17 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025
Home Blog Page 7483

Kitaristi i AC/DC vuan nga demenca

0

Malcolm Young-ACDCNjëri ndër themeluesit e grupit të njohur AC/DC, kitaristi Malcolm Young, nuk do të kthehet më pranë bendit, për shkak se vuan nga demenca dhe si rezultat i sëmundjes nuk arrin më të mbajë mend asgjë.

Sipas një miku të familjes, BBC shkruan se kitaristi 61 vjeçar nuk mban mend më as këngët e njohura të grupit, të cilin e bashkëthemeloi me vëllain e tij, Angus.

“Nëse jeni në një dhomë me të dhe dilni që aty, pastaj ktheheni minuta më vonë, ai nuk mban mend kush jeni. Young ka humbje të plotë të kujtesës afatshkurtër”, ka thënë ai.

AC/DC do të lansojë albumin e ri “Rock or Bust” në dhjetor, mirëpo për shkak të gjendjes së Malcolm, ai nuk do të marrë pjesë as në incizime, e as gjatë turneut promovues.

Vëllezërit Malcolm dhe Angus Young e themeluan grupin në vitin 1973. Që atëherë, ata kanë shitur mbi 200 milionë albume dhe njihen me hitin e madh “Back in Black”.

Veseli: Zgjidhja, brenda vendimit të Kushtetueses

0

Jahjaga-PDK14-01Ka përfunudar takimi mes presidentes Jahjaga dhe liderëve të PDK-së.

Pas takimit i cili zgjati rreth 40 minuta, Kadri Veseli nga radhët e PDK-së ka thënë se shpreson shumë se zgjidhja do të jetë brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe konform zgjedhjeve të 8 qershorit.

Veseli nuk ka bërë të qartë nëse kanë marrë ndonjë propozim prej Presidentes apo jo, mirëpo ai tha se të gjithë liderët do të reflektojnë edhe më shumë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.

Brovina paralajmëron: Nuk ka debat në seancë

0

Brovina-RugovaUdhëheqja e seancës së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka thënë se në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit, nuk do të lejohet të zhvillohet debat në mes të deputetëve.

Me këtë, Brovina ka hedhur poshtë kërkesën e Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosjes, që në vazhdimin e seancës konstituive, të ketë debat.

Ajo thotë se me Rregulloren e Kuvendit nuk parashihet që të ketë debat në seancën konstituive.

“Unë jam vetëm një spikere për seancën konstituive dhe nuk kam të drejtë të hap debat, sepse nuk e kemi asnjë organ tjetër, vetëm unë formalisht jam aty”, ka deklaruar Brovina për Radio Kosovën.

“Në qoftë se të dyja palët nuk ulen asnjëherë me njëra-tjetrën, as kur i thërret Presidentja të ulen të bisedojnë, atëherë çfarë kuptimi ka ky debat”, ka thënë Brovina.

Arifi: Intervista e Hasanit, flet për ‘pavarësinë’ e gjyqësorit

0

Avni Arifi-aakAvni Arifi, këshilltar i liderit të AAK-së, ka thënë se `intervista e dhënë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani një ditë para seancës konstituive, flet për pavarësinë e gjyqësorit`.

“Një ditë para seancës kjo intervistë është dëshmi e “pavarësisë” së gjyqësorit në Kosovë. Vullnetin politik të 2/3 të Kuvendit nuk i zmbramps një opinion”, ka thënë Arifi.

A e ka quajtur absurd deklaratën e tij se vendi nuk është në krizë politike.

“Është absurd kur ai që është i thirrur të gjejë zgjidhje juridike, kërkon zgjidhje politike kurse ata që janë të thirrur për zgjidhje politike kërkojne zgjidhje juridike”, ka thënë Avni Arifi për Gazetën Blic.

Ndryshe, në një intervistë që sot Enver Hasani për mediet e huaja ka thënë se kryetari i kuvendit i takon vetëm PDK-së.

Incindet me traktor në Dragash

0

Traktor i rrezuarNë fshatin Kuklibeg të Dragashit një person ka pësuar një incident me traktor, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjeksor është liruar në shtëpi.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke bartur një masë drunore, ka pasur një incident me traktor me ç’rast ka pësuar lëndime trupore”, njofton Policia.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit pas tretmanit është liruar në shtëpi”. /PrizrenPress.com/

Konfiskohen 12.45 gram marihuanë në Prizren

0

marihuanaNë Prizren, konfiskohen 12.45 gram subtancë narkotike të llojit marihuanë në rrugën “Flamurit”. Një i arrestuar mbahet në mbajtje.

“Njësiti policor ka ndaluar një automjet në të cilin gjendeshin katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar (12.45 gr) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, njofton Policia.

“Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje”. /PrizrenPress.com/

Malishevasi tenton ta vret gruan, arratiset

0

Pistoleta7-22Në Malishevë, burri ka plagosur me armë zjarri gruan e tij dhe tashmë ndodhet në arrati. E plagosura është jashtë rrezikut për jetë.

Policia bënë të ditur se në një shtëpi banimi ne fshatin Shkarashnik, në rrethana ende të pa sqaruara, një femër është plagosur me armë zjarri në kokë, me gjasë nga burri i saj i cili tani për tani ndodhet në arrati.

E plagosura ishte dërguar për ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë për trajtim mjekësor dhe pas ndihmës së parë e njëjta dërgohet në QKUK në Prishtinë.

Sipas mjekëve, e plagosura i ka shpëtuar rrezikut për jetën.

Policia e Malishevës ka kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes dhe tani po bën orvatje për arrestimin e personit të dyshuar.  /PrizrenPress.com/

Malishevë: Akuza reciproke mes pozitës e opozitës për gjendjen në arsim

0

Malisheve-KK miratoi buxhetinPas një debati të gjatë në Kuvendin Komunal të Malishevës rreth gjendjes së krijuar në arsimin e kësaj komune të dyja palët kanë mbetur në pozitat e tyre të mëparshme, shkruan Koha Ditore.

Ndonëse kryesuesi i KK-së, Enver Hoti, ka tentuar që seanca e jashtëzakonshme e nisur pak ditë më parë të vazhdonte siç ishte votuar, për të qenë e mbyllur, pasi e ka parë disponimin e të gjitha subjekteve që ajo të jetë e hapur, e ka hedhur në votim këtë dhe ka fituar opsioni i hapjes.

Shefi i anëtarëve të KK-së nga PDK-ja, Izet Morina, i ka numëruar rastet konkrete të largimit nga puna në fillim të këtij viti shkollor, në veçanti në Qendrën e Kompetencës.

Prizreni miraton projektin për pastrimin e varrezave

0

Prizren-varrezetQeveria lokale e Prizrenit, në mbledhjen e mbajtur të martën, ka marrë vendimin që të alokojë mjete nga buxheti komunal për pastrimin e sërishëm të varrezave të komuniteteve të ndryshme fetare.

Kjo nismë sipas përfaqësuesve të ekzekutivit prizrenas do të jetësohet në prag të festave fetare, gjatë të cilave shumë qytetarë vizitojnë varret e të afërmve të tyre.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka theksuar se ky institucion kishte realizuar më herët gjatë vitit pastrimin e varrezave myslimane, katolike e ortodokse, por se është paraqitur nevoja për intervenim të sërish pas reshjeve të shumta atmosferike.

“Më herët i kemi pastruar varrezat, por ka marrë kohë me shi dhe është shfaqur nevoja që ato sërish të pastrohen”, ka thënë Muja, në takim me drejtorët e Ekzekutivit, shkruan Koha Ditore.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani, ka theksuar se në prag të festave fetare është e domosdoshme që të krijohet qasje më e lehtë për qytetarët që i vizitojnë varret e të afërmve të tyre.

Rektori kërkon bashkëpunëtorë

0

Ramadan ZejnullahuPesë prorektorë do të ketë Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”. UP-ja do të ketë prorektorin për buxhet dhe financa, mësimdhënie dhe çështje për studentë, kërkime shkencore, bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe zhvillim të cilësisë.

Lista me emrat e propozuar për prorektorë, nga rektori Ramadan Zejnullahu pritet të publikohet të enjten, për herë të parë në mbledhjen e Senatit, dhe më pas të adresohen në Këshill Drejtues për votim, shkruan Zëri.

Ndonëse kjo listë po mbahet si “sekrete” nga rektori Zejnullahu me qëllim që bashkëpunëtorët e tij të mos përballen me ndonjë formë të presionit, emrat që përmenden nga profesorët universitarë si të kontaktuar nga rektori janë Eda Vula profesoreshë në Fakultetin e Edukimit, e cila vjen nga fusha e matematikës, Qerim Qerimi profesor në Fakultetin Juridik në fushën e diplomacisë, Arbnor Pajaziti profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Ymer Havolli profesor në Fakultetin Ekonomik.