33.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 7464

Përzgjidhet programi i filmave në SKENA UP

0

skena upEdicioni i 12-të i SKENA UP prej 2 deri me 7 dhjetor do të sjellë në Prishtinë, prodhimet e fundit të filmave nga universitet më të mira të kinematografisë në botë
43 filma fiksion, animacion dhe dokumentarë të shkollave nga 30 shkolla në vende të ndryshme të botës do të marrin pjesë në konkurrencën ndërkombëtare, në kuadër të edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve për Film dhe Teatër SKENA UP.
Filmat janë shpallur pas një periudhe dy mujore të procesit të përzgjedhjes nga 400 prodjime kinematografike, sa kanë aplikuar.

“Me stile jashtëzakonisht të larmishme të të punuarit të filmave dhe me ide origjinale në të bërit regji, lojës së aktorëve dhe komplet realizimit, filmat e sivjetmë tregojnë edhe për një gjeneratë të studentëve të filmit që është tejmase e kapur me jetën sociale.

Me një përkushtim të madh në kërkimin mbi moshën, gjeneratat, seksin dhe familjen, filmat janë të prodhuar nga filmbërës të gjeneratës së viteve 90” thuhet në komunikatën për medie të organizatorëve të Skena Up.

Sipas njoftimit, filmat e regjisorëve janë të kategorisë së metrazhit të shkurtër ndërsa janë të prodhuar nga shkolla të njohura kinematografike si Columbia University dhe American Film Institute USA, La Femis France, Universidad de Cine, Argjentinë, State University of Cinema and Television Russia, Sungkyunkwan South Korea, Universidade Federal Fluminense Brazil, Polytechnic University Hong Kong, FAMU Czech Republic dhe shumë të tjera.

Programit të filmave i shtohet edhe kategoria e filmave kombëtar, me prodhimet e fundit të Fakulteteve të Arteve nga Kosova dhe rajoni. Këta filma do të garojnë sivjet për çmimet: Filmi më i mirë në kategorinë ndërkombëtare dhe kombëtare dhe për çmimin regjisori më i mirë. Ndërsa aktorët e filmave kombëtar do të jenë në garë së bashku me ata të shfaqjeve për çmimet aktorja më e mirë dhe aktori më i mirë.
“SKENA UP shumë shpejt do ta bëjë publike edhe programin e shfaqjeve të cilat janë pranuar në programin e teatrit në këtë edicion. Bashkë me listën e shfaqjeve do të bëhet publike edhe përbërja e jurisë dhe punëtorive e debateve në kuadër të festivalit”, thuhet nw njoftimin e Skena Up./KultPlus.com
Lista e filmave në konkurrencën ndërkombëtare:
Rota, University of North Carolina School of the Arts, USA
The Land of Nod, Centro de CapacitacionCinematografica, Mexico
Happily Ever After, Filmakademie Baden-Wurttemberg, Germany
Nowhere Place, Netherlands Film School, Netherlands
Better Place Awaits, Academy of Arts Novi Sad, Serbia
Null, Filmakademie Baden-Wurttemberg, Germany
Hi I’m doing fine, FAMU, Czech Republic
Des Angessuruneteted’epingle, La Femis, France
The Stop on Main Street, Academy of Performing Arts FTF, Slovakia
Hole, La Femis, France
Fingerspiel, Columbia University &Filmakademie Baden-Wurttemberg, USA
After the Days, Universidad del Cine, Argentina
Karaganda, American Film Institute, USA
Hibernation, Faculty of the arts and film and tv department, Israel
A Wound That is Hidden, AKV St. Joost, Netherlands & Bosnia
Punch and Judy, FAMU, Czech Republic
Lena’s World, Lucerne University of Applied Sciences and Arts, Sëitzerland
The Old Tree, Negative Art Studio, Iran
Story of the Poem, State University of Cinema and Television, Russia
Some Things Are Better Left Untold, Institut des Arts de Diffusion (I.A.D.), Belgium
Horn, Sungkyunkwan, South Korea
Left Right, FAMU, Czech Republic
Case no.407, Karpenko-Kary National University of Theatre, Cinema and Television, Ukraine
Melon Head, Columbia University, USA
The Passenger, Universidade Federal Fluminense UFF, Brazil
Beneath Water, Royal Holloway, UK
F*ggot, Centro de CapacitacionCinematografica, Mexico
Nuk, Russian State University of Cinematography, Russia,
Drive us to Linda,Filmakademie Baden-Wurttemberg, Germany
A Thing so Small, Sapir College, Scholl of Audio and Visual Arts, Israel
Maria, Callas, Universite Paris 1 Pantheon – Sorbonne, France
Blue, Blue Sky, Zurich CH University of the Arts, Sëitzerland
The Last Veil, Centro de CapacitacionCinematografica, Mexico
Disappearing in Central, HK Baptist University, Hong Kong
La Fille Du Rail, La Femis, France
Mirari, Hong Kong Design Institute, Hong Kong
Ingredients, Faculty of Arts, Kosovo
The Crazy Night, Hong Kong Polytechnic University, Hong Kong
The Heat, Poland National Film, Television and Theatre, Poland
Girls Named Pinky, Columbia University, USA
Wedding Cake, Filmakademie Baden-Wurttemberg, Germany
A Fairytale with a Completely Imagined Ending, International Filmschule Koln, Germany
Little Cousteau, FAMU, Czech Republic

Kjo është dita jote

0

Tedi PapavramiShkruan: Tedi Papavrami

Babo,
Nuk erdha dot, po te pakten po studjoj mirë violine, keshtu qe edhe ti je me i qete! Nga ana tjeter, nje Papavram njeherazi mbase mjafton per Shqipërinë e cila edhe pse mban shume, nuk eshte dhe kaq e
madhe, nderkohë qe po bëhen 3 gjenerata që e ngarkojmë me mbiemrin tonë. Dhe në fund të fundit, kjo është dita jote, jo eimja.

Ne ditet e sotme gjerat harrohen gjithmonë e më shpejt. Edhe ne Shqipëri, vënd ku ti ke shumë me kujtime dhe shokë se unë, e kam ndjere veten ne nje pozite disi te çuditshme dhe jo të rehatshme duke vene re nevojen për të kujtuar meritën tënde të pakrahasueshme ne fushen e violines dhe te harqeve ne pergjithesi. Pas çdo muzikanti te mire ka nje profesor te mire dhe ne se muzikanti, kur eshte me fat, ka zakonisht nje profesor te tille gjate jetes se tij, ky i fundit mund te prodhoje me dhjetera muzikante te mire, gje te cilen e ke bere vazhdimisht, ne Shqiperi si dhe ne France.
Qe rastesi e çuditshme qe qellova une te behem me i njohuri nxeneseve te tu.

Insistoj mbi fjalen rastesi sepse per sa i perket punes se shkelqyer qe bere me mua, ata qe kane punuar me ty ne te njejten periudhe e dine qe kerkesa, metoda dhe pasioni yt ishin te njejta per te gjithe. Ajo qe mbase ndryshon eshte fakti qe duke te patur njekohesisht baba, me ka hyre me heret dhe me thelle se tek shume te tjere pasioni yt per violinen dhe enderra e arritjes se diçkaje te perkryer ne kete fushe kaq magjike. Dhe pertej dijes dhe mjeteve qe dite te zhvillosh kaq mire per te bere
te avancojne studentet e tu, eshte pasioni yt kaq komunikativ, i nje bukurije te pakapshme qe mbase te karakterizon me shume se çdo gje.

Por nuk po zgjatem me se fjalet ne keto raste nuk kane magjine e muzikes dhe behen shpejt te lodhshme per degjuesit. Po i kthehem studimit ashtu siç ma pate shkruajtur dikur mbi nje partiture, keshille te cilen kam vazhduar ta ndjek, nje shprehje kaq shqipe, mbi nje muzike kaq universale «Tedo mos u merzit, qaji hallet me Bahun»
Djali yt
Tedi

Ka kaluar koha e anarkisë, pushteti ndërrohet me votë

0

ZenunPajazitiAnëtari i Kryesisë së PDK’së, Zenun Pajaziti, i është përgjigjur idesë së Albin Kurtit, i cili ka thënë se PDK duhet të largohet nga pushteti përmes protestave.

Pajaziti ka thënë se ka kaluar koha e anarkisë dhe pushteti në demokraci ndërrohet me vota e jo përmes dhunës dhe rrugës.

Madje, ai ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk lejojnë dhe as nuk i përgjigjen askujt për të marrë pushtetin me dhunë.

“Jam i sigurt se qytetarët nuk do t’i përgjigjen dhunës dhe asnjë zgjidhje përmes rrugëve”, ka thënë Pajaziti, për Express, të dielën.

“Patjetër, është thirrje për anarki. Nuk do të lejojmë që vendi të shkojë në anarki”, ka shtuar ai.

Mushkolaj nuk përjashton mundësinë që LDK të afrohet me PDK-në

0

Imer MushkolajParalajmërimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për t’u konsultuar me degët e kësaj partie për të gjetur një zgjidhje për formimin e institucioneve, analisti politik Imer Mushkolaj e ka vlerësuar si tendencë të Mustafës për ta shpëtuar veten nga ndëshkimi për shkak të humbjeve të tri palë zgjedhjeve.

Mushkolaj ka thënë për “Epokën e re” se Mustafa është duke tentuar ta korrigjojë edhe vendimin e tij, ku Ramush Haradinajt ia ka besuar postin e kryeministrit.

“Isa Mustafa ka probleme brenda partisë që udhëheq dhe veprimet eventuale brenda partisë i ndërmerr me qëllim që ta shpëtojë veten nga ndëshkimi për humbjen e tri palë zgjedhjeve, si dhe të korrigjimit të vendimit për t’ia besuar liderit të një partie të vogël si AAK-ja krijimin e qeverisë, duke mos e çuar kështu në vend besimin e marrë nga votuesit”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këtë fazë LDK-ja mund të afrohet me PDK-në e Hashim Thaçit.

“Nuk e hedh poshtë mundësinë e afrimit të LDK-së me PDK-në dhe koalicionit ndërmjet këtyre dy partive. Nuk është hera e parë që LDK-ja bën sikur shfaqet refuzuese ndaj PDK-së, pastaj krijojnë bashkë koalicionin qeveritar. Kemi këtu parasysh situatat parazgjedhore në të kaluarën, kur zyrtarë të lartë të LDK-së e kritikonin PDK-në dhe mblidhnin vota në emër të refuzimit për të qeverisur me Hashim Thaçin, në anën tjetër po këta zyrtarë bëheshin ministra të Thaçit”, është shprehur Mushkolaj.

Kurti: VLAN-i do t’i bëjë institucionet, ose do të ketë protesta

0

AlbinKurti1205Tri ngjarje i ka veçuar kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, që nga koha kur ka mbajtur mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton. Në fjalimin e tij në mbledhjen e 17-të të këtij organi, Kurti ka folur për ngjarjet mes shumicës parlamentare dhe qeverisë në ikje, si dhe ato përbrenda shumicës parlamentare, korrupsionin në strukturat e larta të EULEX-it, si dhe për ngjarjet rajonale, që pasuan ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri.
Kurti ka thënë se shumica parlamentare vazhdon të jetë e vendosur në kundërshtimin e çfarëdo bashkëpunimi me qeverinë.

“Lajmet e ndryshme me të cilat bombardojnë mediet e regjimit kanë për qëllim që të përhapin konfuzion te qytetarët dhe ta zbusin pozitën e pavolitshme të PDK-së dhe satelitëve të saj. Edhe Thaçi gjithashtu duket i vendosur për të mos e lëshuar qeverisjen. Ai ka keqpërdorur tashmë çdo institucion shtetëror të pavarur. Njëherë përdori kushtetuesen, pastaj kryesuesen dhe tani po përdor presidenten”, ka thënë Kurti.

Ai ka shprehur bindjen se Qeveria në ikje përherë e ka luftuar republikën parlamentare në Kosovë.

Kurti ka thënë gjithashtu se Vetëvendosjes i intereson që ndërhyrjen jashtë-parlamentare ta bëjnë qytetarët, ose ta bëjë kjo parti.

“Neve na intereson demokracia dhe na intereson sovraniteti. Mënyrat për të ndërhyrë qytetarët, janë ato që dihen: protestat dhe demonstratat. Mënyrat për të ndërhyrë ne, si Lëvizje Vetëvendosje, janë duke e bindur koalicionin LAN që të konstituojë Kuvendin dhe institucionet, pa marrë parasysh reagimin e PDK-së apo të Gjykatës Kushtetuese. Tash për tash, krerët e tjerë të shumicës parlamentare nuk besojnë që duhet bërë një zgjidhje siç propozojmë ne. Nëse ata vazhdojnë të hezitojnë, ka gjasë që të fitojë mbështetje interesi i Thaçit, pra që situata të zgjidhet me ndërhyrje prej ndërkombëtarëve. Edhe për një situatë të tillë, vlen fjalia ime e fundit në seancën e fundit të Kuvendit: Nëse qëndrojmë, fitojmë!”, ka thënë Kurti.

“Nuk e di nëse të tjerët do të qëndrojnë, besoj se edhe të tjerët do të qëndrojnë, dhe, është për t’u vlerësuar fakti se kanë qëndruar tash e gati pesë muaj”, ka thënë Kurti, teksa është shprehur i bindur se VLAN-in nuk do ta prishin as ndarja e pozitave institucionale.

Kurti është ndalur gjatë edhe në serinë e shkrimeve që po boton “Koha Ditore”, e që flain për dëshmi të forta të korrupsionit në EULEX.

“Ditët e fundit ju e keni lexuar nëpër gazeta dëshminë e një prokuroreje të EULEX-it. Denoncimet e saj na tregojnë edhe një herë atë që ne e kemi ditur përherë. Drejtësia nuk mund të importohet. Demokracia nuk mund të importohet. Ato duhet të ndërtohen nga vetë shoqëria, pasi vetëm shoqëria mund ta ndërtojë shtetin e saj”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se për lirinë e Kosovës, së pari, gjakun e kanë derdhur shqiptarët, për dekada me radhë, e pastaj e morëm edhe ndihmën ndërkombëtare.

Në fjalën e tij ai ka kujtuar edhe ndeshjen e 14 tetorit në futboll, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, duke thënë se “në Beograd u shfaq edhe një herë ideologjia dhe struktura që sundon në Serbi. Ajo e racizmit, fashizmit dhe shovinizmit kundër shqiptarëve…”.

“Pas ngjarjes në Beograd, lindi edhe një ndjenjë e përbashkët, komunitare, e cila ishte shumë e dobishme”, ka thënë Kurti, që ka bindjen se “shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Shqipëri, në Luginë të Preshevës e në Mal të Zi, reaguan si një komb, dhe kjo është gjë e mirë”.

“Njëkohësisht, shumë njerëz të medias e kuptuan ç’është nacionalizmi serb. Shumë njerëz nëpër media filluan të përsërisin mesazhin tonë të kahershëm të fushatës nga viti 2006: “Bojkotoni produktet e Serbisë!”. Sepse Serbia na e ka pushtuar ekonominë, po na lë të varfër, po i merr fitimet nga ne për të prodhuar agresion”, ka thënë Kurti.

Kontestohet Thaçi, Kuçi për kryeministër?

0

thaci, kuciKriza politike dhe bllokada institucionale në vend iu ka hapur rrugë spekulimeve dhe formulave të ndryshme mediatike rreth krijimit të institucioneve.
Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës sipas burimeve të Gazetës Blic janë të bindur se ndërhyrja e ndërkombëtarëve do të jetë në anën e tyre. Një zyrtar i lartë në kushte anonimiteti ka thënë se në PDK janë të bindur se ndërkombëtarët do të jenë në përkrahje të PDK-së.

“Shumë shpejt do të ndërhyjnë ndërkombëtarët. Ne kemi sinjale se ata do të jenë në anën tonë. Brenda 10 ditësh mund të marrë fund gjithçka. Sipas të gjitha gjasave do të ketë një koalicion PDK- LDK dhe eventualisht AAK”, ka thënë ky zyrtar i lartë brenda PDK-së.

Sipas këtij zyrtari, mund të ndodhë që për shkak të kompromisit me partitë tjera, Hashim Thaçi të mos jetë më kryeministër i Kosovës.

“Sipas të gjitha gjasave Thaçi nuk do të jetë i pranueshëm nga LDK e AAK, prandaj do të gjendet një kandidat tjetër për kryeministër” , thotë ky burim transmeton Gazeta Blic.

Sipas këtij burimi, kandidati më i pranueshëm do të ishte nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

Mirëpo, i dyti i PDK-së, Hajredin Kuçi e ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka thënë Gazetës Blic se për herë të parë po e dëgjon një informatë të tillë.

“Prej teje po e dëgjoj”, ka thënë shkurt ai nëpërmjet SMS-it. Madje, ai ka thënë se me të askush nuk ka biseduar.

Mediet më herët kanë raportuar se kandidat i mundshëm është edhe Enver Hoxhaj. Mirëpo, Hoxhaj nuk është i pranueshëm sidomos nga LDK-ja.

Ndërsa zërat se brenda Bllokut VLAN ka çarje nuk mbesin më vetëm në rrafshin e spekulimeve sepse tashmë përfaqësues të LDK-së haptas po e kontestojnë kandidaturën e Ramush Haradinajt për kryeministër.

Ndërkohë, lideri i LDK-së Isa Mustafa, ka paralajmëruar reflektim të partisë së tij gjatë javës së ardhshme në drejtim të zgjidhjes së ngërçit politik dhe bllokadës institucionale.

Kurse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj vazhdon të jetë këmbëngulës se nuk do të ketë prishje të marrëveshjes së Bllokut, e cila atij i jep të drejtën e kandidimit për kryeministër.

Java e fundit për marrëveshje – pastaj vijnë konsultimet për zgjedhje

0

Kuvendi i Kosoves 7Partitë politike kanë kohë edhe javën që po hyjmë për t’u marrë vesh për zhbllokimin e situatës politike në Kosovë. Në të kundërtën, Presidentja do t’i nisë konsultimet për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Vetëm edhe tetë ditëkanë partitë politike për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja. Në të kundërtën, Presidentja do t’i nisë bisedimet me partitë politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Krejt këto lëvizje pritet të ndodhin për të mos lejuar bllokimin financiar të Kosovës në mungesë të buxhetit të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, deri më tash, asnjë parti politike nuk i ka përkrahur zgjedhjet e reja me arsyetimin se duhet të krijohen institucionet e reja bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës i kanë thënë Gazetës Express se java e dytë e nëntorit do të jetë koha e shpallje së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nëse partitë politike nuk arrijnë të dakordohen për të ecur më tutje në ndërtimin e institucioneve të reja.

Rrahet një student nga Rahoveci

0

mTë shtunën rreth orës 18:00 në rrugën Fortesë – Potoqan i Ulët, një student deri sa po kthehej nga Prishtina është rrahur nga dy persona të panjohur.

Sali Mustafa nga Potoqani i Ulët i Komunës së Rahoveci i cili është student i ekonomikut në Prishtine, rrëfen për RahovecPress si kishte ndodhur ngjarja.

“Isha duke ardhur nga Prishtina për në shtëpi, rreth orës 17:50 zbrita në Fortesë dhe u nisa në këmbë për në Potoqan, sikur zakonisht që nisemi, por rrugës për në shtëpi afër një përmendoreje në dalje të Fortesës u ndalë një makine e tipit Golf 2 dhe shoferi saj me tha a donë me ardhë përpjetë, ndërsa unë u thashë: po pse jo dhe hipa ne makinë”, tregon Saliu.

Sali Mustafa tregon se kur kishin mbërritur tek shtëpia e vreshtave, afër fshatit Potoqan, shoferi e kishte ndaluar makinën me kërkesën e pasagjerit, i cili po ashtu ishte në makine se bashku me shoferin dhe se këta dy persona nuk i njihte dhe kishte hipur në makine si çdo here hipin udhëtarët në këtë rrugë.

“Kur erdhëm të shtëpia e vreshtave, pasagjeri që ishte i ulur përpara doli jashtë për nevojë, ndërsa shoferi i makinës mu drejtua dhe me tha: del jashtë, duke dalë jashtë personi tjetër më ka goditur me grushte e shqelma të forta, po ashtu edhe shoferi, dhe më thanë me vrapua përmjet nëpër vreshta dhe mos me e kthye kokën as poshtë e as anash”, rrëfen 21-vjeçari, Sali Mustafa.

Saliu e kishte paraqitur rastin edhe në Polici, por se Policia në Rahovec nuk e kishin marrë parasysh, ai bën apel te Policia e Kosovës që të patrullojnë në rrugën Fortesë-Potoqan i Ulet, dhe se ky rast që i ka ndodhë atij, thotë të mos i ndodhe dikujt tjetër, se mund të jenë edhe më të rënda./RahovecPress/

Historia e gjetjes së eshtrave të Isa Boletinit

0

eshtrat e isa boletinitPara pak ditësh u vërtetua edhe shkencërisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Strasburgut, se eshtrat e gjetura në Mal të Zi janë të heroit Isa Boletini. Familjarët e Boletinit, së bashku me Ministrinë e Kulturës, kanë vendosur që eshtrat e heroit të rivarrosen më 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Detajet e ceremonisë ende nuk janë bërë të ditura, por dihet se ajo do të organizohet në bashkëpunim me shtetin shqiptar. Analizat e ADN-së, u janë bërë edhe shtatë mbetjeve të tjera mortore që Shukriu i kishte zbuluar në të njëjtin vend në Malin e Zi. Njëri nga ta rezulton të jetë nipi i Isa Boletinit, Jonuz Ahmet Boletini. Ndërkaq nuk është arritur të identifikohen edhe gjashtë të tjerët.

Isa Boletini është vrarë në Mal të Zi më 23 janar të vitit 1916 nga xhandarët malazez dhe u varros në Podgoricë. Por shumë vite më vonë, do të dilte dikush që të interesohej për varrin e tij dhe rikthimin e eshtrave në Kosovë. Bëhet fjalë për Muhamed Shukriun. Mbesa e tij, Erleta Hoti, rrëfen për Tribuna historinë e hulumtimit të gjyshit të saj, deri në gjetjen dhe sjelljen e eshtrave në Prishtinë.

“Interesimi i gjyshit, Muhamed Shukriut, për gjetjen e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij daton që nga viti 1973, kur ishte drejtor i Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore të Prizrenit. Përmes këtij Enti nisi kërkimet, gjetjet dhe erdhën edhe rezultatet e para rreth identifikimit të lokacionit të mbetjeve mortore, si: dëshmitë e pasardhësve, personave që kanë pas lidhshmëri me varrimet në Mal të Zi, faktet nga literaturat e materialet e ndryshme e të tjera”, thotë Hoti.

Të gjitha hulumtimet duke përfshirë incizimi gjeodezik dhe fotografimi i tri lokacioneve të ndryshme në Podgoricë, ku dyshohej se ishte varrosur Isa Boletini dhe të tjerët, ishin përmbledhur në Raportin e EMPKP-së, nr. 286, të datës 27.03.1979. Në po këtë vit, vazhdon Hoti, kur Kosova ishte Krahinë Autonome, përmes EMPKP-së, Shukriu parashtroi kërkesën e parë për projektin rreth kërkimeve të mëtutjeshme antropologjike dhe transferimin e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij në Kosovë.

“Ky projekt nisi realizimin në Podgoricë por, vazhdimi i tij sipas gjyshit u pengua disa herë nga Republika e asokohshme e Malit të Zi”, thekson Hoti.

Gjetja dhe zhvarrosja e eshtrave

Muhamed Shukriu në përgjithësi kishte lidhje shpirtërore me trashëgiminë kulturore të Prizrenit e në veçanti me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila u mbajt në xhaminë e Gazi Mehmed Pashës. Hoti thotë se gjyshi i saj, si drejtor i EMPKP-së, në vitin 1977 pranë kësaj xhamie ndërtoi kompleksin monumental të Lidhjes së Prizrenit, që vizitohet sot e kësaj dite.

“Dihet se Isa Boletini ishte luftëtar i Lidhjes së Prizrenit që nga mosha 17 vjeçare. Përveç kësaj, nëna e bashkëshortes së dajës tim, Sadete Gora, ishte mbesa e Isa Boletinit, me ç’rast shkëmbenin shumë informata me të dhe me Ismet Boletinin. Me ndihmën e këtij të fundit dhe trashëgimtarëve të tjerë krijuan dhe trungun familjar të familjes Boletini (Foto 1). Gjyshi në shtëpinë e tij në Prizren, në një hapësirë të veçante të një dhome, ia ka dedikuar Isa Boletinit, ku figuron edhe cigarellëku dhe një element i pajës së gruas së dytë të tij”, rrëfen Hoti. Ajo thekson se Shukriu përveç Isa Boletinit, kishte lidhje shpirtërore edhe me anëtarët e tjerë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku poashtu kontribuoi në kthimin e eshtrave të Ymer Prizrenit dhe të Abdyl Frashërit.

Gjurmimi i eshtrave të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, si dhe tentimi për t’i kthyer ato në Kosovë, është ndarë në tri faza, që nga viti 1973 deri më 1998. Gjatë dy fazave të fundit, ndihmesë dhe informacione të shumta ka ofruar Bashkësia Islame e Podgoricës.
“Në fazën e parë të gjurmimit më 1973, Shukriu së bashku me kolegët nga EMPKP, në bazë të hartave dhe të skicave, kanë arritur që t’i kthejnë eshtrat e Ymer Prizrenit, si dhe ta identifikojnë varrin me epitafin e emrit të Isa Boletinit (Foto 2)”, thotë më tej Hoti.

Faza e dytë e gjetjes së eshtrave, sipas saj, ka filluar në vitin 1994, me ekipin nga Kosova të përbërë nga Muhamed Shukriu, Remzi Murati, nip i Isa Boletinit dhe Asllan Murati, kryeimam në Mitrovicë, si dhe me ndihmën e kryeimamit të Bashkësisë Islame të Podgoricës, Idriz Demirit.

“Sipas gjyshit, gërmimet ishin vështirësuar mjaft, si pasojë e dëmtimit të varrezave ndonëse shanset ende ekzistonin. Por, për shkak të presionit të pushtetit të asokohshëm të Malit të Zi, si dhe konflikteve në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë është ndalë ky proces”, shton Hoti. Faza e tretë kishte nisur në vitin 1998, me ftesën e Bashkësisë Islame të Podgoricës, e cila alarmoi se Komuna e Podgoricës kishte vendosur që përmbi këto varre të ndërtojë një park të qytetit (Foto 3).

“Kjo fazë rinisi sipas projektit të vitit 1979 të EMPKP-së, si dhe me ndihmën e mbështetjen institucionale të Latif Berishës, kryetar i asokohshëm i LDK-së në Mitrovicë dhe përgjegjës për arsim, shkencë dhe kulturë. Në këto gjurmime, që zgjatën 20 ditë, morën pjesë Muhamed Shukriu, Remzi Murati, si dhe Shaqir Ismaili, ish-kryeimam në BI të Podgoricë (Foto 4)”, pohon Hoti.

Krejt ky proces kishte përfunduar më 15 nëntor, kur nga varri ishte zhvarrosur Isa Boletini së bashku me shtatë mbetjet e tjera mortore, që supozohej se ishin: Misin Limani, Hajdar Radisheva, Jonuz Boletini, Zait Boletini, Halit Boletini dhe Idriz Boletini, (Foto 5-6). Disa nga të dhënat që i ofron Hoti, janë marrë nga libri i Muhamed Shukriut, “Prizreni i lashtë” (2001).

Shukriu raportoi te presidenti Rugova

Eshtrat e tetë personave të zbuluar në Podgoricë, ishin sjellë me autobus të vendosura e të kamufluara në disa valixhe të mëdha.
“Këto valixhe ishin në banesën tonë, ndër ta edhe Isa Boletini. Gjyshi ia pastronte eshtrat nga dheu dhe më shpjegonte se si këto mbetje mortore duhej patjetër të ishin të tij, meqë sipas të dhënave, Isa Boletinit i mungonte gishti i mesëm i dorës së majtë, të cilin e kishte prerë me sëpatë në moshën 2-3 vjeçe, duke luajtur në oborrin e Kullës në Boletin, informatë kjo që kishte dhënë mbesa e tij”, deklaron Hoti. Pak më vonë, Shukriu së bashku me Latif Berishën, i kishin dërguar eshtrat në Mitrovicë.

“Atje, së bashku me mulla Asllan Muratin, i kanë fshehur eshtrat e Isa Boletinit dhe të tjerëve në oborrin e xhamisë. Pas këtij veprimi së bashku me Latif Berishën, raportin e paraqitën tek presidenti i asokohshëm i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova ( Foto 7)”, tregon Hoti. Ajo shton se, me aq sa mban mend, lokacionin e eshtrave të Isa Boletinit, e kishin ditur vetëm Shukriu, Berisha dhe Mulla Asllan Murati.

“Që të tretë i ishin përbetuar njeri tjetrit se nuk do ta bënin publike këtë lokacion, deri kur shteti i Kosovës të vendosë që ta ndërtojë një kompleks memorial siç i ka hije Isa Boletinit”, thotë ajo.

Me gjithë tentimin e shumë familjarëve e poashtu të gazetarëve, këtë sekret nuk e thanë asnjëherë. Latif Berisha u vra në shtëpinë e tij nga forcat serbe, kurse Muhamed Shukriu ndërroi jetë në vitin 2009, gjithnjë i shqetësuar për zhvendosjen e eshtrave nga vendi i fshehtë.
“Sidoqoftë, uroj që ëndrra 31 vjeçare e gjyshit tim, si dhe porosia që Isa Boletini ta ketë kompleksin memorial në Boletin ashtu siç e meriton figura e tij kolosale, do të jetësohet denjësisht”, përfundon Hoti./tribuna/

Kosova vend i ‘eksperimenteve’ të Bashkesisë Nderkombëtare

0

astrit ahmetiShkruan: Astrit Ahmeti

Kosova si një vend në tranzicion i krijuar pas një periudhe tranzicioni të lodhshëm pas çlirimit të saj, me sfida të shumta deri në Pavarësinë e saj, me misione nderkombëtare të instaluara pas lufës për të cilat kishte shumë shpresë që do të ndryshojnë gjendjen politike dhe shoqërore në Kosovë, por fatkeqësisht realiteti nuk është aspak i tillë.

Në fakt çdo mision i Bashkësisë nderkombëtare në Kosovë duke mos nënvlerësuar anët pozitive në fakt ishte i dështuar duke mos e deshmuar vetën dhe pritjet tona.Është me të vertetë shumë zhgenjyese kur ata që thirren në ruajtjen e rendit dhe ligjit, për të krijuar shtetin ligjor, të shohim se janë pikërisht ata që së pari duhet të gjykohen për shkelje të ligjit, korrupsion.

Rasti i fundit është vetëm një rast, raste të tilla të deshtimit të Misionit nderkombëtar në Kosovë kishte edhe më parë.

Prandaj lind pyetja: A mund ti besojmë më Bashkimit Evropian dhe Bashkësisë nderkombëtare?
Përgjigjeja është shumë e thjeshtë.

Nuk mund të donë askush “shtepinë” tënde më shumë se ti.Vendimi për instalimin e Eulex-it në Kosovët është vendim politik i Bashkimit Evropian për ta relativizuar situaten politike në Kosovë në raport me Serbinë, e jo aq shumë për te ndihmuar Kosovën në aspektin ligjor, e kjo deshmohet edhe me rezultatet që ka realizuar ky Mision.

Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm është që brenda Eulex-it ka staf nga shum? Shtete të Evropës, të cilat ende as që e kanë njohur Kosovën dhe janë mbrojtës të Politikes serbe, duke mos ju konvenuar arritja e progresit në Kosovë por e duan një Kosovë më shumë probleme për ta deshmuar politiken e Serbisë se Pavaresia e Kosoves është faktor destabilizues në Ballkan.

Prandaj nga të gjithë këto raste duhët të mesojmë se shteti krijohet dhe zhvillohet nga ne, nëse nuk e duam dhe nuk e ruajmë Shtetin tonë mos të presim nga të tjerët një gjë të tillë.
Elita politike në Kosovë në proceset që po kalon Duhët të jetë e bashkuar, e pregaditur që të mbroj interesat tona shtetëtore, për një zhvillim t? mir?filltë ekonomik, luftim të korrupsionit, rregullim të imazhit të Kosovës në botë etj.

E në këtë menyrë mos të lejojmë që Kosova të jetë vend i realizimit të eksperimenteve të Bashkësisë nderkombëtare, për ti testuar misionet e saj.

Është koha e fundit që liderët politik të reflektojnë, t’i lëjnë anash interesat personale dhe grupore, t? mendojnë për t? mirën e vendit, të krijojnë një Qeveri të fortë që të jetë sa më e pregaditur për të përballur me sfidat që po kalon Kosova si në planin e brendshëm ashtu edhe në raport me Negociatat me Serbinë.