8.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

KMDLNj: EULEX-i, s’do të hetohet kurrë, sikurse që s’u hetua UNMIK-u

EULEX-pjestartKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, vlerëson se nëse merren parasysh faktet të cilat tregojnë se deri më tani është vazhduar me të njëjtin avaz, si dhe përvojën kur drejtësia sakrifikohet për qëllime dhe projekte politike që ka ndodhur deri më tani, KMDLNj dyshon se EULEX do të hetohet seriozisht dhe se ndaj abuzuesve do të merren masa ligjore .

“Mund dhe do të ketë hetime lokale, sipërfaqësore sa për të krijuar përshtypje se diçka po bëhet. Asgjë më tepër! Shpejt kjo çështje do të harrohet dhe do të mbulohet me ndonjë rast tjetër! Përfundimisht , EULEX do të hetohet ashtu siç ishte hetuar UNMIK dhe ky do të jetë fundi! Viktimat do të mbesin të pambrojtura , të nëpërkëmbura dhe të fyera. Ndërsa kriminelët dhe urdhërdhënësit , kryesisht do të mbesin të paprekur dhe të pandëshkuar ! E kërko drejtësi pastaj në këto kushte dhe në këto rrethana!”, thuhet ndër tjerash në reagimin e KMDLNj.

Ja reagimi i plotë:

EULEX NUK DO TË HETOHET SIKUR QË NUK ËSHTË HETUAR AS UNMIK

Pas suspendimit nga puna e prokurores së EULEX-it , znj. Maria Bamieh, ajo filloi të flasë për gjëra të cilat janë pëshpëritur nëpër kuloare dhe kanë qenë të ditura për ata që kanë interesuar t’i dinë , blerjen e pafajësisë për krime më të rënda përmes korruptimit të zyrtarëve të EULEX-it tash dhe të UNMIK-ut më herët.

Është bërë si rregull që ndërkombëtarët flasin për përfshirjen e tyre në afera korruptive dhe krim të organizuar vetëm pasi të largohen nga Kosova dhe mbesin të pasistemuar ose nëse largohen nga puna para sat a përfundojnë mandatin. Prandaj edhe dëshmitë e tyre nuk kanë pasur besueshmëri të mjaftueshme ngase janë cilësuar si përpjekje për hakmarrje ndaj , deri dje eprorëve të tyre!

KMDLNj, që nga përfundimi i luftës ka kërkuar llogari nga ata që kanë kryer krime të luftës në Kosovë pavarësisht përkatësisë etnike, politike , statusit shoqëror apo pozitës që e kanë mbajtur apo e mbajnë edhe sot. Pas përfundimit të luftës UNMIK kryesisht është marrë me menaxhimin e situatës së sigurisë dhe nuk ka qenë i interesuar t’i hetojë apo gjykojë përgjegjësit për krime lufte apo të dyshuarit për krim të organizuar duke përfshirë këtu korrupcionin si një dukuri që është rritur me një shpejtësi marramendëse.

UNMIK –u dhe ndërkombëtarët nuk i kanë marrë fare parasysh kallëzimet penale që janë përgatitur nga ekipi i avokatëve të KMDLNJ-së ( në këtë ekip kanë qenë të përfshirë thuaja të gjithë avokatët më të njohur të Kosovës ).

Për shkak se ndërkombëtarët kanë pasur të drejtën absolute për hetimin dhe gjykimin e rasteve të krimeve të luftës dhe rasteve të ndjeshme të krimeve të profilit të lartë si korrupcioni apo vrasjet që dyshohen se janë bërë për motive etnike apo politike , vendorët kanë qenë të përjashtuar nga këto raste . Kallëzimet penale të KMDLNj –së kanë përfunduar në sirtarë të ndërkombëtarëve dhe pastaj UNMIK i ka dorëzuar EULEX-it. KMDLNj ka bashkëpunuar me hetues të UNMIK-ut , EULEX-it dhe Tribunalin e Hagës për raste të dyshuara të krimeve të luftës mirëpo gjërat nuk kanë lëvizur me dinamikën e dëshiruar sepse për shkak të oportunitetit politik nuk ka pasur gatishmëri të hetohen dhe gjykohen këto raste me ç’rast kanë pësuar viktimet dhe drejtësia. Kosova është rast tipik ku krimet nuk janë hetuar , ndjekur dhe gjykuar për shkak të ndërhyrjes së politikës.

Si nuk u hetua rasti i masakrës në Burgun e Dubravës kur dihen kush ishin përgjegjës dhe si nuk u sqarua rasti i Ukshin Hotit kur përgjegjësinë për te e kishte drejtori i Burgut të Dubravës.

Ndryshe , si mund të sqarohet gjendja kur për 12000 të vrarë në Kosovë ( civilë të gjitha nacionaliteteve ku pjesa dërmuese janë shqiptarë ), 1770 të zhdukur , dhunë sistematike seksuale ndaj femrave shqiptare si mjet lufte , marrja peng si robë lufte e shqiptarëve që janë dërguar në burgjet e Serbisë , bartja e mbetjeve mortore nga Kosova në Serbi , deportimi i dhunshëm i afërsisht 800.000 shqiptarëve përmes spastrimit etnik , shkatërrimi i mbi 120.000 shtëpive , objekteve kulturore dhe fetare , objekteve afariste , plaçkitja e pasurisë , Fondit Pensional , Fondit të Kursimeve dhe pasurisë tjetër e të mos adresohet përgjegjësia konkrete për ata që i shkaktuan këto në Kosovë ?!

Si mund të arsyetohen përgjegjësit për siguri dhe ligj se pas përfundimit të luftës pati aq shumë vrasje me prapavijë politike dhe etnike ( sidomos ndaj serbëve dhe romëve të cilët pastaj u shpërngulën nga Kosova ) , uzurpim të pronave dhe të mos ketë përgjegjësi për ata që i bënë këto krime ?!

Si ndodhi që të mos sqarohet vrasja e serbëve në Stara Grackë të Lipjanit që ishin duke punuar tokat e tyre ?! Kush mbanë përgjegjësi për këtë ?!

Pse nuk u zbuluan ata që e granatuan autobusin me serbë në Merdare apo gjithashtu autobusin e UNHCR –së në veri të Kosovës me udhëtarë serbë?!

Pse nuk u hetua rasti i vrasjes , në rrethana shumë të dyshimta i Benet Rexhepit i cili deri në ditën e vrasjes punonte në UNHCR dhe i cili kishte shumë informata . A u vra për këtë ?!

Askush nuk u arrestua apo dënua për kidnapimin e dr. Hafir Shalës dhe Xhavit Hazirit ndonëse dihet mirë adresa e përgjegjësisë !

Mbeti i pasqaruar edhe rasti i dr. Andrija Tomanoviq i cili u zhduk në mjediset e QKUK-së , menjëherë pas përfundimit të luftës !

Vrasja e 12 shqiptarëve dhe boshnjakëve në shkurt të vitit 2000 , në praninë e forcave të KFOR-it francez dhe shpërngulja e mbi 13000 shqiptarëve dhe joserbëve në mënyrë të dhunshme për të mos lejuar pastaj kthimin e tyre u bë nga Rojat e Urës , paramilitarët serbë dhe vet Serbia. Kush dha përgjegjësi për këtë?!

Lirimi i 21 serbëve dhe një romi të dyshuar për krime lufte nga burgu në Mitrovicën e Veriut e që ishte në ruajtje të ndërkombëtarëve u arsyetua si ikje dhe asnjëherë nuk u kërkua ekstradimi i tyre. Askush nuk u përgjigj për këtë !

Mbytja e pesë ( 5 ) të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës në vitin 2003 u hetua sa për sy e faqe pa u adresuar përgjegjësia ndonëse kishte fakte të mjaftueshme për arrestim dhe dënim të merituar të përgjegjësve.

Për ngjarjet e marsit të vitit 2004 pati hetim vetëm ndaj shqiptarëve të dyshuar se vranë 8 serbë civilë, ua vënë flakën pronave të tyre dhe zhvendosën dhunshëm disa mijra serbë dhe joshqiptarë! Askush nuk bëri hetime për vrasjen me armë zjarri të 11 shqiptarëve si dhe mbytjen e tre fëmijëve shqiptarë në fshatin Çabër në veri të Kosovës!

Askush nuk dha përgjegjësi se ndaj KMDLNj –së bëhej trysni dhe se nga KFOR-i francez u arrestua kryetari i Q.R. të Mitrovicës , Halit Barani!

Askush nuk dha përgjegjësi për vfrasjen e familjes katër antarëshe të ashkalinjve të kthyer në një fshat në Drenicë.

Apo edhe për vrasjen në rrethana misterioze të rinjve serbë në Gorazhdec . Kryerësit e këtyre krimeve nuk u zbuluan kurrë.

Nuk e hetua procesi kriminal i privatizimit në Kosovë sikur edhe “ vetvrasja “ e kreut të privatizimit , Dino Asanaj. Të gjitha këto raste kanë qenë kryesisht në përgjegjësi të ndërkombëtarëve të cilët nuk bënë asgjë të zbardhen këto krime.

Ndërkombëtarët ishin seriozë dhe të vendosur vetëm kur , për shkaqe ekskluzivisht politike , shtypnin dhunshëm protestat e LVV , i arrestonin ata dhe ndaj tyre organizonin procese gjyqësore maratonike !

Në këtë kontekst askush nuk dha përgjegjësi për ekzekutimin klasik të protestuesve paqësorë të protestës së 10 shkurtit 2007 , Arben Xheladin dhe Mon Balaj si dhe plagosjen e rëndë dhe të lehtë të më shumë se 100 protestuesve paqësorë. Përgjegjësia e atyre që bënë krime ishte e qartë si dita por nuk kishte vullnet politik për dënimin e tyre.

Mashtruesit dhe majat e korrupcionit në Kosovë asnjëherë nuk u dënuan . Kujtojeni Xhoe Trashleri që u dënua simbolikisht dhe Gerhard Fisherin që ishte zëvendëskryeadministrator i Kosovës dhe i cili asnjëherë nuk doli para drejtësisë ndonëse dyshohej për korrupcion milionësh !

Si është e mundur që në praninë e aq shumë forcave policore dhe ushtarake ndërkombëtare , praninë e dhjetra shërbimeve informative dhe kundërinformative të huaja , të dënuarit shqiptarë dhe serbë të ikin nga vuajtja e dënimit dhe tash lirisht sillen nëpër Kosovë apo vendet fqinje?!

Si është e mundur që shumica e dëshmitarëve të mbrojtur e që ishin nën mbrojtje të Programit për Dëshmitarë të Mbrojtur ( nga ndërkombëtarët ) u vranë apo vdiqën në rrethana të dyshimta dhe për këtë askush nuk u thirrë në përgjegjësi ?!

Si është e mundur që në disa procese ku përgjegjësia për vepra kriminale shihet edhe nga Hëna të merren vendime liruese ?! Edhe para Tribunalit të Hagës , edhe para gjykatave vendore ku trupi gjykues dhe prokurorët kanë qenë kryesisht ndërkombëtarët?! Vendorët në këto raste kanë qenë“ bishti” i ndërkombëtarëve!

Këto janë vetëm disa nga rastet më drastike ku KMDLNj ka kërkuar përgjegjësi dhe për këtë është margjinalizuar .

KMDLNj me kohë ka deklaruar se Mitrovica dhe veriu është ndarë për shkaqe politike dhe se se francezët ishin kumbarë të kësaj ndarjeje si dh emirëmbajtës të ndarjes deri në kohën kur tash kjo ndarje është legalizuar. Këtë e pranoi edhe një general francez në intervistën që e dha ditë më parë!

Kur të merren parasysh këto fakte të parashtruara më lartë ( një pjesë e vogël e tyre ) si dhe përvojën e KMDLNJ kur drejtësia sakrifikohet për qëllime dhe projekte politike që ka ndodhur deri më tani, KMDLNj dyshon se EULEX do të hetohet seriozisht dhe se ndaj abuzuesve do të merren masa ligjore . Mund dhe do të ketë hetime lokale, sipërfaqësore sa për të krijuar përshtypje se diçka po bëhet. Asgjë më tepër! Shpejt kjo çështje do të harrohet dhe do të mbulohet me ndonjë rast tjetër! Përfundimisht , EULEX do të hetohet ashtu siç ishte hetuar UNMIK dhe ky do të jetë fundi! Viktimat do të mbesin të pambrojtura , të nëpërkëmbura dhe të fyera. Ndërsa kriminelët dhe urdhërdhënësit , kryesisht do të mbesin të paprekur dhe të pandëshkuar ! E kërko drejtësi pastaj në këto kushte dhe në këto rrethana !

Më Shumë

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Lajmet e Fundit