18.1 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7502

Java e fundit për marrëveshje – pastaj vijnë konsultimet për zgjedhje

0

Kuvendi i Kosoves 7Partitë politike kanë kohë edhe javën që po hyjmë për t’u marrë vesh për zhbllokimin e situatës politike në Kosovë. Në të kundërtën, Presidentja do t’i nisë konsultimet për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Vetëm edhe tetë ditëkanë partitë politike për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja. Në të kundërtën, Presidentja do t’i nisë bisedimet me partitë politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Krejt këto lëvizje pritet të ndodhin për të mos lejuar bllokimin financiar të Kosovës në mungesë të buxhetit të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, deri më tash, asnjë parti politike nuk i ka përkrahur zgjedhjet e reja me arsyetimin se duhet të krijohen institucionet e reja bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës i kanë thënë Gazetës Express se java e dytë e nëntorit do të jetë koha e shpallje së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nëse partitë politike nuk arrijnë të dakordohen për të ecur më tutje në ndërtimin e institucioneve të reja.

Rrahet një student nga Rahoveci

0

mTë shtunën rreth orës 18:00 në rrugën Fortesë – Potoqan i Ulët, një student deri sa po kthehej nga Prishtina është rrahur nga dy persona të panjohur.

Sali Mustafa nga Potoqani i Ulët i Komunës së Rahoveci i cili është student i ekonomikut në Prishtine, rrëfen për RahovecPress si kishte ndodhur ngjarja.

“Isha duke ardhur nga Prishtina për në shtëpi, rreth orës 17:50 zbrita në Fortesë dhe u nisa në këmbë për në Potoqan, sikur zakonisht që nisemi, por rrugës për në shtëpi afër një përmendoreje në dalje të Fortesës u ndalë një makine e tipit Golf 2 dhe shoferi saj me tha a donë me ardhë përpjetë, ndërsa unë u thashë: po pse jo dhe hipa ne makinë”, tregon Saliu.

Sali Mustafa tregon se kur kishin mbërritur tek shtëpia e vreshtave, afër fshatit Potoqan, shoferi e kishte ndaluar makinën me kërkesën e pasagjerit, i cili po ashtu ishte në makine se bashku me shoferin dhe se këta dy persona nuk i njihte dhe kishte hipur në makine si çdo here hipin udhëtarët në këtë rrugë.

“Kur erdhëm të shtëpia e vreshtave, pasagjeri që ishte i ulur përpara doli jashtë për nevojë, ndërsa shoferi i makinës mu drejtua dhe me tha: del jashtë, duke dalë jashtë personi tjetër më ka goditur me grushte e shqelma të forta, po ashtu edhe shoferi, dhe më thanë me vrapua përmjet nëpër vreshta dhe mos me e kthye kokën as poshtë e as anash”, rrëfen 21-vjeçari, Sali Mustafa.

Saliu e kishte paraqitur rastin edhe në Polici, por se Policia në Rahovec nuk e kishin marrë parasysh, ai bën apel te Policia e Kosovës që të patrullojnë në rrugën Fortesë-Potoqan i Ulet, dhe se ky rast që i ka ndodhë atij, thotë të mos i ndodhe dikujt tjetër, se mund të jenë edhe më të rënda./RahovecPress/

Historia e gjetjes së eshtrave të Isa Boletinit

0

eshtrat e isa boletinitPara pak ditësh u vërtetua edhe shkencërisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Strasburgut, se eshtrat e gjetura në Mal të Zi janë të heroit Isa Boletini. Familjarët e Boletinit, së bashku me Ministrinë e Kulturës, kanë vendosur që eshtrat e heroit të rivarrosen më 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Detajet e ceremonisë ende nuk janë bërë të ditura, por dihet se ajo do të organizohet në bashkëpunim me shtetin shqiptar. Analizat e ADN-së, u janë bërë edhe shtatë mbetjeve të tjera mortore që Shukriu i kishte zbuluar në të njëjtin vend në Malin e Zi. Njëri nga ta rezulton të jetë nipi i Isa Boletinit, Jonuz Ahmet Boletini. Ndërkaq nuk është arritur të identifikohen edhe gjashtë të tjerët.

Isa Boletini është vrarë në Mal të Zi më 23 janar të vitit 1916 nga xhandarët malazez dhe u varros në Podgoricë. Por shumë vite më vonë, do të dilte dikush që të interesohej për varrin e tij dhe rikthimin e eshtrave në Kosovë. Bëhet fjalë për Muhamed Shukriun. Mbesa e tij, Erleta Hoti, rrëfen për Tribuna historinë e hulumtimit të gjyshit të saj, deri në gjetjen dhe sjelljen e eshtrave në Prishtinë.

“Interesimi i gjyshit, Muhamed Shukriut, për gjetjen e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij daton që nga viti 1973, kur ishte drejtor i Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore të Prizrenit. Përmes këtij Enti nisi kërkimet, gjetjet dhe erdhën edhe rezultatet e para rreth identifikimit të lokacionit të mbetjeve mortore, si: dëshmitë e pasardhësve, personave që kanë pas lidhshmëri me varrimet në Mal të Zi, faktet nga literaturat e materialet e ndryshme e të tjera”, thotë Hoti.

Të gjitha hulumtimet duke përfshirë incizimi gjeodezik dhe fotografimi i tri lokacioneve të ndryshme në Podgoricë, ku dyshohej se ishte varrosur Isa Boletini dhe të tjerët, ishin përmbledhur në Raportin e EMPKP-së, nr. 286, të datës 27.03.1979. Në po këtë vit, vazhdon Hoti, kur Kosova ishte Krahinë Autonome, përmes EMPKP-së, Shukriu parashtroi kërkesën e parë për projektin rreth kërkimeve të mëtutjeshme antropologjike dhe transferimin e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij në Kosovë.

“Ky projekt nisi realizimin në Podgoricë por, vazhdimi i tij sipas gjyshit u pengua disa herë nga Republika e asokohshme e Malit të Zi”, thekson Hoti.

Gjetja dhe zhvarrosja e eshtrave

Muhamed Shukriu në përgjithësi kishte lidhje shpirtërore me trashëgiminë kulturore të Prizrenit e në veçanti me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila u mbajt në xhaminë e Gazi Mehmed Pashës. Hoti thotë se gjyshi i saj, si drejtor i EMPKP-së, në vitin 1977 pranë kësaj xhamie ndërtoi kompleksin monumental të Lidhjes së Prizrenit, që vizitohet sot e kësaj dite.

“Dihet se Isa Boletini ishte luftëtar i Lidhjes së Prizrenit që nga mosha 17 vjeçare. Përveç kësaj, nëna e bashkëshortes së dajës tim, Sadete Gora, ishte mbesa e Isa Boletinit, me ç’rast shkëmbenin shumë informata me të dhe me Ismet Boletinin. Me ndihmën e këtij të fundit dhe trashëgimtarëve të tjerë krijuan dhe trungun familjar të familjes Boletini (Foto 1). Gjyshi në shtëpinë e tij në Prizren, në një hapësirë të veçante të një dhome, ia ka dedikuar Isa Boletinit, ku figuron edhe cigarellëku dhe një element i pajës së gruas së dytë të tij”, rrëfen Hoti. Ajo thekson se Shukriu përveç Isa Boletinit, kishte lidhje shpirtërore edhe me anëtarët e tjerë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku poashtu kontribuoi në kthimin e eshtrave të Ymer Prizrenit dhe të Abdyl Frashërit.

Gjurmimi i eshtrave të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, si dhe tentimi për t’i kthyer ato në Kosovë, është ndarë në tri faza, që nga viti 1973 deri më 1998. Gjatë dy fazave të fundit, ndihmesë dhe informacione të shumta ka ofruar Bashkësia Islame e Podgoricës.
“Në fazën e parë të gjurmimit më 1973, Shukriu së bashku me kolegët nga EMPKP, në bazë të hartave dhe të skicave, kanë arritur që t’i kthejnë eshtrat e Ymer Prizrenit, si dhe ta identifikojnë varrin me epitafin e emrit të Isa Boletinit (Foto 2)”, thotë më tej Hoti.

Faza e dytë e gjetjes së eshtrave, sipas saj, ka filluar në vitin 1994, me ekipin nga Kosova të përbërë nga Muhamed Shukriu, Remzi Murati, nip i Isa Boletinit dhe Asllan Murati, kryeimam në Mitrovicë, si dhe me ndihmën e kryeimamit të Bashkësisë Islame të Podgoricës, Idriz Demirit.

“Sipas gjyshit, gërmimet ishin vështirësuar mjaft, si pasojë e dëmtimit të varrezave ndonëse shanset ende ekzistonin. Por, për shkak të presionit të pushtetit të asokohshëm të Malit të Zi, si dhe konflikteve në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë është ndalë ky proces”, shton Hoti. Faza e tretë kishte nisur në vitin 1998, me ftesën e Bashkësisë Islame të Podgoricës, e cila alarmoi se Komuna e Podgoricës kishte vendosur që përmbi këto varre të ndërtojë një park të qytetit (Foto 3).

“Kjo fazë rinisi sipas projektit të vitit 1979 të EMPKP-së, si dhe me ndihmën e mbështetjen institucionale të Latif Berishës, kryetar i asokohshëm i LDK-së në Mitrovicë dhe përgjegjës për arsim, shkencë dhe kulturë. Në këto gjurmime, që zgjatën 20 ditë, morën pjesë Muhamed Shukriu, Remzi Murati, si dhe Shaqir Ismaili, ish-kryeimam në BI të Podgoricë (Foto 4)”, pohon Hoti.

Krejt ky proces kishte përfunduar më 15 nëntor, kur nga varri ishte zhvarrosur Isa Boletini së bashku me shtatë mbetjet e tjera mortore, që supozohej se ishin: Misin Limani, Hajdar Radisheva, Jonuz Boletini, Zait Boletini, Halit Boletini dhe Idriz Boletini, (Foto 5-6). Disa nga të dhënat që i ofron Hoti, janë marrë nga libri i Muhamed Shukriut, “Prizreni i lashtë” (2001).

Shukriu raportoi te presidenti Rugova

Eshtrat e tetë personave të zbuluar në Podgoricë, ishin sjellë me autobus të vendosura e të kamufluara në disa valixhe të mëdha.
“Këto valixhe ishin në banesën tonë, ndër ta edhe Isa Boletini. Gjyshi ia pastronte eshtrat nga dheu dhe më shpjegonte se si këto mbetje mortore duhej patjetër të ishin të tij, meqë sipas të dhënave, Isa Boletinit i mungonte gishti i mesëm i dorës së majtë, të cilin e kishte prerë me sëpatë në moshën 2-3 vjeçe, duke luajtur në oborrin e Kullës në Boletin, informatë kjo që kishte dhënë mbesa e tij”, deklaron Hoti. Pak më vonë, Shukriu së bashku me Latif Berishën, i kishin dërguar eshtrat në Mitrovicë.

“Atje, së bashku me mulla Asllan Muratin, i kanë fshehur eshtrat e Isa Boletinit dhe të tjerëve në oborrin e xhamisë. Pas këtij veprimi së bashku me Latif Berishën, raportin e paraqitën tek presidenti i asokohshëm i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova ( Foto 7)”, tregon Hoti. Ajo shton se, me aq sa mban mend, lokacionin e eshtrave të Isa Boletinit, e kishin ditur vetëm Shukriu, Berisha dhe Mulla Asllan Murati.

“Që të tretë i ishin përbetuar njeri tjetrit se nuk do ta bënin publike këtë lokacion, deri kur shteti i Kosovës të vendosë që ta ndërtojë një kompleks memorial siç i ka hije Isa Boletinit”, thotë ajo.

Me gjithë tentimin e shumë familjarëve e poashtu të gazetarëve, këtë sekret nuk e thanë asnjëherë. Latif Berisha u vra në shtëpinë e tij nga forcat serbe, kurse Muhamed Shukriu ndërroi jetë në vitin 2009, gjithnjë i shqetësuar për zhvendosjen e eshtrave nga vendi i fshehtë.
“Sidoqoftë, uroj që ëndrra 31 vjeçare e gjyshit tim, si dhe porosia që Isa Boletini ta ketë kompleksin memorial në Boletin ashtu siç e meriton figura e tij kolosale, do të jetësohet denjësisht”, përfundon Hoti./tribuna/

Kosova vend i ‘eksperimenteve’ të Bashkesisë Nderkombëtare

0

astrit ahmetiShkruan: Astrit Ahmeti

Kosova si një vend në tranzicion i krijuar pas një periudhe tranzicioni të lodhshëm pas çlirimit të saj, me sfida të shumta deri në Pavarësinë e saj, me misione nderkombëtare të instaluara pas lufës për të cilat kishte shumë shpresë që do të ndryshojnë gjendjen politike dhe shoqërore në Kosovë, por fatkeqësisht realiteti nuk është aspak i tillë.

Në fakt çdo mision i Bashkësisë nderkombëtare në Kosovë duke mos nënvlerësuar anët pozitive në fakt ishte i dështuar duke mos e deshmuar vetën dhe pritjet tona.Është me të vertetë shumë zhgenjyese kur ata që thirren në ruajtjen e rendit dhe ligjit, për të krijuar shtetin ligjor, të shohim se janë pikërisht ata që së pari duhet të gjykohen për shkelje të ligjit, korrupsion.

Rasti i fundit është vetëm një rast, raste të tilla të deshtimit të Misionit nderkombëtar në Kosovë kishte edhe më parë.

Prandaj lind pyetja: A mund ti besojmë më Bashkimit Evropian dhe Bashkësisë nderkombëtare?
Përgjigjeja është shumë e thjeshtë.

Nuk mund të donë askush “shtepinë” tënde më shumë se ti.Vendimi për instalimin e Eulex-it në Kosovët është vendim politik i Bashkimit Evropian për ta relativizuar situaten politike në Kosovë në raport me Serbinë, e jo aq shumë për te ndihmuar Kosovën në aspektin ligjor, e kjo deshmohet edhe me rezultatet që ka realizuar ky Mision.

Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm është që brenda Eulex-it ka staf nga shum? Shtete të Evropës, të cilat ende as që e kanë njohur Kosovën dhe janë mbrojtës të Politikes serbe, duke mos ju konvenuar arritja e progresit në Kosovë por e duan një Kosovë më shumë probleme për ta deshmuar politiken e Serbisë se Pavaresia e Kosoves është faktor destabilizues në Ballkan.

Prandaj nga të gjithë këto raste duhët të mesojmë se shteti krijohet dhe zhvillohet nga ne, nëse nuk e duam dhe nuk e ruajmë Shtetin tonë mos të presim nga të tjerët një gjë të tillë.
Elita politike në Kosovë në proceset që po kalon Duhët të jetë e bashkuar, e pregaditur që të mbroj interesat tona shtetëtore, për një zhvillim t? mir?filltë ekonomik, luftim të korrupsionit, rregullim të imazhit të Kosovës në botë etj.

E në këtë menyrë mos të lejojmë që Kosova të jetë vend i realizimit të eksperimenteve të Bashkësisë nderkombëtare, për ti testuar misionet e saj.

Është koha e fundit që liderët politik të reflektojnë, t’i lëjnë anash interesat personale dhe grupore, t? mendojnë për t? mirën e vendit, të krijojnë një Qeveri të fortë që të jetë sa më e pregaditur për të përballur me sfidat që po kalon Kosova si në planin e brendshëm ashtu edhe në raport me Negociatat me Serbinë.

I kërkohet kandidimi për kryetare të Degës së LDK-së në Prizren

0

aferdita morina ldkAfërdita Morina – Biffar, mund të jetë njëra nga kandidatët për kryetare të Degës së LDK-së në Prizren. Anëtarë dhe simpatizantë të këtij subjekti politik, i kanë kërkuar asaj, që të jetë pjesë e garës zgjedhore për të marrë kreun e Degës së Partisë.

Burimet e “PrizrenPress”-it brenda LDK-së bëjnë të ditur se Morina, gjatë procesit zgjedhor nëpër nëndegë, është mirëpritur nga anëtarët dhe delegatet e zgjedhur për Kuvendin Zgjedhor.
“Është disponim i një numri të delegatëve, që të kandidohet edhe Afërdita për kryetare të Degës së LDK-së në Prizren”, tregon burimi për ‘PrizenPress’.Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, muajin e kaluar ka zgjedhur strukturat e reja nëpër të gjitha Nëndegët. Shumë shpejtë pritet që të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor për kryetar të Degës. Deri më tash kandidaturën për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren, publikisht kanë shpelluar; Haxhi Avdyli, Ridvan Hoxha,Hanifi Muharremi, Hatim Baxhaku dhe Xhavit Ukaj.

Burimet e ‘PrizrenPress’-it brenda LDK-së bëjnë të ditur se interesim për të marrë ‘timonin’ e Degës, janë duke e shprehur edhe disa delegatë të tjerë.

“Në Kuvend mund të propozohen edhe disa emra të tjerë. Disa delegatë kanë kërkuar që të jetë edhe Afërdita, mirëpo ajo po refuzon këtë kërkesë”.

Afërdita Morina – Biffar, muajn e kaluar është anëtarësuar në LDK. Ajo po ashtu është zgjedhur kryetare e Nëndegës “2 Korriku” të LDK-së në Prizren. Gjatë procesit të brendshëm zgjedhor, përmes shkrimeve autoriale, ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit, që t’iu bashkohen LDK-së.
Ndërkaq, Afërdita Morina – Biffar, ka mohuar se do të jetë kandidate për kryetare të Degës së LDK-së në Prizren.

“Jo, unë nuk kam pretendime të tilla. Nuk e di se nga kanë dal këto zëra, por unë nuk jam e interesuar absolutisht për të marrë drejtimin e Degës”, thotë Morina për “PrizrenPress”.

“Prej ditës së parë të angazhimi zyrtarisht në LDK, interesimi im i vetëm ka qenë që procesi i brendshëm i zgjedhjeve të përfundojë me sukses dhe Dega e LDK-së përfundimisht pas këtij procesi të dalë më e fuqishme se kurrë më parë”.

Sipas saj, Prizreni ka nevojës për një LDK të unifikuar dhe të gatshëm për të rikthyer pushtetin lokal pas gjithë këtij degradimi të keqqeverisjes nga PDK-ja.

“Kjo ka rëndësi për mua dhe do të ishte mirë që të ishte edhe fokusi i të gjithë individëve dhe aktivistëve të Degës sonë”.

“LDK në Prizren ka emra të respektuar që më vite i kanë kontribuar frymës demokratike brenda subjektit,por edhe më gjërë në forma të ndryshme”, thotë ajo.

“Unë jam e sigurt se të gjithë në LDK do t ia dalim që secili të marrë përgjegjësi dhe të angazhohemi maksimalisht në përfundimin e zgjedhjeve të brendshme të Deges, nxjerrjen e një lidershipi kredibil, të aftë , të zgjuar dhe të gatshëm për të punuar natë e ditë në menyrë që LDK të rikthehet fuqishëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, që besoj se do të duhet të mbahen së shpejti për shkak se ne të gjithë e dimë që Prizreni po qeveriset nga një kryetar i dënuar dhe që po pret rikonfirmimin e dënimit të tij”.

” Në rrethanat në të cilat Dega jonë ndodhet, fati i individit nuk do të duhej të kishte rëndësi karshi fatit dhe të ardhmes së Degës në përgjithësi”,shprehet Morina – Biffar. /PrizrenPress.com/

Grabovci: Të gjithë e dinë ku është faji për ngërçin

0

Adem Grabovci-pdk14Partitë politike do të duhej të alarmoheshin nga deklaratat e fundit të Zyrës së Presidencës. Shqetësuese për këto parti do të duhej të ishin edhe anulimi i vizitave nga e para e shtetit për shkak të krizës politike.

As deklaratat e ambasadorëve të shteteve kryesore se duhet lënë mënjanë inatet dhe duhet gjetur zgjidhja për tejkalimin e bllokadës, nuk po ndikojnë që partitë politike të reflektojnë në qëndrimet e tyre.

Të dy blloqet po ia hedhin topin njëra-tjetrës dhe po ia atribuojnë njëra-tjetrës bllokadën institucionale. Për Adem Grabovcin, nga Partia Demokratike e Kosovës, kjo bllokadë po ndodh për fajin e liderëve të opozitës dhe se vendi ka ardhur në situatën që sipas tij, është bllokimi i shtetit.

“Mund të them se sa i përket PDK-së, ajo është angazhuar dhe ka dhënë maksimumin për zhbllokimin e situatës dhe po të ishte varur nga vullneti i PDK-së, nuk do të kishte ndodhur fare bllokada. Mirëpo, pa fajin e PDK-së ka ardhur deri te një situatë e tillë”, ka thënë Grabovci për Tribunën.

“Tashmë e kanë konstatuar edhe qytetarët edhe institucionet dhe e gjithë bota demokratike të cilët janë të interesuar të na ndihmojnë në funksionalizimin e shtetit, tashmë e kanë të qartë se ku është faji”, ka shtuar ai.

Partitë nuk shqetësohen për falimentim të shtetit

0

partit politike 2Partitë politike do të duhej të alarmoheshin nga deklaratat e fundit të Zyrës së Presidencës. Shqetësuese për këto parti do të duhej të ishin edhe anulimi i vizitave nga e para e shtetit për shkak të krizës politike. As deklaratat e ambasadorëve të shteteve kryesore se duhet lënë mënjanë inatet dhe duhet gjetur zgjidhja për tejkalimin e bllokadës, nuk po ndikojnë që partitë politike të reflektojnë në qëndrimet e tyre.

Të dy blloqet po ia hedhin topin njëra-tjetrës dhe po ia atribuojnë njëra-tjetrës bllokadën institucionale. Për Adem Grabovcin, nga Partia Demokratike e Kosovës, kjo bllokadë po ndodh për fajin e liderëve të opozitës dhe se vendi ka ardhur në situatën që sipas tij, është bllokimi i shtetit.

“Mund të them se sa i përket PDK-së, ajo është angazhuar dhe ka dhënë maksimumin për zhbllokimin e situatës dhe po të ishte varur nga vullneti i PDK-së, nuk do të kishte ndodhur fare bllokada. Mirëpo, pa fajin e PDK-së ka ardhur deri te një situatë e tillë. Tashmë e kanë konstatuar edhe qytetarët edhe institucionet dhe e gjithë bota demokratike të cilët janë të interesuar të na ndihmojnë në funksionalizimin e shtetit, tashmë e kanë të qartë se ku është faji”, ka thënë Grabovci…/tribuna/

Mustafa, mes dy zjarreve

0

isa mustafa 3Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kohët e fundit është futur në mes të dy zjarreve. Në njërën anë, po përballet me presionin e anëtarësisë së LDK-së, e cila po kërkon ridefinimin e marrëveshjes së Bllokut LVAN, në mënyrë që pozita e kryeministrit t’i takojë LDK-së, dhe në anën tjetër, po përballet me presionin e partisë së Ramush Haradinaj, AAK-së, e cila po kërkon respektimin e marrëveshjes së 10 qershorit.

Mbi bazën e kësaj marrëveshjeje, kryeministër është nominuar Ramush Haradinaj e jo Isa Mustafa. Ky i fundit, të enjten në mëngjes ka kërkuar nga partnerët e koalicionit të reflektojnë duke aluduar në ridizajinimin e marrëveshjes së Bllokut. Por vetëm pak orë me vonë, diskursi i tij ka ndryshuar, duke thënë së marrëveshja e Bllokut është e qëndrueshme.

E ky ndryshim i qëndrimeve brenda ditës të liderit të LDK-së, vlerësohet të këtë ardhur pas një deklarate për media të AAK-së, e cila kishte kërkuar nga partnerët e Bllokut t’i qëndrojnë besnik marrëveshjes së arritur për krijimin e institucioneve të reja…/tribuna/

Fevziu: Enver Hoxha, thellë-thellë e admironte Zogun, e imitoi atë

0

Blendi FevziuBlendi Fevziu, thotë se libri që ai ka shkruar për mbretin Zog i cili do të jetë sot në librari, nuk ka për mision të sqarojë ekuivoket e keqkuptimet rreth figurës së monarkut, edhe pse një pjesë e tyre dalin në pah, në botimin më të fundit të UET Press. “E gjithë figura e Zogut, si figura e çdo njeriu që ka dominuar gjatë një vend, mbështillet nga ekuivoke, keqkuptime e debate kontradiktore. Libri sqaron aq sa mundet, por ky nuk është misioni i tij”, – thotë z. Fevziu. Libri sjell sipas tij, detaje të jetës së Ahmet Zogut që nuk kanë qenë deri tani në vëmendje ose janë trajtuar përciptazi, pasi pjesa më e madhe e shkrimeve rreth njeriut që sundoi si president dhe monark vendin janë të përqendruara pikërisht në periudhën e qeverisjes. “Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret”, synon të përsërisë suksesin që autori pati më parë me shkrimin e profilit të një tjetër pushtetari jetëgjatë në vend. Ashtu si në librin për diktatorin Enver Hoxha, edhe në atë për mbretin Zog, autori ia ka dalë të zbërthejë lidhjen e fortë me pushtetin dhe marrëdhënie që përndryshe ishin lënë në hije. “Orgazma e pushtetit e dominonte atë më shumë sesa raporti femëror. Edhe pse ndër të dashurat e tij përmendet p.sh Tanja Visavora, një ndër gratë më të bukura të Europës në atë kohë”, thotë ai duke iu referuar Zogut I në një intervistë për MAPO-n.

Libri fillon me një prolog që përshkruan arratisjen e fundit të Ahmet Zogut nga Shqipëria. Një arratisje që, ndryshe nga herët e tjera, ishte pa kthim dhe më pas përqendrohet me radhë në momentet kyçe të jetës. Dasma, fëmijëria, shkollimi, përfshirja në politikë, të 50 atentatet dhe një sërë detajesh të tjera rreth jetës së monarkut. Libri që prej sot do të gjendet në të gjitha libraritë, është një mundësi për të lexuar një profil të plotë të mbretit dhe po ashtu për të sqaruar një pjesë të miteve rreth tij apo marrëdhëniet e figurave të tjera shqiptare me të.

Në librin tuaj “Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret” vjen historia e Ahmet Zogut në kohën kur ishte Mbret i Shqipërisë, si portret, por bashkë me të edhe historia e Shqipërisë së asaj kohe. Si kanë qenë shqiptarët në “kohën e Zogut”?

Libri flet më shumë se sa për kohën kur Zogu ishte mbret. Është një libër profil i tij që përfshin gjithë jetën, nga fëmijëria në Burgajet e Stamboll, vitet në Vjenë, aktiviteti politik në Shqipëri dhe jeta në mërgim në Francë, Angli apo Egjipt. Gjatë jetës së tij, Zogu ka qenë aktiv politikisht rreth 27 vjet, nga 1912–1939. Libri del edhe përtej kësaj kohe. Ka detaje edhe për të si personalitet. Ka një kapitull që titullohet “Ahmet Zogu dhe gratë”; një tjetër “Oborri Mbretëror” dhe një që titullohet “Kush ishte Ahmet Zogu”. Në të flitet edhe për detaje që lidhen me mënyrën e tij të jetesës, pallatin, veshjet dhe shpenzimet që ai bënte. Për të ardhur tek pyetja direkte, mund t’ju them që shqiptarët në kohën e Zogut ishin fillesa e një kombësie për të jetuar në një shtet të centralizuar. Shteti unitar nis në Shqipëri me Mbretin Zog. Unitar kam parasysh njësinë territoriale.

A ishte e parathënë, sipas jush, që epoka e Mbretit Zog të ishte një ëndërr e pamundur apo e paarritshme? Pra, një pjesë tranzitore e historisë së Shqipërisë, e cila ishte e destinuar të mos zgjaste?

Jo, mendoj se nuk ishte as një ëndërr dhe as e paarritshme. Ishte një moment i fillesave të një shteti të vërtetë që erdhi duke marrë formë; ishte një tentativë për modernizim; një tentativë për t’iu afruar fqinjëve dhe për t’iu imponuar atyre. Ishte një kohë ndryshimi të madh, por jo një kohë për t’u idealizuar, edhe brenda saj ka nënndarje. Vitet e para janë padyshim mbresëlënëse, ndërsa vitet e fundit të Mbretërisë filluan të perceptohen si regresive.

Libri hapet me dashurinë e flaktë të Ahmet Zogut për Geraldinën. Në të tregohen detaje të ditëve të dashurisë dhe martesës së tyre. Si e shihni figurën e mbretit Zog si civil e familjar në raport me detyrën e tij?

Ahmet Zogu, kryeministri Zogu, presidenti Zogu ose Mbreti Zog ka qenë kryesisht një beqar. Ai u martua në vitin e fundit të mbretërimit të tij. Po të heqim vitet e fejesës me vajzën e Vërlacit, Behije Vërlacin (të cilën ai nuk e takoi kurrë vetëm për vetëm) Zogu ka pasur një jetë prej beqari. Ka shumë histori dashurie që i atribuohen atij, histori madje me femra ndër më të bukurat e kontinentit që ai i ftonte dhe i paguante me shuma marramendëse. Vërtetimi i tyre është i vështirë edhe pse ka materiale për këtë. Por pas martesës me Geraldinën, ai nuk u nda kurrë prej saj.

Çfarë raporti kishte ai me gratë?

Kompleks. Por raportet me femra duket se janë më shumë një përmbushje e dëshirave të momentit. Duket qartë dhe madje Zogu e shpreh edhe vetë, pushteti ishte afrodiziaku, synimi dhe kënaqësia e tij e vetme. Orgazma e pushtetit e dominonte atë më shumë se sa raporti femëror. Edhe pse ndër të dashurat e tij përmendet p.sh Tanja Visavora, një ndër gratë më të bukura të Europës në atë kohë.

Cilat janë ato pjesë të librit që ndoshta saktësojnë apo sqarojnë ndonjë ekuivok që koha/ historia e ka tjetërsuar?

E gjithë figura e Zogut, si figura e çdo njeriu që ka dominuar gjatë një vend, mbështillet nga ekuivoke, keqkuptime, debate kontradiktore. Libri sqaron aq sa mundet, por ky nuk është misioni i tij.

Atentati në Parlament ndaj Zogut, ardhja në krye si kryeministër e Shefqet Vërlacit, si edhe vrasja e Avni Rustemit, ishin kthesa e madhe që mori historia. Ngjarjet e 1924-ës, Noli i quante ‘Revolucion’, ndërsa Ahmet Zogu, grusht shteti. Si ishte në të vërtetë ndërgjegjja politike e shqiptarëve të viteve ‘20?

Me sa di unë edhe vetë Noli, por edhe historianët seriozë e quajnë një grusht shteti. Pastaj revolucioni dhe grushti i shtetit janë në thelb dy forma kur pushteti nuk merret në mënyrë legjitime, pra me zgjedhje, por me forcë. Ku qëndron diferenca mes tyre? Qëndron veç në atë që komunizmi e legjitimonte revolucionin dhe e quante atë fitore. Në thelb, kryeministri Vërlaci ishte legjitim dhe mazhoranca u përmbys me forcë nga një grup minoritar duke përdorur ushtrinë. Ky është grusht shteti i mirëfilltë. Po edhe kjo s’ka rëndësi. Në atë kohë, veç këtij detaji në thelb të pashmangshëm, jeta politike pluraliste ishte shumë interesante në Shqipëri.

Lidhja e Zogut me Papën apo edhe aura e prestigjit që rrethonte figurën e tij, na çojnë në idenë se kemi të bëjmë me një person shumë të rëndësishëm. Sa dhe si e ushtronte ai influencën e tij në atë kohë?

Nuk besoj se ishte një person kaq i rëndësishëm jashtë. Ishte drejtuesi i një vendi të vogël, që europianët e përkrahnin se kishte arritur të vendoste rregull dhe qetësi në një vend ku mbretëronte kaosi. Kaq.

Enver Hoxha e shpalli Zogun kriminel lufte, në një kohë që ai ishte larguar nga Shqipëria për në Angli 6 muaj përpara fillimit të saj. Kjo përkon me shpalljen e Shqipërisë Republikë Popullore, (viti 1945-1946). Pozicionimi i figurës së Zogut në këto vite, sipas jush, duhet të ishte më shumë një alibi për të justifikuar pushtetin e Hoxhës?

Kjo është historia më komike që mund të dëgjosh. Zogu u largua nga Shqipëria më 7 prill 1939. Ai e refuzoi me vendim parlamenti pushtimin italian dhe urdhëroi ushtrinë dhe xhandarmërinë të bëjnë rezistencë. Rezistenca zgjati thuajse 16 orë dhe dokumentohet nga shtypi botëror dhe diplomatët e huaj në Shqipëri. Lufta e Dytë Botërore nisi më 1 shtator 1939, pesë muaj pas ikjes së Zogut. Në vitet e luftës ai ishte në Angli. Si mund të shpallej Kriminel lufte në Shqipëri një njeri që s’kishte qenë asnjë ditë këtu gjatë luftës?!!! Kjo gjë u konsiderua madje qesharake edhe nga britanikët. Nga ana tjetër, Hoxha ndërtoi pushtetin e tij duke shtypur thellë filozofinë e Zogut, figurën e tij dhe parimet që ai kishte ndjekur në ndërtimin e shtetit. Por nga ana tjetër, Hoxha ishte tejet kurioz dhe për shumë vite e ka imituar atë. Thellë-thellë, ai kishte admirim për Zogun. Zogu ka ndikuar mjaft figura politike shqiptare, edhe pse ai ngjan i paimitueshëm në sukseset, por edhe dështimet e tij.

“Bunkerizohet” Thaçi!

0

Thaci misioni i riHashim Thaçi nuk pritet ta lejojë thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit as nëse Blloku do t’ia votojë kandidatin e tij për kryeparlamentar, duke mos i lejuar kështu rivalët politikë t’ia lëkundin “kolltukun” në ekzekutiv.

Tashmë, PDK-ja po kërkon marrëveshje edhe për formimin e Qeverisë../zeri/