14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Vonohet ndërtimi i Qendrës Kulturore Sportive në Medvec të Prizrenit

qendra kulturore metvecNdërtimi i Qendrës Kulturore Sportive në Medvec të Prizrenit, që ka nisur në vitin 2012, ende nuk ka përfunduar gjë që ka shtyrë përfaqësuesit e opozitës dhe të shoqërisë civile të adresojnë kritika në drejtim të qeverisë komunale për realizimin e ngadalshëm të projektit me paratë publike.

Sipas tyre, plani dinamik në këtë projekt nuk është respektuar dhe ekzekutivi lokal duhet të japë llogari për rrjedhën e realizimit të tij. Anëtari i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Qemal Krasniqi, ka thënë se afati për përfundimin e punimeve ka qenë 120 ditë.

“Qendra Kulturore Sportive në Medvec ka nisur që të ndërtohet në fund të vitit 2012. Plani dinamik, sipas kontratës, ka paraparë afatin prej 120 ditësh për realizimin e projektit. Ka muaj që në këtë objekt nuk është kryer asnjë punim”, ka thënë Krasniqi.

Në lidhje me këtë projekt, kritik është shprehur edhe Arbër Rexhaj i “Vetëvendosjes”, i cili ka shprehur qëndrimin se qeveria lokale e Prizrenit në shumë projekte kapitale ka dështuar që të sigurojë vlerën e duhur për paranë publike dhe kësisoj e ka shpërdorur besimin e marrë nga qytetarët.

Në bazë të informatave zyrtare të Komunës së Prizrenit, vlera e këtij projektit është afër 240 mijë euro. Deri më tani për punët e ekzekutuara janë paguar afër 173 mijë euro dhe kanë mbetur pa u paguar edhe më shumë 66 mijë euro. Me rishikimin e buxhetit të këtij viti janë paraparë 50 mijë euro për këtë investim kapital, mirëpo për fuqizimin e këtij vendimi duhet që Kuvendi i Kosovës t’i aprovojë ndryshimet e zërave buxhetor./koha ditore/

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me intervale me diell – temperaturat deri në 22 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së,...

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit acarohet me vendimin e MPJ-së ku iu ndalua hyrja në Kosovë, patriarkut serb

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve kosovare, të cilat i ndaluan hyrjen në territorin e Kosovës, patriarkut serb, Porfirije. Nga...

Lajmet e Fundit