Dritëro Agolli në prag të 83 vjetorit: Pleqëria, ikën si uji i lumit nën urë

DriteroAgolli me cigareMes këngëve dhe valleve devolliote, shkrimtari dhe poeti i madh shqiptar Dritëro Agolli organizoi një festë paraprake për 83-vjetorin. Në festën e kolosit të letrave ishin të ftuar ata që atij i do më shumë zemra, në një rreth të ngushtë me miq e familjarë. Gazetari Ilir Kadia, i rritur në të njëjtën tokë me Dritin, sic i thërriste babai i tij kur i ka dhënë mësim shkrimtarit tregon disa sekrete të vogla, nga ato që nuk i kemi lexuar në rrëfimet e shkrimtarit.

Tani që e ndajnë pak ditë nga 83 vjetori (mbush më 13 tetor) ai thotë se padyshim periudha e jetës që ikën më shpejt është pleqëria.
“Dritero, e pyeta, cila është periudha e jetës që ikën me shpejt? Pleqëria, tha. Kur je i ri koha sikur ka ndalur për ty e ti kujton se do mbetesh i ri përgjithmonë dhe se pleqëria është vetëm për të tjerët! Kur plakesh ditët janë njëlloj të tëra, nuk sjellin asgjë të re dhe jeta ikën shpejt si uji lumit nën urë! Njerëzit e këtij fundshekulli do jetojnë mesatarisht 145 vjec thonë shkencëtarët! Mbesat dhe nipat tanë do jetojnë kaq gjatë, por jo ne moj Sadije, mos ki frikë!

Më tej, bëhet një nga ato pyetje që gjithmonë njeriu ia drejton vetes plot kurajo, momenti më i vështirë i jetës. Dhe shkrimtari nuk kujton as politikën, as veprat e shkruara, as kohën e gazetarisë, jo. Në mend i vjen historia me një qerrkë që ia ndërtoi gjyshi, atje në juglindje, në Devoll.

“Sapo e pyeta Dritëroin: cili ka qenë casti më i vështirë në jetë për ty o Dritëro? E zhyti kokën në re një cope herë të gjatë dhe më tha: Kur isha i vogël fare gjyshi më bëri një qerrkë me dy rrota dhe një osht të gjate! Unë nuk e pëlqeva dhe e mora e përplasa në tokë. Qerrka u thye! ‘Po pse o Dritëro?! Shiko si i vrava gishtat për ty një muaj të tërë!’-më tha gjyshi i mërzitur shumë”, rrëfen Ilir Kadia mbi ditëlindjen e Dritëro Agollit.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit