22.9 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 7500

Çel siparin edicioni i 12-të i festivalit “TIFF”

0

97274Pas workshopit të prezantuar gjatë paradites së sotme në ambjentet e Qëndrës Multimediale Teen , gjatë mbrëmjes u zhvilluar në ambjentet e Kinema Millenium ceremonia e çeljes së edicionit të 12-te të festivalit të filmit të quajtur “Tirana International Film festival”.

Të pranishmit e shumtë, midis të cilëve një sëre personalitetesh të ekranit e politkës në vend, ndoqen filmin hapës I festivalit edhe retrospektiva “Tomka dhe shokët e tij” nga Xhanfise Keko.

Gjatë fjalës së hapjes, drejtori i këtij edicioni të “TIFF”-it, Agron Domi, u shpreh se “ Vitet ikin dhe drejtimi i festivalit mund të ndryshojë, por TIF-i mbetet po ai i njëjtë dhe çelet nën sloganin ton? histork “Mendojmë ndryshe, shohim njësoj”.

“Pasi ka kaluar të gjitha fazat e rritjes dhe pjekurisë së tij, vijoi Domi, mjaft filma të krijuar anekënd botës i japin jetë këtij edicioni, duke u përfaqësuar nga artiste e regjisorë të rinj e të mëdhenj, të cilët prezantohen në këtë festival ndërkombëtar”.

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, theksoi se “Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht duke marrë pjesën e përgjegjësisë për aq sa na takon në mbështetjen e nevojave të festivalit, konfirmuam pasionin e kryeqytetasve dhe gjithë shqiptarëve për kinematografinë, me besimin se edhe Tirana po bëhet një pikë reference në globalizmin e konkurencës për të evidentuar talentet e reja kinematografikë”.

Valerie Obrian, shefja e zyrës amerikane për kulturë, në fjalën e saj theksoi se “Ne kemi kontirbuar për festivalin në mënyra të ndryshme dhe jemi munduar të jemi prezent sa më shpesh dhe këtë vit jemi të lumtur që kemi pasur mundësi të kemi prezent edhe specialistët e restaurimit të filmit “Tomka dhe shokët e tij” film ky qe u restaurua në Amerikë”.

“Në sajë te restaurimit të këtij filmi, vijoi Obrian, ne sjellim një histori shqiptare nga e cila mësojmë më shumë për Shqipërinë dhe kulturën e saj dhe shpreh kënaqësinë që SHBA kanë pasur kënaqësinë të ndihmojnë në restaurimin e këtij filmi për artistët shqiptarë”.

Në Panairin e Librit në Tiranë 110 shtëpi botuese, 15 nga Kosova

0

Panairi librit-Shkup Mbi 100 shtëpi botuese do të tubohen në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë. Në mesin e tyre do të jetë edhe shtandi nga Kosova, që do të prezantohet me libra të rreth 15 shtëpive botuese.

Ky panair do të zërë vend në Pallatin e Kongreseve për pesë ditë me radhë, duke filluar nga 12 deri më 16 nëntor. Një prej aktiviteteve që do të shënojnë këtë edicion është edhe 200-vjetori i lindjes së poetit të madh shqiptar Jeronim de Rada. Me këtë rast, përveç çmimeve që ndan çdo vit, Panairi do të ndajë edhe çmimin me emrin e poetit të ndjerë.

Për të dhënë detajet për Panairin, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të hënën u mbajt konferenca për shtyp, ku të pranishëm ishin kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptar, Petrit Ymeri, drejtori i shtëpisë botuese “Buzuku”, Abdullah Zeneli, dhe botuesi Gëzim Tafa.
Sipas Ymerit, ky panair do të bëjë bashkë të gjithë njerëzit që merren me letërsinë, duke përfshirë autorë, botues, lexues, përkthyes e përfaqësues të shtypit.

“Me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë”, ka thënë Ymeri, tek ka treguar se Panairi i sivjetmë do të përcillet me një mori aktivitetesh.
Përveç promovimeve, do të mbahen edhe tryeza shkencore për nder të De Radës. Po ashtu do të ndahet çmimi për autorin e vitit, përkthyesin e vitit, librin më të mirë për fëmijë dhe çmimi i veçantë i jurisë “Jeronim de Rada”, me rastin e 200-vjetorit të lindjes.

Ndërsa Abdullah Zeneli ka thënë se Kosova këtë vit do të paraqitet me një shtand më të madh se vitin e kaluar. Përveç shtëpive botuese që janë në kuadër të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, në këtë panair nga Kosova do të jenë prezentë edhe shtëpi botuese private.

Ai këtë bashkëpunim e sheh si shumë të rëndësishëm.
“Shkëlqimin e Panarit të Tiranës e bëjnë jo vetëm botuesit, shkrimtarët, por edhe vizitueshmëria, që është për t’u lavdëruar. Të qenët shtet 100 vjet siç është Shqipëria, i është krijuar mundësia që të ketë një hapësirë siç është Pallati i Kongreseve. Kjo jep mundësi që libri ta ketë promovimin e dinjitetshëm”, ka thënë Zeneli.
E Gëzim Tafa, mbajtjen e konferencë në Kosovë e ka cilësuar si një tregues që dëshmon raportin e mirë që kanë dy shoqatat. Por, sipas tij, duhet të bëhet më shumë për librin.

“Më duhet të them se ashtu sikur në të kaluarën, problemet me librin në të dy kufijtë mbesin të njëjta, pavarësisht marrëdhënieve të mira të dy shoqatave. Prandaj le të shërbejë ky aktivitet si apel se çka ka në dorë politika për të bërë në shërbim të librit”,ka thënë Tafa.
Panairi që mbahet në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizohet që nga viti 1998, me qëllim të promovimit të librit dhe vlerave të tjera kulturore.

Koalicioni PDK-LDK? Heshtë Thaçi

0

Thaci14-02Zërave të fundit për një koalicion të mundshëm rreth PDK-së dhe LDK-së veç janë duke u shtuar.
Por, kryeministri në largim, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dashur të komentoj për këtë gjë.

Në pyetjen e “Zërit” se, a është afër koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, i pari i ekzekutivit nuk ishte i gatshëm të përgjigjet.

Ndryshe, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa është duke bërë një ‘fushatë’ të hapur që partia e tij të bëjë koalicionit me LDK-në e Isa Mustafës.

Më poshtë mund të shihni videon ky kryeministri Thaçi, heziton të përgjigjet në pyetjen e gazetës “Zëri”. /Zëri/

Arrestohen hajnat e shtëpive në fshatin Kobajë dhe Krushe të Madhe

0

hajniNjë person është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka vjedhur stoli ari në një shtëpi në fshatin Kobajë të Prizrenit. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha njoftoi se i dyshuar ka pranuar vepren .

“Hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin Kolukaj mbi bazën e dyshimit se i njëjti, me datën 02 nëntor, rreth orës 13:00, në një shtëpi në fshatin Kobaj, ka kryer vjedhje të stolive të arta. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është bastisur shtëpia e të njëjtit me qellim të gjetjes së dëshmive”, tha Berisha.
Në cilësi të provës materiale janë sekuestrua, dy unaza të arta; një unazë e argjendtë;një palë vathë të artë dhe një foto aparat digjital.

“I ballafaquar edhe me dëshmi dhe fakte tjera, i dyshuari i ka treguar policisë edhe për raste tjera të vjedhjeve që i ka kryer më parë.Hetuesit po punojnë për zbardhjen e rasteve veç e veç”.

Zëdhënësi Berisha po ashtu njiftoi për arrestimin e një të dyshuar për vjedhje në Krushe të Madhe.

“Hetues policorë nga Rahaveci , kanë arrestuar një të dyshuar nga se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti me datën 14 shtator, nga garazhi i viktimës kishte vjedhur mjete bujqësore dhe vegla pune si: plugje; freza të moto kultivatorit; shpuese e tjera në vlerë rreth 1000 euro”.

“I dyshuari ka dhënë disa adresa se ku i ka shitur gjësendet e vjedhura. Pas Intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit në masën e arrestit policor”./PrizrenPress.com/

Rrahje masive në Rahovec

0

rrahjeKatër persona janë përfshirë në një rrahje në Rahovec. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha ka konfirmuar se njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në orët e pasdites, një qytetar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec për shkak të lëndimeve që kishte pësuar gjatë rrahjes ku ishin përfshirë katër të dyshuar”, tha Berisha.

“Sipas mjekëve, lëndimet janë të shkaktuara me boks metalik në regjionin e kokës dhe për këtë është kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës”.

“Policia e Rahavecit ka kryer procedurat në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin i cili është ndaluar në mbajtje në objektet e policisë. Ndërkaq tre të tjerët do të ndiqen penalisht sipas procedurës së rregullt”/PrizrenPress.com/

PDK nesër vendosë si do të veprojë karshi ngërçit politik

0

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës do të vendosë nesër pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, se si do të veprojë karshi ngërçit politik të krijuar tash e pesë muaj.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi.

Ai tha se tanimë ka ardhur koha që të zgjidhet ky ngërç pasi edhe ndërkombëtaret kanë filluar të interesohen dhe të pyesin se çfarë po ndodhë me ngërçin, madje kanë paraqitur edhe shqetësimet e tyre.Thaçi ka ritheksuar se vetëm komunikimi mes liderëve të spektrit politik mund t’i japë zgjidhje ngërçit./express/

Muja, për të dytën herë hap një zyrë vendi

0

auto_zyra1415085441Kryetarit të komunës, Ramadan Muja i është dashur që për herë të dytë ta presë shiritin për hapjen e zyrës së ofiçarisë në lagjen e Trimave (ish-Tusuz), në periferi të qytetit.

Ky objekt, për ndërtimin e të cilit, komuna ka investuar mbi 60 mijë euro ishte rregulluar në vitin 2011, por nuk ishte funksionalizuar./zeri/

Qeveri e përkohshme për shtyrjen e zgjedhjeve

0

HashimThaci-IsaMustafaPartitë politike po ecin drejt shterjes së opsioneve dhe mundësive për tejkalimin e krizës politike në vend. Mungesa e një konsensusi politik për ridizajnim të marrëveshjes brenda bllokut VLAN, sidomos në raportet mes LDK-së dhe AAK-së për postin e kryeministrit dhe mungesa e gatishmërisë politike te PDK-ja që të tërhiqet në opozitë për shkak të humbjes së shumicës në Kuvend, po e qon vendin kah opsionet rezerve apo edhe zgjedhjet.

Deri të mërkurën, partitë politike, megjithatë pritet që t’i dërgojnë ndonjë “mesazh” politik presidentes Atifete Jahjaga se do të reflektojnë në kuptimin pozitiv të arritjes së një zgjidhje politike. Por, gjasat duket të jenë fare të vogla.

Madje, edhe nëse do të ndodhte një takim i përbashkët i PDK-së dhe bllokut nën lehtësimin e presidentes Jahjaga, skenarët që i kanë në opsione të dyja palët lënë të nënkuptohet se zgjidhja do të mund të arrihej vetëm pas shumë e shume takimesh, e mbase edhe ndërhyrjesh nga jashtë../tribuna/

Gurëthemelet historike të një romani

0

97242“Milosao” i jep hapësirën e saj, znj. Meksi, ku ajo shpreh të gjithë punën e saj, për të bërë bashkë elementët që do të lindnin romanin kushtuar Teutës së madhe.Qysh kur nisa të merresha seriozisht me letërsi, kam patur në mendje, si projekt të rëndësishëm, një roman për Teutën e Ilirisë. Më vinte nga një pasion i hershëm i fëmijërisë për “mbretëreshën luftëtare”, pasion që, sigurisht, ishte rritur me kalimin e viteve, duke u bërë më i plotë dhe më i pasur.

Ajo që ma pati zgjuar pasionin e parë, ishte një mjegullinë misteri që e vishte Teutën nga të gjitha anët: në librat për fëmijë dhe në shkollë mësonim se ishte mbretëresha legjendare që u bë tmerri i Romës dhe se ne krenoheshim me të, sepse ishte, natyrisht, paraardhësja e ne shqiptarëve me histori përherë të lavdishme; porse, nga bisedat që të rriturit bënin zëulët, dikur më zuri veshi se Teuta kish pas qenë edhe pirate. Kjo kundërshti, për mendjen time fëmijërore, mbretëreshë dhe pirate njëherit (sepse domosdo pirateria kishte një kuptim shumë negativ), më ndezi një përfytyrim magjik, i cili krijoi aventura të pafundme: aventurat e amazonës ilire të deteve me kurorë mbretëreshe në flokë, e cila s’kishte të dytë në faqe të dheut.

Për të realizuar projektin tim letrar, u vura të lexoja, viteve të shkuara, gjithçka ishte shkruar për Teutën e Ilirisë, që nga autorët e lashtë, historianë, arkeologë, antropologë, etnologë, filologë, mitografë apo letrarë, dhe gjer tek ata modernë. Zhgënjimi ishte i madh, kur pashë se të gjitha shkrimet për të mblidheshin në një grusht.

Autori më i famshëm që ka shkruar për Teutën, është Polibi, por në traktatet e tij historike, më shumë vend u kushtohet komenteve që historiani dhe politikani grek bën për mbretëreshën ilire, sesa fakteve objektive historike; komente ku dallohet qartë një lloj përbuzjeje për të.

Edhe arkeologjia doli të ishte shumë e kufizuar në zbulimet e saj në lidhje me Teutën. Madje, nuk ekziston asnjë statujë e vërtetë e saj, asnjë monedhë që të ketë të gdhendur në sipërfaqe portretin e mbretëreshës së Ilirisë. Nga tërë objektet arkeologjike të gjendura në viset ilire, që nga fillimi i gërmimeve në shekullin XIX dhe gjer në ditët tona, nuk ka asnjë objekt që Teuta ta ketë përdorur apo qoftë edhe ta ketë prekur me dorën e saj. Dukej se shkrimi i një romani historik për Teutën e Ilirisë ishte thjesht i pamundur.

Viteve që pasuan, kuptova se kjo ndërmarrje e madhe kërkonte një moshë të pjekur për t’u realizuar: kur të isha në gjendje të gjurmoja, të peshoja faktet historike dhe të gjeja raportin e duhur midis historikes dhe fiksionit, trillimit dhe fantazisë, për të krijuar një vepër letrare me sfond historik.
Ndonjëherë, lexuesit i shpëton paq e vërteta se historiani nuk mund të sillet tjetër përpos se si shkrimtar, ndërkohë që shkrimtari mund të sillet edhe si historian, të interpretojë faktet historike të cilat janë në dritë të diellit dhe njohin një shumësi interpretimesh; se ndryshimi mes tyre është më së tepërmi çështje ndërgjegjeje dhe vetëdijeje: historiani nuk është gjithnjë i vetëdijshëm për këtë tipar të pashmangshëm të “zejes” së tij, ndërkohë që shkrimtari është gjithnjë i vetëdijshëm për zgjedhjen e tij…
Mbi të gjitha, kuptova se më duhej një kohë e gjatë për t’iu avitur kohës historike të ngjarjeve të romanit, shekullit III para Krishtit, botës ilire të asaj periudhe, që shënon edhe kulmin e lavdisë së shtetit ilir dhe, mbi të gjitha, t’i afrohesha personazhit tim, Teutës së Ilirisë, e cila është një personazh shumë kompleks dhe figurë emblematike: mbretëreshë, luftëtare, stratege, diplomate, por, mbi të gjitha, simbol i shpirtit ilir, çka e lidh me religjionin dhe besimin e ilirëve. Më duhej të gjeja një lidhje me të, në mënyrë që, kur të mbyllja sytë, e tërë koha prej më shumë se 2000 vjetësh të kalonte në çast dhe të mund ta përfytyroja të plotë, me gjithçka kishte jeta e saj.

Kështu nisi rrugëtimi im i gjatë përmes mijëra faqeve të autorëve të lashtë dhe modernë: Polibi, Herodoti, Diodori, Straboni, Apieni, Tit Livi etj., dhe Karl Patsch, Stipçeviç, Pierre Cabanes, Papazoglu, Eqrem Çabej, Shaban Demiraj, Vladimir Orel, Hasan Ceka, Selim Islami, Neritan Ceka etj. Dhe përmes trevave që mbajnë gjurmët e ilirëve, muzeumeve dhe zonave arkeologjike të Shqipërisë dhe të rajonit – Iliria e shekullit III para Krishtit, në mbretërimin e Teutës shtrihej që nga lumi Naro (sot Neretva, Kroaci) në veri, deri në gjirin e Ambrakisë (sot gjiri i Artës, Greqi) në jug.
Ekzistonte, megjithatë, një fill që e kapërcente kohën e frikshme prej mbi dy mijë vjetësh dhe më lidhte me Teutën, një fill që më mundësonte një lloj komunikimi me të: ishte gjuha shqipe. Përveçse i përkisnim racës njerëzore dhe ishim gra, Teuta dhe unë, kishim jo vetëm zemër, dashuri, urrejtje, frikë e plot ndjenja të tjera njerëzore, por edhe një gjuhë, apo një shëmbëlltyrë gjuhe që na bashkonte.

U gjenda kësisoj, më në fund e pas shumë përpjekjeve, brenda kohës së dëshiruar, e cila më ndihmoi për të shkruar romanin, por që rezultoi të ishte një aventurë e rrezikshme për t’u jetuar. Shpesh kohët ngatërroheshin dhe përplaseshin me njëra-tjetrën – herë përjetoja një mrekulli të vërtetë, duke jetuar e strukur në shekullin III para Krishtit, dhe herë më kthehej në një torturë e një mundim të stërmadh dalja në sipërfaqe në këtë kohën tonë.
Në poçarinë time të krijimit, balta kish zënë të merrte formë për të krijuar ditë pas dite dhe vit pas viti Ilirinë e përbashkuar të gjysmës së dytë të shekullit III para Krishtit, e cila, nën sundimin e mbretit Agron dhe gruas së tij, Teutës, u fut në histori krahas fuqive të mëdha të kohës: Greqisë, Egjiptit, Asyrisë, Kartagjenës, Makedonisë dhe Romës. Më tej, pas vdekjes së Agronit, mbretëresha Teutë e ktheu Ilirinë në një nga fuqitë detare dhe tokësore më të mëdha të kohës, duke ndihmuar, me bëmat e saj, hapjen e një faqeje të re në historinë e botës: perëndimin e Greqisë dhe daljen në skenë të Romës.

*
Sipas historianit të lashtësisë, Strabonit, dhe atij kroat, Aleksandër Stipçeviç, ilirët ishin mjeshtër të tatuazhit. Simbolet e tyre i vizatonin në lëkurë – nëpër nekropole janë gjetur vegloret e tatuazhit, paraardhëset e denja të vegloreve të sotme. Në roman Teuta ka të skalitur në trup gjarprin Ilyrios, totemin e vendit të saj.

Për të shpalosur në gjerësi dhe, njëkohësisht, në detaje të holla jetën, ngjarjet, lavdinë e Ilirisë dhe të Teutës në vetëm tre vitet e sundimit të saj (230-228 para Krishtit), por për të pikturuar edhe dashurinë pasionante, keqkuptimin tragjik, tradhtinë, robërinë, dhe, në fund, vdekjen, më duhej një rrëfim përtej të zakonshmes, një rrëfim mitik. Është kujtesa e hyjnishme e gjarprit të skalitur në trupin e Teutës burimi i rrëfimit të këtij romani.

Gjithsesi, ngrehina e “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është ndërtuar me gurët autentikë të historisë – personazhet historikë, kronologjia e ngjarjeve dhe zhvillimeve historike, betejat, ideali i Teutës për të pushtuar Greqinë, vendin e saj shpirtëror, për të krijuar mbretërinë iliro-greke, si edhe qëllimi i saj i lartë për kultivimin e shpirtit ilir sipas një ideali të përcaktuar humanist. Brendësia e romanit – është histori, por edhe magji, fantazi, mite, gojëdhëna dhe legjenda.

“Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” mund të quhet edhe romani i dashurisë par excellence: dashuria e Teutës së Ilirisë për gjeneralin Demetër Faros. Është një pasion zhuritës, i ngjizur me lëndë hyjnore, i sprovuar në zjarrin e betejave, por edhe i shenjuar nga tradhtia, nga keqkuptimi vdekjeprurës dhe me një fund tragjik.

Nuk mëtoj të kem dhënë në këtë roman të vërtetën historike mbi ilirët dhe Teutën e Ilirisë. Jam përpjekur të ndërtoj për së brendshmi, siç thuhet, atë botë që arkeologët e ndërtojnë për së jashtmi.
Marrë me shkurtime

Ramushi, jo kryeministër

0

Ramush Haradinaj 1Kreu i AAK-së pritet të bëjë “tërheqje taktike” dhe t’ia lëshojë postin e kryeministrit Isa Mustafës në ride nim të marrëveshjes së Bllokut.

Brenda pak ditësh pritet të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ku edhe do të vendosë për kushtet e saj të reja në ridizajnim të marrëveshjes /zeri/