10.6 C
Prizren
E enjte, 1 Maj, 2025
Home Blog Page 7484

Rektori kërkon bashkëpunëtorë

0

Ramadan ZejnullahuPesë prorektorë do të ketë Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”. UP-ja do të ketë prorektorin për buxhet dhe financa, mësimdhënie dhe çështje për studentë, kërkime shkencore, bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe zhvillim të cilësisë.

Lista me emrat e propozuar për prorektorë, nga rektori Ramadan Zejnullahu pritet të publikohet të enjten, për herë të parë në mbledhjen e Senatit, dhe më pas të adresohen në Këshill Drejtues për votim, shkruan Zëri.

Ndonëse kjo listë po mbahet si “sekrete” nga rektori Zejnullahu me qëllim që bashkëpunëtorët e tij të mos përballen me ndonjë formë të presionit, emrat që përmenden nga profesorët universitarë si të kontaktuar nga rektori janë Eda Vula profesoreshë në Fakultetin e Edukimit, e cila vjen nga fusha e matematikës, Qerim Qerimi profesor në Fakultetin Juridik në fushën e diplomacisë, Arbnor Pajaziti profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Ymer Havolli profesor në Fakultetin Ekonomik.

Hasani: Kosova nuk ka krizë politike dhe as institucionale

0

Enver HasaniKryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasani ka deklaruar se “Kosova nuk ka krizë politike, dhe as institucionale”.

Në një intervistë dhënë agjencisë austriake APA, situatën politike në vend e ka përshkruar më tepër si një “situatë konfuzioni”( Polit-Wirr-Warr). Hasani i ka deklaruar agjencisë APA se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese sqaron se “ Kryetari i Parlamentit të Kosovës, sipas Kushtetutës në fuqi duhet të propozohet nga partia, apo koalicioni më i fortë, që ka dalë nga zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që të bëhet konstituimi i Parlamentit të ri të zgjedhur”.

Në intervistën dhënë për agjencinë APA, Hasani ka deklaruar se koalicioni anti PDK, i cili përmbledh LDK-në, AAK, Nismën dhe lëvizjen Vetëvendosje është themeluar pas zgjedhjeve dhe si i tillë nga pikëpamja e Gjykatës Kushtetuese nuk është koalicion që mund të propozojë kryetarin e parlamentit.

Konflikti politik aktual nuk është se nuk mund të tejkalohet mendon Hasani. Ka pasur rasti si ai i Italisë apo Belgjikës që kanë qenë edhe më të rënda se ky në Kosovë dhe kanë marrë zgjidhje, thotë ai.

Një zgjidhje sipas Hasanit do të ishte që kandidati i PDK-së të zgjidhet kryetar Parlamenti me ndihmën e kampit kundërshtar. Më pas “Kampi kundërshtar do të mund ta zgjidhte sipas planit qeverinë e re”. “ Ky është një proces politik që do të mund të ndodhte dhe nëse partitë mund të merren vesh për këtë zgjidhje, kjo nuk do të kishte pasoja kushtetuese” ka deklaruar Hasani për agjencinë austriake APA. “Zgjidhja duhet të jetë politike” ka thënë Hasani.

Ai tha për agjencinë APA se Gjykata Kushtetuese është funksionale. Për shkak se parlamenti i deritashëm nuk mund të mblidhte dy të tretat e votave, për të zgjedhur një gjykatës të ri, Gjykata Kushtetues po funksionon me tetë, në vend se me nëntë gjyqtarë kushtetues. Kjo, megjithatë sipas Hasanit, nuk paraqet problem për koorumin e Gjykatës.

Hasani ka lavdëruar ndërkaq, punën e tre gjykatësve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe sipas atij ata kanë dhënë kontributin e vet për forcimin e shtetit të së drejtës në Kosovë. Ata, pas skadimit të mandatit dy vjeçar, do të zëvendësohen me kolegë kosovar, ka thënë ai për agjencinë austriake APA.

Presidentja mund të propozojë, jo të imponojë!

0

Jahjaga14-23Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, me t’u kthyer nga Amerika, është vënë në lëvizje për ta gjetur një model për dalje nga kriza politike, në të cilën është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare më 8 qershor. Për dy ditë rresht ajo ka takuar liderë të partive politike pjesëmarrëse në Kuvend, nga të cilët ka dëgjuar propozimet e tyre për dalje nga kriza.

Deri më tani presidentja nuk ka ofruar asnjë plan, duke ua lënë në dorë deputetëve që vet të gjejnë zgjidhjen. Sidoqoftë, Jahjaga edhe të mërkurën do të bëjë përpjekje që t’i ftojë në një tavolinë të gjithë liderët e partive për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Burime të gazetës Tribuna brenda Presidencës bëjnë të ditur se nëse liderët vazhdojnë më qëndrimet e tyre, atëherë presidentja me pëlqim edhe të ndërkombëtarëve do ta shpalosë planin e saj për dalje nga ngërçi.

Të gjithë kundër gjithëpërfshirjes

0

Thaci-Mustafa-Limaj-Haradinaj-KurtiPartitë politike që përbëjnë Bllokun (VLAN) kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse si zgjidhje për tejkalimin e krizës politike, në të cilën është zhytur vendi tash e katër muaj, shkruan Zëri.

Liderët e katër subjekteve politike të Bllokut që kanë bërë marrëveshje për bashkëqeverisje, vazhdojnë të insistojnë se zgjidhja është brenda partive të Bllokut dhe në këtë drejtim kanë përjashtuar mundësinë e një qeverie gjithëpërfshirëse si një mundësi për tejkalimin e situatës.

Universiteti “Ukshin Hoti” e nis vitin e ri akademik pa rektor

0

UPZ-objektiViti i ri akademik e gjen Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” pa rektor. Edhe më tutje mbeten të paqarta procedurat ligjore karshi kandidaturave për këtë post.

Në këtë garë janë tetë kandidatë: Lirak Karjagdiu, Isuf Musliu, Gani Gjini, Florije Govori-Fejzullahu, Fahredin Shabani, Ramë Vataj, Nagip Skenderi dhe Kadri Kryeziu, shkruan Koha Ditore.

Ndër ta ngërçi aludon te kandidati Kadri Kryeziu, i cili ka titullin “profesor-asistent” dhe jo “profesor i asocuar” apo “profesor i rregullt”, siç parashihet me Statutin e UPZ-së. I njëjti është edhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Për këta, disa ditë më parë ishte shtruar kërkesa nga një pjesë e Këshillit që të hiqet kjo dispozitë dhe të mos zgjidhet rektori vetëm nga radhët e profesorëve të rregullt e të asocuar.

17 vjet nga Lëvizja Studentore “97”

0

Levizja Studentore 97Lëvizja Studentore e 97’tës e drejtuar nga Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi dhe Albin Kurti e përkrahur dhe nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Edhe pse sot janë bërë 17 vjet, Lëvizja Studentore e 97’tës vazhdon të vlerësohet si pikënisje e kthesës së madhe historike që po vinte për Kosovën, transmeton er.

Disa nga protagonistët e kësaj lëvizje kanë deklaruar se kjo lëvizje ka qenë pantere strategjike e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Sipas tyre, Lëvizja Studentore e 97’tës ka sensibilizuar opinionin ndërkombëtar se UÇK-së buronte nga populli liridashës i Kosovë.

Kushtetuesja e Spanjës ndalon referendumin në Katalunjë

0

Katalunja-SpanjeGjykata Kushtetuese në Spanjë ka vendosur të mos lejojë mbajtjen e referendumit në Katalunja, më 9 nëntor të këtij viti.

Ky vendim vjen pas kërkesës së qeverisë spanjolle për të ndaluar këtë referendum, të cilin ajo e cilësoi si shkelje të kushtetutës së vendit.

Përveç ndalimit, qeverisë katalanase nuk do t’i lejohet edhe mbajtja e fushatave dhe mitingjeve. Megjithatë, ky vendim nuk e ka “trembur” qeverinë katalanase, e cila ka thënë se do ta apelojë vendimin.

Gjatë kohës që gjykata do të studiojë ankesat dhe deri sa të dalë me një vendim, në Katalunjë do të ndalohen të gjitha fushatat lobuese për ndarjen nga Spanja.

Asambleja Kombëtare Katalanase, grupimi më i madh lobues pro pavarësisë, ka mbledhur sot mijëra mbështetës për të protestuar kundër vendimit të gjykatës.

Isa Mustafën mund ta votojmë nëse anëtarësohet në PDK

0

XhavitHaliti-pdkLDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë akuzuar PDK-në se po e mban shtetin e bllokuar. Sekretari Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë në emisionin Rubikon të KTV-së se Kushtetuesja është kapur nga PDK-ja, sikur edhe shteti.

Në anën tjetër, anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se janë me dhjetëra zyrtarë të LDK-së që kanë raste të hapura në prokurori për korrupsion.

I menjëhershme ka qenë reagimi i nënkryetares së LDK-së, Teuta Sahatqija, e cila ka thënë se PDK-ja ka uzurpuar shtetin.

E në pyetjen e Molliqaj se pse PDK-ja nuk e nominon kandidatin e VLAN-it, Isa Mustafa, Haliti është përgjigjur: “Kjo mund të bëhet nëse LDK-ja pranon të flasë me PDK-në, ose Isa Mustafa të anëtarësohet në PDK”. /Indeksonline/

Si e arrestoi Sali Berisha, Ristanin!

0

ristani1994Çfarë e ka mbajtur peng nga e shkuara ish-kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani. Jeta plot dritë-hije e juristit të njohur që PS e konsideron shkaktar të prishjes së standardeve zgjedhore, historitë e tij të vjetra me dy presidentë, Sali Berishën e Alfred Moisiun. Marrëdhëniet e vjetra të ish-gjyqtarit Ristani me shtypin dhe si mbërriti nga drejtimi i sallave të gjyqit në qelitë e burgut si i dënuar penalisht. Një portret i paautorizuar i kreut të KQZ-së.

Zemërata e Berishës
Gjyqtarët e vjetër komunistë u përfshinë në vitin 1992, – vit kur Ristani dhe një grup i madh kolegësh të tij mbaruan universitetin, – në një valë shkarkimesh nga detyra. Vakuumi i krijuar nisi të mbushej me studentë që sapo kishin mbaruar fakultetin dhe një vit më pas, edhe me juristët e “përshpejtuar” të dalë në seri nga serra e shkollës së Plepave, në Durrës.
Konkurrenca me ta ishte fare e lehtë për t´u fituar dhe për herë të parë, me firmën e ish-presidentit Berisha, Ristani emërohet gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitin 1992. Tre vjet rresht gjyqtar dhe pedagog i jashtëm në universitetin që sapo kishte mbaruar, kjo ishte një karrierë për t´u pasur zili, por normale për atë kohë.

Deri sa fati do të shënonte ditë të zeza, krejt papritur edhe për atë që dukej si i shënjuari vetëm i ditëve të bardha. Në vjeshtën e vitit 1993, Aleksandër Frangaj, atëherë kryeredaktor kurajoz i “Koha Jonë”, detyrohet të kalojë në arrest shtëpie në Lezhë, në pritje të gjykimit të tij penal: akuza, kishte nxjerrë sekretin shtetëror për kalimin e një autokolone me tanke drejt veriut të Shqipërisë. Në Shqipërinë e atëhershme, me një president të konsideruar më tej ai armik i shtypit, ky ishte një mëkat i frikshëm.

Frangaj do të gjykohej në Lezhë, ku kishte shkuar për ta gjykuar si i komanduar pikërisht gjyqtari i ri Ristani. Avokat mbrojtës i Frangajt, ishte Spartak Ngjela. Në një sallë të mbushur me kolegë të Frangajt dhe deputetë të opozitës, Ngjela foli gjatë, pa harruar madje as “të drejtën anglo-saksone” dhe e “hutoi” prokurorin lokal që mbronte akuzën, i cili madje tërhiqet prej saj.

Frangaj fiton pafajësinë e firmosur nga Ristani, kurse ky i fundit, fiton mërinë e ish-presidentit Berisha. Që për një përkitje të rastit, ishte dhe fqinj me Ristanin në apartamentin e tij të vjetër në Brakë.
Ky ishte dhe momenti që e ndau njeriun më të fuqishëm të vendit, me juristin që dukej se kishte një të ardhme të garantuar. Një ndarje që në fakt do të vazhdonte gjatë, me vite dhe do të kalonte dhe mes problemesh shumë më të rënda se kaq. Sepse ky do të ishte vetëm fillimi.

Ajo që do të vijonte, do t´i ngjante si një kurdisjeje fatkeqe rrethanash, po ashtu dhe një loje ku më i dobëti do të priste vetëm faljen nga më i forti që nuk harron kurrë. Deri në ditën, kur të paktën, sipas kritikëve të tij nga PS-ja, do të bënte shërbimin e jetës për Berishën.

Arrestimi
Në mesin e viteve ’90, shtypi kritik ishte shndërruar përfundimisht në shqetësimin e pafundmë të ish-presidentit Berisha. Basti i tij me botuesin Nikollë Lesi dhe drejtuesit e saj, Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka, do të vazhdonte dhe më tej. Thjesht pritej rasti për të rigoditur. Dhe ai erdhi me një padi të bërë nga ministria e Mbrojtjes, e drejtuar atëherë nga i ndjeri Safet Zhulali.
“Të dënohet me burg kryeredaktori Frangaj dhe gazetari Leka që kanë nxjerrë sekretin ushtarak-shtetëror”. Sot tingëllon qesharake se sekret atëherë quhej fakti që oficerët ishin të detyruar të linin armatimin e tyre personal në repart dhe se nuk mund ta merrnin më, si më parë, në apartamentet e tyre vetjake.
Të dy gazetarët arrestohen dhe në prill 1994 dalin në gjyq. Gjyqtar i tyre ishte sërish Ristani. Vetëm 25 vjeçar, Ristani do të gjykonte kështu procesin më të rëndësishëm të jetës së tij, do të gjykonte për fajësinë a pafajësinë e dy, pothuaj, bashkëmoshatarëve të tij. Natyrisht ishte nën një presion të madh: nga njëra anë shtypi opozitar, por dhe ai ndërkombëtar, shoqatat e gazetarëve vendase dhe të huaja, institucionet e të drejtave të njeriut dhe nga ana tjetër, “fqinji” i pushtetshëm në rrugën e Brakës që i donte me çdo kusht në burg gazetarët.

Dhe sa kohë që vazhdon procesi, një tjetër element hyn në lojë: Nikollë Lesi bën një lëvizje “të dëshpëruar”. E fton Ristanin në një lokal dhe në këmbim të pafajësisë së gazetarëve të tij, afron madje dhe një shpërblim. Ristani nuk pranon, ai e refuzon fort këtë ofertë, por si njeri, kishte dhe ai dobësitë e tij. I kërkon Lesit ta ndihmojë me dy viza greke për të afërmit e tij. Ajo çfarë nuk dinte Ristani dhe Lesi, ishte që në tryezën pranë tyre, agjentë të SHIK-ut të drejtuar atëherë nga Gazidede, kishin xhiruar dhe fotografuar gjithçka.

Madje, dhe momentin e dorëzimit të pasaportave.
Nuk mund të thuhet me saktësi sesa ka ndikuar ky “nder” i Lesit tek vendimmarrja e Ristanit, por vendimi i firmosur prej tij nuk do të kënaqte Berishën. I cili, megjithatë, bën një veprim të pamendueshëm për karakterin e tij të rrëmbyer në atë kohë: ndonëse njoftohet në moment për rezultatin e përgjimit të gjyqtarit Ristani, ai nuk ngutet. Pret dhe në fakt nuk pret shumë. Ose më saktë, jo më shumë se dy apo tre javë. Kur një short “fatkeq” e detyron Ristanin të gjykojë një tjetër çështje të nxehtë.

Një anije e kapur me naftë kontrabandë pret vetëm firmën e tij që të dalë nga gjendja e sekuestrit në portin e Durrësit. Ai e bëri këtë dhe vetëm dy ditë më pas, ndërsa Ristani mbahet i mbyllur në një mbledhje që zgjat më shumë se tre orë në gjykatën e Tiranës, në cepin tjetër të saj, në apartamentin e tij në Brakë, kishte mbërritur policia dhe agjentët e SHIK-ut me një mandat për kontrollin e tij.
Kërkonin për para të fshehura, që duhet të ishin shpërblimi i mundshëm për lirimin e anijes me naftë. Gjërat rrokullisen në një mënyrë të rrufeshme poshtë e më poshtë. Ristani arrestohet nën akuzën e shpërdorimit të detyrës – dhënien e një vendimi haptazi të paligjshëm dhe një mitmarrjeje të pavërtetuar. Qëndron vetëm pak kohë në qeli me të njëjtit njerëz që i kishte dënuar vetë më parë nga pozicioni i gjykatësit.

Ndonëse nuk pranon asgjë në proces, vendimi për të ishte marrë: dënohet me burg me një vit heqje lirie, vendim që i kthehet me kusht për dy vjet. Dhe i rikthehet liria. Duket se dhe në këtë pikë, dora e “fqinjit” ishte ndalur pikërisht në “hedhjen e lopatës së fundit me dhe” mbi një karrierë të shkatërruar dhe një jetë njerëzore të frakturuar dhembshëm.

Por fati, edhe në këtë rast, nuk e kishte harruar Ristanin. Për të, pas rënies së thellë, do të kishte sërish ngjitje, madje të bujshme. Deri në vitin 1997 do të ishte avokat dhe do të mbronte dhe një tjetër personazh të njohur të kohës. Ristani do të mbronte me sukses të pjesshëm Ilir Hoxhën, të birin e Enver Hoxhës, të akuzuar në mënyrë qesharake, sepse kishte guxuar të mbronte të atin në një gazetë periferike të kohës.

Kaq dukej se do të mbushte kupën në mërinë e tij me “fqinjin” president, por ndërkohë kishte ardhur viti 1997, kur ish-presidenti kishte halle shumë më të mëdha për veten e tij. Madje, edhe atë të gjetjes së një avokati personal. Ristani rifutet në shërbim shtetëror, kësaj radhe si inspektor në ministrinë e Drejtësisë, deri në vitin 1998, më pas kalon katër vjet të tjerë në profesion të lirë si avokat deri në momentin kur fati i keq duket se i kishte perënduar përfundimisht.

Tek presidenti tjetër
Një tjetër ish-president do të behej fati i tij i mirë dhe i keq në të njëjtën kohë për juristin me halle. Alfred Moisiu do t´u besonte rekomandimeve të jashtëzakonshme për juristin e aftë dhe do ta ftonte Ristanin në kabinetin e tij të ngushtë me detyrën e këshilltarit juridik. E kaluara dukej se ishte harruar dhe se për ish-avokatin karriera do të rridhte e qetë në paradhomën komode të një presidenti të zgjedhur me konsensus dhe që e pëlqenin të gjitha palët. Por, dhe kjo histori, do të ndërlikohej shumë shpejt.

Në grindjet që nisën mes Moisiut dhe ish-kryeministrit Nano, në vitin 2003, për herë të parë hyri një element i ri në luftën politike të ditës, ai që në median e kohës, do të quhej lufta mes stafeve. Dhe stafi i kryeministrit Nano duket se ishte furnizuesi i medias me disa të vërteta të hidhura për dy nga këshilltarët e zotit Moisiu. Një nga ta ishte vetë Ristani. I zhgënjyer, Moisiu i kërkon llogari vartësit të tij për detajin e të shkuarës që ai i kishte fshehur. Por nuk kishte mundësi të bënte më shumë, veç t´i komunikonte se rrugët e tyre tashmë ishin ndarë. E megjithatë, kjo thyerje e radhës, nuk do të thoshte se rruga e Ristanit drejt karrierës personale ishte e mbyllur përfundimisht.

Ai i rikthehet sërish avokatisë deri në vitin 2006. Dhe plot tre vjet më parë, më 31 korrik 2006, Ristani ishte një nga emrat e propozuar nga Partia Demokratike për të qenë anëtar i KQZ-së.
Në një nga seancat më dramatike dhe më qesharake të Kuvendit të shkuar, kur aleatët e sotëm e sulmuan Jozefina Topallin me vazo lulesh, ai votohet në godinën e ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, bashkë me kandidatët për KKRT-në dhe Këshillin Drejtues të RTSH-së. Si anëtar i KQZ-së, ai punon me një tjetër ish-gjyqtar dhe mik të vjetër të tij, Çlirim Gjata dhe kalon provën e zjarrit me zgjedhjet lokale të shkurtit 2007.

Bie pak në sy, por nuk dihet se pse, një vit më pas, në vjeshtën e 2008-s, largohet nga KQZ-ja dhe emërohet nga presidenti Bamir Topi si drejtor i shkollës së magjistraturës. Vetëm për katër muaj, sepse tashmë arrin sërish në majë: emri i tij ishte i pari i propozuar nga Berisha për kryetar të KQZ-së. Në shkurt 2009, ai votohet nga Kuvendi si arbitër i zgjedhjeve.

Vladimir Putin në Serbi më 16 tetor

0

PutinKryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka marrë konfirmimin zyrtar nga ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Çepurin, se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta vizitojë Serbinë më 16 tetor, për 70 vjetorin e çlirimit të Beogradit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë një takimi me gazetarët në kryeqytetin e Beogradit, kreu i qeverisë serbe, deklaroi se ka biseduar pa shumë detaje me ambasadorin rus për programin e vizitës së Vladimir Putin.

Sipas këtij programi, mediat në Serbi citojnë kryeministrin serb të ketë thënë se presidenti rus do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç.

Presidenti rus Vladimir Putin pritet të marrë pjesë edhe në parakalimin e forcave ushtarake të Serbisë.