19.9 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025
Home Blog Page 8688

Jahjaga viziton Shqipërinë

0

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga pritet të udhëtojë sot për në Shqipëri, ku do të zhvillohet takimi i pestë Rajonal i Presidentëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Jahjaga pritet të qëndrojë sot e nesër në Durrës, ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët të presidentëve.

Kizolli: Nuk do të lejojmë riciklimin e qeverive të dështuara në Prizren

0

Beni Kizolii ,PK1Kandidati i Partisë Konservatore(PK) për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli beson se oferta e tij do të fitojë në zgjedhjet e nëntorit. Ai thotë se Platforma Politike e tij, do të sigurojë dhe rikthej besimin e humbur të qytetarëve të Prizrenit. “Ne kemi për detyrë që t’ia rikthejmë qytetarëve shpresën dhe buzëqeshjen përmes politikave mobilizuese, unifikuese dhe integruese me një alternativë pragmatike dhe racionale të bazuar në parime, duke vendosur si prioritet zhvillimin e qytetit dhe mirëqenien e qytetarëve”, thotë Kizolli për “PrizrenPress”.

Kizolli tregon se arsyeja kryesore që ka shtyrë të kandidojë për kryetar të Prizrenit, ka qenë qeverisja jovizionare, jo profesionale, diskriminuese dhe e pandershme që ka ndodhur deri më tash me Komunën dhe këtë qytet.

Ai pranon se sfida më e madhe mund të jetë vazhdimi i koncepteve të qeverisjeve të deritanishme, përkatësisht riciklimi i partive që kanë dështuar me qeverisjet e tyre.

“Politika e tyre jo etike, jo profesionale diskriminuese dhe antihumane është bërë pjesë e një qytetit, i cili në të kaluarën është njohur për unitet, kulturë,trashëgimi dhe humanizëm”, shprehet Kizolli.

Sipas tij, këto sëmundje janë instaluara nga okupatori dhe të trashëguar nga njerëz të edukuar dhe të inspiruar nga e njëjta filozofi.
“Prandaj, kandidatët e ricikluar dhe disa të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e atyre koncepteve të qeverisjeve është turpi më i madh që ka mundur të gjejë qytetin tonë”, shprehet ai.

Ai thotë se nuk ndijehet i rrezikuar nga kundërkandidatët e partive të tjera politike, pasi që koncepti i tij politik është mobilizues, unifikues dhe integrues. “Pikërisht për këtë fitorja ime dhe Partisë Konservatore të Kosovës do të sigurohet falë vullnetit të qytetarëve e jo pazarllëqeve të individëve”, thotë Kizolli.

Akuzat e fundit në mes PDK-së dhe LDK-së, Kizolli e vlesën si një “luftë gjelash” që qëllim të vetëm ka zhvendosjen e vëmendjes së qytetarëve nga realiteti.“Kjo ‘përleshja e gjelash’ është e vetmja shpresë për aktorët e skenës politike të dështuar, sepse realiteti në këto zgjedhje do të jetë ndryshe ku do të jemi dëshmitarë të ndryshimit të aktorëve të skenës politike lokale dhe nuk do të mundësohet riciklimi i qeverisjeve të deritanishme ,jovizionare”, shprehet Kizolli.

Sipas tij,LDK-ja dhe PDK-ja kanë mbyllur mandatin e tyre në mënyrën me të keqe të mundshme.

“E para e përfundoi mandatin me djegien e dosjeve, ndërsa e dyta po e përfundon mandatin me dosjet e EULEX-it dhe në bankë të zezë”, thotë Kizolli. /PrizrenPress.com/

PrizrenPress: Pse vendoset të kandidoni për kryetar të Komunës së Prizrenit?

Kizolli: Arsyeja themelore për kandidimin tim është pikërisht qeverisja jovizionare, e pandershme, jo profesionale dhe diskriminuese që e ka humbur shpresën qytetarëve në një jetë të dinjintetshem e cila është në shërbim të interesave të grupeve të caktuar e jo të qytetarëve. Ne kemi për detyrë që t’i rikthejmë qytetarëve shpresën dhe buzëqeshjen përmes politikave mobilizuese, unifikuese dhe integruese me një alternativë pragmatike dhe racionale të bazuar në parime, duke vendosur si prioritet zhvillimin e qytetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

PrizrenPress: A jeni i sigurt se do t’i fitoni zgjedhjet në nëntor?

Kizolli:  Përcaktimin e fituesit e bënë qytetari. Unë thellësisht besoj se me ofertën time, të cilën do të realizoj përmes Kabinetit për Qeverisje të Mirë dhe Platformës Politike. Do të siguroj besimin e tyre dhe besimi i tyre do të nderoj dhe obligoj mua dhe Kabinetin tim të jemi shërbëtorë të tyre dhe të qytetit.

PrizrenPress: Cili është vlerësimi i Juaj për kandidatët e partive të tjera dhe a frikësoheni se mund ta rrezikojnë fitorën tuaj?

Kizolli: Sfida më e madhe mund të jetë vazhdimi i koncepteve të qeverisjeve të deritanishme, përkatësisht reciklimi i partive që kanë dështuar me qeverisjet e tyre.Politika e tyre jo etike, jo profesionale,diskriminuese dhe antihumane është bërë pjesë e një qytetit,i cili në të kaluarën është njohur për unitet, kulturë,trashëgimi dhe humanizëm.Këto sëmundje të instaluara nga okupatori dhe të trashëguar nga njerëz të edukuar dhe të inspiruar nga filozofia e tij, se interesi personal është mbi të gjitha, se forca është mbi drejtësinë dhe se tirania është mundësi për fuqizim. Andaj, kandidatët të ricikluar dhe disa të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e atyre koncepteve të qeverisjeve është turpi më i madhë që ka mundur të gjejë qytetin tonë. Për këtë unë nuk ndihem i rrezikuar, sepse koncepti dhe vizioni im politik është mobilizues, unifikues dhe integrues dhe alternativat pragmatike dhe racionale të bazuara në parime janë kërkesat e përbashkëta të gjithë qytetarëve të komunës sonë. Pikërisht për këtë fitorja ime dhe Partisë Konservatore e Kosovës do të sigurohet falë vullnetit të qytetarëve e jo pazarllëqeve të individëve.

PrizrenPress: Si e vlerësoni në përgjithësi qeverisjen aktuale të Komunës së Prizrenit ?

Kizolli: Këto ditë jemi dëshmitarë të lojës së ashtuquajtur “përleshje gjelash”, ku njëri sulmon e tjetri mbrohet, dhe anasjelltas dhe e gjithë kjo bëhet me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së qytetarëve nga gjendja aktuale, e cila është produkt i qeverisjeve të këqija të dështuara, diskriminuese dhe të kriminalizuara, ku është rrezikuar uniteti dhe harmonia familjare, ku zeja dhe tregtia janë fundosur si rezultat i politikave jo të drejta ekonomike, ku i riu është lënë në tunelin e errët të pesimizmit, trashëgimia viktimë e sektorit kaotik ndërtimor dhe urbanistik, shërbimi dhe punësimi favorizohen në bazë të tifozerisë partiake. Në fakt kjo “përleshja e gjelash” është e vetmja shpresë për aktorët e skenës politike të dështuar, sepse realiteti në këto zgjedhje do të jetë ndryshe ku do të jemi dëshmitarë të ndryshimit të aktorëve të skenës politike lokale dhe nuk do të mundësohet riciklimi i qeverisjeve të deritanishme ,jovizionare. Nuk mund të them se ka pasur një qasje ndryshe më pozitive të qeverisjes aktuale në krahasim me paraardhsen e saj. E para përfundoi mandatin me djegien e dosjeve, ndërsa e dyta po e përfundon mandatin me dosjet e EULEX-it dhe në bankë të zezë.

PrizrenPress: E konsideroni të domosdoshëm kthimin e qeverisjes së mirë në këtë komunë?

Kizolli: Qytetit dhe qytetarëve jashtëzakonisht u mungon zhvillim ekonomik dhe mirëqenia .Përparësia jonë është pikërisht në faktin se ne ofrojmë një Platformë Politike e hartuar prej Kabinetit tim për Qeverisje të Mirë ,i përbërë prej ekspertëve të dëshmuar në profesionet e tyre. Ne do ofrojmë qeverisje të ndershme, profesionale dhe transparente.

PrizrenPress: Çka do të fitojë Prizreni me zgjedhjen e juaj kryetar i Komunës ?

Kizolli: Me zgjidhjen time kryetar ,Prizreni do të zgjedh një kryetar i cili është i edukuar në frymën e edukatës tradicionale, të bazuar në besimin në Zot. Është i pajisur me arsimim bashkëkohor dhe ndërkombëtar dhe politika e cilit karakterizohet me vendosmëri dhe vullnet të mirë. Ka idenë-platformën politike mobilizuese, unifikuese dhe integruese. Politikën e trajton vetëm si mjet, ndërsa qëllimin kryesor e ka shërbimin ndaj qytetarit. Nuk premton atë që s’mund ta bëjë, ndërsa atë që premton me gjithë forcën e tij njerëzore dhe profesionale do të mundohet ta realizoj. Nuk do të merret me politikat ditore(me politika destruktive dhe jo favorizuese për qytetaret), ndërsa problemet dhe sfidat e shoqërisë do të kenë alternativa pragmatike dhe racionale të bazuara në parime. Kjo zgjedhje do të siguroj një qeverisje vizionare, të ndershme, profesionale dhe transparente, një qeverisje e udhëhequr nga njeriu që siguron menaxhim me duar të pastra, të cilat nuk kanë qenë të zhytura në manipulime, hajni dhe tradhti.Në fund me një kryetar ku qeverisja e tij do të vendos si prioritet zhvillimin e qytetit dhe mirëqenien e qytetarëve dhe cili politikën e vet do të ketë tre objektiva kryesore zëvendësimin i politikave të vjetër me politikë të re, promovimin e koncepteve të reja të zhvillimit ekonomik të komunës dhe mbrojtjen e vlerave tradicionale dhe trashëgimisë kulturore.

PrizrenPress: Si do të luftoni fenomenin e korrupsionit që është instaluar në Komunën e Prizrenit?

Kizolli: Me tolerancën zero ndaj korrupsionit si kancer te shoqërisë sonë dhe me favorizimin e punësimeve të njerëzve të ndershëm, kompetent dhe me qeverisje transparente.

Haradinaj, viziton sot Prizrenin

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, viziton sot qytetin e Prizrenit. Ai do të takohet me kandidatët e koalicionit AAK-LDD, që garojnë për Asamblenë Komunale.

Zëdhënësi i AAK-së, Sejdi Ballanica njoftoi se Haradinaj po ashtu do të takohet me të rinjtë e Alenacës si dhe me banorët e fshatit Lubizhdë të Prizrenit.

“Haradinaj takimin me kandidatët për Asamblnë Komunale të Prizrenit dhe strukturat e partisë do të zhvillojë në ora: 14:00 në zyrën e Shtabit Zgjedhor, e cila e gjendet ne lagjen “Bazhdarhane”, njoftoi Ballanica. Sipas tij, lideri i AAK-së Haradinaj me të rinjtë e Aleancës, ndërkaq do të takohet në ora 15:00 në restaurantin “Gold”,që gjendet në dalje të Prizrenit për Suharekë.

“Ndërkaq në ora: 16:00 do të takohet me banorët e fshatit Lubizhdë të Prizrenit në shkollën e fshatit “ Ekrem Rexha – Drini “,  njoftoi  Ballanica. /PrizrenPress.com/

PDK-ja në Prizren “kopjon” Partinë e Fortë

0

Shkodran  kryeziu dhe samir hoxhaTë vjetrit e PDK-së mund të mos i marrin seriozisht veprimet e Partisë së Fortë, por të rinjtë e kësaj partie po i kopjojnë ata. Rinia e degës së Partisë Demokratike në Prizren ka zgjedhur hiq më pak se 18 nënkryetarë. Kaq shumë nënkryetarë në Kosovë ka veç Partia e Fortë. Dallimi është se Partia e Fortë e ka bërë këtë për t’i ironizuar partitë e tjera,shkruan Tribuna.

Kjo parti me çdo veprim të vetin ka për qëllim ironizimin e proceseve politike në Kosovë. PDK zgjedhjen e 18 nënkryetarëve e ka bërë për një qëllim serioz. Burime të gazetës kanë shpjeguar se zgjedhja e kaq nënkryetarëve është bërë me qëllim të heshtjes së të pakënaqurve të shumtë.  Pos 18 nënkryetarëve, RDK në Prizren ka edhe 8 sekretarë.

Me përzgjedhjen e Shkodran Kryeziut si kryetar, sipas burime të gazetës, nuk ka qenë e kënaqur shumica e të rinjve të partisë, pasi që ky, sipas tyre, është njeriu i afërt i ish-kryetarit Samir Hoxha dhe është zgjedhur në mënyrë jodemokratike duke mos lejuar që të ketë një garë të ndershme .

Pensionohuni!

0

Eqrem Kryeziu dhe MujaI pari i ka 74 vjet ndërsa kolegu i tij 65.Fjala është për dy kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe Eqrem Kryeziu.Qyteti i Prizrenit mund të mburret se ka kandidatët me përvojën më të madhe jetësore.Mirëpo mosha e këtyre kandidatëve për dikënd nga shoqëria civile po paraqet problem. Valon Xhavani përfaqësues i shoqërisë civile në Prizren thotë se një kandidat komune në këtë moshë nuk kanë energji për të punuar.

“Partitë e mëdha në Prizren nuk patën guxim që të kenë kandidat më të rinj në moshë përderisa ricikluan ish kryetarët e qytetit” tha Xhavani.
Ndërkaq Zafir Berisha kandidat i Bashkimit Demokratik për të parin e Prizrenit konsideron se LDK-ja dhe PDK-ja kanë gabuar kur kanë zgjedhur Ramadanin dhe Eqremin.

“Në moshën 65 vjeqare njerëzit pensionohen, të garosh me persona në këtë moshë për kryetar komune do të thotë që këto subjekte nuk kanë kapacitet” tha Berisha për KlanKosovën. Pavarësisht kritikave, PDK-ja dhe LDK-ja janë të kënaqur me kandidatët e tyre dhe synojnë fitoren në zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Së shpejti rrënohen vilat pa leje në Prevallë

0

Prevalla7-12Paralajmërimet e kahershme e Minsitrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinirë se do ta ndalojnë degradimin e fshatit turistik “Prevalla” javën e ardhshme pritet të konkretizohen.
Vendimi për rrënime në Prevallë tashmë ndodhet në zyrën e Ministrit, Dardan Gashi dhe pritet nënshkrimi i tij. Këtë e ka bërë të ditur për KTV-në, këshilltari i ministrit Gashi, Kreshnik Berisha, citon Zëri.

“Në këtë periudhë kohore jemi marrë me verifikimin e dokumentacionit të marrë nga komuna e Prizrenit, proces që po vazhdon ende, ndërkohë që Ministri e ka themeluar edhe një Task Forcë dhe së shpejti do filloj rrënimi”, ka thënë Berisha.

Sipas tij fillimisht aksioni do të filloj me rrënimin e ndërtimeve pa leje dhe më pas do të shqyrtohet edhe problemi i atyre që kanë leje por që e kanë tejkaluar atë.

Ndërtimi i fshatit turistik “Prevalla” ka nisur në kohën e Ministrit të Mjedisit, Ardian Gjini në 2006-të me mbikëqyrjen e komunës së Prizrenit, në atë kohë udhëhequr nga LDK-ja.

VV-ja bëri prezantimin e kandidatëve, për zgjedhjet e 3 nëntorit

0

AlbinKurti-prezantimiLëvizja Vetëvendosje! bëri prezantimin e 881 kandidatëve të saj për Kuvendet Komunale, si dhe 28 kandidatëve për Kryetarë Komunash, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Prezantimin, ku ishin të pranishëm të gjithë kandidatët dhe shumë të ftuar e hapi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti.

Kryetari VV-së, Albin Kurti tha se përgjatë tetë viteve Lëvizja Vetëvendosje! përgjithësisht është rritur për dy arsye kryesore. “Rritja e Lëvizjes Vetëvendosje! është e dyfishtë. Jemi rritur në numra të anëtarëve dhe përkrahësve, pra jemi rritur si organizatë. Dhe, jemi rritur politikisht e intelektualisht, duke e avancuar Manifestin në Program Politik dhe tash së fundi edhe në Alternativë Qeverisëse”, tha Kurti, duke shtuar, ai tha se Kosova e shpallur si shtet multietnik, që në vend të integritetit territorial po federalizohet në territore etnike, edhe komuna si nocion është e gjymtuar. “Nuk është e rastësishme që entiteti i Serbisë në Kosovë po quhet Asociacion a Bashkësi e komunave me shumicë serbe. Në vend se të kemi bashkësi të qytetarëve brenda komunave po sajohet Bashkësia e komunave që i ndajnë njerëzit mbi baza etnike dhe privilegjojnë njërën përkatësi. Ashtu qysh Republika e Dytë e Kosovës që u shpall me 17 shkurt të vitit 2008 doli të jetë Republikë e pakicës dhe jo Republikë e shumicës, njësoj, komuna aktuale në Kosovë është komunë e pakicës. Në pakicën e privilegjuar të Republikës së Dytë bëjnë pjesë kriminelët serbë nga veriu, qeveritarët e korruptuar në Prishtinë dhe burokratët ndërkombëtarë.Në pakicën e privilegjuar të komunës bëjnë pjesë kryetari me farefis, miqtë biznesmenë të partisë së tij dhe ndërtuesit ilegalë”, potencoi Kurti.

Sipas tij, Komuna është marrëdhënia e afërt e qytetarëve, interesi dhe përgjegjësia e përbashkët. Komuna është intersubjektiviteti i institucionalizuar i qytetarëve. Komuna nuk privilegjon dhe komuna nuk diskriminon prandaj, quhet komunë dhe është komunë. Ai tha se sot komuna është e tjetërsuar. Si territor, si hapësirë, si pushtet dhe si administratë. “Komunën e kanë lidhur pas interesit privat dhe politikës e administratës së korruptuar. Hapësirën publike na e kanë kthyer kundër si të privatizuar, interesin publik na e ndërmjetësojnë përmes përfitimeve private. Pushteti ka marrë karakterin privat që ka krijuar lidhjet e veta tregtare me qytetarët. “Kjo na kthen të gjithëve nga qytetarë në klientë, nga përfitues të shërbimeve në shërbyes të pushtetarëve”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se me qeverisjen e Vetëvendosje!-s nëpër komuna nuk do të kemi garë shkatërruese midis komunave por bashkëpunim të tyre. Dhe, kurrsesi nuk do të kemi nënshtrim ndaj politikave qeveritare të paligjshme apo tekeve të pushtetit qendror. “Me fitoren tonë në zgjedhjet lokale i hapet rruga fitores sonë në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat më së largu mbahen në vitin e ardhshëm. Kështu, ndërrimi i pushtetit qendror do të nis prej poshtë lart, ashtu siç e ka kahjen vetë demokracia. Komuna është pasqyra ku shikohet qytetari. Te komuna qytetari gjen arkivën e qytetarëve dhe dëshirat e shndërruara në plane. Kryetarët tonë të komunave dhe asamblistët tonë komunalë do të jenë qytetarë aktivë dhe aktivistë qytetarë. Me shembullin e tyre ne do ta dëshmojnë veten dhe do ta garantojnë qytetarin”, purfundoi Albin Kurti./PrizrenPress.com/

Kryeziu: PDK-ja qeverisi keq në Malishevë

0

EqremKryeziu-MalisheveDega e Lidhjes Demokratike të Kosovës e Malishevës organizoi një takim me qytetarët e fshatit Pagarushë. I pranishëm ishte edhe anëtari i Kryesisë qendrore të LDK-së, Eqrem Kryeziu.

Kryetari i Degës së LDK-së në Malishevë, Januz Kastrati, theksoi se tashmë të gjithë qytetarët e Malishevës e kanë kuptuar se LDK-ja dhe kandidati i saj është alternativa më e mirë për ta qeverisur Malishevën.

Ndërsa, anëtari i Kyesisë Qendrore, Eqrem Kryeziu tha se qytetarët e Malishevës e provuan qeverisjen e keqe të PDK-së, e cila i dëmtoi shumë në të gjitha poret e jetës. “Prandaj duhet votuar LDK-në dhe kandidatin e saj, Salih Morina, në mënyrë që kësaj komune t’i rikthehet dinjiteti i humbur”.

Në fund, fjalën e mori kandidati për kryetar komune, Salih Morina, i cili paraqiti para qytetarëve të fshatit Pagarushë platformën e tij qeverisëse, e cila do të jetë në dobi të avancimit dhe zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, arsimit etj.

Morina u shpreh i bindur se këto zgjedhje do t’i fitojë LDK-ja në Malishevë, pasi ajo është parti e vlerave, është parti e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

Ai u premtoi qytetarëve të Pagarushës se të gjitha kërkesat dhe nevojat e tyre, si: kanalizimi, ujësjellësi, trotuaret etj., do të realizohen gjatë mandatit të tij qeverisës./PrizrenPress.com/

KQZ certifikon edhe 15 subjekte politike

0

KQZ-valdetedakaJanë certifikuar 15 subjekte politike sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në mbledhjen e 50-të të kryesuar nga Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, KQZ miratoi rekomandimet e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike për certifikimin edhe të 15 subjekteve politike për zgjedhjet e 03 nëntorit 2013, transmeton Indeksonline.

Në këtë mbledhje, u certifikuan këto subjekte politike:

Centar Demokratske Unije (CDU)
Bošnja?ka Stranka Demokratske Akcije Kosova (BSDAK)
Lëvizja për Bashkim (LB)
Partia e Fortë (PF)
Narodna Pravda (NP)
Gra?anska Inicijativa za Prizren (GIP)
Të pavarurit e Mitrovicës
Partia e Drejtësisë (PD)
Kosova Turk Birligi (KTB)
Kosova Turk Adalet Partisi (KTAP)
Ujedinjena Stranka Bošnjaka (USB)
Gra?anska Inicijativa Novesnage
Srpska Gra?anska Inicijativa (SGI)
Gradjanska Inicijativa Srpska Donja Budriga
Gradjanska Inicijativa Srpska Pasjane
Deri më tani janë certifikuar 85 subjekte politike, kurse kanë mbetur edhe 18 të tjera.

Cirkusi Halligali dhe disfata për veriun

0

Bekim rexhepiBekim Rexhepi

Tashmë duhet pranuar faktin që Serbia për 10 vite e më shumë ka jetuar nga plaçkitja që i ka bërë Kosovës gjatë luftës. Për ti ardhë vërdallë këti argumenti mbase duhet shtuar apo plotësuar edhe këtë fakt të fundit ku serbet dhe një pjesë e vet Serbisë, akoma edhe me gjatë do të mund të jetojnë nga marrëveshja e fundit me Kosovën që u zhvilluan për veriun e saj. Veriu i Kosovës tashmë është një konjukturë serbe, definitifisht jashtë juridiksionit shtetëror të Kosovës sepse kjo tashmë u bë me anë të marrëveshjes Thaçi – Daqiq. Përfundimisht krahu politik i “luftës” u devalvuar nga vlerat e saja nacionale, ata qe nga pas lufta bënë koncesione të shumta për të përfituar deklarativisht daljen e pakicës serbe në zgjidhjet e 3 nëntorit, që pritet të mbahen. Kaq e dhimbshme për ta pohuar, por edhe me e dhimbshme për të mos e pranuar. Kaq dhurata për asgjë!. Kështu mund të cilësohet disi kasta politike e Kosovës, e cila para se të zhvillonte interesin shtetëror ka zgjedhur të finalizoj interesin e saj personal. Në pritjet e mëdha për gjasa dhe shpresa, duket se kemi pasur ngushëllime dhe humbje kohe, kjo ka qenë virtyti i politikës aktuale, qe në emër të shtetit përfundimisht duket se vrau më shumë vet shtetin. Perëndimi ka dështuar në Kosovë sepse ka besuar në vullnetin politik dhe është ndrojtur para kërcënimeve të ashtuquajturat të shefi të qeverisë aktuale se do ta prishi stabilitetin në veri!…

Por, më keq ka qenë dështimi i vet shqiptarëve, madje me vetën e tyre, sepse vullneti për të qartësuar shtetin ligjor e kushtetues për kaq vite ka rënë nga provimi, madje me asgjë nuk kemi treguar se baza e shtetit është funksionimi i ligjit kushtetues. E as me kërcënimet e ashtuquajtur për marrje të veriut me dhunë. Ndërsa nga prova e dështuar e hyrjes në veri e forcave të Kosovës, ka përfunduar sepse janë bërë koncesione të dhimbshme të cilat nuk mund të kompensohen më. Ky ka qenë cirku i politikës aktuale ne lidhje me politikën shtetërore e nacionale të Kosovës.

Disfata për veriun është evidente, shqiptarët u kanë dhënë gjithçka kriminelëve të hallakatur në veri të Kosovës. Madje tash edhe pas futjes së MUP-it serb në veri – finalizohet deri diku rezoluta 1244-er e cila jo në këtë përmasë, e shihte edhe kthimin e strukturave ushtarako policore serbe në Kosovë. Ne mund ti shërbejmë iluzionit dhe retorikës politik për një veri me juridiksion të Kosovës, ndërsa realiteti i gjërave në veri e ka bërë të vetën dhe pak kush beson ne sensacione politike. Veriu është certifikuar ne marrëveshje se do të jetë juridiksion më vete, neutral me Kosovën dhe i “ndaluar” nga misionet ndërkombëtare të ribashkohet me Serbin. A u fal? A u shit veriu i Kosovës, për pesë para? Këtyre përgjigjeve nuk u del më briri. Po shihet në diell e përditë.

Në fillim të javës së ardhshme fillon ‘CIRCUS HALLIGALLI’, dhe mysafir në studio është Peer Steinbrück, një politikan gjerman, i cili që nga 2002 e deri 2005 ishte Ministerpresident i landit të Nordrhein-Westfalen, ndërsa nga 2005 e deri në 2009 ministër i financave dhe udhëheqës i SPD-së. Në ‘CIRCUS HALLIGALLI’, është bërë e qartë tashmë për opinionin publik se temë e këti debati do të jetë; “Nga proçka tek proçka”…

Nga proçka tek proçka, ndodhet edhe populli shqiptar i Kosovës, i cili është i shkolitur me gjendjen e vetë të rëndë, është bërë imun i vetvetes dhe nuk po kërkon ndryshime, madje sikur ndryshimet nuk i duhen apo se ka nevojë të pashtershme për të konsumuar akoma edhe më shumë proçka – politike.