32 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 7388

LDK duhet të rri me bllokun!

0

Abdulla Thaci LDKShkruan: Abdullah V. Thaçi

Kur Vetëvendosje ofrojë alternativën për krijimin e këtij “Blloku” të famshëm, treshja e liderëve e njohur si LAN menjëherë ndau edhe poste udhëheqëse institucionale.

Jo rastësisht, duke i njohur apetitet, Ramushit ju nda posti i kryeministrit .! Kjo me vet faktin ndarjen e përjetshme të afërsisë dhe më vonë kthimin e miqësisë në armiqësi në mes PDK-së dhe AAK-së. Ky qëllim me kohë u arrit, deklaratat dhe goditjet direke të Ramushit dhe lidershipit të AAK-së kundër PDK-së dhe vet Hashim Thaçit shkuan duke u rritur, deri në nivelin kur Hashimi u quajt edhe “monstrum” .Kur u vërtetua se këto deklarata ishin dëshmi e mjaftueshme se Ramushi dhe Hashimi përgjithmonë i kanë të ndara rrugët politike, më shumë se vendimet e gjykatës politike të Enver Hasanit, e bënë të sigurt lojën e një skenari krejt të pa moralshëm.

Personalisht, në momentin e krijimit të bllokut, nga LDK-ja nuk isha i kënaqur me dhënien e postit të kryeministrit, për herë të dytë, Ramush Haradinajt. Por, pasi që momenti ishte historik, duke e njohur Ramushin se pa këtë post as që do të pranonte rreshtin krah bllokut, edhe u pajtova.

Duke qenë aktiv në politikë, jo çdo herë vendimi dhe vullneti politikë duhet të përputhen mes vete. Duke qenë kështu, bazuar në qëllimin e formimit të vet bllokut, fuqishëm gjatë gjithë këtyre muajve, si shumica e qytetarëve të vendit, e mbështeta konceptin e këtij blloku .

Sot, kur jemi në rrethana të reja, normal që blloku ka nevojë për ri formulim të marrëveshjes, por assesi të mos ndryshohen pozicionet udhëheqëse. Edhe në rrethanat e reja ku Isa Mustafa nuk do të ketë mundësin të jetë spiker kuvendi, për qëllimin madhor dhe nevojën për ndryshim pushteti që ka Kosova, kjo lehtësisht dhe mençur duhet të tejkalohet nga LDK-ja.

Blloku ka mundësi të shumta që të harmonizojë qëllimet e veta strategjike afat gjate. Ky mandat edhe ashtu nuk duhet të jetë më i gjatë se dy vite, pra diku deri ne 2016. Deri atëherë kur presidentes Atifete Jahjaga i skadon mandati, e kur edhe zyrtarisht ajo anëtarësohet në PDK . Në atë kohë qeveria e bllokut duhet të vet shkarkojë vetën, dhe LDK dhe AAK më pastaj të hynë në një listë të përbashkët zgjedhore, ku Ramushi nga pozita e kryeministrit, tani më rrethana të reja, duhet të kalojë në postin e Presidentit të Kosovës ndërsa LDK-së ti takojë mandati I plotë i kryeministrit në qeverinë 2016-2020 .

Nëse kjo nuk do të realizohet këtë herë, atëherë një gjë është e vërtetë e hidhur, do të kemi koalicion mafioz PDK-LDK. E ku LDK në një koalicion me PDK, në këto rrethana e ka të sigurt se do të shkojë drejtë zhbërjes.

Pavarësisht se Vetëvendosje, AAK dhe NISMA do të ngelin në opozitë, ato një gjë e kanë të sigurt, do të fitojnë simpatinë e popullit të Kosovës .
Unë dëshirojë që LDK me as një çmim të mos hy në koalicion me PDK-në, të rrijë aty ku është brenda bllokut, ta rishqyrtojë marrëveshjen strategjike, nga e cila ajo si parti politike do ta forcojë të ardhmen afatgjate politike.

Donika Gërvalla: Qeverisja me PDK-në, vetëvrasje kolektive për LDK-në

0

Donika GërvallaDonika Gërvalla vlerëson se qeverisja me PDK’në, do të ishte vetëvrasje kolektive për LDK’në. Gërvalla në vazhdimësi ka qenë kundër koalicioneve të LDK’së jo vetëm me PDK’në por edhe me AAK’në. Ajo kishte dalur me disa deklarata të ashpra në adresë të zyrtarëve të AAK’së.

Në mesazhin e saj të fundit në Facebook, ajo shkruan se bashkëpunimi i LDK’së me PDK’në, do të ishte një vetëvrasje kolektive, pasiqë sipas saj, kjo parti “krimin dhe korrupsionin i ka shndërruar në mjete të preferuara të qeverisjes dhe politikës”.

Mesazhi i plotë në Facebook:

Ka mjaft rezistencë brenda LDK-së ndaj përpjekjes së Isa Mustafës për të shkelur premtimin e tij më të përsëritur gjatë fushatës zgjedhore. Premtimin që me të në krye nuk do të ketë koalicion me PDK-në. Bashkëpunimi me PDK-në, e cila krimin dhe korrupsionin i ka shndërruar në mjete të preferuara të qeverisjes dhe politikës, paraqet për LDK-në as më shumë e as më pak sesa një vetëvrasje kolektive.
Ka pak shpresë se do të mund të shmanget në strategji e tillë. LDK-ja për Kosovën, megjithë devijimet e njëpasnjëshme, ka rolin më të rëndësishëm në ekuilibrin e vendit. Nuk jemi në vitin 2000, dhe as në vitin 2004, kur vendi përplasej me probleme krejt të tjera. Nëse LDK-ja shkon këtë herë në shtrat ose lejon që të tjerët ta dërgojnë në shtrat me PDK-në, atëherë ajo do të humbasë kredibilitetin edhe ashtu të lëkundur dhe si pasojë e kësaj, do të prishë ekuilibri shumë të brishtë të Kosovës. Një bashkëpunim i tillë mund t’i duket praktik për momentin klikës politike, por për Kosovën dhe popullin e saj do të ishte jo më pak se një katastrofë e vërtetë.

Kur dështon udhëheqja politike, atëherë populli duhet ta ndalë rrugën drejt humnerës. Rumunët na dëshmuan këto ditë se si mund të ndalet rrëzimi. Populli rumun, me votë të drejtpërdrejtë, zgjodhi një president, i cili me zell dhe korrektësi dëshmoi se si arrihet suksesi dhe kthehet shpresa. Ai i fitoi zemrat e rumunëve duke u bërë simbol i politikës që premton zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.
Isa Mustafa i ka shkaktuar LDK-së humbje të njëpasnjëshme. Tani duket sikur është nisur, me apo pa qëllim, t’i japë goditjen përfundimtare. Lidhja Demokratike e Kosovës vendos nesër për fatin e saj dhe për fatin e Kosovës. Këtë duhet ta ketë të qartë secili nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, pavarësisht se a i pëlqen apo jo. Ai që hesht bëhet bashkëfajtor. LDK-ja është molisur nga veprimtarë të saj, të cilët vrapojnë dhe bërtasin për t’u zgjedhur në pozicione drejtuese, mirëpo heshtin si në kohërat e vjetra, kur duhet ngritur zërin dhe thënë hapur mendimin. Ne mund ta çlirojmë Kosovën nga kanceri i krimit dhe korrupsionit, por nuk duhet të lejojmë që nga një bashkëpunim i tillë i paprincip me PDK-në të infektojmë vetveten.

Cliff nuk i pajton Thaçin e Haradinajn, PDK kthehet kah LDK

0

IanCliff6-12Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë arritur ta finalizojnë një akord për bashkëqeverisje, për çfarë u bisedua seriozisht mbrëmë dhe sot.

Klan Kosova mëson se për këtë ka ndërmjetësuar ambasadori britanik, Ian Cliff, i cili në dy ditët e fundit ka takuar liderët e subjekteve politike në fjalë. Ai sot është parë në selinë e AAK-së ku, ndër tjera, sipas zyrtarëve të kësaj partie, ka folur për rëndësinë e një koalicioni qeveritar stabil.

Por, një takim që u zhvillua në orët e para të mbrëmjes së sotme, rezultoi me shprehje të besueshmërisë së brishtë që PDK dhe AAK kanë për njëra-tjetrën, duke bërë që bisedimet të mos e arrijnë qëllimin.

Zhvillimi i fundit, siç iu tha televizionit Klan Kosova nga burime ndërkombëtare, i ka hapur dyert një negocimi të mundshëm të partisë së Hashim Thaçit me LDK-në, duke ditur se edhe kjo e fundit është prishur me AAK-në për postin e kryeministrit, duke këputur kështu shpresat për bashkëqeverisje të opozitës së vjetër.

Këto informacione nuk kanë mundur të konfirmohen zyrtarisht nga ambasada britanike, por as nga partitë, me gjithë që zyrtarë të të gjitha subjekteve politike partive kanë pranuar se janë duke ndodhur zhvillime interesante.

Megjithatë, mësohet se nisma e emisarit londinez Cliff, për të pasur sa më shpejt një koalicion qeveritar stabil që vazhdon dialogun me Serbinë dhe shpejton punët për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte – e cila duhet të miratohet nga Kuvendi, në pak muaj – ka mbështetje në parim edhe nga Washingtoni. /Klan Kosova/

LDK ka marrëveshje me PDK?!

0

HashimThaci-IsaMustafaLidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë marrëveshje për bashkëqeverisje. Pritet që shumë shpejt kjo gjë edhe të bëhet publike. Kështu ka bërë të ditur një burim i Gazetës Blic brenda LDK-së.

Sipas këtij burimi, edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë është vendosur që LDK të mos mbes në opozitë në asnjë formë. “Është vendosur që LDK të mos mbes në opozitë, por që me e pas kryeministrin”, ka thënë ky burim i gazetës Blic brenda takimit të sotëm të Kryesisë.
E vetmja që ka qenë kundër kësaj marrëveshjeje me PDK-në, është Vjosa Osmani. Ajo fuqishëm e ka kundërshtuar një ide të tillë, duke paralajmëruar se nuk do ta votoj këtë koalicion.

“Vjosa Osamni ka qenë kategorik kundër hyrjes në bashkëqeverisje me PDK-në”, ka thënë ky burim.
Deputetja më e votuar femër në Kosovë edhe para mbledhjes së Kryesisë ka thënë se nuk do të votoj për ndonjë koalicion mes PDK-së e LDK-së.

Pas mbledhjes së kryesisë, Lutfi Haziri deklaroi se nuk do të shkojnë me PDK dhe se brenda Bllokut e duan kryeministrin.

Ndërkohë, pak orë më vonë ai e dha edhe një deklaratë se çfarë do të ndodh nesër në mbledhjen e Këshillit Drejtues të kësaj partie.

Ai tha se organi më i lartë i LDK’së do të përcaktohet qartë.
“Nesër vendoset; ose i prijmë Qeverisë ose shkojmë në Opozitë”, ka deklaruar Lutfi Haziri në emisionin InfoMagazine të Klan Kosovës.

Kjo do te thote fundi i Bllokut LDK-AAK-Nisma. Dhe, duket se fundi i këtij koalicioni zyrtarizohet nesër në Këshillin Drejtues të LDK’së./ Gazeta Blic

Shefi i Urgjencës: Ja nga se vdiq Dr. Flori

0

Dr Flori-RIPPo shuhen pak e nga pak dyshimet mbi arsyen e vdekjes së këngëtarit Florian Kondi, i quajtur ndryshe edhe si `Doktor` Flori.

Shefi i Urgjencës në QSUT, ku edhe u drejtuan akuzat për mungesën e dhënies së shërbimit në kohë, thekson se vdekja e tij ka ardhur nga mbidoza, pas vdekjes klinike nga një arrest kardio-vaskulare.

“Në orën 10 e 05 është telefonuar në shërbimin tonë për një rast emergjencë dhe menjëherë është nis ekipi mjekësore dhe në 10.08 minuta është gjendur në vendin e ngjarjes. Personi Florian Kondi ishte në vdekje klinike arrest kardio vaskular nga ovërdoza. Në këtë moment është tentuar rikthimi në jetë nga ekipi mjekësore nëpërmjet reanimimit zemër mushkri dhe i është injektuar adrenalinë, por pamundësi rikthimi në jetë. Është çuar në QSUT nga autoambulanca jonë në prani të ekipit mjekësor dhe vëllait”, tha Naim Lusha, shkruan Start.

Sipas tij, në çdo turn ka tre automjete autoambulancë, 6 mjekë, 5 infermiere dhe tre shoferë. Ai tha se do të bëjë kallëzim penal në adresë të pastorit protestant, i cili hodhi akuza në media ndaj Urgjencës së QSUT-së, sipas së cilit ambulanca nuk kishte ardhur në koha dhe mjekët kishin kërkuar që ta sillnin me automjet privat.

“Do bëjmë kallëzim penal për shpifje në adresë të shërbimit të urgjencës për pastorin dhe vëllain e viktimës që kanë ngritur akuza”, tha ai.

A ka marrë fund marrëveshja e 10 qershorit?

0

ramushi, limaj  mustafaNënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi, i ftuar në edicionin e lajmeve të RTV21, ka thënë se marrëveshja që është bërë në mes partive të Bllokut duhet të zbatohet.

Ai ka thënë se do të shohin në ditë në vijim se si do të sillet Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi sipas tij është ajo që ka filluar të bëjë këtë kërkesë.

Isufi ka thënë se AAK është parti të cilës mund t’i besohet, duke shtuar se edhe pse kjo marrëveshje mund të dëmtojë.

Ndërkaq, Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol ka thënë se në momentin që bie një pikë e marrëveshjes, bie krejt marrëveshja.

Ai ka thënë se kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, është duke pritur se cila partin nga Blloku do të dal fituese dhe të bëjë ofertën për koalicion. Sipas tij, Blloku VLAN është në fund të marrëveshjes.

Këshilli Drejtues “flakaresh” rektorit Zejnullahu

0

Ramadan ZejnullahuRektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu nuk ka marrë mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit Drejtues për t’i thënë “Jo” vendimit të ministrit të Arsimit, Ramë Buja për regjistrimin me automatizëm të mbi një mijë studentëve, që janë sjellë përmes listave nga Shoqatat e dala nga lufta.

Burime të “Kohës Ditore” bëjnë të ditur se shtatë nga nëntë anëtarët e Këshillit Drejtues, i cili organ vetë e ka zgjedhur rektorin Zejnullahu në këtë post para dy muaj e gjysmë, tani janë shprehur kundër qëndrimit të tij refuzues për pranimin me automatizëm të mbi një mijë studentëve në UP, të cilët megjithatë nuk kanë treguar as minimumin e njohurive për fushën në të cilën kanë synuar të studiojnë, duke mos i marrë as 30 për qind të pikëve në testin pranues, transmeton Koha.net.

Ai tani, ka thënë se do të analizojë këto qëndrime të anëtarëve të KD-së dhe do të reflektojë gjatë ditëve në vijim, në lidhje me atë se çfarë vendimi do të marrë.

Pal Lekaj: Nuk jam takuar me Hashim Thaçin

0

Pal Lekaj 2Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka mohuar takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin.
Në një prononcim për Express, Lekaj ka thënë se takimi nuk ka ndodhur, ndërsa ka bërë të ditur se nuk është i autorizuar për takime të tilla.

“Nuk ka ndodhur takimi. Nuk jam i autorizuar për një takim të tillë”, ka thënë Lekaj për Express.

Gazeta Express duke u thirrur në burime të veta, ka raportuar se sot gjatë ditës Pal Lekaj ka zhvilluar një takim me Hashim Thaçin, ku është biseduar për mundësinë e një koalicioni midis dy partive, PDk dhe AAK.

Rrënohen objektet pa leje në lagjen “Vesli Klark” në Prizren

0

rrenimet-620x330Në rrugën “Vesli Klark ” në Prizren, janë rrënuar sot disa objekte të vogla biznesore të cilat kanë qenë të ndërtuara në mënyrë ilegale.

Pronarët e objekteve nuk kanë bërë rezistencë, por kanë pasur disa shqetësime të tyre.
Sebahate Salla, ka thënë se nuk janë kundër vendimeve të Komunës për lirimin e hapësirave publike, por sipas saj , “në këtë gjendje të rëndë për bizneset ato në masë të madhe po dëmtohen edhe përmes këtij aksioni”.

Inspektorët e Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë vazhduar aksionin e rrënimit në këtë lagje.

Sefedin Krasniqi, thotë se e mirëpret këtë aksion.

“Jemi të vetëdijshëm se kemi vepruar në prona publike”, ka thënë Krasniqi.
Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Bedri Bytyçi, tha ndërkaq se aksionet e filluara për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Prizrenit nuk do të ndalen, sidomos në ato pjesë që janë paraparë në Planin detal rregullativ. Ai tha se së shpejti priten aksione të ngjashme edhe në disa objekte banimi në lagjën ‘Ortakoll’ për tejkalime urbanistike./TV Prizreni/

I sëmuri mendor, sulmon dy policë në Malishevë

0

Policia-StopDy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Malishevë, janë sulmuar fizikisht nga një person me të meta mendore. I dyshuari pas arrestimit është liruar me procedurë të rregullt.

“Një persona me të meta mendor është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht dy policë”, njofton Policia e Kosovës. I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.

Ndërkaq, një kërcënim ndaj pjesëtarëve të policisë ka ndodhur në fshatin Bellanicë të Malishevës. Tre persona kanë kërcënuar zyrtarët e policisë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.
“Me urdhër të prokurorit tre persona e dyshuar janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/