37.6 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7501

Vetura godet për vdekje një kalimtar në Malishevë

0

Aksident shiritat

Një kalimtar është goditur për vdekje nga vetuar në magjistralen Malishevë-Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 afër fshatit Tërpezë.

“Një kalimtar i vitlindjes 1933 është goditur për vdekje nga një veturë e llojit BMË, të cilën e ngiste një shofere”, tha Berisha.
“Po ashtu lëndime të lehta ka pësuar edhe një bashkudhëtar i cili në momentin kritik ndodhej në veturë”.

“ Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i Shtëpisë së Shëndetit nga Malisheva në vendin e aksidentit. Njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetime lidhur me rastin”.

“Në vendin e ngjarjes kishte qenë i pranishëm edhe Komandanti i Trafikut Rajonal i Prizrenit. Pas kryerjes së procedurave hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit e dyshuara është ndalur në masën e arrestit policor, ndërkaq trupi i pa jetë është dërguar për autopsi./PrizrenPress.com/

Punëtorët e NBI Suhareka , sërish tentojnë të kthehen në vendin e punës

0

Punetoret e NBI Suhareka-protestojnePunëtorët e NBI Suhareka do të tentojnë sërish të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Kështu ka njoftuar Sindikata e kësaj ndërmarrje , ku thuhet se nesër do të tentojnë të rikthejnë këtë gjigant në pronësinë e punëtorëve.

Ata thonë se NBI Suhareka ka qenë njëra ndër krenaritë e Kosovës por një privatizim i dështuar e ka shkatërruar të tërin.

Pësimet tona

0

znun rusiShkruan:Zenun Rusi

Aktuaiteti politik ndërkombëtar, edhe sot në vazhdimësi karakterizohet me luftra lokale në skenë, kurse në prapaskenë në llogari të atyre që i flijojnë duke u premtuar, bëhen përpjekje për krijimin e blloqeve të reja të imponimit dhe dominimit.

Ballkani nga dominimi i padrejtësive është i tenisionuar.Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë dominuar me të madhe në botë, për të pasuruar fondin e eksperimenteve politike, proklamojnë një rend të ri botëror, pa luftra dhe zgjedhje te konflikteve me dialog.

Ne, populli i ndarë dhe shumica të poshtuar në mënyra të ndryshme, po tentojmë qe me veprimet tona bordushiane të hipnotizojmë botën. Ju dhamë mundësinë disa njerëzve politikë, që pastaj improvizuan një shtet në të cilin i ngrysim ditët e i ndërrojmë stinët e vitit duke imituar.

Nga UNI për pushtet politika kosovare dhe institucionet e lekundura qe ditët e fundit vetem po imitojnë funksionalitetin e tyre. Kjo gjendje nëpër të cilën po kalon vendi sigurisht që Kosova është në një gjendje jo të mirë në pozitën ndërkombëtare. Edhe pse sot njhet nga 108 shtetet anëtare të OKB-së, ndërsa vetë është anëtare e disa organiyatave ndërkombëtare.

Mosgadishmeria e udhëheqësve politik për formimin e institucioneve, dirigjimi i gjykatës kushtetuse nga politika, mosgadishmëria e presidencës për ndërhyrje, janë arësye shtesë ku pozita nderkombëtare e Kosovës do të sfidohet në vështirësi të procesit së njohjës që janë pasojë e kundershtimit të fortë të pavarësisë nga një shtet anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit te OKB-së (Rusisë) dhe pesë vende anëtar të Bashkimit Evropian ( Greqia, Qiproja, Spanja, Rumania dhe Sllovakia).

Këshilli Evropian ne Kopenhagë (1993) caktoi disa kritere për shtetet aspirante që synojnë antarësimin në BE.

“Anëtarësimi kërkon që vendi kandidat të ketë arritur stabilitet të institucioneve që garantojnë demokraci, sundim të ligjit, respektim të të drejtave të njeriut, mbrojtje të pakicave, ekzistencën e ekonomisë funksionale të tregut, ashtu si edhe kapacitetin për t’u ballafaquar me presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda unionit. Anëtarësimi presupozon aftësinë e kandidatit që të marrë obligimet e anëtarësimit, përfshirë edhe zbatimin e qëllimeve politike, ekonomike dhe monetare të unionit”.

Këto kritere u grupuan në tri kategori të përgjithshme, varësisht nga natyra e tyre:
Kriteri politik, ekonomik dhe juridik.
Këto janë kriteret që vendi ynë po dështon në përmbushje për ti hapur rrugë synimeve drejt Bashkimit Evropian.

Ban Ki Moon kërkon fundin e krizës politike

0

ban kimun

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë që t`i formojnë shpejt institucionet në mënyrë që vendi të mund t`i kryej obligimet ndërkombëtare por edhe të brendshme. Në raportin e radhës për Kosovën ai ka lavdëruar Policinë e Kosovës dhe sjelljet e bashkësisë Islame të vendit në raport me radikalizmin fetar.

Raporti, një kopje të së cilit e ka siguruar gazeta Tribuna u është dorëzuar gjatë vikendit shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Aty shefi i OKB-së ka përshkruar zhvillimet në Kosovë prej 16 korrikut deri më 15 tetor të këtij viti. Raporti do të diskutohet nga shtetet anëtare në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit më 14 nëntor ku Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen në nivel të ministrave të jashtëm.

“Jam tepër i shqetësuar për bllokadën e tejzgjatur politike në Prishtinë dhe në efektet negative që ajo mund të ketë në progresin e arritur deri më tash në zhvillimin e institucioneve dhe proceseve demokratike në Kosovë. Fuqishëm, inkurajoj të gjitha etnitetet politike në Kosovë, posaçërisht liderët e tyre që t`i intensifikojnë përpjekjet për të ndërtuar mbi zgjedhjet e 8 qershorit dhe që bllokada aktuale të tejkalohet”, ka shkruar Ban..(Trbuna)

“Beat Murderer”, kënga më e re MC Kreshës, Keepman dhe Lyrical Son

0

Kreshnik FazliuKreshnik Fazliu, i njohur ndryshe si MC Kresha, është njëri ndër reperët më të kërkuar të skenës muzikore. Ai është njëri ndër zërat më të dëgjuar në vend dhe jashtë vendit. Pas shumë sukseseve të tij të njëpasnjëshme, reperi ka vendosur që mos të ndalet.

Ai deri më tani ka sjellë shumë bashkëpunime dhe këngë solo. Për herë të parë ai në muzikë u bë i njohur me këngën “Lej Flleshat”. Ndërsa së fundmi Kresha ka sjellë edhe një bashkëpunim tjetër, me dy reperët Keepman dhe Lyricel Sontransmeton Tribuna.

Kënga e titulluar “Beat Murderer”, e cila është publikuar para pak ditësh, është pritur shumë mirë nga fansat e reperëve. Këtë e dëshmojnë edhe komentet e shumta pozitive karshi këngës dhe reperëve.

Lëvizjet e liderëve

0

thaci-ramushi-isaAsnjëra marrëveshje për formimin e koalicionit qoftë atij parazgjedhor qoftë koalicionit paszgjedhor, nuk po çojnë drejt formimit të institucioneve. Edhe pse po behën 5 muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve, procesi ka mbetur në pikën zero dhe me qëndrimet aktuale të dy blloqeve, e vetmja zgjidhje për tejkalimin e ngërçit çon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për t`i shmangur zgjedhjet e reja duhet që ndonjë nga paritë e bllokut të lëvizë në drejtim të PDK-së, me ç’gjë do t`i tradhtonte partnerët e deritanishëm. Tradhti mund të ketë edhe brenda vetë bllokut nëse LAN-i duhet ta rishikojë marrëveshjen e vet ose të shmangë marrëveshjen me VV-në.

Për analistët politikë, ndryshimi i qëndrimeve të subjekteve mund edhe të ndodhë, sepse, sipas tyre, këta liderë kur është fjala për pushtet, mund edhe t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe t’i thyejnë marrëveshjet dhe parimet vetëm e vetëm të arrijnë cakun e dëshiruar. Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se nuk mund të besoj në mbrojtjen e parimeve prej liderëve aktual duke e ditur që ata, sipas tij, vazhdimisht kanë thyer parime prej se kanë qenë në pozita publike të ndryshme…

Java e vendimeve

0

Atifete Jahjaga 2Gjatë kësaj jave pritjet janë që më në fund të vijë në shprehje mundësia e organizimit të takimit të përbashkët të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend nën lehtësimin e presidentes Atifete Jahjaga. Atë që lideri i LDK-së, Isa Mustafa po e quan reflektim në raport me rrethanat që ka krijuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për postin e kryeparlamentarit, në shtjellimin politik, po lë të nënkuptohet heqjen dorë nga ky post.

Burime të besueshme, si nga PDK-ja ashtu edhe LDK-ja, kanë folur për gazetën Tribuna rreth skenarëve që mund të pasojnë ditëve në vijim pas lëshimeve të para që po i paralajmëron blloku dhe sidomos LDK-ja.

Sipas burimeve nga PDK-ja, në takimin eventual në Zyrën e Presidentes fillimisht do të kërkohet që të arrihet një pëlqim në parim që të gjithë liderët të zotohen se do të formojnë institucionet në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushteteuse, si për caktimin e mandatarit të qeverisë ashtu edhe për kryetarin e Kuvendit../tribuna/

Eqrem Kryeziu: Isa Mustafa duhet të ikte nga LDK-ja

0

Eqrem KryeziuuIsh- nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, i ka ftuar liderët politikë ta shikojnë interesin e Kosovës e jo interesin e tyre personal. Ai ak bërë me dije se vendit i duhet një qeveri stabile.

Kryeziu ka kritikuar për krijim e mureve në mes të subjekteve politike pas zgjedhjeve, duke thënë se këto veprime janë shumë të dëmshme për Kosovën.

Ai e ka kritikuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa, të cilin ka refuzuar ta quajë kryetarë.
Sipas tij, ai është vetëm qytetari Isa. Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, ia ka rikujtuar Mustafës premtimin e dhënë para zgjedhjeve, se do të largohet nga kreu i partisë nëse do t’i humbiste zgjedhjet./Epoka e Re/

Ngërçi e ka turpëruar Kosovën

0
EqremKryeziu-ldkIsh-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, ka vlerësuar se ngërçi politik Kosovës nuk i ka sjell vetëm dëme, por edhe turp të madh. Ai i ka ftuar liderët politikë ta shikojnë interesin e Republikës e jo interesin e tyre personal.
Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Kryeziu ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri stabile, e jo krijim i mureve në mes të subjekteve politike që, sipas tij, janë shumë të dëmshme për vendin. “Pikërisht në gazetën tuaj, gjatë procesit zgjedhor e pata shfaqur opinionin tim: se duhet një qeverisje stabile, si domosdoshmëri, na pëlqen a jo. Atëherë reaguan zyrtarët e partisë, ‘sus’ thanë. Sejdiu dhe vogëlsia ime rrënuam muret partiake, të dëmshme për Kosovën. Ishte fitore e madhe, përkundër përjetimeve të caktuara. Tani ngritën përsëri mure mes partive, mure ndaj mendimit të lirë, kur vjen nga Shqipëria, por nuk ka mure me Qeverinë serbe kur tha: ‘Neka drug Isa bude predsednik Skupštine!’ (Shoku Isa u bëftë kryetar i Kuvendit!) Bukur. Them se kjo s’ka nevojë për mëlmesa të tjera”, ka thënë Kryeziu.
Në pyetjen se kush ka të drejtë t’i formojë institucionet, Kryeziu është përgjigjur: “Sa i përket së drejtës për formimin e institucioneve, ka folur Kushtetuesja”, është shprehur ai. Ai e ka kritikuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se nuk e ka mbajtur premtimin për t’u larguar nga partia nëse do t’i humbiste zgjedhjet. Madje Kryeziu, duke ironizuar, ka deklaruar se liderit të LDK-së “papritmas i dolën përpara interesat madhore të Kosovës dhe ktheu rrugë”. “More burrë, meqë nuk fitoi partia, ai do ta mbante premtimin dhe do të ikte nga LDK-ja, mirëpo papritmas i dolën përpara interesat madhore të Kosovës dhe ktheu rrugë. Për të mirën tonë, njeri! Pse nuk më mbushet mendja për këtë gjë? Diçka nuk është në rregull me mua”, është shprehur ai.
Kryeziu, i cili pas zgjedhjeve të 8 qershorit ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet partiake, ka refuzuar ta quajë Isa Mustafën lider të LDK-së. Kreut të LDK-së ai iu ka referuar vetëm si qytetari Isa. “Detyrohem që presidentes Jahjaga t’i kërkoj falje. Kam qenë kritik, por shiko tani se si burrat i hanë fjalët e veta. Ama, për interes të Kosovës! Prandaj e kam të pamundur ta quaj kryetar qytetarin Isa”, ka deklaruar ish-zyrtari i LDK-së.
Më tutje, Kryeziu ka deklaruar se po të ishte në pozitën e liderëve aktualë politikë do ta shikonte vetëm interesin nacional. “Është shumë e sigurt se do ta shikoja interesin e Republikës. Njeriu publik nuk është aty për preferencat dhe shijet personale”, ka deklaruar Kryeziu.
“Epoka e re”: Z. Kryeziu, pavarësisht se jeni tërhequr nga aktiviteti politik, keni qenë aktiv me disa metafora në profilin e juaj në “Facebook” sa i përket ngërçit politik. Si e shihni daljen nga kjo situatë dhe formimin e institucioneve. Kemi PDK-në në njërën anë dhe partitë e bllokut në anën tjetër. Kush ka të drejtë t’i formojë institucionet?
Kryeziu: Tani sa iu përket metaforave që përzgjedh për të komunikuar me miqtë e mi në ‘Facebook’, ato kanë e s’kanë të bëjnë me kastën politike. Shkëlqimi i politikanëve është shumë i shkurtër në krahasim me jetëgjatësinë e atyre krijimeve. Do të ishte një mburrje naive sikur politikanët ta merrnin me mend se ato janë krijuar për inatin e tyre. Sa i përket së drejtës për formimin e institucioneve, ka folur Kushtetuesja. Madje edhe pa folur edhe për mua ishte krejt e qartë. Them ‘edhe për mua”, sepse nuk jam profil juristi a ekonomisti. Këtë gjë e përsërisin me saktësinë më të madhe personalitetet e Perëndimit. Por, kam frikë se nuk ka vesh t’i dëgjojë. ‘A e dini pse Mulla Omari u shpalli luftë Shteteve të Bashkuara? Sepse asnjëherë nuk kishte dalë përtej fshatit të vet’. Ky mentalitet shfaqet edhe te ne, për shkak të lakmisë së turpshme për të përfituar. Ju e përmendni ‘bllokun’, por nuk ka bllok pa 30 deputetët e LDK-së. Prandaj i referohem ekskluzivisht këtij fakti, ekskluzivisht gjenerozitetit të liderit të LDK-së, madje liderëve të tjerë u kërkoj falje, po qe se jam keqkuptuar.
 “Epoka e re”: Ju keni qenë në udhëheqje të LDK-së. Në kohën sa ishte Sejdiu president e keni drejtuar partinë. Si e vlerësoni qasjen e LDK-së karshi kësaj situate dhe afrimit me partitë e tjera AAK, Nisma dhe VV. A është vendim i mirë apo i keq?
Kryeziu: Pikërisht në gazetën tuaj gjatë procesit zgjedhor e pata shfaqur opinionin tim: se duhet një qeverisje stabile, si domosdoshmëri, na pëlqen a jo. Atëherë reaguan zyrtarët e partisë, ‘sus’ thanë. Sejdiu dhe vogëlsia ime rrënuam muret partiake, të dëmshme për Kosovën. Ishte fitore e madhe, përkundër përjetimeve të caktuara. Tani ngritën përsëri mure mes partive, mure ndaj mendimit të lirë, kur vjen nga Shqipëria, por nuk ka mure me qeverinë serbe kur tha: ‘Neka drug Isa bude predsednik Skupštine’! (Shoku Isa u bëftë kryetar i Kuvendit!) Bukur. Them se kjo s’ka nevojë për mëlmesa të tjera.
 “Epoka e re”: Ky ndryshim i LDK-së, ka ndodhur si pasojë e liderit të partisë, ‘apetiteve’ të tij për të zënë një karrige në pozicionet e shtetit pas humbjes së zgjedhjeve dhe për ta ruajtur edhe karrigen e liderit në LDK?
Kryeziu: More burrë, meqë nuk fitoi partia, ai do ta mbante premtimin dhe do të ikte nga LDK-ja, mirëpo papritmas i dolën përpara interesat madhore të Kosovës dhe ktheu rrugë. Për të mirën tonë, njeri! Pse nuk më mbushet mendja për këtë gjë? Diçka nuk është në rregull me mua. Detyrohem që presidentes Jahjaga t’i kërkoj falje. Kam qenë kritik, por shiko tani se si burrat i hanë fjalët e veta. Ama, për interes të Kosovës! Prandaj, e kam të pamundur ta quaj kryetar qytetarin Isa.
 “Epoka e re”: Po të ishit ju ende në udhëheqje të LDK-së, si do të duhej të vepronte LDK-ja në hapjen e rrugës për t’i formuar institucionet. Do të duhej të bënte koalicion me PDK-në?
Kryeziu: Qytetari Isa u kujdes ta legalizonte luftën në mes të gjeneratave, zëdhënësja e tij e bëshme e zyrtarizoi në TV. Bukur. Është shumë e sigurt se do ta shikoja interesin e Republikës. Njeriu publik nuk është aty për preferencat dhe shijet personale.
“Epoka e re”: Sa i ka shkaktuar dëme vendit ky ngërç politik?
Kryeziu: Jo vetëm dëm, por edhe turp të madh.
“Epoka e re”: A ka ndryshuar diçka LDK-ja prej se ju keni pushuar aktivitetin politik?
Kryeziu: Po, por kjo do të ishte një storie tjetër.

PDK e hapur për tre skenarë

0

Thaci14-02Partia Demokratike e Kosovës ka mbetur në pritje të lëvizjeve të VLAN-it. Partia e Hashim Thaçit në pritje do të jetë edhe gjatë kësaj jave, e cila mendohet se do të sjellë edhe fundin e krizës politike.

Zyrtarë të PDK-së i kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti se ata janë të gatshëm për tre skenarë të mundshëm të cilët, sipas tyre, kanë gjasa të ndodhin.

Zgjedhjet e parakohshme, qeveri teknike ose ridizajnimi i marrëveshjes së VLAN-it, ku do ta pranonin se kryeparlamentari i takon PDK-së, janë tre skenarët e mundshëm, sipas tyre. PDK është e gatshme për të tre skenarët.

PDK është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme nëse ato ndodhin pasi që llogarit që do të mund të jetë e suksesshme.

Partia e Thaçit do të pajtohet edhe me një qeveri teknike të përkohshme para se këto zgjedhje të mbaheshin, por PDK nuk e ka ndërmend të bllokojë më shumë edhe në rast se VLAN ridizajnon marrëveshjen për t`ua dhënë kryeparlamentarin dhe për ta marrë qeverinë.

Partia e Thaçit në një situatat ë tillë do të ishte në opozitë, por nuk duket se ka më shumë mundësi për të ndalur ndërmarrjen e bllokut. /Tribuna/