16 C
Prizren
E shtunë, 31 Maj, 2025
Home Blog Page 7468

Reagon e bija e Fahri Musliut

0

Valbona e Fahri MusliuKa reaguar vajza e gazetarit, Farhi Musliut, e cila shkrimet e fundit i ka cilësuar fyese për familjen e saj.

Reagim i plotë:

Të dashur miq!

Këtyre ditëve mediat në Kosovë shumica prej të cilave dorë-lëpirëse të pushtetit, botojnë shkrime të ndryshe përmes së cilave etiketojnë familjen time më saktësisht babën tim, Fahri Muslin, i cili për plotë katër dekada me mish e shpirt iu kushtuar profesionit të gazetarisë.

Edhe pse nuk kam dashur të merrem me këto shpifje të gazetarëve dhe redaktorëve që për vite kanë ushtruar profesionin e muratorit nuk po më len ndërgjegjja të qëndrojë duarkryq e sy mbyllur.

Të nderuar “kolegë gazetarë” kur po lexoj se çfarë po shkruani po më vie turp që po e ushtrojë këtë profesion për mbi 15 vite të trashëguar nga i Ati. Kjo më bën të kuptojë se në mediat tona shumicën prej tyre portale, gazetarët e të cilave nuk luajnë nga karrigia, nuk paska gazetari të mirëfilltë dhe gazetarë gjithashtu pasi që askush nuk është përpjekur ta thotë të vërtetën pos trillimeve, shpifjeve e etiketimeve, duke u bërë vetëm një copy- paste shkrimeve të huaja dhe asgjë më shumë.

Për mua si vajza e Fahri Musliut fare pak kanë rëndësi këto shkrime, sepse me to jetoj për afro 40 vite, ndërsa është për të ardhur keq për gazetarinë kosovare në përgjithësi. Unë do t’i kisha këshilluar gazetarët shpifës që mos të merren me privatësinë e Babait tim e as të kujtdo qoftë tjetër, por të merren me problemet që e kanë futur vendin në zgafelle e nuk po mund të del assesi.

Nuk e di nëse këta pjatëlëpirës të gazetës Express duke mos anashkaluar shumicën e mediumeve tjera a e kanë trajtuar ndonjëherë korrupsionin, prostitucionin, drogën, tenderomaninë, mafinë, hajninë, arsimin e degraduar, shëndetësinë e fundosur që edhe e kanë quar vendin në humnerë?!

Sigurisht se jo sepse shumica e tyre nuk dinë se çka është lajmi përpos rrugës më të shkurtër copy – paste sa për të thënë se po punojnë diç . Nuk është për tu habitur sepse në një shtet ku nuk funksionon rendi e ligji i hapet dera dhe rruga gjithkujt të luaj si të dojë. Nuk e di pse vallë këta njerëz merren me jetën private qoftë në këtë rast Fahriut apo edhe të tjerëve. Dhe shpesh po i shtroj pyetje vetës se sa është e rëndësishme për opinionin që të merren gazetarët me gjëra të kota.

Gjithashtu nuk e di nëse këta gazetarë kanë hulumtuar më shumë për punën gazetareske që e ka bërë ai dhe për të arriturat e sukseset e pa numërta që edhe mua në radhë të parë, por edhe familjen në përgjithësi na bëjnë të ndihemi krenarë dhe qëndrojmë ballë hapur e faqe bardhë kurdoherë.

E më së shumti më ka habitur një postim i patologut Arsim Gërxhaliu në llogarinë e tij sociale, i cili për çudi paska kohë që të merret me ADN- në e Aleksandër Vuçiqit. Aq analizat patologjike në Institutin e Mjekësisë ligjore janë të sakta saqë nuk dyshoj që 1 milion e tetëqind mijë banorët e shtetit do të dilnin vëlla e motër!.

E zotin Gërxhaliu e kisha rekomandue që më shumë le të merret me problemet shtetërore. Jemi dëshmitarë të asaj që në vend çdo ditë nga pakujdesia nëpër spitale vdesin qytetarë të ndryshëm që në mungesë profesionalizmi futen nën Dhe, dhe mbyllen rastet po arë ditë pa iu bërë një autopsi si duhet.

Duke mos e zgjatur shumë i kisha këshilluar kolegët e mi gazetarë që ta ushtrojnë këtë profesion me shumë seriozitet duke e thënë gjithmonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, sepse vetëm kështu mund të arrijnë cakun e dëshiruar. E për ata që nuk dinë se çfarë është misioni, por edhe profesioni i gazetarit le t’i ndjekin hapat e Babait tim.

Me respekt Valbona Fahri Musliu

Zhbogar: Bllokadën institucionale ta zgjidhin vet kosovarët

0

Zhbogar6-13Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se partitë politike kosovare janë ato të cilat mund t’i japin fund ngërçit politik. Ndërsa, si përfaqësues i BE-së do t’i nxisë politikanët të cilët kanë marrë mbështetjen e popullit që të dalin nga kjo situatë.

Këto deklarata Zhbogar i ka bërë pas një takimi pune me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ai me këtë rast ka thënë se do të vazhdojë të mbështes përpjekjet e presidentes Jahjaga për daljen e vendit nga ngërçi politik.

“Puna ime është të nxisë udhëheqësit politikë që kanë marrë përgjegjësi nga vota e popullit që ta zgjidhin problemin. Ne mbështesim përpjekjet e presidentes së Kosovës që t’i mbledhë liderët politikë dhe t’i shtyjë ata drejtë arritjes së një marrëveshjeje. Koha po kalon por ne nuk mund ta kryejmë punën e liderëve politikë. Ne do të vazhdojmë të kemi besim se Kosova dhe kosovarët do e gjejnë zgjidhjen. Kjo është më e rëndësishme për Kosovën por është e rëndësishme edhe për ne. Pra, jo vetëm që të gjendet zgjidhja, por të gjendet zgjidhja nga vet kosovarët”, ka thënë Zhbogar, raporton TV Dukagjini.

Ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka falënderuar përfaqësuesin e zyrës së BE-së për ndihmën dhënë komunës së Pejës në implementimin e masave për efiçiencë të energjisë elektrike në shkolla dhe spitale, si dhe në realizmin e projekteve të tjera në zhvillimin ekonomik të komunës.

“Ndihmesa është e gatshme, ne duhet të aplikojmë fondet. Ndihma e BE-së është e fokusuar aty ku ne jemi të interesuar në zhvillimin e bujqësisë, turizmit dhe, normal, zhvillimin e edukimit. Këto janë ndihmat që do të ndahen nga BE dhe investimet që do t’i bëjë Komuna e Pejës”, tha ai.

Ndërsa Zhbogar ka theksuar se është impresionuar me planet e prezantuara nga ana e kryetarit, e që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Komunës. Ai po ashtu ka çmuar edhe punën që është bërë me komunitetet, si në zgjidhjen e problemeve ashtu edhe në integrimin e tyre në institucionet lokale

Zhbogar ka qëndruar të hënën në Pejë me rastin e përurimit të punimeve në shkollën fillore “8 Marsi”.

Hiqen kioskat pranë sheshit të “Shatërvanit” në Prizren

0

KioskuMe vendim të Komunës së Prizrenit janë hequr disa kioska në këtë qytet, të cilat gjenden pranë sheshit “Shatërvan”.

Kioskat të cilat gjendeshin pranë urës së “Arasta” janë hequr sot gjatë ditës nga një kompani private me vendim të Komunës së Prizrenit, transmeton Telegrafi.

Merret vesh se pronarët e kioskave kanë kundërshtuar ashpër këtë veprim të komunës, por nuk kanë rezistuar në largimin e saj.

Haxhere Gavazaj, përcaktohet për një vend të punës

0

Haxhere GavazajZyrtarja e Financave në Drejtorinë e Arsimit në Prizren, Haxhere Gavazaj është përcaktuar që të mbajë vetëm një vend të punës. Ajo sot vullnetarisht është larguar si mësimdhënëse në shkollën ekonomike “ Ymer Prizreni”, ku ka punuar për 10 vite me radhë.

Ajo thotë se një akt të tillë e ka ndërmarrë për arsye morale. “Arsyeja që kam punuar në shkollë më shumë ka qenë se i dua nxënësit .Për 10 vite kam punuar në arsim me gjithë qejf vetëm për nxënësit”, tregon Gavazja për PrizrenPress.

Gavazaj është zyrtarja e parë e Komunës së Prizrenit, e cila në mënyrë vullnetare ka vendos të lirojë vendin e dytë të punës në në shkollën ekonomike “ Ymer Prizreni”. Ajo fton edhe zyrtarët e tjerë që të ndjekin shembullin e saj dhe të mos i mbajnë nga dy vende të punës./PrizrenPress.com/

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj 9 zyrtarëve shëndetësorë

0

arrestimi i mjekeveGjykata e Apelit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka refuzuar si të pa bazë ankesën e mbrojtjes ndaj nëntë zyrtarëve shëndetësor, të paraburgosur para disa ditësh.

“Kolegji penali i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve L. Brovina, B. Petrovski, A. Hocaoglu, A. Bakiqi, N. Zeqiri, D. Gorani, E. Muhaxheri, M. Abazi dhe R. Emra, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 11.10.2014”, thuhet në njoftim.

Personat në fjalë dyshohen për një serë veprash penale si: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit si dhe ushtrim u kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pabazuara, ngase aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë PPRKR.nr.286/2014, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar, se te pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen.

Nisur nga kjo Gjykata e Apelit konstaton se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tyre, siç parasheh neni 187 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Thaçi tregon në Facebook ç’i ka thënë Meucci – t

0

Thaci  me  Gabriele MeucciKryeministri në detyrë i Kosovës Hashim Thaçi përmes Facebookut njofton se është takuar me shefin e ri të EULEX-it Gabriele Meucci.

“Sot pata kënaqësinë të takoja shefin e ri të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, z Gabriele Meucci. I urova mirëseardhjen në Kosovë dhe i dëshirova punë të mbarë në angazhimin e misionit të EULEX-it në fushën e drejtësisë. Biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të misionit të EULEX-it me institucionet e vendit me synim të formimit të sundimit të rendit dhe të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, e njoftova se do të vazhdojmë me përkushtim në angazhimet e ndërmarra në fuqizimin e demokracisë, sundimit të rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe plotësimin e standardeve për anëtarësim në BE dhe NATO”, ka shkruar për këtë takim Thaçi.

Më herët shërbimi informativ i Kryeministrisë kishte dërguar njoftimin zyrtar për këtë takim.
Hashim Thaçi ka kohë që Facebokun e ka shndërruar në zëdhënës të Qeverisë.

Kallëzimet penale, si bileta të autobusit

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka ironizuar ngritjen e kallëzimeve penal të mësimdhënësve që janë larguar nga puna. Ai vlerëson se kallëzimet penale janë bërë ‘si bileta të autobusit’.

“Këto kallëzimet penale janë bërë si bileta të autobusit” , ka thënë Begaj, shkruan Koha Ditore. Ai ka treguar se deri më tash nuk është intervistuar nga askush për kallëzimet penale që janë ngritur nga mësimdhënësit e larguar nga puna.

Mësimdhënësit e larguar nga puna nga Qendra e Kompetencës në Malishevë kanë ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Malishevës, drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit të kësaj komune dhe anëtarëve të komisionit për pranimin e stafit mësimdhënës në këtë shkollë, në fillim të këtij viti shkollor.

Besnik Gegaj njëri nga mësimdhënësit e larguar, e ka pohuar këtë të dielën. “Kemi bërë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë kundër kryetarit Ragip Begaj, drejtorit Blerim Thaçi dhe 3 anëtarëve të komisionit të DKA-së për pranimin e stafit në Qendër të Kompetencës”, ka bërë me dije ai.
”Ne konsiderojmë se këta persona bartin përgjegjësi penale për largimin tonë nga puna, pa asnjë kriter dhe ligj të aplikueshëm në këtë Kosovën tonë të dashur”, ka thënë Gegaj/PrizrenPress.com/

Komiteti për Diasporë në Malishevë kërkon zyre për bashkatdhetarët

0

Komiteti per Diaspore-MalisheveKomiteti për Diasporë (bashkatdhetar), sot ka mbajtur mbledhjen e dytë të radhës. Në këtë mbledhje, u disktuan një varg çështjesh që lidhen me aktivitet dhe rolin e komitetit, në raport me diasporën, gjegjësisht me bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe jetojnë në botën e jashtme.

“Për komunën e Malishevës roli dhe rëndësia e diasporës e sidomos kontributi nga bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në shtetet perëndimore, është mjaft i madh dhe i rëndësishëm që bëhet me dekada në të mirë të ekonomisë së vendit, dhe që ky komitet duhet të jep maksimumin në mënyrë që bashkatdhetarët të kenë lehtësira dhe me shpejtësi në ofrimin e shërbimeve”, thanë anëtarët e Komitetit për Diasporë.

Ndërsa për Kuvendin Komunal të Malishevës, ky komitet dha një rekomandim.

“Themelimin e një zyre, si pikë referente për bashkatdhetarët, në mënyrë që ata të kenë ku të kyçen më lehtë për adresimin e kërkesave të tyre dhe të kenë një adresë orientimi”. /PrizrenPress.com/

Pyetjet e LDK-së për drejtorin Çoçaj

0

Nexhat cocaj DKALidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka parashtruar disa pyetje për drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajn. Zyrtarët e këtij subjekti politik, në këto pyetje kanë ngritur disa çështje rreth parregullsive në arsim.

“Denoncimet publike të komisionit për Arsim në Degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren për shkelje të ligjit dhe vet gjendjen në arsmin e komunës së Prizrenit nga vartësi i të dënuarit Ramadan Muja, drejtori i arsimit komunal Nexhat Çoçaj u patën cilësuar si “shpifje”.!”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren.

“Për këtë qëllim ne ia përsërisim prapë pyetjet e njëjta me shkeljet tjera tani të denoncuara edhe publikisht nga mjetet e informimit vizuel.”

“Nexhat Çoçaj, na thuani me cilin konkurs dhe në bazë të cilave kritere profesionale është i punësuar djali i drejtorit të SHFMU “Mati Logoreci” në po të njëjtën shkollë ku prindi i tij është drejtor ?!. Kur dihet se ai ka të mbaruar kolegjin FAMA në një drejtim nga profilet jo arsimore.!”

“Nexhat Çoçaj, me cilin konkurs është e punësuar asambleistja e PDK-së, Agnesa Bytyçi në SHFMU “Dy Dëshmorët” në Piranë , çka ka të mbaruar ajo dhe cilën lëndë mësimore jep ajo aty ?!.”

“Nexhat Çoçaj, me cilin konkurs dhe me cilën diplomë u patë punësuar Gyltene Xhaferi në SHFMU” Sinan Thaçi” në Zojz dhe me cilin konkurs u transferua ajo në SHFMU ” Lekë Dukagjini” ?!. Kush është ai “mësuesi” që e pasoi atë në këtë shkollë për lëndën e Edukatës Muzikore dhe me cilin konkurs u punësua ai, apo pa konkurs fare ?!. ”

“Nexhat Çoçaj, me cilin konkurs u punësua kundërligjshëm ish drejtori i shëndetësisë në mandatin e kaluar, tani koordinatori i shëndetësisë në KK Prizren në shkollën e mesme të mjekësisë ?!.”

“Nexhat Çoçaj, me cilin konkurs me cilën bazë ligjore është e punësuar në shkollën e mesme ekonomike Haxhere Gavazaj e cila është njëkohësisht edhe zyrtare e lartë në drejtorinë ku ju jeni sulltan i atij kalifati ?!.”

“Na e dimë se shkeljet e ligjit nga ana juaj çdo ditë e më shumë e begatojnë CV tuaj në raport me prokurorinë dhe gjyqësinë.”

“Për këtë natyrshëm na vije keq, jo për ju por, për gjendjen e arsimit dhe shkollave të komunës së Prizrenit. Ti turpërsisht do të shkon një ditë nga ajo pozitë, por pasojat për gjeneratat e kësaj kohe do të jenë të pa riparueshme. Ju përveç se keni arrit të krijoni një elitë huliganësh nëpër shkollat tona, jeni edhe drejtori më së shumti dosje në prokurori dhe ballafaqime gjyqësore, fatkeqësisht për asgjë më shumë.”/PrizrenPress.com/

Rekord: Gjykata në Prizren, për tre muaj zgjidhë 16826 lëndë

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren, ka treguar rekord në zgjidhjen e lëndëve. Brenda tre muajve, kjo gjykatë bashkë me degët e saj në Suharekë dhe Dragash, ka zgjidhur 16826 lëndë.

“Gjykata Themelore në Prizren, së bashku me degët e saj në Suharekë dhe Dragash ka zgjidhur gjithsej 16826 lëndë”, ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Ndërkaq, lëndët e pranuara në Gjykatën Themelore në Prizren si dhe degët e saj në Suharekë dhe Dragash në tremujorin e tretë të këtij viti, janë gjithsej 11350 lëndë ku përfshihen lëndët nga të gjitha lëmit.

“Vlen të theksohet se numër më i madh i lëndëve të kryera i përkasin Divizionit të Kundërvajtjes me 13216, falë angazhimit të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të Gjykatës Themelore në Prizren dhe Stacionit Policor në Prizren”, tha Kicaj.

“Me ndërmarrjen e aksionit nga Policia e Kosovës, për të zbatuar urdhëresat e Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka sjellë rezultatet e ekzekutimit të dënimeve me burg dhe gjobë. Gjatë tre mujorit të tret të vitit 2014 janë ekzekutuar 11 lëndë të ekzekutimit të dënimit me burg dhe1329 lëndë të ekzekutimit të dënimit me gjobë”./PrizrenPress.com/