25.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7391

Nisin homazhet për Dr. Florin

0

Dr Flori-RIPNisin homazhet për Dr. Florin, këngëtarin e mirënjohur që dje u nda nga jeta.

Kolegë, miq, të afërm, adhurues të muzikës kanë filluar homazhet në ora 09:00 në hollin e Radio Televizionit Shqiptar.

Homazhet do të përfundojnë në ora 11:00, nga ku më pas kortezhi do niset drejt varrezave të Sharrës, për t’i dhënë lamtumiren e fundit 35-vjeçarit, Florian Kondi.

I lindur në Tiranë më 29 shkurt 1979, Flori, la pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë i cili ka vetëm disa javë që ka lindur.

Florian Kondi ndërroi jetë dje në mëngjes për shkaqe akoma të panjohura.

Mustafa: Momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re

0

Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re, në mënyrë që Kosova të ketë Kuvendin dhe Qeverinë në ditët e ardhshme.

Ai ka paralajmëruar se këto dy ditë LDK do të mbajë takimet e nivelit më të lartë partiak dhe do të vendosë të ndihmojë që Kosova sa më shpejt të ketë institucionet e saja demokratike në harmoni të interesave të qytetarëve.

Ja postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka treguar përkushtimin e saj që me koalicionin paszgjedhor të bëjë ndryshime të nevojshme për qeverisjen e mirë të vendit. Dy rrethana të reja kanë ndikuar që këtij koalicioni t’i vështirësohet arritja e këtyre objektivave. Janë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i jap të drejtë vetëm PDK-së për të propozuar kryetarin e Kuvendit, dhe kriteret e prezantuara nga Presidentja e Republikës së Kosovës, sigurisht të harmonizuara me partnerët ndërkombëtarë, për kushtet e mandatimit të qeverisë së ardhshme, e që janë shumica, partneriteti ndërkombëtar, dialogu dhe implementimi i marrëveshjeve nga dialogu, përfshirja e komuniteteve në qeverisje dhe listës serbe si dhe gjithëpërfshirja. Koalicioni është zotuar se do ta votojë kandidatin që e propozon PDK-ja për kryetar të Kuvendit, përpos VV, për të hapë mundësi për konstituimin e Kuvendit. Edhe çështjet e tjera jemi të interesuar t’i realizojmë në harmoni me politikat e vendit, brenda sallës së Kuvendit dhe me votën e shumicës. LDK mbetet konsekuente ndaj partnerëve, por po ashtu momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re, në mënyrë që Kosova të ketë Kuvendin dhe Qeverinë në ditët e ardhshme. Këto dy ditë LDK do të mbaj takimet e nivelit më të lartë partiak dhe do të vendosë të ndihmojë që vendi ynë sa më shpejt të ketë institucionet e saja demokratike në harmoni të interesave të qytetarëve.

Dëshmitari A: Hashim Thaçi ka urdhëruar vrasjen e spiunëve

0

hashim thaci 3Hashim Thaçi, ka qenë urdhërdhënësi kryesor për vrasjen e spiunëve në Kosovë, ka thënë dëshmitari A, gjatë dëshmisë së dhënë të hënën, në gjykimin që po i bëhet grupit “Drenica 2”, i akuzuar për krime lufte.

“Hashim Thaçi i ka dhënë urdhra Sylejman Selimit për me i vra këta njerëz, ku një gjë të tillë është duke e bërë ende”, ka thënë dëshmitari A, para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Gregory Guy Smithit, avokat i Sylejman Selimit, ai rrëfeu edhe se si katër pjesëtarë të UÇK-së i kanë thënë atij se Amerika i paguan ata për t’i vrarë spiunët, shkruan Koha Ditore.

E avokati Smith kërkoi të dijë nëse kjo është e vërtetë.

“Këtu në gjykatë keni thënë se personat të cilët më rrihnin siç pretendoni ju në Likovc kanë thënë se janë të paguar nga Amerika për t’i vrarë spiunët. A keni thënë kështu?”, pyeti avokati i Selimit.

“Po, zotëri”, u përgjigj shkurt dëshmitari A.

“Kush ua ka thënë këtë?”, shtroi pyetjen e dytë për këtë çështje, Smith.
“M’i kanë thënë Sylejman Selimi, Isni Thaçi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku. Gjithashtu më kanë thënë se i marrin nga 500 marka gjermane në muaj për me i vra spiunët”, deklaroi dëshmitari A.

Dëshmitari tregoi se si Sylejman Selimi dhe tre të tjerë pjesëtarë të UÇK-së i kanë thënë se për vete do të jenë të sigurt edhe nëse luftën e fiton Serbia, dhe se ata do të dërgohen për të jetuar në Gjenevë.

Me kërkesën e kryetarit të trupit gjykues, Darius Silicki, dëshmitari përshkroi dhomën e qendrës së ndalimit në Likovc, duke thënë se aty i pa dhjetë të akuzuarit e këtij procesi.

Të akuzuarit e grupit të “Drenicës 2” janë: Sylejman Selimi, Jahir Demaku, Isni Thaçi, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Selman Demaj, Driton Demaj, Bashkim Demaj, Agim Demaj dhe Fadil Demaku. Ata akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Rektori, dorëheqjen në xhep

0

Ramadan ZejnullahuKëshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mblidhet sot (e martë) për të shqyrtuar vendimin e ministrit të Arsimit, Ramë Buja, për pranimin e rreth 1 mijë studentëve që vijnë nga kategoritë e dala nga lufta: familjet e dëshmorëve, të veteranëve e të invalidëve.

Shefkije Islamaj, kryesuese e Këshillit Drejtues, ka thënë për “Zërin” se mbledhja është thirrur për të martën, në ora 16: 00. Sipas saj, vendimi i cili do të merret i takon rektorit, ndërkaq ka thënë se KD-ja vetëm do të diskutojë për problemin e shfaqur…

“Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”, romani më i ri i shkrimtarit Avdi Ibrahimi

0

besa e mbajtuuuuShkrimtari nga Prizreni Avdi Ibrahimi, ka botuar romanin më të ri “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”. Redaktori Fadil Shyti vlerëson lartë tematikën që autori Ibrahimi ka trajtuar në këtë romanë.

“Në këtë libër autori trajton besnikrin dhe trimërin e heroit të romanit Sali Shabani dhe heronjve e heroinave që kurdoherë janë frymëzuar dhe kanë ecur rrugës së tij brezni të tëra shqiptare”, vlerëson Shyti.

Sipas tij, autori, ka ditur dhe ka mundur t’i qëndroi besnik me pushkë e penë për më tepër se 30 vjet rrugës së vështirë, por të lavdishme të lirisë e barazisë, ribashkimit dhe përparimit të Nënës Shqipëri.
“Për të bërë këtë vështrim modest për romanin, “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”, dua të jam i sinqertë para lexuesve të pranoj faktin që, aspak nuk e kisha të lehtë, ndonëse e ndieja dhe si një privilegj; me ç’rast vendosa pozitivisht të marrë guximin për një punë të tillë të guximshme, natyrisht dhe të devotshme. Nuk e kisha të lehtë për faktin që, fusha e kritikës letrare “nuk bëhet – siç do të thoshte vëllai ynë toska “me këmbë në legen” – pra, nuk bëhet shkel e shko; pastaj, që kur plaga e mërgimit që ra mbi mua, mbi dy decenie, në fushën e letrave tona, kam bërë ca përpjekje modeste të shkruaja në poezi, publicistikë, fjalë të urta (aforizma), tregime, por rrallë i kam hyrë kësaj fushe të letrave tona; – pra kritikës letrare”, tregon ai.

Ngjarja në roman që nga fillimi merr përmasa dramatike të një tragjedie shqiptare dhe njerëzore. Në fillim të mes marsit të vitit më të keq të shqiptarëve më 1913, në katundin Kabash të Therandës nga çetnikët serbomëdhenj bëhet një masakër ndaj 120 burrave dhe grave shqiptarë dhe shqiptare. Kjo masakër u bë madje, kinse, “në një vend të shenjtë” në kishën e këtij katundi. U bë kjo me bekimin e qeverisë shoviniste të Beogradit në bashkëpunim me dorën e saj të zgjatur në Kosovë kishën serbe.

“Nëse bëjmë një prapakthim–krahasim historik të kësaj masakre, krejt natyrshëm mund të themi me vërtetësi se, ishte e njëjtë me masakrat e pothuajse gati 100 viteve më vonë në Likoshan, Prekaz, Qirez, Abri, (Drenicë) Reçak, Lipjan Gurbardh-ish Ashlan, (Vushtrri) Krushë e Madhe (Prizren), e gjetiu në Kosovë, ku nga forcat paramilitare dhe ushtarake u masakruan dhjetëra e dhjetëra civilë të pafajshëm. Dihet historikisht që, atëbotë shteti shqiptar ishte i pa konsoliduar – veçse, e kishte fituar pjesërisht pavarësinë për më keq, pastaj, ishte i sunduar dhe i nëpërkëmbur nga klikat tradhtare të tipit Toptani e Zogolli, Kryezinjtë e të tjerë, përkundër faktit që, çetat kryengritëse në Kosovë të drejtuara nga Hasan Prishtina, Azem Galica, Isamil Qemaili, Bajram Curri, Sali Shabani e të tjerë, bënin rezistencë me armë; pa forcimin dhe ndihmën e shtetit amë, – Shqipërisë, Kosova dhe viset tjera shqiptare, që mbetën jashtë kufijve të shtetit shqiptar nuk arritën dot të formonin ushtri, që t’i përballonin me sukses hordhitë e egra armike serbe-malazeze-maqedone etj”, vlerëson Shyti.

Sipas tij, esenca e romanit është e qëndrueshme, është e çimentuar me shtylla të çelikta qëndrese dhe vetëmohimesh të mëdha që, herë-herë i tejkalojnë përmasat njerëzore, nga heroizmi popullor.Bërthama e romanit, mesazhi tij, është arritur fuqimisht me personazhe, jo vetëm imagjinatave, por thellësisht realiste, të bazuara në ngjarje të vërteta historike.

“Por jo vetëm kaq, sikur autori i romanit Avdi Ibrahimi nuk është kënaqur me paraqitjen e realitetit antik dhe mesjetar të kombit tonë, por njëkohësisht e ka paraqitur edhe realitetin e hidhur, tej, tutje e tëhu, – që nga gjeneza e ardhjes së atyre, që kur shkelën këta ardhacakë okupatorë sllavë në trojet tona etnike”.
“E ka paraqitur identitetin e tyre karakteristik, – pothuaj të veçantë, kanibalist, ashtu siç janë pushtuesit pa identitet njerëzor; natyrisht nuk mund të ishin as të jenë ndryshe, përderisa ishin dhe janë të etur për pushtime, kjo krejt natyrshëm i bën ata të etshëm për të grabitur djersën dhe gjakun e popullit tonë dhe të popujve të tjerë liridashës, të gadishullit tonë”.

Shyti vlerëson se autori, ia ka arritur bindshëm që me figura të forta artistike t’i paraqes ata me realizëm ashtu siç ishin dhe janë; vjedhës, xhelatë, imoralë, ata u sollën si gjithmonë si kafshët të egra që kur shkelën për herë të parë në tokat pellazge-Iliriane-shqiptare; tmerrësisht mashtrues, gjakatarë dhe të panjerëzishëm që, për të sunduar popuj dhe okupuar vende në Ballkanin e trazirave të mëdha, të shkaktuara pikërisht prej tyre, ata kurrë nuk kanë zgjedhë as po zgjedhin mjete dhe forma.

“Se cilët ishin dhe cilët janë fqinjët tanë serbo-sllavë, këtë tashmë e dinë të gjithë popujt e Ballkanit, Evropës dhe të botës, – por me këtë rast do të theksoja, shkrimtari Avdi Ibrahimi, fatbardhësisht ia ka arritur me sukses të tregohet goxha i përmbajtur në paraqitjen e atyre bishave me fytyra njerëzore;-do të cekja këtu, ka shkruar me maturi, pa u ndikuar aspak nga vrulli i urrejtjes shoviniste ndaj, personazhit kryesor, kriminelit Spirrë Dobrosavljeviçi, i cili faktikisht, sipas idesë së shkrimtarit me të drejtë konstaton që, jo vetëm gruaja e tij që është viktimë e krimeve të tij monstruoze, por çka e bën më sublim romanin është se, aty edhe vet Spirrë Shkjau, shihet qartë se, paraqitet viktimë e atij sistemi obskurantisto-fashist”.

Romani “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani” është libri i pestë i autorit Avdi Ibrahimi. Më 1994 botoi librin e par: “Sfidë për Mëmëdhenë” në vitin 1997 botoi librin e dytë me poezi: “Gjëmimi i Dardanisë” në vitin 2000 botoi librin e tretë novela: “Kush e vrau Lajmëtarin”. Romani “Vrasje në tri kohë” është vëllimi i katërt u botua në vitin 2005.

Ai është bashkautor i dy librave me poezi nga grup autorësh: “Brerore Lirie (1-2)” botuar në vitin 1997 në Therandë, gjithashtu është bashkautor edhe i dy librave me poezi në Prizren ”Rrugëtimi i Fjalës.” Botuar në vitin 2006 dhe “Ndize Dritën e Mendimit.” nga grup autorësh. Ka të përgatitura edhe një vëllim libri me poezi, një monografi mbi valën e luftës për liri e bashkim kombëtar e ka afër përfundimit. Nga pas lufta ka botuar vazhdimisht në gazeta ditore, në portale informative, dhe në revista letrare dhjetëra shkrime në prozë e poezi publicistik, aktualitete, opinione, analiza, kulturë-letërsi./PrizrenPress.com/

Pritet trysnia e fortë e ndërkombëtarëve

0

Kuvendi i Kosoves14Një trysni e butë ndërkombëtare bëri që spektri politik në Kosovë të bëjë një lëvizje të vogël kah tejkalimi i pikës së parë të krizës, që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit. Përveç Partisë Demokratike të Kosovës, pjesa tjetër e spektrit politik tashmë ka gatishmëri të shprehur që seanca të thirret dhe me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të konstituohet Kuvendi.

Por, mbetet të shihet se a do të mjafton një trysni e tillë e butë edhe në rastin e formimit të Qeverisë. Pas gjashtë muajve të ndarjes së dy blloqe, tashmë po krijohet një ambient ku askush më nuk mund të përjashtohet si partner në qeverinë e re. PDK po del nga izolimi, kurse blloku VLAN po përçahet. Analisti i Institutit për Politika Zhvillimore – KIPRED, Albert Krasniqi, ka vlerësuar se ndërhyrja e fundit ndërkombëtare ishte një trysni e llojit të butë nga ajo që jemi mësuar ta shohim në Kosovë.

Ndërhyrjet që përshpejtuan procesin ai i sheh tek deklaratat e ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson, ambasadorit britanik Ian Cliff, pastaj vizitave të zyrtarëve gjermanë apo edhe raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. “Kemi pasur një ndërhyrje të butë ndërkombëtare, jo aso çfarë jemi mësuar t’i shohim kur ambasadorët kanë ardhur edhe me emra konkretë se kush në cilat pozita do të ulen”, ka thënë Krasniqi…/tribuna/

Thaçi i gëzohet thyerjes së Bllokut

0

Thaci e haradinajHeshtja e Hashim Thaçit për më shumë se pesë muaj radhazi duket se tashmë ka filluar t’i japë frytet e saj, pasi që partnerët e koalicionit paszgjedhor VLAN nuk po arrijë t’iu rezistojnë përplasjeve të brendshme.

Lakmia për të marrë postin e kryeministrit është bërë sebep që Blloku VLAN të përçahet dhe t’i numërojë orët e fundit të partneritetit disamujor…/zeri/

AAK-ja kundër ndryshimeve në marrëveshjen e 10 qershorit

0

lideret ne aakPas LDK-së që mori sugjerimin e degëve të veta që Isa Mustafa të nominohet për kryeministër, edhe degët e AAK-së janë mbledhur të hënën për t’i dhënë mbështetje liderit të tyre, Ramush Haradinaj. Ata janë shprehur të vendosur që të mos e ndryshojnë marrëveshjen e 10 qershorit edhe me çmimin e prishjes së koalicionit. AAK-ja ka bërë përgjegjëse LDK-në në rast se ndodh ndonjë veprim i njëanshëm ndaj marrëveshjes. E LDK-ja e drejtuar nga Isa Mustafa pritet të vendosë përfundimisht sot (e martë) se cila do të jetë e ardhmja e bllokut.

Dy partnerët e tjerë të koalicionit, Albin Kurti i “Vetëvendosjes” dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën po bëjnë përpjekjet e fundit për ta shpëtuar koalicionin që për pesë muaj qëndroi bashkë. Të hënën ata kanë zhvilluar një takim me Ramush Haradinajn, por pa ndonjë rezultat. Pozicioni i Haradinajt ka qenë i njëjtë.

Qeverisjen me PDK-në nuk e ka përjashtuar deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi. Pas takimit me kryetarët e degëve ai ka thënë se deri në fund do t’i përmbahen marrëveshjes së arritur më 10 qershor.

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqiu, ka thënë se kjo parti vazhdon të insistojë në rishqyrtimin e marrëveshjes së 10 qershorit, ngase Gjykata Kushtetuese e pamundësoi që ajo të zbatohet në tërësi. Zyrtarë të LDK-së në kushte anonimiteti i kanë thënë gazetës se për LDK-në opsioni i vetëm i pranueshëm është Isa Mustafa kryeministër.

E PDK-ja është duke pritur përçarjen eventuale të bllokut për ta marrë ndonjërën prej partive në koalicion

Kërcënon Pali: Ose Ramushi, ose shkuam me Hashimin

0

pal lekaj me thacinDeputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka paralajmëruar LDK-në se nëse nuk e pranojnë Ramush Haradinajn kryeministër, marrëveshja ne 10 qershorit do të prishet.

Lekja ka pranuar se ky subjekt politik do të jetë i hapur të bisedojë edhe me PDK-në për formimin e institucioneve të reja, raporton “Epoka e Re”.

Sipas tij, edhe në negociatat me subjektet tjera politik AAK-ja do të kërkojë që i nominuari për kryeministër të jetë lideri i saj.Ai po ashtu ka thënë se nuk do të presin gjatë reflektimin e LDK-së.

Limaj takohet edhe me Isa Mustafën

0

Mustafa LimajFatmir Limaj në orët e vona të mbrëmjes është takuar edhe me liderin e LDK-së,Isa Mustafën.

Burime e Gazetës Blic, thonë se pas takimeve që Limaj ka zhvilluar ndaras me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe atë LDK-së, Isa Mustafën, është parë gatishmëria për marrëveshje.