17.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

LDK ka marrëveshje me PDK?!

HashimThaci-IsaMustafaLidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë marrëveshje për bashkëqeverisje. Pritet që shumë shpejt kjo gjë edhe të bëhet publike. Kështu ka bërë të ditur një burim i Gazetës Blic brenda LDK-së.

Sipas këtij burimi, edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë është vendosur që LDK të mos mbes në opozitë në asnjë formë. “Është vendosur që LDK të mos mbes në opozitë, por që me e pas kryeministrin”, ka thënë ky burim i gazetës Blic brenda takimit të sotëm të Kryesisë.
E vetmja që ka qenë kundër kësaj marrëveshjeje me PDK-në, është Vjosa Osmani. Ajo fuqishëm e ka kundërshtuar një ide të tillë, duke paralajmëruar se nuk do ta votoj këtë koalicion.

“Vjosa Osamni ka qenë kategorik kundër hyrjes në bashkëqeverisje me PDK-në”, ka thënë ky burim.
Deputetja më e votuar femër në Kosovë edhe para mbledhjes së Kryesisë ka thënë se nuk do të votoj për ndonjë koalicion mes PDK-së e LDK-së.

Pas mbledhjes së kryesisë, Lutfi Haziri deklaroi se nuk do të shkojnë me PDK dhe se brenda Bllokut e duan kryeministrin.

Ndërkohë, pak orë më vonë ai e dha edhe një deklaratë se çfarë do të ndodh nesër në mbledhjen e Këshillit Drejtues të kësaj partie.

Ai tha se organi më i lartë i LDK’së do të përcaktohet qartë.
“Nesër vendoset; ose i prijmë Qeverisë ose shkojmë në Opozitë”, ka deklaruar Lutfi Haziri në emisionin InfoMagazine të Klan Kosovës.

Kjo do te thote fundi i Bllokut LDK-AAK-Nisma. Dhe, duket se fundi i këtij koalicioni zyrtarizohet nesër në Këshillin Drejtues të LDK’së./ Gazeta Blic

Më Shumë

“Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë”, Totaj thotë se rritën buxhetin e investimeve për projektet e qytetarëve

Komuna e Prizrenit për të dytin vit me radhë ka nisur një praktikë të re të përzgjedhjes së projekteve nga qytetarët. Kryetari i Komunës së...

Moti sot: Shi, vranësira dhe diell

Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, ndërsa dita...

Lajmet e Fundit