22.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7229

Hashim Thaçi nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”

0

thaci tiranIsh-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është nderuar sot nga Universiteti i Tiranës me titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në lirinë e popullit të Kosovës, reformat integruese drejt familjes euroatlantike si dhe zhvillimin social-ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Çmimi u dha në Sallën e Senatit Akademik të Rektoratit të Universitetit të Tiranës.

Ceremonia nisi me fjalën e prof.Dr. Dhori Kules, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe praninë e senatorëve të UT-së, shumë personaliteteve nga fusha e politikës, arsimit dhe fusha të tjera,

Zv.Kryeministri Thaçi, pasi mori çmimin nga Rektori Kule, shprehu mirënjohjen e tij.

Ai e nisi fjalën me ngjarjen më të fundit, pjesëmarrjen e shqiptarëve në Marshin e Republikës në Paris:

“Në Paris ne dëshmuam solidaritetin, tolerancën e kombit shqiptar, – tha ai. – Kosova dhe Shqipëria i takojnë familjes euroatlantike dhe kombi shqiptar dallohet për tolerancën e tij”, trasnemton bw.

Më tej, ai bëri një përmbledhje të përpjekjeve të Kosovës para dhe gjatë luftës për pavarësi si dhe mbështetjen që u dha nga Shqipëria. Po ashtu, ai falenderoi për titullin e dhënë nga Universiteti i Tiranës.

“Roli i këtij institucioni është veçanërisht i shquar dhe dua të shpreh mirënjohje të veçantë për ata profesorë që erdhën në Kosovë disa vite më parë dhe dhanë ndihmë të çmuar në konsolidimin e Universitetit “Hasan Prishtina”.

Unë ndihem i nderuar jo vetëm për çmimin,- theksoi Thaçi – por dhe për motivacionin e tij.”

Refuzohet akuza ndaj gjyqtarit Berat Spahiut nga Gjilani

0

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren ka mbajtur seancën gjyqësore në çështjen penale kundër të akuzuarit Berat Spahiu nga Gjilani, i cili akuzohet për vepërn penale të mos raportimit ose raportimit të rremë të pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

“Pas disa shqyrtimeve gjyqësore në këtë çështje penale, respektivisht në shqyrtimin e datës 08.01.2015, Gjykata Themelore në Prizren, refuzoi akuzën ndaj Berat Spahiu nga Gjilani, për shkak të heqjes dorë nga akti akuzues nga Prokurori i Shtetit i Prokurorisë Themelore në Prizren”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

Prokurori i Shtetit në këtë shqyrtim gjyqësor në fjalën e tij përfundimtare ndër të tjera theksoi se tërhiqet nga Aktakuza PP.nr.376/2014 e datës 27.03.2014, ndaj të akuzuarit Berat Spahiu dhe atë me arsyetimin se nga shqyrtimet e mbajtura, provat e administruara e sidomos nga ekspertizat mbi vlerësimin e automjetit ka rezultuar se automjeti kap vlerën nën 5000 euro për të cilën gjë i akuzuari në cilësi të zyrtarit publik nuk ka qenë i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë së tij të luajtshme, respektivisht automjetit të markës Mercedes-Benz të tipit Vaneo.

Gjithashtu Prokurori i Shtetit ka theksuar se në drejtim të vërtetimit të plot dhe të saktë të gjendjes faktike për marrjen e vendimit të ligjshëm me vëmendje dhe përkushtim maksimal profesional ka bërë vlerësimin e fakteve në favor dhe kundër të pandehurit e duke u bazuar në provat që janë shqyrtuar në këtë çështje penale, sidomos ekspertizave të vlerësimit të automjetit si pasuri e padeklaruar e cila ka rezultuar me vlerën nën 5000 Euro, ka theksuar se për këto arsye ka hequr dorë nga akti akuzues ndaj të akuzuarit./PrizrenPress.com/

Thaçi: S’duhet frikësuar nga vizita e Vuçiqit në Kosovë

0

hashim thaci 3Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi e quajti vizitë të zakonshme, ardhjen e kryeministrit serb në Kosovë, duke shtuar se nuk ka arsye për frikësim.

“Vizita e Kryeministrit serb bëhet me lejen e autoriteteve kosovare. Nuk është vizita e parë dhe as e fundit. Këto vizita po ndodhin pas vizitave të ministrave kosovarë në Beograd. Pra, janë gati normale, të zakonshme, ndërmjet dy shteteve. Është një vizitë e karakterit humanitar dhe fetar dhe ne do të përpiqemi sesi t’i rrisim dhe intensifikojmë vizitat e ndërsjella dhe të mos i frikësohemi komunikimit”, u ka thënë Thaçi gazetarëve pas takimit me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushat, raporton KTV.

Thaçi tha se qeveria e Kosovës nuk e di agjendën e kryeministrit serb, “ai ka agjendën e vet, ne tonën”.

“Sigurisht që ka deklarata që nuk pëlqehen por ne jetojmë në këtë rajon e duhet të punojmë të kalojmë së kaluarës dhe të shohim drejt së ardhmes”., theksoi ai. Thaçi e Bushati njoftuan se mbledhja e përbashkët Shqipëri- Kosovë do të zhvillohet në mes të marsit.

“Boyhood”, drama e cila u vlerësua në “Golden Globe”

0

20150112092533992600Edhe “Grand Budapest Hotel”, dhe “The Affair”, janë një ndër çmimet që janë ndarë në këtë mbrëmje, ndërkaq, çmimi për arritje në karrierë i është ndarë George Clooney.

“Golden Globe”, njëra ndër ceremonitë më glamuroze të filmit ka mbledhur mbrëmë kineastë, artistë dhe yje të botës, mbrëmje e cila është drejtuar nga Tina Fey e Amy Poehler.

Çmimi për filmin, dramën më të mire i është ndarë ‘Boyhood’ ndërsa ‘Grand Budapest Hotel’ ka dalë të jetë më e mira në zhanrin e komedisë. Aktori më i mirë në Film – Dramë është zgjedhur Eddie Redmayne –The Theory of Everything, aktorja më e mirë në Film – Dramë, Julianne Moore –Still Alice, kurse filmi I huaj është vlerësuar ai I Rusisë, Leviathan (Rusi)/KultPlus.com

Vrasjet politike, në Gjykatën Speciale

0

Gjykata-qekiqiVrasjet politike në Kosovë që kanë ndodhur pasluftës, për të cilat drejtësia vendore ka dështuar t’i zbardhë, do të barten në kompetencat e Gjykatës Speciale, e cila pritet të funksionalizohet shumë shpejt.

Këtë paralajmërim e ka dhënë të dielën kryeministri Isa Mustafa, në përvjetorin e 16-të të vrasjes së veprimtarit Enver Maloku.

Sipas tij, vrasja e Malokut dhe shumë vrasje të tjera do të hulumtohen përmes Gjykatës Speciale. “Ne do të mundohemi maksimalisht që kjo çështje tani të zhvillohet dhe të hulumtohet përmes Gjykatës Speciale, e cila së shpejti do të funksionalizohet”, ka thënë ai.

Sipas tij, mbetet obligim i institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të angazhohen për zbardhjen e të gjitha vrasjeve që kanë ndodhur në periudhën e pasluftës.

“Mbetet obligim i yni që të punojmë me drejtësinë vendore dhe ato ndërkombëtare që të zbardhet vrasja mizore e Enver Malokut dhe patriotëve tjerë”, ka thënë ai. Në këtë drejtim, kryeministri Mustafa është zotuar se të gjitha veprimet që nuk bien në fushëveprimin e Gjykatës Speciale do të angazhohet që me ato raste të merren Prokuroria vendore. /Zëri.

Shtyllat e rrezikut(Foto)

0

shtyllaErërat e forta kanë dëmtuar disa shtylla elektrike nëpër vendbanime dhe rrugë në komunën e Prizrenit.

Fotografitë që po shihni, janë bërë sot në mëngjes dhe sapo na janë dërguar në redaksinë tonë , e që janë bërë në fshatin Piranë.

Kjo shtyllë elektrike ka devijuar nga bazamenti, dhe është duke rrezikuar banorët e këtij lokaliteti dhe fshatrave përreth të cilët me automjetet e tyre kalojnë në këtë rrugë.

Luten banorët e atjeshëm që të kenë kujdes, sepse mund të ndodh që shtylla të rrëzohet, ndërsa telat mund të bien mbi vetura dhe rrezikojnë seriozisht sigurinë e vozitësve dhe banorëve të tjerë.

Kërkohet që organet e KEDS distrikti në Prizren, që menjëherë të reagojnë, sepse ekziston rreziku potencial për ndonjë fatkeqësi të mundshme, të cilën nuk do ta deshironte askush./TV Prizreni/

shtyllattt

Kujdes me asociacionin e komunave serbe

0

Prishtine beogradNjohës të çështjeve të pushtetit lokal dhe atyre politikë kanë kërkuar nga delegacioni i Kosovës të ketë kujdes kur është në pyetje statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë për “Epokën e re” se, në kuadër të diskutimeve për asociacionin e komunave me shumicë serbe, duhet të trajtohen me kujdes dy çështje. “E para, duhet të ruhet sistemi njëshkallësh i qeverisjes në Kosovë. Pra, mos të krijohet edhe një nivel tjetër qeverisës, në këtë rast asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet as të duket e as të jetë nivel tjetër i qeverisjes lokale. E dyta, me Kushtetutë dhe të gjitha ligjet në fuqi të cilat i kemi, përgjegjësitë për ushtrimin e kompetencave i kanë komunat si njësi dhe si person juridik”, ka deklaruar Tahiri. Ai ka thënë se delegacioni i Kosovës në dialog duhet të jetë i palëkundur kur është në pyetje një shkallëshmëria e qeverisjes në Kosovë.

“Në këtë kuptim asociacionet gjithkund në botë kanë rol kryesisht të lehtësimit, të koordinimit të politikave dhe kompetencave që komunat i ushtrojnë. Ky është standard ndërkombëtar dhe delegacioni i Kosovës në dialog duhet të jetë i palëkundur sepse, në të kundërtën, do të dëmtohet seriozisht sistemi qeverisës në vend, në të njëjtën kohë edhe sistemi i pushtetit lokal në Kosovë”, është shprehur Tahiri.

Tahiri ka vlerësuar se në parim Kosova nuk do të duhej të kishte më shumë se një asociacion për shkak se, sipas tij, asociacioni i komunave të Kosovës do ta përmbushte lobimin dhe detyrimet që i ka një asociacion për të gjitha komunat. “Megjithatë, me Kushtetutë ne i kemi dhënë mundësi themelimit të më shumë asociacioneve, që mendoj se ka qenë gabim. Dhe meqë është kështu, duhet të ketë kujdes maksimal në hartimin e statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili nuk duhet t’i japë përgjegjësi ekzekutive këtij asociacioni. Në qoftë se me statut i jep kompetenca ekzekutive, atëherë problemi shkon më tej dhe lidhet me ligjet e tjera të cilat i japin përgjegjësi pushtetit lokal. Këtu kemi të bëjmë me Ligjin për financat lokale dhe Ligjin për bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkufitar”, ka thënë Tahiri, duke shtruar se debati rreth asociacionit duhet të fokusohet në kompetencat e tij, e jo se ku do ta ketë zyrën. “Në Bruksel janë rreth 750 zyra të asociacioneve të rajoneve të ndryshme të cilat i mbrojnë interesat e anëtarësisë së vet. Vetëm Franca i ka 20 asociacione. Kjo nuk është temë. Nëse kanë para për të lobuar, s’ka kush i ndal, siç nuk mund ta ndalësh as asociacionin e komunave të Kosovës. Problemi nuk është se a do të hapet zyra e asociacionit të komunave me shumicë serbe, por problemi është sa a interferon ky institucion në sistemin njëshkallësh qeverisës të Kosovës dhe a merr kompetenca ekzekutive”, ka thënë Tahiri.

Kursani: Kosova nuk duhet ta negociojë asociacionin me Serbinë

Edhe njohësi i çështjeve politike, Shpend Kursani, ka folur për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë për “Epokën e re” se delegacioni i Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel nuk duhet të pranojë të negociojë për çështjen e këtij asociacioni. “Sa i përket krijimit të asociacionit të komunave me shumicë së pari, meqenëse kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe ka të bëjë me qytetarët serbë të Kosovës, kjo temë nuk do të duhej të negociohet me Serbinë sepse në momentin kur negociohet me shtetin serb, atëherë e bën këtë shtet hisedar në dhënien e propozimeve dhe bërjen e kërkesave se çfarë duhet të përmbajë ky asociacion. Nëse kjo çështje negociohet me Serbinë, ku mund të sigurohemi ne se ky asociacion mund të jetë i ngjashëm me këtë të komunave të Kosovës sipas ligjeve dhe Kushtetutës?”, ka deklaruar Kursani.

Ai ka vlerësuar se në momentin kur kompetencat e këtij asociacioni do të negociohen me Serbinë atëherë, sipas tij, medoemos do të ketë më shumë kompetenca shumë më të mëdha sesa lejohet me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Mendoj se problemi do të jetë disa nga kompetencat ekzekutive që do të mund t’i marrë ky asociacion dhe të cilat Serbia është duke u munduar t’i shtyjë në statutin e asociacionit të komunave me shumicë. Ky statut mund të bëhet një lloj kushtetute e improvizuar e serbëve të Kosovës dhe kësisoj mund ta krijojnë një nënshtet brenda Kosovës, pra një autonomi shumë më të madhe e cila do të lidhet shumë më shumë me Serbinë sesa me Kosovën. Prandaj, ata që negociojnë me Serbinë, edhe nëse shtyhen nga BE-ja, nuk duhet të pranojnë ta bëjnë një gjë të tillë, por duhet ta pranojnë një statut të këtij asociacioni në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës”, është shprehur Kursani, duke shtuar se kryeministri Isa Mustafa nuk mund të refuzojë kurrfarë kërkese të bashkësisë ndërkombëtare kur është në pyetje asociacioni i komunave me shumicë serbe. “Do të duhej që negociatorët e Kosovës të rezistojnë çfarëdo presioni, mirëpo në situatën konkrete nuk besoj se kryeministri mund ta refuzojë çfarëdo kërkese të bashkësisë ndërkombëtare, sepse ky kryeministër nuk mund të refuzojë asgjë për shkak se ia kanë përmendur veprat penale të tij. Isa Mustafa e di se, nëse nuk e dëgjon komunitetin ndërkombëtar, ai mund të përfundojë në burg. Kështu që, çfarëdo që të kërkojë komuniteti ndërkombëtar, është amnisti për Isa Mustafën të qëndrojë në liri”, ka thënë Kursani.

Ndërkaq ministrja e Shtetit, Edita Tahiri, në një intervistë për “Epokën e re” pati deklaruar se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Çështja tjetër që do të diskutohet në dialog, është asociacioni i komunave me shumicë serbe, përkatësisht duhet të diskutohet një plan për zbatim, i cili lidhet me përmbajtjen e statutit të ri të këtij asociacioni. Sipas marrëveshjes së Brukselit, asociacioni duhet të krijohet në bazë të ligjeve ekzistuese të shtetit të Kosovës. Ky asociacion nuk do të ketë asnjëherë kompetenca ekzekutive, sepse Kushtetuta dhe Ligji për vetëqeverisje lokale e përcaktojnë qeverisjen në dy nivele, qendror dhe lokal. Pra, nuk ka ndonjë nivel tjetër ekzekutiv”, ka deklaruar Tahiri.

30 aksidente me 15 të lënduar nga reshjet e borës

0

aksident ne borReshjet e mbrëmshme të borës që ra në Kosovë kanë shkaktuar një numër të madh të aksidenteve.

Sipas Policisë së Kosovës që nga ora 21:00 e së dielës e deri më tani në gjithë Kosovën janë shënuar 30 aksidente trafiku me rreth 15 të lënduar.

Reshjet e mbrëmshme të borës që ra në Kosovë kanë shkaktuar një numër të madh të aksidenteve.

Policia e Kosovës është në teren dhe numri i aksidenteve mund të ndryshojë.

Ndërkohë që Policia u ka bërë thirrje ngasësve të veturave që të mos dalin pa pajisjet e duhura dhe të papërgatitur në rrugë./Gazeta Express/

Kontrabandim me emigrantë

0

PrangaPolicia e Kosovës ka raportuar se është ndaluar në pikë kufitare i dyshuari, mashkull boshnjak, me veturën e tij, derisa ka qenë së bashku me katër meshkuj shqiptarë, të cilët kishte tentuar t’i kontrabandojë në drejtim të shteteve të Evropës. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa, katër personat meshkuj shqiptarë, të cilët kanë qenë me të dyshuarin janë kthyer mbrapa dhe nuk janë lejuar të kalojnë kufirin. Po ashtu, Policia ka njoftuar se edhe në fshatin Rogoçicë të Kamenicës, derisa Policia ka ndaluar katër të dyshuar meshkuj shqiptarë të cilët me vete kishin dy krerë lopë, të cilat kanë qenë duke i kontrabanduar.

Të dyshuarit pasi që janë takuar me patrullën policore kanë filluar që t’i sulmojnë fizikisht dhe me mjete të forta zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje, ndërsa tre të dyshuar të tjerë kanë ikur në drejtim të panjohur. Një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Kamishi bën “luftë” për dhëndrin

0

KamishiDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, i njohur në opinion me nofkën “Kamishi”, ka nisur “Misionin e Ri” për rehatimin e dhëndrit të tij, Bajram Jashari, në krye të një ndërmarrjeje shumë të rëndësishme publike “Ibër Lepenc”.

Kjo ndërmarrje deri muajin e kaluar ishte udhëhequr nga bashkëpartiaku i Haxhiut, Hajdar Beqa. Por, që ky i fundit ka dhënë dorëheqje nga pozita, pasi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

Pas largimit të tij, me kërkesë së MZHE-së bordi i kësaj ndërmarrjeje si ushtrues të detyrës e ka përzgjedhur Demë Abazin, i cili deri më tash ka pasur pozitën e drejtorit në njësisë afariste “Ujitja”, mirëpo ky i fundit po kundërshtohet fuqishëm nga “Kamishi” dhe dhëndëri i tij Bajram Jashari, i cili njëkohësisht është sekretar i ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, si dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve në Ujësjellësin Regjional “Prishtina”/zeri/