15.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Dëshmitari A: Hashim Thaçi ka urdhëruar vrasjen e spiunëve

hashim thaci 3Hashim Thaçi, ka qenë urdhërdhënësi kryesor për vrasjen e spiunëve në Kosovë, ka thënë dëshmitari A, gjatë dëshmisë së dhënë të hënën, në gjykimin që po i bëhet grupit “Drenica 2”, i akuzuar për krime lufte.

“Hashim Thaçi i ka dhënë urdhra Sylejman Selimit për me i vra këta njerëz, ku një gjë të tillë është duke e bërë ende”, ka thënë dëshmitari A, para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Gregory Guy Smithit, avokat i Sylejman Selimit, ai rrëfeu edhe se si katër pjesëtarë të UÇK-së i kanë thënë atij se Amerika i paguan ata për t’i vrarë spiunët, shkruan Koha Ditore.

E avokati Smith kërkoi të dijë nëse kjo është e vërtetë.

“Këtu në gjykatë keni thënë se personat të cilët më rrihnin siç pretendoni ju në Likovc kanë thënë se janë të paguar nga Amerika për t’i vrarë spiunët. A keni thënë kështu?”, pyeti avokati i Selimit.

“Po, zotëri”, u përgjigj shkurt dëshmitari A.

“Kush ua ka thënë këtë?”, shtroi pyetjen e dytë për këtë çështje, Smith.
“M’i kanë thënë Sylejman Selimi, Isni Thaçi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku. Gjithashtu më kanë thënë se i marrin nga 500 marka gjermane në muaj për me i vra spiunët”, deklaroi dëshmitari A.

Dëshmitari tregoi se si Sylejman Selimi dhe tre të tjerë pjesëtarë të UÇK-së i kanë thënë se për vete do të jenë të sigurt edhe nëse luftën e fiton Serbia, dhe se ata do të dërgohen për të jetuar në Gjenevë.

Me kërkesën e kryetarit të trupit gjykues, Darius Silicki, dëshmitari përshkroi dhomën e qendrës së ndalimit në Likovc, duke thënë se aty i pa dhjetë të akuzuarit e këtij procesi.

Të akuzuarit e grupit të “Drenicës 2” janë: Sylejman Selimi, Jahir Demaku, Isni Thaçi, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Selman Demaj, Driton Demaj, Bashkim Demaj, Agim Demaj dhe Fadil Demaku. Ata akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Më Shumë

Prishja e busollës  

Blerim Shala Asgjë më nuk është si ka qenë më para. Madje, as Evrovizioni. Festivali i këngës evropiane, i cili kësaj here u mbajt në Malme ...

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy...

Lajmet e Fundit