23.8 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 7457

Zjarrfikësit e Suharekës shpëtojnë jetën e një punëtori

0

dheuNjë kompani private e Suharekës, derisa po punonte në fshatin Reshtan të Suharekës në hapjen e një kanali të ujërave të zeza, një punëtor i saj duke punuar brenda në kanal, befas shembët dheu mbi punëtorin.

 Me këtë rast jeta e punëtorit Fadil (Xhemajli) Balaj rreth 46 vjeçar nga Doberdelani, ishte në rrezik në rast të mos intervenimit të shpejt.

Duke e parë këtë situatë, në vendin e ngjarjes kanë arritur së pari policia të cilët kanë kërkuar intervenimin e Ekipit të Zjarrfikësve të Suharekës, të cilët shumë shpejtë kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe falë intervenimit të tyre dhe një pjese të qytetarëve që ishin prezent, punëtori ka shpëtuar pa asnjë të keqe, raporton Komuna e Suharekës./PrizrenPress.com/

Mblidhet PDK, diskutohet edhe për zgjedhje të reja

0

pdk mbledhjeFigurat kryesore të PDK’së janë mbledhur në një hotel në Prishtinë për të diskutuar bllokadën politike. Aty po marrin pjesë kandidati i PDK’së për Kryeparlamentar Arsim Bajrami e udhëheqësja e seancës, Flora Brovina.

Më herët, Bastri Musmurati ka thënë se do të diskutohet për bllokadën politike duke përfshirë edhe mundësinë për të shkuar në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme./express/

Demaçi: Hashimi Kryeministër, Isa Kryeparlamentar e Ramushi një post ushtarak

0

Adem DemaciAdem Demaçi ka propozuar që Hashim Thaçi të mbetet Kryeministër, Isa Mustafa Kryeparlamentar e Ramush Haradianj të merr ndonjë pozitë ushtarake pasi ka kontribuar shumë për kombin Adem Demaçi thotë se liderët e partive politike tashmë duhet t’i lënë inatet e tyre personale dhe të mendojnë seriozisht për vendin.

Demaçi në një bisedë me inlajm ka thënë se do të ishte ideale një qeveri me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në. Kjo për arsye se siç tha ai, do të krijonte një qeveri me institucione të forta dhe me shumicë parlamentare.

“ Unë flas siështë e drejta unë haptas kam thënë se edhe krahun e luftës e kritikoj kur gabojnë, unë e shikoj situatën në bazë të interesit të Kombit, shteti duhet të ketë një parlament të fortë dhe me institucione, të forta, kështuqë unë qysh prej fillimit kam thënëqë dy partitë e mëdha të bashkohen, sigurisht medisa kompromise dhe të bashkohen deputetët dhe eventualisht nëse don edhe Ramushi të i bashkoj 9 deputetët, dhe në këtë mënyrëshumica është e sigurtë”, ka thënë Demaçi.

Veprimtari Demaçi ka propozuar edhe ndarjen e posteve, sipas të cilit, postin e kryeministrit ta ketë sërish lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, Isa Mustafa të jetë në krye të Kuvendit të Kosovës, derisa thotë që Ramush Haradinaj do të meritonte një post të rëndësishëm ushtarak meqë sipas tij është një hero i madh i kombit.

“Kryeminsitri le të jetë ky që ka qenë deri tash. Isa Mustafa le ta merr postin që e ka kërkuar si kryeparlamentar, ndërsa Ramushin do ta emëroja në një post ushtarak dhe nuk do e lija jashtë qeverisë, meqë ai ka dhënë shumë për kombin” propozon Demaçi.

Demaçi e ka arsyetuar propozimine tij duke thënë po ashtu se pavarësisht deklaratave të ndërkombetarëve, se nuk perzihen në çeshtjet e brendshme të Kosovës, një koalcion i tillë do të ishte i pranueshëm për ta.

“Një parlament si ky mund të marrë vendime qysh po pret Evropa. E di qe keta nuk e kanë lehtë se kanë fol shumë keq për njëri-tjetrin, por kjo nuk është me rëndësi sepse kjo është politika. Kriter është të i shërbesh vendit”, ka thënë ndër të tjerash Demaçi.

Ndërkaq , Demaçi thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk do të ishin të mirëpritura për vendin. Ai vlerëson seprocesi I mundshëmzgjedhor do të shkaktonte vetëm harxhime të buxhetit të Kosovës dhe do të vononte krijimin e institucioneve, derisa vlerëson se Blloku VLAN do të dilte I humbur në këto zgjedhje.

“Në qoftë se shkohet në zgjedhje, Blloku kalon keq, se këta nuk mund të zgjedhin të shkojnë të bashkuar për shkak të listës së përbashkët”, ka thënë Demaçi./Inlajm/

Shtyhet takimi i Bllokut, shkak Isa Mustafa

0

Blloku te JahjagaPër shkak të një takimi që kreu i LDK-së, Isa Mustafa kishte për të zhvilluar me ambasadoren e Estonisë në Kosovë, takimi i Blloku i paraparë për ora 13:00 tashmë është shtyrë për në orën 16:00.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së Ramush Haradinaj, i VV-së, Albin Kurti dhe i NISMA-së, Fatmir Limaj u takuan vetëm për shkurt në zyret e grupit të LDK-së në Kuvendin e Kosovoës për të vazhduar takimin pas disa orësh.

Ndryshe më herët në takimin dy palësh Haradinaj – Mustafa u përforcua edhe njëherë qëndrimi i pandryshueshëm i Bllokut të cilën e ka tani e pesë muaj./Zeri/

“Ballkoni”, do të hap festivalin e Zagrebit

0

ballkoni“Ballkoni”, pos që është përzgjedhur zyrtarisht të jetë pjesë e festivalit “Onetakefilmfestival”, në Zagreb, i njëjti film edhe do të hapë festivalin. Ky festival është i vetmi i këtij lloji, pasi është specializuar vetëm për filmat e xhiruar në një plan sekuencë. Lendita Zeqiraj ka thënë për KultPlus, se pjesëmarrja në këtë festival është nder i veçantë për të dhe për kinematografinë e Kosovës

“Ballkoni”, i Lendita Zeqirajt në pjesën e dytë të nëntorit, do të ketë një prezantim më të veçantë se sa herëve të tjera. Filmi kosovar i metrazhit të shkurtë që dallohet për xhirimin e filmit në një plan sekuencë-pa montazhë do të jetë pjesë e Festivalit të vetëm në Botë, që i dedikohet pikërisht realizimit të filmave të tillë. “Onetakefilmfestival”, që mbahet në Zagreb të Kroacisë prej 16 deri më 18 nëntor, pos që ka zgjedhur filmin “Ballkoni”, të jetë pjesë e këtij festivali të rëndësishëm, organizatori, pikërisht filmin “Ballkoni”, e ka vendosur në hapje të festivalit, dhe, sipas regjisores Zeqiraj, një vendim i tillë i ka bërë nder asaj dhe kinematografisë së Kosovës.

“Ky festival është shumë i rëndësishëm, sepse është një perlë e rrallë, pasi që është i specializuar për filma të teknikës, me të cilën është i punuar “Ballkoni”. Filmit iu dha një hapësirë nderi dhe do të jetë filmi i cili do ta hap festivalin, një nder i veçantë jo vetëm për mua si autore, por edhe për produksionin n’Art, e për të gjithë aktorët e ekipin, si dhe për gjithë kinematografinë e Kosovës”, ka thënë për KultPlus, Zeqiraj.
Ajo shprehet të jetë e gëzuar me përzgjedhjen zyrtare të filmit “Ballkoni”, në këtë festival, dhe, sipas saj, me vetë këtë pjesëmarrje, gara merr një dimension tjetër. “Është festivali i vetëm i këtij lloji në botë, dhe për mua, gara merr një dimension tjetër, sepse, tani është përzgjedhur për të garuar në një kategori edhe më të specializuar”, ka përfunduar Zeqiraj./KultPlus.com

KMDLNj: EULEX-i, s’do të hetohet kurrë, sikurse që s’u hetua UNMIK-u

0

EULEX-pjestartKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, vlerëson se nëse merren parasysh faktet të cilat tregojnë se deri më tani është vazhduar me të njëjtin avaz, si dhe përvojën kur drejtësia sakrifikohet për qëllime dhe projekte politike që ka ndodhur deri më tani, KMDLNj dyshon se EULEX do të hetohet seriozisht dhe se ndaj abuzuesve do të merren masa ligjore .

“Mund dhe do të ketë hetime lokale, sipërfaqësore sa për të krijuar përshtypje se diçka po bëhet. Asgjë më tepër! Shpejt kjo çështje do të harrohet dhe do të mbulohet me ndonjë rast tjetër! Përfundimisht , EULEX do të hetohet ashtu siç ishte hetuar UNMIK dhe ky do të jetë fundi! Viktimat do të mbesin të pambrojtura , të nëpërkëmbura dhe të fyera. Ndërsa kriminelët dhe urdhërdhënësit , kryesisht do të mbesin të paprekur dhe të pandëshkuar ! E kërko drejtësi pastaj në këto kushte dhe në këto rrethana!”, thuhet ndër tjerash në reagimin e KMDLNj.

Ja reagimi i plotë:

EULEX NUK DO TË HETOHET SIKUR QË NUK ËSHTË HETUAR AS UNMIK

Pas suspendimit nga puna e prokurores së EULEX-it , znj. Maria Bamieh, ajo filloi të flasë për gjëra të cilat janë pëshpëritur nëpër kuloare dhe kanë qenë të ditura për ata që kanë interesuar t’i dinë , blerjen e pafajësisë për krime më të rënda përmes korruptimit të zyrtarëve të EULEX-it tash dhe të UNMIK-ut më herët.

Është bërë si rregull që ndërkombëtarët flasin për përfshirjen e tyre në afera korruptive dhe krim të organizuar vetëm pasi të largohen nga Kosova dhe mbesin të pasistemuar ose nëse largohen nga puna para sat a përfundojnë mandatin. Prandaj edhe dëshmitë e tyre nuk kanë pasur besueshmëri të mjaftueshme ngase janë cilësuar si përpjekje për hakmarrje ndaj , deri dje eprorëve të tyre!

KMDLNj, që nga përfundimi i luftës ka kërkuar llogari nga ata që kanë kryer krime të luftës në Kosovë pavarësisht përkatësisë etnike, politike , statusit shoqëror apo pozitës që e kanë mbajtur apo e mbajnë edhe sot. Pas përfundimit të luftës UNMIK kryesisht është marrë me menaxhimin e situatës së sigurisë dhe nuk ka qenë i interesuar t’i hetojë apo gjykojë përgjegjësit për krime lufte apo të dyshuarit për krim të organizuar duke përfshirë këtu korrupcionin si një dukuri që është rritur me një shpejtësi marramendëse.

UNMIK –u dhe ndërkombëtarët nuk i kanë marrë fare parasysh kallëzimet penale që janë përgatitur nga ekipi i avokatëve të KMDLNJ-së ( në këtë ekip kanë qenë të përfshirë thuaja të gjithë avokatët më të njohur të Kosovës ).

Për shkak se ndërkombëtarët kanë pasur të drejtën absolute për hetimin dhe gjykimin e rasteve të krimeve të luftës dhe rasteve të ndjeshme të krimeve të profilit të lartë si korrupcioni apo vrasjet që dyshohen se janë bërë për motive etnike apo politike , vendorët kanë qenë të përjashtuar nga këto raste . Kallëzimet penale të KMDLNj –së kanë përfunduar në sirtarë të ndërkombëtarëve dhe pastaj UNMIK i ka dorëzuar EULEX-it. KMDLNj ka bashkëpunuar me hetues të UNMIK-ut , EULEX-it dhe Tribunalin e Hagës për raste të dyshuara të krimeve të luftës mirëpo gjërat nuk kanë lëvizur me dinamikën e dëshiruar sepse për shkak të oportunitetit politik nuk ka pasur gatishmëri të hetohen dhe gjykohen këto raste me ç’rast kanë pësuar viktimet dhe drejtësia. Kosova është rast tipik ku krimet nuk janë hetuar , ndjekur dhe gjykuar për shkak të ndërhyrjes së politikës.

Si nuk u hetua rasti i masakrës në Burgun e Dubravës kur dihen kush ishin përgjegjës dhe si nuk u sqarua rasti i Ukshin Hotit kur përgjegjësinë për te e kishte drejtori i Burgut të Dubravës.

Ndryshe , si mund të sqarohet gjendja kur për 12000 të vrarë në Kosovë ( civilë të gjitha nacionaliteteve ku pjesa dërmuese janë shqiptarë ), 1770 të zhdukur , dhunë sistematike seksuale ndaj femrave shqiptare si mjet lufte , marrja peng si robë lufte e shqiptarëve që janë dërguar në burgjet e Serbisë , bartja e mbetjeve mortore nga Kosova në Serbi , deportimi i dhunshëm i afërsisht 800.000 shqiptarëve përmes spastrimit etnik , shkatërrimi i mbi 120.000 shtëpive , objekteve kulturore dhe fetare , objekteve afariste , plaçkitja e pasurisë , Fondit Pensional , Fondit të Kursimeve dhe pasurisë tjetër e të mos adresohet përgjegjësia konkrete për ata që i shkaktuan këto në Kosovë ?!

Si mund të arsyetohen përgjegjësit për siguri dhe ligj se pas përfundimit të luftës pati aq shumë vrasje me prapavijë politike dhe etnike ( sidomos ndaj serbëve dhe romëve të cilët pastaj u shpërngulën nga Kosova ) , uzurpim të pronave dhe të mos ketë përgjegjësi për ata që i bënë këto krime ?!

Si ndodhi që të mos sqarohet vrasja e serbëve në Stara Grackë të Lipjanit që ishin duke punuar tokat e tyre ?! Kush mbanë përgjegjësi për këtë ?!

Pse nuk u zbuluan ata që e granatuan autobusin me serbë në Merdare apo gjithashtu autobusin e UNHCR –së në veri të Kosovës me udhëtarë serbë?!

Pse nuk u hetua rasti i vrasjes , në rrethana shumë të dyshimta i Benet Rexhepit i cili deri në ditën e vrasjes punonte në UNHCR dhe i cili kishte shumë informata . A u vra për këtë ?!

Askush nuk u arrestua apo dënua për kidnapimin e dr. Hafir Shalës dhe Xhavit Hazirit ndonëse dihet mirë adresa e përgjegjësisë !

Mbeti i pasqaruar edhe rasti i dr. Andrija Tomanoviq i cili u zhduk në mjediset e QKUK-së , menjëherë pas përfundimit të luftës !

Vrasja e 12 shqiptarëve dhe boshnjakëve në shkurt të vitit 2000 , në praninë e forcave të KFOR-it francez dhe shpërngulja e mbi 13000 shqiptarëve dhe joserbëve në mënyrë të dhunshme për të mos lejuar pastaj kthimin e tyre u bë nga Rojat e Urës , paramilitarët serbë dhe vet Serbia. Kush dha përgjegjësi për këtë?!

Lirimi i 21 serbëve dhe një romi të dyshuar për krime lufte nga burgu në Mitrovicën e Veriut e që ishte në ruajtje të ndërkombëtarëve u arsyetua si ikje dhe asnjëherë nuk u kërkua ekstradimi i tyre. Askush nuk u përgjigj për këtë !

Mbytja e pesë ( 5 ) të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës në vitin 2003 u hetua sa për sy e faqe pa u adresuar përgjegjësia ndonëse kishte fakte të mjaftueshme për arrestim dhe dënim të merituar të përgjegjësve.

Për ngjarjet e marsit të vitit 2004 pati hetim vetëm ndaj shqiptarëve të dyshuar se vranë 8 serbë civilë, ua vënë flakën pronave të tyre dhe zhvendosën dhunshëm disa mijra serbë dhe joshqiptarë! Askush nuk bëri hetime për vrasjen me armë zjarri të 11 shqiptarëve si dhe mbytjen e tre fëmijëve shqiptarë në fshatin Çabër në veri të Kosovës!

Askush nuk dha përgjegjësi se ndaj KMDLNj –së bëhej trysni dhe se nga KFOR-i francez u arrestua kryetari i Q.R. të Mitrovicës , Halit Barani!

Askush nuk dha përgjegjësi për vfrasjen e familjes katër antarëshe të ashkalinjve të kthyer në një fshat në Drenicë.

Apo edhe për vrasjen në rrethana misterioze të rinjve serbë në Gorazhdec . Kryerësit e këtyre krimeve nuk u zbuluan kurrë.

Nuk e hetua procesi kriminal i privatizimit në Kosovë sikur edhe “ vetvrasja “ e kreut të privatizimit , Dino Asanaj. Të gjitha këto raste kanë qenë kryesisht në përgjegjësi të ndërkombëtarëve të cilët nuk bënë asgjë të zbardhen këto krime.

Ndërkombëtarët ishin seriozë dhe të vendosur vetëm kur , për shkaqe ekskluzivisht politike , shtypnin dhunshëm protestat e LVV , i arrestonin ata dhe ndaj tyre organizonin procese gjyqësore maratonike !

Në këtë kontekst askush nuk dha përgjegjësi për ekzekutimin klasik të protestuesve paqësorë të protestës së 10 shkurtit 2007 , Arben Xheladin dhe Mon Balaj si dhe plagosjen e rëndë dhe të lehtë të më shumë se 100 protestuesve paqësorë. Përgjegjësia e atyre që bënë krime ishte e qartë si dita por nuk kishte vullnet politik për dënimin e tyre.

Mashtruesit dhe majat e korrupcionit në Kosovë asnjëherë nuk u dënuan . Kujtojeni Xhoe Trashleri që u dënua simbolikisht dhe Gerhard Fisherin që ishte zëvendëskryeadministrator i Kosovës dhe i cili asnjëherë nuk doli para drejtësisë ndonëse dyshohej për korrupcion milionësh !

Si është e mundur që në praninë e aq shumë forcave policore dhe ushtarake ndërkombëtare , praninë e dhjetra shërbimeve informative dhe kundërinformative të huaja , të dënuarit shqiptarë dhe serbë të ikin nga vuajtja e dënimit dhe tash lirisht sillen nëpër Kosovë apo vendet fqinje?!

Si është e mundur që shumica e dëshmitarëve të mbrojtur e që ishin nën mbrojtje të Programit për Dëshmitarë të Mbrojtur ( nga ndërkombëtarët ) u vranë apo vdiqën në rrethana të dyshimta dhe për këtë askush nuk u thirrë në përgjegjësi ?!

Si është e mundur që në disa procese ku përgjegjësia për vepra kriminale shihet edhe nga Hëna të merren vendime liruese ?! Edhe para Tribunalit të Hagës , edhe para gjykatave vendore ku trupi gjykues dhe prokurorët kanë qenë kryesisht ndërkombëtarët?! Vendorët në këto raste kanë qenë“ bishti” i ndërkombëtarëve!

Këto janë vetëm disa nga rastet më drastike ku KMDLNj ka kërkuar përgjegjësi dhe për këtë është margjinalizuar .

KMDLNj me kohë ka deklaruar se Mitrovica dhe veriu është ndarë për shkaqe politike dhe se se francezët ishin kumbarë të kësaj ndarjeje si dh emirëmbajtës të ndarjes deri në kohën kur tash kjo ndarje është legalizuar. Këtë e pranoi edhe një general francez në intervistën që e dha ditë më parë!

Kur të merren parasysh këto fakte të parashtruara më lartë ( një pjesë e vogël e tyre ) si dhe përvojën e KMDLNJ kur drejtësia sakrifikohet për qëllime dhe projekte politike që ka ndodhur deri më tani, KMDLNj dyshon se EULEX do të hetohet seriozisht dhe se ndaj abuzuesve do të merren masa ligjore . Mund dhe do të ketë hetime lokale, sipërfaqësore sa për të krijuar përshtypje se diçka po bëhet. Asgjë më tepër! Shpejt kjo çështje do të harrohet dhe do të mbulohet me ndonjë rast tjetër! Përfundimisht , EULEX do të hetohet ashtu siç ishte hetuar UNMIK dhe ky do të jetë fundi! Viktimat do të mbesin të pambrojtura , të nëpërkëmbura dhe të fyera. Ndërsa kriminelët dhe urdhërdhënësit , kryesisht do të mbesin të paprekur dhe të pandëshkuar ! E kërko drejtësi pastaj në këto kushte dhe në këto rrethana !

Ali Pasha, pas humbjes së Eminesë, e mbushi haremin me djem

0

92793_1Në libër vijnë rrëfime për Eminenë, Vasiliqinë, që e mbajti në saraje pasi anuloi vrasjen e familjes së saj, si edhe nusen e të birit, Veli Pashës.
Të gjitha, mbas një rrëfimi për nënë Hankon.

Më në fund satrapit të Janinës i ishte realizuar dëshira. Në pallatin e tij përrallor buzë liqenit, ai mund të përmbushte kënaqësitë e tij epsharake, pa e vrarë më mendjen për Pargën. Por, tashmë, me shtatëdhjetë e shtatë dimra mbi kurriz, mosha bënte të vetën dhe sëmundjet edhe mund ta vinin poshtë. Ai shihte ëndrra me gjak e vrasje dhe fshihej dhomave të stolisura me ar, të zbukuruara me arabeska, të dekoruara me parzmore të shtrenjta dhe të shtruara me qilima të rrallë orientalë, por pendimi nuk i shqitej. Në mes të këtij mjedisi madhështor që e rrethonte, kalonte herë pas here fantazma e Eminesë, në krye të një kortezhi të gjatë viktimash. E atëherë, Pashai mbulonte fytyrën me duar dhe vikaste thershëm e dëshpërimisht për ndihmë…”. Kjo pjesë është shkëputur nga romani historik i sapobotuar në shqip, “Ali Pasha, krime fatkeqe”. Nën siglën e “Saras”, libri i Aleksandër Dyma sjell Shqipërinë e fillimshekullit XIX dhe hedh dritë mbi jetën e një prej personazheve më kontradiktorë të historisë sonë, siç është Ali Pashë Tepelena. Në libër vijnë rrëfime për Eminenë, Vasiliqinë që e mbajti në saraje pasi anuloi vrasjen e familjes së saj, si edhe nusen e të birit, Veli Pashës.

Libri
I tërhequr qysh herët nga figura e pashait shqiptar, shkrimtari i “Konti i Monte Kristos”, Duma e ka shkruar këtë libër diku në vitin 1862 dhe është botuar fillimisht në “L’Indipendente”, në kohën kur ai ishte vendosur në Napoli, gjatë revolucionit të “këmishave të kuqe” të Giuseppe Garibaldi-t. “Ky roman ka qenë pikënisja e parë mbi të cilën u zhvilluan më pas ngjarjet në romanin e njohur të Dumas, “Konti Monte Kristos”. I përkthyer në shumë gjuhë, libri ka qarkulluar si një manual në Parisin e pas viteve 1900-ës dhe rekomandohej si një libër leximi për të gjithë ata që donin suksesin”, thotë Alda Bardhyli, redaktorja e librit. Nuk kishin kaluar as 40 vjet nga vdekja fatale e Ali Pashës, kur ky francez nisi të shkruante një histori për të. Bardhyli vëren se “i nisur të bënte një biografi të pashait shqiptar, Duma nuk i është shmangur dot shkrimtarit”. Ndërsa vetë ajo e ka zbuluar këtë roman, teksa lexonte autorë të huaj, shprehet se “ai është një prozë ku ndërthuret letërsia me historinë, imagjinata me faktet, për të dhënë një përshkrim deri në detajet më të vogla të arsyeve që e bënë Ali Pashën, mizor dhe të pamëshirshëm”. Në këtë botim marrin përgjigje arsyet e masakrave të mëdha të ndodhura në krahinat e Kardhiqit dhe Hormovës, ku Ali Pashë Tepelena ka kryer krimet më të rënda, duke shfarosur burra e gra. “Ky libër na njeh me Hankon, gruan së cilës i atribuohet i gjithë suksesi dhe dhuna e Aliut, në emër të vënies në vend të nderit të saj. Duke bërë një përshkrim të historisë shqiptare dhe të historisë familjare të Ali Pashës, historive të Hormovës dhe Kardhiqit, Pargët dhe veçanërisht të Suljotëve si dhe fundit tragjik të Ali Pashës, Dyma flet me një simpati të veçantë për shqiptarët si popull”, – thotë Bardhyli.

Emineja, gruaja e parë
Ndërsa libri flet për Vasiliqinë, miqtë, armiqtë, krimet dhe gjithë ç’e rrethoi Ali Pashën, Dyma ndalet edhe tek Emineja, gruaja e parë e Pashait.
I martuar me Eminenë, për t’u pajtuar me babain e saj, Kapllan Pashën e Delvinës, Aliu, përfitoi shumëçka. Me të ai pati djemtë, Myftarin dhe Veliun. Vite më vonë, kur Aliu do të vriste nipin, Murat Beun, do të humbte edhe gruan. Dyma, në romanin e tij historik shkruan se qëkur ndodhi kjo katastrofë, Emineja u shkëput thuajse tërësisht nga i shoqi, që i kishte duart e lara me gjak dhe e kaloi jetën në skutat e errëta të haremit, duke u lutur si një e krishterë për vrasësin dhe viktimat e tij. “Duket paksa e çuditshme që, në mes të kësaj tabloje të përgjakshme, të ndeshesh me këtë figurë fisnike, zemërbardhë dhe paqësore, e cila ashtu si një oaz në shkretëtirë, të çlodh mendjen e rraskapitur me kaq shumë ligësi, pabesi e tradhti”, – shkruan ai.

Sipas tij, kështu Aliu humbi dashurinë e Eminesë, e me të, engjëllin mbrojtës dhe femrën për të cilën përkushtohej në lidhjen bashkëshortore. Deri atë kohë, duket se vetëm Emineja pat mundur t’ia kufizonte pasionet e shfrenuara. “Aliu fillimisht u hidhërua, për shkak se e shoqja u mbyll në vetvete dhe u mundua më kot të rifitonte zemrën e saj. Në atë gjendje të vrerosur, ai filloi të përlyhej nga vese të tjera; i dukej sikur kompensonte dashurinë që kishte humbur. Kështu, iu mbush mendja se nuk do të dashuronte më kurrë dhe i harbuar siç ishte, iu fut një jete të shthurur. Haremet i mbushi me vajza e djem të bukur. Sikur sarajet të mos i mjaftonin për t’i përmbushur dëshirat, ai nganjëherë dilte natën i maskuar për të shfryrë epshet me femra e meshkuj. Ndonjëherë ditën sulmonte kisha apo shtëpi private për të rrëmbyer djem të rinj e virgjëresha sa herë tërhiqej nga bukuria e tyre dhe i çonte në haremin e tij”, – shënon Aleksandër Dyma.

Mandej, ai kalon dhe te jeta e bijve: Edhe bijtë e tij, në gjurmë të të atit, bënin një jetë plot skandale; dukej sikur po konkurronin babanë sa i përket ligësisë, secili sipas mënyrës së vet. Alkooli ishte specialiteti i të madhit, Myftarit, i cili nuk kishte rival në pije në të gjithë Shqipërinë dhe mburrej se kishte përpirë një fuçi me verë brenda natës. Edhe tek ai ishte trashëguar mizoria e familjes. Një natë, i bërë tapë, të krisurin e kishte kapur dalldia. I xhindosur siç ishte, kishte therur disa persona, ndër të tjerë, edhe mbajtësin e shpatës së tij, shok i ngushtë që nga fëmijëria. Ndërsa Veliu kishte të tjera vese. Duke imituar, ndonëse pa e njohur, markezin e Sadës, ashtu si i ati Makiavelin, Veliu këndellej duke ndërthurur orgjitë me mizoritë; e kishte fiksim të kafshonte buzët që sapo i kishte puthur, e më pas të gërricte e shqyente me thonj format trupore që sapo i kishte fërkuar e ledhatuar. Banorët e Janinës kanë parë të tmerruar shumë gra pa hundë e pa veshë, të cilat sapo kishin shpëtuar gjallë nga kthetrat e tij.

Vdekja e gruas
Eminesë, vdekja do t’i vinte nga Aliu. Në një prej atyre netëve të errëta të vitit 1803, ndërsa ai iu kishte shpallur luftë suljotëve. E prekur thellë dhe duke parashikuar disfatë, ajo doli nga ngujimi në harem dhe u gjunjëzua para të shoqit duke iu përgjëruar. Ai e dëgjonte me vëmendje sikur po prekej e merakosej për të shoqen, derisa ajo përmendi suljotët. Papritmas u egërsua, nxori pistoletën dhe qëlloi drejt saj. Plumbi nuk e kapi, por ra përdhe e llahtarisur, ndërsa shoqërueset e saj nxituan për ta nxjerrë që andej. Ndoshta, për herë të parë në jetën e tij, Aliu u trondit përpara tmerrit të një vrasjeje.

Ajo ishte gruaja e tij, nëna e fëmijëve të tij, të cilën e pa të shtrirë para tij; kujtimi i atij momenti e mundonte pa masë. Në mes të natës u ngrit nga gjumi dhe shkoi në odën e Eminesë. Trokiti dhe i thirri së shoqes, e cila refuzoi ta takonte. I zemëruar nga sjellja e saj, Aliu shkallmoi derën. E lebetitur nga zhurma dhe pamja e të shoqit të tërbuar, Emineja u përplas në tokë nga tronditja; konvulsionet nuk i ndaluan derisa dha shpirt. Kështu vdiq e bija e Kapllan Pashës, gruaja e Ali Tepelenës, nëna e Myftarit dhe Veliut, e cila, e dënuar të jetonte mes ligësisë, mbeti sa ishte gjallë zemërgjerë dhe e virtytshme.

Veçse, nuk mbaronte këtu. Ndërsa për vdekjen e Eminesë, Dyma shkruan se vajtoi e gjithë Shqipëria. Por edhe në mendjen e tij humbja la vraga të thella. Hija e Eminesë e ndiqte ngado, në orgjitë e tij, në dhomën e këshillit, gjatë orëve të natës. Aliut i bëhej sikur e shihte, e dëgjonte dhe zgjohej nga gjumi duke gërthitur: – Gruaja ime! Gruaja ime!… Ja ku është! Sytë e saj shprehin zemërim; ajo po më kërcënon! Shpëtomëni! Mëshirë! Për më shumë se dhjetë vjet, Aliu nuk guxoi të flinte vetëm në një dhomë.

Zybejdja
Një tjetër femër për të cilën Aliu nuk njohu kufij ishte Zybejdja, nusja e djalit të tij, Veli Pashës. Pas largimit të të birit, Aliu u përpoq ta joshte, por ajo refuzoi. Duke u ndier i poshtëruar nga refuzimi i saj, Zybejden e vunë në gjumë dhe ajo e mori vesh se ç’i kishte ndodhur vetëm kur mbeti shtatzënë. Duke nxjerrë me zor ndonjë fjalë nga shërbëtoret e saj, Zybejdeja zbuloi të vërtetën e tmerrshme. E zhytur në dëshpërim, duke mos ditur kujt t’i drejtohej për ndihmë, ajo i shkroi Aliut një letër, në të cilën i lutej që ta takonte menjëherë në harem. Vetëm ai mund të hynte në harem, sepse, duke qenë kreu i familjes, kishte të drejtën të mbikëqyrte sjelljen e grave të bijve të tij; ligji nuk e kishte parashikuar një krim të tillë, marrëdhënie seksuale mes vjehrrit dhe nuseve të bijve të tij. Sapo Aliu u shfaq te porta e haremit, Zybejdeja iu hodh te këmbët, pa qenë në gjendje të thoshte gjë, pavarësisht se ndihej jashtëzakonisht e pikëlluar. Aliu e pranoi fajin, u justifikua se pasioni për atë bukuroshe e kishte verbuar dhe qau së bashku me viktimën e tij e, duke iu lutur që të tregohej e përmbajtur dhe të ruante sekretin, i premtoi se këtë histori nuk do ta merrte vesh kush, pasi kopilin do ta zhduknin. As lutjet e as lotët e Zybejdes nuk ia ndryshuan mendjen Aliut që të hiqte dorë nga fshirja e gjurmëve të krimit të parë, duke kryer një të dytë edhe më të tmerrshëm./FATMIRA NIKOLLI/

Zafiri: Blloku të takohet me Hashimin!

0

ZafirBerisha11-14Deputeti i Parlamentit të Kosovës,Zafir Berisha kërkon nga Blloku që të takohet me liderin e PDK-së, Hashim Thacin.

“Meqë nuk kanë marrë veprime të guximshme deri tash,Blloku duhet t’ia djeg edhe ketë letër manipuluese me opinion Hashimiit, duhet të takohen dhe ti tregojnë atë që e di ai dhe opinioni, se ai nuk e meriton me qeveris me të, jo që ne ndoshta jemi burra më të mirë, por Kosova ka nevojë për një qeverisje ndryshe”, shkruan Berisha në Facebook./PrizrenPress.com/

Mustafa: Rishikimi i marrëveshjes, vetëm temë mediale

0

Isa Mustafa LDKPas takimit dy palësh ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, të dy liderët kanë thënë se temat e diskutimeve të tyre edhe më tej mbeten ndërtimi i institucioneve.

“Të gjitha vonesat e formimit të institucioneve po reflektojnë në gjendjen e vendit. Jemi të vendosur për ndryshim dhe po punojmë se bashku intenzivisht për të ndodhur kjo”, ka thënë pas takimit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, Isa Mustafa, duke komentuar raportimet në media për atë se pritet që ai të kërkojë nga partitë e koalicionit postin e kryeministrit, ka thënë se “këto janë tema të hapura vetëm në media”.

“Ne po diskutojmë se si t’i ndërtojmë institucionet e vendit, si të kemi ndërtimin e qeverisë. Ne kemi ndërtuar një besim të ndërsjellë dhe do të punojmë së bashku drejt themelimit të institucioneve”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Vonohet ndërtimi i Qendrës Kulturore Sportive në Medvec të Prizrenit

0

qendra kulturore metvecNdërtimi i Qendrës Kulturore Sportive në Medvec të Prizrenit, që ka nisur në vitin 2012, ende nuk ka përfunduar gjë që ka shtyrë përfaqësuesit e opozitës dhe të shoqërisë civile të adresojnë kritika në drejtim të qeverisë komunale për realizimin e ngadalshëm të projektit me paratë publike.

Sipas tyre, plani dinamik në këtë projekt nuk është respektuar dhe ekzekutivi lokal duhet të japë llogari për rrjedhën e realizimit të tij. Anëtari i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Qemal Krasniqi, ka thënë se afati për përfundimin e punimeve ka qenë 120 ditë.

“Qendra Kulturore Sportive në Medvec ka nisur që të ndërtohet në fund të vitit 2012. Plani dinamik, sipas kontratës, ka paraparë afatin prej 120 ditësh për realizimin e projektit. Ka muaj që në këtë objekt nuk është kryer asnjë punim”, ka thënë Krasniqi.

Në lidhje me këtë projekt, kritik është shprehur edhe Arbër Rexhaj i “Vetëvendosjes”, i cili ka shprehur qëndrimin se qeveria lokale e Prizrenit në shumë projekte kapitale ka dështuar që të sigurojë vlerën e duhur për paranë publike dhe kësisoj e ka shpërdorur besimin e marrë nga qytetarët.

Në bazë të informatave zyrtare të Komunës së Prizrenit, vlera e këtij projektit është afër 240 mijë euro. Deri më tani për punët e ekzekutuara janë paguar afër 173 mijë euro dhe kanë mbetur pa u paguar edhe më shumë 66 mijë euro. Me rishikimin e buxhetit të këtij viti janë paraparë 50 mijë euro për këtë investim kapital, mirëpo për fuqizimin e këtij vendimi duhet që Kuvendi i Kosovës t’i aprovojë ndryshimet e zërave buxhetor./koha ditore/