Presidentja e Republikës pritet që ora 15:00 të takohet me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi.
Këtë takim e ka konfirmuar deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PDK-së. Ky subjekt politik vazhdon të ripërtëritë se zgjidhja e ngërçit duhet të bëhet konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe konform zgjedhjeve të 8 qershorit.
Në emër të PDK-së ka folur Memli Krasniqi i cili veprimin e sotëm të VLAN-it në Kuvend e quan arbitrar që sipas tij nuk shkon në favor të zgjidhjes së situatës.
Në një mbrëmje të konceptuar gala, ku nuk do të mungojë as tapeti i kuq, nis sot në Nju Jork edicioni i tretë i Festivalit të Filmit Shqiptar. Netët e filmit shqip do të mbahen në një prej teatrove më të njohur në Nju Jork “SVA”. “Mendoj se është një nga iniciativat më të mira për promovimin e artit dhe artistëve shqiptarë jashtë vendit të tyre”, thotë Violana Murataj, e cila është konkurrente në këtë edicion, në zhanrin e filmit dokumentar me filmin “Ditëlindja”. Murataj jep një histori të vendit, i cili është pushtuar nga bunkerët gjatë komunizmit. Rreth 800 000 bunkerë ndodhen në vendin e vogël në pjesën perëndimore të Ballkanit. Bunkerët janë simbol i qëndrimit totalitar, që teksa i sheh sot të sjellin në mendje luftën ndaj armikut dhe tmerrin. Në 25-vjetorin e lindjes së saj, regjisorja ka vendosur ta bëjë ditëlindjen në bunker. Ajo do të përballet me makthin që përçojnë nga jashtë këto krijesa. Regjisorja nuk do t’i shohë me frikë, por do të krijojë jetë brenda tyre.
Duke shkuar tej në të shkuarën, Violiana i bën bunkerët pjesë të realitetit bashkëkohor, dhe jep një këndvështrim si duhen parë ato tani. Pjesëmarrës në festival janë artistë të ndryshëm shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, SHBA-ja apo hapësira të tjera ku ata jetojnë. Festivali do të nisë sot me një kolazh të filmave më të mirë shqiptarë gjatë këtyre viteve, për të vijuar më pas me shfaqjen e filmit “Heroi” të regjisorit nga Kosova, Luan Kryeziu. Nesër, në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër dhe dokumentar, do të konkurrojnë filmat “Oqean” (Shqipëri), “Kadenca” (Kosova), “One Eye Shut”, (Shqipëri / SHBA) nën regjinë e Andamion Muratajt, ku interpretojnë Luan Bexheti dhe Anisa Dema, “Jetë të riciklueshme” nën regjinë e Blerina Goces. Mbrëmja do të mbyllet me filmin “Amaneti” nën regjinë e Namik Ajazit, ku interpretojnë aktorët Myzafer Ziflaj, Eva Alikaj, Amos Zaharia.
Në ditën e tretë, në ekranin e festivalit, në rubrikën “Retrospektivë”, do të shfaqet filmi “Përrallë nga e kaluara” me regji të Dhimitër Anagnostit. Narracioni i komedisë “14 vjeç dhëndër” të A. Z. Çajupit, ku tregohet historia e martesës së Gjinos 14-vjeçar me Marigonë 20-vjeçare, është një ndër prodhimet më të mira të kinemasë sonë. Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe më në fund fiton.
Kjo përrallë e kthyer me art në film nga Anagnosti, do të hapë edhe debatet mbi filmin shqip sot. Nuk do të mungojnë gjatë këtyre ditëve (festivali zgjat deri më 9 tetor) edhe diskutimet mbi situatën kinematografike sot. Një temë e zgjedhur nga organizatorët është ndikimi që ka pasur lufta dhe komunizmi në filmin artistik shqip.
Pjesëmarrës në këtë festival është edhe filmi “Amel” nën regjinë e Morea Raça. Filmi bën fjalë për aktoren Amel, e cila e provon fatin në një audicion filmi të një produksioni ndërkombëtar. Ajo arrin të kualifikohet dhe të marrë një rol në këtë film, por më vonë i shfaqen pengesat në rrugëtimin e saj. Në film luajnë aktorët: Makfire Miftari, Bekim Mulaj, Veton Osmani, Hazir Haziri, Shengyl Ismajli, Arvanit Krasniqi.
Regjisorja Morea Raça me filmin “Amel” ka marr Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fano. Një tjetër film konkurrues është dhe ai me titullin “Shqiptari”, ku interpreton aktori Nik Xhelilaj, nën regjinë e Johannes Naber. Interesante është dhe pjesëmarrja e filmit “Besa” me regji të Rachel Goslins, i cili flet për hyrjen e nazistëve në Shqipëri. Filmat do të gjykohen nga një juri, në përbërje të së cilës janë Gilberta Lucaj, regjisori Lee Percy, dhe Paul Kurti.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka nënshkruar dje vendimin për miratimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme. Lista përmban 1441 asete të trashëgimisë kulturore.
Në listën që është hartuar nga Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave – Projekteve Restauruese – Konservuese të Trashëgimisë Kulturore, Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, si dhe institucionet e tjera të trashëgimisë kulturore vartëse të MKRS-së, janë 49 asete të reja të trashëgimisë kulturore, 44 në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkitekturore, 3 në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkeologjike dhe 2 në kategorinë e trashëgimisë kulturore të luajtshme.
Krasniqi nënshkrimin e kësaj liste e ka vlerësuar si një hap domethënës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
“Miratimi i Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme tregon përkujdesjen e shtetit ndaj trashëgimisë kulturore. Padyshim është shumë e rëndësishme që pas konstituimit të institucioneve të reja shtetërore, Kuvendi i Kosovës të marrë vendim shumë shpejt për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, institucion që edhe do të udhëheq punën në hartimin dhe miratimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përhershme”, thotë ai. /PrizrenPress.com/
Aksioni i Policisë së Kosovës, “Shtatori, muaji i sigurisë në rrugë” ka përfunduar. Ky aksion njëmujor ka pasur për synim rritjen e sigurisë së pjesëmarrësve, kryesisht të fëmijëve, në komunikacion.
Aksioni është mbështetur nga Drejtoria Komunale e Arsimit, respektivisht shkollat fillore të komunës së Rahovecit.
Zyrtarët policor të njësisë së Policisë në Bashkësi, stacioni në Rahovec, kanë mbajtur ligjërata me nxënës të shkollave fillore në Rahovec, ku kanë marrë pjesë 12 shkolla fillore me 1970 nxënës të klasave të para deri në të pestën.
Gjatë shtatorit janë mbajtur ligjërata, demonstrim në terren, ku nxënësit kanë pasur mundësi të shohin nga afër punën e policisë. Madje në disa raste ata edhe e kanë marrë rolin e policit, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik për rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë.
Shkollat që kanë marrë pjesë në këtë aksion të policisë në të shumtën e rasteve ndodhen në afërsi të rrugëve ose udhëkryqeve.
Policia e Kosovës krahas gjobave për ngasësit ka shqiptuar edhe vërejtje të përgjithshme për pjesëmarrësit në rrugë./PrizrenPress.com/
Policia e Kosovës brenda 24 orësh ka arrestuar tre persona në rajonin e Prizrenit. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës
Fsh. Duhel, Suhareke – 01.09.2014 – 09:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se ka gjetur një mjet te pa shpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-se ka dale ne vendin e ngjarjes dhe mjeti i dyshuar është tërhequr.
ARRETSIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Tranzit, Prizren – 01.10.2014 – 07:55. Ne bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata themelore Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.
Rr. Skender Latifi, Prizren – 01.10.2014 – 09:30. Ne bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata themelore Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.
Rr. Skender Latifi, Prizren – 01.10.2014 – 09:30. Ne bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata themelore Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.
Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka thënë se blloku do të vazhdojë të mbledhë nënshkrime për të mbajtur seancën konstituive.
“Besoj u sqarua sot se ne tashme jemi në përfundim të nënshkrimeve për vazhdimin e seancës konstituive. I bëjmë thirrje të gjithëve edhe PDK që të pranojë që shumica i formon institucionet”, ka thënë Osmani.
I katërti që ka mbajtur fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës është udhëheqësi i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj i cili ka thënë se koalicioni opozitar nuk ka shkuar në Kuvend të bëj revolucion.
“Shumëkush ka menduar se ne do të bëjmë revolucion, kanë pritur se do të bëjmë diçka që do të kishte pasoja. Kosova ka nevojë shumë të krijojë institucionet e saj dhe ne po angazhohemi që zgjidhjen ta gjejmë brenda kushtetutës dhe ne do ta gjejmë dhe zgjidhja jonë të do të jetë edhe me kushtetuten dhe me vullnetin e shumicës” ka thënë Limaj.
Ai ka vazhduar më tej duke thënë se ka shumë politikanë që para katër muajsh nuk e kanë lexuar fare Kushtetutën e Kosovës dhe vetëm tani pas këtij kaosi e kanë lexuar atë….
“Ky bllok e ka gjetur rrugën e bashkëpunimit. Natyrisht se kemi dallime programore në mes veti por na ka bashkuar diçka që është në interesin e përbashkët”, ka thënë të fjalimit të tij, Limaj./Indeksonline/
I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se blloku janë mbledhur për të vërtetuar një situtatë të re.
Sipas tij, PDK kanë kriminalizuar vendin.
“Sot është dashur që në këtë sallë të mbledhemi si deputetë në mënyrë që të veprojmë në bazë të mandatit që kemi marrë. Në fakt sot ne jemi mbledh për të vërtetuar një situatë të re. PDK me njerëzit e saj e kanë kriminalizuar vendin dhe tash po i bëjnë një dëmë të madh vendit duke mos lejuar konstituimin e Parlamentit.
Ndryshimi fillon këtu, e jo me seancat e PDK-së duke iu ofruar para deputetëve. Këta njerëz meritojnë të ndëshkohen, e si mund të bëhet kjo, kur ne bëhemi bashk kundër tyre. Ne nuk do të lejojmë që të shantazhohemi prej tyre as me çanta me pare, kur deshën ti blejnë deputetët. Për ne kryetar i parlamentit është kryetari i LDK-së Isa Mustafa”, tha Haradinaj
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se janë mbledhur sot për të shprehur pakënaqësitë me ndërprerjet e padrejta dhe të paligjshme të seancës dhe me mos vazhdimin e seancës konstituive e cila do ta bënte fillimin e legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës.
“PDK-ja, kjo parti-shtet e ka lënë pa Republikë po donë që ta lej edhe pa Kuvend. Jemi bërë bashkë që në vijim të luftohet krimi, korrupsioni, të hapet perspektiva për qytetarët pa asnjë dallim. Jemi dëshmitarë që seanca konstituive u ndërpre, pastaj ajo u vazhdua përsëri për tu ndërprerë dhe së fundi u shty që mos të vazhdohet”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se Republika e Kosovës është parlamentare dhe ajo organizohet rreth shumicës.
“Ne jemi zotuar sot që të vazhdojmë me punën tonë të përbashkët dhe qëndrimin tonë të përbashkët ta bëjmë bashkëveprim. Javën e ardhshme do të vazhdojmë me punën e institucioneve tona”, ka theksuar Kurti.