15.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Mustafa: Momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re

Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re, në mënyrë që Kosova të ketë Kuvendin dhe Qeverinë në ditët e ardhshme.

Ai ka paralajmëruar se këto dy ditë LDK do të mbajë takimet e nivelit më të lartë partiak dhe do të vendosë të ndihmojë që Kosova sa më shpejt të ketë institucionet e saja demokratike në harmoni të interesave të qytetarëve.

Ja postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka treguar përkushtimin e saj që me koalicionin paszgjedhor të bëjë ndryshime të nevojshme për qeverisjen e mirë të vendit. Dy rrethana të reja kanë ndikuar që këtij koalicioni t’i vështirësohet arritja e këtyre objektivave. Janë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i jap të drejtë vetëm PDK-së për të propozuar kryetarin e Kuvendit, dhe kriteret e prezantuara nga Presidentja e Republikës së Kosovës, sigurisht të harmonizuara me partnerët ndërkombëtarë, për kushtet e mandatimit të qeverisë së ardhshme, e që janë shumica, partneriteti ndërkombëtar, dialogu dhe implementimi i marrëveshjeve nga dialogu, përfshirja e komuniteteve në qeverisje dhe listës serbe si dhe gjithëpërfshirja. Koalicioni është zotuar se do ta votojë kandidatin që e propozon PDK-ja për kryetar të Kuvendit, përpos VV, për të hapë mundësi për konstituimin e Kuvendit. Edhe çështjet e tjera jemi të interesuar t’i realizojmë në harmoni me politikat e vendit, brenda sallës së Kuvendit dhe me votën e shumicës. LDK mbetet konsekuente ndaj partnerëve, por po ashtu momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re, në mënyrë që Kosova të ketë Kuvendin dhe Qeverinë në ditët e ardhshme. Këto dy ditë LDK do të mbaj takimet e nivelit më të lartë partiak dhe do të vendosë të ndihmojë që vendi ynë sa më shpejt të ketë institucionet e saja demokratike në harmoni të interesave të qytetarëve.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 960 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Përfundon shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe Shpenadi

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot është përfunduar shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe...

Lajmet e Fundit