11.3 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025
Home Blog Page 7477

Kurti: Asgjë e re nga takimi me presidenten

0

lbin kurti Atifete jahjagaPresidentja Atifete Jahjaga ka përfunduar edhe takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar rreth krizës institucionale që është krijuar në vend.

Kurti pas takimit tha se nuk ka asgjë të re nga takimi i sotëm i tij me presidenten, ndërsa ka përjashtuar çdo mundësi të takimit me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin.

Sipas tij, takimin mund ta bëjnë vetëm në Kuvendin e Kosovës, aty ku duhet të flasin të gjithë 120 deputetët.

Kurti e ka quajtur më shumë cinik se sa gjykatës kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, duke komentuar deklaratat e fundit të kreut të Gjykatës.

Tre të arrestuar në ‘AgroKosova Holding’ të Suharekës

0

agrokosova_951299Policia e Kosovës në  Suharekë ka arrestuar sot dy bashkëpronarët e ndërmarrjes AgroKosova Holding, Aziz Tafaj dhe Roberto Migoto si dhe Shaban Tafaj, vëllanë e Aziz Tafajt

Majori Arsim Berisha nga stacioni policor në Suharekë ka konfirmuar për KALLXO.com arrestimin e tre personave.

Sipas Berishës, arrestimi është bërë pasi ata kanë provuar të hyjnë me forcë në mjediset e ndërmarrjes AgroKosova Holding duke sulmuar pjesëtarët e sigurimit të ndërmarrjes dhe nuk I janë bindur urdhrave të policisë.

Për këtë, Berisha tha se është njoftuar prokurori dhe ambasada e Italisë në Kosovë, pasi që njëri nga të arrestuarit është shtetas Italian.

Blegtorët akuzojnë Ramadan Mujën për shitjen e dobët të qengjave

0

Delet ne suharekShumë blegtorë të komunave nga regjioni i Prizrenit ia kishin mësyrë sot qytetit të Prizrenit për të shitur kurban,me rastin e festës së Kurban Bajramit. Dikur shitja e kurbaneve bëhej në shumë lokacione,ndërsa kësaj radhe Drejtoria komunale e inspektorateve kishte përzgjedhur tregun e bagëtive në lagjen Arbana, një lokacion në lagjen ‘Bazhdarhane’ dhe një tjetër përball tregut të gjelbër “ Fatoni” për shitjen e kurbaneve.

Blegtorët Besim Hoxha nga Zhuri,Gafur Doda nga Restelica e Dragashit dhe Ilvi Haxhimustafa nga Rahoveci,njëzëri thanë se ndjehen të indinjuar që vendimi i Komunës së Prizrenit i ka zënë ata në befasi,sepse sipas tyre një gjë e tillë është vendosur shumë vonë dhe qytetarët nuk janë të informuar shumë për lokacionet se ku do të lejohet shitja e kurbaneve.

Blegtorët gjithashtu kritikojnë Bashkësinë Islame të Kosovës,që sipas tyre kanë ndikuar tek imamët e xhamive që të kërkojnë nga xhemati paratë e kurbanit e jo të bëhet blerja e kurbanit,sepse sipas tyre është shpikur edhe sëmundja e kaltër tek bagëtitë.

Një gjë e tillë i ka irrituar tej mase këta blegtorë,të cilët thonë se me këto veprime direkt po goditen ata. Përkundër këtyre shqetësimeve të blegtorëve,disa qytetarë kishin shprehur interesimin e tyre për të blerë në treg kurbanët.

Fadil Pacollari,tha se përkundër disa informacioneve të përhapjes së sëmundjes , ai nuk dyshon në besueshmërinë e shitësve të kurbanit,sepse thotë ai gjithmonë ka blerë kurban në treg.
Ndryshe,sipas informacioneve nga terreni,gjatë dites së sotme gjendje e njëjtë është paraqitur edhe në dy lokacionet tjera në Prizren ku është caktuar shitja e kurbanëve në Arbanë dhe lagjen “Bazhdarhane”/TV Prizreni/

A e dini se ekziston ilaçi kundër kancerit?

0

lung-cancerMeqenëse dihet shkaktari i kancerit, dihet edhe ilaçi, madje jo vetëm, një por një sërë barnash për të cilat dëshmojnë mijëra njerëz të cilët e kanë mposhtur kancerin me ndihmën e tyre. Disa nga ato barna janë konfirmuar shkencërisht.
Soda bikarbonati

Soda e bikarbonatit me siguri është forma më popullore e shërimit të kancerit, ndërkaq përdorimi i saj në kombinim me lëngun e limonit ka shëruar një numër të madh njerëzish. Ajo shkatërron thartinën në organizëm, andaj kanceri është e pamundur të zhvillohet. E quajtur ndryshe si soda e bukës, bikarbonati aplikohet si rutinë në mënyrë që të pengohet toksiciteti i hemoterapisë dhe i rrezatimit. Për shërim patjetër të përdoret soda farmaceutike, kurrsesi ajo për përdorim shtëpiak, d.m.th. atë që mund ta blini nëpër dyqane. Rekomandohet uji i destiluar.

Vaji i kanabisit

Dëshmi të shumta të njerëzve i konfirmojnë edhe studimet shkencore të cilat kanë konstatuar që vaji i kanabisit është shumë shërues dhe shumë i dobishëm kundër sëmundjeve malinje. Përbërësi i mariuhanës Cannabidiol, është pjesa jo-psikoaktive. Me fjalë të tjera, nuk të bën ta ndjesh efektin halucinogjenik te bimës.

Vaji i lirit dhe djathi i freskët i pakulluar

Dr. Johanna Budwig, shkencëtare gjermane dhe biokimiste është femra e cila ka shpikur mënyrën natyrale të shërimit të kancerit: kombinimi i vajit të lirit me djathin e freskët të pakulluar i jep trupit thartinë esenciale yndyrore dhe lipoproteina të cilat reduktojnë tumorin dhe përtërijnë shëndetin. Fara e lirit përmban lignane, estrogjene bimore që ndryshojnë metabolizmin e estrogjenit natyror në një mënyrë që mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit. Liri, ka një efekt pozitiv edhe në shëndetin e përgjithshëm të zorrëve.

Bërthamat e kajsisë

Sot shpesh me emrin leatrile apo vitaminë B17 konsiderohet edhe vetë amigdalina në formë natyrale e gjendur në bërthamat e kajsisë, në farat e mollëve dhe të burimeve të tjera të kësaj vitamine.

Këto fara përmbajnë fibra të shumta të cilat janë ushqyese dhe me proteina. Ndër të tjera kanë vitaminën E dhe janë pa kolesterol, por kanë në brendësi të tyre amygdalinë dhe të gjitha pasojat e saj negative.

Filizat e lulelakrës

Krahas barnave të përmendura, në natyrë ka edhe shumë barna. Disa njerëz kancerin e kanë shëruar me ushqime të paziera, disa me xhenxhefil. Janë të njohura rastet e njerëzve të cilët kancerin e kanë shëruar me ndihmën e mjaltit natyral, si edhe rastet kur kancerin e kanë shëruar me ndihmën vajgurit të pastër shqiptar, mirëpo të gjithë e kanë një të dilemë të përbashkët: mjekësia nuk ka gjetur përgjigje, mirëpo shumica kanë hequr dorë në rastet e shërimit vdekjeprurës me hemoterapi.

Graviola

Pamja e saj atraktive dhe shija e shkëlqyeshme nuk janë gjëja e vetme e rëndësishme te kjo bimë, ajo në mënyrë të dëshmuar shëron kancerin. Kur themi shëron, mendojmë pikërisht këtë – vret qelizat e kancerit dhe është deri në dhjetë mijë herë më efikase se ilaçet, ndërsa përdoren gjethet, lëvorja, fryti dhe farat e graviolës.

Graviola është veçanërisht efikase në shërimin e kancerit të mushkërive, prostatës dhe pankreasit.

Çaji bimor Essiac

Essiac është një shkrirje disa herbareve, rodhe, lëpjetë dele, leshterik raven, lakërishtë, dhe tërfil i kuq. Konsumimi i këtij çaji redukton rritjen e qelizave kanceroze, shëndeti i përgjithshëm dhe ai imunitar do të përmirësohen. Dhimbjet në trup do të reduktohen, dhe oreksi gjithashtu do të përmirësohet me ndihmën e trajtimit të Essiac bimor.

Karotat

Ekspertët thonë se karotenoidet janë efektive në uljen e incidencës së kancerit, madje i këshillojnë ato sidomos gjatë periudhës së menopauzës. Mjekët këshillojnë që karotat të konsumohen të paktën tri herë në javë: dy herë të pjekura dhe një herë ashtu siç janë, pa i gatuar, pasi kjo rregullon fluksin e hormoneve estrogjen. Kërkimet e kryera vitet e fundit kanë treguar për një rrezik të prekjes nga kanceri i gjirit, i cili reduktohet me 17 për qind në rastet e femrave që konsumojnë rregullisht karota.

Brokoli

Mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë atë të mushkërive, zorrës së trashë, gjirit, fshikëzës dhe të prostatës. Vepron për shkak se, shija pak e hidhur e brokolit dhe kushërinjve të tij si, lakra dhe lulelakra, konsiderohen si arsyeja kryesore për efektet mbresëlënëse në luftën kundër kancerit. Në studimet laboratorike është dëshmuar se përbërësit e hidhur izotiocianatët dhe glukozinolatet pengojnë përhapjen e kancerit.

Millaku: Drejtorët në shëtitje, nxënësit theren me thika në shkollat e Prizrenit

0

Drita MillakuAsambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Drita Millaku ka akuzuar Qeverinë e Ramadan Mujës, se po i keqpërdorë taksat e qytetarëve për shëtitje.

Sipas saj, Drejtoria e Arsimit në Prizren i ka dërguar në shëtitje në Shqipëri, pa arsye të gjithë drejtorët e shkollave.

“Së fundi, Drejtoria e Arsimit ka dërguar të gjithë drejtorët e shkollave, pa ndonjë arsye të veçantë”,tha Millaku.

Sipas saj, drejtorët e shkollave janë dërguar në shëtitje, ndërkaq që gjendja e sigurisë nëpër shkolla vazhdon të jetë shqetësuese.

“Nuk ekziston përkujdesja e mjaftueshme në sigurimin e shkollave, në të cilat pothuajse çdo ditë kemi rrahje e therje të nxënësve”.

“Rasti më i freskët i rrahjes së nxënësve ka ndodhur dje në Shkollën e Mjekësisë “Luciano Matroni” ku vetë drejtori i shkollës ka bërë presion tek nxënësit për të mos e denoncuar rastin në polici”.

“Në kushte të tilla, Drejtoria e Arsimit mendon për relaksimin e drejtorëve, sepse nuk iu ka mjaftuar pushimi 3 mujor gjatë verës”.

“Si duket Qeveria Komunale është e specializuar për organizimin e ekskursioneve në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme në Komunë. Një i tille është bërë edhe më datën 29 gusht ku punëtorët e Komunës janë dërguar në një pushim njëditor në Deçan”

“Skandalet dhe politikat që po i aplikon Drejtoria e Arsimit, tashmë sektorin e arsimit në Prizren e kanë sjellë në nivelin më të ulët se të viteve 90-ta”/PrizrenPress.com/

Bohemia dhe kafenetë e dikurshme

0

Prend BuzhalaPrend BUZHALA:

(ÇASTE SHKRIMI IV, 2)
1.
Kafenetë, dikur, e, pse jo, edhe sot, këtu, në Kosovë, si kudo nëpër Evropë, ishin kulte arti e vende seancash shpirtërore për krijuesit e artit. Si sot, Kosova edhe atëherë gjatë viteve 1970-1998, kishte sa e sa kafene (dhe hotele më pak) mbase e vetmja “industri “, i vetmi “institucion” ku tubonte njerëz për të komunikuar njëri me tjetrin… Nuk kishte, si sot, kaq shumë telefona, rrjet interneti, kaq shumë stacione televizive, kaq rrjet të gjerë radiostacionesh, videokasetash, kinemash, teatrosh, videolojërash, kompjuterësh disko-sallash, sallash për vallëzim, balet, film, kazinosh, apo laryshi të një teknike të pafund komunikimi, argëtimi e përdorimi. Dikur kafenetë ishin vende ku mund të gjenin argëtim, këngë, pije, dhe ndonjë gocë… vend ku luheshin lojëra të ndryshme me letra e lojëra fati. Në kafene dëgjoheshin të rejat e ditës, i vetmi vend ku nuk mund të censurohej lajmi apo e vërteta – kuptohet, me pëshpëritje apo me shenja për të mos u marrë vesh nga të tjerët, me lëvizje koke në heshtje… Në kafene bëhej politika, por në kafene bëhej fjalë edhe për organizime të rezistencës a për biznese; në kafene zhvilloheshin edhe format e biznes-kolaboracionizmit, në kafene frekuentonin edhe grupe hafijesh të regjimit që përcillnin kush me kë bisedon, kush çfarë pije pi, kush çfarë gazete lexon, çfarë libri ka përpara, çfarë mban me vete, në sa ora vjen e në sa ora shkon, cilës rrugë vjen e cilës rrugë shkon… Vinin shkrimtarë, redaktorë gazetash, gazetarë, artistë, njerëz me famë, poetë, kompozitorë, piktorë, skulptorë… Edhe atëherë kishte klane e grupe, kishte suflerë klanesh e grupesh… nën regjimin serb, që donin të merrnin vesh për punët e grupit tjetër… për interesat e fshehta e publike.
2.
Aty bisedohej se kush çfarë libri boton, kush çfarë vepre pikture po punon dhe kush çfarë ekspozite do të hapë, kush çfarë promovimi do të organizojë dhe ku. Cili ishte libri i ri që kishte dalë nga shtypi dhe cila ishte kënga e re që kishte dalë në treg. Prishtina e kishte krijuar profilin e saj kulturor e artistik dhe profilin e saj të imitimit të mënyrës së jetesës evropiane. E pra, kafenetë ishin i vetmi vend “demokratik”, parlamenti më i çuditshëm, ku mund të tuboheshin të gjithë, armiq e njerëz të sistemit; hafije e atdhetarë, intelektualë e hije të policisë, krerë firmash private e shtetërore dhe gjyqtarë të regjimit, avokatë të djallit dhe hallexhinj engjëj. Por ishin edhe disa kafene, si më karakteristiket, ku tuboheshin vetëm shkrimtarë, krijues të artit dhe intelektualë… Porse kafenetë ishin edhe vende ku vinin me xhip milicia serbiane para dere dhe arrestonin ndonjë armik të regjimit a nacionalist shqiptar. Kafenetë, gjatë viteve ’90, ishin edhe vende të bastisjeve të njerëzve, të hallexhinjve, ishin “furnizimi” i policisë serbe duke plaçkitur xhepat e qytetarëve.

Porse, kafenetë e viteve ’80 ndryshonin nga ato të viteve ’90, kurse që të dy këto “tipa” kafenesh ndryshojnë nga këto të Kosovës së pasluftës. Sepse në vitet ’90 disa kafene qenë shndërruar në qendra rezistence, në vendtakime kulturore promovimesh, ekspozitash dhe prehjesh shpirtërore të krijuesve shqiptarë. Aty, nëpër hapësira kafenesh periferike të tymosura, sorollateshin kameriere serbe, shqiptare, rome a boshnjake; prostituta që shitnin trupin e tyre nga anë e anës, transportues tregtie, të papunë që shikonin ndonjë gazetë te faqja e konkursit për vende pune, studentë të pastrehë, kodoshë, kobashë. Nga këto hapësira plot tym duhani e tym gjellësh dhe mezesh, thureshin edhe histori dramatike e legjendare për pijanecë me famë, për grupe sevdallinjsh a për rivalë femrash, interesash apo polemikash. Ndryshe nga kafenetë evropiane, apo nga ato të hapësirave të tjera të ish Jugosllavisë, ku formoheshin edhe lëvizje letrare apo manifeste artistike; kafenetë e kryeqendrës së Kosovës kishin specifikat e veta të mjedisit e të atmosferës politike. Aty thureshin miqësi, vizione, ëndrra “për një të ardhme më të mirë”.
3.
I njohur edhe në rrethet artistike e kulturore si krijues bohem, Mirko Gashi nuk i kishte dëshirat e tij për një jetë luksoze. Të njohurit do ta përfytyrojnë me gotën e verës pranë nëpër kafenetë e Prishtinës. Bohemët asnjëherë nuk kanë çuar jetë të rregullt, sepse janë shqetësimet e vibrimeve shpirtërore ato që i ngacmojnë tejndijimet e tij, qelqi i vizionit parajsor pëson krisje dhe merr të plasur. Kjo plasje, një si pezmatim plage, një si mjegullinë kohe e krize, përplasej në vargun e tij, në frymëzimet e tij dhe në jetën e tij për ta dhënë kokrrën e pjekur të përjetimit të thellë estetik. Bohema dhe kafenetë janë marrë si sinonime të njëra-tjetrës. Vlerësime bashkëkohanikësh: “Ai ishte bohem i lindur dhe për fatin e tij jetoi në një ambient kur bohemët nuk kishin pasur emër kurrë, kështu që kjo e rëndoi edhe më shumë jetën e tij plot vuajtje. Mu për këtë jeta e Mirko Gashit përshkohet nga një fill i pashkëputshëm vuajtjeje, që nga lindja e deri në vdekje. Dhe kur ballafaqohet poetikisht me absurdin e paradoksin e jetës së tij, ai e bën këtë që të lirohet së paku imagjinativisht…
e unë
persona non grata
thur urata
t’i gjejnë brigjet e veta
dhe rrjedh
kah deti
ku tretin të gjithë lumenjtë
Kishte dhe poetë, krejt origjinalë, bohemë, si Tahir Desku a Mirko Gashi, që e kishin ngritur kafenenë në kult krijimi, në vend ku zienin vorbullat e frymëzimit e të kryqëzimit të shpirtit. Kafenetë ishin vend ku diskutohej e flitej për librin, ku zhvilloheshin debate letrare e krijuese, aty flitej dhe aty vendosej edhe për pikësynimet shpirtërore e mendore nga ana e inteligjencies shqiptare të Kosovës për të rezistuar… në formën e tyre e në mënyrën e tyre. Ndryshe nga kafenetë evropiane, apo nga ato të hapësirave të tjera të ish Jugosllavisë, ku formoheshin edhe lëvizje letrare apo manifeste artistike; kafenetë e kryeqendrës së Kosovës kishin specifikat e veta të mjedisit e të atmosferës politike. Thureshin histori e rrëfime, për njerëz të veçantë, e ndër ta, janë krijuar edhe histori e rrëfime edhe për bohemin Tahir Desku. Dhe këso historish e rrëfimesh, thureshin varësisht prej kafenesë e mjedisit të saj, prej klientëve të saj më të shumtë, që ishin më karakteristikët. Kështu, dy-tri kafene në Prishtinë dalloheshin për klientë me artistë, gazetarë, poetë, aktorë e intelektualë bjerraditës (siç ishte “Koha” apo “Tre sheshirat”).
4.
Vërtet, ç’është një bohem dhe ç’është kulti i bohemës? Tin Ujeviq, poet kroat, ndër bohemët më të famshëm, e përkufizonte bohemën si një situatë e frymë specifike shpirtërore, të konceptimit të veçantë të gjërave e të rendit në jetë e në shoqëri nga ana e poetëve, letrarëve, piktorëve, skulptorëve, filozofëve: “Bohema nuk paraqet kurrfarë klase, apo lëvizje të organizuar…”. Porse, ashtu sikundër theksojnë jo pak autorë të kësaj problematike , ajo paraqet vërtet një fenomen të ndërliqshëm shoqëror e jetësor. Tahir Desku vërtet ishte gazetar, aktor, punoi në disa vende dhe në disa profesione, por gjithnjë mbeti poet i veçantë; gjithnjë duke i mbajtur e manifestuar së brendshmi shqetësimet e forta dhe trazimet e thella shpirtërore, ai, megjithatë, e ruajti natyrën e bohemës së tij specifike, origjinale.

Dhe, paradoksalisht, duke pasur një shpërfytyrim për jetën e atëhershme kulturore e protagonistët e saj, kur e kishin parë Tahirin, gjatë luftës, të veshur në uniformën e UÇK-së, shumëkush ishte habitur. Porse jo! Sepse Tahiri i është përgjigjur këkesës së kohës në mënyrën e tij jetësore e krijuese. Janë qindra raporte, për ato 600-700 ditë lufte që i shkroi e i kumtoi Tahir Desku gjatë luftës. Sepse pena e tij ishte vënë në shërbim të diçkaje më të lartë: të përhapjes së të vërtetës për luftën. E kush më mirë se ai e përhapi atë të vërtetë, si kronist lufte? Të madhërishmen si kategori estetike ai nuk e shqiptoi vetëm në poezi; atë e shqiptoi edhe në jetë.

Thaçi: Hyrja e koalicionit VLAN në sallën e seancave , tejkalim i kompetencave

0

Thaci14-17aKryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, pas takimit me presidenten Jahjaga ka ftuar liderët e partive tjera që të ulën dhe të bisedojnë në mënyrë që ta gjejnë një zgjidhje për të dal nga kriza institucionale që është futur Kosova.

Thaçi shtoi se komunikimi është parim bazë i demokracisë, prandaj duhet të ulen dhe ta gjejnë një zgjidhje kushtetuese, ligjore dhe duke respektuar rezultatin e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ai e ka quajtur tejkalim të kompetencave të deputetëve, hyrjen e koalicionit VLAN në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, pa pasur seancë.

Ai e ka quajtur të nxituar veprimin e koalicionit VLAN.

Presidentja do të vazhdoj takimin edhe me liderët e partive tjera.

Arrestohen të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjet në Arbanë të Prizren

0

arrestimi 2Polica e Kosovës njofton se në vazhdën e implementimit të një plani operativ për arrestimin e personave të kërkuar.

“Policia e Prizrenit ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj lidhur me rastin e vrasjes dhe plagosjes së pesë personave që pati ndodhur me datë 19 qershor 2014 në rrugën Transite të Arbanës”, njofton zëdhënësi i PK-së në Prizren. Hazir Berisha.

Vlen të theksohet se këta tre të dyshuar gjer me tani kanë qenë në arrati. Ndërkaq lidhur me këtë rast edhe një i dyshuar mbetet në kërkim të mëtejmë.

Haradinaj, pas takimit me Jahjagën: S’ka diçka të re

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh i propozuar nga Blloku LAN për kryeministër të vendit, pas takimit të sotëm me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga tha se nuk ka diçka të re për tu veçuar.

“S’ka diçka të re. Ishte takim konsultativ për zhvillimet në vend – për mënyrën se si do të dilet nga kjo gjendje. Do të bëjmë kërkesë me nënshkrime për vazhdimin e seancës konstituive që pritet të zhvillohet javën e ardhshme”, tha Haradinaj.

A po ju vjen marre?

0

Imer MushkolajShkruan:Imer Mushkolaj

Duke u thirrur në vullnetin e popullit, deputetët po e pengojnë jetësimin e këtij vullneti. Ata nuk e kanë hallin e qytetarëve, por të interesave personale e partiake. Atyre duhet t’iu vijë turp që po e mbajnë peng një shtet të tërë, një popull të tërë
Ka gati katër muaj që thonë se po përpiqen ta jetësojnë vullnetin e qytetarëve, por nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po e shkelin atë vullnet dhe po i fyejnë të gjithë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët tash tre muaj marrin rroga të majme pa bërë asgjë, po tregohen të paaftë që t’i përfaqësojnë interesat e ayre që i kanë zgjedhur, duke u bërë kështu pjesë e cirkut politik që po vazhdon të luhet në kurriz të qytetarëve.

Për gati katër muaj këta të zgjedhur të popullit dhe udhëheqësit e partive politike pa pikë turpi vazhdojnë të luajnë një lojë të ndytë, me qëllim të jetësimit të interesave dhe agjendave të veta. Për gati katër muaj ata kanë bllokuar çdo gjë në këtë vend të mjerë, pa ndjerë as përgjegjësinë më të vogël për gjithë situatën e krijuar nga kapriçot e tyre dhe dëshirat e sëmura për pushtet. Nga njëra palë për ta mbajtur pushtetin dhe nga pala tjetër për ta marrë atë.

Për gati katër muaj qytetarët nuk dëgjojnë as shohin gjë tjetër veç takimeve shterpe e bajate të bllokut opozitar dhe deklaratave se atyre iu takon e drejta e krijimit të institucioneve, ose takimeve po ashtu të kota të partisë që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje dhe insiston se ajo e ka këtë të drejtë. Që të dy palët thirren në vullnetin e qytetarëve – në po atë vullnet të cilin, për shkak të paaftësisë së tyre, nuk po ia dalin ta jetësojnë. Ose, thënë më saktë, nuk po duan ta jetësojnë.

* * *

E barrikaduar pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese që ia njeh të drejtën e nominimit të të parit të Kuvendit, PDK po vazhdon të insistojë në të, pavarësisht se nuk i ka numrat e nevojshëm.

Të barrikaduar pas marrëveshjes së nënshkruar për krijimin e institucioneve, blloku LAN dhe Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë të insistojnë se këtë të drejtë e kanë ata, ngase përfaqësojnë shumicën parlamentare dhe presin rastin ta dëshmojnë atë. Por, këtë rast nuk po ua ofron PDK’ja, që nëpërmjet kryesueses Flora Brovina mbyll dyert e Kuvendit sa herë dëshiron.

Kështu, VLAN’it i mbetet vetëm të presë, pasi që nuk dëshiron të rrezikojë edhe njëherë, që të provojë zgjdhjen e Isa Mustafës kryetar.

Në këtë situatë dëshpëruese për të dyja palët, asnjëra nuk po e bën hapin e parë për të çelur rrugë. Dhe, a e dini cili është arsyetimi? Thonë se po vepruan ashtu, po shkelkan vullnetin e qytetarëve. Ndërkohë që janë vetë ata që po mbajnë të bllokuar një shtet të tërë, janë vetë ata që po e mbajnë peng jetësimin e vullnetit të qytetarëve. Nëse do t’u bënte aq shumë për qytetarët, do të gjenin zgjidhje.

Deputetët nuk janë në gjendje të konstituojnë Kuvendin, partitë politike nuk janë në gjendje t’i ndërtojnë institucionet. Ata janë dështakë dhe nuk e meritojnë mirëkuptimin tonë.

* * *

Kushdo që bën hapin e parë drejt zgjidhjes së krizës institucionale, do të humb diçka nga dëshirat dhe synimet e veta, nga interesat e veta. Por, të paktën diçka do të fitojnë qytetarët, të cilët nuk mund të tolerojnë pafundësisht papërgjegjësinë e arrogancën e atyre që i kanë votuar ose të atyre që kanë refuzuar t’ua japin votën.

Nuk ka kurrfarë logjike që kriza të vazhdojë edhe më tej, kur zgjidhja e saj varet nga vullneti i deputetëve dhe partive politike. Nuk ka kurrfarë arsye që të vazhdojë edhe më tej agonia e krijimit të institucioneve, kur zgjidhja mund të gjendet në Kuvend. Veç duhet komunikim, duhet dialog.

Janë të kota takimet që mbahen sa për kurtoazi në zyrën e presidentes, takime që veç konfirmojnë qëndrimet e betonuara të blloqeve politike. E nevojshme është që presidentja të krijojë një tryezë politike, në të cilën duhet përfshirë të gjitha partitë parlamentare, që do të debatonin mes vete për gjetjen e një zgjidhjeje. Tekefundit, presidentja e ka për detyrë që të sigurojë funksionimin kushteues të institucioneve dhe asaj i takon që t’i mbledh për të diskutuar ata që po bllokojnë dhe pamundësojnë një gjë të tillë.

Me veprimet e tyre të papërgjegjshme, ata po rrezikojnë funksionimin e institucioneve, funksionimin e shtetit – duke bërë që jeta e qytetarëve të vështirësohet edhe më tej.

Këtë situatë të pashpresë nuk e zgjidhin as mbledhitë e deputetëve të VLAN’it si ajo e të enjtes në Kuvend, që mbahet veç për të shprehur pakënaqësinë me shtyrjen e seancës. Po të ishte aq e lehtë gjetja e zgjidhjes, ata do bënin një gjë të tillë aty.

Andaj, për të mos na fyer më inteligjencën, deputetët duhet të gjejnë shpejt një zgjidhje ose të pranojnë dështimin. Sa për marre, duket se nuk e dinë çfarë është ajo. /express/