar në punën tonë. Të angazhohemi në maksimum të gjithë dhe kërkoj që ti eliminimi të gjitha pengesat që u janë shfaqur gjatë vitit të kaluar”, tha kryetari Begaj, duke ju drejtuar drejtorëve të drejtorive komunale.

Nga ana tjetër, drejtorët e drejtorive, kanë raportuar para kryetarit për punët e kryera gjatë vitit që shkoi dhe përgatitjet e tyre për vitin në vijim. Bazuar në deklarimet e drejtorive, gjatë vitit që shkoi, buxheti komunal është shpenzuar në masën 98 për qind, të hyrat vetenake në raport me planifikimin, janë realizuar rreth 110 për qind, ndërsa shërbimet komunale, kanë qenë më efektive, është krijuar një imazh më i mirë nga ana e shërbyesve civil dhe ky imazh dhe kjo cilësi, pritet të rritet edhe më shumë gjatë vitit 2015, përderisa nuk janë regjistruar ankesa në raport me ofrimin e shërbimeve komunale.

Menaxhimi i situatës me ethet hemorragjike krime kongo (EHKK), sipas drejtorive përgjegjëse, ka qenë shumë i mirë në vitin e kaluar, ndërsa në vitin 2015, masat për parandalimin e EHKK, do të fillojnë edhe më herët.

Sa i përket investimeve kapitale, në vitin 2014 ka qenë një vlug i madh i punimeve dhe i realizimit të projekteve, kurse këtë vit, janë në fazën përfundimtare planifikimet e prokurimit, në mënyrë që të mos humbet kohë në realizimin e projekteve, që në këtë vit, do jenë po ashtu të shumta, por synim është rritja e cilësisë gjatë realizimit të projekteve.

Sipas drejtorëve të drejtorive, gjatë vitit të kaluar, janë bërë shumë investime në shkolla, në infrastrukturën në përgjithësi, ndërsa nuk kanë munguar investimet edhe në bujqësi, në kulturë, rini e sport, me gjithë sfidat që kanë pasur në realizimin e këtyre projekteve.

Hashim Thaçi nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”

0

thaci tiranIsh-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është nderuar sot nga Universiteti i Tiranës me titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në lirinë e popullit të Kosovës, reformat integruese drejt familjes euroatlantike si dhe zhvillimin social-ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Çmimi u dha në Sallën e Senatit Akademik të Rektoratit të Universitetit të Tiranës.

Ceremonia nisi me fjalën e prof.Dr. Dhori Kules, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe praninë e senatorëve të UT-së, shumë personaliteteve nga fusha e politikës, arsimit dhe fusha të tjera,

Zv.Kryeministri Thaçi, pasi mori çmimin nga Rektori Kule, shprehu mirënjohjen e tij.

Ai e nisi fjalën me ngjarjen më të fundit, pjesëmarrjen e shqiptarëve në Marshin e Republikës në Paris:

“Në Paris ne dëshmuam solidaritetin, tolerancën e kombit shqiptar, – tha ai. – Kosova dhe Shqipëria i takojnë familjes euroatlantike dhe kombi shqiptar dallohet për tolerancën e tij”, trasnemton bw.

Më tej, ai bëri një përmbledhje të përpjekjeve të Kosovës para dhe gjatë luftës për pavarësi si dhe mbështetjen që u dha nga Shqipëria. Po ashtu, ai falenderoi për titullin e dhënë nga Universiteti i Tiranës.

“Roli i këtij institucioni është veçanërisht i shquar dhe dua të shpreh mirënjohje të veçantë për ata profesorë që erdhën në Kosovë disa vite më parë dhe dhanë ndihmë të çmuar në konsolidimin e Universitetit “Hasan Prishtina”.

Unë ndihem i nderuar jo vetëm për çmimin,- theksoi Thaçi – por dhe për motivacionin e tij.”

Refuzohet akuza ndaj gjyqtarit Berat Spahiut nga Gjilani

0

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren ka mbajtur seancën gjyqësore në çështjen penale kundër të akuzuarit Berat Spahiu nga Gjilani, i cili akuzohet për vepërn penale të mos raportimit ose raportimit të rremë të pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

“Pas disa shqyrtimeve gjyqësore në këtë çështje penale, respektivisht në shqyrtimin e datës 08.01.2015, Gjykata Themelore në Prizren, refuzoi akuzën ndaj Berat Spahiu nga Gjilani, për shkak të heqjes dorë nga akti akuzues nga Prokurori i Shtetit i Prokurorisë Themelore në Prizren”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

Prokurori i Shtetit në këtë shqyrtim gjyqësor në fjalën e tij përfundimtare ndër të tjera theksoi se tërhiqet nga Aktakuza PP.nr.376/2014 e datës 27.03.2014, ndaj të akuzuarit Berat Spahiu dhe atë me arsyetimin se nga shqyrtimet e mbajtura, provat e administruara e sidomos nga ekspertizat mbi vlerësimin e automjetit ka rezultuar se automjeti kap vlerën nën 5000 euro për të cilën gjë i akuzuari në cilësi të zyrtarit publik nuk ka qenë i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë së tij të luajtshme, respektivisht automjetit të markës Mercedes-Benz të tipit Vaneo.

Gjithashtu Prokurori i Shtetit ka theksuar se në drejtim të vërtetimit të plot dhe të saktë të gjendjes faktike për marrjen e vendimit të ligjshëm me vëmendje dhe përkushtim maksimal profesional ka bërë vlerësimin e fakteve në favor dhe kundër të pandehurit e duke u bazuar në provat që janë shqyrtuar në këtë çështje penale, sidomos ekspertizave të vlerësimit të automjetit si pasuri e padeklaruar e cila ka rezultuar me vlerën nën 5000 Euro, ka theksuar se për këto arsye ka hequr dorë nga akti akuzues ndaj të akuzuarit./PrizrenPress.com/

Thaçi: S’duhet frikësuar nga vizita e Vuçiqit në Kosovë

0

hashim thaci 3Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi e quajti vizitë të zakonshme, ardhjen e kryeministrit serb në Kosovë, duke shtuar se nuk ka arsye për frikësim.

“Vizita e Kryeministrit serb bëhet me lejen e autoriteteve kosovare. Nuk është vizita e parë dhe as e fundit. Këto vizita po ndodhin pas vizitave të ministrave kosovarë në Beograd. Pra, janë gati normale, të zakonshme, ndërmjet dy shteteve. Është një vizitë e karakterit humanitar dhe fetar dhe ne do të përpiqemi sesi t’i rrisim dhe intensifikojmë vizitat e ndërsjella dhe të mos i frikësohemi komunikimit”, u ka thënë Thaçi gazetarëve pas takimit me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushat, raporton KTV.

Thaçi tha se qeveria e Kosovës nuk e di agjendën e kryeministrit serb, “ai ka agjendën e vet, ne tonën”.

“Sigurisht që ka deklarata që nuk pëlqehen por ne jetojmë në këtë rajon e duhet të punojmë të kalojmë së kaluarës dhe të shohim drejt së ardhmes”., theksoi ai. Thaçi e Bushati njoftuan se mbledhja e përbashkët Shqipëri- Kosovë do të zhvillohet në mes të marsit.