Mushkolaj nuk përjashton mundësinë që LDK të afrohet me PDK-në

Imer MushkolajParalajmërimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për t’u konsultuar me degët e kësaj partie për të gjetur një zgjidhje për formimin e institucioneve, analisti politik Imer Mushkolaj e ka vlerësuar si tendencë të Mustafës për ta shpëtuar veten nga ndëshkimi për shkak të humbjeve të tri palë zgjedhjeve.

Mushkolaj ka thënë për “Epokën e re” se Mustafa është duke tentuar ta korrigjojë edhe vendimin e tij, ku Ramush Haradinajt ia ka besuar postin e kryeministrit.

“Isa Mustafa ka probleme brenda partisë që udhëheq dhe veprimet eventuale brenda partisë i ndërmerr me qëllim që ta shpëtojë veten nga ndëshkimi për humbjen e tri palë zgjedhjeve, si dhe të korrigjimit të vendimit për t’ia besuar liderit të një partie të vogël si AAK-ja krijimin e qeverisë, duke mos e çuar kështu në vend besimin e marrë nga votuesit”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këtë fazë LDK-ja mund të afrohet me PDK-në e Hashim Thaçit.

“Nuk e hedh poshtë mundësinë e afrimit të LDK-së me PDK-në dhe koalicionit ndërmjet këtyre dy partive. Nuk është hera e parë që LDK-ja bën sikur shfaqet refuzuese ndaj PDK-së, pastaj krijojnë bashkë koalicionin qeveritar. Kemi këtu parasysh situatat parazgjedhore në të kaluarën, kur zyrtarë të lartë të LDK-së e kritikonin PDK-në dhe mblidhnin vota në emër të refuzimit për të qeverisur me Hashim Thaçin, në anën tjetër po këta zyrtarë bëheshin ministra të Thaçit”, është shprehur Mushkolaj.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit