11.4 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025
Home Blog Page 7467

Komunitetet braktisin Kosovën

0

komunitetiHareja e këtij komuniteti vërehet në hyrje të lagjes së tyre. Sapo t’u afrohesh shtëpive të tyre do të përballesh me muzikën e surleve dhe tupanëve, tingujt e të cilave nuk mungojnë për asnjë moment.

Kjo hare shihet në qytetin e Fushë Kosovës, në lagjen në të cilën jetojnë pjesëtarë të komunitetit, romë, ashkali dhe egjiptian (RAE).

Por, pavarësisht haresë, në atë lagje sheh njerëz të varfër, të drobitur, makina të stërvjetra dhe gra të mbuluara që enden kudo për të shitur suvenire të lira. Aty posa të hysh mund ta shohësh edhe një pazar. Në të banorët e komunitetit RAE shesin gjëra të përdorura nëpërmjet të cilave sigurojnë mbijetesën për familjet e tyre shumanëtarëshe. Duke u shëtitur asaj lagjeje mund të shohësh edhe kafiteri, autolarje si dhe dyqanet e improvizuara të banorëve të kësaj lagjeje.

Përfaqësuesi i këtij komuniteti në Kosovë, Qerim Gara shprehet se kushtet e dobëta ekonomike kanë bërë që më shumë se 140 familje me rreth 700 anëtarë të komunitetit RAE ta braktisin Kosovën gjatë katër muajve të fundit. “Arsyeja kryesore për migrimin e tyre ka qenë gjendja e dobët ekonomike. Ne në komunitetin ton kemi rom, ashkali, egjiptian, turk madje edhe serb. Por kushtet e këqija sociale, mungesa e vendeve të punës, kanë bërë që vetëm për katër muaj ta lënë Kosovën rreth 700 pjesëtarë të komunitetit tonë”, ka thënë Gara. /Tribuna

Blloku luhatet nga mosbesimi

0

Blloku te JahjagaNjë deklaratë e Shpend Ahmetit nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ku është shprehur hapur kundër koalicionit me PDK’në, por njëkohësisht ka shprehur se nuk u beson as LDK’së dhe AAK’së, ka çuar shumë pluhur në qarqet politike.

Ahmeti është shprehur se nuk beson në koalicion as me LDK’në dhe as me AAK’në, me të cilat pati VV me 10 shtator ka firmosur marrëveshjen të ashtuquajtur të parimeve.

Kjo gjë është parë më ndryshe nga analistët politik.Riza Smaka ka thënë se politika nuk njeh norma strikte morale.

“Do të thotë shpesh veprohet në kundërthënie me deklaratat e mëparshme, me qëndrimet e mëparshme, madje në disa raste edhe në kundërshtim me programin politik”< ka thënë Smaka për Kosova Sot.

Presidente, vepro ose tërhiqu

0

Atifete jahjagaJanë bërë më shumë se tri javë që kur presidentja e vendit Atifete Jahja ka nisur përpjekjet e saj për ta zgjidhur ngecin politik të krijuar nga partitë politike në Kosovë.

Ajo ka mbajtur më shumë se pesë takime me të gjitha këto parti pozitë e opozitë, me qëllim të lehtësimit të dialogut me Bllokut dhe PDK’së, por deri më tani pa sukses.

Njohës të çështjeve politike dhe juridike vlerësojnë se presidentja duhet të pranojë se e ka të pamundur t’i bind liderët e partive politike të arrijnë në një marrëveshje për daljen e vendit nga kriza. Ata thonë se nëse deri në fund të kësaj jave, presidentja nuk sjell ndonjë rezultat, atëherë ajo duhet të tërhiqet. /Tribuna

Në zgjedhje hyjmë si koalicion

0

Teuta Sahatciu-ldk14-28Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë të nevojshme, mirëpo në rast se ato do të mbaheshin tani, fituese e tyre do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kështu shpreson nënkryetarja e kësaj partie, Teuta Sahatqija, e cila është optimiste se nëse zgjedhjet shpallen aktualisht, atëherë LDK-ja do të hynte në një koalicion parazgjedhor, i cili do të garantonte një numër shumë më të madh të votave../zeri/

Të gjithë për zgjedhje

0

Lideret te JahjagaTë gjithë partitë politike duket se janë pajtuar për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që marrëveshja për dalje nga kriza konsiderohet e pamundur.

Të vetmit që janë kundër zgjedhjeve janë diplomatët e huaj, të cilët konsiderojnë se nuk janë shterur të gjitha mundësitë e dialogimit…/zeri/

Demaçi: Veriu edhe Lugina janë të Kosovës

0

Demaci11-21Veprimtari Adem Demaçi ka kundërshtuar idenë e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, për shkëmbimin e Veriut të Kosovës me Kosovën Lindore.

Demaçi ka thënë se që të dy këto territore i takojnë Kosovës.

“Unë mendoj që nuk është e drejtë, sepse s’kemi ne mundësi me luajt me territore tona, t’i japim territore tona. Ato territore janë tonat dhe herët ose vonë kanë me iu kthye atyre që u takojnë. Kështu që me Serbinë nuk mund të bëjmë tregti, sepse dalim të humbur. Nuk mendoj se këto janë në interes të shqiptarëve. Edhe ato edhe këto, gjitha janë territore tona. Çka me lyp na. Jep tonën e merr tonën”, tha Demaçi. /Indeksonline/

Serbia e do edhe Rusinë, edhe BE-në, edhe Kosovën

0

Tomislav NikolicPresidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, thotë se vendi i tij synon të vazhdojë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, por nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë.

“Kur kemi vendosur të bëjmë negociata me BE-në, nuk kemi folur për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, ka thënë Presidenti serb, Tomislav Nikolic, në një intervistë për kanalin televiziv “Rusia 1”, transmeton RFE.

Ai ka thënë se BE-ja edhe ashtu nuk ka politikë të përbashkët në asnjë çështje, andaj qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë nuk duhet të jetë arsye që shteti serb të mos pranohet në bllokun europian.

“Europa nuk ka një politikë të përbashkët të jashtme në asnjë çështje. Për shembull, njohja e Kosovës. Nëse ka politikë të përbashkët, përse pesë anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës? Ato janë: Sllovakia, Rumania, Spanja, Greqia dhe Qiproja. Kjo është shumë më serioze sesa vendosja e sanksioneve ndaj një shteti”, ka thënë Nikolic.

Perëndimi i ka bërë presion Serbisë që t’iu bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Dritëro Agolli në prag të 83 vjetorit: Pleqëria, ikën si uji i lumit nën urë

0

DriteroAgolli me cigareMes këngëve dhe valleve devolliote, shkrimtari dhe poeti i madh shqiptar Dritëro Agolli organizoi një festë paraprake për 83-vjetorin. Në festën e kolosit të letrave ishin të ftuar ata që atij i do më shumë zemra, në një rreth të ngushtë me miq e familjarë. Gazetari Ilir Kadia, i rritur në të njëjtën tokë me Dritin, sic i thërriste babai i tij kur i ka dhënë mësim shkrimtarit tregon disa sekrete të vogla, nga ato që nuk i kemi lexuar në rrëfimet e shkrimtarit.

Tani që e ndajnë pak ditë nga 83 vjetori (mbush më 13 tetor) ai thotë se padyshim periudha e jetës që ikën më shpejt është pleqëria.
“Dritero, e pyeta, cila është periudha e jetës që ikën me shpejt? Pleqëria, tha. Kur je i ri koha sikur ka ndalur për ty e ti kujton se do mbetesh i ri përgjithmonë dhe se pleqëria është vetëm për të tjerët! Kur plakesh ditët janë njëlloj të tëra, nuk sjellin asgjë të re dhe jeta ikën shpejt si uji lumit nën urë! Njerëzit e këtij fundshekulli do jetojnë mesatarisht 145 vjec thonë shkencëtarët! Mbesat dhe nipat tanë do jetojnë kaq gjatë, por jo ne moj Sadije, mos ki frikë!

Më tej, bëhet një nga ato pyetje që gjithmonë njeriu ia drejton vetes plot kurajo, momenti më i vështirë i jetës. Dhe shkrimtari nuk kujton as politikën, as veprat e shkruara, as kohën e gazetarisë, jo. Në mend i vjen historia me një qerrkë që ia ndërtoi gjyshi, atje në juglindje, në Devoll.

“Sapo e pyeta Dritëroin: cili ka qenë casti më i vështirë në jetë për ty o Dritëro? E zhyti kokën në re një cope herë të gjatë dhe më tha: Kur isha i vogël fare gjyshi më bëri një qerrkë me dy rrota dhe një osht të gjate! Unë nuk e pëlqeva dhe e mora e përplasa në tokë. Qerrka u thye! ‘Po pse o Dritëro?! Shiko si i vrava gishtat për ty një muaj të tërë!’-më tha gjyshi i mërzitur shumë”, rrëfen Ilir Kadia mbi ditëlindjen e Dritëro Agollit.

Shkolla e Zymit të Hasit shënoi 150 vjetorin e themelimit

0

OLYMPUS DIGITAL CAMERAShkolla e Zymit të Hasit shënoi sot 150-vjetorin e themelimit me disa aktivitete që do të zhvillohen edhe në kuadër të manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit 2014” në Zym.

Veprimtari i njohur i Zymit, krijuesi letrar dhe publicisti Frrok Kristaj, me emrin e të cilit lidhen shumë manifestime dhe veprimtari kulturore që zhvillohen në Zym, ka bërë të ditur se Shkolla fillore shqipe në Zym të Hasit, Komuna e Prizrenit, daton nga viti 1864, duke mos llogaritur të dhënat e hershme të të mësuarit të shkrim-leximit fillestar si të Pal Hasit (Palit të Hasit), pastaj të personaliteteve të mëdha të Familjes Bogdani (Andre, Pjetër, Gjon, Lukë, Gjin e Gjergj Bogdani), që sipas të dhënave thuhet se mësimet fillestare i morën në vendlindje – në Gjinan (tash Bregdri) afër Zymit të sotëm.

Shkolla e Zymit ishte një ent në gjuhë shqipe me frymë humaniste, që i takonte periudhës së Rilindjes Kombëtare, e cila iu bashkua një lëvizjeje gjithëkombëtare për të kultivuar dashurinë për fe e atdhe për t’iu bashkuar të gjitha qendrave të mëdha shqiptare për një shkollë unike kombëtare.

Në vitin 1968 zyrtarisht Shkolla e Zymit është pagëzuar me emrin e Shtjefën Gjeçovit./Gazeta Blic/

Nëse nuk gjendet zgjidhja, shkojmë në zgjedhje

0

Arbër VllahiuZgjedhjet e reja të parakohshme në Kosovë do të diskutoheshin vetëm nëse partitë politike nuk do të gjejnë asnjë zgjidhje tjetër. Një qëndrim i tillë kumtohet nga Zyra e Presidentes së Kosovës, përmes zëdhënësit Arbër Vllahiu.

Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se presidentja Atifete Jahjaga përmes bisedimeve me liderët e partive politike po kërkon një zgjidhje dhe nuk po e imponon atë. Sipas tij, për zgjedhje të reja të parakohshme, mund të diskutohet vetëm nëse dështon arritja e një marrëveshjeje për dalje nga kjo krizë për formimin e institucioneve të reja.

“Nëse nuk ofrohet asnjë zgjidhje dhe nëse zgjedhjet shihen si e vetmja alternativë e mbetur, atëherë duhet që vendin ta nxjerrim nga kjo situatë e pamundshme. Presidentja ka kërkuar zgjidhje, marrëveshje, dhe pajtim për të shmangur zgjedhjet”, ka deklaruar Vllahiu.

Zëdhënësi Arbër Vllahiu ka thënë, po ashtu, se presidentja Jahjaga, në këtë proces lehtësimi të bisedimeve me liderët e partive politike, i ka dëgjuar idetë dhe opsionet e tyre.

Duke e përjashtuar mundësinë e imponimit të ndonjë zgjidhjeje nga ana e presidentes, Vllahiu ka deklaruar tutje se u takon partive politike dhe liderëve të tyre që për tejkalimin e kësaj situate, ata vetë të gjejnë zgjidhjen.

“I gjithë procesi në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, që udhëhiqet nga Presidentja është proces i lehtësimit të bisedimeve ndërmjet partive politike parlamentare, të diskutimeve që duhet të çojnë drejt një zgjidhjeje, të cilën duhet ta ofrojnë vetë liderët e partive politike parlamentare dhe duhet të gjejmë një mënyrë se si të dalim nga kjo situatë, në të cilën ndodhemi sot”, ka thënë Vllahiu.

Bllokada rreth krijimit të institucioneve të reja është krijuar pas ndarjes në dy blloqe të partive politike.

Për PDK-në dhe liderin e saj, Hashim Thaçi, zgjidhja duhet të gjendet mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Në rast se një zgjidhje e tillë nuk arrihet, PDK nuk e ka përjashtuar as mundësinë e zgjedhjeve si zgjidhje.

“Kërkohet një bashkëbisedim për të gjetur zgjidhjen e përshtatshme, të pranueshme në përputhshmëri me rezultatin zgjedhor, duke e respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Thaçi.

Në anën tjetër, blloku i krijuar pas zgjedhor, LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, aktualisht është pozicionuar kundër opsionit të zgjedhjeve, duke pretenduar se e ka krijuar shumicën parlamentare.

Mirëpo, ky bllok nuk po arrin që marrëveshjen ndërpartiake ta zbatojë në praktikë, pasi që posti i ndarë i kryetarit të Kuvendit për LDK-në, sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, i përket grupit më të madh parlamentar, që në këtë rast nënkupton PDK-në. Ky bllok i partive të koalicionit pas zgjedhor ende po insiston që zgjidhja të gjendet jashtë zgjedhjeve.

Pas raundit të fundit të bisedimeve me presidenten, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti kishte deklaruar se zgjedhjet po përmenden si një prej opsioneve, ndonëse kishte vënë dyshime se për një opsion të tillë mund të ketë bazë ligjore e kushtetuese.

“Mundësia e zgjedhjeve të reja është një prej opsioneve që përmenden. Ne asnjëherë nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi të vetëdijshëm se në Kosovë nuk ekziston baza kushtetuese e ligjore për zgjedhje të reja”, ka theksuar Kurti.

Në Raportin e fundit të progresit, Komisioni Evropian i kishte cilësuar si ngecje dhe kthim prapa vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Tani, kur partitë politike kanë marrë edhe sinjalet e para se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse nuk gjendet një zgjidhje, ato mbase do të duhet të reflektojnë me ide e opsione tjera krahasuar me zgjidhjet e deritashme të ofruara. Në të kundërtën, opsionin e fundit tashmë e kanë të qartë. /rel/