12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8671

Buja përuroi gjashtë tituj të përkthyer nga fusha e mjekësisë

0

Buja-gjashtë tituj nga fusha e mjekësisëMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka promovuar sot librat shkencorë të kontigjentit të gjashtë (6 tituj me nga 3 vëllime), të ardhura nga Maqedonia.

Buja me këtë rast theksoi se, ndjehet i kënaqur për faktin se po realizohet projekti i sjelljes së librave shkencorë për studentët dhe profesorët.

“Ndiej gëzim në vazhdimësi për arsye se po realizohet projekti ynë për sjelljen e librave shkencorë për studentët tanë. Në këtë kontigjent kemi gjashtë tituj, pas njëzetetetë titujve, të cilat janë promovuar më herët, e që gjithsej bëjnë tridhjetëekatër. Kjo na bënë që të ndjehemi mirë për faktin se është ndihmë shumë e madhe për studentët dhe profesorët dhe gjithë studiuesit dhe hulumtuesit e lëmive të ndryshme”, u shpreh ministri Buja.

Ai po ashtu theksoi se, akoma më të disponuar na bënë fakti se librat, të cilat janë sjellë nga fusha e mjekësisë e plotësojnë literaturën, për të cilën ka pasur mungesë shumë të madhe. Ministri Buja vlerësoi lartë autorët e këtyre librave, për të cilët tha se janë emrat më eminent të kësaj shkence dhe theksoi se edhe përkthimet që janë bërë nga ekspertë të lëmisë, janë konsideruar si përkthime vërtetë shumë të mira.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Salih Ahmeti ka falënderuar gjithë akterët të cilët kanë qenë të angazhuar në realizmin e këtij projekti, shfrytësues i të cilit në masën më të madhe është Fakulteti i Mjekësisë, i cili fakultet ka pasur nevojë të domosdoshme në plotësimin e literaturës profesionale, hulumtuese dhe shkencore.

Ai bëri të ditur se deri më tani janë realizuar njëzetetetë tituj të librave, profesional dhe shkencor, të cilat iu dedikohen studentëve edhe profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Këto libra shkencorë janë libra të autorëve eminent botëror të përkthyer në gjuhën shqipe dhe janë pjesë e 150 titujve (nga 1000 kopje për titull). Librat që u promovuan janë të fushës së mjekësisë. Titujt që u promovuan sot janë: Radionkologjia Klinike, Imazheria Ortopedike, Diplomacia e Mjedisit Jetësorë, Jeta me Natyrën, Traktati i Oksfordit për Mjekësinë dhe Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme.

KQZ fillon përgatitjet për zgjedhje

0

Zgjedhje-kosove-logoKomisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës, diskutoi lidhur me përgatitjet që duhet të bëhen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Anëtarët e KQZ-së e panë të nevojshme se duhet filluar me disa përgatitje për këto zgjedhje.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ u pajtua parimisht për të punuar në drejtim të hartimit të një strategjie për vitet e ardhshme, si dhe miratoi zëvendësimin e tetë (8) anëtarëve të Kuvendeve Komunale të cilët vijnë nga radhët e subjekteve të ndryshme politike.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ miratoi Raportin e Shpenzimeve për Zgjedhjet Lokale të vitit 2013.

Po ashtu, KQZ miratoi rekomandimin e Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike për shfuqizimin e pezullimit të një partie politike si dhe rekomandimin për gjobitjen e shtatë (7) subjekteve politike jo-parlamentare të cilat nuk kanë dorëzuar në afat ligjor raportin e shpnezimeve të fushatës për Zgjedhjet Lokale 2013, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

OVL e UÇK-së, kundër Tribunalit jashtë sistemit juridik të Kosovës

0

MuharremXhemajli-OVLUCKOVL e UÇK-së mirëpret miratimin e Ligjit për Veteranët e Luftës. Kreu i kësaj organizate thotë se miratimi i ligjit do të thotë njohje e luftës çlirimtare. Ai deklaron se në Kosovë nuk ka më shumë se 20 mijë veteranë që kanë luftuar, ndërsa kritikon procesin e verifikimit të tyre. Për OVL-në formimi i çfarëdo gjykate jashtë juridiksionit të shtetit është i jashtëligjshëm

Muharrem Xhemajli, kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, deklaron se verifikimi i pjesëtarëve të kësaj ushtrie është duke ndodhur, por jo sipas dinamikës së paraparë. Sidoqoftë, ai ka thënë se do të kërkojë në emër të organizatës edhe nga ministri i FSK-së, Agim Çeku, i cili është edhe kryetar i komisionit verifikues, që ky proces të përshpejtohet.

Xhemajli në intervistë për gazetën Tribuna rithekson qëndrimin e OVL të UÇK-së se ata janë kundër krijimit të çfarëdo Tribunali i cili do të binte ndesh me sistemin juridik të Kosovës

Shatrit i duket Thaçi si sulltan

0

hashim thaci 3Ish Ministri i Financave, Haki Shatri ka ironizuar për vendimin e Kryeministrit Hashim Thaçi që të rrisë pagat për 25 përqind.

Në një deklarim për “Zëri”, Shatri e ka quajtur Thaçin “Sulltan”, që bën ç’të dojë me “paratë e shtetit”.

“Meqë e kemi “Sulltan” dhe nuk mund të bëjë çka të dojë me para të shtetit, unë e përgëzoj kryeministrin Thaçi për këto rritje edhe pse  mendojë se është dashtë t’i rritë më shumë se kaq”.

“Meqë e kemi zhvilluar ekonomikë, hequr varfërinë, buxhetin e kemi kaq të madh pse mos me rrit paga. Bile është dashtë të i rrisë për 500 euro”, Haki Shatri, raporton “Zëri”.

Edhe Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se Kryeministri Thaçi nuk ka kohë që t’ja shpjegojë opinionit implikimet buxhetore që ka kjo rritje.

“Kryeministri Thaçi është tepër i zënën me faqen e tij në “Facebook” dhe nuk ka kohë t’i shpjegojë opinionit publik ndikimin në Buxhetin e Kosovës”.

Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë deklaruar për “Zëri”, se paratë për rritjen e pagave do të sigurohen nga buxheti. Ata kanë thënë se lista përfundimtare e përfituesve të këtij vendimi nuk është bërë ende.

“Mjetet financiare për mbulimin e rritjes së pagave do të sigurohen nga buxheti i vendit për vitin 2014”.

“Aktualisht është dyke u punuar në regjistrin definitiv për përfituesit të rrritjes së pagave pas vendimit që nga kjo rritje të mos përfitojnë zyrtarët e lartë publik. Si të kryhet ky vlerësim do t’ju informojnë”, kanë thënë zyrtarë ngë Ministria e Financave për “Zëri”.

Analistët, skeptikë për koalicionin AAK-LDD

0

Haradinaj-DaciAnalistët kosovarë janë shprehur skeptik për koalicionin në mes partisë së Haradinajt dhe partisë së Nexhat Dacit, sepse sipas tyre, kjo formulë qeverisëse nuk duket të ketë simpatinë e madhe të elektoratit në Kosovë.

Analisti Belul Beqaj tha për Telegrafin se gjendja e tanishme në Kosovë është produkt edhe i qeverisjes së vitit 2004 – kur qeverinë e kanë drejtuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës .

Ai mendon se AAK-ja, për shkak të ambicieve të liderit të saj, është duke synuar që të arrijë deri te pushteti. Por, sipas tij, “Haradinaj nuk po e kupton se sa më shumë që po interesohet për pushtet aq më tepër po largohet nga pushteti”.

“AAK-ja dhe lideri i saj, për shkak të oscilimeve, mos konsekuencës dhe ambicieve të paepura për pushtet – që në këtë kuptim ia kalon vetëm lideri i PDK-së – më shumë se gjasa do të jetë pjesë e të kaluarës sesa e të ardhmes”, ka thënë Beqaj.

Publicisti Astrit Gashi tha për Telegrafin se nuk mendon se Lidhja Demokratike e Dardanisë, kështu si është tash, sjellë një kualitet apo numër të votueseve në koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës .

Sipas tij, koalicioni (AAK-LDD) është më shumë kthim favoresh që i pari i AAK-së po i bën tash kryetarit të LDD-së, Nexhat Daci, si përgjigje e raporteve të mira që kanë pasur këta të dy gjatë qeverisjes së përbashkët LDK-AAK në vitin 2004.

“Dihet që në atë kohë Daci ishte një nga njerëzit kyç të LDK-së që insistonte që koalicioni të behej me AAK dhe jo me PDK. Ashtu edhe u bë. Sot është tepër herët për formulat, sepse ato do të dalin nga rezultatet zgjedhore. Por, vazhdoj te magjepsem me mënyrën se si Daci ende tejzmadhon pozicionin e tij dhe vetveten. Cilido që të jete koalicioni i ardhshëm, Daci do të jetë veçse një figurë, asgjë markante”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë konsiderojnë se përsëritja e formulës qeverisëse e vitit 2004 do të ishte opsioni më i mirë për zgjidhjen e problemeve për qytetarët e vendit. (Telegraf)

Shtëpia e Kurt Cobain mund të bëhet muze

0

82620Shtëpia në të cilën është rritur ylli i ndjerë i muzikës, Kurt Cobain, mund të shndërrohet në muze. Fansat e liderit të grupit Nirvana kanë nisur një iniciativë për të mbledhur para për ta kthyer pronën në Aberdeen, Washington, në një atraksion turistik.

Nëna e këngëtarit Wendy O’Connor, e nxori në shitje shtëpizën vitin e kaluar për 500 mijë dollarë, edhe pse ajo është vlerësuar me vetëm 67 mijë dollarë.

Tani gazetarja Jaime Dunkle, fanse e rokerit, ka krijuar një ueb-faqe GoDundMe për t’u përpjekur të mbledhë 700 mijë dollarë.

“Të sigurohemi se shtëpia të shndërrohet në përkujtimore nga fansat tanë, ashtu që të mos përfundojë në kthetrat e lakmitarëve kapitalistë”,- ka thënë Dunkle.

Këshilli Drejtues i UP-së merr katër vendime të mëdha

0

UP-rektoratiKëshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, pas një mbledhje afro katër orëshe që ka mbajtur të enjten në mbrëmje, ka marrë katër vendime të rëndësishme për funksionimin e Universitetit.

Kështu ka thënë për “Kohën Ditore”, kryetarja e këtij Këshilli, Shefkije Islami, e cila ka bërë të ditur se KD-ja në këtë mbledhje ka miratuar buxhetin e UP-së për vitin 2014, pastaj ka zgjedhur prorektorin e pestë dhe të fundit të kësaj nomenklature, ka miratuar një rregullore për sistematizimin e vendeve të punës në UP, si dhe ka ofruar një zgjidhje të përkohshme për punonjësit e administratës së UP-së, të cilët prej dy ditësh kanë hyrë në grevë në kërkim të rritjes së pagave dhe definimit të statusit të tyre për vendet e punës.

Islami nuk e ka përmendur shumën e buxhetit të miratuar, teksa ka bërë të ditur se KD-ja, si organi më i lartë i UP-së ka emëruar të enjten prorektorin e pestë të menaxhmentit të ri të përkohshëm. Ai është Hysni Osmani, profesor i rregullt i Fakultetit të Makinerisë, i cili është emëruar u.d. i prorektorit për financa, në UP

Aktivistët padisin Mujën për shkelje të ligjit

0

Ramadan Muja 2Grupi i qytetarëve aktivë “Për Prizrenin”, të enjten, ka paralajmëruar ushtrimin e një padie në Prokurorinë Themelore kundër kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, për shkak të vendimit të tij për vetëpezullim të postit, që sipas këtyre aktivistëve paraqet shkelje të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ata kanë vlerësuar se Muja ka bërë shkeljen e radhës edhe me emërimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës.

“Padinë ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, e paraqesim në Prokurori për shkak se ai në kundërshtim me dispozitat e LVL-së, pasi që është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren, duke vepruar në cilësinë e kryetarit të Komunës, pasi ka pezulluar veten nga pozita e kryetarit, pa asnjë bazë ligjore, ka emëruar si u.d. të kryetarit të Komunës kryesuesin e KK-së, Kujtim Gashi”, ka thënë aktivisti Kastriot Jahaj.

Sipas tij, kjo është edhe një dëshmi se kryetari Muja nuk meriton të qëndrojë në këtë post, pasi që edhe pas dënimit nga gjyqësori ka vazhduar me shkelje ligjore.

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ende nuk e ka pranuar vendimin e kryetarit Muja për “vetëpezullim”.

Tribunali do të prezantohet si gjykatë speciale

0

Gjykata-qekiqiGjykatë Speciale. Ky do të jetë emri që do të mbajë mekanizmi që do t’i gjykojë ish-pjesëtarët e UÇK-së që do të mund të akuzohen si rezultat i një hetimi trevjeçar për dyshimet e ngritura në raportin e eurodeputetit Dick Marty. Shtetet kontribuuese të EULEX-it gjatë gjithë kësaj jave po diskutojnë për modalitetet që do të ketë mekanizmi gjykues, e që sipas të gjitha gjasave, nuk do të quhet Tribunal.

Heqja e këtij emri është arritur si rezultat i mbështetjes së disa shteteve të fuqishme që druajnë se krijimi i Tribunalit në formën çfarë është paraqitur me anë të një draft-statuti të hartuar nga ekspertët evropianë, do ta dëmtonte rëndë imazhin e Kosovës. Gjykata Speciale ka vazhduar të jetë temë e debatit gjatë kësaj jave, ndërkaq që ditët në vazhdim pritet të vendoset nëse emrit do t`i shtohet edhe adresa e EULEX-it.

Megjithatë, sipas një zyrtari evropian të akredituar në Kosovë, gjasat më të mëdha janë që Gjykata Speciale të mos ketë kurrfarë shtese tjetër. Një zgjidhje e tillë, sipas të njëjtit zyrtar, është kreative dhe do t’u mundësonte të gjitha palëve të interesuara që ta bëjnë interpretimin që u përshtatet, qoftë si Gjykatë Speciale e Kosovës, e BE-së, apo e EULEX-it../tribuna/

AAK dhe LDD favorizojnë koalicion me LDK-në

0

Haradinaj-DaciAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD), favorizojnë një koalicion me LDK-në për të udhëhequr me vendin.

Liderët e këtyre dy partive janë takuar sërish sot për t`u dakorduar që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vazhdojnë me koalicion të përbashkët, duke e ftuar në këtë mënyrë edhe partinë tjetër në opozitë – LDK-në. Në këtë takim, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje të parakohshme me qeveri të rrëzuar, transmeton RTK.

Formula e vitit 2004 e qeverisjes ndërmjet AAK-së dhe LDK-së do të ishte koalicioni i duhur për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, me të cilat, siç thuhet, po përballet Kosova. Ky konstatim doli pas takimit që zhvilloi lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me Nexhat Dacin. Të dy kryetarët e partive politike thanë se pas zgjedhjeve nacionale do të ishte i mirëseardhur koalicioni AAK-LDK-LDD, ku sipas kësaj formule, Lidhjes Demokratike të Kosovës do t`i takonte posti presidentit, Ramush Haradinaj do të ishte kryeministër dhe Nexhat Daci kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përsëri theksoi se në zgjedhje nacionale duhet të shkojnë me qeverinë e rrezuar, pasi sipas tij, kjo qeveri i ka shkaktuar probleme të mëdha vendit.

Të dy liderët thanë se bashkëpunimin që kanë pasur në nivel lokal si subjekte politike do ta vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve nacionale që pritet të mbahen këtë verë.