19.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

“Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”, romani më i ri i shkrimtarit Avdi Ibrahimi

besa e mbajtuuuuShkrimtari nga Prizreni Avdi Ibrahimi, ka botuar romanin më të ri “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”. Redaktori Fadil Shyti vlerëson lartë tematikën që autori Ibrahimi ka trajtuar në këtë romanë.

“Në këtë libër autori trajton besnikrin dhe trimërin e heroit të romanit Sali Shabani dhe heronjve e heroinave që kurdoherë janë frymëzuar dhe kanë ecur rrugës së tij brezni të tëra shqiptare”, vlerëson Shyti.

Sipas tij, autori, ka ditur dhe ka mundur t’i qëndroi besnik me pushkë e penë për më tepër se 30 vjet rrugës së vështirë, por të lavdishme të lirisë e barazisë, ribashkimit dhe përparimit të Nënës Shqipëri.
“Për të bërë këtë vështrim modest për romanin, “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”, dua të jam i sinqertë para lexuesve të pranoj faktin që, aspak nuk e kisha të lehtë, ndonëse e ndieja dhe si një privilegj; me ç’rast vendosa pozitivisht të marrë guximin për një punë të tillë të guximshme, natyrisht dhe të devotshme. Nuk e kisha të lehtë për faktin që, fusha e kritikës letrare “nuk bëhet – siç do të thoshte vëllai ynë toska “me këmbë në legen” – pra, nuk bëhet shkel e shko; pastaj, që kur plaga e mërgimit që ra mbi mua, mbi dy decenie, në fushën e letrave tona, kam bërë ca përpjekje modeste të shkruaja në poezi, publicistikë, fjalë të urta (aforizma), tregime, por rrallë i kam hyrë kësaj fushe të letrave tona; – pra kritikës letrare”, tregon ai.

Ngjarja në roman që nga fillimi merr përmasa dramatike të një tragjedie shqiptare dhe njerëzore. Në fillim të mes marsit të vitit më të keq të shqiptarëve më 1913, në katundin Kabash të Therandës nga çetnikët serbomëdhenj bëhet një masakër ndaj 120 burrave dhe grave shqiptarë dhe shqiptare. Kjo masakër u bë madje, kinse, “në një vend të shenjtë” në kishën e këtij katundi. U bë kjo me bekimin e qeverisë shoviniste të Beogradit në bashkëpunim me dorën e saj të zgjatur në Kosovë kishën serbe.

“Nëse bëjmë një prapakthim–krahasim historik të kësaj masakre, krejt natyrshëm mund të themi me vërtetësi se, ishte e njëjtë me masakrat e pothuajse gati 100 viteve më vonë në Likoshan, Prekaz, Qirez, Abri, (Drenicë) Reçak, Lipjan Gurbardh-ish Ashlan, (Vushtrri) Krushë e Madhe (Prizren), e gjetiu në Kosovë, ku nga forcat paramilitare dhe ushtarake u masakruan dhjetëra e dhjetëra civilë të pafajshëm. Dihet historikisht që, atëbotë shteti shqiptar ishte i pa konsoliduar – veçse, e kishte fituar pjesërisht pavarësinë për më keq, pastaj, ishte i sunduar dhe i nëpërkëmbur nga klikat tradhtare të tipit Toptani e Zogolli, Kryezinjtë e të tjerë, përkundër faktit që, çetat kryengritëse në Kosovë të drejtuara nga Hasan Prishtina, Azem Galica, Isamil Qemaili, Bajram Curri, Sali Shabani e të tjerë, bënin rezistencë me armë; pa forcimin dhe ndihmën e shtetit amë, – Shqipërisë, Kosova dhe viset tjera shqiptare, që mbetën jashtë kufijve të shtetit shqiptar nuk arritën dot të formonin ushtri, që t’i përballonin me sukses hordhitë e egra armike serbe-malazeze-maqedone etj”, vlerëson Shyti.

Sipas tij, esenca e romanit është e qëndrueshme, është e çimentuar me shtylla të çelikta qëndrese dhe vetëmohimesh të mëdha që, herë-herë i tejkalojnë përmasat njerëzore, nga heroizmi popullor.Bërthama e romanit, mesazhi tij, është arritur fuqimisht me personazhe, jo vetëm imagjinatave, por thellësisht realiste, të bazuara në ngjarje të vërteta historike.

“Por jo vetëm kaq, sikur autori i romanit Avdi Ibrahimi nuk është kënaqur me paraqitjen e realitetit antik dhe mesjetar të kombit tonë, por njëkohësisht e ka paraqitur edhe realitetin e hidhur, tej, tutje e tëhu, – që nga gjeneza e ardhjes së atyre, që kur shkelën këta ardhacakë okupatorë sllavë në trojet tona etnike”.
“E ka paraqitur identitetin e tyre karakteristik, – pothuaj të veçantë, kanibalist, ashtu siç janë pushtuesit pa identitet njerëzor; natyrisht nuk mund të ishin as të jenë ndryshe, përderisa ishin dhe janë të etur për pushtime, kjo krejt natyrshëm i bën ata të etshëm për të grabitur djersën dhe gjakun e popullit tonë dhe të popujve të tjerë liridashës, të gadishullit tonë”.

Shyti vlerëson se autori, ia ka arritur bindshëm që me figura të forta artistike t’i paraqes ata me realizëm ashtu siç ishin dhe janë; vjedhës, xhelatë, imoralë, ata u sollën si gjithmonë si kafshët të egra që kur shkelën për herë të parë në tokat pellazge-Iliriane-shqiptare; tmerrësisht mashtrues, gjakatarë dhe të panjerëzishëm që, për të sunduar popuj dhe okupuar vende në Ballkanin e trazirave të mëdha, të shkaktuara pikërisht prej tyre, ata kurrë nuk kanë zgjedhë as po zgjedhin mjete dhe forma.

“Se cilët ishin dhe cilët janë fqinjët tanë serbo-sllavë, këtë tashmë e dinë të gjithë popujt e Ballkanit, Evropës dhe të botës, – por me këtë rast do të theksoja, shkrimtari Avdi Ibrahimi, fatbardhësisht ia ka arritur me sukses të tregohet goxha i përmbajtur në paraqitjen e atyre bishave me fytyra njerëzore;-do të cekja këtu, ka shkruar me maturi, pa u ndikuar aspak nga vrulli i urrejtjes shoviniste ndaj, personazhit kryesor, kriminelit Spirrë Dobrosavljeviçi, i cili faktikisht, sipas idesë së shkrimtarit me të drejtë konstaton që, jo vetëm gruaja e tij që është viktimë e krimeve të tij monstruoze, por çka e bën më sublim romanin është se, aty edhe vet Spirrë Shkjau, shihet qartë se, paraqitet viktimë e atij sistemi obskurantisto-fashist”.

Romani “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani” është libri i pestë i autorit Avdi Ibrahimi. Më 1994 botoi librin e par: “Sfidë për Mëmëdhenë” në vitin 1997 botoi librin e dytë me poezi: “Gjëmimi i Dardanisë” në vitin 2000 botoi librin e tretë novela: “Kush e vrau Lajmëtarin”. Romani “Vrasje në tri kohë” është vëllimi i katërt u botua në vitin 2005.

Ai është bashkautor i dy librave me poezi nga grup autorësh: “Brerore Lirie (1-2)” botuar në vitin 1997 në Therandë, gjithashtu është bashkautor edhe i dy librave me poezi në Prizren ”Rrugëtimi i Fjalës.” Botuar në vitin 2006 dhe “Ndize Dritën e Mendimit.” nga grup autorësh. Ka të përgatitura edhe një vëllim libri me poezi, një monografi mbi valën e luftës për liri e bashkim kombëtar e ka afër përfundimit. Nga pas lufta ka botuar vazhdimisht në gazeta ditore, në portale informative, dhe në revista letrare dhjetëra shkrime në prozë e poezi publicistik, aktualitete, opinione, analiza, kulturë-letërsi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Lajmet e Fundit