14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Kjo është dita jote

Tedi PapavramiShkruan: Tedi Papavrami

Babo,
Nuk erdha dot, po te pakten po studjoj mirë violine, keshtu qe edhe ti je me i qete! Nga ana tjeter, nje Papavram njeherazi mbase mjafton per Shqipërinë e cila edhe pse mban shume, nuk eshte dhe kaq e
madhe, nderkohë qe po bëhen 3 gjenerata që e ngarkojmë me mbiemrin tonë. Dhe në fund të fundit, kjo është dita jote, jo eimja.

Ne ditet e sotme gjerat harrohen gjithmonë e më shpejt. Edhe ne Shqipëri, vënd ku ti ke shumë me kujtime dhe shokë se unë, e kam ndjere veten ne nje pozite disi te çuditshme dhe jo të rehatshme duke vene re nevojen për të kujtuar meritën tënde të pakrahasueshme ne fushen e violines dhe te harqeve ne pergjithesi. Pas çdo muzikanti te mire ka nje profesor te mire dhe ne se muzikanti, kur eshte me fat, ka zakonisht nje profesor te tille gjate jetes se tij, ky i fundit mund te prodhoje me dhjetera muzikante te mire, gje te cilen e ke bere vazhdimisht, ne Shqiperi si dhe ne France.
Qe rastesi e çuditshme qe qellova une te behem me i njohuri nxeneseve te tu.

Insistoj mbi fjalen rastesi sepse per sa i perket punes se shkelqyer qe bere me mua, ata qe kane punuar me ty ne te njejten periudhe e dine qe kerkesa, metoda dhe pasioni yt ishin te njejta per te gjithe. Ajo qe mbase ndryshon eshte fakti qe duke te patur njekohesisht baba, me ka hyre me heret dhe me thelle se tek shume te tjere pasioni yt per violinen dhe enderra e arritjes se diçkaje te perkryer ne kete fushe kaq magjike. Dhe pertej dijes dhe mjeteve qe dite te zhvillosh kaq mire per te bere
te avancojne studentet e tu, eshte pasioni yt kaq komunikativ, i nje bukurije te pakapshme qe mbase te karakterizon me shume se çdo gje.

Por nuk po zgjatem me se fjalet ne keto raste nuk kane magjine e muzikes dhe behen shpejt te lodhshme per degjuesit. Po i kthehem studimit ashtu siç ma pate shkruajtur dikur mbi nje partiture, keshille te cilen kam vazhduar ta ndjek, nje shprehje kaq shqipe, mbi nje muzike kaq universale «Tedo mos u merzit, qaji hallet me Bahun»
Djali yt
Tedi

Më Shumë

Burri në Dragash ushtron dhunë ndaj bashkëshortes – policia e arreston

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Dragash, për shkak se dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Sonte, finalja e Eurovisionit

Sonte do te mbahet nata finale e Eurovision Song Contest 2024. Këtë vit, Shqipëria u përfaqësua me këngën ‘Titan’ nga Besa Kokëdhima e cila nuk...

Lajmet e Fundit